Lojërat e 21 Olimpike Dimërore - Vancouver 2010
Në datat 12-25 Shkurt 2010, në Vankuver te Kandasë do të mbahen Lojërat e 21 Olimpike Dimërore. Shqipëria e cila merr pjesë për herë të dytë në histroinë e Lojërave Olimpike Dimërore do të përfaqësohet në “Vancouver 2010” me skiatorin Erjon Tola. Përfaqësimi i parë Shqipërsië në Lojërat Olimpike Dimërore ka qënë në “Torino 2006” ku sportisti Erjon Tola fitoi kualifikimin për pjesëmarrje.
KOKSH me marrjen e ftesës nga CIO për pjesemarrjen e Shqiperisë në Lojërat Olimpike Dimërore "Vancouver 2010" e cila iu dorëzua Sekretarit të Përgjithshëm të KOKSH, z. Stavri Bello, nisi punën përgatitore për pjesëmarrjen në këto lojëra. KOKSH gjithashtu i ka krijuar mundësinë nëpërmjet Solidaritetit Olimpik që sportisti të përfitojë Bursën Olimpike për Sportist për të siguruar përgatitjen optimale të tij.
Erjon Tola
Datelindja: 15 Dhjetor 1986
Sportisti i vetëm Shqipëtar pjesëmarrës në Lojërat Olimpike Dimërore “Vancouver 2010”, që do zhvillohen në Kanada në datat 12-28 Shkurt 2010.
Errjon Tola dhe këtë herë do të jetë mbajtësi i flamurit shqiptar në ceremoninë e celjes së Lojrave, ku Shqipëria do të jetë e dyta që do të parakalojë. Pjesëmarrës për herë të dytë në Lojërat Olimpike Dimërore pas atyre në ‘Torino 2006”.
Erjon Tola është kualifikuar për të marrë pjesë në tre gara :
1. Super G me datë 19 Shkurt 2010
2. Giant Slalom 21 Shkurt 2010
3. Slalom 27 Shkurt 2010
Ekipi Olimpik Shqipëtar përbëhet nga :
1. Shkëlqim Mema – Shef Misioni
2. Erjon Tola – Sportist;
3. Roberto Bonavita – Trajner
Krijoni Kontakt