Me emrin e All-llahut, Falenderimi i takon All-llahut, paqa dhe meshira qofshin mbi te Derguarin e Tij familjen dhe shoket e tij deri ne diten e kjametit.
Dihet qe persa i perket shpikjeve ne toke Islami solli shume, ne kimi, matematik ekonomi, jurisprudenc etj etj porse persa i perket dinit (fese) ajo eshte perfekte dhe e plote nuk ka nevoje per shtesa e as permirsime gje qe sot neglizhohet per fat te keq dhe per kete situat na ka paralajmeruar edhe i Derguari i All-llahut Sel All-llahu alejhi we selam.
Te shohim argumentet qe sjell Kur'ani kunder shpikjeve, dihet ne arabisht ajetet jane me te qarta porse insha All-llah nese i shoqeroni me tefsir (komentim) do te behen shume me te qarta.
ARGUMENTET KUNDER BIDATEVE – AJETET E KURANIT
“Sot jua përsosa fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju Islamin fe”
“A mos kanë ata ortakë (zota ose idhuj) që u përcaktuan atyre fe, të cilën nuk e urdhëroi All-llahu! Po, sikur të mos ishte fjala vendimtare (e All-llahut që shpërblimi dhe ndëshkimi të jenë ne ahiret), do të kryhej dënimi mbi ta, e megjithatë mohuesit do të kenë dënim të dhimbshëm.”
E kur u thuhet atyre (idhujtarëve): “Pranoni atë që All-llahu e shpalli!” Ata thonë: “Jo, ne ndjekim atë rrugë në të cilën i gjetëm prindërit tanë!” Edhe sikur prindërit e tyre të mos jenë udhëzuar në rrugën e drejtë (ata do t’i pasonin)?
O ju që besuat, hyni në islamin e tërësishëm (Përqafoni fenë islame në tërësi), e mos ndiqni rrugën e djallit, sepse ai është armik i juaji i hapët. E nëse devijoni pasi u kanë ardhur argumentet e qarta, ta dini pra se All-llahu është i plotëfuqishëm, i vetëdijshëm. Ata nuk janë duke pritur tjetër, por vetëm t’u vijë All-llahu (urdhëri i All-llahut në ditën e gjykimit) nën hije të reve, (t’u vijnë) engjëjt dhe çështja të jetë e kryer (kush për Xhennet e kush për Xhehennem). Vetëm te All-llahu është fundi i të gjitha çështjeve. E kush e ndërron të mirën e All-llahut pasi që t’i kete ardhur ajo, s’ka dyshim se ndëshkimi i All-llahut është i ashpër.
Kush i kundërvihet të dërguarit, pasi që i është bërë e qartë e vërteta dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve (sahabeve), Ne e lëmë në atë që ka zgjedhur (në dynja) dhe e fusim në Xhehennem. Përfundim i keq është ai.
Ç'ka t’ju japë pejgamberi, atë merreni, e çka t’ju ndalojë përmbajuni dhe kini frikë All- llahun, se All-llahu është ndëshkues i ashpër.
Thuaj: Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu t'ju dojë, t'ju falë mëkatet tuaja, se All-llahu është që fal shumë, mëshiron shumë.
Dhe kjo është rruga ime e drejtë, pasojeni këtë e mos pasoni rrugë te tjera që do t’ju largojnë nga rruga e vërtetë.
Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndjejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden sinqerisht.
Thuaj: “Unë nuk jamë risimtar prej të dërguarve, e nuk e di se çka do të bëhet me mua e as me ju, unë nuk ndjek tjetër vetëm atë që më shpallet, unë nuk jam tjetër pos i dërguar që ju terheq verejtjen qartas”.
Thuaj : “ O ju njerez, juve ju erdhi e Verteta nga Zoti juaj, e kush e merr rrugen e drejte ai e ka per veten e vet, e kush merr rrugen e shtrembert ai e ka humbur veten. Une nuk jam roje e juaja”
Thirrjen e te derguarit mos e konsideroni si thirrjen ndaj njeri-tjetrit. All-llahu i di ata qe terhiqen prej jush tinezisht, prandaj le te ruhen ata qe kundershtojn rrugen e tij (te te derguarit) se ata do ti zer ndonje bela ose do ti godase denimi i idhet.
Ate dite zullumqari do te kafshoje duart e veta e do te thote: “I mjeri une, ta kisha marre rrugen e Pejgamberit” O shkaterrimi im, ah te mos e kisha bere filanin mik! Ne te vertete mbasi e gjeta rrugen e drejte ai me largoi mua prej asaj, e djalli eshte ai qe njeriun e humb e pastaj e le te vetmuar.
Jo, ata nuk kane fakt, por ata qe i bene padrejtesi vetvetes , te cilet pa ndonje fakt te dijes shkuan mbas epshit te vet. Po kush mund ta ve ne rruge te drejte ate qe All-llahu e le te humbur, e ata nuk do te kene ndihmetare. Perqendroje vetveten tende sinqerisht ne fene larguar prej ç'do te kote , feja e All-llahut ne te cilen i krijoi njerezit, s'ka ndryshim te asaj natyrshmerie (dmth mos ndryshoni fene e All-llahut) te krijuar nga All-llahu, ajo eshte feja e drejte por shumica e njerezve nuk e dine. Perqendrohuni ne ate fe Te kthyer sinqerisht te Ai, kini frike prej Tij dhe faleni namazin e mos u beni nga idhujtaret te cilet e perçane fene e tyre dhe u ndane ne grupe ku secili grup i gezohet idese se vet.
O Daud Ne te kemi bere sundimtar ne toke e ti pra gjyko me HAK mes njerezve e mos shko mbas deshirave se ato te shmangin prej rruges se All-llahut. Ata qe largohen prej rruges se All-llahut i pret denim i rende per shkak se harruan diten e pergjegjesise.
Pastaj ne te vume ty ne nje rruge te drejte te fese pra ti ndiqe ate e mos ndiq deshirat e atyre qe nuk dine.
E ate denim per shkak se ata ndoqen ate qe Ai e urren dhe urrejten ate qe Ai e pelqen , prandaj ua asgjesoi veprat e tyre.
Besoni All-llahut dhe të dërguarit të Tij dhe jepni nga ajo që Ai u bëri trashëgues në të, se ata që besuan prej jush dhanë për hir të Zotit, ata kanë shpërblim të madh. Ç’keni ju që nuk i besoni All-llahut, kur i dërguari i Tij ju thërret t’i besoni Zotit tuaj dhe kur Ai ka marrë besën tuaj, nëse jeni besimtarë. Ai robit të vet i shpall argumente të qarta për t’iu nxjerrë juve prej errësirave ne dritë. E, s’ka dyshim se All-llahu është i Butë e I Mëshirshëm ndaj jush.
E nëse ata nuk të përgjigjen ty, atëherë dije se ata ndjekin vetëm dëshirat e veta, e kush është më i humbur se ai që duke pasur fakt prej All-llahut, ndjek epshin e vet? S’ka dyshim se All-llahu nuk udhëzon popullin zullumqar. “Për çdo send që nuk pajtoheni, gjykimi për të është tek All-llahu."
”Vertet qe ju ka ardhe nga Allahu nje drite (Pejgamberi a.s.) dhe nje Liber i qarte, me ane te cilit Allahu udheheq te gjithe ata qe kerkojne Kenaqesine e Tij drejt rrugeve te paqes dhe Ai i nxjerr ata nga erresira ne drite me Vullnetin e Tij dhe i udhezon ne Rrugen e Drejte.”
All-llahu ka emrat më të mirë, andaj Atë thirreni me ata e hiquni nga ata që bejn shtrembërime me emrat e Tij. Ata kanë për t’u shpërblyer (me dënim) për veprimet e tyre.
(E zbritëm Kur’anin) Që të (mos) thoni: “Libri u zbrit vetën dy grupeve para nesh (jehudive e të krishterëve) dhe se ne ishim të panjohur me librat (me mësimet) e tyre. Dhe që të (mos) thoni: “Sikur të na kishte zbritur neve libri, (sikurse u zbriti atyre dy grupeve) ne do të ishim edhe në të udhëzuar se ata. Juve ju erdhi nga Zoti juaj argumenti (Kur’ani), ju erdhi udhëzimi, mëshira. E kush është më zullumqar se ai që argumentet e Zotit i bën të rreme dhe ua këthen shpinën atyre? Ne do t’i ndëshkojmë me ndëshkim më të rëndë ata që ua kthyen shpinën argumenteve Tona, për shkak të prapësimit që bënë.
Unë do t’i zbraps nga argumentet e Mia ata të cilët pa pasur drejtë bëjnë kryelarësi në tokë, të cilët edhe nëse shohin çdo argument nuk besojnë, dhe nëse shohin udhën e shpëtimit, nuk e marrim atë rrugë, nëse e shohin rrugën e gabuar atë e marrin rrugë. Këtë (verbërim të tyre), ngase ata i konsideruan të rreme faktet Tona dhe ngase i lanë pas dore ato.
E kush është më mizor se ai që trillon për All-llahun? Të tillët paraqiten para Zotit të tyre, e dëshmitarët thonë: “Këta ishin të cilët gënjyen ndaj Zotit të tyre, pra mallkimi i All-llahut qoftë kundër mizorëve!” Të cilët pengojnë nga rruga e All-llahut dhe përpiqen atë ta shtrembërojnë, mu ata janë që nuk e besojnë botën tjetër.
Krijoni Kontakt