-
i/e regjistruar
Falja e namazit me këpucë...
Falja e namazit me këpucë
Falja e namazit me këpucë është bërë një prej suneteve të harruara dhe të lënura pas dore, derisa disa prej muslimanëve nëse e shohin ndonjë person që falet me këpucë e urrejnë apo e qërtojnë me fjalë të ndryshme, Allahu i faltë.
Duhet të ketë frikë një besimtar kur të merr guximin të kundërshton një çështje të Dinit, kurse për atë çështje kanë ardhur argumente nga Kura'ni apo Suneti i Pejgamberit (alejhi selam).
Allahu i Lartësuar thotë: "Kur All-llahu ka vendosur për një çështje, ose i Dërguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë çështje të tyre personale të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetërfare". (Ahzab,36)
Gjithashtu i Lartësuari thotë: :" Thirrjen e të Dërguarit mos e konsideroni si thirrjen tuaj ndaj njëritjetrit. All-llahu i di ata që tërhiqen prej jush tinëzisht, prandaj, le të ruhen ata që kundërshtojnë rrugën e tij (të të dërguarit) se ata do t’i zë ndonjë telashe, ose do t’i godasë dënimi i idhët." (En-Nur,63)
Argumentet që falja e namazit me këpucë është sunet:
1. Thotë Imam Buhariu në "Koleksionin e vëretë", Ka thënë Said Ibn Jezid El-Ezedij: E kam pyetur Enes Ibn Malik: "A ka qenë Pejgamberi (alejhi selam) me këpucë në namaz? Ka thënë :Po".
(E ka nxjerrur Buhariu ,Muslimi,Nesaiu,Tirmidhiu,Daremij,Tahavij,Tijalisi j dhe Ahmedi dhe ka thënë Tirmidhiu "Hadithi Enesit është Hasen Sahih dhe kanë punar dijetarët me këtë hadith ").
2.Trnsmetohet nga Ebi Eusi se ka thënë: Ka qenë gjyshi im Eusi, hynte ndonjëherë në namaz e ia jepsha këpucët dhe ai thonte kam parë Pejgamberin (alejhi selam) duke u falur me këpucë. (Ibn Maxhe 1/330. transmetimi i hadhithit është i vërtetë)
3. Faluni me këpucë dhe mos i përngjani jehudëve (Sahihul xhami’)
4.Nga Ebi Said El-Hudrij ka thënë: “Në mes nesh Pejgaberi (alejhi selam) duke u falur me sahabët i nxjerri këpucët e tij dhe i vëndoj ato në anën e majtë, dhe kur e panë pastaj vepruan ata dhe i nxjerrën këpucët e tyre,dhe kur e përfundoi Pejgambri (alejhi selam) namazin tha: Çka ju shtyri në largimin e këpucëve tuaja? Thanë: Të pamë ty duke i larguar edhe ne i larguam këpucët tona. Tha Pejgamberi (alejhi selam): Mua më erdhi Xhibrili (alejhi selam) dhe më lajmëroi që kanë ndytësyrë dhe tha: Nëse vjen ndonjëri në xhami le të shikon, nëse sheh në këpucët e tij ndytësirë apo diç të keqe le t’i paston dhe le të falet me to. (Transmeton Ebu Davudi,Ahmedi dhe të tjerë me zinxhirë të vërtetë)
5. Thotë Imam Muslimi në "Koleksionin e vërtetë" 1/ 390 /nr 554) Na ka transmetuar Abdullah Ibn Muadh El-Anburi se i ka transmetuar babi i tij Kehmes ai nga Jezid Ibn Shehejr dhe ai nga babi i i vetë ka thanë: "Jam falur me Pejgamberin (alejhi selam) e kam parë duke e nxjerrë nga goja pështymën dhe i fërkoj apo fshiju këpucët.
6. Thotë Imam Abdulrezak në "Musanef" ( 1/384) Nga Mamur ai nga Said Xhurejri ai nga jezid Ibn Abdullah Ibn Shuhejr dhe ky nga babi i tij ka thënë: "E kam parë Pejgamberin (alejhi selam) u falte me këpucë" (Transmetuesit e hadithit janë nga njerëzit e vërtetë)
7. Thotë Imam Ebu Davudi në sendin e tij (1/247) na ka treguar Kathibe Ibn Said i dyti Mervan Ibn Muavije El-Fezarij nga Hjal Ibn Mejmun Er-Rumalij e ai nga Ja'lij Shedad Ibn Eusi e ai nga babi i tij ka thënë: Ka thënë Pejgamberi (alejhi selam) "Kundërshtoni jehudët, se ata nuk falen me këpucë dhe me meste". (Ibn Hiban në" Mevarid Edhaman" fq 107 ,Bejhakiu 2/432. Hakim 1/26 , kanë thënë ky hadith është i vërtetë).
Dijetari Ahmed Muhammed Shakir thotë në komentimin e tij në "El-Tirmidhi"
(Nuk e dijmë që ka polemikë mes dijetarëve për lejimin e namazit me këpucë në xhami dhe jashtë xhamisë, por shiko në gjendjen e përgjithshme te muslimanët tash deri e përkufizon në dituri: Si e mohojnë atë i cili falet me këpucë? Dhe nuk i urdhëroj me heqjen e këpucëve në namaz por i urdhëroj që të shikojnë a kanë diçka ndyrësirë që t’i fërkojnë për toke dhe pastaj bëhen të pastra dhe nuk i urdhëroj me diçka tjetër).
Ka thënë Ibn Kajimi në përmbledhjen “Igathetulihfan min mekadi shejtan”
(Dhe për çka mos t’i parfumonim zemrat të ndërgjegjshmit (devotshmit) kurse namazi me këpucë është prej sunetit të Pejgamberit (alejhi selam) kur ai e ka bëre me vepër edhe ka treguar me gojë) pastaj e ka cekur hadithin e Enesit (rahiAllahu anhu) dhe hadithin e Shedat Ibn Eusit, pastaj tha, i ka thënë Imam Ahmedit :A falet njeriu me këpucë? Ka thënë : Po Vallah. ( Dhe i kur i sheh disa prej njerëzve që janë vesvese nëse hyn ndonjëri në namaz të xhenazes me këpucë qëndrojnë në këmbë si me qenë hypur në gomar deri sa të falet).
Shton Imam Ahemdi "Kjo është e njëjtë, nuk ka dallim si të ecurit nëpër qytet ku ka tregje apo në vende tjera, Pejgamberi (alejhi selam) dhe shokët e tij kanë qenë duke ecur nëpër qytet dhe vende tjera dhe e kanë falur namazin me këpucë".
Nëse i nxjerr këpucët në namaz ku duhet të lihen? Ka thënë Ibn Ebi Shejbe në sened 2/418, Na treguar Afan ka thënë i dyti Hamde Ibn Selemeh ka thënë dhe Ebu Nuameh Es-sadij nga Ebi Nadireh nga Ebi Said ka thënë:"Mes nesh Pejgamberi alejhi selam duke u falur, i nxori këpucët dhe i vendosi në anën majtë". (Hadhti sahih me kushtet e Muslimit)
Vërejte:
-Dijetarët kanë folur për çështjen se në xhamitë e sodit a duhet hyrë me këpucë, kanë theksuar se nuk mund të hyhet me këpucë në xhamitë e sodit se këto xhamia janë të shtruara me tepi apo me shtroje në të cilat nuk hyhet me këpucë, ndërsa në xhamitë e kohës më parë nuk kanë qenë me tepi, por nëse vjen rasti që në oborrin e xhamisë të falet me këpucë nuk prishë punë dhe është mirë të falet.
-Dhe gjithashtu presoni që falet me këpucë, duhet të vërteton që ato të jenë te pastra dhe mos të kenë ndonjë ndyrësirë.
-
-
Allahu te shperbleft Kenza, mua shum shpesh më bjen që të falem me këpucë
-
-
KUr Rugovasit e Krishter u vonuan per te ardhur ne Kishe per te bekuar buken(shkaku moti i lige)Prifti u tha qe tanime mesha ka mbaruar,dhe se nuk mundem te beje nje gje te tille,ata te hidheruar shkuan ne xhami dhe u bene"musliman".Nderkohe hoxha u thote qe duhet ti heqin kepucet,dhe ata nuk pranuan,mandej hoxha shkeli ligjet e islamit dhe i pranoj qe me kepuce te hynin ne xhamij.Keshtu perfunduan ne islam malesoret ne fundshekullin nentembedhjete.Per me tepr shih ne librin e Mark Krasniqit(nga gurra e tradites),ku vete Rugovasit e gjalle deshmojne kete me gojen e tyre ne vitet e shtatedhejta,kur Akademik Mark krasniqi rrinte me ta neper odat e tyre ne Rugove te pejes.Kete hoxhe me pastaj e denuan,porse aj tha
ne arrita ti fus me kepuce,e ju vazhdoni e hiqnjauni edhe kepucet.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt