Bismilah, Elhamdulilah, Paqa dhe Meshira e All-llahut qofshin mbi te Derguarin e Tij, shoket e tij dhe te gjith ata qe e ndjekin rrugen e tij deri ne kjamet.
Po shoh qe eshte shkruajtur shume dhe fjalet e shumta ne diskutimet per fene nuk shihen me sy te mire (e kam fjalen duhet te flasim duke u bazuar ne menyre rigoroze tek ajetet e kur'anit dhe hadithet, pikerisht per kete arsye diejtaret e hershem shkruanin shume pak nga fjalet e tyre porse benin koleksione hadithesh), e kjo jo sepse skishin dije perkundrazi ishin shume me te ditur se ne.
Per nje gje pajtohemi te gjith, qe meuludi eshte Bidat, pra diēka e shpikur nga sufite 500 vjet mbas vdekjes se profetit Sel All-llahu alejhi we selam, dhe akoma me kurioze eshte se ka vdekur ne te njejten dite qe ka lindur keshtu qe ke po festoni lindjen apo vdekjen?
Keshtu qe meqenese eshte diēka e shpikur te shohim se ē'fare thote Kur'ani , Suneti per bidatin:
Perderisa e quajm veten musliman, e quajm se besojm, bindemi dhe veprojm sipas ketyre te dyjave apo jo?
“Sot jua përsosa fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju Islamin fe”
Qe do te thote se feja eshte e plote, dhe e persosur as nuk mund ti shtohed dhe as mund ti pakesohet, per ata qe kerkojn fe tjeter kemi ajetin tjeter:
"“A mos kanë ata ortakë (zota ose idhuj) që u përcaktuan atyre fe, të cilën nuk e urdhëroi All-llahu! Po, sikur të mos ishte fjala vendimtare (e All-llahut që shpërblimi dhe ndëshkimi të jenë ne ahiret), do të kryhej dënimi mbi ta, e megjithatë mohuesit do të kenë dënim të dhimbshëm.”
ose
Kush i kundërvihet të dërguarit, pasi që i është bërë e qartë e vërteta dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve (sahabeve), Ne e lëmë në atë që ka zgjedhur (në dynja) dhe e fusim në Xhehennem. Përfundim i keq është ai.
dhe kundervimi eshte me vepra, fjale apo besime te devijuara.
Ata qe e kryejn mevludin pretendojn se e bejn kete ngase e duan All-llahun dhe e duan te Derugarin e tij Sel All-llahu alejhi we selam, e nese kjo eshte e vertete i gjejm qe jane te paret qe nuk e ndjekin, (shembulli ne fjale eshte argument kunder tyre) e All-llahu thote ne Kur'an:
Thuaj: Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu t'ju dojë, t'ju falë mëkatet tuaja, se All-llahu është që fal shumë, mëshiron shumë.
dhe :
Dhe kjo është rruga ime e drejtë, pasojeni këtë e mos pasoni rrugë te tjera që do t’ju largojnë nga rruga e vërtetë.
si dhe:
Ç'ka t’ju japë pejgamberi, atë merreni, e çka t’ju ndalojë përmbajuni dhe kini frikë All- llahun, se All-llahu është ndëshkues i ashpër.
Keshtu qe, meqenese nuk eshte rruga e te derguarit Sel All-llahu alejhi we selam dhe meqenese ju e doni te derguarin e All-llahut pse e pasoni kete shpikje?
Pergjigjen e jep All-llahu ne Kur'an:
JO, ata nuk kane fakt, por ata qe i bene padrejtesi vetvetes , te cilet pa ndonje fakt te dijes shkuan mbas epshit te vet. Po kush mund ta ve ne rruge te drejte ate qe All-llahu e le te humbur, e ata nuk do te kene ndihmetare. Perqendroje vetveten tende sinqerisht ne fene larguar prej ç'do te kote , feja e All-llahut ne te cilen i krijoi njerezit, s'ka ndryshim te asaj natyrshmerie (dmth mos ndryshoni fene e All-llahut) te krijuar nga All-llahu, ajo eshte feja e drejte por shumica e njerezve nuk e dine.
Per ata qe refuzojn mbas ketyre argumenteve kemi ajetin :
E nëse ata nuk të përgjigjen ty, atëherë dije se ata ndjekin vetëm dëshirat e veta, e kush është më i humbur se ai që duke pasur fakt prej All-llahut, ndjek epshin e vet? S’ka dyshim se All-llahu nuk udhëzon popullin zullumqar.
Persa i perket atij personit qe tha se Ibn Tejemije e ka lejuar bidatin, ai vetem se ka triulluar, dhe trillimi i tij eshte i ngjashem me trillimet e tablikeve ku thone se shejh Albani ka lavderuar tabliget dhe akoma me tej, shembulli i tij eshte si shembulli i ēifuteve te cilet perpiqeshin te shtremberonin fene e All-llahut dhe ta paraqisnin ate te shtrembert duke thene "Kjo eshte prej All-llahut, porse ajo nuk ishte prej All-llahut"
Per kete tip All-llahu ka dhene kete ajet:
E kush është më mizor se ai që trillon për All-llahun? Të tillët paraqiten para Zotit të tyre, e dëshmitarët thonë: “Këta ishin të cilët gënjyen ndaj Zotit të tyre, pra mallkimi i All-llahut qoftë kundër mizorëve!” Të cilët pengojnë nga rruga e All-llahut dhe përpiqen atë ta shtrembërojnë, mu ata janë që nuk e besojnë botën tjetër.
Kjo ishte persa i perket ajeteve kur'anore ku kam lene shume pa permendur per mos ta bere temen te gjate, persa i perket haditheve:
Profeti sel All-llahu Alejhi we Selam ka thene: “Kushdo qe perpiqet qe te fusi diçka ose te adoptoj nje bidat (ne fe) ai hyn ne Mallkimin e All-llahut, engjejve dhe te gjithe njerezve e veprat e tij nuk do pranohen” [Buhariu dhe Muslimi]
Gjithashtu profeti sel All-llahu alejhi we selam ka thene: “Kush shpik diçka ne fe ose strehon nje bidatçi mbi te do te jete Mallkimi I All-llahut, I melekeve dhe I gjithe njerezimit” [Buhariu dhe Muslimi]
Profeti sel All-llahu Alejhi we Selam ka thene : ”Kush vjen me diç që nuk është nga ne (nga tradita jone), ajo është e refuzuar” [Buhariu dhe Muslimi]
Po ashtu Ai Sel All-llahu Alejhi we Selam ka thene: “Kush vepron diç që nuk është në pajtim më çështjen tonë, ajo vepër është e refuzuar” dhe “Ruajuni nga gjërat e shpikura sepse çdo e shpikur është risi, e çdo risi është humbje dhe ç'do humbje eshte ne zjarr” [Buhariu dhe Muslimi]
Dhe hadithi tjeter qe thote:
Profeti, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, ka thene:“Nuk ju kam lene ndonje gje qe do t’ju afroje tek All-llahu dhe do t’ju largoje prej zjarrit, veçse jua kam urdheruar ate. Dhe nuk kam lene ndonje gje qe do t’ju afroje tek zjarri dhe do t’ju largoje nga All-llahu, veçse jua kam ndaluar ate“
E nga ky hadith dhe ajeti Ç'ka t’ju japë pejgamberi, atë merreni, e çka t’ju ndalojë përmbajuni dhe kini frikë All- llahun, se All-llahu është ndëshkues i ashpër. nxirret se nuk egziston veper e mire vetem se ka qene i Derguari i All-llahut qe e ka bere i pari, dhe nuk ka veper te keqe vetem se Ai Sel All-llahu alejhi we selam na e ka ndaluar.
Po e mbyllim me ajetin :
”Vertet qe ju ka ardhe nga Allahu nje drite (Pejgamberi a.s.) dhe nje Liber i qarte, me ane te cilit Allahu udheheq te gjithe ata qe kerkojne Kenaqesine e Tij drejt rrugeve te paqes dhe Ai i nxjerr ata nga erresira ne drite me Vullnetin e Tij dhe i udhezon ne Rrugen e Drejte.”
Per shtjellime te metejshme mund te shihni fetvane e Shejh Abdulaziz Ibn Baz
http://www.mburoja.net/PDF_files/a19...4a73a41274.pdf
Subhanek All-llahume we bihamdike we eshheduenne La Ilahe il-la Ente, we estagfiruke we e tubu ilejk
Krijoni Kontakt