-
Rexhep Hoxha, Ēmimi, refuzimi dhe arsyetimi
ĒMIMI, REFUZIMI DHE ARSYETIMI
Nga Mexhid Yvejsi
Ēmimi
Dy javė para dy vjetorit tė ditės sė pavarėsisė sė Kosovės, Rexhep Hoxha dhe Nazmi Rrahmani janė fitues tė Ēmimit Kombėtar pėr vepėr jetėsore Azem Shkreli, tė cilin e ndan Ministria e Kulturės, Rinisė dhe Sportit (MKRS).
Nė pajtim me nenin 3 e 21 tė Rregullores pėr Ēmimin Kombėtar Letrar Azem Shkreli dhe pėr ēmimet vjetore letrare tė MKRS-sė dhe vendimit tė jurisė sė themeluar pėr ndarjen e kėtyre ēmimeve vjetore, ministri Valton Beqiri, mori vendim qė pėr vitin kalendarik 2009, nė pajtim me vendimin e datės 3 shkurt 2010 tė jurisė nė pėrbėrje: Jusuf Buxhovi, Ibrahim Kadriu, Sali Bashota, Vehbi Miftari dhe Vjollca Dibra, tė jepen pesė ēmime letrare.
Ēmimi Kombėtar pėr Vepėr Jetėsore Azem Shkreli i ndahet Rexhep Hoxhės dhe Nazmi Rrahmanit. Ēmimi letrar pėr librin mė tė mirė tė vitit 2010 nė prozė i ndahet Gėzim Aliut, pėr romanin Nė klubin e tė shėmtuarve, ēmimi letrar pėr librin mė tė mirė tė vitit 2010 pėr poezi i ndahet Ag Apollonit pėr veprėn Zomb.
Pėr veprėn Konvergjenca intelektuale, Ibrahim Berishės i ndahet ēmimi letrar pėr librin mė tė mirė tė vitit 2010 pėr kritikė, eseistikė, ndėrsa ēmimi letrar pėr librin mė tė mirė 2010 pėr vepėr tė pėrkthyer i ndahet Bekim Bejtės, pėr veprėn Raga afrim i kontinentit tė padukshėm nga Zhan-Mari Gystav le Klezio, tė pėrkthyer nga gjuha frėnge.
Dorėzimi i ēmimeve letrare do tė bėhet nė njė ceremoni solemne, nė prani tė personaliteteve tė kulturės sonė dhe tė pėrfaqėsuesve tė institucioneve kulturore, artistike dhe shkencore, nė kuadėr tė aktiviteteve pėr shėnimin e pėrvjetorit tė pavarėsisė sė Republikės sė Kosovės...
Refuzimi dhe arsyetimi
Ditėn e hėnė, me 8 shkurt 2010, nėpėrmjet njė komunikate, shkrimtari Rexhep Hoxha ka bėrė me dije publikun se refuzon Ēmimin Kombėtar Azem Shkreli. Nė njoftimin e shkrimtarit Rexhep Hoxha thuhet:
Nga mjetet e informimit u njoftova se mė ėshtė ndarė Ēmimi Kombėtar pėr vepėr jetėsore "Azem Shkreli". Mirėpo, duke qenė se ēmimin e jep njė qeveri servile ndaj tė huajve dhe mashtruese ndaj tė vetėve, me zyrtarė tė lartė tė pangopur pėr t'u pasuruar nė kurriz tė Kosovės sė varfėr, me deputetė rrogash shumėfish me tė mėdha se mjekėt, mėsuesit, policėt, gjyqtarėt, pa i pėrmendur kategoritė mė tė ulėta tė nėpunėsve me rroga tė mjerueshme, pensionistė lėmoshash, tė kėrkojnė edhe nga njė veturė pėr kokė, shofer pėr vete dhe beneficione tė tjera nė njė kohe varfėrie tė hatashme e papunėsie tė pėrvajshme, me vetėvrasje si kurrė mė parė nga humbja e besimit nė jetė, pėr t'u lėnduar ēdo zemėr njeriu, kėtė ēmim e refuzoj. Sė dyti, duke e njohur mirė Azem Shkrelin, shpirti, nderi dhe karakteriim nuk e pranon asnjė ēmim me emrin e tij. Me shkrimtarin merr frymė kombi. Ai pėr asgjė as nuk shitet as nuk blihet.
Kush ėshtė Rexhep Hoxha?
Rexhep Hoxha lindi nė Gjakovė, mė 1929. Shkollėn fillore dhe tė mesme, (Normalen)) i kreu nė Gjakovė, ndėrsa Fakultetin Filozofik nė Beograd.
Ka punuar si mėsues nė Pogragjė tė Gjilanit, e mė vonė profesor nė Normalen e Gjakovės, tė Prishtinės, nė Gjimnazin e Mitrovicės si dhe nė shkollat Pedagogjike nė Gjakovė e Prishtinė. Gjithashtu, ka punuar nė gazetėn " Rilindja", nė Radio Prishtinė sikurse qė ishte anėtar redaksie nė revistėn pėr fėmijė " Pionieri".
Rexhep Hoxha, pėrveē kėtyre shėrbimeve, ėshtė marrė edhe me shkrime letrare.
Me shkrime letrare ka fillue tė merret si nxėnės i Normales sė Gjakovės. Ka shkruar poezi, prozė pėr tė rritur e fėmijė dhe kritikė letrare.
Deri mė sot, shkrimtari Rexhep Hoxha ka botuar mbi 40 libra...
Nė vitin 1953 boton librin e parė me vjersha Gjethet e reja, kurse mė 1959 romanin e parė pėr fėmijė nė gjuhėn shqipe nė ish-Jugosllavi, Lugjet e Verdha
Ka botuar vėllimet me poezi: Mbi krahėt e fluturės (1959), Vjersha (1963), Lulet e frashėnjetit (1965), Pika vese, (1966), Qielli e poeti (1971), Vargu idhnak (1971), Lulėzo, vendi im, (1973), Zėri i pyellit (1974), Micimiri (1976), Tokė trėndafililash (1976)...
Ka botuar vėllimet me proza: Gecatarėt (1969), Pipereku (1975) dhe romanin Verorja (1983).
Pėrveē kėtyre veprave, ka botuar edhe disa publikime kritikash: E po ku jemi (1972), " Shpata e Aliut dhe Gjuha e Sadiut" (1991), " Allahu e shpėtoftė Kosovėn" (1996) dhe " Kosova dhe lajkat" (1996) etj.
Ēmimi Kombėtar pėr Vepėr Jetėsore Azem Shkreli, pėrveē vlerės morale, kishte edhe vlerėn materiale prej 2.500 euro, qė shkrimtari Rexhep Hoxha e refuzoi dhe pėr kėtė guxim intelektual, ky burrė kreshnik, dha njė shembull fisnik. Njė shembull fisnik, siē thoshte Gėte te Fausti, i lehtėson vėshtirėsitė....
Nga Mexhid YVEJSI, Gjakovė
-
-
Kur shumica e Kosovareve mendojne dhe veprojne si shkrimtari i madh Rexhep Hoxha punet do te shkonin perpara dhe nuk do tu a kishim lakmi fqinjeve perreth por nuk eshte keshtu sepse shumica e te pangopurve ne Qeveri, Kuvend ,Presidence mendojne vetem per vete dhe rrethin e ngushte e mashtrimet ,genjeshtrat nuk i ndalon dot apo siq thoshte nje nene e tre femijeve ne Prishtine mbreme ne Klan Kosova qe kishin mbetur pa rryme pa uje e pa ngrohje edhe pse pagesat i kishte bere te gjitha po e citoj "Vetem kur te jane zgjedhjet ata vrapojne si qent e si te perfundojne nuk duan te degjojne me hallet e qytetareve"
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt