-
Dr Ali Sokoli
Ali Sokoli lindi nė vitin 1921 nė Rahovec nė njė familje qė merrej me bujqėsi. Ishte i treti prej katėr fėmijėve tė babait Sulejmanit dhe nėnės Hatixhes. Nuk dihet data e saktė e lindjes por data mė e besueshme ėshtė 8 maj e vitit 1921.
Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje nė gjuhėn serbe pėr shkak se nė atė kohė nuk kishte shkolla shqipe nė Kosovė. Pėr shkak tė suksesit nė mėsime gjatė shkollės fillore, prijėsit fetar tė kohės ia mundėsuan vazhdimin e shkollimit nė Medresenė e Shkupit nga viti 1933 deri nė vitin 1941 kur e pėrfundoi shkollėn e mesme. Gjatė kohės kur ai ishte nė vitin e fundit, filloi Lufta e Dytė Botėrore.
Pas fillimit tė Luftės Sė Dytė Botėrore, ai u kthye nė Rahovec. Nxėnėsit kosovar u ftuan nga Ministria e Arsimit e Shqipėrisė qė ti vazhdonin studimet nė Itali. Nė vitin 1941 e regjistroi fakultetin e bujqėsisė nė Pizza tė Italisė ku u dallua si student, por kur Italia kapitullon, studimet pėr vitin e katėrt i vazhdon nė Vienė, ku nuk mund tė kryejė edhe vitin e fundit tė studimeve pėr shkak tė kapitulimit tė vendeve fashiste. Disa herė u burgos nga kuislingėt italianė pėr shkak tė veprimtarive antifashiste gjatė pushimeve.
Mė 15 qershor u kthye nga Viena nė Rahovec pėr tė punuar punė administrative nė Komunėn e Rahovecit dhe mė pas nė Prishtinė e paraqiti kėrkesėn pėr mundėsimin e vazhdimit tė studimeve tė agronomisė jashtė Kosovės. Kjo kėrkesė iu refuzua, mirėpo iu dha bursa pėr tė studiuar Medicinėn nė Beograd me kusht qė pas studimeve tė kthehej nė Kosovė. Atje ai u martua me njė vajzė rumune dhe ka dy fėmijė (arkitekt dhe teknologe).
Nė pranverėn e vitit 1946 u denoncua nga komunistėt serbo-sllav dhe u pėrjashtua nga Fronti Popullor (mė vonė Lidhja Socialiste Jugosllave) dhe iu mor shtetėsia jugosllave. Pėr shkak tė rrezikut qė i kanosej, u detyrua qė pėr njė kohė tė fshihej nė Beograd. Pėr tė siguruar ekzistencėn e vet, nė Beograd punoi punė tė rėnda fizike.
Nė vitin 1947, derisa ishte me studime nė Beograd, OZN-ja bastisi shtėpinė e prindėrve tė tij nė Rahovec pėr tė gjetur dėshmi tė veprimtarisė sė tij antikomuniste por nuk gjetėn asgjė pėrveē dėftesave tė shkollimit dhe njė makinė tė shkrimit.
Nė vitin 1949 u ftua nė njė mbledhje tė NDSh-sė (Partia Nacional Demokratike Shqiptare) nė Rahovec, nė tė cilėn do tė zgjidheshin udhėheqėsit e partisė dhe tė shtetit tė ardhshėm tė Kosovės, ku ai do tė zgjidhej Ministėr i Jashtėm pėr shkak tė arsimimit tė tij dhe sepse njihte mirė gjashtė gjuhė tė ndryshme. Ai niset me tren nga Beogradi dhe vjen deri nė Fushė Kosovė, mirėpo pėr shkak tė pamundėsisė sė udhėtimit deri nė Rahovec atė ditė, ai e kalon atė natė nė Prishtinė. Ky del tė jetė fat i mirė pėr shkak se tė nesėrmen kupton se tė gjithė 45 anėtarėt e mbledhjes sė NDSh-sė janė zėnė dhe burgosur nga OZN-ja, kėshtu qė tė nesėrmen kthehet nė Beograd.
Gjatė kohės kur qėndroi nė Beograd provoi tė kryente provimet qė i kishin mbetur nga viti i fundit i fakultetit tė bujqėsisė, mirėpo nuk iu pranuan vitet e pėrfunduara tė fakultetit pėr shkak se i kishte kryer nė njė vend fashist. Pėr kėtė arsye, qė tė regjistronte fakultetin e mjekėsisė nė Beograd (ku diplomoi pas vetėm katėr vitesh), u detyrua qė disa herė tė kėrkonte pranimin e shtetėsisė jugosllave nga kryetari i atėhershėm qė ta merrte diplomėn
Shėrbimi ushtrarak
Menjėherė pasi kreu fakultetin nė moshėn 29 vjeēare, nga regjimi u detyrua tė kryente shėrbimin ushtarak njė vjeēar nė Nish, edhe pse me ligjet e kohės, pas moshės 27 vjeēare shėrbimi ushtarak nuk ishte i detyrueshėm. Gjatė kohės kur kryente shėrbimin ushtarak u denoncua disa herė nga shpifje tė ndryshme pėr shkak tė kombėsisė sė tij dhe faktit se i kishte studiuar nė vende fashiste.
Veprimataria
Pasi kryen shėrbimin ushtarak kthehet nė Kosovė dhe punėsohet nė Spitalin e Prizrenit, nė repartin e sėmundjeve tė mushkėrive, ku sė bashku me Daut Mustafėn bėri arritje tė larta sidomos nė terren me kėshillimin e popullatės me qėllim tė ērrėnjosjes sė tuberkulozit, sėmundje e cila nė atė kohė po merrte shumė jetė njerėzish.
Pas disa vitesh punė nė Prizren, shkon nė Beograd pėr tu specializuar pėr sėmundjet e mushkėrive, prej tė cilave dallohej tuberkulozi. Si specialist i sėmundjeve tė mushkėrive hap repartin e sėmundjeve tė mushkėrive nė Gjakovė (punoi atje pėr 3 vjet), ku gjithashtu ishte pėrhapur shumė tuberkulozi.
Vitet e fundit tė jetės
Rreth viteve 1960 shkon nė Prishtinė pėr tė vazhduar luftėn kundėr tuberkulozit nė spitalin e mushkėrive (ndėrtesa e Ministrisė sė Shėndetėsisė sė Kosovės) ku rregullisht ishin tė shtruar rreth 100 pacientė. Atje u emėrua drejtor i repartit pėr sėmundjet e mushkėrive dhe tuberkulozin. U dallua si njė luftues i ashpėr kundėr tuberkulozit, qė nė atė kohė po merrte shumė jetė njerėzish, sidomos nė vendet e varfra si Kosova. Nė Prishtinė gjithashtu punoi si mėsimdhėnės (Docent) nė fushėn e Pulmologjisė.
Puna nė kėtė spital ishte mjaft e vėshtirė sepse punohej me aparaturė tė para Luftės sė Dytė Botėrore. Aty ai punoi deri nė vdekje mė 23 shtator tė vitit 1974, nga njė sulm nė zemėr.
Ėshtė interesante tė thuhet se asnjė pjesė tė shkollimit nuk e kreu nė gjuhėn shqipe mirėpo ishte njohės i mirė i letėrsisė dhe historisė shqiptare. Pėrveē shqipes dinte shkrim-lexim edhe serbisht, gjermanisht, italisht, turqisht e arabisht, ndėrsa pėr punė studimore pėrdorte edhe anglishten dhe frėngjishten
Pėr punėn e tij gjatė gjithė jetės, pas vdekjes iu dha ēmimi Primarus Docent nga Fakulteti i Mjekėsisė nė Prishtinė dhe pėr punėn e tij shkruan shumė shkencėtarė eminent tė kohės. Pėr tė arriturat dhe pėrpjekjet e mėdha nė luftė kundėr tuberkulozit dhe sėmundjeve tjera tė mushkėrive, iu dha Medalja e Punės nga Qeveria e atėhershme, dhe pėr nder tė tij shkolla e mesme e mjekėsisė nė Prishtinė mban emrin Ali Sokoli.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt