3 korrik, dita e eleminimit tė opozitės


Agim Musta


Si sot, 60 vjet mė parė, mė 3 korrik tė 1946, drapėri komunist i merr jetėn 9 nacionalistėve demokratė shqiptarė me vizion perėndimor. Ata u vranė pėr tė vetmin faj se ngritėn zėrin qė zgjedhjet e para tė pas Luftės sė Dytė Botėrore, qė do tė zhvilloheshin mė 2 Dhjetor tė vitit 1945, tė ishin tė lira dhe demokratike. Mė 17 Qershor tė vitit 1946, shtypi dhe radio komuniste e regjimit tė Tiranės njoftonte pėr fillimin e gjyqit special ushtarak nė sallėn e kinemasė “Nacional” tė Tiranės (qė mė vonė do tė quhej “17 Nėntori”) kundėr 37 armiqve tė popullit dhe sabotatorėve tė Pushtetit Popullor! Po kush ishin ata fajtorė pa faj dhe pėrse grushti i hekurt i shtetit komunist ra aq mizorisht mbi kryet e tyre?! Nė vjeshtėn e vitit 1945, pushteti komunist pėrgatitej pėr t’u legalizuar me anėn e zgjedhjeve tė 2 Dhjetorit pėr Asamblenė Kombėtare. Tė gjitha tė dhėnat ishin se zgjedhjet pėr Kuvendin Popullor (nė thonjėza) nuk do tė ishin as tė lira, as demokratike. Zgjedhjet do tė ishin njė farsė e regjimit komunist, tė cilėt erdhėn nė pushtet me grykėn e pushkėve dhe e mbanin atė me dhunė dhe terror. Shumė intelektualė nacionalistė, demokratė dhe tregtarė tė grabitur nga pushteti i terrorit, filluan tė shqetėsohen seriozisht pėr fatet e Atdheut dhe iu vunė punės pėr tė mos u realizuar zgjedhjet e manipuluara tė 2 Dhjetorit 1945. Po kush ishin ata atdhetarė, qė pa pėrfillur rrezikun qė iu kanosej, u bėnė martirėt e parė pėr zgjedhjet tė lira dhe tė ndershme nė Shqipėri?? Ata ishin 37 veta qė u grupuan pėr tė penguar farsėn e 2 Dhjetorit tė vitit 1945, ku midis tyre kishte intelektualė tė mirėfilltė tė lauruar nė Universitetet mė tė mira tė Evropės dhe nė shkollėn amerikane tė Harry Fultzit. Ata ishin juristė, oficerė, akademistė, diplomatė, biznesmenė qė ndiqnin me shqetėsim rrugėn drejt humnerės ku po e ēonte P. Komuniste Shqipėrinė. Ata kishin bėrė pėrpjekje pėr krijimin e njė grupimi opozitar dhe i kishin dorėzuar shefit tė misionit ushtarak britanik, kolonelit Plamer, njė memorandum pėr ndėrhyrjen e misioneve anglo-amerikane pranė diktatorit Hoxha, pėr zgjedhje tė lira dhe demokratike. Tė gjitha pėrpjekjet e tyre dėshtuan dhe s’patėn pėrkrahje nė arenėn ndėrkombėtare. Zgjedhjet e 2 Dhjetorit tė vitit 1945 u shndėrruan nė njė tragji-komedi dhe P.K.Shqiptare, e maskuar pas Frontit Demokratik pa asnjė farė opozite, fitoi (nė thonjėza) mbi 90% tė votave. Fill mbas mbarimit tė votimeve, qė u bėnė me saēma llastiku, shpėrtheu njė terror i paparė me arrestime dhe internime kundėr atyre qė nuk morėn pjesė nė votime ose dyshohej, se kishin hedhur saēmet nė kutitė e zeza. Nė Tiranė u arrestuan dhe iu nėnshtruan torturave ēnjerėzore 37 persona, midis tė cilėve: Shaban Balla, mbaruar shkollėn amerikane tė Fultzit, Musine Kokalari, laureuar nė universitetin “Sapienza” tė Romės dhe themeluesja e P.S.D. shqiptare nė tetor tė vitit 1943, Gjergj Kokoshi, ish-ministėr i parė i Arsimit pas luftės, laureuar pėr filozofi nė Torino, Xhahit Koka, diplomat, laureuar nė Bukuresht, Sami Ēeribashi, jurist dhe biznesmen i suksesshėm, laureuar nė Stamboll, Qenan Dibra, diplomuar nė Paris pėr jurisprundencė, Suad Asllani, jurist dhe diplomat i shquar, Mehmet Beshiri, laureuar nė Vjenė pėr tregti, Hivzi Golja kryen studime pėr administratė nė Selanik dhe Stamboll, Ali Kavaja, mbaruar shkollėn e Fultzit dhe mik i ngushtė i Shaban Ballės, Enver Hasa, oficer akademik, diplomuar nė Modena tė Italisė, Reiz Hasko, student universitar nė Romė dhe njė nga pasanikėt mė tė mėdhenj tė Shqipėrisė, Profit Ēoka, tregtar i suksesshėm tiranas dhe i tatuar padrejtėsisht me shuma astronomike, Mahmut Mėniku, biznesmen tiranas me ide perėndimore, Lluka Biba, jurist, laureuar nė Francė, Semiraz Vėrlaci, ish-grua e kryeministrit Shefqet Vėrlaci, 70-vjeēare me njė sjellje tė pėrsosur e tė tjerė persona nga elita e shoqėrisė shqiptare. Kryetar i gjyqit special, qė do dėnonte 37 fajtorėt pa faj, ishte majori Frederik Nosi, qė shpirtin dhe mendjen e tij ia kish shitur prej kohėsh djallit tė kuq, megjithėse ishte nip i patriotit tė shquar elbasanas, Lef Nosit qė u ekzekutua po atė vit nga regjimi mizor enverist. Prokurori i gjyqit ishte sadisti i mirėnjohur Nevzat Haznedari, kryemjeshtėr i torturave qė shpesh i ekzekutonte viktimat jo me plumb, por iu thyente kafkat me leva tė hekurta nė oborret e burgjeve. Kryehetuesit e grupit ishin shefat e sigurimit mizor, Nesti Kerėnxhi dhe Kadri Hazbiu qė pėr zellin e treguar nė kryerjen e krimeve monstruoze, brenda pak viteve, u graduan ministra dhe gjeneralė dhe arritėn deri nė anėtarė tė Byrosė Politike. Ėshtė tronditėse, kur sot, nė disa organe tė shtypit dhe nė TV private, mundohen t’i paraqesin si pėllumba paqeje skifterėt e pėrgjakur tė Sigurimit gjakatar komunist. Kėshtu p.sh, njė gazetė e Tiranės kohėt e fundit botoi njė intervistė nė shumė numra, tė ish-krijuesit tė Sigurimit shqiptar, Nesti Kėrėnxhit qė e mbyllte intervistėn me fjalėt: “Po largohem nga kjo jetė i lodhur, por i qetė se nuk i kam bėrė keq asnjė njeriu”. Po kush i ka bėrė njė mal me krime pėr gjysmė shekulli, kur shefat e Sigurimit e mohojnė njė gjė tė tillė? Kadri Hazbiu, ish-Ministėr i Brendshėm, pėr njė ēerek shekulli, deklaron para gjyqit, se ai jo vetėm nuk i ka torturuar viktimat e tij, por s`i ka prekur as me njė fije pupėl. Pinjollė tė ish-udhėheqėsve tė lartė tė shtetit komunist dhe tė kaporjonėve tė Sigurimit qė i kishin lyer duart me gjak tė pafajshėm shqiptarėsh deri nė bėrryla dhe gazetarė injorantė qė e shesin veten pėr 5 aspra, qė bėjnė ēmos tė shtrėmbėrojnė tė vėrtetėn historike, duke marrė turpin mbi vete pėr punėt e pandershme qė kanė marrė pėrsipėr tė kryejnė. Paēin faqen e zezė, se kujtesa e kombit nuk mund tė deformohet nga kalemxhinj sharlatanė! Po le tė kthehemi te gjyqi famėkeq nė kinema “Nacional”, nė ato ditė tragjike Qershori tė vitit 1946. Aktakuza e prokurorit Haznedari ishte plot fraza steriotipike bolshevike duke i quajtur tė akuzuarit “armiq tė betuar tė pushtetit popullor, sabotatorė, terroristė” e turli epitetesh djallėzore qė vetėm mendja perverse e sadistit Haznedari, mund tė krijonte pėr fajtorėt pa faj. Kryetari i gjyqit, major Frederik Nosi, e fillon seancėn gjyqėsore me pyetjen e Shaban Ballės qė konsiderohej nga aktakuza si nyja kryesore e komplotistėve (nė thonjėza). Kryetari e pyet Shaban Ballėn nėse ai pranon se ka bėrė pjesė nė njė organizatė terroriste qė kishte pėr synim pėrmbysjen e pushtetit popullor? Shabani, megjithėse i torturuar mizorisht gjatė njė periudhe 6 mujore nga hetuesit shpirtkazmė, pėrgjigjet me dinjitet se ai pranon se ka bėrė pjesė nė njė grup antipushtet, por nė asnjė mėnyrė, nė njė grup terrorist. Dhe pyetjet vazhdojnė sipas skenarėve tė gjyqeve bolshevike tė viteve tridhjetė. Herė pas here, bėhen ndėrhyrje brutale tė prokurorit, qė shoqėrohen me britma tė turmės pa tru “Vdekje armiqve tė popullit!”, “Tradhėtarėt nė litar!”. Musine Kokalari i thotė trupit gjykues se ajo s’ėshtė fajtore. Ajo dhe shokėt e saj janė nxėnės tė Rilindasve kombėtarė dhe kanė vepruar sipas mėsimeve tė tyre. Dėnimi i tyre do tė thotė tė dėnohet Rilindja Shqiptare. Por komunistėt nuk kanė as komb, as atdhe. Britmat e tyre nė sallė ia kalojnė britmave tė ujqėrve dhe tė ēakejve tė shkretėtirave. Duket aēik se tė pandehurit, tė strukur nė zbarėn e tė akuzuarve, janė torturuar mizorisht nga hienat e sigurimit. Ata mezi qėndrojnė nė kėmbė dhe shumė prej tyre kishin humbur dhe shqisėn e dėgjimit. Nga deponimet e tyre kuptohej se ata shpejtoheshin qė tė vdisnin sa mė parė pėr tė shpėtuar nga gjėndja ku ndodheshin. Pikėrisht, mė 23 qershor, kur gjyqi po i afrohej mbarimit, Enver Hoxha shkon nė Beograd pėr t’i raportuar padronit, Josif Broz Titos, se kishte goditur me grusht tė hekurt njė grup nacionalistėsh demokratė qė kishin dashur zgjedhje tė lira! Pėr kėtė shėrbim, ustai Tito e dekoroi lakeun e tij me medaljen mė tė lartė “Hero i popujve tė Jugosllavisė”. Vendimi i gjyqit ishte i paapelueshėm dhe i formės sė prerė. Nėntė martirė tė demokracisė u dėnuan me vdekje. Ata ishin: Shaban Balla, Qenan Dibra, Xhahiut Koka, Mahmut Mėniku, Telat Drini, Sami Ēeribashi, Ali Kavaja, Mehmet Beshiri dhe Hivzi Golja. U ekzekutuan 60 vjet pėrpara, mė 3 korrik tė vitit 1946, nė poligonin e vdekjes, buzė lumit tė Tėrkuzės nė njė gropė tė pėrbashkėt. Diktatura komuniste kujdesej qė t’i zhdukte pa lėnė asnjė gjurmė kufomat e tė ekzekutuarve. Skeletet e tyre i merrnin ujėrat nė vėrshim tė lumenjve, ose shkriheshin nga gėlqerja e pashuar, qė iu hidheshin varreve pa emėr. 28 pjesėtarė tė tjerė tė grupit u dėnuan me burgime tė rėnda dhe me shumė prej tyre kam qenė bashkėvuajtės nė burgun ferr tė Burrelit si: Llukė Bibėn, Reis Haskon, Profit Ēokėn, Enver Hasėn e tė tjerė. Asnjė prej tyre aktualisht nuk jeton mė. Ata kanė vdekur me kohė, pas njė kalvari plot vuajtje dhe sfilitje. Persekutimi ra edhe mbi familjet e tyre pėr gjysmė shekulli, derisa nė vendin tonė u pėrmbys regjimi gjakatar komunist dhe agoi dita e lirisė dhe e demokracisė shqiptare. Pėrgėzoj familjen Balla dhe posaēėrisht, Zonjėn Bendis qė mori iniciativėn pėr tė pėrkujtuar ditėn e zezė tė 3 korrikut 1946, pėr ta mbajtur gjallė kujtesėn e kombit dhe pėr t’i bėrė nderim gjithė atyre qė luftuan dhe dhanė jetėn pėr njė Shqipėri tė lirė dhe demokratike. Lavdi tė pėrjetėshme martirėve tė demokracisė!

Gazeta Tema