Close
Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 61
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Citim Postuar më parë nga Besoja Lexo Postimin
    Në disa shkrime,kam lexuar se kosovarët e duan Shqipërinë.Nuk ka asgjë të keqe nëse e duan.Por e keqja mendoj unë është se nuk e duan pa Enver Hoxhen!Ose më mirë me thënë nuk e duan pa Edvinin.Ta duash Shqipërinë në këtë mënyrë,do të thotë të mos e duash në asnjë çast.
    Te ta hjek merakun Besoja.
    Ne Kosove jane pakice ata qe e duan Enver Hoxhen ose Edvin Ramen.
    Populli i Kosoves nuk ia var forte ketyre,dhe e duan Shqiperine ashtu pa Enverin sepse Enveri nuk e beri Shqiperine ,ai e izoloi dhe e la prapa nja 100 vite,e normal qe e duan edhe pa Edin.
    Jane pakice ata qe i duan keta dy

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Citim Postuar më parë nga fattlumi Lexo Postimin
    Te ta hjek merakun Besoja.
    Ne Kosove jane pakice ata qe e duan Enver Hoxhen ose Edvin Ramen.
    Populli i Kosoves nuk ia var forte ketyre,dhe e duan Shqiperine ashtu pa Enverin sepse Enveri nuk e beri Shqiperine ,ai e izoloi dhe e la prapa nja 100 vite,e normal qe e duan edhe pa Edin.
    Jane pakice ata qe i duan keta dy
    Përshëndetje Fattlumi!
    E di që janë fare pak ata që e duan Enverin por më kanë lënë pa "mënd" komentet e
    disave për periudhën komuniste në Shqipëri!Nuk e kuptoj se si mund të na e "tregojnë" neve që e jetuam!!!
    Klm

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Citim Postuar më parë nga Besoja Lexo Postimin
    Përshëndetje Fattlumi!
    E di që janë fare pak ata që e duan Enverin por më kanë lënë pa "mënd" komentet e
    disave për periudhën komuniste në Shqipëri!Nuk e kuptoj se si mund të na e "tregojnë" neve që e jetuam!!!
    Klm
    Pershendetje edhe nga une.Nuk eshte e drejte qe ne ne Kosove qe nuk ja kemi ndier eren e tmerrit te regjimit te Enver Hoxhes te ju shesim mende juve qe keni jetuar me ate regjim.
    Eshte absurde,mirepo disa ne Kosove e bejne kete sepse mundohen ta justifikojne ideologjine e tyre dhe ta shprehin gjoja pseudopatriotizmin e tyre,kinse ne e kemi dashur shtetin shqiptar.
    Tjeterpune eshte te duhet Shqiperija si shtet e popull e tjeterpune eshte te duhet didaktori i saj Enver Hoxha.Nuk ka shqiptare ne Kosove qe nuk e do Shqiperine mirepo jo edhe qelbesirat didaktoriale te saj.
    Kalofsh mire

  4. #34

    Ja një reagim në www.shqip.dk

    Faqja elektronike www.shqip.dk që del në Kopenhagë të Danimarkës dhe që udhëhiqet nga Luigj Shkodrani, dje e paska botuar shkrimin tonë, këtë që e kemi edhe në Forum.

    Ja po ju sjell reagimin/mendimin e një lexuesi:

    From: ved_shehu@yahoo.com
    Date: Sat, 20 Feb 2010 20:40:04 -0800

    Ceshte ky "neo-vllazerim-bashkim" Shqiptaro-Serb?
    Neo-vVllazerim me politikat shovene Serbe nuk mund te behet. Politikanet Serbe, me pare duhet, te njohin Kosoven, pastaj, te njohin zyrtarisht masakren e tmerrshme shovene anti-shqiptare ne Kosove, te njohin realitetin e Kosoves-shtet, pastaj le te flasin per marredhenie reciproke dinjitoze me nje shtet sovran e, mandej le te perpiqen per t'u bere vllezer me viktimat e tyre.
    Shqiptari asnjehere nuk ka kerkuar perulje te tille me askend. Shqiptari, eshte i vetmi njeri ne bote i pavarrur nga natyra. Shqiptari eshte, po nga natyra, dinjitoz nga shpirtemadhesia. Po te qe se Serbia, do te ishte ajo qe do te njihte Kosoven dhe vuajtjet e kosovareve nene tiranine shovene te Milloshevichit e kompani, nuk do te ishte nevoja per nje artikull poshtrues te tille. Nuk diskutohet qe Shqiptaret i konsiderojne Sebet, si popull vllezer , ashtu sich e kane ne gjakun e tyre, per tere popujt me te cilet i lidh historia. Por nuk mund te jene vellezer me ata qe jane edhe ujq edhe dhelpera me pretendime sunduese ndaj Shqiptareve te Kosoves, me deklarata te tilla "Kosova eshte si Jerusalemi per Izraelin".
    Shqiptare! Qendroni ne pozita te drejta te nje demokracie konseguente, por "tur;in me buke mos e hani".
    Respekt
    Prof. Dr. Inxh. Vedat Shehu
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  5. #35
    Citim Postuar më parë nga nestorp Lexo Postimin
    Adem me duket se edhe ty te pelqen krimineli shqiptar Enver Hoxha,derisa lejon qe kenget qe i jane kushtuar diktatorit te emetohen nga radijoja jote.Kjo eshte e pafaleshme.Me duket sikur te behet qefi qe disa injorante shkruajne me superlativa per ate kriminel,te cilin ju nuk e njihni fare.Eshte turp e marre kur injorante te till,te cilet nuk dine te shkruajne as gjuhen e nenes ti thurin lavde atij pushti.Ne fakt ai qenbirqeni e la ne injorance gjithe popullin.A e di ti mor Z Adem se ne PPSH pranoheshin vetem injorante,ndersa lejoheshin vetem 3% intelektual.Edhe ata intelektual qe beheshin anetar te PPSH-s ishin me te paaftit ne profesion e tyre?!!?
    Une te jap te drejte vetem atje ku duhet dhe kete e ke parasysh besoj.Ne rastin me ambasadoren ke patur shume te drejte ti,por perseri askush nuk ka te drejte ta fyej ambasadoren.Ajo perfaqeson shtetin shqiptar ne kete rast,por dije se gjithe ambasadoret e Shqiperise ne bote,gjithe qeveria shqiptare kane punuar dhe punojne per njohjen e shtetit te ri te Kosoves ne bote.Ata kane promovuar sukseset e arritura ne Kosove qe nga OKB e gjer tek shteti me i vogel i botes,neper forume e konferenca gjithashtu.Sigurisht ne bashkpunim edhe me aleatet dhe miqte e shqiptarve ne bote.
    Kush kujton ti se eshte ministri i jahstem i Kosoves,apo kryeministri apo presidenti i saj?Askushi pa Shqiperine e vogel, e cila ka nje detyrim te madh ndaj asaj pjese te kombit te ndare padrejtesisht nga toka am.Ata nuk i therrasin neper takime as ne Mal te Zi e as ne FYROM.I beni keto hesape jua po nuk i beni?Harbuterise i duhet dhene fund si ne radion tende ashtu edhe ketu ne forum!
    Keto ti them si mik si vella,merre si te duash.Edhe po te te duket vetja se di shume,atehere je askushi!
    Une di ta shoh te drejten ne sy dhe te shtrembren po ashtu!Keto ishin disa mendime te miat!
    Përshëndetje nestrop. Te ne thonë më mirë është ta shashë njeriun ndërsy se sa ta lavdërosh, megjithëkëtë, në këtë rast unë po të them haptas se shkrimet tua i cmoj, sepse të shumtën e herës nuk të dalin fjalën nga barku. I mat fjalët para se të flasësh, apo sic thotë fjala "tri herë mendon e një herë flet"

    Mik i dashur, unë shpesh po ndihem i fyer për bindjen e gabuar, bile shumë të gabuar që keni për mua. Unë kaq herë jam deklaruar cka do të thoshte për mua ( dhe për shokët që kam njohur, sepse nuk e kam zakon të flas në shumës, atë shume¨sin që nuk e njoh) dikur emri shqipëri dhe Enver.
    Unë do ta hap temë të vecantë këtë, por kam hallin si ta titulloj, sepse nuk kam dëshirë të shkruaj në forum gjera të pamatura.
    Unë kam ndryshuar ng ai Ademi që kam qenë, tani më nuk më prin paragjykimi dhe euforia. E kam princip në jetë që kurrë të bardhës nuk i them të zezë as të zezës e bardhë.
    Sa i përket Enver Hoxhës, d.m.th. emetimit të këngëve në radio, ajo varet nga dëshira e dëgjuesve. Por tani ta them një të fshehtë. Ne deklarohemi se jemi radio e hapur dhe jemi të njëjët për të gjithë, por ky është një mashtrim yni, ne jemi rrenacakë, ne jemi mashtrues, sepse jeni pikërisht ju "të persekutuart e që përjetuat njëqind mynxyra" duke ju respektuar juve ne nuk i emetojmë këto këngë për Xhaxhin.
    Ne dëshirat e këtyre dëgjuesve, d.m.th këngët për Enver Hoxhën i emetojmë tek pas orës 1 të natës edhe atë vetëm një herë. Një herë kemi pasur një shkrim për Enver Hoxhën në faqen tonë. Atë e kam bërë unë dhe kjo më mësoi dicka që ndoshat do të ishte e dobishme edhe për juve. Sa më shumë të bëni reaksion, sa më shumë të ngulmoni sa më shumë ta luftoni Enver Hoxhën e t'ia ndaloni tjetrit këtë gjë, aq më shumë do të nxitet masa. Unë pas atj shkrimi nuk kam shkruar më për të, sepse e kisha peng të shkruaja një herë, meqë në vendlindje nuk guxoje nga shkijetë, e pas shlirimit prapë nuk guxoja, por këtë radhë jo nga shkijetë.
    Nestrop po ta them edhe këtë. Unë kam shumë miq nga Shqipëria. Po them së pakut nja 40. Më beso nga gjithë këta vetëm një Vlonjate më ka dalë që kurrë s'ka folur mirë për të, një tiranase dhe një dhërmiot.
    Ndoshta nuk më besoni, por po të jemi vërtet ashtu sic themi se jemi të sinqertë me dëgjuesit, se pakut nga 10 herë në ditë do të emetonim këngë për Enver Hoxhën, sidomos më të kërkurat janë këngët
    1. Lule Enver Hoxha lule dhe
    2. Plo tpesë shekuj nana priti.
    Ty t'u përgjigja këtu, fal respektit, sepse për këto gjëra kam tjetrën temë "Temat "tabu"....që kurrë s'i postova"
    Të përshëndes,
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 21-02-2010 më 20:54
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anëtarësuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin

    I dashur Adem
    Une e vleresoj punen tuaj,por ketyre njerezve te paditur duhet t'ju beni te ditur nepermjet mediumit tuaj se kush ishte ne te vertete Enver Hoxha.Ai ishte diktatori i urryer i cili na depersonalizoi si njerez,humbem dinjitetin dhe karakteristikat e mira te shqiptarit.U beme spiune,u beme sevile,u beme genjeshtar etj.Me keto qe te thashe diktayori i madh dhe te vegjlit mashat e tij,kane hapur varre te shumta ne Shqiperi i dashur dhe te afermit nuk i kane gjetur kockat e te afermve te tyre.Besoj e more vesh qe nje qytetar qe kerkonte eshtrat e te atit,ne afersi te nje strehimi per diktatoret ne rast bombardimi u gjete nje varr masiv si ata ne Bosnje me 13 skelete te pafajshmish.A i shohin degjuesit e radios tende televizionet kombetare shqiptare?Nqse po,si mund te jene te dashuruar pas nje miku te Titos e Rankovicit.Ne bote jane perhapur edhe shume gjarperinj te zes kobra te ish sigurimit te shtetit,besoj e di kete.Ata i kane qef keto kege,sepse ata vete jane xhelatet e atyre martirve te pafajshem.Ty te bie per detyre ta demaskosh ate>nqse bene te kunderten eshte njesoj sikur radiot gjermane ne bote te emetojne kenget e kohes se nazizmit ku thuhej Hajl Hitler.[/B]Te me falesh qe jam kaq i ashper,por ti me koshience apo pa koshience duket sikur bene nje gje te till.Enveri ishte me i tmerrshem edhe se Hitleri,I na mori pronen,na mori shpirtin na mori jeten.A e kupton qe po fyen ate pjese te kombit qe ndodhet ne token ame?Po po na fyen.Ata shqiptar te shqiperise qe duan kenget e diktatorit jane jashtqitja e kombit tone.Ata i kane sherbyer dhe kane perfituar nga diktatura vellai im.Ndersa per ju vellezrit tane nga Kosova e di qe jeni te pa imformuar.Me e keqja eshte se ato kenge i degjojne edhe femijet dhe keshtu ata krijojne iluzione te gabuara per te verteten.Ka plot materiale qe mund ta diskreditosh regjimin qe iku dhe vet diktatorin.Ti mund te organizosh biseda ne studio me intelektual nga shqiperia te cilet dijne shume per ate kohe,pse jo mos te ftosh edhe ambasadoren e Shqiperise ta beje nje bisede te till.Edhe njehere dua te te them qe edhe ti te prononcohesh kunder atyre qe fyejne personalitetet shqiptare ne bote,ne rastin tone zonjen ambasadore.Njerez pa pike edukate e kulture qe i leshojne fjalen si lopa bajgen,duhet t'ju tregosh vendin.Ata nuk duhet te flasin badiahva ne radion tende.Ne emetimet tuaja patjeter duhen zgjedhur ata qe dijne te flasin,patjeter intelektual,por edhe jo te till,por qe te kene konceptet elementare te edukates.Nuk ka gje te keqe pse je kunder,por te fyesh eshte e pasaleshme.Besoj e shikon edhe vet,ketu por edhe atje,ka njerez qe nuk dijne as te flasin e as te shkruajne gjuhen shqipe.Cfare mund te presesh nga injorante te till.Une nuk i ndaj politikanet te Kosoves,Shqiperise,FYROM apo Malit te Zi miku im,
    If friends were flowers,I'd pick you!E]

  7. #37
    Këtë temë e kam hequr nga Radio "Projekti21" dhe ky lëshim nga redaksia jonë është bërë gjithmonë për dashurinë ndaj Shqipërisë.

  8. #38
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    Këtu janë tri gjëra:
    1. Kritikojeni apo mbrojeni qëndrimin e radios ( se është radio pa censur dhe historinë tonë e merr si të tërë )
    2. Kritikojeni apo mbrojeni qëndrimin e artikullshkruesit
    3. Kritikojeni apo mbrojeni qëndrimin e Ambasadës Shqiptare në Danimarkë.

    Nëse keni fakte për keqpërdorime nga ana e radios dhe nga ana ime thuani haptazi. Ne jemi të hapur, ne i marrim në konsideratë kritikat dhe sygjerimet tuaja.

    Së shpejti do të jua sjell edhe një raport puna të radios sonë - fjalën e drejtorit të radios, mbajtur më 2008.

    P.S. Sa për diskutime të tjera për personalitete shqiptare mund të shkruani te tema ime: "Temat "tabu" ....."
    C'eshte ky fare Radioprojekt ??? Ku ka radio shqipetare qe eshte pa cenzure ???.

    Radioprojekti eshte nje industri hajnash ne mes te danimarkes.

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anëtarësuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    Këtë temë e kam hequr nga Radio "Projekti21" dhe ky lëshim nga redaksia jonë është bërë gjithmonë për dashurinë ndaj Shqipërisë.

    Je i nderuar atehere.Vazhdo te perhapesh ne eter patriotizem dhe atdhedashuri.Puno per edukimin e brezave te rinj qe rriten ne perendim me dashurine per gjuhen shqipe,per bashkimin e trojeve tona nen flamurin kuq e zi,jo me ate blune e Thacit me yje te verdhe!
    Duhet te jemi krenar qe jemi bijte e shqiponjes dykrenore vellezer!
    If friends were flowers,I'd pick you!E]

  10. #40

    Prapë gaboi qeveria shqiptare! Edhe një shkrim i Fadil Lushit

    Citim Postuar më parë nga nestorp Lexo Postimin
    Je i nderuar atehere.Vazhdo te perhapesh ne eter patriotizem dhe atdhedashuri.Puno per edukimin e brezave te rinj qe rriten ne perendim me dashurine per gjuhen shqipe,per bashkimin e trojeve tona nen flamurin kuq e zi,jo me ate blune e Thacit me yje te verdhe!
    Duhet te jemi krenar qe jemi bijte e shqiponjes dykrenore vellezer!
    Nestorp, të faleminderit. Ne do të bëjmë përpjekje ta ruajmë "armëpushimin" me ambasadën, por kam frikë se nuk do të na shkojë gjatë, nëse vazhdohet me gabime të njëpasnjëshme të qeverisë shqiptare.
    O nestorp vëllai, puna e qeverive shqiptare ( Shqipëri dhe Kosovë ) po shihet, por unë shpesh kur shkurajohem them: "Me kësi njerëzish kurrë nuk do të realizohet ëndrra jonë - BASHKIMI KOMBËTAR". Unë lutem ta kem gabim, prandaj aman më thuaj se e kam gabim!

    Në vazhdim po postoj shkrimin e Fadil Lushit, të cilin e postova edhe te "Prapë plasi sherri "

    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    “ EH, MOJ SHQYPNI E HARRUME “
    15 Mars 2010
    Fadil LUSHI

    Ditë më parë Përfaqësia e Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Danimarkës, në një medium viziv danez (në gjuhën shqipe) reagoi karshi fjalës së lirë të shkrimit tim: “NEO VËLLAZËRIM-BASHKIMI SHQIPTARO-SERB - A mund hyzmeqari t’i bëjë pordhë beut”, të botuar kohë më parë në gazetën KOHA dhe në VEB faqen e Radio Projektit 21 të Kopenhagës. Ky reagim ishte i ndërtuar pos tjerash edhe me këtë paragraf: “Përfaqësia e Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Danimarkës reagon për publikimin e këtij shkrimi keqinterpretues mbi politikën e jashtme rajonale të Shtetit dhe Qeverisë së Shqipërisë..., andaj, Qeveria e Republikës së Shqipërisë vlerëson se bashkëpunimi rajonal është pararendës dhe kusht i integrimeve evropiane. Shikimi nga e ardhmja dhe jo nga e shkuara, do t’i japë këtij bashkëpunimi dimensione të reja dhe perspektivë të sigurtë evropiane. Në këtë drejtim, Shqipëria (jo dhe Kosova - nënvizim imi) vlerëson edhe zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të saj me shtetin e SERBISË, si të një interesi jo vetëm dypalësh, por që i kontribuon paqes dhe stabilitetit në rajon e më gjërë”.

    Unë si një opinionbërës i vockël nuk do ta komentoj reagimin e lartëpërmendur të Ambasadores së nderuar dhe Ambasadës së Shqipërisë në Danimarkë, një reagim që gjithsesi më nderon mua po njëkohësisht edhe opinionin tim. Thjesht, do u referohem vetëm ca nocioneve që hetohen në të, si: “bashkëpunimi rajonal, shikimi nga e ardhmja, jo nga e shkuara dhe nocioni: marrëdhëniet me Serbinë”!?

    Mua më duhet të parashtroj një sërë pyetjesh me sa vijon: çfarë kuptimi do kishte bashkëpunimi rajonal dhe zhvillimi i matejshëm i marrëdhënieve të Shqipërisë me Serbinë, nëse paraprakisht do anashkalohet e kaluara dhe mbamendja kolektive e kosovarëve apo edhe nëse anashkalohen emocionet e nënave kosovare! Çfarë do ishte kuptimi i marrëdhënieve Shqipëri-Serbi, në kohën kur kjo e dyta, deklaron se kurrën e kurrës nuk do ta njohë Shtetin e Kosovës.
    Reagimin e Ambasadës së Shqipërisë në Danimarkë do ta ndërlidh me vizitën e z. Ilir Meta në Serbi. Dhe para se ta bëj këtë ndërlidhje, unë do i referohem një të ngjare nga e kaluara e një mikut tim, i cili në në arën e tij kishte mbjellë manaferra me qëllim për të siguruar idaren e fëmijëve të tij. (kjo fjali është marrë nga një shkrim im paraprak) Dhe kjo është e vërtetë, sepse vërtet bashkëvendasi - doktori... im i nderuar e kishte mbjellë arën e tij me manaferra, për të siguruar idaren e fëmijëve dhe prindërve të tij! Nëse bashkëvendasi ynë kishte mbjellë arën me manaferra, për idaren e fëmijëve, atëherë çka i duhej z. Zëvendëskryeministrit dhe ministrit për Punë Botore të Republikës së Shqipërisë, Ilir Metës, (me ftesë të ministrit serb, për Punë Botore, Vuk Jeremiq) t’i bëjë vizitë të ashtuquajtur HISTORIKE Beogradit. Parashtrohet pyetja, vallë a ishte kjo një kohë e përshtatshme për një “mysafirllëk të vonuar” në fjalë, apo në instancë të fundit ndoshta ishte një vizitë e gabuar dhe e shpejtuar!, apo ndoshta duhej të shtyhej për kohëra më të “mira”. Unë këtë nuk do ta them sepse nuk e kam teserin diplomatik. Por unë do vazhdoj t’i parashtroj pyetjet se: Çka i duhej z. Ilir Metës, respektivisht transportuesit të (mana)ferrave, kjo vizitë që sipas tij duhet mbajtur mend? Çka i duhej kjo vizitë, në vaktin kur sot e gjithë ditën ende nuk janë tejkaluar dufet e kosovarëve karshi bëmave serbe në Kosovë? Çka i duhej Ministrisë për Punë botore të Shqipërisë, kjo vizitë në kohën kur Serbia, gjithë ditën e Perëndisë në vijimësi e konteston dhe e kundërshton Shtetin e Kosovës!
    Unë do e pyes Zëvendëskryeministrin z. Meta, se a ia parashtroi pyetjen ministrit serb për Punë të Brendshme - Ivica Daçiq, se ku gjenden varret e mbi 1000 shqiptarëve kosovarë, a i parashtroi pyetje Vuk Jeremiqit, se kur shteti i Serbisë, qytetarëve të Republikës së Kosovës, do u kërkojë falje zyrtare për dëbimet masive, gjegjësisht për gjenocidin ndaj një milion njerëzve kosovarë, ndaj vrasjes së 10 mijë kosovarëve!?.., ose në takimin e tij me Presidentin Boris Taqiq, a e diskutoi çështjen e Mitrovicës së Veriut... Çfarë ishin bisedat me nënkryetarin e qeverisë serbe Bozhidar Djeliqin, karshi transferit të 400.000 eurove, dedikuar paramilitarëve serbë të Graçanicës!?
    Do e pyes z. Ilir Metën, se a i parashtroi pyetje Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Armatës Serbe, Gjeneralnënkolonelit, Miloje Miletiqit, se kur do përfundojnë punët në ndërtimin e Bazës ushtarake në Luginën e Preshevës dhe nëse i kishte parashtruar një të tillë pyetje, përgjigjja e Gjeneralit Miletiq, ishte se kjo pyetje është jasht standardit të agjendës së bisedave!? Pse z. Ilir Meta, nuk i parashtroi pyetje ministrit serb, ndaj “azilkërkuesve shqiptarë të Preshevës, Bujanocit” dhe trojeve tjera të pazhvilluar. Pse, z. Meta, nuk i parashtroi pyetje, ministrit serb, për zhvillim: se ç’janë këto troje të Luginës, që karakterizohen me një infrastrukturë anadollake, apo ndoshta z. Meta, tok me përcjellësit e tij, biseduan me zyrtarët serbë, vetëm për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, stabilitetin në rajon, liberalizimin e vizave dhe integrimin e shteteve të Ballkanit në Bashkimin Evropian.
    Do e pyes z. Meta, se a është i kënaqur, me Konferencën për shtyp si dhe me përkthimin e llafeve boshe dhe utopike të ministrit Ivica Daçiq, i cili në atë konferencë i tha edhe këto fjalë: “Vllada Serbije razmotriçe buduçi status pokrajine Kosove i Metohije”!? ( Qeveria e Serbisë do ta shqyrtojë statusin e ardhshëm të krahinës së Kosovë - Metohisë, nënvizoi A.G.). Do e pyes Ambasadoren shqiptare në Danimarkë se mos vallë vizita HISTORIKE e z. Ilir Meta Serbisë, ishte një tallje me emocionet e shqiptarëve të Kosovës, apo ndoshta ishte një shaka e radhës. Ku ta dijë njeriu? Po ndoshta edhe z. Meta nuk e di.
    Mirë do të ishte që Zëvendëskryeministri dhe ministri për Punë Botore, i nderuari dhe i respektuari z. Ilir Meta, t’i referohet Historisë së qeverive shqiptare dhe sikur do e lexonte atë histori do hetonte këtë përfundim të hidhur: “Mbreti Ahmet Zogu, e rrëzoi Qeverinë e Fan Nolit, me ndihmë të sllavëve”!(Edhe kjo fjali është e huazuar)
    I nderuar dhe i respektuar z. Meta! Prej politikanëve kam dëgjuar se Diplomacia në oborrin e saj nuk duron emocione, qejfe, amatorizëm dhe bajrakterizëm, por ama nuk duron edhe njerëz që pandehin të mbjellin (mana)ferra në arat që nuk janë pronë e tyre.
    Njerëzit që ia kanë parë “sherrin” politikës, do thonë se: mos lidh “jarani” me politikanë që bëjnë politikë me maska, sepse të hanë qentë e katundit të shkaut.
    Të nderuar lexues, unë në këtë shkrim bëra përpjekje që mos të mbjell (mana)ferra në arën që s’është e imja.

Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •