Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 32
  1. #11
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Zorraxhiu,
    Ketu po diskutojme per shqiptaret qe u shkeputen nga vendet ku jetonin tradicionalisht shqiptaret dhe u larguan ne vende te huaja. Per shqiptaret e Kosoves kane qene ngjitur me trugun kryesor kombetar, por te ndare administrativisht nga shtete te ndryshme. Arvanitasit dhe arbereshet e Italise ishin si administrativisht si nga ana e largesise shume larg. Nuk mund te arrijme ne konkluzione duke krahasuar gjera te ndryshme.
    Per sa i perket te drejtave te minoritetit grek, qe thua i paska pasur te gjitha, nuk ja ka dhene njeri me dashje te jesh i bindur.Jane dhene keto te drejta ( shkollim etj) dhe si shkembim Greqia njohu sovranitetin e shtetit shqiptar dhe terhoqi ushtrine nga Shqiperia e Jugut. Keto te drejta shkruhen ne protokollin e Korfuzit.Nuk ja dha njeri se i kishte qejf greket.
    Shqiperia pra sic thashe nuk ben perjashtim nga shtetet qe nuk njohin minoritetet ( pervec atij grek dhe maqedonas). Nuk njihen dhe nuk kane te drejta romet ( jevgjit) dhe vllehet.
    Dhe te thuash te verteten nuk eshte provokacion.Te njohesh historine e popullit tend nuk eshte provokacion. Te njohesh cfare jane te drejta dhe te padrejta shteti yt ka bere nuk eshte provokacion. Perkundrazi te ndihmojne qe ne te ardhmen mos te perserisesh gabime qe na sollen ne gjendjen qe kombi shqiptar eshte sot.I ndare ne 5(!!!!!!!!!) shtete dhe tre besime fetare.
    Me respekt Toro
    "Who is John Galt?"

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-01-2003
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    99
    Pse populli yne qenka ndare dhe coptuar pse si paska njohur vllehet dhe maxhupte si pakice kombtare o Toro si dhe nuk e paskam ditur se Kosova dhe trojet tjera shqiptare te okupuara nga sllavet qenkan dicka tjeter nga viset shqiptare nen administrimin e Greqise. Ne nje rast Adem Demaci pat thene se nga serbet e mesoi se si duhet kombi e une te them mer mesim nga vorioepiroti Klod shum i sofistikuar ne mbrojtjen dhe arsyetimin e interesave greke ne Shqiperi pos me qene ambasador nderi i Greqise.Minoritet si i thoni ju ose pakice kombtare si i thone kosovaret e ka kuptimin e nje pjese te popullit te caktuar qe jeton ne nje shtet tjeter,pra pakice e kujte do te ishin jevgjit ose vllehet....

  3. #13
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Postuar mė parė nga Zorraxhiu
    Minoritet si i thoni ju ose pakice kombtare si i thone kosovaret e ka kuptimin e nje pjese te popullit te caktuar qe jeton ne nje shtet tjeter,pra pakice e kujte do te ishin jevgjit ose vllehet....


    Jo te gjitha minoritetet kane shtet-meme. P.sh. greket e Shqiperise kane shtet meme, kane Greqine. Vllehet kane shtet meme , eshte Rumania, nje nga emrat e vjeter te se ciles ka qene Moldo-Vllahia ( ashtu si shqiptaret e vjeter quhen arber ose arvanitas, rumunet e vjeter quhen vllehe). Por kurdet ne Turqi apo ne Irak e Siri nuk kane shtet meme.Kjo nuk do te thote qe ata nuk ekzistojne si pakice kombetare. Ekzistojne dhe jane te shtypur. E njejta gje ndodh dhe me jevgjit( romet) ne Shqiperi.
    Dhe e theksova dhe me siper ne postimet e mia se: Ne rast se nuk do te kishte PAKT ( traktat) nepermjet Greqise dhe Shqiperise qe te DETYRONTE Shqiperine tu jepte te drejta pakices kombetare greke ne Shqiperi te jesh i ndergjegjshem dhe ti dhe te gjithe te tjeret se ne si shqiptare nuk do tua kishim dhene ato te drejta grekeve. Nuk mund te flasim qe u kemi bere nder duke u dhene te drejta te arsimit dhe te gjuhes ne greqisht kur keto i kemi bere sepse kemi qene TE DETYRUAR nga traktate e norma nderkombetare. Fatkeqesisht ekuilibri dhe paqja ne boten e sotme te shtetit-komb ruhen ne se cdo shtet respektiv zbaton traktatet qe ka firmosur per njohjen e sovranitetit dhe teresise territoriale te tij. Shqiperia ne se u mohon ato te drejta qe parashikohen nga traktatet dypaleshe per njohjen e sovranitetit te Shqiperise ne shkembim te te drejtave te minoritetit grek ne Shqiperi, i shpall "de facto" lufte Greqise. Ne kete rast cdo sulm i Greqise ndaj Shqiperise do te ishte ME SE I PERLIGJUR nga ligjet nderkombetare.
    Dhe Enver Hoxha nuk jua u dha se i donte te drejtat minoritareve. Ua dha sepse ne 1946 ne Konferencen e Paqes ne Paris Greqia rikerkoi aneksimin e "Vorio-Epirit" te cilen sipas saj e kishte "cliruar" ne 1940-41. Perseri qe te ruhej PAQJA dhe teresia territoriale e Shqiperise, te drejtat e minoritetit grek ngelen po ato qe parashikohesin ne Paktin e Korfuzit te 1925 edhe gjate regjimit komunist.
    Greqia vertet nuk u njeh te drejtat pakicave kombetare qe ka ne territorin e saj. Ne rradhe te pare me shtetet-meme te ketyre pakicave ne konfliktet e armatosura Greqia ne shumicen e rasteve ka dale fitimtare dhe NUK E KA DETYRUAR askush ti njohi. Persa i perket minoritetit turk ne Greqi ne Paktin e Lozanes te 1921 ai cilesohet si minoritet fetar- mysliman dhe u garanton atyre te drejtat fetare ne shkembim te paqes greko- turke.Greket e shfrytezojne kete dhe u mohojne atyre kombesine turke, te drejten e perfaqesimit ne parlamentin grek ( nuk perfshihej as kjo ne traktatin e paqes) etj.
    Sa per arvanitasit ne Greqi, ata vete nuk kane qene te interesuar te cilesohen si pakice kombetare qe ne fillim. Fare thjesht ( sado qesharake te duket eshte e vertete) sepse ata kur u krijua Greqia si shtet ishin SHUMICA e popullsise ( rreth 60% e popullsise se Greqise se 1834). Shto ketu qe ata vete arvanitasit e konsiderojne veten e tyre pasardhes te grekeve te lashte ( madje vetequhen greket me origjinale) dhe nuk mund te cilesoheshin pakice kombetare ne shtetin qe ata vete cliruan dhe krijuan.
    Me mirekuptim Toro
    "Who is John Galt?"

  4. #14
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    O Toro djali!

    Ne shqiperi pak a shume mendohet si ne vete shtetet fqinje.

    Dmth, tjetri eshte shovinisti, une po mbroj token e te drejtat e mia. Perse nuk me kuptojne te tjeret?

    E keshtu po te loz me fjale i bie qe:

    Greku (dmth shqiptari) ne Shqiperi thote se shqiptari (greku) ne Greqi nuk e kupton, edhe shqiptari (greku) ne Greqi thote se greku (shqiptari) ne Shqiperi nuk e kupton.

    thjeshte muabeti, ndryshojne vetem emrat e asgje me teper.

    E vetmja gje qe na dallon ne nga ekstremizmi grek, eshte se ata jane me te shkolluar, se banalet studiues ne shqiperi...!

    mejtim personal...

  5. #15
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Nje dialog ne dialektin arvanitas, i shkruar me alfabet arvanitas qe per baze kishte shkronjat greke.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  6. #16
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    Citim Postuar mė parė nga Seminarist
    Interesante kjo puna e bashkimit ne nje mbreteri me Greqine, Eni. sikur s'mbaj mend te kem degjuar ndonje here ne shkolle, apo ndonje tekst zyrtar te historise ne Shqiperi?
    Disa aspekte te kesaj teme dalin tek Historia e Shqiperise, vellimi i II, botim i UShT por nuk mbaj mire mend daten e botimit se nuk e kam parasysh librin. Me duket eshte viti 1985-6 (botim qe kishte revizionuar botimin e meparshem te 1965. Arsyet kuptohen).

  7. #17
    i/e larguar Maska e Traboini
    Anėtarėsuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    East of Las Vegas-West of Atlantic City
    Postime
    389
    Citim Postuar mė parė nga Zorraxhiu
    Asimilimi......, une do te thosha se nga shqiptaret, me mire i kane rezistuar asimilimit arvanitasit e Greqise. Krahasoji pak me arbereshet e Italise, apo shqiptare te Rumanise e Turqise.

    Sidoqofte, faji qendron ne shtetin kryesor shqiptar, qe eshte nen nivelin e tradites te shqiptareve ne troje te huaja, si edhe vendeve ku ata banojne, keshtu qe nuk ka shembell.

    Gabim!

    Nga shqiptaret qe sot jetojn jasht kufijve politik te shtetit shqiptare, kosovaret( ketu i perfshij edhe ata te Lugines se Presheves) pastaj shiptaret e Maqedonise si dhe ata te Plaves,Gucise e Ulqinit jane ata qe i rezistuan me se miri asimilimit dhe ate jo per arsye se kishin nje tradite me te larte se ajo e shtetit ame por feja islame si dhe mungesa e ndikimit turk ne ato troje i ruajti nga asimilimi.
    Gabim?! Duhet te dish se keto zona mbeten nen jurisdikcion te ish-Jugoslavise per 70-90 vjet. Kjo eshte nje kohe relativisht e shkurter per asimilim, posacerisht kur ke parasysh se zona e Kosoves me rreth 2 milion shqiptar, si dhe qyetet e banuara me shqiptar ne Maqedoni ishin zona te banuara nga shqiptaret.

    Plava dhe Gucia pothuaj se jane 90% boshnjakizua. Te gjithe shqiptar nga origjina por se njohin gjuhen dhe rregjistrohen boshnjak. Kete e ben perkatesia fetare islame. nuk kane tjeter lidhjeje me Boshnjaket. Ne Mal te Zi rreth 30% te shqipatreve jane katolik dhe nuk jane asimilua. Ulqini mbetet i banuar kryesisht nga shqiptar..........

  8. #18
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Perse ne Ulqin shqiptaret nuk jane asimiluar ndersa ne Plave e Guci shumica jane bere boshnjake???Kerkoj mendimin tend.

  9. #19
    i/e larguar Maska e Traboini
    Anėtarėsuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    East of Las Vegas-West of Atlantic City
    Postime
    389
    Citim Postuar mė parė nga alibaba
    Perse ne Ulqin shqiptaret nuk jane asimiluar ndersa ne Plave e Guci shumica jane bere boshnjake???Kerkoj mendimin tend.
    Te thom te drejten nuk e di saktesishte. Por sipas mendimit tim rrolin kryesor ne kete pikpamje e ka luajtur pozita gjeografike. Ulqini ka qene i drejtuar nga Shkodra si kryeqender e rajonit, kurse Plave dhe Gucia jane ne nje menyre te izoluara nga trungu shqiptar nepermjet bjeshkeve te nemura. Tjetra eshte se Ulqini eshte qytet me rreth 25000 banore, prej te cileve rreth 80% jane shqiptar.

    Kam pasur dhe kam njerez te njohur nga zona e Plav-Gucise qe me thone se jane me origjine nga Kelmendi, por as qe duan te kosiderijne veten shqiptar. Besoj se ka shume te beje edhe me faktin se ne ish-Yugo te jesh shqiptar ishte mungese e jo privelegj. Ky eshte mendimi im. prandaj edhe jane adaptuar situates.......

  10. #20
    JARANI I PITES Maska e andi podvorica
    Anėtarėsuar
    24-05-2004
    Vendndodhja
    FREELANDUSA
    Postime
    50
    O Traboin a si e pate emrin, ja fute nga korneri tash po me duket kur thua se vetem katoliket ne ate zone te MUTINEGROS nuk jan asimiluar se muslimanet po,
    sa kam pare nga vete ato zona si nga njera pale ashtu edha nga tjetra jane asimiluar ne BOSHNJAK(muslimanet) dhe SHKIJE-MALAZEZ(katoliket).

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •