Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 61
  1. #21
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    o adem...

    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    BIOGRAFI E SHKURTËR

    Fadil Vehap Lushi u lind në Tetovë, me 20.04.1950. Rrjedh prej një familje atdhetare, arsimdashëse dhe patriotike. Familja e tij është shpërgulur nga Lushnja në vitin 1906, respektivisht nga Shqipëria Londineze. Ajo fillimisht vendoset në Çarshinë e Epërme të Tetovës, kurse më vonë sistemohet pranë Xhamisë së Larme. Mësimin fillor dhe të mesëm e kreu në Tetovë dhe Shkup, ndërkaq, atë sipëror në Universitetin e Prishtinës, drejtimi Pedagogji. Derisa vijonte mësimet e vitit të tretë përjashtohet nga gjimnazi dhe njëkohësisht burgoset, për shkak se ishte pjesëmarrës i Demonstratave të vitit 1968. U akuzua se kishte shkruar parulla antijugosllave dhe parulla prokosovare në kërkim të krijimit të Shqipërisë natyrale.

    Në vitin 1975 punësohet në gjimnazin e Ferizajit si mësues i Filozofisë dhe Logjikës. Më 1977 inkuadrohet si Pedagog në Sh.f. “Kiril Pejçinoviq” në Tearcë ku punon deri në vitin 1981, kur me një vendim absurd të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Jugosllavisë, bashkë me bashkëshorten, pushohet nga puna për veprimtari armiqësore nga pozitat e iredentizmit dhe nacionalizmit shqiptar. Në pamundësi që të gjejë një vend pune në Maqedoni detyrohet të shkojë në mërgim dhe plot 16 vite bredh bulevardeve të Gjermanisë Federale, Zvicrës dhe vatanit të tij. Me “demokratizimin” e këtyre hapësirave, në vitin 1997 i kthehet profesionit, tani si Këshilltar pedagogjik për mësimin klasor pranë Entit Pedagogjik, ku edhe aktualisht realizon dhe organizon aktivitete në cilësi të Udhëheqësit të Njësisë Ndërkomunale për Tetovë, Gostivar dhe Dibër. Nga viti 1981 deri në vitin 1990 shtypi shkupjan nuk ia publikoi shkrimet, gjë që e detyroi të botojë në mediumet kroate me pseudonim. Vazhdon të merret me publicistikë, sidomos në lëminë e politikës dhe arsimit.

    P.S.
    Familja e tij njihet me veprimtari nacionaliste. Gjyshi i tij Ahmet Vehap Lushi (hoxhë dhe mësues) kishte një miqësi të ngushtë me Ahmet Zogun. Më 16 Shtator të vitit 1943, bashkë me Xhafer Devën, Bedri Pejanin, Llukë Mjedën, Asllan Boletinin, Musa Sheh Zaden, Rexhep Mitrovicën dhe atdhetarë të tjerë nga gjithë trojet shqiptare, merr pjesë në punimet e Kryesisë të Lidhjes së Dytë të Prizrenit në cilësi të Delegatit për ish Prefekturën e Tetovës. Ishte idhtar i bashkimit të tokave ku flitet shqip dhe njëri ndër themeluesit e Ballit Kombëtar për Tetovë. Vdiq një ditë para se komunistët ta pushtonin Tetovën e tij të lirë. Veprimtarinë e tij patriotike e vazhdoi i biri Vehbi Lushi (me profesion mësues), i cili në vitin 1952 largohet nga vendi i punës dhe dënohet me 12 vjet heqje lirie për veprimtari armiqësore. Ai i bën 8 vite burg në kazamatin famëkeq në Petrova Rupa të Goli Otokut.
    ne nje ode burrash ku ishin shume personalitete njeri merr cifteline dhe ja nis me kenduar nje kenge...kenga i kushtohej njerit qe ishte prezent ne ate ode burrash...ja nisi rapsodi duke thane '' po ky keshtu e ky ashtu '' bani kete e bani ate''...i zoti per te cilen kendohej kenga tundte koken dhe thoshte si me mermerime....mire mire po nuk ka ken bash qashtu...

    ta solla kete ngjarje per te te thene se mire ja paske thurur biografine ketij fadilit...por kur ta lexoje fadili ndoshta do tunde koken...

    nejse...

    dicka po te them ty a adem dhe ketij fadilit qe na kekna vra nga veprimi i zotit berisha..i kenka ule nomuzi ngaqe kryeministri i shqiperise na kenka takue me nja 2 apo 200 serbe te kosoves...nese ka njeri qe ka kontributin me te pa mohueshem ne clirimin e kosoves eshte ky njeri...vete lidhja e tij me malesine e gjakoves por edhe shpirti i tij patriotik beri qe kosova te jet sot aty ku eshte...nuk e di mire fadili qe kur gazetat e tiranes dhe vendeve ne rajon e kryqezonin berishen duke e akuzuar se ne labinot mal te elbasanit,prapa dajtit apo ne zall herr sterviteshin terroriste islamike ai ju hapte keto qendra stervitjeje jo terroristave per vellezerve te tij nga kosova qe neser te dinin si ti dilnin zot kosoves..nuk e di mire fadili qe qe ne vitet 90 ne keto qendra adem jashari me vellezerit e tij ushtroheshin nga profesionistet e ushtrise shqiptare apo instruktore te huaj...nuk e di mire as fadili e as ti se qe ne vitet 90 kishte '' humbje te armatimit neper reparte ushtarake...klasifikoheshin humbje por ne te vertete perfundonin ne duart e vellezerve tane kosovare apo me vone edhe te vellezerve tane ne maqedoni...vetem ne nje nate 9 makina te tonazhit te madh kan perfunduar ne tropoje nga ku pjese pjese kan kaluar ne kosove...mbi te gjitha fadili nuk e di ate shprehjen e famshme '' nje komb , nje qendrim''...shprehje qe i detyroi kancelarite perendimore te vinin gishtin ne koke...

    sot na del tradhetar berisha..se paska takuar nje grup serbesh..dhe mbi te gjitha nuk paska pyetur fadilin e tetoves...do marre leje kryeministri edhe te fadili apo fadilet qe jane me shumice trojeve shqiptare...jo jo adem...kur ai e ka ndermarre kete qendrim nuk ka pase nevoje te pyes as fadilen as mua e ty..ai i ka keshilltaret e tij dhe te jeni te bindir se ai nuk vepron me koken e tij...mendon ky fadili qe ka politikan shqiptar qe mendon ne koken e tij...sa te jene ata te jashtmit qe dirigjojne punet shqiptare do behet si thone ata...dhe ne te vertete nuk na ka dale keq...se ne nuk kemi aq by.the sa te diktojme politika sipas kokes sone...

    keshtu i dashur adem te mos behet fletorja jote poligon qitjeje ku gjithfar njerezish thone gjithfare ju vjen per goje....

  2. #22
    Citim Postuar më parë nga saura Lexo Postimin
    Ademo ,mos e ul veten tu shkrujt per Enverin ...nje keshille miqesore ...bo si di vete pastaj ,sa se e do populli shqiptar Enverin e tregoi kur e terhoqi zvare ....
    I kemi diskutu me mijera here dhe ate punen e respektit qe duhet te keni ju kosovaret per ne qe vuajtem nen diktature ,si do ju duket juve te themi ne mire jua beri serbi ?....
    por me duket se berem te kunderten, djemte tane erdhen nga jashte ku kishin emigruar u bashkuan me ju per te luftuar ,kur shume nga ju rrinit emigracionit ose largoheshit per ne emigracion ...ju a hapem deren mgjth varferne qe kishim, kam qare nga gezimi kur eshte bombarduar Beogradi ....
    Politika eshte kurv thone ....Sala e ka tregu veten sa e do Kosoven se ajo UçK ne Shqiperi u pregatit e u stervit.....
    Përshëndetje saura dhe mirë se erdhe.
    Jo me e kam lënë punën e Enverit. Për enverin 1 herë kam shkruar dhe e kam dhënë arsyetimin pse. S'kemi kohë të merremi me të kaluarën. Duhet të ecim pak më shpejt që ta arrijmë botën.
    Sa herë flitet për të kaluarën doemos do bie fjala për enevrin dhe sa herë flasim për të tashmen, protagonist do të dalë Sali Berisha. Edhe për këtë e kam dhënë mendimin tim.
    Unë nuk po zgjatem këtu, sepse në këtë temë jam vetëm ndërmjetësues.
    Të shohim a po na paraqiten me shkrime edhe aktorët kryesorë.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  3. #23
    Citim Postuar më parë nga Kaprosi Lexo Postimin
    ne nje ode burrash ku ishin shume personalitete njeri merr cifteline dhe ja nis me kenduar nje kenge...kenga i kushtohej njerit qe ishte prezent ne ate ode burrash...ja nisi rapsodi duke thane '' po ky keshtu e ky ashtu '' bani kete e bani ate''...i zoti per te cilen kendohej kenga tundte koken dhe thoshte si me mermerime....mire mire po nuk ka ken bash qashtu...

    ta solla kete ngjarje per te te thene se mire ja paske thurur biografine ketij fadilit...por kur ta lexoje fadili ndoshta do tunde koken...

    nejse...

    dicka po te them ty a adem dhe ketij fadilit qe na kekna vra nga veprimi i zotit berisha..i kenka ule nomuzi ngaqe kryeministri i shqiperise na kenka takue me nja 2 apo 200 serbe te kosoves...nese ka njeri qe ka kontributin me te pa mohueshem ne clirimin e kosoves eshte ky njeri...vete lidhja e tij me malesine e gjakoves por edhe shpirti i tij patriotik beri qe kosova te jet sot aty ku eshte...nuk e di mire fadili qe kur gazetat e tiranes dhe vendeve ne rajon e kryqezonin berishen duke e akuzuar se ne labinot mal te elbasanit,prapa dajtit apo ne zall herr sterviteshin terroriste islamike ai ju hapte keto qendra stervitjeje jo terroristave per vellezerve te tij nga kosova qe neser te dinin si ti dilnin zot kosoves..nuk e di mire fadili qe qe ne vitet 90 ne keto qendra adem jashari me vellezerit e tij ushtroheshin nga profesionistet e ushtrise shqiptare apo instruktore te huaj...nuk e di mire as fadili e as ti se qe ne vitet 90 kishte '' humbje te armatimit neper reparte ushtarake...klasifikoheshin humbje por ne te vertete perfundonin ne duart e vellezerve tane kosovare apo me vone edhe te vellezerve tane ne maqedoni...vetem ne nje nate 9 makina te tonazhit te madh kan perfunduar ne tropoje nga ku pjese pjese kan kaluar ne kosove...mbi te gjitha fadili nuk e di ate shprehjen e famshme '' nje komb , nje qendrim''...shprehje qe i detyroi kancelarite perendimore te vinin gishtin ne koke...

    sot na del tradhetar berisha..se paska takuar nje grup serbesh..dhe mbi te gjitha nuk paska pyetur fadilin e tetoves...do marre leje kryeministri edhe te fadili apo fadilet qe jane me shumice trojeve shqiptare...jo jo adem...kur ai e ka ndermarre kete qendrim nuk ka pase nevoje te pyes as fadilen as mua e ty..ai i ka keshilltaret e tij dhe te jeni te bindir se ai nuk vepron me koken e tij...mendon ky fadili qe ka politikan shqiptar qe mendon ne koken e tij...sa te jene ata te jashtmit qe dirigjojne punet shqiptare do behet si thone ata...dhe ne te vertete nuk na ka dale keq...se ne nuk kemi aq by.the sa te diktojme politika sipas kokes sone...

    keshtu i dashur adem te mos behet fletorja jote poligon qitjeje ku gjithfar njerezish thone gjithfare ju vjen per goje....
    jo mo Kaprosi kemi njohuri edhe për të bëmat e Sali Berishës, edhe për angazhimin e tij në clirimin e kosovës,...por nuk është vendi këtu.
    Është për t'u habitur si jeni bërë kështu kaq agresivë ju saliistat, bile larg na e keni kaluar neve "enveristave". Mosni se duke u munduar ta lavdoni jashtë mase e dëmtoni!
    Unë në këtë temë vetëm kam paraqitur një ngjarje në mes të ambasadores dhe një shkrimi të një njeriu të thjeshtë

    .
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anëtarësuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    Citim Postuar më parë nga tasjani-ferizaj Lexo Postimin
    ti te kokshe ahmak o dosti jem. hala s e paske marr ves qi enver hogja u dek. ve qvepra e ti kurr nuk vdes.
    lavdi vepres se enver hogjes.
    ksi burri nuk ka me le ma n shqipni
    Cfare gjuhe eshte kjo a nuk na thua pak ti qe na qenke enverist?Ik or meso shqip pastaj futu e mbro katilin qe na izoloi,burgosi,vari e pushkatoi ne>Si nuk ke pak turp nga vetja qe i del ne krahe atij qe na degjeneroi si njerez,por edhe juve ju shiste tek UDB-ja kur kalonit ndonjehere kufirin.Inteligjenca jote le shume per te deshiruar zoteri!Une e dua Kosoven dhe per kete kam dhene prova modeste(ndoshta kur ti pije coca-cola aty ku ndodhesh) atehere kur duheshin dhene.Shyqyr qe nuk ka shume si puna jote,sepse do na urrehejedhe ajo cope Shqiperi qe quhet Kosove,per te cilen enderrojme qe te bashkohet me nenen e saj sa me shpejte!

    PSe lutem me mire shkruaj ne anglisht,sepse do te te kuptojme shume me mire sesa me gjuhen e pellazgve!
    If friends were flowers,I'd pick you!E]

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    ti sotri nga i ke kto informata se kosovaret siq i quan ti po e dojkan shqiprin por me enver hoxhen si nuk ke turp te thani nje gjeh te till ne shqiptaret e kosoves e duan shqiprin edhe me salon edhe me edi ramen ska rendesi se kush esht ne pushtet shqiperia esht toka e te gjith shqiptarve
    Ore beni 33!
    Si ore na qënka turp të jap mendimin tim?!Nuk besoj se ti mund të jesh diktator e të më ndalosh të shkruaj atë që mendoj!!!
    Unë nuk kam informata por kam dhënë mendimin tim, e ty po nuk të pëlqeu,kundërshtoje,argumento të kundërtën e mos...u mërzit.
    Dhe një vërejtje të vogël!
    Nuk të kuptoj dot se nuk di ku fillon e ku mbaron fjalia!

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    Të lumtë Beni.
    Për ne është e rëndësishme të kemi një shqipëri ku ka mirëqenie, prosperitet, liri dhe emri e personazhit nuk është i rëndësishëm.
    Vëllezërve shqiptarë nga Shqipëria u kam treguar kaq herë se c'domethënie kishte emri "Enver" për një kosovar. Do ta hapi një temë të vecantë për këtë.
    Të përshëndes beni33.
    Nuk besoj Adem se ty të duhen vetëm mendime që të vijnë sipas qefit!Gjithmonë kam menduar se ju temat i hapni për të dhënë mendime të gjithë,pa përjashtim,ashtu si i kanë njerëzit dhe ti si hapës i temës nuk duhet të jesh i njëanshëm duke i thënë njërit të "lumtë" e tjetrit "ç'dreqin po shkruan edhe ky kështu"!!!
    Sepse Adem,njerëzit e pa llogjikshëm,marrin një lloj "revanshi" duke menduar se nuk po më thotë kot Ademi të lumtë!!!
    Ose,pasi hapni temën,vërini një shënim sipër."Ndalohen të jepen ato mendime që nuk i kam qef unë".

  7. #27

    Luteni përmbajuni temës....

    Këtu janë tri gjëra:
    1. Kritikojeni apo mbrojeni qëndrimin e radios ( se është radio pa censur dhe historinë tonë e merr si të tërë )
    2. Kritikojeni apo mbrojeni qëndrimin e artikullshkruesit
    3. Kritikojeni apo mbrojeni qëndrimin e Ambasadës Shqiptare në Danimarkë.

    Nëse keni fakte për keqpërdorime nga ana e radios dhe nga ana ime thuani haptazi. Ne jemi të hapur, ne i marrim në konsideratë kritikat dhe sygjerimet tuaja.

    Së shpejti do të jua sjell edhe një raport puna të radios sonë - fjalën e drejtorit të radios, mbajtur më 2008.

    P.S. Sa për diskutime të tjera për personalitete shqiptare mund të shkruani te tema ime: "Temat "tabu" ....."
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anëtarësuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    Adem me duket se edhe ty te pelqen krimineli shqiptar Enver Hoxha,derisa lejon qe kenget qe i jane kushtuar diktatorit te emetohen nga radijoja jote.Kjo eshte e pafaleshme.Me duket sikur te behet qefi qe disa injorante shkruajne me superlativa per ate kriminel,te cilin ju nuk e njihni fare.Eshte turp e marre kur injorante te till,te cilet nuk dine te shkruajne as gjuhen e nenes ti thurin lavde atij pushti.Ne fakt ai qenbirqeni e la ne injorance gjithe popullin.A e di ti mor Z Adem se ne PPSH pranoheshin vetem injorante,ndersa lejoheshin vetem 3% intelektual.Edhe ata intelektual qe beheshin anetar te PPSH-s ishin me te paaftit ne profesion e tyre?!!?
    Une te jap te drejte vetem atje ku duhet dhe kete e ke parasysh besoj.Ne rastin me ambasadoren ke patur shume te drejte ti,por perseri askush nuk ka te drejte ta fyej ambasadoren.Ajo perfaqeson shtetin shqiptar ne kete rast,por dije se gjithe ambasadoret e Shqiperise ne bote,gjithe qeveria shqiptare kane punuar dhe punojne per njohjen e shtetit te ri te Kosoves ne bote.Ata kane promovuar sukseset e arritura ne Kosove qe nga OKB e gjer tek shteti me i vogel i botes,neper forume e konferenca gjithashtu.Sigurisht ne bashkpunim edhe me aleatet dhe miqte e shqiptarve ne bote.
    Kush kujton ti se eshte ministri i jahstem i Kosoves,apo kryeministri apo presidenti i saj?Askushi pa Shqiperine e vogel, e cila ka nje detyrim te madh ndaj asaj pjese te kombit te ndare padrejtesisht nga toka am.Ata nuk i therrasin neper takime as ne Mal te Zi e as ne FYROM.I beni keto hesape jua po nuk i beni?Harbuterise i duhet dhene fund si ne radion tende ashtu edhe ketu ne forum!
    Keto ti them si mik si vella,merre si te duash.Edhe po te te duket vetja se di shume,atehere je askushi!
    Une di ta shoh te drejten ne sy dhe te shtrembren po ashtu!Keto ishin disa mendime te miat!
    If friends were flowers,I'd pick you!E]

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Citim Postuar më parë nga tasjani-ferizaj Lexo Postimin
    ti te kokshe ahmak o dosti jem. hala s e paske marr ves qi enver hogja u dek. ve qvepra e ti kurr nuk vdes.
    lavdi vepres se enver hogjes.
    ksi burri nuk ka me le ma n shqipni
    O tasjan!
    Sinqerisht,po të ishte se do kuptoja diçka nga gjuha tënde,do të të përgjigjesha por për fat nuk kuptoj asnjë gjë!!!
    Ahmak, ne këtej nga viset tona i themi dritares dhe dosti i themi derës.
    Nuk di çfarë i thoni ju andej.

  10. #30

    Ja edhe një shkrim i Fadil Lushit- ku shahet epoka e Enverit

    PSE MOJ HISTORI ÇAME E KOSOVARE MA MBAN KOKËN DHE SHIKIMIN MËNJANË

    Pse moj nënë çame nuk po tund djepin çam, pse nuk i këndon ninulla nipit tënd çam, pse ti moj nënë çame nuk dhëndëron nipin, pse odën e madhe të nipit nuk e nusërove…, lëndoje heshtjen dhe harresën e Enverit…

    Nga, Fadil LUSHI

    Historia jonë meriton të rishkruhet toptan, asaj duhet t’i rishikohet dhe t’i zbardhet sidomos, kaptina e saj e sakatosur, e nakatosur, e shtrembëruar dhe e heshtur, duke filluar nga Bordelet e Konferencës së Londrës, nga koha e Çubrilloviqit, nga koha e shpërnguljeve masovike, nga koha marrëveshjes turko- serbe, Rankoviqit, Goli Otokut, Zabelës dhe Idrizovës së Titos, Millosheviqit…

    Ata që i njohin mirë vuajtjet, plagët, dhembjet dhe shpërnguljet e çamëve dhe kosovarëve do ta kishin shkruar këtë paragraf: Pse moj nënë çame nuk po tund djepin çam, pse nuk i këndon ninulla nipit tënd çam, pse ti moj nënë çame nuk dhëndëron nipin, pse odën e madhe të nipit nuk e nusërove… bëje atë moj nënë se ty të ka hije, ti e cila linde pavdekshmërinë e çamëve dhe Çamërisë, ty moj nënë Çamëria të ka për shekuj, ty çamët të kanë për shpirt e për xhan, shpirtëroje trashigëminë çame, lëndoje heshtjen dhe harresën e Enverit… e ajo thotë: se bëj dot, sepse s’e kam as të parën, as të dytën, as të tretin, as të katërtin, sepse ia lash amanet Çamërisë, të gjitha m’i rrëmbeu rruga e shpërnguljeve çame.
    Dhe pse ti moj nënë kosovare nuk kërkon ta kthesh buzëqeshjen tënde të ëmbël e të humbur kosovare, a mos t’u shter moj nënë qumështi, a mos tu shterën shpresat, a mos tu sosën lotët për luftëtarin tënd të paepur? Pse moj nënë e Kosovës, je sikletosur kaq shumë? Pse mban kokën dhe shikimin mënjanë? A mos ta lëndoi zemrën greku, kralji e serbi?… Eh mor bir as jam e lënduar e as e sikletosur por… edhe unë si nëna çame nuk e bëj dot hidhërimin as për njëmijë plagët e mia, nuk do të lëshoj dot lotë pikëllimi, ata do t’ia dhuroj dasmës së Kosovës, nuk më ka hije, sepse luftëtarin tim të paepur vet ia dhurova Kosovës, asaj Kosove të përvuajtur. Dhe ju “ këndonjës të nderuar” nëse ky paragraf i lartpërmendur nuk denigrohet dhe nuk kallkanoset atëherë, Kryeministri i Shqipërisë londineze Sali Berisha plotësisht do të kishte të drejtë kur, kohë më parë shtroi idenë e tij karshi ndërtimit të projektit “Rishikimi dhe rishkrimi i Historisë sonë kombëtare.” Është një ide mjaft humane, një ide krejt fisnike, një ide mjaft e qëndrueshme, një ide që në instancë të fundit do të duhej të jetë gjithkombëtare. Dhe të gjithë ne nëse nuk e kemi kuptuar gabim këtë propozim të Sali Berishës atëherë, ajo asesi nuk do të duhej të minimizohet, politizohet, regjionalizohet dhe të diskriditohet. Përkundrazi, asaj duhet t’i hapet rruga drejt emancipimit të saj të plotë, atë duhet ta nxjerrim në një dritë pozitive. Ky projekt nuk duhet të ketë një këndvështrim të njëanshëm. Ai meriton qasjet dhe pozicionet tona unike dhe mbi të gjitha institucionale. Ai projekt kërkon hisen e djersës së njerëzve që Historinë kombëtare e kanë për zanat. Përndryshe Kryeministri në gjykimet e veta me siguri e ka hetuar faktin se Historisë sonë kombëtare, kështu siç është shkruar dhe shikuar, i ngjiten një mori gjymtimesh, si në aspekt të semantikës, sintaksës, didaktikës, si në aspekt të gjenealogjisë dhe metodologjisë së hulumtimit të saj të deritashëm.
    Kësaj historie i hetohen edhe ca difekte tjera që nuk mund të tolerohen si për shembull mungesa e një komunikimi institucional me atë të shqiptarëve të Maqedonisë të cilët në kontinuitet janë emërtuar si: “ shqiptarë maqedoncë”, ata të Kosovës si shqiptarë “ qaramanë” siç do t’i quante “ fashisti i vogël Maks Velo”, apo ata të Malit të Zi “ shqiptarë të Podgoricës”, apo ata të Luginës së Preshevës “ shqiptarë melez” e tjerë emërtime të bastarduara. Kjo të ndërgjegjëson se Historisë sonë kështu siç është ndërtuar dita ditës i zbehet dhe i shterret shpirti kolektiv. Por para se të fillohet me rishikimin, rishkrimin, shkrimin dhe zbardhjen e saj të tërësishëm paraprakisht duhet të rrespektohet dimensioni i saj politik, fetar, demografik, dokimologjik, ipsativ, si, dhe dimensioni konfigurial dhe, ky i fundit definitivisht do ta arsyetonte idenë e Sali Berishës nga njëra anë dhe, nga ana tjetër asnjë rishkrues apo rishikues nuk do të gjente hapësirë karshi një të vetme pakënaqësi qoftë ajo të jetë individuale ose kolektive.
    Historia jonë meriton të rishkruhet toptan, asaj duhet t’i rishikohet dhe t’i zbardhet sidomos, kaptina e saj e sakatosur, e nakatosur, e shtrembëruar dhe e heshtur, duke filluar nga Bordelet e Konferencës së Londrës, nga koha e Çubrilloviqit, nga koha e shpërnguljeve masovike, nga koha marrëveshjes turko- serbe, Rankoviqit, Goli Otokut, Zabelës dhe Idrizovës së Titos, Millosheviqit… Ajo duhet të shkruhet në vazhdimësi dhe jo të bëlbëzohet, mbase ajo nuk është reflektim i kohës së decenieve, është shprehje e frymëmarrjeve tona shekullore, ajo duhet dedikuar njerëzve që u mungoi përlotja jonë, pa u thënë asnjë fjalë. Ata merituan së paku një epistolar poetik, së paku një llaf lapidar, sepse, tek e fundit shpirtërat e tyre janë pronë të vatanit. Le të rishkruhet, rishikohet dhe shkruhet historia çame, historia e shqiptarëve të Maqedonisë, të Kosovës, të Luginës së Preshevës, të Malit të Zi dhe atyre të diasporës, sepse edhe këto histori kanë eposet, doket, plagët, këngët, djepët, llafet, sociolektet dhe Kodin e tyre moral. Ata nuk mund të ngelin jashtë anit të shtetit amë. Këtij rishikimi dhe rishkrimi i duhet një gjenealogji dhe një sintaksë e re që do ta kurorizojë historinë çame, kosovare, të shqiptarëve të Maqedonisë , të Luginës… me Historinë e Shqipërisë politike sepse… historitë e sipërpërmendura “… nuk janë bimë të mbira mbi pleh, por një popull me rrënjë të thella në histori”. ( Dino Kaja). Mungesa e këtij kurorëzimi do ta anashkalonte historinë tonë autoktone dhe njëkohësisht do ta vagëllonte idenë dhe përpjekjet e Kryeministrit shqiptar karshi këtij projekti dhe, kjo përpjekje e tij nuk duhet të perceptohet me dyshim përkundrazi gjykimet tona duhet të jenë optimiste.
    Ndërkaq periudhës së sundimit despotik dhe diktatorial të Enver Hoxhës duhet t’i fashitet dhe fshihet edhe sintaksa shqipe, edhe drejtshkrimi e drejtshqiptimi edhe emri, edhe… unë s’di edhe çfarë m… tjetër duhet t’i fshihet, i cili plotë dyzet vjet për hesap dhe për hatër të internacionalizmit socialist i futi veshët në lesh sa për të mos dëgjuar hallet dhe dertet e Kosovës, Çamërisë…i cili plot dyzet vjet nuk tha as një të vetmin llaf për shqiptarët këtej kufirit, diktatori që idiotizoi hisen kulturore dhe politike të shqiptarëve që jetojnë në avlinë e Shqipërisë londineze.

    Në Radioprojekt nuk i hyhet askujt në hak. Kur ka fakte lavdërohet Sali Berisha dhe shahet Enver Hoxha
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Citim Postuar më parë nga Besoja Lexo Postimin
    Në disa shkrime,kam lexuar se kosovarët e duan Shqipërinë.Nuk ka asgjë të keqe nëse e duan.Por e keqja mendoj unë është se nuk e duan pa Enver Hoxhen!Ose më mirë me thënë nuk e duan pa Edvinin.Ta duash Shqipërinë në këtë mënyrë,do të thotë të mos e duash në asnjë çast.
    Te ta hjek merakun Besoja.
    Ne Kosove jane pakice ata qe e duan Enver Hoxhen ose Edvin Ramen.
    Populli i Kosoves nuk ia var forte ketyre,dhe e duan Shqiperine ashtu pa Enverin sepse Enveri nuk e beri Shqiperine ,ai e izoloi dhe e la prapa nja 100 vite,e normal qe e duan edhe pa Edin.
    Jane pakice ata qe i duan keta dy

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Citim Postuar më parë nga fattlumi Lexo Postimin
    Te ta hjek merakun Besoja.
    Ne Kosove jane pakice ata qe e duan Enver Hoxhen ose Edvin Ramen.
    Populli i Kosoves nuk ia var forte ketyre,dhe e duan Shqiperine ashtu pa Enverin sepse Enveri nuk e beri Shqiperine ,ai e izoloi dhe e la prapa nja 100 vite,e normal qe e duan edhe pa Edin.
    Jane pakice ata qe i duan keta dy
    Përshëndetje Fattlumi!
    E di që janë fare pak ata që e duan Enverin por më kanë lënë pa "mënd" komentet e
    disave për periudhën komuniste në Shqipëri!Nuk e kuptoj se si mund të na e "tregojnë" neve që e jetuam!!!
    Klm

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Citim Postuar më parë nga Besoja Lexo Postimin
    Përshëndetje Fattlumi!
    E di që janë fare pak ata që e duan Enverin por më kanë lënë pa "mënd" komentet e
    disave për periudhën komuniste në Shqipëri!Nuk e kuptoj se si mund të na e "tregojnë" neve që e jetuam!!!
    Klm
    Pershendetje edhe nga une.Nuk eshte e drejte qe ne ne Kosove qe nuk ja kemi ndier eren e tmerrit te regjimit te Enver Hoxhes te ju shesim mende juve qe keni jetuar me ate regjim.
    Eshte absurde,mirepo disa ne Kosove e bejne kete sepse mundohen ta justifikojne ideologjine e tyre dhe ta shprehin gjoja pseudopatriotizmin e tyre,kinse ne e kemi dashur shtetin shqiptar.
    Tjeterpune eshte te duhet Shqiperija si shtet e popull e tjeterpune eshte te duhet didaktori i saj Enver Hoxha.Nuk ka shqiptare ne Kosove qe nuk e do Shqiperine mirepo jo edhe qelbesirat didaktoriale te saj.
    Kalofsh mire

  14. #34

    Ja një reagim në www.shqip.dk

    Faqja elektronike www.shqip.dk që del në Kopenhagë të Danimarkës dhe që udhëhiqet nga Luigj Shkodrani, dje e paska botuar shkrimin tonë, këtë që e kemi edhe në Forum.

    Ja po ju sjell reagimin/mendimin e një lexuesi:

    From: ved_shehu@yahoo.com
    Date: Sat, 20 Feb 2010 20:40:04 -0800

    Ceshte ky "neo-vllazerim-bashkim" Shqiptaro-Serb?
    Neo-vVllazerim me politikat shovene Serbe nuk mund te behet. Politikanet Serbe, me pare duhet, te njohin Kosoven, pastaj, te njohin zyrtarisht masakren e tmerrshme shovene anti-shqiptare ne Kosove, te njohin realitetin e Kosoves-shtet, pastaj le te flasin per marredhenie reciproke dinjitoze me nje shtet sovran e, mandej le te perpiqen per t'u bere vllezer me viktimat e tyre.
    Shqiptari asnjehere nuk ka kerkuar perulje te tille me askend. Shqiptari, eshte i vetmi njeri ne bote i pavarrur nga natyra. Shqiptari eshte, po nga natyra, dinjitoz nga shpirtemadhesia. Po te qe se Serbia, do te ishte ajo qe do te njihte Kosoven dhe vuajtjet e kosovareve nene tiranine shovene te Milloshevichit e kompani, nuk do te ishte nevoja per nje artikull poshtrues te tille. Nuk diskutohet qe Shqiptaret i konsiderojne Sebet, si popull vllezer , ashtu sich e kane ne gjakun e tyre, per tere popujt me te cilet i lidh historia. Por nuk mund te jene vellezer me ata qe jane edhe ujq edhe dhelpera me pretendime sunduese ndaj Shqiptareve te Kosoves, me deklarata te tilla "Kosova eshte si Jerusalemi per Izraelin".
    Shqiptare! Qendroni ne pozita te drejta te nje demokracie konseguente, por "tur;in me buke mos e hani".
    Respekt
    Prof. Dr. Inxh. Vedat Shehu
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  15. #35
    Citim Postuar më parë nga nestorp Lexo Postimin
    Adem me duket se edhe ty te pelqen krimineli shqiptar Enver Hoxha,derisa lejon qe kenget qe i jane kushtuar diktatorit te emetohen nga radijoja jote.Kjo eshte e pafaleshme.Me duket sikur te behet qefi qe disa injorante shkruajne me superlativa per ate kriminel,te cilin ju nuk e njihni fare.Eshte turp e marre kur injorante te till,te cilet nuk dine te shkruajne as gjuhen e nenes ti thurin lavde atij pushti.Ne fakt ai qenbirqeni e la ne injorance gjithe popullin.A e di ti mor Z Adem se ne PPSH pranoheshin vetem injorante,ndersa lejoheshin vetem 3% intelektual.Edhe ata intelektual qe beheshin anetar te PPSH-s ishin me te paaftit ne profesion e tyre?!!?
    Une te jap te drejte vetem atje ku duhet dhe kete e ke parasysh besoj.Ne rastin me ambasadoren ke patur shume te drejte ti,por perseri askush nuk ka te drejte ta fyej ambasadoren.Ajo perfaqeson shtetin shqiptar ne kete rast,por dije se gjithe ambasadoret e Shqiperise ne bote,gjithe qeveria shqiptare kane punuar dhe punojne per njohjen e shtetit te ri te Kosoves ne bote.Ata kane promovuar sukseset e arritura ne Kosove qe nga OKB e gjer tek shteti me i vogel i botes,neper forume e konferenca gjithashtu.Sigurisht ne bashkpunim edhe me aleatet dhe miqte e shqiptarve ne bote.
    Kush kujton ti se eshte ministri i jahstem i Kosoves,apo kryeministri apo presidenti i saj?Askushi pa Shqiperine e vogel, e cila ka nje detyrim te madh ndaj asaj pjese te kombit te ndare padrejtesisht nga toka am.Ata nuk i therrasin neper takime as ne Mal te Zi e as ne FYROM.I beni keto hesape jua po nuk i beni?Harbuterise i duhet dhene fund si ne radion tende ashtu edhe ketu ne forum!
    Keto ti them si mik si vella,merre si te duash.Edhe po te te duket vetja se di shume,atehere je askushi!
    Une di ta shoh te drejten ne sy dhe te shtrembren po ashtu!Keto ishin disa mendime te miat!
    Përshëndetje nestrop. Te ne thonë më mirë është ta shashë njeriun ndërsy se sa ta lavdërosh, megjithëkëtë, në këtë rast unë po të them haptas se shkrimet tua i cmoj, sepse të shumtën e herës nuk të dalin fjalën nga barku. I mat fjalët para se të flasësh, apo sic thotë fjala "tri herë mendon e një herë flet"

    Mik i dashur, unë shpesh po ndihem i fyer për bindjen e gabuar, bile shumë të gabuar që keni për mua. Unë kaq herë jam deklaruar cka do të thoshte për mua ( dhe për shokët që kam njohur, sepse nuk e kam zakon të flas në shumës, atë shume¨sin që nuk e njoh) dikur emri shqipëri dhe Enver.
    Unë do ta hap temë të vecantë këtë, por kam hallin si ta titulloj, sepse nuk kam dëshirë të shkruaj në forum gjera të pamatura.
    Unë kam ndryshuar ng ai Ademi që kam qenë, tani më nuk më prin paragjykimi dhe euforia. E kam princip në jetë që kurrë të bardhës nuk i them të zezë as të zezës e bardhë.
    Sa i përket Enver Hoxhës, d.m.th. emetimit të këngëve në radio, ajo varet nga dëshira e dëgjuesve. Por tani ta them një të fshehtë. Ne deklarohemi se jemi radio e hapur dhe jemi të njëjët për të gjithë, por ky është një mashtrim yni, ne jemi rrenacakë, ne jemi mashtrues, sepse jeni pikërisht ju "të persekutuart e që përjetuat njëqind mynxyra" duke ju respektuar juve ne nuk i emetojmë këto këngë për Xhaxhin.
    Ne dëshirat e këtyre dëgjuesve, d.m.th këngët për Enver Hoxhën i emetojmë tek pas orës 1 të natës edhe atë vetëm një herë. Një herë kemi pasur një shkrim për Enver Hoxhën në faqen tonë. Atë e kam bërë unë dhe kjo më mësoi dicka që ndoshat do të ishte e dobishme edhe për juve. Sa më shumë të bëni reaksion, sa më shumë të ngulmoni sa më shumë ta luftoni Enver Hoxhën e t'ia ndaloni tjetrit këtë gjë, aq më shumë do të nxitet masa. Unë pas atj shkrimi nuk kam shkruar më për të, sepse e kisha peng të shkruaja një herë, meqë në vendlindje nuk guxoje nga shkijetë, e pas shlirimit prapë nuk guxoja, por këtë radhë jo nga shkijetë.
    Nestrop po ta them edhe këtë. Unë kam shumë miq nga Shqipëria. Po them së pakut nja 40. Më beso nga gjithë këta vetëm një Vlonjate më ka dalë që kurrë s'ka folur mirë për të, një tiranase dhe një dhërmiot.
    Ndoshta nuk më besoni, por po të jemi vërtet ashtu sic themi se jemi të sinqertë me dëgjuesit, se pakut nga 10 herë në ditë do të emetonim këngë për Enver Hoxhën, sidomos më të kërkurat janë këngët
    1. Lule Enver Hoxha lule dhe
    2. Plo tpesë shekuj nana priti.
    Ty t'u përgjigja këtu, fal respektit, sepse për këto gjëra kam tjetrën temë "Temat "tabu"....që kurrë s'i postova"
    Të përshëndes,
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 21-02-2010 më 20:54
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  16. #36

    I dashur Adem
    Une e vleresoj punen tuaj,por ketyre njerezve te paditur duhet t'ju beni te ditur nepermjet mediumit tuaj se kush ishte ne te vertete Enver Hoxha.Ai ishte diktatori i urryer i cili na depersonalizoi si njerez,humbem dinjitetin dhe karakteristikat e mira te shqiptarit.U beme spiune,u beme sevile,u beme genjeshtar etj.Me keto qe te thashe diktayori i madh dhe te vegjlit mashat e tij,kane hapur varre te shumta ne Shqiperi i dashur dhe te afermit nuk i kane gjetur kockat e te afermve te tyre.Besoj e more vesh qe nje qytetar qe kerkonte eshtrat e te atit,ne afersi te nje strehimi per diktatoret ne rast bombardimi u gjete nje varr masiv si ata ne Bosnje me 13 skelete te pafajshmish.A i shohin degjuesit e radios tende televizionet kombetare shqiptare?Nqse po,si mund te jene te dashuruar pas nje miku te Titos e Rankovicit.Ne bote jane perhapur edhe shume gjarperinj te zes kobra te ish sigurimit te shtetit,besoj e di kete.Ata i kane qef keto kege,sepse ata vete jane xhelatet e atyre martirve te pafajshem.Ty te bie per detyre ta demaskosh ate>nqse bene te kunderten eshte njesoj sikur radiot gjermane ne bote te emetojne kenget e kohes se nazizmit ku thuhej Hajl Hitler.[/B]Te me falesh qe jam kaq i ashper,por ti me koshience apo pa koshience duket sikur bene nje gje te till.Enveri ishte me i tmerrshem edhe se Hitleri,I na mori pronen,na mori shpirtin na mori jeten.A e kupton qe po fyen ate pjese te kombit qe ndodhet ne token ame?Po po na fyen.Ata shqiptar te shqiperise qe duan kenget e diktatorit jane jashtqitja e kombit tone.Ata i kane sherbyer dhe kane perfituar nga diktatura vellai im.Ndersa per ju vellezrit tane nga Kosova e di qe jeni te pa imformuar.Me e keqja eshte se ato kenge i degjojne edhe femijet dhe keshtu ata krijojne iluzione te gabuara per te verteten.Ka plot materiale qe mund ta diskreditosh regjimin qe iku dhe vet diktatorin.Ti mund te organizosh biseda ne studio me intelektual nga shqiperia te cilet dijne shume per ate kohe,pse jo mos te ftosh edhe ambasadoren e Shqiperise ta beje nje bisede te till.Edhe njehere dua te te them qe edhe ti te prononcohesh kunder atyre qe fyejne personalitetet shqiptare ne bote,ne rastin tone zonjen ambasadore.Njerez pa pike edukate e kulture qe i leshojne fjalen si lopa bajgen,duhet t'ju tregosh vendin.Ata nuk duhet te flasin badiahva ne radion tende.Ne emetimet tuaja patjeter duhen zgjedhur ata qe dijne te flasin,patjeter intelektual,por edhe jo te till,por qe te kene konceptet elementare te edukates.Nuk ka gje te keqe pse je kunder,por te fyesh eshte e pasaleshme.Besoj e shikon edhe vet,ketu por edhe atje,ka njerez qe nuk dijne as te flasin e as te shkruajne gjuhen shqipe.Cfare mund te presesh nga injorante te till.Une nuk i ndaj politikanet te Kosoves,Shqiperise,FYROM apo Malit te Zi miku im,
    If friends were flowers,I'd pick you!E]

  17. #37
    Këtë temë e kam hequr nga Radio "Projekti21" dhe ky lëshim nga redaksia jonë është bërë gjithmonë për dashurinë ndaj Shqipërisë.

  18. #38
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    Këtu janë tri gjëra:
    1. Kritikojeni apo mbrojeni qëndrimin e radios ( se është radio pa censur dhe historinë tonë e merr si të tërë )
    2. Kritikojeni apo mbrojeni qëndrimin e artikullshkruesit
    3. Kritikojeni apo mbrojeni qëndrimin e Ambasadës Shqiptare në Danimarkë.

    Nëse keni fakte për keqpërdorime nga ana e radios dhe nga ana ime thuani haptazi. Ne jemi të hapur, ne i marrim në konsideratë kritikat dhe sygjerimet tuaja.

    Së shpejti do të jua sjell edhe një raport puna të radios sonë - fjalën e drejtorit të radios, mbajtur më 2008.

    P.S. Sa për diskutime të tjera për personalitete shqiptare mund të shkruani te tema ime: "Temat "tabu" ....."
    C'eshte ky fare Radioprojekt ??? Ku ka radio shqipetare qe eshte pa cenzure ???.

    Radioprojekti eshte nje industri hajnash ne mes te danimarkes.

  19. #39
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anëtarësuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    Këtë temë e kam hequr nga Radio "Projekti21" dhe ky lëshim nga redaksia jonë është bërë gjithmonë për dashurinë ndaj Shqipërisë.

    Je i nderuar atehere.Vazhdo te perhapesh ne eter patriotizem dhe atdhedashuri.Puno per edukimin e brezave te rinj qe rriten ne perendim me dashurine per gjuhen shqipe,per bashkimin e trojeve tona nen flamurin kuq e zi,jo me ate blune e Thacit me yje te verdhe!
    Duhet te jemi krenar qe jemi bijte e shqiponjes dykrenore vellezer!
    If friends were flowers,I'd pick you!E]

  20. #40

    Prapë gaboi qeveria shqiptare! Edhe një shkrim i Fadil Lushit

    Citim Postuar më parë nga nestorp Lexo Postimin
    Je i nderuar atehere.Vazhdo te perhapesh ne eter patriotizem dhe atdhedashuri.Puno per edukimin e brezave te rinj qe rriten ne perendim me dashurine per gjuhen shqipe,per bashkimin e trojeve tona nen flamurin kuq e zi,jo me ate blune e Thacit me yje te verdhe!
    Duhet te jemi krenar qe jemi bijte e shqiponjes dykrenore vellezer!
    Nestorp, të faleminderit. Ne do të bëjmë përpjekje ta ruajmë "armëpushimin" me ambasadën, por kam frikë se nuk do të na shkojë gjatë, nëse vazhdohet me gabime të njëpasnjëshme të qeverisë shqiptare.
    O nestorp vëllai, puna e qeverive shqiptare ( Shqipëri dhe Kosovë ) po shihet, por unë shpesh kur shkurajohem them: "Me kësi njerëzish kurrë nuk do të realizohet ëndrra jonë - BASHKIMI KOMBËTAR". Unë lutem ta kem gabim, prandaj aman më thuaj se e kam gabim!

    Në vazhdim po postoj shkrimin e Fadil Lushit, të cilin e postova edhe te "Prapë plasi sherri "

    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    “ EH, MOJ SHQYPNI E HARRUME “
    15 Mars 2010
    Fadil LUSHI

    Ditë më parë Përfaqësia e Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Danimarkës, në një medium viziv danez (në gjuhën shqipe) reagoi karshi fjalës së lirë të shkrimit tim: “NEO VËLLAZËRIM-BASHKIMI SHQIPTARO-SERB - A mund hyzmeqari t’i bëjë pordhë beut”, të botuar kohë më parë në gazetën KOHA dhe në VEB faqen e Radio Projektit 21 të Kopenhagës. Ky reagim ishte i ndërtuar pos tjerash edhe me këtë paragraf: “Përfaqësia e Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Danimarkës reagon për publikimin e këtij shkrimi keqinterpretues mbi politikën e jashtme rajonale të Shtetit dhe Qeverisë së Shqipërisë..., andaj, Qeveria e Republikës së Shqipërisë vlerëson se bashkëpunimi rajonal është pararendës dhe kusht i integrimeve evropiane. Shikimi nga e ardhmja dhe jo nga e shkuara, do t’i japë këtij bashkëpunimi dimensione të reja dhe perspektivë të sigurtë evropiane. Në këtë drejtim, Shqipëria (jo dhe Kosova - nënvizim imi) vlerëson edhe zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të saj me shtetin e SERBISË, si të një interesi jo vetëm dypalësh, por që i kontribuon paqes dhe stabilitetit në rajon e më gjërë”.

    Unë si një opinionbërës i vockël nuk do ta komentoj reagimin e lartëpërmendur të Ambasadores së nderuar dhe Ambasadës së Shqipërisë në Danimarkë, një reagim që gjithsesi më nderon mua po njëkohësisht edhe opinionin tim. Thjesht, do u referohem vetëm ca nocioneve që hetohen në të, si: “bashkëpunimi rajonal, shikimi nga e ardhmja, jo nga e shkuara dhe nocioni: marrëdhëniet me Serbinë”!?

    Mua më duhet të parashtroj një sërë pyetjesh me sa vijon: çfarë kuptimi do kishte bashkëpunimi rajonal dhe zhvillimi i matejshëm i marrëdhënieve të Shqipërisë me Serbinë, nëse paraprakisht do anashkalohet e kaluara dhe mbamendja kolektive e kosovarëve apo edhe nëse anashkalohen emocionet e nënave kosovare! Çfarë do ishte kuptimi i marrëdhënieve Shqipëri-Serbi, në kohën kur kjo e dyta, deklaron se kurrën e kurrës nuk do ta njohë Shtetin e Kosovës.
    Reagimin e Ambasadës së Shqipërisë në Danimarkë do ta ndërlidh me vizitën e z. Ilir Meta në Serbi. Dhe para se ta bëj këtë ndërlidhje, unë do i referohem një të ngjare nga e kaluara e një mikut tim, i cili në në arën e tij kishte mbjellë manaferra me qëllim për të siguruar idaren e fëmijëve të tij. (kjo fjali është marrë nga një shkrim im paraprak) Dhe kjo është e vërtetë, sepse vërtet bashkëvendasi - doktori... im i nderuar e kishte mbjellë arën e tij me manaferra, për të siguruar idaren e fëmijëve dhe prindërve të tij! Nëse bashkëvendasi ynë kishte mbjellë arën me manaferra, për idaren e fëmijëve, atëherë çka i duhej z. Zëvendëskryeministrit dhe ministrit për Punë Botore të Republikës së Shqipërisë, Ilir Metës, (me ftesë të ministrit serb, për Punë Botore, Vuk Jeremiq) t’i bëjë vizitë të ashtuquajtur HISTORIKE Beogradit. Parashtrohet pyetja, vallë a ishte kjo një kohë e përshtatshme për një “mysafirllëk të vonuar” në fjalë, apo në instancë të fundit ndoshta ishte një vizitë e gabuar dhe e shpejtuar!, apo ndoshta duhej të shtyhej për kohëra më të “mira”. Unë këtë nuk do ta them sepse nuk e kam teserin diplomatik. Por unë do vazhdoj t’i parashtroj pyetjet se: Çka i duhej z. Ilir Metës, respektivisht transportuesit të (mana)ferrave, kjo vizitë që sipas tij duhet mbajtur mend? Çka i duhej kjo vizitë, në vaktin kur sot e gjithë ditën ende nuk janë tejkaluar dufet e kosovarëve karshi bëmave serbe në Kosovë? Çka i duhej Ministrisë për Punë botore të Shqipërisë, kjo vizitë në kohën kur Serbia, gjithë ditën e Perëndisë në vijimësi e konteston dhe e kundërshton Shtetin e Kosovës!
    Unë do e pyes Zëvendëskryeministrin z. Meta, se a ia parashtroi pyetjen ministrit serb për Punë të Brendshme - Ivica Daçiq, se ku gjenden varret e mbi 1000 shqiptarëve kosovarë, a i parashtroi pyetje Vuk Jeremiqit, se kur shteti i Serbisë, qytetarëve të Republikës së Kosovës, do u kërkojë falje zyrtare për dëbimet masive, gjegjësisht për gjenocidin ndaj një milion njerëzve kosovarë, ndaj vrasjes së 10 mijë kosovarëve!?.., ose në takimin e tij me Presidentin Boris Taqiq, a e diskutoi çështjen e Mitrovicës së Veriut... Çfarë ishin bisedat me nënkryetarin e qeverisë serbe Bozhidar Djeliqin, karshi transferit të 400.000 eurove, dedikuar paramilitarëve serbë të Graçanicës!?
    Do e pyes z. Ilir Metën, se a i parashtroi pyetje Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Armatës Serbe, Gjeneralnënkolonelit, Miloje Miletiqit, se kur do përfundojnë punët në ndërtimin e Bazës ushtarake në Luginën e Preshevës dhe nëse i kishte parashtruar një të tillë pyetje, përgjigjja e Gjeneralit Miletiq, ishte se kjo pyetje është jasht standardit të agjendës së bisedave!? Pse z. Ilir Meta, nuk i parashtroi pyetje ministrit serb, ndaj “azilkërkuesve shqiptarë të Preshevës, Bujanocit” dhe trojeve tjera të pazhvilluar. Pse, z. Meta, nuk i parashtroi pyetje, ministrit serb, për zhvillim: se ç’janë këto troje të Luginës, që karakterizohen me një infrastrukturë anadollake, apo ndoshta z. Meta, tok me përcjellësit e tij, biseduan me zyrtarët serbë, vetëm për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, stabilitetin në rajon, liberalizimin e vizave dhe integrimin e shteteve të Ballkanit në Bashkimin Evropian.
    Do e pyes z. Meta, se a është i kënaqur, me Konferencën për shtyp si dhe me përkthimin e llafeve boshe dhe utopike të ministrit Ivica Daçiq, i cili në atë konferencë i tha edhe këto fjalë: “Vllada Serbije razmotriçe buduçi status pokrajine Kosove i Metohije”!? ( Qeveria e Serbisë do ta shqyrtojë statusin e ardhshëm të krahinës së Kosovë - Metohisë, nënvizoi A.G.). Do e pyes Ambasadoren shqiptare në Danimarkë se mos vallë vizita HISTORIKE e z. Ilir Meta Serbisë, ishte një tallje me emocionet e shqiptarëve të Kosovës, apo ndoshta ishte një shaka e radhës. Ku ta dijë njeriu? Po ndoshta edhe z. Meta nuk e di.
    Mirë do të ishte që Zëvendëskryeministri dhe ministri për Punë Botore, i nderuari dhe i respektuari z. Ilir Meta, t’i referohet Historisë së qeverive shqiptare dhe sikur do e lexonte atë histori do hetonte këtë përfundim të hidhur: “Mbreti Ahmet Zogu, e rrëzoi Qeverinë e Fan Nolit, me ndihmë të sllavëve”!(Edhe kjo fjali është e huazuar)
    I nderuar dhe i respektuar z. Meta! Prej politikanëve kam dëgjuar se Diplomacia në oborrin e saj nuk duron emocione, qejfe, amatorizëm dhe bajrakterizëm, por ama nuk duron edhe njerëz që pandehin të mbjellin (mana)ferra në arat që nuk janë pronë e tyre.
    Njerëzit që ia kanë parë “sherrin” politikës, do thonë se: mos lidh “jarani” me politikanë që bëjnë politikë me maska, sepse të hanë qentë e katundit të shkaut.
    Të nderuar lexues, unë në këtë shkrim bëra përpjekje që mos të mbjell (mana)ferra në arën që s’është e imja.

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •