-
Abdullah ibn Mesudi
Kur ishte Abdullah ibn Mesudi nė prag tė vdekjes, thirri tė birin dhe i tha: “O Abdurrahaman, i biri i Abdullah ibn Mesudit, po tė porosis me pesė gjėra, pra kujdesu pėr to:
-Trego mosinteresim pėr atė qė posedojnė njerėzit sepse kjo ėshtė pasuri dhe je i respektuar prej tyre.
-Mos kėrko nga njerėzit atė qė posedojnė sepse ajo ėshtė varfėri.
-Largohu dhe mos i vepro punėt qė kėrkojnė pendim.
-Nėse ke mundėsi tė pėrparosh ēdo ditė mė shumė se dje, bėje atė.
-Dhe kur tė falėsh namazin, atėherė fale si tė ishte i fundit, pra sikur s’do tė falesh mė.
-Mos ki nevojė pėr njerėzimin, sepse kjo ėshtė pasuri.
-
-
Hasen ibn Aliu
Hasen ibn Aliu ėshtė nipi i tė Dėrguarit, paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, dhe zotėria i tė rinjve nga banorėt e xhenetit, Allahu qoftė i kėnaqur me tė.
Kur ishte nė agoninė e vdekjes, Hasen ibn Aliu tha: “Mė nxirrni nė oborr tė shtėpisė.” Pasi e nxorrėn, tha: “O Allah, unė mbėshtetem te Ti, sepse s’jam goditur asnjėherė nga diēka e ngjashme si kjo.”
-
-
Muavijetu ibn ebi Sufjani
Sahabi i nderuar Muavijetu ibn ebi Sufjani, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, para se tė vdiste u tha tė pranishmėve: “Mė ulni…” Pasi e ulėn, filloi tė pėrmendte Allahun, pastaj qau dhe tha: “Tani o Muavije po e pėrkujton Allahun, pasi je shkėputur dhe prishur? Pse nuk ishe kėshtu sa ishe i ri?!”
Pastaj qau dhe tha: “O Zot, o Zot, mėshiroje plakun mėkatar me zemėr tė ngurtė! O Zot, pakėsomi pengesat dhe falmi gabimet! Toleroje atė qė nuk ka shpresuar tek askush pėrveē Teje dhe nuk ka besuar nė dikė tjetėr…”
Pastaj i doli shpirti, Allahu qoftė i kėnaqur me tė.
-
-
Amėr ibn Asi
Sahabi i nderuar, Amėr ibn Asi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, kur ishte nė agoninė e vdekjes qau gjatė dhe e ktheu fytyrėn e tij nga muri. I biri i tha: “A nuk tė ka pėrgėzuar Pejgamberi i Allahut?” Atėherė e ktheu fytyrėn nga ai dhe tha: “Gjėja mė e mirė me tė cilėn pėrgatitemi ėshtė dėshmia LA ILAHE ILA ALLAH, MUHAMEDU RRESULULLAH.
Unė kalova nėpėr tri gjendje. Keni parė se s’ka ekzistuar njeri qė e ka urryer Pejgamberin mė tepėr se unė dhe se s’ka ekzistuar gjė mė e dashur tek unė se tė mė mundėsohej ta vrisja atė. E sikur tė vdisja ashtu, do tė isha nga banorėt e ferrit.
E kur Allahu e vendosi Islamin nė zemrėn time, shkova te Pejgamberi, paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, dhe i thashė: “Shtrima dorėn, se do tė tė jap besėn.” E shtriu dorėn dhe unė ia shtrėngova. Ai mė tha “Ēfarė ke o Amėr?” I thashė: “Desha tė vė njė kusht.” Mė tha: “Ēfarė dėshiron tė kushtėzosh?” I thashė: “Dua tė mė falen tė kaluarat.” Atėherė ai tha: “A nuk e ke ditur se Islami e rrėnon tė kaluarėn dhe emigrimi (nga mėkati) e fshin tė kaluarėn dhe se haxhi e fshin tė kaluarėn?” Nuk ka pasur njeri mė tė dashur pėr mua sesa i Dėrguari i Allahut dhe asgjė mė tė ėmbėl se shikimi i tij, saqė s’kisha mundėsi ta ngopia syrin me shikimin e tij. Sikur tė mė thuhet ta pėrshkruaj, nuk do tė mundja ta pėrshkruaj. Dhe sikur tė vdisja nė kėtė gjendje, shpresoj se do tė jem nga banorėt e xhenetit. Pastaj kemi bėrė gjėra tė tjera dhe nuk e di se cila ėshtė gjendja ime tani. Dhe kur tė vdes, mos lini afėr meje vajtuese e as zjarr. Dhe kur tė mė varrosni, m’a hidhni dheun dalėngadalė dhe qėndroni te varri pėr sa kohė therret njė deve dhe tė shpėrndahet mishi i saj, nė mėnyrė qė tė jem afėr jush kur t’u pėrgjigjem dy melaikeve tė Zotit.”
-
-
Ebu Musa el Eshariu
Kur ishte nė agoninė e vdekjes Ebu Musa el Eshariu, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, i ftoi fėmjėt e tij dhe u tha: “Shkoni e mė hapni varrin dhe thellojeni atė.” Dhe ashtu vepruan.
Ai tha: “Uluni pranė meje, se pasha Atė nė dorėn e tė Cilit ėshtė shpirti im, janė vetėm dy vende. Do tė mė zgjerohet varri, saqė do tė bėhet nga tė gjitha anėt dyzet krahė dhe do tė mė hapet derė nga dyert e xhenetit dhe do tė shikoj vendin dhe gratė e mia dhe tė gjitha dhuntitė qė mė ka pėrgatitur Allahu mua, pastaj do tė njoftohem pėr shtėpinė time nė xhenet mė mirė sesa njoh shtėpinė e kėsaj bote dhe do tė mė vijė nga era e saj derisa tė ringjallem.
E, nėse ėshtė tjetra, do tė mė ngushtohet varri derisa tė pėrzihen eshtrat e mia dhe do tė bėhet mė i ngushtė se kjo apo ajo, pastaj do tė mė hapet njė derė nga dyert e xhehnemit dhe do tė shikoj vendin qė mė ka pėrcaktuar Allahu nga prangat dhe dėnimet, pastaj do tė njoftohem me vendin tim mė mirė sesa e di shtėpinė time tani dhe do tė mė godasė dėnimi dhe zjarri i saj derisa tė ringjallem.”
-
-
Sad ibn Rrebia
Pasi pėrfundoi lufta e Uhudit, Pejgamberi, paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, tha: “Kush po shkon tė shikojė se ēfarė ka ndodhur me Sad ibn Rrebian?”
Njėri nga sahabėt shikoi tė vdekurit dhe e pa Sad ibn Rrebian para se t’i dilte shpirti. Ai tha: “Pejgamberi, paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, mė ka dėrguar tė shikoj gjendjen tėnde.”
Sadi tha: “Dėrgoji selam Pejgamberit salallahu alejhi ue selem dhe lajmėroje se unė po vdes; jam goditur nė dymbėdhjetė vende dhe do tė vdes patjetėr. Gjithashtu dėrgoju selam prej meje besimtarėve dhe thuaju atyre: “O popull, s’ka arsye pėr ju nėse goditet Pejgamberi nga armiku dhe ju tė jeni ende gjallė.”
-
-
Abdullah ibn Omeri
Para se t’i largohej shpirti nga trupi i tij, ai tha: “Nuk dua asgjė nga kjo botė, pėrveē tri gjėrave: etjes gjatė agjėrimit tė ditėve me vapė, namazit tė natės dhe lėkundjes sė kėmbėve nga qėndrimi i gjatė nė namaz.Nuk m’u mundėsua tė luftoja kundėr grupimit shkapėrderdhės.” Ndoshta e kishte fjalėn pėr Haxhaxhin dhe ata qė ishin me tė.
-
-
Ibadetu ibn Samiti
Kur Ibadetu ibn Samiti ishte nė agoninė e vdekjes, kėrkoi ta nxirrnin nė oborr tė shtėpisė, pastaj tha: “Grumbullojini robėrit, shėrbėtorėt dhe komshinjtė.” I thirrėn ata dhe ai tha: “Kjo ditė mendoj se ėshtė dita e fundit qė po jetoj nė kėtė botė dhe nata e parė e botės tjetėr. Nuk di nė kam gabur diēka ndaj ndonjėrit prej jush me dorė apo me gjuhė. Pasha atė qė e ka shpirtin e Ibades nė duart e Tij, ekzekutimi i vėrtetė ėshtė nė Ditėn e Gjykimit. Pra, mos ngurroni, por atij qė i kam diēka borxh, le tė hakmerret tani para se tė mė dalė shpirti.”
Ata i thanė: “Vėrtet ti ke qenė baba dhe njeri shumė i edukuar.” Ai tha: “A po mė falni mua gabimet ndaj jush?” Ata thanė po, kurse ai shtoi: “O Allah, dėshmo! Kurse tani ruajeni kėtė amanet timin… Ngushtohem nga secili njeri qė qan. Nėse vdes, mė jepni abdest nė formėn mė tė mirė, pastaj le tė futet secili prej jush nė xhami dhe tė kėrkojė falje pėr Ibaden dhe veten e tij sepse Allahu i Lartėsuar ka thėnė: “Kėrkoni ndihmė (nė tė gjitha ēėshtjet) me durim dhe me namaz, vėrtet, ajo ėshtė e madhe (vėshtirė), por jo edhe pėr ata qė kanė frikė (Zotin)”... Pastaj mė dėrgoni shpejt nė varrin tim dhe mos e pasoni kufomėn time me diēka nga flaka (zjarri).”
-
-
Imam Shafiu
Mezniu shkoi tek Imam Shafiu kur ishte nė shtratin e vdekjes dhe i tha: “Si u gdhive o Ebu Abdullah?”
Imam Shafiu tha: “Jam gdhirė si udhėtar nga kjo botė, si largues nga shoqėria ime, si takues i veprave tė liga, si shijues i vdekjes dhe udhėtar tek Allahu. Nuk e di nėse shpirti im po shkon pėr xhenet dhe ta pėrgėzoj apo nė xhehenem, qė ta dėshpėroj.” Pastaj tha:
“Kur m’u ngurtėsua zemra dhe mė humbi udha
Shpresat i drejtova nga falja Jote.
Mė duken tė mėdha mėkatet e mia
Por kur i krahasova me faljen Tėnde, ishte falja Jote mė e madhe.
Vazhdimisht Ti fal dhe do tė falėsh
Sa bujar, falės, dhurues dhe respekues qė je!”
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga _Mersin_ : 19-02-2010 mė 04:33
"Shoku Mjekesise"
-
-
Hasen el Basri
Kur ishte para vdekjes, Hasen el Basri lėvizi dorėn dhe tha: “Kjo ėshtė koha e durimit dhe e nėnshtrimit.”
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt