Dr. MUSTAFA MAHMUD
DIALOGU
ME
MIKUN ATEIST
Ėshtė nje dialog me te vėrtet shum interesont, zhvillohet nje dialog ne mes nje dietari musliman, dhe nje ateisti qė ėshtė shkolluar dhe ka doktoruar nė Francė......
Dr. MUSTAFA MAHMUD
DIALOGU
ME
MIKUN ATEIST
Ėshtė nje dialog me te vėrtet shum interesont, zhvillohet nje dialog ne mes nje dietari musliman, dhe nje ateisti qė ėshtė shkolluar dhe ka doktoruar nė Francė......
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga no.Name92 : 01-03-2010 mė 16:31
PARATHĖNIE
PERSONALITETI DHE VEPRA E DR. MUSTAFA
MAHMUDIT
Dr. Mustafa Mahmudi u lind nė vitin 1921 nė Egjipt. Shkollimin
fillor dhe tė mesėm e kreu nė Tantė, kurse shkollimin universitar
e mori nė Fakultetin e Mjekėsisė tė Universitetit tė Kajros. I spe-
cializoi sėmundjet e mushkėrive, duke u bėrė njėri ndėr ekspertėt
mė tė njohur pėr kėtė lloj sėmundjeje nė Egjipt. Mirėpo, dėshira
pėr afirmin letrar ishte mė e fuqishme, prandaj e lėshoi mjekėsinė
dhe iu pėrkushtua studimit letrar, filozofik, sufistik dhe ideor.
Sė pari u mor me letėrsi; botoi disa vepra tė rėndėsishme dhe tė
dalluara letrare, tė argumentuara me pėrsiatje filozofike, kurse tė
krijuara menjėherė pas rev olucionit nė Egjipt nė vitin 1952. Botoi
edhe disa tregime tė shkurta, prej tė cilave posaēėrisht janė tė
dalluara: Ushqimi dhe jeta (1953), Zoti dhe njeriu (1955),
Apartamenti 7 (1955 dhe 1957), Njė grup njerėzish (1962),
Era e gjakut (1965) etj. Mė vonė botoi disa studime mjaft tė
rėndėsishme, siē janė: Iblisi (1957), Enigma e vdekjes (1958),
Enigma e jetės (1967), Bijtė (1961), Ajnshtajni dhe relativiteti
(1961) e tė tjera. Ai shkroi edhe artikuj me rėndėsi tė
jashtėzakonshme ndėr tė cilėt dallohen: Mbi dashurinė dhe
jetėn, tė cilėt janė botuar ndėrmjet viteve 1951 - 1955, pastaj
Ditari i pasmesnatės i cili u botua nė po tė njėjtėn periudhė, etj.
Romanet tė cilat i shkruante e pushtonin publikun dhe nxitnin
kritikėt e mėdhenj. Veēmas janė tė dalluara kėto romane tė tij: E 8
pamundshme (1960), Opiumi (1964), Merimanga (nga fillimi i
vitit 1965), Dalja prej tabutit (nga fundi i 1965), Njeriu nėn
zero (1966). Shkroi edhe pjesė teatrore: Leka i Madh (nė verė
tė vitit 1963), Tronditja (nė verė tė vitit 1963), Njeriu dhe hija
(1964), Goma (dimėr 1968), Djalli banon nė shtėpinė tonė
(1973). Pastaj u botuan disa udhėpėrshkrime tė rėndėsishme tė
tij: Pylli virgjėr (1963), Shpella nė shkretėtirė (1969), Qyteti
ose Rrėfimi i udhėtarit (ėshtė pėrmbledhje vėzhgimesh pėr
udhėtimet e tij ndėrmjet viteve 1966 dhe 1968). Vepra me titull
Ma kanė pranuar nė tė vėrtetė ėshtė pėrmbledhje letrash tė
zgjedhura tė cilat lexuesit ia kanė dėrguar nė periudhėn ndėrmjet
viteve 1956 - 1959. Zgjedhja prej letrave tė lexuesve ndėrmjet
vitit 1956 dhe 1966 botohet me titullin Problemet e dashurisė.
Pastaj u shkruan Pranimet e tė dashuruarve (1966) dhe Rruga
deri nė Qabe (1971). Mustafa Mahmudi botoi edhe disa studime
mjaft tė rėndėsishme tė cilat nxitėn polemika jashtėzakonisht tė
mėdha dhe tė ashpra. Prej tyre veēanėrisht janė tė njohura:
Kurani - tentativė pėr tė kuptuarit bashkėkohor (1969) (nė
pėrgatitje edhe nė gjuhėn shqipe), Peripecitė e mia prej
dyshimit deri nė besim (1970) (nė gjuhėn shqipe i botuar nė
Prishtinė mė 1987 dhe i ribotuar nė Shkup mė 1994 e 1996), All-
llahu (1972), Djalli sundon (1970), Tevrati (1972), E kam parė
Zotin (1973), Shpirti dhe trupi (1973), Dialogu me mikun ateist
(1974), Marksizmi dhe Islami (1975), Muhammedi a.s. (1975) e tė
tjera. Mustafa Mahmudi aktivitetin e tij tė gjithanshėm e vazhdoi
edhe pas vitit 1975. (Ndonėse nuk kemi ndonjė pasqyrė tė saktė
tė veprave tė tij, brenda kėsaj dekade ka botuar disa dhje tėra
vepra me tematikė religjioze dhe ka incizuar mbi 50 diafilma.
N.I.).
Duke e dhėnė kėtė pasqyrė tė shkurtėr tė veprave tė publikuara
tė Mustafa Mahmudit, kemi pasur pėr qėllim qė lexuesit tanė ti
njoftojmė me kėtė shkrimtar, shkencėtar dhe mendimtar bashkė-
kohor arab me erudicion jashtėzakonisht tė madh, rruga jetėsore 9
e tė cilit ėshtė mjaft interesante, qė pėrndryshe mė sė miri mund
tė shihet prej zhvilimit ideor tė cilin ai e ka kaluar.
ZHVILLIMI IDEOR I DR. MUSTAFA MAHMUDIT
Vėshtirė ėshtė qė nė njė vėshtrim tė kėtillė tė shkurtėr tė thuhet
tėrė ajo qė do tė duhej tė thuhet pėr zhvillimin ideor tė Mustafa
Mahmudit. Megjithatė do tė pėrpiqemi ti shkoqisim sė paku ten-
dencat kryesore tė kėtij zhvillimi, duke i reduktuar kėto nė katėr:
a) Prej muzikės deri nė mjekėsi,
b) Prej aventurės deri nė izolim,
c) Prej dyshimit deri nė besim,
ē) Prej letėrsisė deri nė filozofi.
Kėtu, sė paku shkurtimisht, do tė pėrpiqemi tė bėjmė fjalė pėr ka-
tėr periudhat e zhvillimit, nė mėnyrė qė lexuesit tanė sadopak tė
njihen me kėtė personalitet mjaft interesant tė botės
bashkėkohore islame.
a) Prej muzikės deri nė mjekėsi
Qysh nė shkollėn fillore, pastaj nė tė mesmen, Mustafa Mahmu-
din e tėrhiqte muzika. Duke e lexuar dhe dėgjuar Kuranin
frymėzohej me muzikalitetin dhe bukurinė e tij. Kjo e shtyri qė
njė ditė tė blejė kitarėn dhe tė fillojė tė mėsojė lojėn me veglat
muzikore. Kitara shpejt iu bė pasion. Nga ana tjetėr, prindėrit e tij
njėmend dėshironin qė tė birin ta shohin nė El Ezherin e njohur,
e pastaj me xhybe dhe ahmedi. Mirėpo, muzikanti i ri i theu tė
gjitha shpresat e tyre atė ditė kur maturoi dhe shkoi tė
regjistrohet nė fakultet. Pas kthimit prej Kajros, i lajmėroi
prindėrit se ėshtė regjistruar nė Fakultetin e Mjekėsisė nė
Universitetin e Kajros, duke ua bėrė me dije se ky vendim i tij
ėshtė pėrfundimtar. Ja kėshtu, Mustafa Mahmudi nė njė mėngjes
shtatori u paraqit nė Fakul tetin e Mjekėsisė nė tė cilin mė vonė
diplomoi dhe specializoi. 10
Askush nuk e dinte se pikėrisht studimi i mjekėsisė aq fuqishėm
do tė ndikojė nė Mustafa Mahmudin i cili qysh nė shkollė tė mes-
me tregonte interesim tė madh pėr ateizmin. Ditė e natė lexonte,
shkruante dhe diskutonte. Profesorėt e kėshillonin qė ta lėrė mje -
kėsinė dhe ti kushtohet letėrsisė. Tė tjerėt ia preferonin drej -
tėsinė, derisa tė tretėt i sugjeronin ta studiojė filozofinė. Duket se
vetėm ai e dinte se cila ėshtė rruga e tij. Sė shpejti u bind se
pikėrisht mjekėsia ia ofronte atė qė e dėshironte. Profesorėt
shpeshherė e gjenin duke qėndruar pranė ndonjė kufome mbi tė
cilėn ėshtė bėrė autopsia, duke i ndarė dhe analizuar pjesėt e saj
dhe duke kėrkuar pėrgjigje nė pyetjet tė cilat shpesh as vetė
profesorėt nuk i dinin e ndoshta as nuk i kėrkonin. Nė kėtė
periudhė Mustafa Mahmudi shkroi disa vepra tė cilat paraqesin
fillimin e kthesės nė jetėn e tij, sikur qė janė veprat: Enigma e
vdekjes, Merimanga e disa tė tjera. Kjo pėr njė kohė do ta
shpjerė nė filozofinė indiane, ku nė idenė e inkarnimit do tė
orvatet tė gjejė pėrgjigje nė disa pyetje tė cilat e preokuponin.
Mjekėsisė pėrsėri i kthehet, duke ia kushtuar tėrė qenien e vet.
Duke iu falėnderuar kėsaj, pėr njė kohė relativisht tė shkurtėr
filloi tė dominojė nė qarqet e mjekėsisė nė Egjipt, qė te shumica
nxiti xhelozi e te disa madje edhe kundėrshtim tė hapėt. Nderi tė
cilin e gėzonte nė vend dhe jashtė vendit, i mundėsoi atij
udhėtime mjaft tė shpeshta nė shumė vende tė Evropės, Azisė
dhe Afrikės.
b) Prej aventurės deri nė izolim
Shpirti i shqetėsuar dhe tė ardhurat e mira e nxisnin nė aventura.
Disa herė shkoi nė Evropė, duke u orvatur tė gjejė qetėsi nė tė
dhe nė qarqet e saja shkencore. Lexon ēdo gjė qė i vjen nė duar,
zhvi llon diskutime me dijetarėt dhe shoqėrohet me mendimtarėt
duke shpresuar se ata do ti ofrojnė atė qė e kėrkon dhe pėr ēka
hulumton. Mirėpo, mbetet i dėshpėruar pas takimit me ta.
Pasqyra tė cilėn para kėsaj e kishte pėr Evropėn filloi papritmas 11
tė zbehet e humbet. I pasur nė tė gjitha dhe egoist sipas natyrės,
detyrohet qė mė thellė tė zhytet nė shpirtin e njeriut evropian,
veēantia parėsore e tė cilit ėshtė centrizmi ekskluziv. Kjo i hap
atij horizonte tė reja tė cilat do ta shpiejnė nė Azi, pastaj nė
Afrikė, midis njerėzve, ligjeve, shkretėtirės, xhunglės dhe fiseve
tė tyre. Altruizmi islam nė tė, gjatė kėtyre udhėtimeve do tė
zhvillojė njohuri madhėshtore tė filantropisė, dashurisė dhe
humanizmit. Kudo do tė gjurmojė pėr burimet origjinale tė
dashurisė ndaj Finitit, Absolutit dhe Burimorit. Pėr kėtė nė veprat
e tij edhe takohemi me udhėkryqet e tė gjitha meridianeve tė
botės. Pena e tij gazetareske sado qė ėshtė ekskluzive aq ėshtė
edhe studioze. Nė udhėpėrshkrimet, artikujt, veprat dhe punimet
e tjera tė krijuara nė atė periudhė hasim nė laramani tė pasur tė
jetės tė mbushur me doke, kontraste, tradita, martesa, lindje,
varrime dhe me dervishė tė tė gjitha tarikateve, kombeve dhe
sjelljeve. Mustafa Mahmudi tek ato na shpie nėpėrmjet tė gjitha
rrugėve tė jetės, pikėllimit, gėzimit, varfėrisė, pasurisė,
shfrenueshmėrisė, tėrheqshmėrisė dhe shumėngjyrėsisė.
Thėnė shkurt, pikėrisht kėtu takohemi me jetėn ashtu siē ėshtė: e
plotė dhe e zbrazėt njėkohėsisht, jetėn e cila e pėrjetėson aromėn,
tė qajturit dhe tė qeshurit e saj. Mustafa Mahmudi arrinė tė na e
prezentojė kėtė me fjalė sikurse artisti qė e bėn kėtė me ngjyra.
Nė veprat e tij gjejmė mjaft frymė romantike, pasuri realiste dhe
shumė kėndim simbolik. Kėtu Mustafa Mahmudi bėn njė hap mė
tej nė letėrsinė bashkėkohore arabe e cila shquhet me llojlloj -
shmėri, pasuri, ide, ballafaqim, guxim, hieshi, angazhim,
humanizėm dhe tradicionalitet.
Pikėrisht kjo pėrvojė e pasur dhe e llojllojshme do ti konfirmojė
Mustafa Mahmudit se jeta dhe vdekja sė bashku me materien
dhe shpirtin me tė vėrtetė paraqesin sekretin e Sekretit, dhe se
njeriut, sado qė tė dijė, tė posedojė dhe ēkado qoftė, megjithatė
pak i ėshtė dhėnė. Ky mėsim do tė jetė shkak qė edhe ai vetė tė
gjendet nė meridianet, binarėt dhe hulumtimet e reja ideore, ku tė 12
gjitha sė bashku do ta shpiejnė atė nė pėrsiatje tė re, nė vetmi
dhe izolim.
c) Prej dyshimit deri nė besim
Mund tė pritej qė dr. Mustafa Mahmudi nė kėtė rrėke llojlloj -
shmėrishė dhe kundėrthėniesh ta humbė veten. Mirėpo, njė
shikim rreth vetes, nė vete dhe jashtė vetes e detyroi qė ti
pėrcaktojė relacionet e veta jetėsore tė cilat shpiejnė nėpėr tė
gjitha skilat dhe haribdet, mosbesimet dhe besimet, mėkatet dhe
pendimet, shfrenimet ideore dhe pėrcaktimet shpirtėrore, dallimet
kreative dhe stabiliteti logjik. Dhe kjo rrugė do tė jetė rikthyese
nė tėrė jetėn e tij. Nė tėrė kėtė ai do ta gjej ė vetveten dhe qenien
e tij. Kėshtu do tė fillojė faza e re e jetės sė tij e cila e tėra do ti
pėrkushtohet shpirtit, besimit, njeriut dhe ngritjes sė tij. E tėrė kjo
ka ardhur pas leximit, studimit dhe pėrimtėsimit edhe tė vetvetes
edhe tė tė tjerėve. Fryt i gjithė kėsaj do tė jetė vepra e tij me
rėndėsi Peripecitė e mia prej dyshimit deri nė besim tė cilėn
lexuesit tanė kanė mundėsi ta lexojnė si botim tė veēantė. Ėshtė
interesant tė theksohet se para do kohe kjo vepėr u botua edhe
nė gjuhėn frėngjishte nė pėrkthimin e orientalistit tė njohur Moro
Shartjes, tė botuar nė Bejrut.
Duke e marrė parasysh se lexuesit tanė, siē tanimė e theksuam,
janė tė njoftuar me kėtė vepėr, prandaj edhe nuk do tė ndalemi te
ajo. Do tė theksojmė vetėm se ajo paraqet pasqyrėn e zhvillimit
shpirtėror tė autorit po nė atė pėrmasė nė tė cilėn prezentohen
disa vepra tė Dekartit, Gazaliut, Spinozės e tė tjerėve. Kėtu ėshtė
me rėndėsi tė theksohet se kjo periudhė e dr. Mustafa Mahmudit
prezenton kthimin e tij tė sinqertė, tė njėmendtė Kuranit, i cili
krejtėsisht do ta shpjerė nė binarėt, rrugėn dhe relacionet e tij.
Kjo edhe do tė ndikojė qė i tėri ti pėrkushtohet studimit tė
njėmendtė tė Kuranit. Si rezultat i kėsaj lindi vepra e tij Kurani
- tentativė pėr tė kuptuarit bashkėkohor, e cila shkaktoi dis-
kutime tė rrepta nė mesin e studiuesve tė Islamit, rezultat i sė 13
cilės ishte edhe vėshtrimi shkencor-kritik i kėsaj vepre i kuran-
ologes dr. Aishe Abdurrahman alias Bintu Shati. Nė kėtė vepėr
Mustafa Mahmudi u nis hapave tė tė observuarit konstruktiv
kuranor, duke i konfirmuar dimensionet e muxhizes sė Kuranit
dhe predominimin e tij ndaj tė gjitha llojeve tė kufizimeve, duke i
mishėruar nė njėmendėsinė absolute tė cilėn mundemi vazhdi -
misht ta hulumtojmė, por asnjėherė nuk mundemi plotėsisht ta
zbulojmė. Pėrveē tjerash, kjo do ti ndihmojė tu shmanget tė
gjitha tendencave tjera ndikuese, duke u thelluar thellė nė sferėn
e fesė, filozofisė dhe shkencės.
Pėr shkak tė gjithė kėsaj qė e kemi ekspozuar, mund tė themi se
letėrsia e ti j pikėrisht edhe e kapėrceu rrugėn e vet zhvilluese, e
cila mė nė fund u gjet nė punimet filozofike siē edhe do ta shohim
kėtė mė vonė.
ē) Prej letėrsisė deri nė filozofi
Dr. Mustafa Mahmudi sė pari konsideronte se nėpėrmjet veprės
letrare mund tė thuhet ēdo gjė. Pėr kėtė edhe i pėrvishet fushės
sė letėrsisė, e cila me tė vėrtetė edhe i solli famė dhe mirėnjohje
tė madhe. Veprat e tij lexohen nė tė gjitha anėt. Ēdonjėra prej
tyre gati ėshtė shitur. Pėr to shkruhet, shqyrtohet dhe mendohet.
Kur shfaqet ndonjė pjesė e tij teatrore, atėherė nėpėr sportele
ėshtė njė rrėmujė e madhe, sepse rinia universitare dėshiron ta
shohė, ta ndiejė dhe ta dėgjojė. Besojmė se pėr kėtė arsye vepra
e tij letrare ėshtė e ngjeshur sa me sensualitetin e altruistit, aq
edhe me penetrimin, subtilitetin e filozofit. Ai ėshtė letrar dhe
filozof i dalluar. Stili i tij ėshtė tėrheqės, i bukur dhe dinamik.
Gjuha e tij ėshtė e pasur me figurativitet, simbolikė dhe ide.
Dialogjet janė tė logjikshme dhe proporcionale. Eskploatimi me
mundėsitė gjuhėsore ėshtė shumė i pasur dhe i fuqishėm. Ēdo gjė
ėshtė nė lėvizje, hov, zhvillim, ndryshim. Personazhet janė tė
gjalla, origjinale dhe tė zhvillueshme, por edhe tė thurura nė
tėrėsinė e konceptimit tė kri jimit tė ri letrar i cili imponohet, 14
ndikon, ndėrron dhe krijon. Kėtu mishėrohen shpresat pėr njė tė
nesėrme mė tė mirė, mė humane dhe mė tė ndjeshme, sepse
para sė gjithash jemi njerėz. Nė gjithė kėtė njeriu mund ta shohė
edhe mjerimin e vet por edhe shenjtėrinė e vet, pavlerėsinė dhe
autoritet in. E para e shkatėrron ndėrsa e dyta e ndėrron. Nė
vrapimin e vazhdueshėm pėr ndėrrime dhe gjurmime ai,
megjithatė, ka fuqi ta gjejė vetveten, qenien e vet dhe ti mposhtė
problemet tė cilat edhe pse origjinale, megjithatė e transformojnė
njeriun. Njeriu ėshtė i lirė vetėm atėherė kur ka mundėsi tė
pėrcaktohet, tė angazhohet dhe tė prodhojė, sepse nė tėrė atė
mishėrohet edhe ideja e tij sikur edhe qenia e tij.
Ja, nė tėrė kėtė cikėl tė ndodhur rreth tij dhe nė vetė atė, njeriu,
sipas mendimit tė dr. Mustafa Mahmudit, ėshtė i vlefshėm aq sa
vepron, sa ėshtė i lirė, sa beson dhe sa ėshtė i angazhuar.
Dhe nė fund, dėshirojmė tė theksojmė se dr. Mustafa Mahmudi
ėshtė i preokupuar me problemet e njėjta me tė cilat ėshtė i preo-
kupuar edhe filozofi mė i madh bashkėkohor islam, dr. Muhamed
El Behij, edhe pse kėtyre problemeve u hyjnė nga kėnde tė
ndryshme dhe aspekte tė llojllojshme. Neve na mbetet obligimi qė
tė dy, sikur edhe mendimtarėt tjerė islamo-arabė, ti njoftojmė,
prezentojmė dhe studiojmė.
"ALL-LLAHU NUK KA
LINDUR AS SĖSHTĖ I LINDUR
(KURAN)
Miku im ėshtė shkolluar dhe ka doktoruar nė Francė. Atje, duke
u inkuadruar nė Rrymėn e jetės moderne, ėshtė shoqėruar
pėrveē tė tjerėve edhe me hipikėt, me ērast ka formuar
botėkuptim tė atillė pėr botėn i cili ēdo gjė mohon. Ai dėshiron tė
polemizojė me ne besimtarėt, ndonėse na konsideron naivė, sepse
zbulon se ne vetveten e pėrqeshim duke u mashtruar me iluzione
pėr xhennetin dhe hyritė derisa ėmbėlsitė dhe bukuritė e kėsaj
bote na shmangen.
Me njė rast, me shpoti, mė tha:
Ju konfirmoni: Zoti ekziston, duke e mbėshtetur konfirmimin tuaj
nė parimin e shkakėsisė (kausalitetit).Pohoni se: ēdo gjė e
ndėrtuar ka ndėrtuesin e vet, ēdo gjė e krijuar, krijuesin e vet, ēdo
gjė ekzistuese, krijuesin e vet; pėlhura e dėshmon endėsin,
piktura piktorin, gravura gravuesin, kurse kozmosi, sipas kėsaj
logjike, ėshtė dėshmia mė e mirė pėr ekzistimin e Zotit si krijues i
tij. Ndėrkaq, nėse e pranojmė gjendjen e kėtillė tė gjėrave, a thua
nuk kemi tė drejtė qė sipas logjikės sė njėjtė tė shtrojmė pyetjen:
kush e krijoi atė Krijues?! A nuk ėshtė kjo kurthė pėr argumentet
tuaja?!
I themi atij: Pyetja jote ėshtė e gabueshme - nė tė nuk ka
kurrfarė kurthe pėr pohimin tonė. Ti, sė pari, e pranon Krijuesin e
pastaj pyet kush e ka krijuar Atė, duke ia nėnshtruar Krijuesin
ligjeve tė cilat dominojnė nė botėn e krijesave. Kjo sofistika jote i 16
ngjan kukullave tė cilat lėvizin me ndihmėn e zemberekut -
spirales. Po qe se kundrohen nė rrafshin e lėvizjes sė tyre, pason
se edhe njeriu, i cili i ka bėrė, lėviz sipas parimit tė zemberekut.
Sikur, me ndonjė rast, tė ishte e mundur tu thuhet atyre se ai
lėviz me vetveten, do tė pėrgjigjeshin se kjo ėshtė e pamundur,
sepse nė botėn e tyre ēdo gjė lėviz me ndihmėn e zemberekut.
Kėshtu edhe ti, i kufizuar dhe i zhytur nė botėn vetjake ku ēdo
gjė qė ekziston, domosdo parashtron Krijuesin, nuk po arrin tė
kuptosh se Zoti ekziston vetvetiu.
Filozofi i njohur gjerman Emanuel Kanti nė veprėn e tij Kritika e
mendjes sė pastėr ka zhvilluar idenė se me mendje nuk mund tė
pėrfshihet e verteta e pafund. Sipas natyrės sė saj, mendja i
arrinė vetėm partikularitė ndėrsa ėshtė e paaftė tė kuptojė tė
ekzistuarit absolut siē ėshtė ekzistimi i Zotit. Ne e kuptojmė Zotin
me ndėrgjegje ( damīr) e jo me mendje (akl). Dėshira jonė pėr
drejtėsi ėshtė dėshmi e ekzistimit tė sė drejtės, sikur qė ėshtė etja
pėr ujė dėshmi pėr ekzistimin e ujit.
Aristoteli shumė mė herėt ka shtruar njė varg tė tėrė shkaqesh
duke thėnė: karrigia ėshtė nga druri, druri nga trungu, trungu nga
fara, kurse fara ėshtė nga mbjellėsi, qė nė fund tė tregojė se si
numėrimi i tillė i shkaqeve medoemos shpie tek shkaku i parė.
Shkakun i cili nuk ka nevojė pėr shkak, lėvizėsin i cili nuk ka
nevojė pėr lėvizės, krijuesin i cili nuk ka nevojė pėr krijues, qė i
pėrgjigjet tė kuptuarit tonė tė All-llahut xhel -le shanuhu.
Ibni Arebiu konsideron se nė pyetjen kush e krijoi Krijuesin
aspak nuk duhet pėrgjigjur. Zoti e dėshmon ekzistimin dhe ėshtė
jokorrekte me ekzistim tė dėshmohet Zoti. Drita e dėshmon ditėn
e jo e kundėrta...
All-llahu nuk ka nevojė pėr dėshmi, sepse Ai ēdo gjė e dėshmon.
Ai vetvetiu ėshtė e vėrtetė e qartė (el-hakku-l-wādihi bi
dhātihī). All-llahu shfaqet nė ligjet, rendin, bukurinė dhe normat,
nė gjethin e drurit, pendėn e palloit, krahun e fluturės, erėn e
trėndafilit, kėngėn e bilbilit, lidhshmėrinė e yjeve, nė simfoninė e 17
kozmosit. Sikur tė thonim se e tėrė kjo ėshtė krijuar rastėsisht, do
ti pėrngjanim njeriut i cili konsideron se me vetė hedhjen e
shkronjave nė ajėr, prej tyre mund tė krijohet vargu nė tė cilin do
tė gjenim njė poezi tė Shekspirit, do tė thotė poezi pa poet.
Kurani na liron nga shkoqitjet e kėtilla me njė dėshmi mjaft tė
qartė dhe tė saktė:
Thuaj: Ai All-llahu ėshtė Njė! All-llahu ėshtė Ai qė ēdo
krijesė i drejtohet (i mbėshtetet) pėr ēdo nevojė. As ska
lindur kė, as nuk ėshtė i lindur. Dhe Atij askush nuk i ėshtė i
barabartė. (El-Ihlās, 1-4).
*
* *
Miku ynė na pyet me pėrēmim: E pėrse thoni se Zoti ėshtė Njė?
Pse mos tė jenė disa zotėra me kompetencat e ndara ndėrmjet
vete?
I pėrgjigjemi me Kuran dhe nė pajtim me logjikėn tė cilėn edhe
vetė e pranon, me logjikėn e shkencės: Krijuesi ėshtė Njė, sepse i
tėrė kozmosi ėshtė i ndėrtuar sipas njė plani dhe nga njė sub-
stancė. Nga hidrogjeni pėrbėhen njėzet e dy elemente tė cilat nė
sistemin e Mendelievit kanė mėnyrėn e njėjtė tė bashkimit dhe
derdhjes sė fuqisė atomike me tė cilėn yjet ndriēojnė. Tėrė bota
e gjallė ėshtė e pėrbėrė nga pėrbėrjet e karbonit. Me tė djegur ai
karbonizohet. Trajtat e tij mė tė larta, sikur qė ėshtė bota shta-
zore, nė dukje me dallime tė mėdha, tregojnė se nė njė plan tė
caktuar tė autopsisė bretkosa, lepuri, pėllumbi, krokodili, gjirafa
dhe balena kanė arteriet, enėt e gjakut, pjesėt e zemrės dhe
eshtrat e njėjta. Ēdo asht kėtu ka vendin e vet pėrkatės atje -
krahu te pėllumbi ėshtė kėmba e pėrparme tek bretkosat. Eshtrat
janė tė njėjta me ndryshim mjaft tė vogėl - nė qafėn e gjirafės,
pėrkundėr gjatėsisė sė saj, gjejmė shtatė unaza sikur edhe te qafa
e iriqit. Sistemi nervor tek tė gjithė ėshtė i njėjtė. Pėrbėhet nga
truri, palca kurrizore dhe nervat. Sistemi i tretjes me barkun,
zorrėn dymbėdhjetėgishtore, zorrėn e vogėl dhe tė madhe, sistemi 18
i shumėzimit me vezoret, anin (uterusin), kanalet e tyre, sistemi i
urinės me veshkėt, kanalin e urinės, fshikėza e urinės dhe mė nė
fund, autopsia unike tek tė gjithė ėshtė qeliza. Identik ėshtė edhe
pėrshkrimi i bimės, shtazės dhe njeriut: linden, marrin frymė,
shumohen dhe vdesin.
Pse atėherė pas gjithė kėsaj do tė ishte i ēuditshėm pohimi se
Krijuesi ėshtė Njė. Si kjo qė I Pėrkryeri mos tė jetė Njė - tė pa-
pėrkryerit janė tė shumtė. Tė Pėrkryerit nuk i nevojitet plotėsim
tek tė tjerėt.
Sikur tė kishte shumė zota, ata do tė ndaheshin: secili do tė
shkonte me atė qė e ka krijuar dhe Toka do tė zhdukej.
All-llahu xhel -le shanuhu posedon dinjitetin mė tė lartė dhe
gjithėfuqinė absolute, e kėto atribute pėrjashtojnė ēfarėdo
bashkėpjesėmarrjeje.
*
* *
Miku ynė filloi ta pėrqeshė tė kuptuarit tonė tė hyjnisė (rubu-
bujjeh). Ai thotė: Ėshtė i ēuditshėm ky Zot i cili pėrzihet nė ēdo
hollėsi madje edhe mė tė voglėn: e pėrudhė bletėn qė vetes tia
ndėrtojė vendqėndrimin nė male, as gjethi nuk bie, e qė Ai mos ta
dijė, nuk zhvillohen frytet nga sythet e veta, e qė Ai mos ti nu-
mėrojė, nuk mbarset as qė lind femra pa dijen e Tij, rrėshqitja e
kėmbės nė gropė, rėnia e mizave nė ushqim, ndėrprerja e lidhjes
telefonike ėshtė me dijen e Tij. Nėse nuk ka shi, Ai nuk e ka
dhėnė, e nėse bie, Ai e dha. A nuk po e angazhoni ju Zotin tuaj
me tė kuptuarit e tillė madje edhe pėr hollėsitė mė tė vogla?
Shtruarja e kėtillė e pyetjeve nuk na lejon tė kuptojmė se a mos
pėr mikun tonė Zoti do tė ishte mė i denjė pėr hyjni kur vetveten
do ta lironte nga tė gjitha kėto pėrgjegjėsi dhe thjesht tia kthejė
shpinėn kozmosit tė cilin e ka krijuar. A thua sipas tė kuptuarit
tė tij do tė meritonte respekt zoti i cili ėshtė pasiv dhe i pandėr-
gjegjshėm, i cili nuk dėgjon, nuk sheh, nuk pėrgjigjet dhe nuk
kujdeset pėr krijesat e tij dhe, mė nė fund, prej nga shtruesit tė 19
pyetjeve dituria qė tė gjykojė se cila gjė ėshtė e parėndėsishme
qė tė mos meritojė angazhimin e Zotit, e cila ėshtė aq me rėndėsi
qė kėtė ta meritojė.
Rėnia e insektit nė gjellė pėr shtruesin e pyetjeve ėshtė e parėn-
dėsishme dhe e pavlerė, por a nuk e ka mbytur mushkaja Lekėn
e Madh dhe a thua rėnia e insektit nuk do tė thotė futje e
mikrobeve nė ushqim dhe helmim i armatės sė njerėzve.
Hollėsitė mė tė rėndomta mund tė jenė vendimtare pėr ndodhitė
mė tė mėdha, ndėrsa gjėrat mė tė rėndėsishme shpesh humben
pa zė dhe kurrfarė gjurme. Vetėm Njohėsi i tė gjithave e di
vlerėn e vėrtetė dhe rėndėsinė e ēdo gjėje. A thua shtruesi i
pyetjeve mund ti pėrcaktojė kompetencat e Krijuesit dhe
Sunduesit tė ēdo gjėje!? O Zot, i lartėsuar je dhe i pastėr nga tė
kuptuarit e tillė!
I denjė pėr adhurim ėshtė vetėm Ai i cili me dijen e Tij e
pėrshkon ēdo gjė dhe tė cilit nuk i shpėton as sendi mė i madh e
as mė i vogėl nė qiell dhe nė Tokė.
NĖSE ALL-LLAHU I KA
CAKTUAR VEPRAT E MIA,
PĖRSE ATĖHERĖ MĖ THĖRRET
NĖ PĖRGJEGJĖSI?!
Duke menduar se kėsaj here skam rrugėdalje, miku me dasha-
keqje tha:
Pohoni se Zoti e cakton ēdo gjė madje edhe veprat tona. Nėse
ėshtė ashtu, nėse Ai i ka caktuar edhe veprat e mia tė kėqija,
pėrse atėherė mė thėrret nė pėrgjegjėsi pėr to? Mos mė thuani,
sipas traditės suaj, se unė kam tė drejtė tė zgjedh, sepse ska gė-
njeshtėr mė tė madhe se kjo. Ju pyes: A mos e kam zgjedhur unė
lindjen, gjininė, lartėsinė, ngjyrėn, vendlindjen time? A lind Dielli
dhe a perėndon Hėna sipas zgjedhjes sime? A vjen sipas
zgjedhjes sime caktimi im; mė befason vdekja dhe mė ndodh
tragjedia, dhe bėj krim. Pėrse Zoti mė detyron tė bėjė diēka, e
pastaj pėr kėtė shkak mė dėnon?! Nėse pohoni se jeni tė lirė
sepse pėrveē vullnetit tė Zotit keni edhe vullnetin vetjak, a nuk po
i pėrshkruani me kėtė bashkėpjesėmarrje dhe reciprocitet tė
shumė vullneteve?! Pėrveē kėsaj, ēthoni pėr ligjet e mjedisit,
kushtet dhe domosdoshmėrinė pėr tė cilat flasin meterialistėt
historikė?!
I kėnaqur me kėto pyetje tė shkrepura sikur tė shtėna (arme),
miku u qetėsua, i bindur se me to pėrgjithmonė mė ka varrosur.
Krejtėsisht i qetė ia fillova:
Ke rėnė nė disa gabime: Veprat tua i janė tė njohura Zotit dhe tė
shkruara nė Librin e Tij, por me kėtė nuk tė janė caktuar detyri- 22
misht. Ato janė caktuar vetėm nė dijen e Tij. Kjo caktueshmėri
deri diku mund tė krahasohet me kėtė qė vijon: Ti ke njohuri pėr
veprat e birit tėnd dhe nė to ekziston mundėsia qė biri yt tė bėjė
kurvėri. Nėse ai kėtė e bėn, a mos e ke detyruar ti nė kėtė ose
kjo vetėm ėshtė parashtruar dhe ka ndodhur qė dituria jote ka
qenė e saktė.
Sa u pėrket fjalėve tua pėr lirinė dhe mundėsinė e zgjedhjes se
kjo ėshtė vetėm gėnjeshtėr e kulluar dhe se kjo dėshmon kėtė
ēka nuk e ke zgjedhur lindjen, gjininė, ngjyrėn, vendlindjen tėnde,
se nuk mund tė ndikosh nė Diellin dhe Hėnėn; kėto tregojnė
gabimin tjetėr tė cilin e ke bėrė. Gabimi ėshtė nė atė qė ti lirinė e
kupton krejtėsisht ndryshe nga ne besimtarėt. Ti flet pėr lirinė
absolute dhe po thua pse skam mundur veten ta krijoj tė bardhė
apo tė zi, tė gjatė apo tė shkurtėr dhe a ėshtė nė mundėsinė time
ta bart Diellin nga vendi i tij apo ta ndalė nė orbitėn e tij.
Ne kėsaj i pėrgjigjemi: Ti flet pėr lirinė absolute, lirinė e zotėrimit
tė lirė me kozmosin qė i pėrket vetėm Zotit. Pėr ne ėshtė e
vėrtetė e vetme: Zoti yt krijon ēka tė dojė dhe zgjedh.
Sėshtė (e drejtė) e tyre tė zgjedhin. (El-Kasas, 68). Askush
nuk ka tė drejtė zgjedhjeje nė ēėshtjen e krijimit, sepse Zoti xhel -
le shanuhu ė shtė Ai i cili krijon ēka tė dojė dhe zgjedh ēka tė
dėshirojė. Zoti i lartmadhėruar nuk do tė tė ftojė nė pėrgjegjėsi
pėr shkak tė lartėsisė tėnde, as qė do tė tė dėnojė pėr shkak se
nuk e ke ndalur Diellin nė orbitėn e tij. Por, fusha e pyetjeve
ėshtė fushė e ngarkimeve. Ti nė kėtė fushė je i lirė dhe ata janė
kufijtė pėr tė cilėt po flasim. Ti je i lirė ti kultivosh pasionet tua,
ta pėrmbash urrejtjen tėnde, ti kundėrvihesh vetvetes, ti largosh
qėllimet e kėqija, ndėrsa ti vazhdosh prirjet tua tė mira. Ti mund
tė bėhesh bujar me vetveten dhe pasurinė. Mund tė flasėsh tė
vėrtetėn ose tė gėnjesh. Mund ta pėrmbash dorėn tėnde nga e
ndaluara. Mund ta pėrmbash shikimin tėnd nga trupi i tė tjerėve.
Mund ta pėrmbash gjuhėn tėnde nga sulmi, pėrgojimi dhe intrigat. 23
Nė kėtė fushė ne jemi tė lirė, dhe vetėm pėr atė qė ėshtė brenda
saj do tė pyetemi dhe do tė jemi pėrgjegjės.
Fjala ėshtė pėr lirinė relative e jo absolute, lirinė e njeriut nė pla-
nin e obligimeve. Kjo liri ėshtė e vėrtetė, kurse atė tek ne e dėsh-
mon ndjenja e lindur pėr tė. Ne ndiejmė pėrgjegjėsi, pendim pėr
gabimin e bėrė, ndėrsa kėnaqėsi kur bėjmė punė tė mirė. Ne nė
ēdo rast zgjedhim dhe krahasojmė disa alternativa. Madje edhe
detyra e parė e arsyes sonė ėshtė pėrcaktimi dhe zgjedhja ndėr-
mjet disa alternativave.
Ne krejtėsisht qartė e dallojmė lėvizjen e dorės e cila dridhet nga
ethet dhe tė dorės e cila shkruan letėr, dhe themi se lėvizja e
parė ėshtė e caktuar, e detyruar, ndėrsa lėvizja e dytė e zgjedhur,
e lirė. Sikur tė mos kemi vullnet tė lirė, nuk do tė mund as tė
bėnim dallime.
Gjithashtu, kėtė liri e dėshmon edhe ndjenja jonė e paaftėsisė ta
detyrojmė zemrėn nė diēka me ēka ajo sėshtė e kėnaqur.
Femrėn mundemi me detyrime dhe kėrcėnim ta shpiejmė nė
situatė tė bėjė ēka tė dėshirojmė, por me kurrfarė mjetesh
detyruese nuk mund ta detyrojmė qė nė tė vėrtetė tė na dojė. Kjo
qartė tregon se All-llahu xhel -le shanuhu i ka ēliruar zemrat tona
nga nėnshtrimi i ēfarėdo detyrimi, duke i krijuar plotėsisht tė lira.
Pėr kėtė arsye All-llahu xhel -le shanuhu e ka bėrė qėllimin -
nijetin, burim i tė cilit ėshtė zemra, shtyllė e pėrgjegjėsisė.
Besimtari i cili nėn presion e blasfemon fenė nuk do ti pėrgjigjet
Zotit deri atėherė kur me zemėr tė bėjė blasfemi:
... Pėrveē nėse nė kėtė ėshtė i detyruar, kurse zemra e tij
ėshtė e bindur thellė nė besim... (En-Nahl, 106).
Pikėpamja tjetėr e gabueshme e kėsaj qėndron nė atė qė disa
njerėz kuptojnė se liria e njeriut ėshtė mbi vullnetin e Zotit, dhe
duke i akuzuar rekomanduesit e lirisė sė Zotit i pėrshkruajnė
bashkėpjesėtarė nė urdhėrdhėnie dhe vendim. Kėshtu edhe ti, o
mik, e ke kuptuar dhe ke folur pėr vullnetin e shumėnumėrt, qė
ėshtė, pa dyshim, botėkuptim i gabueshėm. Liria e njeriut nuk 24
ngrihet mbi vullnetin e Zotit. Njeriu ėshtė i lirė tė bėjė diē qė i
kundėrvihet kėnaqėsisė sė Zotit, por ai nuk mund tė bėjė asgjė qė
i kundėrvihet vullnetit tė Zotit.
Zoti xhel -le shanuhu na ka dhėnė liri qė ti kundėrvihemi kėnaqė-
sisė sė Tij nė dėmin tonė, por askujt si ka dhėnė liri qė ti kun-
dėrvihet vullnetit t ė Tij. Kėtu ėshtė ana tjetėr e lirisė relative tė
njeriut. Ēdo gjė qė ne veprojmė ėshtė nė kuadėr tė vullnetit tė
Zotit, madje edhe atė qė e veprojmė e qė nuk ėshtė nė pajtim me
kėnaqėsinė e Zotit dhe me Sheriatin.
Liria jonė ėshtė begati nga Zoti dhe shpėrblim tė cilin Krijuesi na
ka dhuruar krejtėsisht, pavarėsisht nga vullneti jonė. Liria jonė
ėshtė vetėm vullneti i Tij.
Dhe ju nuk doni tjetėr pėrveēse ēka do All-llahu. (El-Insān, 30).
Tė flasish pėr lirinė nė kėtė kuptim, nuk do tė thotė ti shoqėrosh
Zotit shok. Liria jonė ėshtė e njėjtė me urdhėresat e Tij, vullnetin
e Tij dhe caktimet e Tij.
Pikėpamja e tretė e gabueshme e kėsaj pyetjeje ėshtė tė
kuptuarit e gabueshėm tė caktimit dhe fatit tė vullnetit tė lirė dhe
zgjedhjes sė lirė, nga ana e atyre tė cilėt janė tė preokupuar me
studimin e kėtyre pyetjeve. Ata caktimin dhe fatin e kanė
kuptuar se kjo ėshtė tė detyruarit dhe tė shtrėnguarit e njeriut nė
atė ēka nuk ėshtė nė karakterin e tij dhe nė natyrėn e tij. Tė
njėjtin gabim e ke bėrė edhe ti o m ik! All-llahu i madhėruar e
mohon detyrimin nga ana e vet:
Nėse kishim dashur, Ne nga qielli do tua zbritnim njė
Shenjė para sė cilės ata qafat e tyre do ti ulnin. (Esh-
Shuarā, 4). Domethėnia e kėtij ajeti ėshtė e qartė: ka qenė plotėsisht e
mundur qė njerėzit tė detyrohen nė besim, por kjo sėshtė bėrė
pėr shkak se All-llahu nuk detyron:
Nuk ka shtrėngim nė fe. Rruga e vėrtetė qartė dallohet nga
ajo lajthitėse. (El-Bekare, 256). 25
Sikur tė kishte dashur Zoti yt, do ti besonin ēka janė nė
Tokė qė tė gjithė. A ti do ti detyrosh njerėzit tė bėhen
besimtarė? (Jūnus, 99).
Nė ligjshmėritė tė cilat i ka dhėnė Zoti nuk ka kurrfarė detyrimi.
Caktimi dhe fati nuk guxohet tė kuptohen si detyrim i njerėzve nė
diēka ēka nuk ėshtė nė natyrėn e tyre. All-llahu xhel -le shanuhu i
jep secilit atė qė ėshtė nė vetė qėllimin e tij, i dėshiron atė ēka ai
vetė dėshiron dhe do atė ēka ai vetė e do. Tė qeverisurit e Zotit
ėshtė zgjedhja e njeriut, sepse Zoti xhel -le shanuhu e drejton ēdo
njeri nga ajo nga synon zemra e tij dhe ēfarė qėllimi ka:
Kush dėshiron shpėrblimin e Ahiretit, do tia
shumėfishojmė atė, ndėrsa atij kush dėshiron shpėrblimin e
kėsaj bote, do tia japim... (Esh-Shūrā, 20).
Zemrat e tyre janė tė sėmura, kurse All-llahu sėmundjen e
tyre edhe mė e shton... (El-Bekare, 10).
Kurse ata tė cilėt janė nė rrugė tė drejtė, Ai edhe mė tej do
ti shpjerė... (Muhammed, 17).
Do ta pėrmendim edhe ajetin nė tė cilin All-llahu xhel -le shanuhu
u drejtohet robėrve:
Nėse All-llahu e di se nė zemrat tuaja ka diēka tė mirė, do
tju japė mė mirė se ajo qė ėshtė marrė nga ju... (El-Enfāl,
70). All-llahu i lartėsuar na e mundėson atė qė e kemi zgjedhur nė
zemrat tona dhe ēfarė janė qėllimet tona dhe sė kėtejmi nuk ka
dhunė, detyrim as shtrėngim nė diē qė nuk ėshtė nė pajtim me
natyrat tona.
Sa i pėrket atij qė jep dhe ruhet (nuk gabon), dhe atė mė tė
bukurėn e konsideron tė vėrtetė, atij do tia lehtėsojmė pėr
nė lehtėsi. Kurse ai qė ėshtė koprrac dhe ndihet i
mėvetėsishėm, dhe atė mė tė bukurėn e konsideron
gėnjeshtėr, atij do tia lehtėsojmė pėr nė vėshtirėsi. (El-Lejl,
5-10). Ti nuk gjuajtje kur gjuaje, por gjuante All-llahu... (El-Enfāl,
17). 26
Kėtu po identifikohet akti i tė gjuajturit tė njeriut me gjuajtjen e
bėrė nga ana e All-llahut xhel -le shanuhu, dhe se ekziston vetėm
njė gjuajtje. Njeriu ka qėllimin, ndėrsa All-llahu i madhėruar e
mundėson realizimin e tij, dhe kėtė, nėse ėshtė i mirė, me tė mirė,
kurse nėse ėshtė i keq, me tė keq. Liria njerėzore nuk ka masė tė
pėrhershme por vetėm aftėsinė relative, e cila zmadhohet dhe
zvogėlohet. Njeriu mund ta rritė lirinė e vet me shkencė: me
ndihmėn e zbulimeve dhe risive tė ndryshme ai ka arritur ta
pushtojė Tokėn, ta ngadhėnjejė hapėsirėn dhe tė ēlirohet nga
prangat e kohės. Duke i zbuluar ligjet nė natyrė njeriu ka arritur
qė tė zotėrojė me to dhe qė vetes ato tia nėnshtrojė: ka zbuluar
si ta ngadhėnjejė ngrohtėsinė, ftohtėsinė, errėsirėn dhe kėshtu e
ka rritur lirinė e vet nė planin e aktivitetit tė tij. Shkenca pra,
ėshtė mjet i zgjerimit tė kufijve tė lirisė sė njeriut.
Mjeti i dytė ėshtė feja. Tė drejtuarit Zotit dhe kėrkimi i ndihmės
sė tij, gjithashtu i zgjeron kufijtė e lirisė dhe kėtė mjet e kanė pėr-
dorur tė gjithė Tė dėrguarit e Zotit dhe ithtarėt e tyre. Sulejmani
(a.s.) i ka nėnshtruar xhinnėt, ka zotėruar me erėn dhe ka folur
me zogjėt, tė gjitha kėto me pėrkrahjen dhe ndihmėn e Zotit;
Musa (a.s.) e ēau detin; Isa (a.s.) i ngjallte tė vdekurit, i shėronte
tė verbėrit, tė zgjebosurit dhe tė verbėrit. Lexojmė, gjithashtu, pėr
evlijatė - dashamirėt e Zotit - tė cilėve u mbulohet Toka dhe u
zbulohen sekretet, tė rėndomtėve tė paarritshme.
Tė gjitha kėto janė shkallėt e lirisė tė ngritura mbi liritė mesatare
njerėzore, tė cilat ata i kanė arritur me pėrpjekjet mė tė larta nė
tė drejtuarit e tyre All-llahut xhel -le shanuhu dhe tė shprehurit e
dashurisė ndaj Tij. Atyre u janė dhuruar pjesėt e diturisė sekrete.
Dituria paraqitet sėrish. Mirėpo, kėtė herė kjo ėshtė dituria e te-
savvufit - misticizmit ( el-ilm-ul ledūnij). Ēėshtjen e zgjedhjes
sė lirė dhe vullnetit jo tė lirė Ebu Hamid El -Gazaliu e shtron dhe e
shkoqit shkurt dhe thjesht me dy fjali:
Njeriu ėshtė i lirė nė atė qė ka dituri dhe
Nuk ėshtė i lirė nė atė qė nuk ka dituri. 27
Me kėtė ai mendon se sa mė shumė qė tė zgjerohet dituria e tij,
zgjerohet njėkohėsisht edhe sfera e lirisė sė tij, qoftė dituria e tij
objektive apo dituri mistike (ledunij).
Mendimtarėt materialistė gabojnė kur pohojnė se njeriu ėshtė rob
i domosdoshmėrisė historike, duke parė nė tė vetėm nyjen nė
zingjirin e ndodhive shoqėrore-ekonomike, plotėsisht tė nėnshtru-
ar ligjeve tė ekonomisė dhe lėvizjes sė shoqėrisė.
Nocionin tė cilin ata pa lodhje e pėrsėrisin, sikur ai tė ishte ligj,
domosdoshmėri e konfliktit klasor(hatmijet-us-sira-it-tabe-
kijj), ėshtė i gabueshėm nė shkoqitjen shkencore, sepse nuk ka
domosdoshmėri nė sferėn njerėzore, por mė sė shumti qė ka,
janė gjasat dhe mundėsitė dhe nė kėtė edhe qėndron dallimi
ndėrmjet njeriut dhe dhėmbėzave, mjeteve dhe trupave materialė.
Ėshtė e mundur tė parashihet tė zėnit e Diellit nė minutė dhe
sekondė, kurse ėshtė e mundur tė parashihet edhe lėvizja e tij nė
ardhmėri. Mirėpo, ėshtė e pamundur tė dihet ēka fsheh njeriu nė
qėllimet e tij, ēdo tė bėjė nesėr ose pasnesėr. Kjo ėshtė e
pamundur tė dihet pėrveē nėpėrmjet mundėsisė, probabilitetit dhe
hamendjes dhe kėtė, me kusht tė posedimit tė tė dhėnave tė
mjaftueshme pėr sjelljen e vendimit.
Sa u pėrket pohimeve tė materialistėve pėr ndikimin e mjedisit
dhe shoqėrisė, dhe se njeriu nuk e jeton jetėn e tij tė pavarur, tė
mėvetėsishme, u pėrgjigjemi se ndikimi i mjedisit dhe shoqėrisė si
kundėrveprim lirisė individuale, konfirmon domethėnien dialektike
tė kėsaj lirie, sepse liria individuale konfirmohet vetėm nė tė
ballafaquarit me kudėrveprimet; nėse nuk ka kundėrveprim nė
lirinė e njeriut, atėherė ai edhe sėshtė i lirė, nėse liria kuptohet
nė kuptimin e vėrtetė, sepse nuk ekziston kurrfarė pengese tė
cilėn duhet mposhtur dhe tė vėrtetohet nėpėrmjet saj liria jonė.
PSE ALL-LLAHU KRIJOI
TĖ KEQEN?
Miku vazhdoi mė tej:
Si mund tė thoni se Zoti juaj ėshtė i pėrkryer, bujar, mėshirues,
fisnik, i butė, kurse i ka krijuar tė gjitha kėto tė kėqija nė botė:
sėmundjen, pleqėrinė, vdekjen, tėrmetet, vullkanet, mikrobet in-
fektuese, helmin, thatėsirat, ftohtėsinė, kancerin i cili nuk po i
kursen as fėmijėt e as pleqtė? Nėse Zoti ėshtė dashuri, bukuri
dhe mirėsi, si e krijoi atėherė urrejtjen, shėmtinė dhe tė keqen?!
Problemi tė cilin e inicoi pyetja e mikut ėshtė ndėr problemet
fundamentale tė filozofisė, shpjegimi i tė cilit i k a ndarė shkollat
dhe mendimet.
Nė kėtė pėrgjigjemi: Zoti ėshtė i mėshirueshėm dhe i mirė. Ai
nuk ka urdhėruar tė veprohet keq, por nga menēuria Ai nuk e pa-
mundėsoi atė.
... Thuaj: All-llahu nuk urdhėron tė bėni amoralitet. A po
flisni pėr All-llahun atė qė nuk e dini? Thuaj: Zoti im
urdhėron drejtėsi... (El-Arāf, 28-29).
All-llahu urdhėron vetėm drejtėsi, dashuri, mirėsi, falje dhe atė
ēka ėshtė e mirė dhe kėnaqet vetėm me tė mirėn dhe tė kėnd-
shmen. Por, pse atėherė e lėshoi kriminelin tė bėjė krim, vrasėsin
tė vrajė, vjedhėsin tė vjedhė? Pėr arsye se ka dėshiruar tė jemi tė
lirė dhe tė gjykojmė pa kurrfarė ndikimi. Ndėrsa liria paraqet
mundėsinė pėr tė gabuar, pėrndryshe nuk do tė quhej liri! Zgje-
dhja e lirė ėshtė ndėrmjet mosdėgjimit dhe dėgjimit.
Ka qenė nė mundėsinė e All-llahut qė tė gjithėve tė na bėjė tė
mirė dhe tė na detyrojė nė dėgjueshmėri, qė do tė nėnkuptonte tė
marrurit e lirisė sė tė zgjedhurit.
Sipas dėshirės dhe urtėsisė sė Zotit, liria me dhembje ėshtė mė
fisnike pėr njeriun se sa robėria me fat. Pėr kėtė arsye edhe
ėshtė lėnė mundėsia e tė gabuarit!
Shikimi korrekt dhe objektiv na zbulon se e mira nė ekzistencėn e
pėrgjithshme ėshtė parim, kurse e keqja pėrjashtim. Shėndeti
ėshtė bazė, kurse sėmundja pėrjashtim. Ne kohėn mė tė madhe
tė jetės e kalojmė nė shėndet. Sėmundja rrallė na godet. Ashtu
ėshtė edhe me tėrmetin i cili zgjat disa minuta nė jetėn e Tokės
me miliona vjet. Kėtu ėshtė edhe me luftėrat dhe katastrofat. Tė
gjitha kėto janė shtangime tė shkurtra nė jetėn e popujve
ndėrmjet periudhave tė gjata tė paqes.
Praktikisht, ēdo gjė e ka anėn e mirė tė saj. Sėmundja nxit ruaj -
tjen e shėndetit, dhembja ėshtė burim i qėndresės, kėmbėnguljes
dhe gatishmėrisė pėr sakrificė. Tėrmetet janė marrje frymė, lirim
i shtypjes sė brendshme tė rruzullit tokėsor, tė cilėt e ruajnė
sipėrfaqen e saj nga shpėrthimi. Vullkanet nxjerrin pasuri tė
fshehta xehesh dhe e mbulojnė sipėrfaqen e Tokės me llavė tė
plleshme. Luftėrat i lidhin popujt. Nga kjo lidhje vargore u krijuan
edhe Kombet e Bashkuara edhe Kėshilli i Sigurimit, si instanca
mė tė larta botėrore, tė cilat i zgjidhin kontestet ndėrkombėtare.
Penici lini, atomi, aeroplanėt raketorė, raketat janė zbuluar duke iu
falėnderuar luftėrave. Helmi i gjarprit e pėrmban kundėrhelmin
mė efikas. Nga mikrobet bėhen vaksinat. Pozitat tė cilat i kemi
tash nuk do tė na takonin sikur tė ishin gjallė gjyshėrit tanė. E
keqja nė kozmos ėshtė sikur hija nė fotografi; nėse i afrohesh tė
duket se ėshtė gabimi dhe mungesa e fotografisė, por, nėse
fotografinė e vėshtron nga largėsia e duhur, do tė zbulosh se ajo
ėshtė e domosdoshme dhe se hija ka detyrė tė dorės sė parė nė
formimin estetik tė fotografisė.
A do tė mund tė dinim ēėshtė shėndeti sikur tė mos ishte
sėmundja? Tė mirėn e njohim duke iu falėnderuar tė shėmtuarės,
pozitės natyrore duke iu falėnderuar jonatyrores. Nė kėtė kuptim
janė edhe fjalėt e Ebu Hamid El-Gazaliut tė madh:
Mospėrkryerja e kozmosit ėshtė pėrkryerja e tij, sikur qė ėshtė
edhe shtrembėrimi i harkut drejtėsia e tij, sepse, nė tė kundėrtėn,
nuk do tė mund ta hedhte shtizėn.
Domethėnia tjetėr e vėshtirėsive dhe dhembjeve ėshtė zbulimi i
natyrės sė vėrtetė tė njerėzve. Sikur tė mos ishte vėshtirėsia, tė
gjithė njerėzit do tė ishin tė njėjtė, bujaria do tė varfėrohej, kurse
lufta do ta humbte ėmbėlsinė e sulmit.
Ky ėshtė provim pėr ēdonjėrin prej nesh para vetes dhe para
Zotit tė madhėruar.
Kjo botė nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė kaptinė romani, i cili ka
disa kaptina, kurse vdekja nuk ėshtė fundi i tregimit por fillimi i tij.
Nuk ėshtė korrekte tė japim gjykimin pėr dramėn nė bazė tė
vetėm njė akti tė saj, sikur qė ėshtė jokorrekte ta hedhim poshtė
njė vepėr, sepse faqja e parė e saj nuk na kėnaq. Gjykimi korrekt
bėhet tek nė fund.
Dhe, mė nė fund, me ēka e konpenson tėrė kėtė miku. A mos po
kėrkon ai jetė pa vdekje, pa sėmundje, pa pleqėri, pa tė meta, pa
ndihmė, pa kufizim, pa pikėllim dhe pa dhembje. A nuk po kėrkon
pėrkryerjen absolute, ndonėse pėrkryerja absolute i pėrket vetėm
Zotit. I pėrkyer ėshtė vetėm Njė dhe i Vetmi, do tė thotė se miku
nuk do tė jetė i kėnaqur derisa ai personalisht tė bėhej zot, e kjo
ėshtė pėrēmim i vetvetes. Ai dhe tė pakėnaqurit e ngjashėm me
tė vetėm na bėjnė tė qeshemi. Ata dėshirojnė qė jeta tė bėhet
parajsė, por, ēkanė bėrė qė tė bėhet ashtu? Me ēka miku ynė
ėshtė i denjė tė bėhet zot. Gjyshja ime ka qenė mė e menēur se
doktori i doktoruar nė Francė kur thjesht tha:
E mira ėshtė nga Zoti, kurse e keqja nga vetė ne.
Kėto fjalė tė pakta e pėrkufizojnė dhe e sqarojnė gjithė
problemin. Zoti e ka dhėnė erėn dhe lumin, por kapiteni i anijes e 32
ngarkon me njerėz dhe e ngarkon me mall, dhe kur anija fundoset
e shanė Zotin dhe e mallkon fatin. Ēfarė mėkati ka Zoti nė kėtė!
Ai e dha ujin nė tė cilin anija do tė lundrojė edhe era e cila anijen
do ta lėvizė, por nefsi dhe pangopėsia njerėzore tė mirėn e
shndėrruan nė tė keqe.
Sa urtėsi dhe menēuri kanė fjalėt:
E mira ėshtė nga Zoti, kurse e keqja nga vetė ne!
ĒFARĖ ĖSHTĖ MĖKATI I ATIJ
TEK I CILI NUK KA ARRITUR
KURANI?
Pas njė tė menduari tė gjatė miku ynė, vazhdoi duke e theksuar
ēdo fjalė tė pyetjes sė re:
Mirė! - Ēfarė ėshtė mendimi juaj pėr njeriun deri te i cili nuk ka
arritur Kurani as ndonjė libėr tjetėr i Shpalljes sė Zotit, as qė i ka
ardhur I dėrguar i Zotit? Ēfarė ėshtė mėkati i tij? Ēdo tė ndodhė
me tė nė Ditėn e dhėnies sė llogarisė, pėr tė cilėn ju flitni?
I thashė atij:
Sė pari mė lejo tė japė shenjė nė supozimin e gabuar tė pyetjes
sate. Zoti xhel -le shanuhu qartė thotė se askujt nuk ia ka ndaluar
Mėshirėn e Tij, Shpalljen e Tij, Fjalėt e Tij dhe Ajetet e Tij:
Dhe nuk ka pasur popull tė cilit nuk i ka ardhur ai i cili ka
qortuar (tėrhequr vėrejtjen). (El-Fātir, 24).
Ne mesiguri ēdo populli i kemi dėrguar nga njė Tė
dėrguar. (En-Nahl, 36).
Pejgamberėt e pėrmendur nė Kuran nuk janė Tė dėrguarit e
vetėm tė Zotit. Pėrveē tyre ka pasur me mijėra tė tjerė pėr tė
cilėt nuk dimė asgjė. Zoti xhel -le shanuhu pėr kėtė i thotė
Muhammedit (a.s.):
... Pėr disa prej tyre tė kemi rrėfyer e pėr disa nuk tė kemi
rrėfyer. (El-Muminūn, 78).
All-llahu frymėzon ēdo gjė, madje edhe bletėn:
Zoti yt e ka frymėzuar bletėn: Bėni vetes shtėpi nėpėr male
dhe lisa dhe nė ato qė njerėzit i ndėrtojnė. (En-Nahl, 68). 34
Nganjėherė Shpallja vjen nė formė tė librit tė cilin e sjell Xhibrili,
nganjėherė nė formė tė dritės e cila penetron nė zemrėn e njeriut,
nganjėherė nė formė tė tė hapurit tė kraharorit pėr tė vėrtetėn,
nganjėherė nė formė tė urtėsisė, tė tė kuptuarit dhe tė vėrtetės,
kurse nganjėherė nė formė tė nėnshtrimit, frikės dhe frikėres-
pektit. Ēdonjėri qė nuk tregohet i shurdhėr ndaj Shpalljes, pava-
rėsisht nga mėnyra me tė cilėn ajo arriti tek ai, do tė shpėrblehet
nga Zoti xhel -le shanuhu. Sa u pėrket atyre tė cilėt nuk duan tė
dėgjojnė dhe me zemėr tė ndiejnė, atyre su ndihmojnė as librat
as pejgamberėt sadoqoftė qė tė jenė.
All-llahu thotė se mėshirėn ia ndanė kujt tė dojė dhe pėr kėtė
askujt nuk i pėrgjigjet.
Nganjėherė Zoti, nga menēuria qė vetėm Ai e di, e dėnon dikė,
kurse dikė e falė, duke e pranuar besimin e tij mė tė dobėt. Kush
prej nesh di mbase vetėm njė shikim i njeriut mė tė rėndomtė i
drejtuar me respekt dhe frikė te Zoti, ėshtė shpėtues dhe mė i
pranuar se falja jonė.
Studimi mė i ri i formave primitive tė religjiozitetit tė bashkėsive
mė tė vjetra njerėzore, tregon se edhe ato kanė pasur Tė dėrguar
dhe libra qiellorė sikur libri ynė.
Nė fisin Mau-Bau ėshtė zbuluar besimi nė njė zot, tė cilin ata e
quajnė Mugaj dhe tė cilin e pėrshkruajnė se ėshtė njė, nuk ka
lindur as qė ėshtė i lindur, askush sėshtė i barabartė as i ngja -
shėm me Tė, se nuk shihet dhe se nuk mund tė kuptohet, pėrveē
nėpėrmjet veprave dhe krijimeve tė Tij, se Ai ėshtė Krijues, Fur-
nizues, i Mėshirshėm, Dhurues, i shėron tė sėmurėt, i ndihmon
fatkeqėt, jep shiun, i pranon lutjet. Pėr rrufenė thonė se ėshtė thi-
ka e Tij, kurse bubullima ėshtė trokėllima e kėmbėve tė Tij. A
nuk ėshtė ky Mugaji sikur edhe Zoti ynė? Prej nga kėtyre kjo dije
pėrveē nėse nė historinė e tyre nuk ka qenė I dėrguari dhe trans-
metuesi i asaj qė i ėshtė shpallur, dhe se koha me kėtė mėsim ka
bėrė ndryshimin. 35
Nė fisin Nijam-Nijam gjejmė gjithashtu besimin nė njė zot, tė ci lin
e quajnė Mubil. Nė pyellin virgjėr, siē besojnė ata, ēdo gjė lėviz
sipas vullnetit tė Tij. Ai me rrufe i gjuan njerėzit e kėqij, ndėrsa tė
mirėt i shpėrblen me furnizim, bekim dhe sigurim.
Nė fisin Shejlak besojnė nė njė zot tė cilin e quajnė Xhok, ndėr-
sa e pėrshkruajnė se fshehet dhe paraqitet, se ėshtė nė qiell dhe
nė ēdo vend. Ai ėshtė krijuesi i ēdo gjėje.
Nė fisin Denka besojnė nė njė zot me emrin Nijalok. Kjo fjalė
do tė thotė: Ai i cili ėshtė nė qiell, i cili ėshtė mė i larti.
Si ti quajmė tė gjitha kėto besime, a mund tė themi pėr to se janė
diē tjetėr pėrveē vetė Islami.
A mos janė kėto diē tjetėr pos Shpalljes tė cilėn e kanė trans-
metuar Tė dėrguarit nga kėta popuj gjatė historisė sė tyre.
Feja ėshtė njė:
Mesiguri ata qė kanė besuar, e edhe ata qė kanė qenė
hebrenj, tė krishterė ose sabejė - ata qė i kanė besuar All-
llahut dhe botės tjetėr dhe kanė bėrė vepra tė mira - vėrtet i
pret shpėrblimi prej Krijuesit tė tyre, pėr ata nuk ka as frikė
as pikėllim. (El-Bekare, 62).
Madje edhe sabejėt, tė cilėt e kanė adhuruar Diellin si njėrėn prej
shenjave tė Zotit kurse tė cilėt kanė besuar nė Njė Zot, Ditėn e
gjykimit, ringjalljen, dhėnien e llogarisė dhe kanė bėrė vepra tė
mira, do tė kenė shpėrblim te Zoti xhel -le shanuhu.
Pikėpamjet e mėshirės sė Zotit janė tė ndryshme. Dikush lindet i
verbėr, derisa tė tjerėt linden me tė pamur. Ata tė cilėt kanė
jetuar nė kohėn e Musaut (a.s.) kanė parė me sytė e tyre se si ai
me njė goditje tė shkopit tė tij e ēau detin. Bashkėkohėsit e Isaut
(a.s.) kanė qenė dėshmitarė se si ringjallė ai tė vdekurin. Sa na
pėrket neve, ne pėr kėto ndodhi dimė vetėm atė qė e kemi
dėgjuar, kurse tė dėgjohet nuk ėshtė e njėjtė ēka edhe tė shihet,
as qė ėshtė i barabartė ai qė sheh dhe ai qė dėgjon. Pėrveē
kėsaj, besimi ose jobesimi nuk janė tė kushtėzuar me muxhize.
Kokėfortėt dhe mendjemėdhenjtė i kanė parė muxhizet e tė 36
dėrguarve tė tyre dhe se edhe mė tepėr kanė thėnė se ato janė
gėnjeshtra.
Nuk ka dyshim se deri te miku ynė, doktori i shkencės, kanė ar-
dhur qė tė tre librat qiellorė: Tevrati, Inxhili dhe Kurani, e ky i
fundit nė gjuhėn e tij amtare, e me kėtė vetėm shtohej ashpėrsia
me tė cilėn ai futej nė kėto polemika. Nga shkaqet dhe rrugėt e
vėrteta nė diskutimin autentik, miku iku nė situatėn e cila sėshtė
e tij, duke pyetur pėr njeriun abstrakt tė cilit nuk i ka ardhur I
dėrguar dhe deri te i cili nuk ka depėrtuar Kurani as ndonjė libėr
tjetėr qiellor, me qėllim qė tė gjejė jopėrkryeshmėrinė e drejtėsisė
hyjnore dhe mangėsitė e saj.
Sė kėndejmi ai edhe pyet: Pėrse aspektet e Mėshirės Hyjnore
janė tė ndryshme? Pėrse Zoti dikujt i lejon ti shohė shenjat e Tij
kurse tė tjerėve vetėm tė dėgjojnė pėr to?
I pėrgjigjemi se kjo mbase nuk do tė ishte mėshirė por dėnim. A
nuk u ka thėnė All-llahu xhel -le shanuhu ithtarėve tė Isaut (a.s.)
tė cilėt kanė kėrkuar tua dėrgojė sofrėn nga qielli:
All-llahu tha: Unė do tua zbresė atė, por ai qė e mohon
edhe pas kėsaj prej jush, atėherė unė do ta dėnoj me njė
dėnim me ēfarė askėnd nė botė nuk do ta dėnoj. (El-Māide,
115). Kjo ėshtė kėshtu pėr arsye se pėr atė i cili pas pamjes sė muxhi-
zes nuk beson, dėnimi ashpėrsohet dhe rritet. Lum pėr atė kush
besoi pamjen e muxhizes, kurse mjerė pėr atė kush e pa por nuk
besoi! Kurani nė duart tua ėshtė dėshmi dhe vėrejtje, ndėrsa nė
Ditėn e llogarisė do tė jetė dėnim
Mosekzistimi i dėshmisė sė qartė pėr eskimezėt e viseve polare,
mund tė jetė lirim, falje dhe mėshirė nė Ditėn e dhėnies sė lloga-
risė, njėlloj sikur qė vetėm njė shikim i tyre i mbushur me respekt
dhe frikė tė devotshme nė njė ēast tė jetės sė tyre mund tė jetė i
mjaftueshėm qė te Zoti tė pranohen si besimtarė tė sinqertė.
E pse Zoti xhel -le shanuhu ėshtė mė i mėshirshėm ndaj dikujt, kjo
i pėrket urtėsisė sė Tij: 37
Ai ka ditur ēka nė zemrat e tyre, andaj ka zbritur qetėsi
mbi ta, dhe do ti shpėrblejė me njė fitore tė afėrt. (El-Feth,
18). Dija e Zotit mbi ne dhe zemrat tona zgjatė mė tepėr se fillimi ynė
fizik nė mitrat e nėnave, kur shpirtrat tanė kanė qenė rreth
Arshit, dhe se ndėr ne ka asish tė cilėt janė mbuluar rreth dritės
sė Tij, ndėrsa ka edhe asish tė cilėt janė larguar prej Tij, duke u
kėnaqur me ato me tė cilat Ai i krijoi, dhe duke harruar nė
bukuritė e Krijuesit tė Tij. Pėr kėtė arsye edhe meritojnė shkallė
mė tė ulėt nė Ditėn e dhėnies sė llogarisė dhe mė pas. Kėshtu
flasin ata tė cilėt shohin.
Atė qė ne e shohim gjatė jetės sonė tė shkurtėr nė kėtė botė nuk
ėshtė e tėra. Vetėm I Gjithėdijshmi e di urtėsinė e ēdo dhembjeje
dhe fatkeqėsie. Ēdo gjė qė shohim e ka kuptimin e vet, por ne
nuk mund ta kuptojmė domethėnien dhe menēurinė e tėrė
ekzistuese, sepse kjo mundėsi nuk i ėshtė dhėnė askujt.
Ndoshta pėr kėtė shkak edhe ekziston bota tjetėr, dita nė tė cilėn
do tė vihen kandarėt e vėrtetė dhe kur I Gjithėdijshmi do tė na
lajmėrojė pėr ate pėr ēka jemi ndarė.
Nė fund, miku im, do tė tė qetėsoj me fjalėn kryesore tė tė vėr-
tetės, nė tė cilėn Zoti xhel -le shanuhu shprehimisht thotė:
Dhe asnjė popull Ne nuk e kemi dėnuar derisa nuk i kemi
dėrguar pejgamber. (El-Isrā, 15).
Do tė mė lejosh tė tė tregoj edhe pėr diēka shumė tė ēuditshme
nė pyetjen tėnde. Nė shikim tė parė ajo zbulon keqardhjen tėnde
ndaj atij tė cilin drita kuranore ka mundur ta kalojė, mėshira dhe
pėrudhja e Zotit. Kuptimi mė i thellė i pyetjes zbulon mosbesimin
tėnd nė Kuran, mėshirėn dhe pėrudhjen e Zotit. Kjo ėshtė me tė
vėrtetė orvatje e mashtrimit dhe gėnjimit. Sipas kėsaj ajo bart
kundėrthėnie evidente; del me dėshminė e cila pėr ty vetė nuk
ėshtė kurrfarė dėshmie. A nuk po sheh se logjika tė cilėn po e
pėrdorė kėrkon korrigjime rrėnjėsore
XHENNETI DHE
XHEHENNEMI
Miku ynė kėsaj here ishte plotėsisht i sigurt nė vetvete. Ia filloi
duke i shqiptuar fjalėt ngadalė:
Si do tė na dėnojė All-llahu, kurse Ai ėshtė I Gjithėmėshirshmi,
Mėshirėploti, pėr mėkatin gjatė njė kohe tė kufizuar me dėnim tė
pėrhershėm (...ata do tė qėndrojnė nė xhehennem pėrgjith-
monė!). Kush jemi ne dhe ēka paraqesim nė krahasim me
madhėrinė e Zotit, e qė tė na hakmerret nė kėtė mėnyrė.
Njeriu ėshtė vetėm atom apo pluhur nė kozmos dhe nė krahasim
me madhėrinė e Zotit do tė thotė diē shumė e imėt dhe e pavlerė,
nė realitet nuk do tė thotė asgjė.
Duke ia pėrmirėsuar njohuritė mikut, themi:
E para - nuk jemi ne vetėm atom dhe pluhur nė kozmos. Pozita
jonė te Zoti nuk ėshtė e parėndėsishme, pėrkundrazi, ajo ėshtė e
madhe dhe e rėndėsishme. A nuk na ka frymėzuar neve prej
shpirtit tė tij. A nuk na janė pėrulur ėngjėjt. A nuk na ka prem-
tuar trashėgiminė e qiejve dhe Tokės, e ka thėnė.
Vėrtet, Ne i kemi nderuar bijtė e Ademit dhe i kemi bėrė tė
udhėtojnė nėpėr tokė dhe tė lundrojnė nėpėr det. I kemi
furnizuar me mė tė mirat dhe lart i kemi nderuar ndaj
shumicės sė krijesave Tona. (El-Isrā, 70).
Nė ne, do tė thotė, ka pjesė prej shpirtit tė Zotit.
Kundrejt kozmosit, ne nuk jemi atom as pluhur. Ne ashtu dukemi
kur tė shikohen trupat tanė nė hapėsirėn e gjithėsisė. 40
Mirėpo, ne a nuk e pėrfshijmė gjithėsinė me mendjen tonė, i kup-
tojmė ligjet tė cilat sundojnė nė tė dhe depėrtojmė nė orbitat e
shumė trupave tė saj. Falė kėsaj, kozmonauti lėshohet nė Hėnė,
duke konfirmuar se njohuria jonė ka qenė e saktė.
Kjo a nuk dėshmon se ne, duke shikuar nė shpirtin tonė, jemi mė
tė mėdhenj se kozmosi dhe e zotėrojmė atė. Andaj ka patur tė
drejtė poeti kur duke iu drejtuar njeriut ka thėnė:
Dhe mendon se je trup i vogėl
kurse nė ty pėrfshihet bota mė e madhe.
Njeriu, siē thonė sufistėt, ėshtė libėr gjithėpėrfshirės, kurse koz-
mosi janė faqet e tij.
Njeriu pra ėshtė mjaft i madh dhe mjaft i rėndėsishėm. Ai bart nė
vete prej shpirtit tė Zotit. Edhe veprat e tij obligojnė tė jenė tė
llogaritura.
Sa i pėrket vėrejtjes nė lidhje me tė dėnuarit me dėnim tė
pėrjetshėm pėr mėkatin me zgjatje kohore tė kufizuar, (men-
dojmė), ky ėshtė edhe njė gabim tė cilin e bėn doktori ynė i sigurt
nė vetvete gjatė arsyetimit tė tij. Zoti xh.sh. duke u pėrgjigjur nė
kėrkesėn e tė dėnuarve tė pėrjetshėm qė tė kthehen pėrsėri nė
kėtė botė e tė punojnė ndryshe nga ajo qė kanė punuar, thotė:
...Edhe sikur tė ktheheshin, mesiguri ata pėrsėri do ti kthe-
heshin asaj qė e kishin tė ndaluar. Ata vėrtet janė
rrenacakė. (El-Enām, 28), do tė thotė, mėkati i tyre nuk ėshtė
i kufizuar sipas kohės. Ajo ėshtė veti e pėrhershme e cila gjithnjė
do tė pėrsėritej, siē shihet prej ajetit tė theksuar: edhe sikur tė
ktheheshin, tra mesiguri pėrsėri do ti ktheheshin asaj qė e
kanė pas tė ndaluar. Ata vėrtet janė rrenacakė. Mėkati i
tyre pra, nuk ėshtė kurrfarė rėnie momentale, situatė momentale
nė tė cilėn janė gjendur derisa kanė qenė nė dynja. Pėr ta All-
llahu xh.sh. nė njė vend tjetėr nė Kuran thotė;
Atė ditė kur All-llahu xh.sh. do ti ringjallė tė gjithė ata,
Atij do ti betohen sikur qė po ju betohen juve dhe do tė 41
mendojnė se me kėtė diē kanė arritur dhe fituar... Ata, pa
dyshim janė rrenacakė tė vėrtetė. (El-Muxhādele, 18).
Nga ajeti i cituar shihet pra njė formė tjetėr e vendosmėrisė dhe
provokimit nga ana e tė dėnuarve me dėnim tė pėrjetshėm, tė
cilėt shkojnė gjer atje saqė e ballafaqojnė Zotin me rrenėn dhe
betimin e rrejshėm tė tyre dhe atė nė Ditėn e llogarisė sė madhe,
nė Ditėn kur do tė ngrihen tė gjitha perdet dhe mbulesat.
Qėndrimi i tillė i tyre ėshtė shenjė e kryelartėsisė dhe tiranisė mė
tė madhe.
Nuk jemi pra mė kėtu te mėkati i kufizuar me kohėn, por para
mėkatit zgjatja e tė cilit ėshtė e pėrhershme dhe para shpirtit i cili
nė vetvete e mban tė keqen e pėrhershme. Sė kėndejmi, dėnimi i
pėrhershėm pėr shpirtin e tillė nė realitet ėshtė drejtėsi. Pėr kėtė
qartė flet ky ajet kuranor:
Dhe ata nuk do tė dalin prej xhehennemit. (El-Bekare,
168). Kurse Ibni Arebiu thotė: Mėshirė ndaj tyre do tė jetė ajo
se ata do tė adaptohen nė kėtė zjarr. Dhe ai nė amshueshmėri do
tė bėhet mjedis i pėrshtatshėm pėr ta.
Pa dyshim ekziston afėrsi ndėrmjet disa shpirtrave tė kėqij dhe
zjarrit. Disa shpirtra janė, nė realitet, pishtarė tė zilisė, urrejtjes,
pasionit, xhelozisė, shpirtligėsisė, hakmarrjes, veprave kriminele
qė i bėnė sikur tė jenė vėrtet zjarr. Shpirtrat e tillė nuk mund tė
jetojnė nė paqe. Pėr asnjė ēast nuk mund tė jetojnė, e qė pėrreth
vetes tė mos nxisin luftė e tė mos ndezin zjarr, sepse zjarri ėshtė
vendbanim dhe natyra e tyre. Dhe kur shpirtrave tė tillė vend-
qėndrim tu caktohet xhehennemi, atėherė ky ėshtė gjykim i
drejtė. Kjo nė realitet ėshtė vendosje e gjėrave nė vendet
pėrkatėse. Sikur rastėsisht shpirtrave tė tillė vendqėndrim tu
caktohej xhenneti, ata nuk do ta ndienin (nuk do tu pėrshtatej).
Ata a nuk e kanė refuzuar paqen nė Tokė?
Xhehennemin dhe xhennetin nė Ahiret duhet kuptuar nė kuptimin
mė tė gjerė. Zjarri nė Ahiret nuk ėshtė djegės. Djegia nė tė nuk
ėshtė sikurse djegia nė dynja. Zoti xh.sh. dėfton se tė dėnuarit 42
me zjarr tė xhehennemit nė tė do tė flasin dhe do ta mallkojnė
njėri -tjetrin. Nė tė ekziston druri i cili jep fryt.
Ai dru quhet Zekkūm. Rrėnjėn e ka prej fundit tė
xhehennemit. Ekziston dhe uji i xhehennemit i cili do tė jetė pije
pėr tė dėnuarit.
Zjarri i tillė nė tė cilin gjendet druri, gjendet uji, pastaj nė tė cilin tė
dėnuarit flasin, gjithsesi ėshtė ndryshe nga zjarri tė cilin e njohim
ne:
... Sa herė qė njė grup hyn nė tė (nė zjarr), e mallkon atė tė
mėparshmin derisa kur tė arrijnė nė tė tė gjithė, grupi i
fundit i tyre thotė pėr grupin e parė: Zoti ynė, kėta (paria)
na kanė humbur neve (nga rruga e drejtė), pra shtoju
dėnimin me zjarr atyre! (All-llahu) Thotė: Pėr secilin (grup)
ėshtė (dėnimi) i shtuar, por ju nuk po e dini. (El-Arāf, 38).
Dhe ata nė xhehennem, e ky ėshtė zjarr, do tė thonė. Ai zjarr ėshtė:
Lėndė djegėse tė tė cilit janė njerėzit dhe gurėt. (El-Bekare, 24).
Zjarri pėr tė cilin ishte fjala gjer mė tani bėn pjesė nė gjėrat e
fshehta (gajbit). Ajo qė ėshtė thėnė pėr tė ėshtė shprehur vetėm
simbolikisht.
Nuk guxon kjo tė kuptohet sikur ne po e mohojmė vuajtjen
ndijore (trupore) ndėrsa po e pranojmė atė shpirtėrore. Vuajtja
trupore ekziston dhe nė tė nuk lejohet tė dyshohet. Ne besojmė
nė ekzistencėn e saj. Ne vetėm konfirmojmė se hollėsitė e saj,
mėnyra e saj si dhe mėnyra e zjarrit me tė gjitha pėrshkrimet e
hollėsishme tė tij, na janė plotėsisht tė panjohura dhe tė pakuptue-
shme. Sipas asaj ēfarė na e prezentojnė rrėfimet kuranore,
mund tė konkludojmė se ai nuk ėshtė si ky zjarri i rėndomtė tė
cilin e njohim, sikur qė edhe trupat tė cilėt do ta pėrballojnė atė
zjarr do tė jenė, gjithsesi, ndryshe prej trupave tanė tė kėsaj
bote...
E njėjta gjė vlen edhe pėr xhennetin. Ai nuk ėshtė treg perimesh,
hurmash, shegash, rrushi... Tė gjitha kėto pėrshkrime kuranore 43
tė xhennetit, nė realitet janė simbole, dhėnie e shembujve dhe
afrim i tė kuptuarit:
Shembulli i xhennetit, qė u ėshtė premtuar atyre qė janė tė
ruajtur, nė tė cilin ka lumenj me ujė tė pashtershėm dhe
lumenj nga qumėshti me shije tė pandryshuar. (Muhammed,
15). Shembulli i xhennetit do tė thotė se ne sjellim shembull me tė
cilin dėshirojmė ta afrojmė tė kuptuarit e xhennetit, ndėrsa
esenca dhe detajet e tij nė hollėsi nuk janė zbuluar:
Dhe asnjė shpirt nuk e di ēfarė i ėshtė fshehur prej
gėzimeve si shpėrblim pėr atė qė e ka punuar. (Es-Sexhde,
17). ... Xhenneti, gjerėsia e tė cilit pėrfshinė qiejt dhe Tokėn...
(Āli Imrān, 133).
Pra nuk ėshtė e mundur qė xhenneti tė jetė vetėm kopsht.
... Dhe pemė tė shumta, tė bollshme dhe tė pandaluara.
(El-Vākia, 32-33).
Ato pemė janė ndryshe nga kėto tonat tė cilat harxhohen dhe
ndalohen... dhe vera:
Prej saj as sju dhemb koka e as qė e humbni mendjen (as
su dobėsohet trupi). (El-Vākia, 19). Ajo verė pra, ėshtė
ndryshe prej verės sė njohur nga e cila dhemb koka dhe
turbullohet mendja.
Pėr xhennetlinjtė Kurani thotė:
Ne nga kraharorėt e tyre e kemi hequr ēdo urrejtje. (El-
Arāf, 43). Kėtu shpirtrat janė pastruar nė mėnyrėn e cila pėr ne
ėshtė e panjohur.
Xhenneti ėshtė, po ashtu, prej gjėrave tė panjohura - gajb. Kur e
konstatojmė kėtė, atėherė me kėtė nuk e mohojmė asnjė
kėnaqėsi trupore. Ne besojmė se xhenneti ėshtė kėnaqėsi trupore
dhe shpirtėrore, por ajo qė veēanėrisht kėtu duam ta theksojmė,
ėshtė se hollėsitė e kėsaj kėnaqėsie dhe vuajtjeje si dhe mėnyra
se si do tė jenė - na janė tė panjohura. As xhenneti nuk ėshtė
treg i pemėve dhe perimeve, por as xhehennemi nuk ėshtė furrė
pėr pjekjen e mishit. 44
Dėnimi nė Ahiret nuk ėshtė demonstrim i forcės nga ana e Zotit
xh.sh. mbi robėrit e Tij, por ai ėshtė pastrim, prezentim, drejtim
dhe mėshirė:
Nuk do tju dėnojė All-llahu nėse ju Atė e falėnderoni dhe
e besoni. (En-Nisā, 147). Bazė pra, ėshtė mosdėnimi.
All-llahu xh.sh. nuk do ta dėnojė besimtarin e vėrtetė. Ai do ta
dėnojė atė i cili ėshtė kryelartė dhe i cili e mohon dhe pėr pėr-
udhjen e tė cilit kanė dėshtuar tė gjitha mjetet dhe mėnyrat e pėr-
udhjes, njoftimit dhe tė tė kuptuarit.
Dhe mesiguri do tė bėjmė qė ta shijojnė dėnimin mė tė
vogėl, para atij mė tė madhit, ndoshta do tė kthehen. (Es-
Sexhde, 21). Caktimi i Zotit ėshtė qė kėta tė shijojnė dėnim mė tė lehtė nė
kėtė botė, i cili ndoshta do tu ndihmojė qė tė zgjohen nga gjumi i
thellė, ti trondisė nga pagdhendshmėria dhe dremitja. Ndoshta
do tė kthehen.
Nėse nuk ndihmojnė tė gjitha kėto mjete dhe ai i cili e mohon
(Zotin) edhe mė tutje e mohon, atėherė nuk mbetet tjetėr pėrpos
ballafaqimit tė tij me dėnimin e vėrtetė qė ta njohė... e njohja e sė
vėrtetės nė realitet ėshtė mėshirė. Sikur Zoti xh.sh. ti linte nė
verbėsinė e injorancėn e tyre dhe ti linte pas dore, do tė bėnte
padrejtėsi, kurse Zoti xh.sh. ėshtė i pastėr nga kjo. Ekspozimi nė
zjarr i atyre tė cilėt e kanė merituar zjarrin, nė tė vėrtetė ėshtė
kujdes ndaj tyre, sepse tė gjitha veprat e Zotit xh.sh. janė mė-
shirė. Ai ndaj atyre qė e kanė merituar xhehennemin ėshtė i mė-
shirshėm nė atė mėnyrė qė ua ka dhėnė, sepse me ndihmėn e
xhehennemit i edukon dhe mėson. Ndėrkaq, ndaj atij i cili e ka
njohur dhe besuar, bėn mėshirė duke e futur nė xhennet i cili i
takon si nder dhe mirėnjohje nga ana e Sunduesit dhe Krijuesit tė
vet.
... Me dėnimin Tim do ta dėnoj cilin tė dua, kurse mėshira
Ime ngėrthen ēdo send... (El-Arāf, 156). Ai pra, ka bėrė qė
mėshira e Tij tė ngėrthejė gjithēka, pra edhe dėnimin e Tij. 45
Ta pyesim tash mikun, sipas mendimit tė tij, a do tė ishte Zoti mė
i drejtė sikur ti barazonte mizorėt me ata tė cilėve u ėshtė bėrė
mizori, vrasėsit me tė vrarėt, dhe tė gjithė njėlloj ti shpėrblejė nė
Ahiret. A do tė ishte e drejtė, sipas mendimit tė doktorit, qė tė
barazohet e bardha me tė zezėn? Atyre tė cilėt e pėrjashtojnė
mundėsinė e dėnimit tė Zotit, u bėjmė pyetje: A nuk po na dėnon,
nė realitet Zoti, edhe nė kėtė botė? Ēka janė pleqėria, sėmundja,
kanceri etj., pėrveē se dėnime, por nė njė mėnyrė tė caktuar.
Kush ėshtė krijues i mikrobit...?!!
A nuk ėshtė kjo vėrejtje dhe paralajmėrim se gjendemi para Zotit
i cili mund tė lėshojė dėnim.
QĖNDRIMI I ISLAMIT
NDAJ FEMRĖS
Tha miku:
A nuk pajtohesh me mua se qėndrimi i Islamit ndaj femrės ėshtė
reaksionar? Miku filloi tė numėrojė: Poligamia, mbyllja e femrės
nė shtėpi, mbulesa, e drejta e mashkullit nė shkurorėzim, e drejta
e mashkullit nė ushtrimin e metodave sikur qė janė fuqia fizike,
refuzimi i fjetjes me gruan, e drejta e mashkullit me femrat me
tė cilat disponon, pozita mė e lartė e burrave nė krahasim me
gratė dhe pjesa dy herė mė e madhe nė trashėgim.
I thashė atij: Akuzat kėtė herė janė tė shumėnumėrta, prandaj
edhe biseda do tė zgjasė diē mė shumė. Tė nisemi prej fillimit.
Nė periudhėn paraislamike, fėmija femėr me lindjen e saj ishte e
dėnuar me varrosjen e saj tė gjallė. Mashkulli kishte tė drejtė nė
dhjetė, njėzet, me fjalė tė tjera nė numėr tė pakufizuar grashė.
Robėreshat e veta i detyronte qė me anė tė kurvėrisė ti sjellin
dobi materiale. Duke e lejuar martesėn me mė sė shumti katėr
gra, Islami, nė tė vėrtetė, e vendosi kufizimin e poligamisė dhe
tendencėn pėr suprimimin e saj. Ky hap i Islamit ka qenė shpė-
timtar pėr femrėn, sepse e ka shpėtuar prej turpit, pėrēmimit,
skllavėrimit dhe vdekjes mė brutale, tė dhunshme. Qė kėtė mos
ta arsyetojmė nė mėnyrė tė veēantė, tė pyetemi, a thua femra
bashkėkohore nė kushtet formale tė martesės monogamike ėshtė
e lumtur, e kėnaqur dhe nė nivelin e duhur tė dinjitetit njerėzor,
kur dimė se ėshtė fundosur nė jetėn ku sundon korrupsioni dhe
amoraliteti i tė gjitha llojeve. Ēėshtė mė dinjitoze pėr femrėn: tė 60
jetė gruaja e dytė nė martesė ligjore me tė gjitha tė drejtat apo tė
bėhet dashnore qė nė fshehtėsi kėrkon kėnaqėsi fizike.
Pėrveē kėsaj, Islami poligaminė e kushtėzoi ashtu qė gati ajo ėsh-
tė e pamundur. Me fjalė tė tjera, martesa me dy, tri dhe mė sė
shumti katėr gra i ėshtė lejuar njeriut i cili mund tė jetė i bara-
bartė dhe i drejtė ndaj tė gjithave:
... Por, nė qoftė se frikėsoheni se nuk do tė jeni tė drejtė,
atėherė (kėnaquni) vetėm me njė!... (En-Nisā, 3) dhe
Ju nuk mund tė jeni plotėsisht tė drejtė ndaj grave tuaja,
sikur ju kėtė edhe ta dėshironit... (En-Nisā, 129).
Sa i pėrket lidhshmėrisė sė femrės me shtėpinė, kjo si urdhėr ka
tė bėjė vetėm me bashkėshortet e Tė dėrguarit tė Zotit, sepse ato
merren si shembuj ideal pėr femrat:
Nė shtėpitė tuaja qėndroni... (El-Ahzāb, 33).
Nga kjo shihet rekomandimi islam pėr femrėn si nėnė dhe
amvise, femrėn e cila tėrėsisht i pėrkushtohet familjes dhe
shtėpisė sė vet.
Mirėpo, Islami nuk ia ndaloi femrės daljen prej shtėpisė dhe
marrjen me punė tė ndryshme, nėse kėtė nevojat e kėrkojnė.
Tekefundit nė historinė e popujve islamė gjejmė njė numėr tė
madh femrash tė cilat u dėshmuan si juriste dhe poete tė
shkathėta. Muslimanet kanė marrė pjesė nė luftėra njėlloj sikur
qė kanė marrė pjesė edhe nė tė gjitha sferat e jetės kulturore.
Ajeti i theksuar paraprak paraqet vizionin e gjendjes ideale sa i
pėrket pozitės sė femrės,ndėrsa ndėrmjet gjendjes ideale, tė
mundshme dhe tė vėrtetė ekzistojnė, natyrisht, dallime tė mėdha.
Edhe gratė e Pejgamberit tė Zotit kanė shkuar nė luftė bashkė
me tė.
Ta vėshtrojmė tash kundėrshtimin pėr shkak tė mbulesės sė fem-
rės. Menjėherė tė themi se ajo shkon nė llogari tė femrės dhe di-
njitetit tė saj. Islami ka lejuar zbulimin e fytyrės dhe duarve,
ndėrsa ka ndaluar zbulimin e pjesėve tjera tė trupit. Ėshtė e vėr-
tetė e dėshmuar se pema e ndaluar ėshtė mė tėrheqėse; mbu- 61
limi i pjesėve tė caktuara tė trupit vetėm e zmadhon tėrheqjen
dhe dėshirėn pėr to. Kaherė ėshtė zbuluar se nė fiset primitive nė
tė cilat femrat janė tė zbuluara, gatise nuk ka ndjenjė dashurie.
Meshkujt dhe femrat takohen vetėm njė herė njė muaj, e nėse
ajo mbetet me barrė, marrėdhėniet seksuale ndėrpriten dy vjet.
Edhe nė pėrvojėn tonė kemi shembuj tė shumtė tė cilėt e
dėshmojnė kėtė tė vėrtetė. Trupat lakuriq tė femrave tė cilat na
rrethojnė verės nėpėr plazhe nuk janė joshės, tėrheqės dhe nxitės
sikur kur janė tė mbuluar. Ėshtė e pakontestueshme se femrės
mė sė shumti i ka mbetur tė jetė e dashur dhe se si femėr, sė pari
dhe mė sė shumti e pėrul ajo qė ia heq nxitjen dhe
tėrheqshmėrinė.
Sa i pėrket kundėrshtimit pėr tė drejtėn e mashkullit nė shkuro-
rėzim, do tė jemi krejtėsisht tė shkurtėr. Sikur qė mashkulli mund
ta shkėpusė martesėn, kėtė mund ta bėjė, me anė tė gjyqit, edhe
femra po qe se ka shkaqe tė arsyeshme. Nė anėn tjetėr, femra
me rastin e lidhjes sė kurorės, themelimin e saj mund ta
kushtėzojė me tė drejtėn e saj pėr shkurorėzim.
Pėrveē kėsaj, ekziston njė dallim qenėsor nė pozitėn bashkėshor-
tore tė muslimanes dhe femrės evropiane. Me rastin e lidhjes sė
martesės, muslimani pranon mehrin, ndėrsa femra nė Perėndim
sjell miraz (prikėn). Muslimanja, mė tej, krejtėsisht e pavarur dis-
ponon me pasurinė e saj, derisa me pasurinė e evropianes dispo-
non burri i saj.
E drejta e mashkullit nė aplikimin e mjeteve fizike dhe largimin
prej shtratit bashkėshortor, ka tė bėjė vetėm ndaj atyre femrave
tė cilat shprehin disa lajthitje tė caktuara seksuale dhe bashkė-
shortore. Kryesisht kjo ka tė bėjė me dy ekstravaganca mė tė
pėrhapura dhe psikologjikisht tė shpjeguara: mazohizmin dhe
sadizmin. Nė rastin e parė femra dėshiron tė jetė fizikisht e
munduar, kurse nė rastin tjetėr, qė ajo ta mundojė bashkėshortin.
Kjo, nė tė shumtėn e rasteve mund tė kuptohet si muxhize
kuranore, sepse shumė para ēfarėdo zbulimeve psikologjike, i ka 62
vėnė kėto veti dhe marrėdhėniet ndaj tyre duke i lejuar mashkullit
qė femrėn - mazohiste ta shėrojė me ilaēin qė e dėshiron ajo,
kurse ato janė tė rrahurat fizike, ndėrsa femrėn sadiste ta shėrojė
me braktisjen e shtratit bashkėshortor:
... E pastaj nė shtrat ndanu nga ato, e madje edhe
rrahni... (En-Nisā, 34).
Kėto dy fjalė pėrmbajnė vėllime tė tėra tė hulumtimeve psiko-
logjike pėr ekstravagancat seksuale tė femrės dhe shėrimit tė saj.
Sa i pėrket kundėrshtimit pėr tė drejtėn e mashkullit nė femrat
me tė cilat disponon, tė kuptuarit e tij ashtu siē duhet, para-
shtron diskutimin e raportit tė Islamit ndaj robėrisė. Ėshtė e njo-
hur orvatja e disa orientalistėve qė ta akuzojnė Islamin, duke po-
huar se anon nga robėria,ndonėse Islami,sikur qė kėtė do ta
shpjegojmė, ėshtė feja e vetme e cila kėrkon suprimimin e
robėrisė. Nėse do ta lexonim Inxhilin (Ungjėllin) dhe po ti shqyrtonim po-
saēėrisht fjalėt e apostullit Pal nga shkresat e tij tė drejtuara
popullatės sė Efsusit, do tė gjenim thirrjen mė tė hapėt pėr robėri,
nė tė vėrtetė, kėrkesėn mė tė drejtpėrdrejtė tė pėruljes sė tillė tė
robėrve ndaj zotėrinjve, e cila ėshtė e njėjtė me pėruljen ndaj
Zotit:
Ejjuhe-l-abid.. Ettīū sādetikum bi hawfin we radetin fi besātati
kulubikūm kemerr-rabbi. (Inxhili).
O ju robėr!! Nėnshtrojuni zotėrinjve tuaj me frikė dhe brengė nė
pėruljen e zemrave tuaja sikur Zotit!
Inxhili nuk ka kėrkuar suprimimin e robėrisė sikur sistem. Qėllimi
i tij i fundit ka qenė vendosja e dashurisė dhe marrėdhėnieve tė
mira midis robėrve dhe zotėrinjve tė tyre.
Sipas Teuratit ekzistues, fati i tė lirėve ėshtė mė i keq se sa fati i
robėrve. Prej porosive tė tij ėshtė qė: banorėt e vendit tė cilėt do-
rėzohen pa luftė merren si robėr, derisa banorėt e vendit tė cilėt
kundėrvihen me armė e pastaj dorėzohen, u ekspozohen armėve
dhe vriten. Tmerrit nuk mund ti shmangen as gratė, as fėmijėt,
as pleqtė. 63
Pra robėria, para paraqitjes sė Islamit ka qenė dukuri e rėndomtė
dhe e pėrhapur, ndėrsa fetė para Islamit porositnin nėnshtrim
ndaj zotėriut.
Kurani ėshtė libri i parė i shpallur i cili flet pėr lirimin e robėrve.
Ai nuk e ndaloi kategorikisht robėrinė as qė kategorikisht kėrkoi
lirimin e robėrve, sepse realizimi praktik i qėndrimit tė tillė nė
kuptimin e tij tė vėrtetė do tė thotė shkatėrrim i strukturės sė
tėrėsishme tė shoqėrisė sė atėhershme. Kjo nė tė vėrtetė, do tė
thoshte dalje e qindra mijėra lypsave nėpėr rrugė duke kėrkuar
lėmoshė ose tė vjedhin, plaēkisin, tė merren me kurvėri pėr shpė-
timin e lėkurės. Ėshtė e panevojshme tė theksohet se njė gjendje
e tillė do tė ishte mė e keqe se sa robėria. Andaj Kurani ka kon-
statuar realisht rrugėn mė tė pranueshme, rrugėn e eliminimit
gradual tė robėrisė. Ai fillon ashtu qė sė pari e mbyll robėrinė e
gjetur dhe pastaj i shkatėrron tė gjitha burimet e saj. Nė atė kohė
robėrimi nė luftė ishte burimi kryesor i robėrisė dhe Kurani
urdhėroi lirimin e robėrve, me apo pa kompensim dhe ndaloi qė
robėrit e zėnė nė luftė tė shndėrrohen nė robėr:
...E mandej, ose me zemėrgjerėsi nga robėria lironii, ose
dėmshpėrblim kėrkoni... (Muhammed, 4).
Pasi qė i likuidoi burimet e robėrimit tė ri, do tė thotė e pamun-
dėsoi zgjerimin e tij tė mėtejshėm, Kurani me mjete jashtėzako-
nisht efikase praktike e hapi rrugėn pėr suprimimin e plotė tė ro-
bėrisė. Muslimanit i cili bėn ndonjė mėkat, Kurani si formė tė
kompensimit i ofroi lirimin e robit, me atė qė pesha e mėkatit ėsh-
tė harmonizuar me numrin e robėrve tė cilėt duhet liruar.
Nė aspektin e robėrisė sė femrave, pėr ēka flet miku ynė, gjendja
ėshtė nė shenjė tė tė lartshėnuarės. Mirėpo, ėshtė e nevojshme
tė theksohet qė deri nė suprimimin pėrfundimtar tė robėrisė,
mashkulli ka tė drejtė tė sillet me robėreshėn sikur me gruan e tij
tė ligjshme, por jo edhe ndryshe. Nėse i kemi pėrmendur marrė-
dhėniet ndaj robėreshės sikur ndaj gruas sė ligjshme, pėr atė kjo
do tė thotė nder e kurrsesi pėrulje. 64
Nė tė njėjtėn kohė duhet tė jemi tė vetėdijshėm se Islami me
proklamatėn e tij pėr vėllazėrimin e njerėzve, robin e barazoi me
zotėriun e tij:
Vėrtet, besimdrejtėt janė vėllezėr. (El-Huxhurāt, 10).
Ai ėshtė i cili ju krijoi vetėm prej njė vete (njeriu)... (El-
Arāf, 189).
... Dhe njėri-tjetrin, nė vend tė All-llahut, mos ti
konsiderojmė si zotėr! (Āli Imrān, 64).
Muhammedi (a.s.) me njė shembull tė vetin ka treguar se si do tė
eliminohet robėria. Ai robin Zejd ibni Harithin sė pari e bijėsoi,
pastaj e liroi dhe e bėri si bir tė vetin. Shkoi edhe mė larg dhe ia
kurorėzoi vajzėn e njė familjeje tė njohur fisnike, Zejneben, tė bi -
jėn e Xhahshit. Muhammedi (a.s.) kėtė e bėri pėr shkak qė njė -
herė e pėrgjithmonė ti shkatėrrojė tė gj itha aspektet e mendje -
madhėsisė dhe anshmėrive. Lirimin e robėrve e bėri praktikė tė
cilėn muslimanėt, ithtarėt e tij, duhet ndjekur. Ai, mė tej, me ve-
pėr dhe shembull vetjak, tregoi se misioni i tij ėshtė lirimi i plotė i
njeriut nga tė gjitha aspektet e robėrisė (pėrveē Njė, tė Vetmit
Zot).
Nė kundėrshtimin e mikut qė ka tė bėjė me ajetin nė tė cilin
Kurani e shėnon aftėsinė mė tė madhe tė meshkujve nėse
krahasohen me femrat dhe ate nė kryerjen mė efikase tė (disa)
punėve, pėrgjigjemi ashtu qė mikut i pėrkujtojmė qė pak mė mirė
ta shohim realitetin jetėsor, gjendjen faktike si nė botėn
muslimane ashtu edhe nė botėn jomuslimane. Gati nė tė gjitha
vendet e botės, meshkujt janė ata tė cilėt e kanė sundimin nė
duart e tyre. Ata miratojnė ligjet dhe dispozitat. Edhe tė gjithė
pejgamberėt e Zotit kanė qenė tė gjinisė mashkullore. Gati e
njėjta gjė ėshtė edhe me filozofėt, e deri diku edhe me
kompozitorėt, edhe pse vetė komponimi mė tepėr mbėshtetet nė
fuqi tė imagjinatės se sa nė fuqi tė muskujve. Akkadi
(mendimtari dhe islamologu i njohur egjiptian, N. I.) me ironi
thotė se madje edhe gatimi, qepja dhe modelimi janė punė tė cilat 65
pėrndryshe mendohen specialitete tė femrave, terren jo i rrallė ku
meshkujt ua tejkalojnė femrave.
Tė gjitha kėto janė fakte nė tė cilat sheriati islam nuk ka kurrfarė
kontributi, sepse kėto janė dukuri tė pėrgjithshme nė tė gjitha
pjesėt e botės, dhe atje ku sheriati islam nuk sundon as qė gjyko-
het sipas Kuranit. Tė gjitha kėto janė tė vėrteta faktike. Mash-
kulli ėshtė mė i qėndrueshėm se femra sipas ligjit tė natyrės,
duke iu falėnderuar ndėrtimit tė tij tė trupit, me tė cilin Krijuesi e
ka dhuruar. Nėse diku nė botė edhe ndodh qė femra tė zgjedhet
pėr ministre, udhėheqėse ose sunduese, kjo gjė ėshtė e rrallė dhe
pėrjashtim i cili vetėm e konfirmon parimin.
Pėrveē kėsaj, kėtu ėshtė e nevojshme tė theksohet se Islami
vetėm e ka regjistruar parimin tashmė ekzistues.
Pas gjithė kėsaj qė u tha, bėhet plotėsisht i qartė qėndrimi i Isla -
mit pėr ēėshtjen e trashėgimit, kur e ka paraparė qė mashkulli tė
trashėgojė pjesėn dy herė mė tė madhe nė krahasim me femrėn.
Kurani kėtė pėrparėsi ia dha mashkullit thjesht sepse mashkulli
ėshtė ai i cili shpenzon nė mbajtjen e tėrė familjes nga ajo qė
personalisht e fiton me punėn dhe djersėn e tij. Ai nuk mund tė
marrė pjesė nė pasurinė e gruas sė tij (pa lejen e saj).
Nga e ekspozuara mund tė pėrfundojmė se qėndrimi i Islamit
ndaj femrės ėshtė plotėsisht me vend dhe i drejtė. Sjellja e
Muhammedit (a.s.) ndaj bashkėshorteve tė tij ka qenė mishėrim i
dashurisė. Ndaj tyre ka treguar simpati dhe respekt tė plotė. A
nuk tha:
Nga bota juaj tė dashur mė janė gratė dhe aroma, kurse
gėzimi im mė i madh ėshtė nė namaz.
Siē shihet nga fjalėt e tij, gratė janė pėrmendur sė bashku me
aromėn dhe namazin. Edhe fjalimin e tij tė fundit lamtumirės tė
drejtuar ashabėve kur ndahej nga kjo botė, e pėrfundoi me poro-
sinė qė tė jenė tė sjellshėm ndaj bashkėshorteve tė tyre.
Dhe nė fund, All-llahu i Gjithėmundshėm xhel -le shanuhu, mash-
kullit ia besoi ndėrtimin, n gritjen dhe rregullimin e jetės, por fem- 66
rės ia dhuroi rolin mė tė madh, mė tė rėndėsishėm, mė tė rėndė
dhe mė tė ndershėm: ia besoi edukimin e vetė njeriut.
Ky besim, pa mėdyshje paraqet nderin mė tė madh pėr femrėn.
Prandaj, a mund tė konfirmohet pas tėrė kėsaj tė ekspozuarės, se
Islami ndaj femrės ka qenė i padrejtė dhe se i ka bėrė dhunė?!!
SHPIRTI
Miku im vazhdoi duke besuar se kėsaj radhe mė ka shpjerė nė
situatė tė vėshtirė e pa rrugėdalje.
- Ēėshtė dėshmia juaj se njeriu ka shpirt, se pas vdekjes do tė
ringjallet, se nuk ėshtė vetėm trup i cili pas vdekjes shkatėrrohet
nė elementet e tij pėrbėrėse dhe ēka thotė feja juaj pėr tė ftuarit
e shpirtrave?
Pas tė menduarit tė shkurtėr iu pėrgjigja mikut:
- Pyetja juaj, pa dyshim, ėshtė mjaft e ndėrlikuar. Diskutimi pėr
shpirtin ėshtė sikur tė ecurit nėpėr parrugėsi (absurditet). Dėsh-
mitė ekzistuese flasin nė llogarinė tonė e jo tuajėn.
Jam ndalur ca ēaste duke menduar, e pastaj kam vazhduar:
- Pėrpiqu qė sė bashku me mua tė mendosh pak! Treguesi i parė
i cili do tė na ndihmojė kur diskutojmė pėr ekzistimin e shpirtit
ėshtė fakti i pranuar se njeriu ka dy natyra:
Natyrėn e jashtme, fenomenale, tė dukshme nė tė cilėn bėn pjesė
trupi i tij me tė gjitha cilėsitė e materies, kurse e cila si e tillė ka
peshėn e saj, zė vend tė caktuar, i nėnshtrohet ndikimit tė kohės,
ndėrrimit, lėvizjes, kalimit nga gjendja nė gjendje, bie nė situata tė
ndryshme: njėherė ėshtė e shėndoshė qė herėn tjetėr tė sėmuret;
e njeh trashėsinė, ligėsinė, tė kuqtė, zbehjen; gjendet nė gjendjen
e aktivitetit, pėrtacisė, e kaplon kotja, zgjuarsia, uria, ngopėsia.
Kėtu hyjnė edhe ndjenjat, disponimet, epshet, frika, pasionet etj.
Pėr shkak tė asaj qė kjo natyrė e jashtme e dukshme e njeriut me
ndjenjat plotėsuese ka atribute tė materies, themi se trupi i njeriut
dhe shpirti i tij shtazarak janė nga materia; dhe natyra shpirtėrore 68
brenda vetė njeriut e cila ėshtė e ndryshme nga e para dhe me te
e kundėrt. Karakteristikat e saj janė: jondryshueshmėria, mosku-
fizimi me kohė dhe vend dhe pėrhershmėria. Atė e pėrbėjnė:
arsyeja me kriteret, pėrfundimet (logjike) dhe kategoritė e saj tė
pėrhershme, ndėrgjegjja me ligjet e veta, ndjenja estetike dhe
Uni (i njeriut) i cili nė vete pėrmban tė gjitha cilėsitė e
theksuara tė mendjes, ndėrgjegjes, ndjenjės estetike dhe etike.
Uni ėshtė jomaterial dhe plotėsisht i ndryshėm nga shpirti
shtazarak tė cilin e copėtojnė uria dhe nepset. Uni ėshtė uni
(qenia) i njeriut absolutisht i pakufizuar me ndihmėn e tė cilit ai
pėrjeton ndjenjėn e thellė tė pranisė, ekzistencės, tė treguarit dhe
tė prezentuarit nė botė: se kėtu ėshtė dhe se kėtu ngaherė ka
qenė. Kjo ndjenjė ėshtė e pėrkohshme, gjithnjė e njėjtė, pa tė
kaluarėn dhe tė ardhmen e saj. Uni ėshtė, nė tė vėrtetė, E
tashmja e vazhdueshme e paraqitur nė ndjenjėn e
gjithnjėshmėrisė dhe pėrhershmėrisė.
Kėtu natyrisht bėhet fjalė pėr llojin krejtėsisht tjetėr tė tė ekzis-
tuarit nga i pari. Ky ekzistim nuk ka atribute tė materies prandaj
nuk i nėnshtrohet ligjit tė ndryeshmėrisė dhe nuk ėshtė i kufizuar
as me kohėn, as me vendin e as qė mund me diē tė matet. Duke
iu falėnderuar jondryshueshmėrisė sė kėtij ekzistimi, arrijmė ta
masim tė ndryshueshmen; duke iu falėnderuar absolutitetit tė tij
mėsojmė relativen nė botėn e materies. Shkurt, fjala ėshtė pėr tė
ekzistuarit e natyrės shpirtėrore (tabīaturr-rruhijje).
Tė pyetemi tash: cila nga kėto dy natyra e pėrfaqėson njeriun. A
ėshtė njeriu trupi i tij apo shpirti i tij?
Qė tė vijmė deri te pėrgjigjja e vėrtetė nė pyetjen e shtruar, duhet
tė hulumtojmė se cila nga kėto natyra i ėshtė nėnshtruar tjetrės.
Materialistėt pohojnė se njeriu nė tė vėrtetė ėshtė trupi i tij, i cili
ka rol parėsor nė krahasim me tė gjitha tė tjerat qė njeriu i pose-
don. Tė gjitha tė tjerat, siē janė: arsyeja, pėrfundimi logjik, ndje-
njat (estetike dhe etike), ndėrgjegjja, qenia ose Uni njerėzor,
vetėm janė shtojca tė trupit dhe kanė rėndėsi tė dorės sė dytė nė 69
krahasim me trupin, sepse i janė nėnshtruar dhe janė nė shėrbim
tė tij.
Mirėpo, ky pohim i miqve tanė materialistė ėshtė i gabuar. Trupi i
njeriut i ėshtė nėnshtuar shpirtit tė njeriut. Ai e ndjek shpirtin e jo
shpirti atė. A nuk ndodh qė trupi tė kėrkojė ushqimin kurse ne e
privojmė nga ky, sepse paraprakisht kemi vendosur qė atė ditė tė
agjėrojmė nė emėr tė All-llahut?! Trupi ynė, kur zgjohemi nė
mėngjes, fillon mekanikisht ta zbatojė planin e punės tė cilin e ke-
mi planifikuar dhe deri nė hollėsi e kemi pėrpunuar. Kush ėshtė
ai i cili kėtu vėrtet ndjek, dhe kush ėshtė ai i cili ėshtė i ndjekur?!!
Atė ēast kur luftėtari vendos tė flijohet dhe e ngjesh dinamitin
rreth vetes me tė cilin dėshiron ta shkatėrrojė tankun, ku ėshtė
atėherė trupi, ku ėshtė aty interesi material tė cilin ai do tė mund
ta arrinte me flijimin e jetės sė tij? Kush e ka fjalėn vendimtare
nė kėtė ēast? Shpirti ėshtė ai i cili vendos tė mos e shpjegojė me
ēfarėdo interesi material asnjė drejtim materialistik. Por edhe tru-
pi nuk ka fuqi ta refuzojė urdhrin e shpirtit, qė ti kundėrvihet.
Atij i mbetet vetėm tė zhduket. Tash shihet qartė se cila nga kėto
dy bota ekzistuese ėshtė mė parėsore dhe mė e rėndėsishme, cila
nga dy natyrat e njeriut vėrtet e pėrfaqėson njeriun?!
Ne sot kemi mė shumė dėshmi qė trupi i njeriut ka rėndėsi dytė-
sore nė krahasim me shpirtin e tij. Kėtė tė vėrtetė na e vėrteton
tėrė ajo qė sot ndodh nė fushėn e amputimit, transplantimit tė
disa pjesėve tė trupit tė njeriut; ēka lexojmė pėr zemrėn
elektronike, veshkėt artificiale, bankėn e gjakut dhe syve dhe ēka
dimė pėr transplantimin e disa gjymtyrėve sikur tė duarve,
kėmbėve dhe zemrės. Nuk do tė jetė aspak e ēuditshme dhe
qesharake nėse dhėndri nė vitin 2000 hyn tek nusja dhe e sheh si
ajo e nxjerr nga goja protezėn, e heq perukėn, i heq gjinjtė
plastikė, i nxjerr sytė artificialė, e heq kėmbėn e drurit dhe nė
fund nga nusja mbetet vetėm skeleti i ngjashėm me shasinė pa
dyer dhe ulėse. 70
Shohim se trupi mund tė prehet deri nė atė shkallė, tė zbėrthehet
dhe mbėrthehet pa kurrfarė frike se ēka do ti ndodhė persona-
litetit, ēka qartė flet se ajo dorė, kėmbė, flokė, ata sy ose gjinj nuk
janė vetvetiu njeri. Ti sheh se kėto organe mund tė transferohen,
ndėrrohen dhe nė vendin e tyre tė vendosen bateritė, vidhat dhe
pjesė nga alumina e qė njeriu sėrish tė mbetet ai qė ėshtė, pra,
njeri. Pra shihet se shpirti ėshtė ai i cili mban timonin duke
drejtuar makinėn e cila quhet trup. Atė mundemi praktikisht ta
prezentojmė si njė drejtori tė cilėn sėrish e pėrfaqėson kėshilli i
drejtorisė i pėrbėrė nga shumė qeliza tė trurit. Por shpirti nė asnjė
rast nuk ėshtė tru. Shembulli i trurit ėshtė i ngjashėm me shem-
bullin e qelizave tė trupit i cili i nėnshtrohet urdhrit tė cilin e
pranon dhe tė cilin e zbaton. Trup nė tėrė kėtė janė vetėm
dorėzat tė cilat i vesh ajo dorė e padukshme - shpirti dhe me
ndihmėn e tyre operon nė botėn e materies.
Nė bazė tė kėsaj qė u tha tė pėrfundojmė se: Njeriu ka dy natyra:
parėsor ėshtė shpirti i tij, kurse dytėsor trupi i tij.
Pas vdekjes natyra dytėsore shkatėrrohet (zhduket), kurse parė-
sorja i bashkangjitet botės sė amshueshmėrisė.
Sa u pėrket ithtarėve tė filozofisė, atyre dėshirojmė tua prezen-
tojmė njė dėshmi tjetėr tė tė ekzistuarit tė shpirtit nė bazė tė cilė -
sisė me tė cilėn shquhet lėvizja. Kjo lėvizje ėshtė e pamundur tė
kundrohet pėrveē jashtė vetė atij. Ėshtė e pamundur ta kuptosh
lėvizjen deri atėherė derisa edhe vetė ti bashkė me atė lėvizė nė
rrethin e njėjtė. Qė ta kuptosh duhet ta kundrosh nga jashtė.
Mund tė tė ndodhė qė nė ashensorin lėvizės nuk mund ta kuptosh
se a ėshtė i ndalur ashensori apo ėshtė duke lėvizur. Kjo ėshtė
kėshtu sepse je bėrė pjesė e tij e pėrbashkėt nė lėvizjen e tij. Tė
vėrtetėn do ta mėsosh atėherė kur nėpėr dyert e ashensorit do ta
hedhish shikimin nė objektet qė gjenden jasht. Ngjashėm ndodh
nėse gjendesh nė tren i cili ngadalė lėvizė nėpėr binarė. Lėvizjen
e trenit e ndien vetėm atėherė kur ai ndalet ose kur ta hedhish
shikimin nėpėr dritare. Nuk do tė mund ta vėresh as lėvizjen e 71
Diellit nga Dielli. Lėvizja e tij mund tė vėrehet nga Hėna apo
Toka, sikur qė as lėvizja e Tokės nuk mund tė vėrehet meqė
gjendemi nė tė. Lėvizjen e saj mund ta kundrosh, pėr shembull,
nga Hėna.
Njė gjendje mund ta pėrfshishė vetėm kur gjendesh jashtė saj.
Ne nuk do tė kishim mundėsi ta kuptojmė karakterin kalimtar tė
kohės sikur te ne tė mos ishte pjesa e cila kupton, kurse e cila
ėshtė jashtė kėsaj kalueshmėrie tė vazhdueshme kohore, d.m.th.
e cila qėndron nė prag tė amshueshmėrisė. Sikur botėkuptimi
ynė i karakterit kalues tė kohės tė lėvizte ēdo ēast me treguesin i
cili i tregon sekondat, asnjėherė nuk do tė mund ti kuptonim ato
sekonda.
Kėshtu vijmė deri te rezultati hutues se nė vetė ne ekziston pjesa
e tė ekzistuarit tonė, e cila ėshtė jashtė suazės sė kalimit tė
kohės, d.m.th. e cila ėshtė e amshueshme. Ajo e kundron lėvizjen
e kohės, kurse vetė ėshtė nė gjendjen e qetėsisė, e kupton atė
dhe nuk pėrzihet nė tė. Pėr kėtė arsye kjo pjesė nuk rritet dhe
nuk vjet rohet, prandaj edhe nuk shkatėrrohet. Atė ditė kur trupi i
njeriut vdes, kjo pjesė do tė mbetet duke jetuar jetėn e saj tė
veēantė pa u kufizuar me kohėn. Kjo pjesė ėshtė shpirti.
Tė gjithė ne mundemi nė brendinė tonė ta ndiejmė kėtė
ekzistencė shpirtėrore nė trajtė tė pranisė, pėrhershmėrisė,
tregueshmėrisė dhe ekzistueshmėrisė e cila ėshtė plotėsisht e
ndryshme nga tė ekzistuarit e ndryshueshėm material.
Kjo gjendje e brendshme tė cilėn e ndiejmė dhe kuptojmė nė ēas-
tet e zgjuarshmėrisė sė brendshme, kurse tė cilėn e kemi quajtur
gjendje e pranishmėrisė, nė tė vėrtetė, ėshtė udhėheqės i cili na
udhėheq nga ekzistenca shpirtėrore brenda nesh dhe na shpie
deri te enigma qė quhet shpirt...
Dėshmia e dytė pėr ekzistencėn e natyrės sonė shpirtėrore ėshtė
ndjenja jonė fillestare (fitrijjeh) e lirisė. Sikur me ndonjė rast tė
jemi vetėm trupa materialė brenda jetės materiale me tė cilėn
drej tojnė ligjet e domosdoshme materiale, ndjenja jonė fillestare e 72
lirisė nuk do tė ketė kuptimin e vet. Domethėnė se ne posedojmė
shpirtin i cili ngrihet mbi suazat e kohės dhe i tejkalon vdekjen
dhe nevojat materiale.
Ētė thuhet kėtu pėr ringjalljen.
Askush pas vdekjes nuk ėshtė kthyer qė tė na lajmėrojė pėr atė
se ēka ka ndodhur me tė atje. Nuk ka hyrė as Dita e Ringjalljes e
ci la do tė na shėrbente si argument dhe dėshmi e qartė (e
ringjalljes sė sėrishme). E gjithė ajo qė mund tė thuhet pėr
ringjalljen ėshtė se ringjallja ėshtė e vėrtetė fetare tė cilėn e
pranojnė edhe arsyeja edhe shkenca. Ato e pranojnė kėtė tė
vėrtetė fetare pėr shkak se dėshmitė e tė ekzistuarit sikur edhe
tė gjitha fenomenet e tij tregojnė atė se nė ēdo gjė ekziston kthimi
nga pika nisėse dhe se ēdo gjė ka rendin e vet. Kėshtu nata e
ndėrron ditėn nė mėnyrė qė kjo dukuri tė pėrsėritet sėrish me
fillimin e ditės sė re. Dielli lindet, pastaj perėndon nė mėnyrė qė
sėrish tė lindet. Stinėt e vitit ndėrrohen: vjen vera, pastaj vjeshta,
e pastaj vijojnė dimri dhe pranvera nė mėnyrė qė menjėherė pas
pranverės sėrish tė fillojė vera e pas saj vjeshta, pastaj dimri dhe
kėshtu me radhė. Pasi tė zgjohemi ne pėrsėri flejmė, e kjo
parashtron zgjimin tonė tė sėrishėm. Tė gjitha kėto janė fakte tė
cilat na konfirmojnė se pas vdekjes pashmangshėm vjen zgjimi i
sėrishėm, sepse ēdo gjė ka rendin e saj. All-llahu i
Gjithėfuqishėm pėr Veten nė Kuran thotė se ėshtė Fillues (el-
mubdiu) dhe Pėrtėritės (el -muidu):
Ashtu siē ju ka krijuar, ashtu edhe do tė ktheheni tek Ai...
(el -A'rāf, 29).
Ai me tė vėrtetė e filloi krijimin e pastaj e pėrsėrit atė...
(Jūnus, 4).
A nuk lundron ēdo gjė nė gjithėsinė e gjerė duke filluar nga atomi
e deri te galaktika!? Madje edhe qytetėrimet kanė lėvizje zik-
zake. Edhe historia gjithashtu. Dhe pikėrisht ky fakt i kthimit tė
amshueshėm, i cili inkuadron ēdo gjė qė ekziston, e konfirmon
fenomenin e ringjalljes pas vdekjes. Dėshmia e dytė e ringjalljes 73
ėshtė rendi i vendosur preciz i cili e pėrfshinė tėrė gjithėsinė, nė
tė cilėn ēdo gjė funksionon sipas planit tė caktuar me menēuri
dhe zhvi llohet sipas njė rregulle tė dhėnė. Rregullimi i kėtillė
sundon nė galaktikėn mė tė madhe dhe nė pjesėzėn mė tė vogėl
tė gjithėsisė - atomit, e madje edhe nė pjesėzėn e tij - elektronin.
Rendi dhe rregullimi pėrfshijnė ēdo gjė qė ekziston. As pjesa e
atomit - elektroni nuk mund tė kalojė nga kozmosi nė kozmos
brenda vetė atomit pėrveē me kusht qė tė marrė sasi tė
energjisė, fuqia e sė cilės ėshtė nė pajtim me shpjetėsinė e tij. Qė
ta shpjegojmė kėtė mė mirė ta paramendojmė elektronin si
udhėtar i cili qė tė udhėtojė diku duhet tė ketė biletė udhėtimi.
E si mundemi atėherė tė kuptojmė qė nė kėtė rregullim tė rregu-
lluar saktėsisht mund tė ikė dorasi apo tirani nga dėnimi pėr
shkak se ka arritur ta mashtrojė pol icinė. Arsyeja flet se do tė
pajtohen llogaritė. Kėshtu flet drejtėsia. Njerėzit nga natyra janė
tė prirur tė shkojnė nga drejtėsia, qė tė duan e tė kėrkojnė, dhe tė
pėrpiqen qė ta sendėrtojnė. Por edhe pėrskaj gjithė kėsaj,
drejtėsia nė kėtė botė nuk ėshtė realizuar gjithnjė.
Nėse etja pėr ujė, siē thonė mendimtarėt, tregon ekzistimin e ujit,
atėherė edhe etja pėr drejtėsi tregon ekzistimin e drejtėsisė.
Mirėpo, nėse drejtėsia absolute nuk ekziston nė kėtė botė,
atėherė doemos do tė vijė dita dhe ēasti kur do tė vendoset
drejtėsia.
E gjithė kjo qė u tha deri mė tash tregon se ekziston ringjallja pas
vdekjes. Ai i cili beson nė Kuran, nuk ka aspak nevojė pėr dėsh-
mitė e kėtilla tė ringjalljes pėr arsye se ai beson me zemėr dhe se
ėshtė liruar nga lodhja tė cilėn e imponon diskutimi:
Dhe kur tė pyesin ty pėr shpirtin, thuaju: Shpirti ėshtė
punė vetėm e Zotit tim, kurse juve u ėshtė dhėnė fort pak
dije. (El-Isrā, 85).
Shpirti ėshtė fshehtėsi pėr tė cilėn askush nuk di asgjė. Ėshtė
interesant tė theksohet k ėtu se nė Kuran gjithnjė gjatė tė pėr-
mendurit tė shpirtit ėshtė thėnė se ai ėshtė punė e Krijuesit: 74
... I cili ia shpall Shpalljen, Fjalėt e Tij - kujt tė dojė nga
robėrit e Tij... (El-Muminu, 15);
Ua dėrgon ėngjėjt me shpallje, sipas urdhrit tė Tij, atyre
njerėzve tė vet qė Ai do... (En-Nahl, 2);
Me lejen e Zotit tė tyre nė (atė natė) zbresin ėgjėjt dhe
Xhibrili pėr tė gjitha ēėshtjet. (El-Kadr, 4).
Kėshtu Ne edhe ty tė shpallim atė ēka po tė shpallet. (Esh-
Shūrā, 52).
Gjithnjė, pra, pranė s hprehjes shpirti (err-rruhu) janė pėrmendur
edhe fjalėt: Sipas caktimit tonė, Sipas caktimit tė Tij, Si-
pas caktimit tė Krijuesit tim.
A nėnkupton shprehja Urdhri i Zotit shpirtin? Edhe Fjala e
Zotit gjithashtu?
A nuk ka thėnė All-llahu pėr Isaun (a.s.) se ėshtė:
... Me fjalėn e vet se emrin do ta ketė Mesih, Isa, i biri i
Merjemesė... (Āli Imrān, 45);
Fjala e Tij, tė cilėn ia tha Merjemes dhe Fryma (Shpirti) i
Tij. (En-Nisā, 171).
A janė shprehjet el-emru, dhe err-rrūhu sinonime tė kuptimit tė
njėjtė? Kėto shprehje janė vetėm shenja (simbole). Domethėniet
e tyre tė vėrteta i di vetėm (All-llahu), I Gjithėdijshmi.
Pas kėsaj na mbetet qė tė preokupohemi me ēėshtjen e thirrjes
sė shpirtrave. Menjėherė tė themi se ne dyshojmė nė
mundėsinė e thirrjes sė shpirtrave. Ėshtė i dyshimtė pohimi se
dhoma e errėt shkakton thirrjen e shpirtit tė dikujt.
Mendimtari i madh Henri Suder thotė:
Burimet e kėsaj shfaqjeje janė: logjika e brendshme dhe fuqitė
shpirtėrore tė vetė ndėrmjetėsimit dhe asgjė tjetėr.
Kurse mendimtarėt hindusė pohojnė:
Ata qė paraqiten si ndėrmjetės gjatė tė thirrurit janė shpirtra
botėrorė tė cilėt dinė disa gjėra pėr tė vdekurit dhe i pėrdorin pėr
pėrqeshjen e tė pranishėmve dhe pėrēmimin e tyre. 75
Sufijtė (mistikėt) muslimanė thonė qė ai i cili merr pjesė nė ato
seanca, nuk ėshtė shpirti por dytėsori (kipci), kurse ai ėshtė xhin-
ni i cili e ka pėrcjellur tė vdekurin gjatė jetės sė tij dhe si i tillė i
njeh fshehtėsitė e tij. Pasi qė xhinni ėshtė i pėrjetshėm ai jeton
edhe pas vdekjes sė shokut tė tij. Xhinni ėshtė ai i cili tash merr
pjesė nė seanca dhe i zbulon fshehtėsitė e shokut tė tij: e imiton
zėrin e tij dhe i imiton sjelljet e tij me qėllim qė, sipas traditės sė
xhinnėve, tė pranishmit ti nėnēmojė. Kjo vjen nga ajo sepse
xhinnėt janė armiq tė njeriut. Ata (sufistėt) pohojnė:
Nėse i bien ziles nė zyrė, do tė dalė portieri, derisa pėrgjegjėsit
nuk do ta lėnė botėn e tyre qė tė dalin. Ngjashėm ėshtė edhe nė
botėn e shpirtrave: Ata tė cilėt marrin pjesė nė seancat e thirrje s
sė shpirtrave dhe tė pranishmit i pėrēmojnė, janė shpirtrat
botėrorė dhe xhinnėt dhe tė gjithė ata tė cilėt janė nė nivel tė
tyre. Sa u pėrket shpirtrave tė njerėzve, ata janė nė botėn tjetėr,
botėn ndėrmjet vdekjes dhe ringjalljes dhe ata nuk ėshtė e
mundur tė thirren. Por, ėshtė e mundur, mbase, qė tė lidhen me
ata tė cilėt dėshirojnė nė ėndėrr apo nė njėmendėsi, nėse do tė
ekzistonin kushtet pėrkatėse pėr kėtė. Nga shumė kėso seancash
nė tė cilat kemi prezentuar dhe nė bazė tė asaj ēka kemi fituar si
pėrvojė personale, kurse qė ka tė bėjė me kėtė temė, mund tė
pėrfundojmė se: nuk ekziston asnjė dėshmi se dhoma e errėt
ėshtė shkaktare e pranisė sė shpirtit tė kėrkuar. Mbase mendimi i
mistikėve muslimanė mė sė miri e shpjegon se ēka nė tė vėrtetė
po ndodh. Ky fenomen ende ėshtė nė fazėn e hulumtimit. Tė
theksojmė se, fatkeqėsisht, kėtu besėtytnitė janė ende mė tė
pėrfaqėsuara se sa tė vėrtetat e vėrteta. Fjala e fundit pėr kėtė
ende sėshtė thėnė. Nuk ka dyshim nė atė se ti do tė qeshesh me
fjalėt siē janė xhinnėt, shpirtrat botėrorė, kipcat e tė ngjashme. Ti
pėr kėtė ke edhe arsyetim, sepse nėse nuk beson nė tė
ekzistuarit e shpirtit tėnd personal, si ėshtė atėherė e mundur tė
presim nga ti tė besosh nė tė ekzistuarit e xhinnit tim... Nėse nuk
beson nė Zotin, si mundet nga ti tė pritet tė besosh nė ekzistimin 76
e djallit. Por edhe pėrveē kėsaj, sikur tė ishe i lindur para njėqind
vjetėsh dhe sikur tė tė vinte ndonjė njeri dhe tė fillonte tė tė flasė
pėr rrezet e padukshme tė cilat kalojnė pėrtej hekurit, pėr
fotografitė tė cilat transmetohen nėpėrmjet ajrit pėrtej oqeanit mė
shpejtė se njė sekondė dhe pėr kozmonautin i cili ec mbi
sipėrfaqen e Hėnės, a nuk do tė qesheshe dhe pėlcitshe duke
qeshur nė tė gjitha ato tregime dhe a nuk do tė mendoje nė vete
se njeriu i cili ti tregoi tė gjitha kėto ka ikur nga ndonjė spital pėr
tė ēmendur. Por, ja, edhe pėrkundėr gjithė kėsaj, tė gjitha kėto
janė tė vėrteta tė cilat ne sot i dėgjojmė dhe i shohim.
NDĖRGJEGJJA
Tha miku im:
- Ju pėr ndėrgjegjen flitni sikur ajo tė ishte diē absolute, ndonėse
ėshtė njė prej prodhimeve shoqėrore: hiē mė tepėr se njė
monedhė e aluminit tė prerė, e shtypur dhe e formuar nė furrėn e
afarizmit shoqėror. Ne konsiderojmė se ndėrgjegjja i ndėrron
parimet dhe ligjshmėritė e veta sipas interesave vijuese.Ajo pra,
nuk ėshtė fare absolute. Pėr vlerėn e cila sjell dobi themi se
ėshtė e mirė, kurse pėr vlerėn e cila sjell dėm themi se ėshtė e
keqe, po edhe sikur ajo vlerė tė jetė edhe vetė pafajėsia tė cilėn
ju e ruani si sytė tuaj.
I thashė atij duke e ruajtur me atė rast qetėsinė e plotė.
- Po... Ky ėshtė mendimi i filozofisė materialiste... si po dėgjoj...
ndėrgjegjja ėshtė pushtet i qortimit dhe vėrejtjes i mugulluar prej
faktorėve shoqėrorė. Nė realitet, ajo ėshtė pėrvojė e tubuar e cila
ndryshon prej njė personi nė tjetrin, prej njė kohe nė tjetrėn dhe
prej njė populli nė tjetrin. Kėshtu ju mendoni dhe flitni.
Mirėpo e vėrteta ėshtė krejtėsisht tjetėr.
Ndėrgjegjja ėshtė dritė tė cilėn All-llahu xh.sh. e vendosi nė naty-
rėn e njeriut. Ajo ėshtė tregues dhe busull me tė cilėn lindemi.
Kjo dritė na udhėzon nga tė vėrtetat. I gjithė roli i faktorit shoqė-
ror reduktohet nė pastrimin e qelqit tė asaj busulle dhe shkėl -
qimin e saj.
Ne kemi shumė argumente tė cilat flasin nė favor tė pohimeve
tona, ndėrsa pohimet e juaja i demantojnė. Do ti pėrmendim ve-
tėm disa prej tyre: 78
P.sh. Shiko botėn shtazore e cila nuk njeh shoqėri nė kuptimin e
rėndomtė tė fjalės. Nė tė ka fenomene tė panumėrta shumė inte-
resante dhe tė ēuditshme. Shih. p.sh. macen e cila pas kryerjes
sė nevojės kthehet dhe e mbulon me dhe. Nė cilėn shoqėri
macesh ajo e ka mėsuar kėtė. Prej nga ajo tė dallojė ndyrėsinė
prej pastėrtisė? Pastaj, e sheh macen duke e grabitur peshkun
dhe kur e zė nė vepėr dhe pėr kėtė e rrah, vėren se si ajo pėrulet
dhe kapsallit sytė, haptas duke ndier se ka bėrė diē qė ėshtė e
ndaluar. Ose e vėren se si, duke luajtur me fėmijėt nėpėr shtėpi,
e rrėzon saksinė e cila thehet. Ēka ndodh me atė rast. Macja
prej frike ik dhe fshehet nėn karrige, duke ndier se ka bėrė diē,
pėr tė cilėn ndoshta do tė dėnohet.
Tė gjitha kėto janė dėshmi dhe manifestime tė ekzistimit tė ndėr-
gjegjes.
Nė pushtetin e maceve nuk ekziston nevoja pėr kultivimin e kė-
tyre ndjenjave. Pastaj ne e dimė se nė tė vėrtetė nuk ekziston
shoqėria e maceve.
Ta shikojmė tash njė fenomen tjetėr - zakonin e besnikėrisė
bashkėshortore te pėllumbat dhe tė mendojmė pėr te. Pastaj
fisnikėria e kalit e cila pasqyrohet nėpėrmjet lidhjes sė tij me tė
zotin; kryelartėsia e luanit dhe njėkohėsisht ngritja e tij mbi atė qė
mos ta sulmojė prenė e tij pas shpine; turpėrimi i deves mashkull
dhe ndėrprerja e aktit seksual sapo tė hetojė se dikush po e
shikon. Pastaj aty ėshtė edhe rasti i luanit me stėrvitėsin e luajve
nė cirkun nacional tė Kajros, kur luani pas shpine i vėrsulet
stėrvitėsit Muhamed El-Hilvi dhe duke ia ngulur kthetrat nė
shpatulla i shkakton plagė vdekjeprurėse. Ēka ndodh me luanin
menjėherė pas kėsaj, tė dėgjojmė nga nėpunėsit e cirkut tė
pėrmendur. Ata thanė se luani menjėherė pas asaj fatkeqėsie
plotėsish e bojkoton marrjen e ushqimit. Tėrhiqet nė kafazin e tij
tė cilin nuk e lėshon. E transferojnė nė njėrin prej kopshteve
zoologjike. Ia lėshojnė njė luaneshė, qė tė mund tė dėfrehet.
Mirėpo ai e plagosė luaneshėn dhe e pėrzė pėrjashta. Edhe mė 79
tutje e bojkotonte ushqimin. Pas kėsaj filloi ta kafshojė kėmbėn e
tij mėkatare duke e kėputur copa-copa. Plagėt aq shumė i
rridhnin gjak, saqė nė fund luani ngordhi.
Ēka shohim, kafsha pra bėn vetėvrasje duke u penduar dhe duke
paguar dėmshpėrblim pėr krimin e bėrė. Nga cila shoqėri nė
pushtetin e luajve, luani i pėrmendur i ka mėsuar kėto zakone dhe
nė shoqėrinė e tyre copėtimi i njeriut a paraqet krimin i cili dė-
nohet me vetėvrasje?! Ne kėtu jemi para fakteve tė fisnikėrisė,
moralit dhe ndėrgjegjes tė cilat nuk i hasim shpesh as te njerėzit.
Ne jemi para dėshtimit tė plotė tė ēfarėdo shpjegimi dhe kuptimi
materialist tė ndėrgjegjes. I vetmi shpjegim i drejtė pėr tė gjitha
kėto ėshtė ai tė cilin e jep feja, i cili thekson se ndėrgjegjja ėshtė
dritė tė cilėn Zoti xh.sh. e mbolli nė natyrėn e njeriut dhe roli i
gjithmbarshėm i faktorit social shqyrtohet nė pastrimin e tė keqes
prej shpirtit, qė tė mund ai mė shpejt ta zbulojė dhe ta kuptojė
kėtė dritė tė Zotit. Kėshtu mund tė komentohet edhe rasti i luanit
dhe stėrvitėsit tė tij. Jeta e pėrbashkėt, dashuria reciproke dhe
shoqėrimi e kanė kalitur shpirtin shtazor, i cili, duke iu falėnderuar
kėsaj, ia doli qė ta ndezė dritėn e Tė Gjithėmėshirshmit. E
vėrejtėm luanin i cili pas rastit nė cirk fort u dėshpėrua. Ai u
pendua dhe nė fund bėri vetėvrasje pėr shkak tė asaj qė bėri,
duke u sjellė kėshtu si njeriu.
Ēka ėshtė hallall (e lejuar) ėshtė e qartė, dhe ēka ėshtė
haram (e ndaluar) ėshtė e shpjeguar..., thotė Muhammedi
a.s.
Kėrko shpjegim prej zemrės tėnde edhe nėse ke marrė
(shpjegim) prej njerėzve.
Nuk nevojitet tė kryhet Fakulteti i Sheriatit qė tė mund tė dihet se
ēka ėshtė e drejtė e ēka e gabueshme; ēėshtė e vėrtetė e ēka jo,
qė tė mund tė dallohet harami prej hallallit. Nė zemrėn e secilit
prej nesh Zoti xh.sh. e ka vendosur fakultetin e sheriatit dhe
kandarin i cili nuk gabon. Gjithēka qė kėrkohet prej secilit nga ne
ėshtė qė ti pastrojmė shpirtrat tanė prej rrobave tė materies dhe 80
shtresės sė impulsit, tė shikojmė, shqyrtojmė, mėsojmė dhe tė
mund ti dallojmė gjėrat pa shkopin i cili quhet pėrvojė sociale,
por me dritėn e Zotit e cila quhet ndėrgjegje.
O besimdrejtė, nėse ju u pėrmbaheni dispozitave tė Zotit,
dhe u shmangeni ndalimeve tė Tij, Ai do tju udhėzojė qė tė
mund tė dalloni tė vėrtetėn nga e pavėrteta. (El-Enfal, 29).
Zoti xh.sh. thotė nė njė hadith - kudsijj prej sufistit Muhamed bin
Abdul -Xhebbar:
Si mund tė dėshpėrohesh prej Meje kur nė zemrėn tėnde
gjendet I dėrguari Im dhe ai i cili flet nė emrin Tim?!.
Ndėrgjegjja ėshtė e vėrtetė e pandryshueshme. Edhe vlerat
themelore morale-etike po ashtu janė tė pandryshueshme. Vrasja
e njeriut tė pafajshėm asnjėherė nuk do tė bėhet vlerė, e po ashtu
as vjedhja, as rrena, ofendimi, shkelja e kurorės, panjerėzia, bru-
taliteti, hipokrizia, tradhtia etj. Tė gjitha kėto janė tė meta morale
dhe si tė tilla do tė mbeten sa tė jetė bota.
Nga ana tjetėr dashuria, mėshira, sinqeriteti, bujaria, fjala e mirė
dhe bamirėsia janė vlera dhe si tė tilla do tė mbeten pėr tė gjitha
kohėt - pėrveē nėse ērregullohen qiejt e Toka dhe sundon ma-
rrėzia dhe errėsohet mendja.
Krijoni Kontakt