17. S'ka dyshim se dita e gjykimit është caktuar.
18. Është dita që i fryhet surit, e ju vini grupe-grupe.
19. Dhe qielli hapet e bëhet dyer-dyer.
20. Dhe kodrat shkulen dhe bëhen pluhur (si valë rrezesh).
21. E xhehennemi është në pritë (në pusi).
22. Është vendstrehim i arrogantëve.
23. Aty do të mbesin për tërë kohën (pa mbarim).
24. Aty nuk do të shijojnë as freskim, as ndonjë pije.
25. Përveç ujë të valë e kalbësirë.
26. Si ndëshkim i merituar.
27. Ata ishin që nuk pritnin se do të japin llogari.
28. Dhe argumentet Tona i përgënjeshtruan me këmbëngulje.
29. Ndërsa Ne çdo send e kemi ruajtur me shkrim të saktë.
30. E ju pra, vuani, se Ne nuk do t'ju shtojmë tjetër vetëm se vuajtje (17-30 Nebe)
Mjafton kjo per juve
Krijoni Kontakt