Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    615

    Kosova me pavarësi apo një mashtrim i ri?

    Mexhid YVEJSI, Gjakovë


    KOSOVA ME PAVARËSI-
    APO NJË MASHTRIM I RI…?

    ”Më mirë është të ndodhin padrejtësi
    se sa të rregullohen në mënyrë të padrejtë.”
    - Goethe (Gëte)

    Me 17 Shkurt 2008, në Prishtinë, tani më të gjithë e dinë, se Kosova e shpalli pavarësinë…
    Pavarësinë e shpallën shqiptarët, por, në të vërtetë, këtë pavarësi e projektuan ndërkombtarët…
    E projektuan ndërkombtarët jo për hatër të shqiptarëve, por për hirë të ”qytetarëve”…
    Kjo pavarësi është më e drejtë të quhet “Ahtisaari”…
    Kjo pavarësi ose kjo “Ahtisaari” nga dallkaukët tonë, pa iu bërë vonë, është pranuar, miratuar, fare pa e kundërshtuar…
    Aristofani i kishte shumë inat dallkaukët. Një ditë, njëri nga këta iu ngjit pas dhe ia bënte qejfin duke i miratuar çdo fjalë.
    Si e dëgjoi një kohë të gjatë, Aristofani i tha më në fund:
    Të lutem shumë, kundërshtom së paku një herë, që të kem përshtypjen se jam vetë i dytë…!
    Shqiptarëve të Kosovës, kjo pavarësi, kjo “ahtisaari” iu është imponuar, tani përpara iu është shtruar, e zbukuruar, e maskuar, vetëm për t’i mashtruar…
    E vërteta është se kjo pavarësi është Pavarësi e Mbikqyrur, që çështjen shqiptare s’ka për ta zgjidhur, por edhe me më shumë nyje ka për ta lidhur...
    Kosova, me këtë pavarësi, vërtetë u bë shtet, por jo shtet i shqiptarëve, por shtet i “qytetarëve”, i të gjithë ”kosovarëve”…
    Kosova si shtet i “kosovarëve”, për fillim, është shumë mirë që po pranohet ndërkombtarisht, por më vonë ka me na dalë dardhë me bisht… Pse?
    Sepse, në sytë e ndërkombëtarëve, Kosova nuk njihet si shtet i shqiptarëve…
    Shqiptarët, që janë mbi 90%, shumicë, do të shndërrohen në pakicë, kurse të tjerët që janë nën 10%, pakicë, do të shdërrohen në shumicë…! Pse?
    Sepse pakicat kanë të drejta të garantuara, janë tej mase të privilegjuara, me shumicën shqiptare ata po bëjnë hajgare, sepse janë lazdruar prej bashkësisë ndërkombëtare…
    Pavarësia e Kosovës është Pavarësi e Mbikqyrur, e cila këmbë e duar ka me na lidhur, gojën me dry ka me na mbyllur…
    Goja na lejohet me u hapë vetëm për ndonjë deklaratë të thatë…
    Deklaratë të thatë, që s’ka manfat, deklaratë me rekomandime, me porosi, siç ishte Deklarata për Pavarësi…

    Deklarata e Pavarësisë

    Në Deklaratën e Pavarësisë, ndër të tjera, siç e dëgjuam, siç e lexuam, shkruan:
    1. Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe Sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë dhe është në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe Propozimin e tij Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit
    të Kosovës.
    2. Ne e shpallim Kosovën një republikë demokratike, laike dhe multietnike…
    3. Ne pranojmë plotësisht obligimet për Kosovën të përmbajtura në Planin e Ahtisaarit dhe mirëpresim kornizën që ai propozon…
    Në paragrafin e 12, të fundit, shkruan:
    12. Ne, nëpërmjet kësaj, afirmojmë në mënyrë të qartë, specifike dhe të parevokueshme se Kosova do të jetë ligjërisht e obliguar të plotësojë dispozitat e përmbajtura në këtë Deklaratë, përfshirë këtu veçanërisht obligimet e saj
    nga Plani i Ahtisaarit…
    Mjafton, për atë që mendon, se Deklarata e Pavarësisë është një Deklaratë e Varësisë, sepse ajo përqëndrohet në detyrimet, në obligimet e Kosovës dhe aspak në lirinë, pavarësinë e saj…
    Deklarata e Pavarësisë ka edhe tetë pika, paragrafe të tjera, më të forta se guri, të cilat do t’na mbështesin për muri…
    Muri do të rritet me Kushtetuten e Republikës së Kosovës që po na përgatitet…

    Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Kushtetutë e smutë…

    Muri do të forcohet kur Kushtetuta të aprovohet…
    Muri do të lartësohet kur Plani i Ahtisaarit fillon të zbatohet, kur Kosova fillon zyrtarisht, ligjërisht të coptohet, të sakatohet, të tjetërsohet…
    Në Projekt-Kushtetutën e Republikës së Kosovës,
    e cila kanë 16 Kapituj dhe 160 nene, në Kapitullin I, Dispozitat Themelore, Neni 1. (Përkufizimi i Shtetit) shkruan:
    1. Republika e Kosovës është shtet i pavarur, Sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm.
    Ky neni 1., i Kaptitullit të parë, sa i bukur duket për shqiparë, kështu siç shkruan në letër, por e vërteta është diçka tjetër…
    Kosova nuk është e pavarur, sepse është e varur…
    Kosova nuk është sovrane, haj medet, sepse, s’ka sovranitet…
    Kosova nuk është shtet demokratik, as unik…
    Kosova nuk është shtet i pandashëm, sepse ndarja veç u ba, por dallkaukët, kanë sy, por s’dojnë me pa…
    Në nenin 2., shkruan:
    Republika e Kosovës është shtet i shtetasve të saj…
    Cilët janë shtetasit e saj?
    Kjo nuk tregohet, por nënkuptohet, janë “kosovarët”, pra, kurrsesi shqiptarët…
    Karakterit të “kosovarëve” “shumëetnik” - Kushtetuta e Republikës së Kosovës me simbole i qëndron besnik…
    Në nenin 6., (Simbolet), shkruan:
    Flamuri, stema dhe hymni janë simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës të cilat pasqyrojnë karakterin shumëetnik të saj.
    Kështu pra, qysh tani, Republika e Kosovës me “karakterit e saj shumëetnik” është në rrezik… Pse?
    Sepse, me “karakterin shumëetnik” Kosova po tjetërsohet, me Atdheun, Nanën Shqipni, po “armiqësohet”…
    Pse?
    Sepse në Kushtetutë shkruan: (Përkufizimi i Shtetit)
    Neni 3. Republika e Kosovës nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti ose pjesë të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkojë e as të pranoj të bashkohet me ndonjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti.
    Më në fund, po e themë shkurtë, trup, urtë e butë: kjo kushtetutë është e smutë… Pse?
    Sepse është: anti-njerëzore, anti-shqiptare, anti-fetare, anti-kombëtare…
    Si interpretohet kjo?
    Në Kapitullin XIII, Dispozitat Përfundimtare, shkruan:
    Neni 143. (Interpretimi)
    1. Kushtetuta e Republikës së Kosovës do të interpretohet në pajtueshmëri me Propozimin Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, datë 26 mars 2007. Në rast kontradikte midis dispozitave të kësaj Kushtetute dhe dispozitave të Marrëveshjes, kjo e fundit do të mbizotërojë.
    Pra, Plani i Carit, Shën Ahtisaarit, do të mbizotëroj…
    Do të mbizotërojë, do të thotë: Ne mbesim me gishta n’gojë…!
    Me gjithë këtë, që mbesim me gishta n’gojë, Republika e Kosovës , kundër vetvetes, duhet të veprojë, të punojë… Pse?
    Sepse, në nenin vijues, që është nen obligues, detyrues, shkruan:
    “Republika e Kosovës merr përsipër të gjitha detyrimet në Propozimin Gjithëpërfshirës për zgjidhjen e Statusit të Kosovës, datë 26 mars 2007 dhe do të ndërmarrë veprimet e duhura për implimentimin e tyre.”
    Deri në implimentimin e të gjitha detyrimeve të Planit të Ahtisaarit, Kosova e Pavarur do të jetë e Varur…
    Kjo Pavarësi e Varur ose Mbikqyrur ka me na ndrydhur…
    Kur Plani i Ahtisaarit të zbatohet në tërësi, atëherë kjo që tani po quhet Pavarësi – e që në të vërtetë është koloni, “Ahtisaari”, një mashtrim i ri, atëherë edhe të përgjumurit do të shohim me kthjelltësi se:
    Kosova nga Sërbia u shkëputë, por edhe Sërbia në Kosovë u futë…
    Kosova jonë e dashur, Kosova jonë e shkretë edhe sa kohë ka me hjekë…!? Pse?
    Sepse me Planin e Carit, Shën Ahtisaarit, Kosova edhe me qenë shtet i ndërtuar, i zhvilluar, i lulëzuar, ky Plan ka për ta shkatërruar, varfëruar, shkretëruar…Pse?
    Sepse ne po jetojmë jashtë vetes. Kur nis të jetosh jashtë vetes, thoshte Hemingueji, atëherë gjithçka është e rrezikshme.
    Dhe krejt në fund, siç thoshte Gëte:
    ”Më mirë është të ndodhin padrejtësi
    se sa të rregullohen në mënyrë të padrejtë.”

    Mexhid YVEJSI, Gjakovë

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Flora82
    Anëtarësuar
    17-04-2006
    Vendndodhja
    afer detit
    Postime
    899
    Ik pirdhu me kete shkrim coftê , ti gjakovare i cofte qe ke ndejte ne pixhame ne shtepi gjatê kohes se luftes je ardhe ketu me tregu se cfare pavarsi eshte , si duhete me qenê , turp te kesh.

  3. #3
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Citim Postuar më parë nga Flora82 Lexo Postimin
    Ik pirdhu me kete shkrim coftê , ti gjakovare i cofte qe ke ndejte ne pixhame ne shtepi gjatê kohes se luftes je ardhe ketu me tregu se cfare pavarsi eshte , si duhete me qenê , turp te kesh.

    Pa pa sa nervoze mi Flora! Ruaj nervat se te duhen edhe per me vone edhe kujdes fjalorin, qy!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979



    Kryeministri Thaçi: Çdo qytetar dhe çdo familje kosovare ka hise në Pavarësinë e Kosovës


    17 shkurt 2010

    Fjala e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, me rastin e Ditës së Pavarësisë


    I nderuari president i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu,

    I nderuari kryetari i Parlamentit , z. Jakup Krasniqi,

    Të nderuar deputet , zëvendëskryeministra, ministra,

    I nderuari z. Piter Feith,

    I nderuari kongresmen, miku im Earl Pomeroy,

    I nderuari komandant i KFOR-it,

    Të nderuara familje Jashari dhe Rugova,

    Të nderuar dhe dashur mysafir,

    Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

    Zonja dhe zotërinj,

    Sot ne po shënojmë një ditë e cila është e rrënjosur thellë në kujtesën e secilit prej nesh dhe në kujtesën tonë kolektive si popull. Sot, po shënojmë dyvjetorin e kurorëzimit të udhëtimit tonë shekullor si popull; shpalljen e Kosovës shtet i pavarur, sovran dhe demokratik.

    Për të mëritur deri tek kjo festa e madhe e Ditës së Pavarësisë së vendit tonë, të gjithë ne së bashku punuam dhe sakrifikuam shumë gjenerata e gjenerata. Vizionin tonë të përbashkët dhe universal për liri, pavarësi dhe rend demokratik dhe atdheut tonë e realizuam bashkërisht me unitet të qëndrueshëm politik dhe qytetare.

    Pavarësia e Kosovës është meritë e çdo qytetari të Republikës së Kosovës. Çdo qytetarë duhet të ndihet krenar kudo që jeton, në Kosovë dhe diasporë si qytetarë, dhe si familje e si shoqëri.

    Populli i Kosovës është krijues i shtetit të Kosovës. Republika e Kosovës në dyvjetorin e shënimit të Ditës së Pavarësisë është shtet edhe më e konsoliduar, më e zhvilluar me institucionet stabile dhe efektive, me qeverisjen e mirë, sundim të rendit e të ligjit, me respektimin afirmativ të komuniteteve.

    Për herë të parë në Kosovën e pavarur u organizuan zgjedhjet lokale ku qytetarët tonë në mënyrë të dinjitetshme dhe shumë krenare zgjidhën udhëheqësit e tyre lokal. Ishin këto zgjedhje të lira, fer dhe demokratike që u vlerësua lart nga të gjithë.

    Republika e Kosovës u bë anëtare me drejta të barabarta në Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, ndërsa jemi afër anëtarësimit edhe në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

    Me përkushtimin tonë të vazhdueshëm institucional ne krijuam vende të reja pune me paga më të mira. Ndërkohë me qindra kilometra rrugë të reja dhe dhjetëra shkolla të reja bëmë reforma të rëndësishme edhe në politikë, edhe në legjislacion edhe në ekonomi. Jemi duke vazhduar kështu për të përmirësuar jetën e përditshme të qytetarëve duke mundësuar një të ardhme më të mirë, më të sigurt për fëmijët tanë.


    Të nderuar deputet, mysafir të çmuar, zonja dhe zotërinj,

    Në këto momente të rëndësishme të shënimit të ditës sonë të madhe ne kujtojmë të kaluarën e vendit tonë, të kaluarën e ndritshme, themelin e fuqishme i së ardhmes sonë zhvillimore dhe prosperuese.

    Në ditët si kjo ne duhet të nderojmë dëshmorët tanë, ata që dhanë më të shtrenjtën për lirinë e vendit tonë. Po ashtu ne duhet të nderojmë dhe respektojmë edhe heronjtë e gjallë të këtij vendi, veteranët, ata me qindra mira mësues e ditëve më të rënda që na mësuan ta duam atdheun dhe lirinë, mjekët që na shëruan plagët, artistët që na pasuruan shpirtin, bujqit që punuan shumë, pensionistët që gjithashtu punuan shumë. Pra, të gjithë, të gjithë kontribuuan në pavarësinë që ne e kemi sot.

    Prandaj, si kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, falënderojë të gjitha shtetet mike, mbështetëse të përpjekjeve tona për liri dhe pavarësi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendet e Bashkimit Evropian dhe gjithë mbështetësit në përpjekjet tona për liri, pavarësi të procesin e njohjeve dhe tash në procesin integrues.

    Ne të gjithë së bashku ndihemi krenar që ashtu siç edhe arritëm pavarësinë e vendit tonë bashkërisht po punojmë çdo ditë për zhvillimin dhe integrimin e Republikës sonë në institucionet veri-atlantike.


    Të nderuar deputet, mysafir të çmuar, zonja dhe zotërinj,

    Secili qytetarë i Kosovës duhet të ndihet krenarë për kontributin tij në realizimin e këtij vizioni. Deri sa po shënojmë ditën tonë të pavarësisë, ftoi qytetarët që të festojnë me dinjitet dhe krenari, ashtu siç kemi festuar gjithherë. Ne po ndërtojmë shtet demokratik dhe multietnik. Ti nderojmë heronjtë tanë dhe të kalojmë shumë kohë me familje tona sepse është ditë për tu krenuar. Të flasim fëmijëve tanë për udhëtimet e gjata e baballarëve tanë dhe mbi të gjitha të flasim të punojmë për të ardhmen.

    Përderisa dje sfidë kryesore e jona ishte mbijetesa, liria dhe çlirimi, pavarësia, sfida e të ardhmes janë sfida e zhvillimit dhe integrimit.

    Kosova do të integrohet në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Derisa para dy vitesh Kosova u shpall shtet, sot Kosova ka fituar statusin evropian. Ne sot po ndërtojmë Kosovën e përjetshme, Kosovën krenare, Kosovën e së ardhmes.

    Urime pavarësi të gjithëve!

    -----------------------------------
    Kryeministri Thaçi ka pranuar telegrame nga homologë të tij nga shumë shtete, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës

    Prishtinë, 17 shkurt 2010

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi me rastin e 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës, ka pranuar telegrame nga homologë të tij nga shumë shtete.

    Kryeministrin Thaçi e kanë përgëzuar kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, kryeministri i Çekisë, Jan Fischer, kryeministri i Sllovenisë, Borut Pahor dhe kryeministri i Hungarisë, Bajnai Gordon.

    Në urimet e tyre me rastin e shënimit të dy vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, të gjithë kryeministrat përgëzojnë kryeministrin Thaçi për sukseset e qeverisë që drejton në konsolidimin e shtetit të pavarur dhe demokratik të Kosovës, si dhe vlerësojnë lartë të gjitha përkushtimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndërtimin e institucioneve stabile dhe efektive, me qeverisje të mirë, sundim të rendit dhe ligjit dhe respektim afirmativ të komuniteteve.

    Po ashtu, homologët i kanë shprehur kryeministrit Hashim Thaçi gatishmërinë e qeverive të vendeve të tyre për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin dhe mbështetjen për qeverinë dhe të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, në rrugën drejt zhvillimit dhe integrimit të Kosovës në institucionet euroatlantike.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Bardhi
    Anëtarësuar
    06-09-2002
    Postime
    708
    Citim Postuar më parë nga Flora82 Lexo Postimin
    Ik pirdhu me kete shkrim coftê , ti gjakovare i cofte qe ke ndejte ne pixhame ne shtepi gjatê kohes se luftes je ardhe ketu me tregu se cfare pavarsi eshte , si duhete me qenê , turp te kesh.
    O TE KEMI GJAN MOJ FLORA- PO MOS KESHTU
    JU NJE HAP - PUNA DY...

  6. #6
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    qe klyshi i shikut...

    ...llapqeni menjehere e paska fute nje shkrim per gjarperin...hej medet cna ka gjet me spiunet e shikut...ske guxim me hap nje teme se menjehere aty i ke me shkrimet e hashimes e kup mcusit...

    mire qe e paska pohuar nje here hashimja se cdo qytetar i kosoves paska hise ne pavaresine e kosoves...deri dje rrehte gjoksin se i takonte veq atij kjo pavaresi...ka zane duke u moderuar i shkreti...e sheh se veq me mashtrime nuk ecet...dhe me paturpesine me te madhe shkoi e vizitoi varrin e njeriut me te nderuar ne kosove dr.ibrahim rugova...u detyru edhe aty balle varrit te pohonte se vertete iboja ishte njeri i madh dhe gurthemeli i pavaresise...
    te paftyret nuk kan si me pase ftyre..edhe me keq langojt qe ju shkojne pas...

  7. #7
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga Rina_87 Lexo Postimin
    Pa pa sa nervoze mi Flora! Ruaj nervat se te duhen edhe per me vone edhe kujdes fjalorin, qy!
    mir ja ban atij hoxh lesh vetvendosja

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Kosova eshte shtet por jo i pavrarur dhe sovran keshtu qe kjo pavaresi eshte e cunguar.
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    me duhet te pranoj ate qe thote mexhid yvejsi.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-09-2009
    Postime
    95

    Thumbs up Kosova me pavarsi apo nje mashtrim i ri

    Citim Postuar më parë nga Kaprosi Lexo Postimin
    ...llapqeni menjehere e paska fute nje shkrim per gjarperin...hej medet cna ka gjet me spiunet e shikut...ske guxim me hap nje teme se menjehere aty i ke me shkrimet e hashimes e kup mcusit...

    mire qe e paska pohuar nje here hashimja se cdo qytetar i kosoves paska hise ne pavaresine e kosoves...deri dje rrehte gjoksin se i takonte veq atij kjo pavaresi...ka zane duke u moderuar i shkreti...e sheh se veq me mashtrime nuk ecet...dhe me paturpesine me te madhe shkoi e vizitoi varrin e njeriut me te nderuar ne kosove dr.ibrahim rugova...u detyru edhe aty balle varrit te pohonte se vertete iboja ishte njeri i madh dhe gurthemeli i pavaresise...
    te paftyret nuk kan si me pase ftyre..edhe me keq langojt qe ju shkojne pas...
    O kaprroz pak si shum po fol por qka te flliqesh per keta njerz vetem e flliq gojen tane Esa i perket spiunve te shikut ma mir me qen i shikut sesa shpiun i shkaut siqe pome duket mua Esa i perket gjarprit dal nga dal do te jav han kryet te gjithve Esa i perket ibros tan populli e ka ligj qe secili njeri qe vdes per te me fol mir per ta por dot tregoj historija se cili ka qen i mir e cili bagel qao

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •