Shekulli, 24/02/2010

Njė ndjesė e munguar pėr Lukė Kaēajn
PREĒ ZOGAJ

Si sot njė vit, me propozimin e njė grupi intelektualėsh e artistėsh tė njohur, Presidenti i Republikės, Bamir Topi, i akordoi urdhrin "Nderi i Kombit", pas vdekjes, artistit tė madh tė skenės operistike, Lukė Kaēaj.

Presidenti i Republikės i kishte pasur nė tryezė tė gjitha ato qė i duheshin pėr tė nėnshkruar me bindje, emocion dhe krenari urdhrin qė e njėsonte Lukė Kaēaj me atė ēfarė kishte qenė si artist dhe si njeri, qė prej ditės kur u nis nė rrugėn e artit dhe Golgotės e deri sa mbylli sytė pėrjetė.

Kishte pasur rininė e tij nė liceun "Ilirikum" nė Shkodėr, si nxėnės i at Gjergj Fishtės, shfaqjen e talentit tė tij si njė tronditje e dhuntisė, shkėlqimin e tij nė skenat e huaja dhe nė skenėn shqiptare si njė prej basėve mė tė mėdhenj tė planetit dhe mė i madhi i Shqipėrisė pa dyshim. Kishte pasur mbi tė gjitha vėrtetimin e njė kulmi me emrin e tij nė historinė e artit shqiptar.

Nė tryezėn e Presidentit kishte qenė edhe ana tjetėr e jetės sė Lukės; afrimi i reve tė zeza tė fatkobit, shpėrthimi prej atje i pamundėsisė pėr tė jetuar si i madh mes tė vegjėlve, arrestimi i tij i bujshėm nė sytė e studentėve, burgosja e tij, rėnia e tij tragjike dhe heroike prej dishepulli, prej Luke, nė jehonat e zėrit tė tij madhėshtor, nė hapjen e pashembullt tė zemrės para hetuesve dhe gjykatėsve tė tij pėr gjithė ēfarė i vlonte nė shpirt, pėr kujtimin e franēeskanėve tė mėdhenj, pėr vuajtjet e popullit shqiptar nė diktaturė, pėr gjithė ato tė vėrteta nė lidhje me regjimin komunist qė do tė shpėrthenin muret e censurės vetėm pas vitit 1991.

Nuk mė ėshtė dhėnė rasti tė lexoj shumė procesverbale nga marrja nė pyetje e ish tė burgosurve politikė, por ndėr ato qė kam lexuar nuk kam gjetur njė shprehje kaq tė qartė dhe pa doreza tė disidencės dhe pėrballjes sė tė arrestuarit me regjimin se sa nė pėrgjigjet qė ka dhėnė Lukė Kaēaj nė hetuesi.

Tė duket se me gojėn e Lukė Kaēajt para hetuesve flet Shqipėria e lirė qė do tė vijė pas njėzet-tridhjetė vjetėsh. Besoj e ka pasur atė bindjen profetike se e vėrteta do tė bėhej njė ditė e ardhmja e Shqipėrisė dhe shqiptarėve, por nuk ka folur pėr tė bėrė profetin.

Zgjodhi tė jetonte, aq sa mund tė jetohej, nė besnikėri me vetveten, i ndėrgjegjshėm pėr pasojat. Por lastarėt e talentit tė tij ku nuk ishin zgjatur dhe duket e kishte diku njė engjėll mbrojtės, qė ndėrsa nuk i hiqte dot prangat nga duart, mundi t'i kursente njė dėnim shumė mė tė rėndė.

E vėrteta mban mend. Kush flijohet pėr tė, do tė ringjallet nė nderimin e brezave, qeverive, burrave tė shtetit. Kėtė bėri njė vit mė parė Presidenti i Republikės me veprėn dhe kujtimin e Lukė Kaēajt.

Kishte shumė njerėz atė mbrėmje nė sallėn e Akademisė sė Arteve. Bashkėvuajtės, fansa tė vjetėr dhe tė rinj tė artistit, tė afėrt. Por kishte edhe mungesa, shumė mungesa. Pėr shkak tė madhėshtisė sė personazhit qė po vihej pėrkrah nėnė Terezės nė panteonin e atdheut, tė papranishmit nė ceremoni shkėlqenin me mungesėn e tyre njėlloj sa tė pranishmit. Pėr tė mos thėnė me shumė.

Nė pikėpamje institucionale, Presidenti i Republikės i printe i vetėm asaj ceremonie, qė ishte shtetėrore sigurisht, por kishte mė shumė shprehjen e njė akti tė ndėrgjegjes vetjake tė Presidentit. Pjesa tjetėr e elitės politike tė vendit mungonte.

Mungonte me dashje, pėr arsye politike, Ministri i Kulturės, Rinisė dhe Sporteve. Rikthimi i Lukė Kaēajt nuk kishte fuqinė e cicmiceve dhe meskiniteteve politike pėr zyrtarėt e ftuar nė ceremoni. Ata kishin frikė se mos kryeministri Berisha i merrte inat pse kishin shkuar nė njė ceremoni tė Bamir Topit!
Por nuk mbaronte kėtu.

E gjithė ceremonia - ftesat, skenografia, koncerti e tjerė - u sponsorizua nga tė afėrmit dhe ndonjė fans i Lukė Kaēajt, ndėrkohė qė Ministria e Kulturės kishte sponsorizuar ceremoni tė ngjashme pėr artistė minorė nė krahasim me Lukėn, disa prej tė cilėve, pėr ironi tė fatit kishin luajtur deri nė fund rolin e salierėve nė fatin tragjik tė Lukės. Qė nga varri i tij i thjeshtė nė njė varrezė tė Kurbinit, Lukė Kaēaj sikur e pėrqeshte me hidhėrim kėtė padrejtėsi.

Tė vdekurit nuk merren me ne. Tė pavdekshmit edhe mė pak. Pėrndryshe kapaku i varrit ku flinte njė legjendė do tė kishte lėvizur nga vendi atė mbrėmje. Sepse zyrtarėt dhe nėpunėsit dhe aradha e artistėve tė pėrhershėm tė regjimeve nuk ishin mjaftuar tė mos shkonin nė ceremoninė e Lukės.

Deri kėtu ata ishin tė gjithė brenda njė justifikimi apo zgjedhjeje qė mbetet krejtėsisht individuale. Admirimi tė rrit, thotė poeti grek Pallamas. Jo tė gjithė e kanė kėtė dhunti. Ka njerėz qė nuk mund tė admirojmė.

Por ata, pikėrisht mbrėmjen e nderimit tė Lukė Kaēajt nga Presidenti i Republikės, kishin organizuar nė Teatrin e Operas dhe Baletit, si pėr t'ia mohuar duke ia zėnė Lukės skenėn e pidestalistalit tė tij, njė koncert me kėngėtaren lirike Inva Mula.

Kishte ardhur nga larg kjo artiste dhe nuk mund tė them a ishte apo nuk ishte nė dijeni se dikush po e pėrdorte pėr njė qėllim tė ulėt: pėr tė zhurmuar Lukėn e madh, tashmė pėr sė vdekuri. Mendja mė thotė se jo, nuk ishte nė dijeni! Por ē'rėndėsi ka kjo. Dikush duhej tė ndėrhynte pėr ta shtyre atė koncert. Ministri i Kulturės e dinte datėn e ceremonisė pėr Lukėn.

Drejtori i Teatrit tė Operas dhe Baletit gjithashtu. "Lukė Kaēaj nderi i kombit" ishte njė festė e artit dhe artistėve tė vėrtetė. "Lukė Kaēaj" ishte njė thirrje e fuqishme pėr solidaritet rreth vlerave tė artit dhe humanizmit, njė ftesė pėr nderim, pėr katarsis, pėr ndjesė, pėr pendim. Jo se artistėt krijojnė ligjet e diktaturės, unė nuk kam menduar ndonjėherė kaq cekėt. Por pėrgjegjėsia e artistit, si njė ēėshtje lirisė dhe emancipimit shoqėror mbulon fatin e gjithkujt.

Vetė Luka besoj s'do tė kishte kėrkuar asgjė prej ish kolegėve tė tij; me ato qė kishte thėnė e pohuar nė hetuesi, ai kishte shkuar shumė mė larg se ndonjė denoncues i tij. Nė fakt, tė shkoje nė Akademinė e Arteve nė 23 shkurt 2009 nuk do tė thoshte tė tregoje se kush ishte Lukė Kaēaj, por kush ishe ti qė po shkoje nė ceremoninė e nderimit tė tij.

Por, askush nuk dha pushim pėr aktivitete tė tjera artistike atė mbrėmje. Koncerti nė Teatrin e Operas nuk u shty, sepse ai ishte organizuar me qėllim, si njė antifestė apo si njė ballo e salierėve tė artit, nė praninė e disa figurave tė shquara politike, qė kishin ngritur karrierėn me vuajtjet e ish tė burgosurve politikė, por qė nganjėherė, inatet politike tė ēastit, i bėnin aq tė verbėr sa tė preferonin persekutorin nė vend tė martirit.

Dhe kėshtu, nė vend tė njė pėrshpirtje nė Akademinė e Arteve pėr mbretin e pamposhtur tė kantos, qė kishte vdekur nė dėshpėrim mbi pelerinėn e vuajtjeve, ajo elitė politike artistike qė u mblodh nė Teatrin e Operas konsumoi antemėn, karshillėkun dhe provokimin e radhės ndaj Lukė Kaēajt.

Nė fakt kundėrfesta atje demaskonte hipokrizinė ku pėrkundet mendimi politik dhe intelektual nė lidhje me rivlerėsimin e figurave dhe vlerave tė dhunuara nga diktatura. Ishte njė rast tjetėr i humbur, kėsaj radhe me dashje, pėr t'u bashkuar nė respektin dhe adhurimin ndaj dikujt qė ka sakrifikuar pėr ne tė gjithė.

Por jo rasti i fundit. Fati i Lukė Kaēajt u shkrua nė liceun franēeskan "Ilirikum" tė Shkodrės dhe u shpalos nė lavdi dhe martirizim pėrgjatė njė gjysmė shekulli. Ky fat ėshtė si njė portė nga kalohet pėr tė prekur me dorė ėndrrėn e dėlirėsisė dhe rrėnjėve tona europiane.