-
Minoritetet ne Greqi - Arvanitasit! (nga nje botim grek)
Arvanitasit
Te dhenat e pergjitheshme mbi gjuhen
Arvanitasit jane ata, gjuha e te cileve eshte Arvanitika (arberishte, ne gjuhen e tyre); Shumica e gjuhetareve perdorin termin 'shqipe' (Albanian) per kete gjuhe, por komuniteti e refuzon perdorimin e atij termi, pradaj eshte e keshillueshme per hir te sensivitetit, qe te merret para sysh, nqs studiuesit edhe aktivistet e te drejtave njerezore edhe te minoritetit do ta kene problem alinienizmin e komunitetit, te cilin kane nen studim. Po ashtu, ata e quajne veten Arvanitas (ne greqisht), ndersa arberor (ne gjuhen e tyre). Por ne Veri Perendim te Greqise, ne gjuhen e tyre, ata perdorin termin shqiptar (i njejti term i perdorur nga shqiptaret e Shqiperise), nje term qe nuk pelqehet fare nga Arvanitas te tjere, te cilet po ashtu refuzojne qe te therriten shqiptar (albanians).
Sidoqfte, arvanitika i takon familjes gjuhesore te shqipes, edhe eshte zhvilluar prej njeres nga dy grupimet gjuhesore te shqipes, asaj te Jugut, Toskerishtes (tjetri eshte ne Veri, Gegerishtja). Arvanitika ka nje pasuri dialektore. Ka tre grupe te ndryshme te folura dialektesh. Nje ne Trake, nje nde Veri-perendim te Greqise (prane kufirit shqiptar), edhe nje ne Greqine qendrore edhe Jugore. I fundit, qe permbledh edhe shumicen me te madhe te folesve te arvanitkas ne Greqi, ka ne vetvete nje varietet te madh dialektesh, qe i bejne disa nga keto dialekte qe te jene, ose qe te shihen nga folesit, si te pakuptuarshme mutualisht (Nakratzas, 1992:86; Trdgill et al., 1975:44; Tsitsipis, 1983:297; Williams, 1992:85). Po ashtu si Vllehet, Maqedonasit edhe Romet, Arvanitasit ne Greqi debatojne nese duhet perdorin alfabetin grek apo latin ne shkrimin e gjuhes se tyre, qe eshte shkruajtur rralle (Gerou, 1994a; Kazazis, 1994).
Shumica e Arvanitasve kane jetuar tradicionalisht ne Greqine qendrore edhe ate Jugore. Ne shumicen e pjeseve regjionale te Greqise kontinentale (Sterea Ellada) edhe ne Peloponez (perfshi shumicen e ishujve qe i korenspondojne ketyre zonave) edhe ne ishullin Ciklad te Andros. Arvanitet, po ashtu, jetojne edhe prane kufirit shqiptar, ne shumicen e pjeseve te Epirit, si edhe ne pjeset maqedonase te Fllorines edhe Kastorias. Po ashtu edhe ne kufi (me Turqine) te pjeseve te Evros (ne Trake) edhe ne Selanik (ku u vendosen bashke me refugjatet ortodokse te Trakes lindore, ne vitet 1920-te). Sikunder edhe pjesa tjeter e popullsise, qe prej viteve 1950-te, Arvanitasit kane emigruar prej fshatrave te tyre neper qytetet edhe vecanerisht ne Kryeqytetin, Athine, e cila, incidentalisht, ka pas qene nje qytet i vogel shqiptar (arvanitas) pergjate viteve te para te 1800-tes, para se te behej Kryeqyteti i shtetit Grek (Nakratzas, 1992:87-8). Me sa duket, vendosja neper qendra urbane ka shpene ne humbjen e perdorimit te gjuhes, qe eshte rruajtur me teper neper fshatra tradicionale.
Nuk ka patur ndonje statistike zyrtare mbi te si edhe me cdo minoritet tjeter ne Greqi, qe prej 1951 (ndersa statistikat e meparshme konsiderohen si te pabazuara, duke reflektuar me shume ata me nje ndergjegje te forte etnike). Sot, vleresimi me i mire mbi ata qe flasin gjuhen edhe qe kane nje ndergjegje te forte arvanite arrin ne numrin perreth 200.000 veteve. Trudgill (1983:128) i vlereson ne 140.000 folesit ne Atika edhe Boetia, nje numer i permendur po ashtu nga Hill (1900:135). Per arvanitasit ne veri-perendim, nje shifer prej 30.000 eshte dhene prej Ciampi-t (1985:87), i cili po ashtu e ve numrin per grupin ne total tek 156.000-201.000 vete. Disa pjesetare te komunitetit, japin shifra shume me te medha, tek rreth 1.600.000 (Kormos, 1994:1 ; edhe Gerou, 1994b:2). Kjo shifer mund ti korrenspondoje te gjithe grekeve qe kane paksa origjina arvanitase, por sigurisht jo folesve te tanishem edhe atyre me ndergjegje te ngjashme. Sikurse me te gjitha gjuhet e tjera minoritare, pervec turqishtes, Arvanitika nuk ka status ligjor ne Greqi edhe nuk mesohet ne asnje nivel te sistemit arsimor.
Per me teper, nuk ka as media ne Arvanitika, edhe pse ne disa stacione radiofonike te Atikes, mund te degjohen ndonje kenge arvanitase. Arvanitasit jane te krishtere ortodokse (shume i perkasin Kishes "origjinale" te kalendarit te vjeter); sherbesat e tyre kishtare behen ne greqisht, me ndonje perjashtim te rralle te leximit te Ungjillit ne Arvanitika, per Pashket. Edhe aktivitetet kulturore arvanitase, duket se jane te kufizuara. Tsitsipis raporton per vetem festivale te rastesishme folklorike, muzike edhe permbajtjesh poetike (Tsitsipis, 1983 & 1994). Qe prej viteve 1980-te, ka patur nje krijim te shoqerive kulturore arvanitase edhe botimeve te nje reviste edhe disa librave mbi kulturen arvanitase (megjithese shume pak te botuara ne ate gjuhe). Ne disa zona, Ungjilli i Pashkeve lexohet ne Arvanitika (Gerou, 1994a). Ndoshta ndermarrja me domethenese - per publikun e gjere - eshte nxjerrja e CD - me nje librushke te bashkangjitur shpjegimi - Arvanitic Songs (FM Records, 1994)
Historia e komunitetit edhe gjuhes
vijon...
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 09-02-2003 mė 13:18
-
-
vazhdim...
Shpernguljet e para te te krishtereve shqiptare ne ate qe sot eshte territori grek, u bene qe nga shekulli XI-XII (Trudgill, 1975:5; Banfi, 1994:19), megjithese me kryesoret qe permenden me shpesh neper bibliografi, u bene gjate shekujve XIV-XV, kur shqiptaret u ftuan qe te vendosen ne zonat e shpopulluara prej udheheqesave te tyre bizantine, Katalaneze apo Florentineze (Tsitsipis, 1994:1; Trudgill, 1975:5; Nakratzas, 1992:20-24 & 78-90; Banfi, 1994:19). Sipas disa autoreve, ata po ashtu po i iknin islamizimit me force prej turqve, ne ate qe eshte sot Shqiperia (Katsanis, 1994:1). Keshtu qe, disa e kane vleresuar se, kur Otomanet pushtuan te gjithe territorin grek ne shekullin e XV, 45% e Greqise ishte e populluar prej shqiptareve (Trudgill, 1975:6). Nje tjeter vale migrimi i shqiptareve muslimane, u be gjate periudhes otomane, kryesisht pergjate shekullit XVII (Trudgill, 1975:6; Banfi, 1994:19). Te gjithe keta shqipetare, jane paraardhesit e Arvanitasve te diteve te sotme ne Greqine qendrore edhe Jugore.
Shume pak dihet mbi prezencen e shqiptareve ne Trake. Ndoshta do te kete qene nje perhapje e migrimeve te shumta, te permendura me lart. Sidoqofte, ka shume shqiptare ne Traken lindore edhe ne departamentin e Trakes perendimore te Evros. Te paret, si te krishtere, jane vendosur ne Greqi gjate shkembimit te detyrueshem te te krishtereve me muslimane, midis Turqise edhe Greqise se sotme ne vitet 1920-te. Shume u vendosen ne pjesen e Selanikut.
Sa per Arvanitasit e Epirit edhe te Maqedonise perendimore, ato konsiderohen te jene pjese kombit te sotem shqiptar (Banfi, 1994:20), dicka qe ndoshta do te shpjegonte edhe veteidentifikimin e tyre si shqiptare se sa Arberor. Kur u hartuan kufijte, ne fillim te shekullit te XX, disa shiptare te krishtere e muslimane mbeten perbrenda territorit grek, po ashtu sikurse disa greke mbeten ne territorin shqiptar. Nje pjese e rendesishme e ketyre shqiptareve, muslimanet came, iken ne Greqi pergjate fundit te Luftes se dyte boterore, pasi shume kishin bashkepunuar me forcat pushtuese, edhe si rezultat jane persekutuar prej rezistences greke.
Kur u formua shteti modern grek, popullata shqipfolese edhe gjuha e tyre jane quajtur shqipe (Albanian), edhe pse ata te krishtere shqiptare shiheshin si nje pjese integrale e kombit grek edhe kane luajtur nje rol vendimtar ne Luften per Pavaresi, midis 1821-1828 (Bartholdy, 1993; Bickford-Smith, 1993: 47; Embeirikos, 1994; Vakalopoulos, 1994:243-249). Sidoqofte, qellimi i shtetit te ri grek ishte helenizimi i te gjitha popullatave ortodokse jo greqishtfolese brenda territorit te vete, atehere te perkufizuar, si edhe ne territorin e Epirit, Maqedonise, Trakes edhe te Azise se vogel, ende nen drejtimin Turk, te cilat megjithate konsideroheshin si pjese e ieredentes greke. Shtetet e tjera ballkanike (Serbia, Bullgaria, Rumania edhe me vone Shqiperia) po ashtu, kishin ndjekur qellime te ngjashme. Si kudo ne Europe, ushtria edhe arsimimi ishin pjeset me efektive te mekanizmit te helenizimit, e asistuar prej sistemit ligjor qe denonconte edhe denonte cdo forme sjelljeje qe nuk i permbahej kultures nacionaliste te shtetit (Kitromilidis, 1990:38; Lollias, 1994).
Eshte e rendesishme qe te theksohet se perpara zhvillimit perfundimtar te nacionalizmit modern shqiptar, ka patur perpjkeje ne vitet 1870-te te perfshirjes se shumices se shqiptareve nen drejtimin otoman, ne nje mbreteri Greko-shqiptare (Castellan, 1991:333; Vakalopoulos, 1994: 243-249), po ashtu sikurse te tjere i kishin apeluar atyre per perfshirjen e tyre ne nje shtet shqiptaro-vllaho-maqedonas (Berard, 1987:292-333). Frika e shqiptareve per nje asimilim eventual prej grekeve, solli edhe deshtimin e kesaj perpjekjeje.
vijon....
(**Shenim: Une artikullin po e perpkthej nga dore e pare, keshtu qe sorry per ndonje gabim ortografik te mundshem nga shpejtesia).
**************************************************
Komentet e ndryshme te bere nga anetaret te FSh u hoqen nga une me kerkese te hapesit te temes.
Jeni te lutur te mos beni komente ne kete teme.
[eni]
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Eni : 11-02-2003 mė 14:39
-
-
vazhdim...
Interesante kjo puna e bashkimit ne nje mbreteri me Greqine, Eni. sikur s'mbaj mend te kem degjuar ndonje here ne shkolle, apo ndonje tekst zyrtar te historise ne Shqiperi?
**********************
Rezultati i qellimit te Helenizimit - qe do merrte nje kthese shtypese, gjate diktatoriatit te Metaksas (1936-1940) - ishte, qe greket shqiptare, sidomos pas daljes se nacionalizmit shqiptar edhe shtetit shqiptar, ndjenin se atyre iu duhej 'qe vazhdimisht te provonin te qenit greke te tyre'. Prej ketej erdhi edhe sjellja e tyre politike konservative: tradicionalisht, ata i kane pas takuar Kishes Ortodokse te Kalendarit te vjeter, e cila - me ndarjen ne Kishen greke, qe vijoi nga dalja e kalendarit te ri ne vitet 1920-te - mbeshtetej fillimisht prej forcave rojaliste. Per me teper edhe me e rendesishme per mbijetimin e gjuhes se tyre, ata e kishin distancuar veten prej shqiptareve, ne ate mase, sa shume e konsiderojne sot si ofendim qe te therriten shqiptare (albanians). ata kane parapelqyer termin Arvanite (Arberor, ne gjuhen e tyre) per njerezit, ndersa Arvanitika (arberishte) per gejuhen, si ne kundershtim te Shqiperise (Shqiptar, per njerezit, edhe shqip per gjuhen) qe perdoret prej shqiptareve per vetet edhe gjuhen e tyre - me perjashtim te Arvanitasve te Greqise veri-perendimore, sic e peremndem edhe me siper. Ky lloj qendrimi, ndoshta, shpjegon edhe perpjekjet e disa intelektualeve arvanitas, ne gjurmim te rrenjeve arvanitase edhe arvanishtes thelle ne kohet parahistorike te banoreve te Greqise, Pellazget edhe gjuhen e tyre, keshtu qe te mund te pretendojne per nje status te vendalijve (Williams, 1992:87; Gerou, 1994b; Thomopoulos, 1912).
Trudgill (1994) ka treguar se ne Greqi, se gjuhet minoritare, te gjitha te huajat ndaj greqishtes, me perdorimin e emrave te ndryshem prej tyre (arvanitika edhe jo shqipe, Vllah per rumunet, slavishte per maqedonasit) ka kontribuar ne mohimin e heteronomise se tyre (dmth indipendences se tyre si gjuhe standarte). Si rrjedhoje, gjuhet monoritare u zhvilluan ne menyre te c'rregullt si edhe moskontaktimi i folesve etnik (arvanitet, vllehet, slavofonet) me kombet perkatese (Shqiperi, Maqedoni, Rumani), qe tashme jane zhvilluar ne shtete perkatese kombetare. Sot, identiteti etnik arvanitas shihet ndryshe prej shume pjeseve te komunitetit, si i dalluar nga greket e tjere, qe kane greqishten per gjuhe te pare, por po ashtu si identitete te plota kombetare greke (po ashtu si me vllehet edhe maqedonasit)
Nje dukuri e ngjashme ka ndihmuar ne dobesimin e lidhjeve midis Pomakeve ne Greqi (qe flasin nje gjuhe te bazuar ne bullgarishten) edhe Bullgareve, si edhe ne asimilimin , si pasoje, ne etnike turq. Ne nje kontekst tjeter Ballkanik, nje qendrim i tille ndihmoi ne distancimin e literal te gjuhes Maqedonase te standartizuar prej autoriteteve Jugosllave nga fnd vitet 40-te, nga bullgarishtja, me te cilen dialektet e folura me pare ne Maqedonine Jugosllave, ishin heteronome.
Nqs Helenizimi ishte nje faktor domethenes ne dobesimin e perdorimit te arvanitika-s, urbanizimi, ishte nje tjeter. Arvanitika kishte rrezistuar deri vone, ne shume fshatra homogjene, ku shume njerez e kane perdorur rregullisht si gjuhe. Megjithese ata qe u shperngulen neper qytete, e braktisen perdorimin e gjuhes, pasi ishte e pakuptuarshme prej shumices se qytetareve, madje shihej edhe si shenje prapambetje. Ne anen tjeter, femijet nuk kishin se si ta mesonin gjuhen, pasi, jo vetem qe nuk mesohej neper shkolla, por as qe perdorej me rregullisht neper familjet e anetareve - pervec gjysherve - ne shtepi (Moraitis, 1994).
Situata e tanishme e komunitetit edhe gjuhes
vijon...
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 12-02-2003 mė 14:33
-
-
Re: vazhdim...
Postuar mė parė nga klod
Interesante kjo puna e bashkimit ne nje mbreteri me Greqine, Eni. sikur s'mbaj mend te kem degjuar ndonje here ne shkolle, apo ndonje tekst zyrtar te historise ne Shqiperi?
**********************
Kjo nuk eshte dicka e re, ajo qe permend ti ne vitet '70 shek. 19, ishte realizuar p.sh nga Ali Pasha i Janines... pak 10-vjecare me pare.
Plus ide te tille ka pasur p.sh. dhe Ismail Qemali apo Jani Vreto, te cilet me pas hoqen dore pare si dicka jo reale.
-
-
Nuk eshte fjala ne eshte e re,apo e vjeter. Sidoqofte,
perjashto rastin me A.Tepelenen!
Pervec Vretos, edhe Qemalit, a ka patur ndonje tjeter?
do te ish mire te hapej nje teme qe do e trajtonte kete.
-
-
Klod,
Raste te tjera ka pasur.Por jane fshehur me qellim.Si psh letra e bejlereve dhe cifligareve te Jugut te Shqiperise, te cilet i derguan aty rreth 1897 Lidhjes se Arvanitasve dhe mbretit te atehershem te Greqise ku u kerkonin bashkimin e tokave shqiptare me Greqine.Qe ta kesh me te qarte, ne epoken e atehereshme nuk ishin te qarta konceptet kombetare te sotme te termave "greke" dhe "shqiptare". Ne te ashtuquajturen Greqia e Vjeter ( Palaia Eladha) shumica e popullsise ishin arvanitas ( flasim kur Greqia i kishte kufijte deri ne Larisa) dhe e konsideronin veten pasardhes te grekeve te lashte. Disa shifra e cojne perqindjen e arvanitasve ne ate kohe ne 65-70% te popullsise.
90% e heronjve te Revolucionit "Grek" nuk flisnin greqisht, por shqip. Citohet ne autore te ndryshem se :"Den omilousan tin Ellinikin, pareks tin varvaron Alvanikin" ( Nuk flisnin greqishten, por shqipen "barbare").
Theodhor Kollokotroni, heroi kombetar i Greqise, emrin e vertete e kishteTheodhor Bythgura dhe e ema rridhte nga fisi i Cergjineve. Gjergj Karaiskaqi, nje tjeter hero, kostumin e tij, qe perdori gjate luftimeve dhe gjate shpalljes se pavaresise greke e qepi ne SHKODER!!! Papaflesa gjithashtu, nje prift qe shquhej me teper per zotesine ne luftim dhe ne artin e flertimit te femrave, sesa per predikimet e tij, ishte gjithashtu shqiptar. Marko Bocari, Laskarina Bubulina, Admiral Miauli , Kanari etj ishin gjithashtu shqiptare ( arvanitas). Te gjithe keta , bene sakrilegjin te kishin "vellame" arvanitas myslimane, te cilet nga ana e tyre luftonin perkrah turqve. Me kalimin e kohes, arvanitasit myslimane u quajten "turkallvani" -turkoshqiptare ndersa arvanitasit e krishtere u pagezuan "greke". Thua te gjithe arvanitasit e krishtere te luftonin per lavdine e nje shteti te huaj.Jo ata e konsideronin veten e tyre si pjese te atij kombi qe u quajten greke pas 1834.Dhe i vetmi dallim qe benin nga shqiptaret e tjere ishte se e konsideronin veten Toske dhe Gege, te krishtere dhe myslimane, kurrsesi "greke" dhe "shqiptare" sic i perdorim sot si terma.
Shifrat greke te cilat lartpermend, jane te reduktuara pa mase dhe nuk i pergjigjen realitetit. Jam me se dakort qe tanime, arvanitasit kane ndergjegje kombetare greke , por numri i tyre dhe i pasardhesve te tyre ( qe shumica nuk e flasin arberishten) eshte rreth 3 milione ( dmth 30% e popullsise se sotme te Greqise). Dhe ne keta nuk llogariten camet, por vetem arvanitasit.
Tradite gjithashtu te arvanitasve, mund te permend dhe martesat "greke" te cilat beheshin dhe disa vazhdojne te behen dhe sot me kriterin e "arvanitasve", dmth kurre nuk martoheshin me joarvanitas.Tradite kjo qe po shuhet kohet e fundit.
Autori i shkrimit "harron" te permendi dhe ndryshimin e emertimeve shqiptare te fshatra dhe qytezave te ndryshme, te cilat u bene me vendim te Komisionit te Nderrimit te Emrave te Fshatrave , i krijuar nga qeveria fashiste e Metaksait ne vitin 1936. U ndryshuan emertime sllave , turke dhe shqiptare, nderkohe qe shume te tjera i shpetuan "perkthimeve". Mund te permend krahinen e Manit ne Peloponezin Jugor, Malet Bardhushe ( Vardhusia Ori) etj.Ne te dy zonat e lartpermendura sot nuk flitet asnje llaf shqip.Por zakonet e banoreve ( hakmarrja e famshme e Manit) dhe emertimet e maleve dhe zonave deshmojne se dikur kane pas folur!
Nuk permenden gjithashtu as arvanitasit e Kretes, Hidras dhe ishujve te tjere te Egjeut.
Skulptori me i famshem grek i te gjitha koherave , eshte gjithashtu arvanitas.Quhej Janul Halepi ( Giannoulis Halepas).
Arvanitasit kane marre pjese aktive ne qeverisjen e Greqise.Duke filluar nga kryeministra, ministra , ushtarake etj. Nje kryeminister i famshem qe ngeli ne histori per shprehjen e tij "Ashtu Dua" si kryeministri i "ashtu dua"-s ka qene Pandeli Bullgari ( Pandelis Voulgaris). Nje tjeter kryemininster quhej Kryeziu ( Aleksandros Kryezis).
Qe te dallosh sot nje grek ne se ka apo jo origjine shqiptare, duhet ta pyesesh per mbiemrin.Mbiemrat greke me prapashtesat "iotis" si psh Laliotis, Lataniotis , Rumeliotis etj. tregojne prejardhje shqiptare. Shume arvanitas perkthyen mbiemrat e tyre si psh Shkurtis u kthye ne Kondos, Gliatis ( i Gjati) u kthye ne Makris etj. Shume te tjere sidomos ne Peloponez u shtuan prapashtesen "opulos" mbiemrave te tyre. psh Gjika u kthye ne Gjikopulos. Megjithate akoma dhe sot e kesaj dite gjen mbimera fare te paster shqiptare si Kokkalis ( Koke Kali), Vardinojani ( Jani i Bardhe) etj.
Tema per arvanitasit eshte e pafund.Eshte historia e nje pjese te madhe te kombit shqiptar qe tanime eshte ne fazen e fundit te asimilimit ( fatkeqesisht)
Me respekt Toro
-
-
Faleminderit toro!
Interesant, e njihke mire ate zone. Une vete kam njohur arvanitas protestant. Nje djale shume i mire nga nje fshat ne rrethinat e Athines. Ai e fliste shqipen (te ngjashme pak me ate te Kristoforidhit, pasi ate bibel, mesa duket lexonte), por edhe ne familje po ashtu.
Ai me ka folur pak mbi keto pune, por kurre nuk kam verejtur ndonje armiqesi apo kundershti te tij ndaj identitetit spikates grek qe theksohet atje. Ne te kundert, prej tij degjoje, sikurse thekson edhe autori i ketushem (qe me duhet te them se nuk e kam mbaruar shkrimin), nje lloj perpjekjeje per ta njesuar kulturen ilire si nje dege te kultures helene, po ashtu edhe njerezit. Keshtu qe i binte qe arvanitasit, duke pretenduar kete lidhje me greqine e lashte, te mos ndiheshin aq te huaj ne ato troje.
Ai me ka permendur edhe kete punen e bashkimit me Greqine, ne nje mbreteri e shtet, por ne nje rast tjeter krejt te vecante, qe une nuk po e permend ketu, edhe per te cilin po kerkoj se mos te degjoje ndonje gje rastesisht.
Toro, qe arvanitasit ti kene dhene vendit ku etojne, eshte normale them une. Ne fund te fundit, meriatat jane ne sherbim te vete pronarit te tyre, edhe jane metoda mbijetese, ndryshe behesh nomade qe nuk te ze vendi.
Interesant eshte edhe distancimi i tyre, gje qe e veren edhe autori, me shqiptaret e Shqiperine e sotme, dmth moderne.
Asimilimi......, une do te thosha se nga shqiptaret, me mire i kane rezistuar asimilimit arvanitasit e Greqise. Krahasoji pak me arbereshet e Italise, apo shqiptare te Rumanise e Turqise.
Sidoqofte, faji qendron ne shtetin kryesor shqiptar, qe eshte nen nivelin e tradites te shqiptareve ne troje te huaja, si edhe vendeve ku ata banojne, keshtu qe nuk ka shembell.
Vec te tjerash, asimilimi, keshtu e quajme ne, sot eshte bere nje mode barazie, humanitare, e domosdoshme per harmoni. Asimilimi po behet dukuri europiane.
Nje indiani te erret te lindur ne Angli se si i duket po ti thuash qe ti nuk je anglez, por britanez.
Une do te isha kurioz qe te diskutohej asimilimi edhe ne Shqiperi.
ps. a ka patur ne Shqiperi ne gjithe kete kohe te pushtimeve te gjata mesjetare, elemente te huaj ne Shqiperi, si turq (nga fise te ndryshme te tyre), sllave (bullgare, malazeze e serbe), vllehe, qe sot jane shqiptarizuar aq shume sa nuk i dallon dot me?
Shume pak flitet per elementin e huaj ne "gjakun" shqiptar, edhe per asimilimin e tij ne nje shqiptar te ri, qe e kemi sot.
Si mendon ti toro?
-
-
Natyrisht qe gjate shekujve ne Shqiperi kane ardhur shume te huaj. Une nuk do permend te huaj qe kane qene fqinj apo pushtues te Shqiperise si ( greke, turq, bullgare apo sllave te tjere).
Do te permend gjermanet.Natyrisht historine e kam te degjuar nga te aferm te mi qe kane punuar ne ate zone dhe nuk mund ta ballafaqoj me asnje fakt real ose literature:
Ne rrethin e Krujes ekziston nje fshat me emrin Allamane. Legjenda po historia e ketij fshati thote se ky u krijua ne kohen e Skenderbeut nga ushtaret gjermane qe Papa Piu ia dergoi Skenderbeut per ta ndihmuar. Kjo e dhene konfirmohet nga kronikanet qe shkruajten per Skenderbeu se rreth 1000 kalores te rende gjermane u derguan ne Kruje per te ndihmuar per mbrojtjen e saj. Me kalimin e viteve keta u ngulen ne nje zone te caktuar dhe u perzien me vendasit duke krijuar fshatin me emrin Allamane , fjale e cila vjen nga Allemanje -emri i Gjermanise ashtu sic e perdornin shqiptaret ( arbrit ) e asaj kohe.
Me kane thene qe megjithese flasin shqip perfekt kane nje theks te cuditshem ne gjuhe akoma dhe sot , theks qe nuk ngjan me te foluren e fshatrave perreth. Nga ana fizike jane te gjithe shtatlarte dhe bjonde.
Qe te flitet shume pak per elementin e huaj ne "gjakun" shqiptar eshte me se e natyrshme.Nuk eshte nje fenomen qe ndodh vetem ne Shqiperi.Perkundrazi ne Shqiperi kjo ndodh me pak se kudo tjeter.Eshte rezultat i shtetit-komb , ideja e te cilit doli nga Franca ne shekullin e XVII-te dhe qe sot eshte perhapur ne mbare boten. Psh. greket flasin per minoritet qe kane ne shtetet perreth dhe ne Rusi , Ukraine etj, duke propaganduar njekohesisht "pastertine" e tyre brenda Greqise. Kurre nuk flasin per arvanitasit, vllahet, turqit, sllavet qe kane ne territorin e tyre. Ashtu dhe ne flasim per shqiptaret qe jetojne ne shtetet e tjera , por shume rralle permendim te huajt qe jane shqiptarizuar.
Shteti-komb zhduku "paanshmerine" ne gjykimin e nje studiuesi.
Si gjithe te tjeret edhe ne si shqiptare nuk bejme perjashtim.
Me respekt Toro
-
-
i/e regjistruar
Asimilimi......, une do te thosha se nga shqiptaret, me mire i kane rezistuar asimilimit arvanitasit e Greqise. Krahasoji pak me arbereshet e Italise, apo shqiptare te Rumanise e Turqise.
Sidoqofte, faji qendron ne shtetin kryesor shqiptar, qe eshte nen nivelin e tradites te shqiptareve ne troje te huaja, si edhe vendeve ku ata banojne, keshtu qe nuk ka shembell.
Gabim!
Nga shqiptaret qe sot jetojn jasht kufijve politik te shtetit shqiptare, kosovaret( ketu i perfshij edhe ata te Lugines se Presheves) pastaj shiptaret e Maqedonise si dhe ata te Plaves,Gucise e Ulqinit jane ata qe i rezistuan me se miri asimilimit dhe ate jo per arsye se kishin nje tradite me te larte se ajo e shtetit ame por feja islame si dhe mungesa e ndikimit turk ne ato troje i ruajti nga asimilimi.
-
-
i/e regjistruar
Psh. greket flasin per minoritet qe kane ne shtetet perreth dhe ne Rusi , Ukraine etj, duke propaganduar njekohesisht "pastertine" e tyre brenda Greqise. Kurre nuk flasin per arvanitasit, vllahet, turqit, sllavet qe kane ne territorin e tyre. Ashtu dhe ne flasim per shqiptaret qe jetojne ne shtetet e tjera , por shume rralle permendim te huajt qe jane shqiptarizuar.
Shteti-komb zhduku "paanshmerine" ne gjykimin e nje studiuesi.
Si gjithe te tjeret edhe ne si shqiptare nuk bejme perjashtim.
Me respekt Toro
Toro nuk eshte ceshtja ketu to flasesh apo te mos flasesh per minoritetet por eshte thelbesorja se sa te drejta u garanton. Shqiperija bile edhe ajo e Enverit gjithehere iu ka garantuar te drejtat minoritareve grek,bile bile edhe kane gezuar privilegje duke pasur pozita mjaft te larta ne hierarhine e shtetit te atehershem shqiptar,poashtu edhe shkollat deri ne rangun e shkollimit akademik ne gjuhen e minoritetit grek,sot nuk mund ti mbledhesh 11 grek te vegjel per tua hape nje shkolle ne gjuhen e tyre, te lutem ke kujdes e mos bjer pre e provokacioneve te tilla te cilat mundohen ta vene shenjen e barazimit midis Greqise qe nuk njeh as te drejten me elementare te pakicave dhe Shqiperise qe mundohet qe tua ndertoj shkollat minoritareve grek edhe ne oborr te shtepise.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt