Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anëtarësuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266

    Tregim i çuditshëm i një femre

    Ky është një tregim i një motre muslimane të cilën e ka sprovuar Allahu, xhele shanuhu, në ditën e parë të martesës së saj.

    Falënderimi i takon Allahut, Zotit të gjitha botërave, paqja, mëshira dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij të fundit (Muhamedin), mbi familjen tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që e pasojnë rrugën e tij deri në ditën e fundit.
    Si t'ua bësh të tjerëve do të kthehet ty:

    Ky është një tregim i një motre muslimane të cilën e ka sprovuar Allahu, xhele shanuhu, në ditën e parë të martesës së saj, por për ata që bëjnë durim Allahu ka thënë: "... Për durimtarët ka shpërblim pa masë." (Zumer: 10)

    Martesa e tyre ishte një martesë e thjeshtë islame. Kur erdhi koha të dy bashkëshortët hynë në dhomë. Gruaja u ngrit dhe e solli ushqimin pranë burrit të saj dhe ata u bashkuan në sofër pranë ushqimit. Papritmas dikush trokiti në derë, ndërsa burri i hidhëruar tha: kush është që vjen në këtë orë? U ngrit gruaja për ta hapur derën, u ndal pranë derës dhe pyeti: kush është në derë? Një zë pas derës u përgjigj: jam lypës, kërkoj pak ushqim. Gruaja u kthye te burri i saj dhe i tregoi se kush ishte dhe çfarë donte. Burri u hidhërua edhe më shumë: ky na e trazon qetësinë tonë në natën e parë të dhëndërrisë! Doli te ai dhe e goditi fort duke e larguar atë atë në mënyrë shumë të poshtër. Lypësi u largua nga dera e shtëpisë tij i përulur e uria ia rëndonte shpirtin, trupin dhe nderin e tij.

    Burri pastaj u kthye tek nusja e tij i neveritur nga ky person i cili ia ndërpreu kënaqësinë dhe bisedën me gruan e tij, mirëpo papritmas atë e goditi diç e ngjashme me prekje nga xhinët dhe iu ngushtua toka me gjithë gjerësinë që e ka. Ai doli nga shtëpia duke bërtitur dhe duke e lënë gruan e tij në natën e nusërisë, të cilën e goditi një trishtim kur e pa burrin e saj në atë gjendje, mirëpo kjo ishte dëshira e Allahut të Madhëruar.

    Kjo motër muslimane qëndroi në këtë gjendje pesëmbëdhjetë vite (pa u martuar) duke duruar dhe shpresuar shpërblimin tek Allahu i Madhëruar. Dhe, pas pesëmbëdhjetë viteve të kësaj ndodhie asaj iu prezentua një musliman për martesë me të cilin pranoi të martohej.Në natën e parë të martesës së saj, ajo u ul me burrin e saj pranë sofrës së ushqimit që të darkonin por papritmas ata dëgjuan se dikush e trokiti derën. Burri i tha gruas së tij që ta hap derën. U ngrit gruaja për ta hapur derën, u ndal pranë derës dhe pyeti: kush është në derë? Një zë pas derës u përgjigj: jam lypës, kërkoj pak ushqim. Gruaja u kthye te burri i saj dhe i tregoi se kush ishte dhe çfarë donte. Burri e ngriti ushqimin me duart e tij dhe i tha: merre këtë dhe ofroja atij le të hajë deri sa të ngopet, e çka të mbetet prej ushqimit e hamë ne.
    Ajo e mori ushqimin dhe ia ofroi lypësit por shpejt u kthye duke qarë. Burri i saj e pyeti: ç'ke? pse qan? çka ndodhi? të ofendoi? të injoroi? A të rëndoi diçka? Jo - iu përgjigj ajo kurse lotët i rridhnin nga sytë? E pse qan atëherë? – e pyeti përsëri burri. Ajo u përgjigj: ky njeri pranë derës tënde dhe që han nga ushqimi yt ka qenë burri im para pesëmbëdhjetë viteve. Në natën e parë të martesës, e trokiti derën një njeri dhe kërkoi ushqim por burri im doli dhe e largoi atë nga dera duke e goditur. Pastaj, u kthye tek unë i neveritur por atij iu ngushtua gjoksi e pastaj më duket se është çmendur apo është sëmurë nga xhinët. Ai doli nga shtëpia dhe nuk dinte se kah shkonte dhe prej atij çasti nuk e kam parë më deri sot. Kurse tani ai kërkon lëmoshë nga njerëzit ...
    Papritmas burri i saj shpërtheu duke qarë. Ajo e pyeti: pse qan? Ai u përgjigj: a e din se kush ka qenë ai njeri të cilin e ka goditur burri juaj? Kush? – pyeti ajo. Ai u përgjigj duke qarë: unë jam ai.
    I Lartësuar qoftë i Fuqishmi Hakmarrës, i Cili u hakmorr për robin e Tij të varfër e të gjorë i cili erdhi me kokë të përulur për të lypur prej njerëzve, kurse dhembja ia rëndonte zemrën e tij prej urisë, dhe ky njeri ia shtoi dhimbjen edhe më shumë duke e larguar në mënyrë mizore prej derës së tij, kurse zemra ime donte të copëtohej për shkak të nënçmimit dhe përbuzjes që e kishte goditur, mirëpo Allahu i Madhëruar nuk e don padrejtësinë, dhe e zbriti dënimin e Tij mbi atë që e nënçmoi njeriun dhe i bëri padrejtësi, dhe e shpërbleu robin i cili bëri durim. Kaluan ditë dhe Allahu e furnizoi me të mirat e Tij, dhe e dërgoi dënimin mbi atë njeri i cili bëri padrejtësi, dhe ia mori mendjen e ia humbi pasurinë, e ai u bë një lypës i gjorë.
    Dhe, i Lartësuar qoftë Allahu i Cili e furnizoi robëreshën e ndershme besimtare e cila bëri durim në sprovën e Allahut pesëmbëdhjetë vite dhe ia zëvendësoi burrin e saj me më të mirë
    Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!

  2. #2
    E Humbur Maska e elsaa
    Anëtarësuar
    20-02-2008
    Vendndodhja
    Back Too Homme
    Postime
    2,685
    Sa qef i kam perrallat sidomos para gjumit ..
    Burrat Udhëheqin Botën, Ndërsa Gratë Udhëheqin Burrat

  3. #3
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    D.m.th. krejt allahu po i beka me i sprovu njerezit?! Mos te harrojme se sipas Kuranit e keqja dhe e mira po vikan nga allahu?! D.m.th. krejt te keqijat qe po i ndodhin njerezve sot, allahu i bjen ato.

    1. lejon qe Librat e 'tij' te ndryshohen (se ma me rendesi qenkan 'besimtaret' myslimane dhe s'provimi i tyre)
    2. organizon sulme me bomba (qe t'i sprovoje njerezit)
    3. organizon vrasje dhe masakra te njerezve (qe t'i sprovoje fetaret)
    4. ia gjen grate Muhamedit se me ke don te shkoje ai ne shtrat (qe t'i sprovoje myslimanet)
    5. lejon njerezit te fusin 'hadithe te dobeta' ne fene islame, se gjithmone mos te harrojme se ma me rendesi eshte me i 'sprovu' njerezit
    6. lejon qe profeti i tij te martohet me 9 vjecare (gjithmone qe t'i sprovoje njerezit)


    7. po ja zevendesojka nje gruaje burrin me me te mire, por per ate qe ka qene me heret vetem ka qene 'sprovim'

    Jo faleminderes prej tina, na ka sprovu mire, hajde qitash le te na sprovoje edhe me dicka te re

  4. #4
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anëtarësuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266
    Citim Postuar më parë nga elsaa Lexo Postimin
    Sa qef i kam perrallat sidomos para gjumit ..
    ne fakt akoma se kam vene re a ka teme me peralla ne forum ??

    di gje ti elsaa??
    Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!

  5. #5
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar më parë nga elsaa Lexo Postimin
    Sa qef i kam perrallat sidomos para gjumit ..
    Mua ma prishi gjumin kjo, qitash eshte ora 1 e 30 te nates

    Naten e mire, mos e merr per te madhe, se eshte me rendesi 's'provimi' i njerezve

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e laura..
    Anëtarësuar
    03-02-2010
    Postime
    539
    Peralle po jo dhe aq e kuptushme....
    Me mire te rrosh nje dite
    dhe te vdesesh si nje LUAN, se sa i roberuar dhe te jetosh si nje dele

  7. #7
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Toni007

    Kur sillni histori te tilla, mire eshte te sillen dhe referencat nga jane marre.

    A jane histori te verteta, apo tregime te trilluara qe kane synim edukimin e njerezve?
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga Matrix Lexo Postimin
    Toni007

    Kur sillni histori te tilla, mire eshte te sillen dhe referencat nga jane marre.

    A jane histori te verteta, apo tregime te trilluara qe kane synim edukimin e njerezve?
    Gjithashtu kjo është një histori, e vërtetë apo jo, kuptimplotë, por unë mendoj se kjo histori nuk e ka vendin këtu, por tek komuniteti musliman. Nuk e kuptoj përse është postuar këtu?!
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  9. #9
    E Humbur Maska e elsaa
    Anëtarësuar
    20-02-2008
    Vendndodhja
    Back Too Homme
    Postime
    2,685
    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    D.m.th. krejt allahu po i beka me i sprovu njerezit?! Mos te harrojme se sipas Kuranit e keqja dhe e mira po vikan nga allahu?! D.m.th. krejt te keqijat qe po i ndodhin njerezve sot, allahu i bjen ato.

    1. lejon qe Librat e 'tij' te ndryshohen (se ma me rendesi qenkan 'besimtaret' myslimane dhe s'provimi i tyre)
    2. organizon sulme me bomba (qe t'i sprovoje njerezit)
    3. organizon vrasje dhe masakra te njerezve (qe t'i sprovoje fetaret)
    4. ia gjen grate Muhamedit se me ke don te shkoje ai ne shtrat (qe t'i sprovoje myslimanet)
    5. lejon njerezit te fusin 'hadithe te dobeta' ne fene islame, se gjithmone mos te harrojme se ma me rendesi eshte me i 'sprovu' njerezit
    6. lejon qe profeti i tij te martohet me 9 vjecare (gjithmone qe t'i sprovoje njerezit)


    7. po ja zevendesojka nje gruaje burrin me me te mire, por per ate qe ka qene me heret vetem ka qene 'sprovim'

    Jo faleminderes prej tina, na ka sprovu mire, hajde qitash le te na sprovoje edhe me dicka te re
    Mos fol qashtu se te vret allahi

    Citim Postuar më parë nga toni007 Lexo Postimin
    ne fakt akoma se kam vene re a ka teme me peralla ne forum ??

    di gje ti elsaa??
    toni007 pse pak perralla ke ne forum , dil andej nga komuniteti muslym ke sa te duash ....
    Per mua jane perralla per ju ishalla jane te verteta . lol
    Burrat Udhëheqin Botën, Ndërsa Gratë Udhëheqin Burrat

  10. #10
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar më parë nga elsaa Lexo Postimin
    Mos fol qashtu se te vret allahi
    Ah po nime elsaa, duhet me pas kujdes shume... shume... shuuummmmeeeee, se nje bubrrec me shume te ben dem se allahu ('Perendise se Universit' dhe ' Zotit te Boterave)'. Atij i duhen njerez qe e ndjekin Kuranin per me vra njerez, se pa njerez budallenje qe hudhin veten ne ajer (ndoshta e ben kete per me i sprovu njerezit, ndoshta Talebanet, spo di). Prej se keta nuk mund te vrasin ne internet, jam i sigurte prej allahut 100%. Ndoshta done me ma dergu do antraks, po s'ma dijne IP adresen.

    Mos e ke gajle, respekt

    Tung

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •