Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-12-2009
    Postime
    489

    1001 zbulime të botës islame, ekspozohen në Londër

    1001 zbulime të botës islame, ekspozohen në Londër

    A mund ta imagjinoni jetën sot pa kafe, pa kompjuter apo pa motorrin me pistona? Këto shpikje apo zbulime janë bërë elementë kaq thelbësorë të jetës sonë, por shumë nga ne nuk e dimë se të gjitha këto e kanë zanafillën nga bota e lashtë islame. Një ekspozitë me objekte të lashtësisë të shpikura ose zbuluara nga bota myslimane është hapur kohët e fundit në Muzeun e Shkencës në Londër dhe nxjerr një pah një realitet krejt tjetër nga ideja e një konflikti mes civilizimit perëndimor dhe atij oriental.

    Një filxhan kafe, qoftë turke, kapuçino apo ekspres është tashmë pjesë e pandashme e shumë kulturave. Emrin e merr nga “Kawah” e Jemenit ku për herë të parë filloi të bëhej kafeja në Gadishullin Arabik.

    Profesor Salim al Hasani i Universitetit të Mançesterit shpjegon se kokrrat e kafesë u sollën në Jemen nga Etiopia: “Dimë që kafeja u shpik në vitet e para të Islamit, nga një i ri i quajtur Khaled, i cili ruante delet në Etiopi. Deleve, siç duket u pëlqenin kokrrat e kafesë. Kështu që, sipas gojëdhënës, i riu i mori kokrrat e kafesë e i solli në një dyqan në Jemen, ku lindi pija e re. Ka plot shpikje dhe zbulime të tjera që datojnë që nga fillimet e botës islame në shekullin e shtatë, e më pas. Një prej tyre është shpikja e universitetit në vitin 850 nga një e re, e quajtur Fatima al-Fihri në qytetin Fez të Marokut. Ky ishte universiteti i parë në botë që jepte diploma.”

    Kjo është edhe tema e ekspozitës së re në Muzeun e Shkencës në Londër. Ajo titullohet: ‘1001 shpikje – Trashëgimia myslimane’, një titull që të kujton ciklin e përrallave ‘1 Mijë e Një Netë’. Por kjo ekspozitë përqendrohet në shpikjet dhe përparimet shkencore dhe teknologjike që ndryshuan botën tonë, duke filluar nga universitetet më të hershme, tek shpikjet mjekësore, higjena, pompat dhe mulliri me ujë.

    Mendoni se është histori e harruar? Aspak! Mjafton të pyesni këdo në rrugët e Kairos apo Damaskut dhe do t’ju tregojnë për ditët e arta të Islamit, jo thjesht pushtimet, por edhe përparimet kulturore, shkencore dhe teknologjike. Këto përparime u arritën në kulmin e lulëzimit të perandorisë islame, ku u përhap nga Lindja e Mesme në Afrikën Veriore e deri në Spanjën e jugut dhe përtej.
    “Gjatë asaj kohe, e cila zgjati rreth 1 mijë vjet, pati plot kontribute në shkencë dhe teknologji nga të cilat përfituan civilizimet tona duke huazuar nga civilizimi mysliman.”
    Myslimanët përfituan nga përparimet në Indi, Kinë apo Greqinë dhe Egjiptin e lashtë dhe e përcollën atë, ashtu si në rastin e kësaj replike të orës me elefant të projektuar nga shpikësi, inxhinieri dhe matematicieni mysliman, al Jazari në fillim të shekullit të 13.

    An Mari Brenan është pedagoge në Universitetin South Bank të Londrës. Ajo ka mbetur e mahnitur nga këto shpikje. Kjo orë me një elefant indian dhe dragoj kinezë është objekti i saj i preferuar: “Ora me elefant është e mrekullueshme, pasi i ngjet një ore të Kombeve të Bashkuara. Ka elementë nga qytetërime të ndryshme. Unë, si shkencëtare, e pëlqej pasi tregon se shkenca mund të jetë edhe interesante edhe krijuese e dekorative dhe të përfaqësojë kulturat e ndryshme.”

    Kalojmë tek fusha e matematikës dhe algjebrës. Numrat e botës perëndimore njihen si numra arabikë, por dikur kishin emër tjetër: “Numrat që kemi sot – 1,2,3- quhen numra arabikë, por në fillimet e tyre arabët i quanin ‘numra indianë’.”
    Ndërsa numri ‘0’ për shembull e merr emrin nga fjala ‘zephir’ në arabisht, dhe u përdor për herë të parë nga shkencëtarë arabë si pjesë e ekuacioneve matematike. Ky numër është shumë i rëndësishëm në formulën e kombinimit të numrave 1 dhe 0 për të zhvilluar kompiuterat dhe teknologji të tjera.
    Ashtu si edhe kafeja, çfarë do të bënim dot sot, pa kompjuter?! /zëri i amerikës/

  2. #2
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Kjo eshte turpi i muslimanve te sodit

  3. #3
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Citim Postuar më parë nga Lulzim7 Lexo Postimin
    Profesor Salim al Hasani i Universitetit të Mançesterit shpjegon se kokrrat e kafesë u sollën në Jemen nga Etiopia: “Dimë që kafeja u shpik në vitet e para të Islamit, nga një i ri i quajtur Khaled, i cili ruante delet në Etiopi. Deleve, siç duket u pëlqenin kokrrat e kafesë. Kështu që, sipas gojëdhënës, i riu i mori kokrrat e kafesë e i solli në një dyqan në Jemen, ku lindi pija e re.

    Ndërsa numri ‘0’ për shembull e merr emrin nga fjala ‘zephir’ në arabisht, dhe u përdor për herë të parë nga shkencëtarë arabë si pjesë e ekuacioneve matematike. Ky numër është shumë i rëndësishëm në formulën e kombinimit të numrave 1 dhe 0 për të zhvilluar kompiuterat dhe teknologji të tjera.
    Kafeja nuk u shpik por u zbulua. Zbulimi është diçka që ka jetuar përherë me njerëzimin por nuk është ditur ekzistenca e tij, ndërsa shpikjet janë elemente të reja thelbësore.

    Për sa i takon numrit '0' ka një histori globalizuese. Përdoret nga babilonasit, nga aty grekët dhe veçanarisht indianët që përpiluan sistemin numerik, pastaj arabët e përvetësuan dhe ja transmetuan evropianëve, në atë mënyre që ai deri më sot nuk ka ndryshuar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Uriel : 21-02-2010 më 08:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •