Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    human Maska e LAINA
    Anėtarėsuar
    13-03-2007
    Vendndodhja
    waiting...
    Postime
    348

    Kryeqendra e Epirit

    Kryeqendra e Epirit, gėrmuar nga arkeologu italian Luigi Ugolini dhe ata shqiptarė mė pas, i fshehur brenda kodrės sė dafinave. Nekropoli i qytetit antik i kėrcėnuar nga ndėrtimet

    Kaonėt pa dafina

    Elsa Demo

    Diktatorit i pat shkuar mendja tė ngrinte njė perandori, nė tė njėjtat maja ku kishin mbretėruar paraardhėsit e fisit ilir tė kaonėve dhe kolonėt helenė e romakė, mė pas. Kėsaj here njė perandori bunkerėsh e llogoresh, a thua pėr tė pėrligjur frikėn nga “kolonėt e rinj imperialistė”, me lavdinė e epirotasve, mu nė Kaoni, sot Shqipėria e Jugut. Nė majėn e akropolit tė Finiqit qytetit antik qė shtrihet nė kodrėn me tė njėjtėn emėr ose dikur kodra e dafinave, jo larg qytetit tė Sarandės.
    Ndėrsa misionit arkeologjik italo-shqiptar qė ėshtė kthyer nė Finiq nė vitin 2000 i duhet tė dokumentojė dėmet e llogoreve tė Hoxhės, qindra tonė beton derdhur nė tunelet, bunkerėt dhe repartin ushtarak, nė muret e tė cilit ende janė gjurmėt e parullave qė nxisin pėr frymė revolucionare, aty ku ka ekzistuar mbretėria e fisit ilir tė kaonėve, Finiqit (Foinike), kryeqytet i mbretėrisė sė Epirit nė shek.III para Krishtit. Kėtu ku nė vitin 205 p.e.s u lidh traktati i paqes ndėrmjet Romės e Maqedonisė,……………… njė qytet jetėgjatė, gjatė sė……………. cilės grekėt, ilirėt dhe mercenarėt keltė, sundimtarėt e rinj nga Italia, deri tek ata bizantinė, venedikas e turq, ndoqėn njėri-tjetrin deri sipėr kodrės sė akropolit. Pas shkatėrrimit tė Foinikes u hodhėn themelet e Delvinės.
    I njohur si qyteti mė i fortifikuar, nga gurė gjigantė, njė udhėtar mund tė dallojė lehtė pėr sė largu, pa hyrė nė fshat, murin rrethues nė barkun e kodrės sė dafinave, qė pėr…………. besė sot nuk mund gjesh asnjė rrėnjė nga pema e brishtė e lavdisė. E sipėr saj kėrpudhat prej betoni tė bunkerėve. Nuk mund tė thuash vetėm se Enver Hoxha i zgjidhte kėto maja pėr tė pėrballuar alibitė e sulmit nga ajri. Pse pikėrisht nė majat arkeologjike? Nėse regjimet fashiste e naziste e kėrkuan inkarnimin e romakėve tė lashtė dhe arianėve tė parė, nė rrėnojat antike, a thua edhe diktatori Hoxha kishte tė njėjtin aluēinacion, duke shfaqur debulesėn e tij pėr nga tė parėt, pėr nga raca e mė tė vjetrit popull tė Evropės? Ai iu referohej kėtyre vendeve, pjesėrisht pėr shkak tė qytetėrimit tė tyre, pasi mbi to do krijonte zonat tė sigurisė sė lartė.
    Kodra ėshtė e shkretė dhe shkurrnajat kanė shenjat e para tė pėrzhitjes pa nisur mirė tė nxehtėt. Brenda mureve rrethues tė qytetit ngrihet akropoli, me gjatėsi 650 m. Kėtu gjenden ndėrtimet kryesore shoqėrore, prej tė cilave mund tė dallosh vetėm “majėn e ajzbergut”. Pjesa tjetėr ėshtė nėn tokė. Finiqi sot, akropoli i tij, nuk na jep mė shumė nga ē’pėrshkruan Luigi Maria Ugolini, arkeologu italian qė u ngjit deri kėtu nė fillim tė viteve ’30, pėrpos pėrdhunimit tė fortikimeve tė kohės sė Hoxhės. Pas gati 80 vjetėsh, misioni arkeologjik italian qė ėshtė kthyer nė kėtė qytet, duke ndjekur gjurmėt e Ugolinit konstaton me admirim saktėsinė dhe mendjemprehtėsinė e gėrmimeve tė arkeologut. Zona arkeologjike shtrihet nė njė sipėrfaqe prej 150 ha, nė tė cilėn pėrfshihet edhe ujėsjellėsi antik i Justinianit. Pėrveē teatrit gjigant, me rreth 20 mijė vende, ose 10 herė mė shumė se ai i Butrintit, qė vetėm sa ėshtė konfiguruar, dhe ndodhet i varrosur nė kodėr, jo mė pak e dėgjuar ka qenė punishtja e qeramikės. Kohė mė parė kėtu ėshtė gjetur shtatorja e Artemisės, qė sot ndodhet nė muzeun me dyer tė mbyllura tė Butrintit.
    Qyteti u pushtua nė shek.II nga romakėt, tė cilėt vendosėn regjim tė fortė ushtarak. Edhe pas kėtij pushtimi e vazhdoi jetėn e vet, madje nė shek.III njohu njė rigjallėrim ekonomik. U rihapėn punishtet monetare dhe u prenė dy tipe monedhash, prej tė cilave njė me kokėn e Zeusit nė njerėn anė. Pati edhe njė atelie zejtarie, dhe kishte mjaft tė zhvilluar tregtinė me qendrat e pėrtejdetit, si me Magna Grecia, Sicilia etj., tregti qė zhvillohej pėrmes skelės sė Onhezmit (Sarandės antike).
    E pushtetshme shtrihet “perandoria moderne” nė fushėn e Finiqit, rrėzė kodrės sė dafinave, poshtė nė nekropolin e qytetit. Perandoria e ndėrtimeve tė jashtėligjshme nė mijėvjeēarin e tretė. Ndėrtesat kanė evoluar aq shumė, megjithėse arkitektura e banesave tė bardha, fine e tė kėndshme, model huazuar mė sė shumti nga fqinjėt grekė, qė po ngrihen njėra pas tjetrės poshtė rrugės sė fshatit, aty ku misioni arkeologjik italo-shqiptar ka kryer gėrmime dy vitet e fundit, pra nė varret antikė tė Finiqit, pretendojnė ta kthejnė shumė shpejt nė njė fshat turistik. Varret e lashtė janė mbushur me ujė nga shirat. Pranė tyre janė hedhur themelet e njė “muri kinez”, pronė e “kanonit” tė vitit 2004. Dikur kėtu shtrihej kėneta, bonifikuar nė vitin 1950. Janė mė shumė se 10 sheshe ndėrtimi, ose rreth 3 mijė m2 truall arkeologjik, gati tė kthehen nė kantierė ndėrtimi. Ajo ēfarė deri tani komuna e Finiqit, si pushtet vendor ka bėrė, kanė qenė protestat pėr shtrirjen pa kriter tė ndėrtimeve pa leje dhe shtrimin e 120 metrave tė parė tė rrugės prej 2.5 km qė do tė ēojė nė akropolin e Finiqit tė lashtė. Me pak fjalė, tė kthesh akropolin e Finiqit dhe nekropolin e tij poshtė nė pika tė vizitueshme, pėr kėdo qė do tė kalonte kėndej do ta shihte me sytė e tij se ėshtė njė ambicie thuaj e pamundur. Komunarėt thonė se kjo qendėr e banuar duhet tė shkėlqejė sė pari kėtu poshtė, qė tė pėrgatitė vizitorėt pėr ēka do tė sodisė lart nė akropolin e Finiqit, nė majė tė kodrės sė dafinave qė ngrihet rreth 300 metėr mbi rrėzėn e nekropolit. Vėshtirė tė besosh. Flitet mė shumė pėr njė vullnet qė nė thelb ka fjalė dashamirėse, e aksion pak. Eshtė njėlloj sikur Finiqi, jehona e emrit tė tė cilit tingėllon me Feniksin, tė ringjallet prej hirit ashtu si zogu i legjendės, e bashkė me tė dafinat, lavdia e kryeqytetit epirot dhe e kaonėve dikur.

    Ditar
    Nė librin e tij pėr Butrintin, Lugi Maria Ugolini, ndėrsa bėn tė gjitha lidhjet me Mitin e Eneas pėr themelimin e kėtij qyteti antik sipas shėmbėlltyrės sė Trojės mėmė, pėrmend Kaoninė, krahinėn ku u ngrit kryeqendra e Epirit, Foinike. Duke iu referuar ciklit tė bėmave tė historiko-legjendare tė zhvilluara rreth Trojės qė patėn pėr kėngėtar Homerin, ngjarjet qė ndodhėn ndėrsa Enea endej nga njė det nė tjetrin nė kėrkim pėr t’u ngulitur nė njė “Trojė tė re”, patėn pėr kėngėtar Virgjilin. Me tė mbėrritur Enea nė Butrint, Virgjili shkruan:
    “Lundruam anės brigjeve tė Epirit e mbėrritėm
    Nė limanin e Kaonisė dhe hymė nė qytetin e lartė tė Butrintit”
    Mė tej Ugolini shprehet me habi tė madhe se si Butrinti ishte tokė greke: “Enea takon trojanin Helen (tė birin e Priamit) qė kishte marrė pėr grua Andromakėn, tė venė e Hektorit, dhe ishte bėrė mbret i kėsaj krahine, pas vdekjes sė Pirro Neoptolemit (tė birit tė Akilit) qė i kishte sjellė atje si robėr. Kėtu Heleni kishte ndėrtuar njė kėshtjellė qė, nė pėrmasa tė vogla, riprodhonte Trojėn e dikurshme, dhe u kishte vėnė emra trojanė kėshtjellės, portave, lumenjve:
    ...qė fushat kaoniane
    Dhe mbarė Kaoninė e quajti nga emri i Kaonit Trojan
    Dhe kėtė kodra ngriti muret e kėshtjellėn e Trojės.
    Kėto ia thotė Eneas Andromaka zemėrdėlirė, e cila pranė njė pėrroi, para shėmbėlltyrės sė varrit tė Hektorit, i pėrlutej shpirtit tė kėtij tė fundit. Kur sheh t’i afrohej heroi trojan, ajo mallėngjehet thellė dhe trembet se mos ka tė bėjė me njė vegim; po pastaj si merr veten, pyet Enenė pėr farefisin e pėrbashkėt e i tregon se si ajo dhe Heleni ndodhen nė atė vend. Ky episod qė thuhet tė ketė nė fund tė epopesė trojane, nė tregimin e Virgjilit, merr njė rėndėsi tė madhe dhe bėhet pothuajse themeli i historisė legjendare tė Romės. E, vėrtet, nga Butrinti Enea Niset nė drejtim tė Italisė.”
    Luigi Maria Ugolini, nis kėrkimet nė Butrintin antik nė vitin 1923, duke ndjekur nė mėnyrė tė veēantė mbresat e shėnimeve tė Polibit mbi Finiqin, kryeqyteti i Lidhjes Epirote si dhe librin e tretė tė Eneidės, nė tė cilėn Virgjili rrėfen pėr ndalesėn e Eneas nė Epir.
    Biri i njė orėndreqėsi i lindur nė Betinoro mė 8 shtator 1895, iu bind njė urdhėri tė lartė tė Italisė Fashiste, mė saktė udhėheqėsit tė saj Benito Mussolinit, pėr tė ndėrmarrė njė mision arkeologjik nė Shqipėri, nė qendrat ku nėn tokė fshihej rrezatimi i Romės sė lashtė Perandorake. E duke qenė se pėrmbushja e kėsaj detyre ishte po aq e lartė sa vullneti i fortė dhe pėrkushtimi kėtij njeriu tė dėlirė, ai do tė linte shpejt Foiniken, pėr ta transferuar misionin italian nė Butrint, ku e prisnin shumė zbulime sipas marrėveshjes dhe asaj ēka priste e shpresonte qeveria fashiste prej tij qė me shumė vėmendje ndiqte dhe financonte kėrkimet arkeologjike nė Shqipėri. Gjurmėt e gėrmimeve nė kėtė sit greko-roman ndėrpriten kėtu. “Jemi ende tepėr larg pėr pėr tė arritur nė njė kuadėr tė plotė historik e arkeologjik se si jeta ka rrjedhur nė Finiqin antik. Sidoqoftė do tė jetė e mundur qė pėr periudhat mė tė rėndėsishme dhe qytetėrimet, tė vendosen disa nocione, tė cilat mund tė bėhen pika referimi pėr rrugėn qė do tė ndjekin historianėt dhe arkeologėt, nė kėtė kodėr nė –dhe unė e shpresoj – nė njė ardhme jo tė largėt.”, shkruan Luigi Ugolini, nė vitin 1932. Gjithēka do tė marrė fund me vdekjen e tij mė 4 tetor 1936, nė Bolonjė.

    Flet Ziso Lluci, kryetar i komunės sė Finiqit
    Perandoria e ndėrtimeve
    Zona arkeologjike e Finiqit ka njė shtrirje prej 150 ha, nė tė cilėn pėrfshihet edhe ujėsjellėsi antik i Justinianit. Sipas kreut tė komunės Ziso Lluci, kjo qendėr, sot e banuar, duhet tė shkėlqejė kėtu poshtė, qė tė pėrgatitė vizitorin pėr ēka ka pėr gjetur gjetur atje lart, nė faqen e malit dhe nė akropol. Kur vjen fjala tek armiqėsia qė banorėt dhe ndėrtimet e tyre kanė krijuar me zonėn arkeologjike, ai citon vetėm ligjin: “Ēdo vendim i marrė nga KRRT pėr ndėrtime nė zona arkeologjike ėshtė i pavlefshėm.” Aspak pėr sfidė ndaj pararendėsve tė vet, me forcėn e ligjit ai ėshtė duke e zbatuar kėtė ligj ndaj ndėrtimeve mbi trojet, trashėgimi kulturore. Ai pohon se janė mė shumė se janė rreth 3 mijė metėr2 troje arkeologjikė, tė miratuar pėr t’u kthyer nė troje ndėrtimi. Paralel me denoncimin nė shtyp kryekomunari aktual deklaron se ka denoncuar edhe nė Prokurorinė e Sarandės. Kėto leje janė dhėnė duke bėrė edhe njė spekullim tjetėr.
    Sipėrfaqja pėr leje ndėrtimi pretendohet se ėshtė dhėnė jashtė zonės arkeologjike, nė fshatin Ēlirim. Sipas tij ky ėshtė njė falsifikim, sepse trojet gjenden nė fakt brenda zonės arkeologjike dhe ajo ėshtė njė sipėrfaqe qė do shpėtuar nga pushtimi i ndėrtimeve.
    Th.Nika
    ....asgje teper e bukur ose teper e shemtuar zgjat per nje kohe teper te gjate....

  2. #2
    human Maska e LAINA
    Anėtarėsuar
    13-03-2007
    Vendndodhja
    waiting...
    Postime
    348
    Zbulohet nė Finiq njė kokė gruaje prej mermeri

    Elsa Demo

    Njė kokė mermeri gruaje ėshtė zbuluar nė teatrin antik tė Finiqit, ku prej 5 shtatorit ka rifilluar gėrmimet ekspedita italo-shqiptare. “Koka u gjet nė territorin e teatrit antik dhe bashkė me tė ka dalė nė dritė njė kolonė e madhe, qė mendohet tė jetė pjesė zbukurimeve tė teatrit”,- konfirmon prof.Shpresa Gjongecaj, e cila drejton palėn shqiptare nė misionin e pėrbashkėt. “Koka ėshtė ende nė studim, por mendoj tė jetė e periudhės romake, ndoshta e shek.I pas Krishtit dhe ėshtė gjetur nga gėrmimet nė teatėr”,- thotė prof. Sandro De Maria, i Universitetit tė Bolonjės i cili drejton Misionin Arkeologjik Italian nė Finiq. Tė dy palėt janė tė rezervuar tė japin tė dhėna tė tjera, pasi objekti nė fjalė vetėm sa ėshtė larė nga dherat. Do duhet edhe pak kohė pėr tė kryer restaurimin e saj e bashkė me tė bėhet indetifikimi i plotė i kokės.
    “Koka ėshtė e zbukuruar me njė diademė, flokėt i ka tė mbledhura lart, por nuk mund tė themi me saktėsi se ēfarė shekulli daton. Disa thonė para erės sonė, tė tjerė janė tė mendimin se ėshtė e pas Krishtit. Megjithatė, fundi ėshtė mė interesant se fillimi i gėrmimeve, kur do tė dalin nė dritė kontekste tė qarta tė zbulimeve tė kryera”,- thotė prof.Gjongecaj. Ajo shpjegon se gėrmimet nė teatėr janė shumė tė rėndėsishme, pasi teatri ėshtė njė nga gjėrat mė tė bukura qė ka Finiqi. Ai ėshtė ndėrtuar nė shek.IV-III p.e.s dhe ėshtė rindėrtuar nė periudhėn romake. Sipas prof.Shpresa Gjongecajt, deri tani gėrmimet kanė zbuluar gjurmė tė orkestrės sė skenės. Teatri antik i Foinikes sė lashtė, kur kanė kaluar vetėm dy vjet nga zbulimi i tij, nė tre vjet gėmime tė ekspeditave italo-shqiptare, pretendohet tė ketė mbi 20 mijė vende, duke qenė kėshtu ndoshta mė i madhi teatėr antik qė ėshtė zbuluar deri mė sot nė rrėnojat arkeologjike nė tokės shqiptare.
    Gjatė tre viteve tė bashkėpunimit tė Institutit Arkeologjik dhe Universitetit tė Bolonjės, rezultatet kanė qenė tė dukshme. Ky mision i kushton rėndėsi edhe restaurimit tė rrėnojave pas daljes sė tyre tė dritė.
    Dy vjet mė parė, nė qytetin greko-romak, ish- kryeqendėr e Epirit, u zbuluan njė pjesė e murit tė jashtėm tė teatrit, si dhe disa objekte tė tjera tė rėndėsishme. Por edhe teatri mund tė rezervojė tė tjera zbulime interesante. Dy objektet nė fjalė qė pėmendin drejtuesit e ekspeditės, prof.Gjongecaj dhe prof.De Maria, koka prej mermeri e gruas dhe njė kollonė e madhe, janė vetėm njė pjesė mes shumė objekteve dekorative qė zakonisht rrethonin njė teatėr antik.
    Gjatė gėrmimeve tė mėparshme janė zbuluar edhe disa ndėrtesa tė karakterit publik dhe privat, stera uji, shtatorja e Artemisės etj.

    Qyteti i virgjėr
    Finiqi ndodhet rreth 8 km larg bregut jonian dhe 20 km larg Greqisė. Themeluar nė shek.III-II para Krishtit, nė territorin antik tė Kaonisė, qyteti ka pasur kontakte me perandoritė e mėdha tė Mesdheut, atė greke dhe romake.
    I pėrmendur nga udhėtarėt nė fillim tė shekullit tė 19-tė si anglezi Leake dhe vetėm
    me studimin arkeologjik tė Luigi Ugolinit nė Shqipėri, nė vitet '20 tė nėntėqindės, Foinike identifikohet e pėrshkruhet pėrfundimisht nė vitet 1926-1927, kur Ugolini merr lejen tė drejtojė dy misione arkeologjike italiane nė majė dhe nė rrėzė tė kodrės. Rezultatet e gėrmimeve ai i boton nė njė vepėr monografi botuar nė Romė, nė vitin 1932 “Shqipėria antike II – Akropoli i Foinikes”. Sot misioni italo-shqiptar, qė ėshtė duke ndjekur gjurmėt e tij, konstaton me admirim gjurmėt e sakta tė gėrmimeve tė Ugolinit.
    Foinike pėrmendet shpesh nga shkrimtarėt antikė: Polibi (shek.II p.e.s, Straboni, Livio (periudha e Augustit), Tolomeu (shek.II e.s). Pėrsa i pėrket rėndėsisė historike tė kėtij qyteti, nga ajo kujtohet Paqja e Foinikes, e cila u vendos nė vitin 205 p.e.s, duke i dhėnė fund “luftės” sė parė ndėrmjet republikės romane dhe mbretėrisė maqedonase, kaq e injoruar dhe e panjohur nė realitetin e tij arkeologjik. Ka qenė njė qytet i rėndėsishėm dhe dėshmon pėr njė jetėgjatėsi, gjatė sė cilės grekėt, ilirėt dhe mercenarėt keltė, sundimtarėt e rinj nga Italia, deri tek ata bizantinė, venedikas e turq, qė ndoqėn njėri tjetrin deri sipėr kodrės sė akropolit.
    Nė vitet '70 e '90 disa arkeologė shqiptarė si Dhimosten Budina e Astrit Nanaj kanė drejtuar gėrmimet, por pa mundur tė krijohet njė linjė vazhdimėsie me ē'ishte bėrė nė periudhėn e Ugolinit. U bėnė sondazhe nė teatėr, nė zoėn qėndrore rreth tė quajturit thesauros, nė lagjen e shtėpive helenike dhe nė nekropolin jugor (gėrmime nga Astrit Nanaj e Dhimitėr Ēondi). Vėmendje e veēantė i ėshtė kushtuar mureve rrethues, pėr tė cilat janė studimet e Neritan Cekės dhe Gjerak Karaiskajt. Mbi kėto gjurmime ėshtė fokusuar sot misioni arkeologjik italian. Rezultatet e gėrmimeve tė pėrbashkėta nė Finiq janė botuar nė dy vėllime.
    Akropoli, restaurimi i “thesauros”, njė monument i vogėl i zbuluar nga Ugolini, rifillimi i kėrkimeve nė zonėn e banuar tė quajtur “Shtėpia e dy peristileve”, ku gėrmimet kanė nxjerrė nė dritė njė vendbanim tė periudhės greke, tempujt helenė, pėrgatitja e muzeut arkeologjik tė butrintit, dokumentimi dhe rilevimi i qytetit helenik tė Antigonesė themeluar nga Pirro nė fillim tė shek.III p.e.s. Disa prej tyre janė misione tė kryera tė ekspeditave dhe disa janė projekte nė vazhdim. Ekspedita e gėrmimeve pėr vitin 2004 mbyllet nė 13 tetor.
    ....asgje teper e bukur ose teper e shemtuar zgjat per nje kohe teper te gjate....

  3. #3
    human Maska e LAINA
    Anėtarėsuar
    13-03-2007
    Vendndodhja
    waiting...
    Postime
    348
    Artikulli i mesiperm eshte marre nga gazeta "Shekulli" dhe eshte i disa viteve perpara. U inspirova ta hap kete teme para disa ditesh, kur po shihja disa fotografi personale te bera ne qytetin antik qe mbetet i pazbuluar dhe i "masakruar" nga pasardhesit moderne te ketij qyteterimi te lashte!
    ....asgje teper e bukur ose teper e shemtuar zgjat per nje kohe teper te gjate....

  4. #4
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    I "masakruar"? Gjetjet e Finiqit jane shitur me kamione. Cfare ka mbetur jane mbeturinat.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  5. #5
    human Maska e LAINA
    Anėtarėsuar
    13-03-2007
    Vendndodhja
    waiting...
    Postime
    348
    Pervec amfiteatrit qe s`nxe ne kamion dhe gjithe pjeses se padale ne drite....
    ....asgje teper e bukur ose teper e shemtuar zgjat per nje kohe teper te gjate....

  6. #6
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Nuk nxe thua ? Hehehe, por Napoleon Bonaparti me duket ka qene ai qe ka dashur me e marre "Capella Sistina" a nje kupol tjeter te Italise. Madje ka patur plan inxhinjerik se si do ta ndante ne katersh, dhe do ta kompozonte nga e para ne France. Vidhen vidhen thuj, por si ka ardh rradha.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #7
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    roximum scelus fuit eius, qui primus ex auro denarium signavit, quod et ipsum latet auctore incerto. populus romanus ne argento quidem signato ante pyrrhum regem devictum usus est. libralis - unde etiam nunc libella dicitur et dupondius - adpendebatur assis; quare aeris gravis poena dicta, et adhuc expensa in rationibus dicuntur, item inpendia et dependere, quin et militum stipendia, hoc est stipis pondera, dispensatores, libripendes, qua consuetudine in iis emptionibus, quae mancipi sunt, etiam nunc libra interponitur. servius rex primus signavit aes. antea rudi usos romae timaeus tradit. signatum est nota pecudum, unde et pecunia appellata. maximus census leftbracketcxxrightbracket assium fuit illo rege, et ideo haec prima classis. - argentum signatum anno urbis cccclxxxv, q. ogulnio c. fabio cos., quinque annis ante primum punicum bellum. et placuit denarium pro x libris aeris valere, quinarium pro v, sestertium pro dupondio ac semisse. librale autem pondus aeris inminutum est bello punico primo, cum inpensis res p. non sufficeret, constitutumque ut asses sextantario pondere ferirentur. ita quinque partes lucri factae, dissolutumque aes alienum. nota aeris eius fuit ex altera parte ianus geminus, ex altera rostrum navis, in triente vero et quadrante rates. quadrans antea teruncius vocatus a tribus unciis. postea Hannibale urguente q. fabio maximo dictatore asses unciales facti, placuitque denarium xvi assibus permutari, quinarium octonis, sestertium quaternis. ita res p. dimidium lucrata est, in militari tamen stipendio semper denarius pro x assibus datus est. notae argenti fuere bigae atque quadrigae; inde bigati quadrigatique dicti. mox lege papiria semunciarii asses facti. livius drusus in tribunatu plebei octavam partem aeris argento miscuit. is, qui nunc victoriatus appellatur, lege clodia percussus est; antea enim hic nummus ex illyrico advectus mercis loco habebatur. est autem signatus victoria, et inde nomen. aureus nummus post annos li percussus est quam argenteus ita, ut scripulum valeret sestertios vicenos, quod efficit in libram ratione sestertii, qui tunc erat, . postea placuit signari ex auri libris, paulatimque principes inminuere pondus, et novisissime nero ad .

    http://www.archive.org/stream/cplini...ugoog_djvu.txt
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga land : 26-09-2010 mė 06:02
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

Tema tė Ngjashme

  1. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Grekėt tregojnė... Ēamėt myslymanė tė Epirit (1923 – 2000)
    Nga Arrnubi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 02-04-2010, 10:33
  3. Shoqatat "pro" Vorio-Epirit, takohen nė Athinė
    Nga EDLIN nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 30-12-2008, 17:05
  4. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  5. Ilirėt - diskutimi mbi ta
    Nga Leonard Alili nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 16:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •