Lithografia (nga greqishtja = vizatim ne gur) i ka pasur fillimet e saj ne Munih rreth viteve 1796-1798 dhe u zhvillua fillimisht nga nje shkrimtar amator komedish nga Bavaria, i quajtur Alois Senefelder. Edhe pse sot lithografia njihet si art, ne fillimet e saj (ne shek. e 19te) u perdor per nje rriprodhim sa me te lehte dhe te sakte te portreteve te Napoleonit, Goethe, Byron, Beethoven etj. dhe gjate fillimeve te zhvillimit te saj njerzit e shikonin si nje menyre te lire rriprodhimi pa asnje vlere artistike.
Lithografia ndryshe nga shume forma te tjera te artit grafik bazohet me shume ne reaksione kimike (mosperzjerjes se ujit me dhjamin) se ato fizike (sic jane gerryerja apo prerja).
Konkretisht, pasi vizatohet mbi gur, siperfaqja e tij lyhet me dhjame (dhjame/ngjites arabik), me pas laget (mbytet) me uje dhe me pas mbi te punohet me boje. Kjo e fundit ngjitet ne pjeset e dhjamit ndersa ne pjeset me te 'lagura' nga uji qendron ne siperfaqe.
Rreth viteve 1820-1830, lithografia u perkrah dhe zhvillua nga shume artiste, midis tyre dhe Daumier, Degas, Whistler, Redon, Toulouse-Lautrec, Picasso, Matisse etj. Ne 1890 nje perhapje te madhe pati lithografia me ngjyra, e cila u perdor kryesisht per reklama apo tablo.
Ne kohet tona lithografia konsiderohet si nje teknike e vecante dhe e rendesishme.
Perdorimi i lapsave te ndryshem ne lithografi
Krijoni Kontakt