Ajo ēfarė ndodhi mė pastaj ishte diēka qė e kam tė vėshtirė ta vė nė
fjalė. E di qė e tėrė dhoma u mbush me dritė. Fillimisht mendova se
ishte nga llampa ime e leximit pėrballė shtratit. Pastaj pashė qė drita
e saj dukej e errėt. Ndoshta ishte agimi? Por ishte shumė herėt pėr
kėtė. Drita zmadhohej, zmadhohej nė tė ndriēuar, derisa ia kaloi
ditės. E mbėshtolla vetėn me shaminė time. Isha shumė e frikėsuar.
Pastaj njė mendim ndėrhyri nė mua se mos ishte kopshtari, i cili kishte
lėnė dritat jashtė pėr tė ndriēuar pemėt. Ai e bėnte kėtė ndonjėherė
pėr tė parandaluar hajdutėt kur mangot piqeshin, apo pėr tė parė
ujitjen nė njė nga netėt e freskėta.
Hoqa shaminė pėr njė moment tė shihja. Por dyert dhe dritaret shpejt
u mbyllėn, ndėrsa perdet dhe roletat u lėshuan menjėherė. Pastaj
pashė disa figura nė rroba tė gjata, qė qėndronin nė mes tė dritės,
disa hapa nga shtrati im. Aty ishin 12 figura nė rresht dhe ajo nė mes,
e trembėdhjeta, ishte mė e madhe dhe mė e ndriēuar se tė tjerat.
- Oh Perėndi - unė bėrtita dhe djersėt dilnin nga balli im. E pėrkula
kokėn dhe fillova tė lutem.
- Oh Perėndi, kush janė kėta njerėz, dhe si arritėn kėta kėtu kur tė
gjithė dritaret dhe dyert janė tė mbyllur?
Befas njė zė u dėgjua ngrihu. Kjo ėshtė rruga qė ti ke qenė duke e
kėrkuar. Unė jam Jezusi, biri i Marisė, tė cilit i je lutur, dhe ja tani po
qėndroj para teje. Ngrihu dhe eja tek unė.
Fillova tė qaj: oh Jezus, unė jam e gjymtė. Nuk mund tė ngrihem.
Ai tha: ēohu dhe eja tek unė! Unė jam Jezusi! Meqė unė hezitova Ai
tha edhe herėn e dytė. Pastaj derisa ende dyshoja Ai tha pėr tė tretėn
herė - Ēohu!
Dhe unė, Gulshan Esteri, e cila kam qenė e gjymtė nė shtratin tim pėr
nėntėmbėdhjetė vjet, ndjeva njė forcė tė re tė kalonte nė gjymtyrėt e
paralizuara. E vendosa kėmbėn time nė dysheme dhe u ngrita. Bėra ca
hapa dhe rashė tek kėmbėt e vegimit. Qesh duke u larė nė dritėn mė
tė pastėr dhe e cila digjte si shkėlqimi i diellit dhe hėnės sė bashku.
Drita shndėrriti nė zemrėn dhe mendjen time dhe shumė gjėra u
qartėsuan atė moment nė mua.
Jezusi e vendosi dorėn e tij nė maje tė kokės sime dhe unė pashė njė
vrimė nė dorėn e tij pėrmes sė cilės njė rreze e dritės ra nė rrobat e
mia, sa qė rrobat e gjelbėra dukeshin tė bardha.
Ai tha: Unė jam Jezusi. Unė jam Emanueli. Unė jam Rruga, e Vėrteta
dhe Jeta. Unė jam i gjallė, dhe do tė vijė sė shpejti. Kujto, qė sot do tė
jesh dėshmitarja ime. Atė qė ke parė tani me sytė e tu duhesh ta
pėrcjellėsh tek njerėzit e mi. Njerėzit e mi janė njerėzit e tu, dhe ti
duhet tė qėndrosh besnike ta ēosh kėtė tek njerėzit e mi.
Ai mė tej tha: Tani duhet ti mbash kėto rroba dhe trupin tėnd tė
pandotur. Kudo qė tė shkosh do tė jem me ty, dhe nga sot duhet tė
lutesh nė kėtė mėnyrė:
Ati ynė qė je nė qiell, u shenjtėroftė emri yt. Ardhtė mbretėria jote, u
bėftė vullneti yt, si nė qiell ashtu nė tokė. Bukėn tonė tė pėrditshme
na e jep sot dhe na i fal fajet tona si ne i falim fajtorėt tanė, dhe mos
lejo tė biem nė tundim por na ēliro nga i ligu, sepse e jotja ėshtė
mbretėria dhe fuqia dhe madhėshtia nė jetė tė jetėve. Amen
Ai mė bėri ta pėrsėris lutjen edhe njė herė derisa u ngulit thellė nė
zemrėn dhe mendjen time. Kjo qe nė bukurinė e thjeshtėsisė, por edhe
nė thellėsinė e saj, aq e ndryshme nga lutjet qė kisha mėsuar nga
fėmijėria ime deri tani. E thėrriste Perėndinė Atė ky ishte njė emėr
qė u vulos nė zemrėn time, qė e mbushi zbrazėtinė e saj.
Unė doja tė rrija aty pranė kėmbėve tė Jezusit, duke u lutur me kėtė
emėr tė ri tė Perėndisė Ati ynė
por vegimi i Jezusit kishte ende
pėr tė mė thėnė:
Lexo nė Kuran, unė jam gjallė dhe do tė vijė sė shpejti. Kėtė e kisha
mėsuar mė parė por tani mė dha besim nė kėtė qė po dėgjoja.
Jezusi vazhdoi edhe mė tutje. Unė isha aq e mbushur me gėzim. Kjo
nuk mund tė pėrshkruhet.
E shikova krahun dhe kėmbėn time. Kishte mish nė to. Dora ime nuk
qe e pėrsosur, porse ishte e fuqizuar dhe jo mė e fishkur dhe e ligur.
Pėrse nuk e shėron tėrėsisht? - e pyeta.
Pėrgjigja erdhi nė mėnyrė tė dashur:
Krijoni Kontakt