Djepi-arkivol akuzon shtetin
--------------------------------------------------------------------------------
Andrea Stefani
Dimri ktheu njė djep nė arkivol. Njė foshnje ka ngrirė nė malet e Kukėsit. Njė lajm tronditės, por vetėm kaq. Nuk pati revoltė. Zemėrimi, qoftė edhe gjumi i askujt, nuk u ngacmua. Sespe njerėzit nuk humbėn paratė , nuk ua shau kush partinė apo liderin e klanit, pronat apo trafiqet e pista tė ndokujt nuk u rrezikuan. Thjesht vdiq njė fėmijė dhe duket se edhe njė lot i kėtij vendi tė egėrsuar nga tranzicioni, ėshtė i tepėrt pėr atė krijesė tė gjorė. Askush nuk ka kohė tė qajė. Askush nuk do japė dorėheqje, flamuri nuk do tė ulet nė gjysėm shtize. Sespe ka vdekur asgjė mė shumė se njė foshnje dhe, foshnja nuk ka merita pėr kėtė vend. Foshnja, aq mė tepėr njė e varfėr dhe me prindėr gjysėm tė ēmendur nga skamja, nuk ka miq. Tek ne virtyti i tė qenurit i pafajshėm nuk ka mė miq. E megjithatė nuk mund tė mos pyesėsh me tmerr: a ka vlerė mė nė Shqipėri jeta e njė fėmije? Ose edhe mė keq, a ėshtė problem vdekja e njė fėmije nė Shqipėri. Duket jo mė
Edhe mė e fundit rrėnjė e shpirtit tė njeriut, dhimsuria, ajo qė na falet nga natyra duket sikur po tretet nga ankthi i lakmisė dhe mbijetesės. Dhe pa dhiumsurinė pėr tjetrin, arėsyeja e njeriut, njeriu vetė, degjeneron nė njė armė tė tmerrshme, shumė mė vrastare se armėt e luftės. E pra kush e vrau atė fėmijė, kush i kallkanosi pėr vdekje vėllezėrit dhe motrat e tij po aq tė pafaj. Cili djall ka licensė tė dėnojė me vdekje kėrthijtė e kėsaj toke tė varfėr? Dėbora? Njė pėrgjigje qė denoncon pėrsėri rrokullisjen e Shqipėrisė njė shekull pas. Shqipėria paska pėrsėri nevojė pėr vuajtjen dhe vargjet e mjerimit tė Migjenit, pėr bukurinė qė vret. Krenohuni ju politikanė, mburruni pėr hapjen e negociatave tė asociimit nė BE, pėrfitoni sa tė mundni nga kjo lavdi! Por e vėrteta ėshtė tjetėr. Shqipėria ėshtė asocuar me mjerimin.
Ne nuk mund tė biem dakord me Migjenin. Fėmijėn nuk e vrau dėbora, por skamja, e vrau ajo varfėri masive qė ka mbuluar vendin dhe qė qeveritarė dhe opozitarė e pėrflasin prej vitesh me shqetėsim tė rremė para kamerave, dyerve tė vilave tė reja, nė pragje aeroportesh. Por kush duhet ti shpėtojė foshnjat nga kthetrat e vdekjes pėrveēse Shtetit? Kush duhet tė pengojė natyrėn tė kthejė djepet nė arkovolė? Por Shteti nė Shqipėri nuk janė qytetarėt. Ata nuk qeverisin sepse Shteti janė politikanėt. Dhe shteti i politikanėve, i bizneseve tė pista, i benzave dhe tėrė atij luksi me ndriēim tė zi, nuk ka kohė tė merret me jetėn e qytetarėve, aq mė tepėr me jetėn e njė fėmije qė nuk klith dot as pėr frymėn e tij. Asnjė parti nuk e mbron atė foshnjė, nuk jep konferencė shtypi, nuk mallkon qeverinė dhe veten. Por a ka gjėmė mė tė madhe se vrasja e pafajsisė?
Politikanėve ju pėlqen shumė t'u buzėqeshin fėmijėve, tė marrin prej tyre lule dhe vjersha, tė betohen pėr kokėn e fėmijėve. Edhe ne duam qė politikanėt t'i duan fėmijėt. Por ja njė fėmijė u vra nga "moti" dhe politikanėve nuk ju turbulluan ėndrrat. Edhe shumė tė tjerėve. Ku jeni ju o First Ladies of Albania? Ju kemi parė tė gėzoni plot mėshirė me bonjakėt nė festa. A do tė mblidheni tė qani mbi varrin e njė fėmije nga Kukėsi, pėr t'i treguar kėtij shteti, me lotėt tuaj, gjėmėn qė po i ndodh por qė ai nuk po e kupton?
Shteti i vėrtetė i lirisė ėshtė shteti i formuar mbi vullnetin e qytetarėve, njė shtet qė mbron nė mos interesat, tė paktėn jetėn e tyre. Shteti i vėrtetė ėshtė ai fėmijė. Dhe fėmija vdiq. Pra edhe Shteti ka vdekur. Dy ditė mė parė, mes malesh tė akullt, nė heshtje dhe pa fanfara mortore, njė grusht fshatarėsh bashkė me furtunėn kanė kallur nė dhe kufomėn e shtetit tė tyre. Kur do tė ringjallet ai?
-----------------------------
------------------------------
Tirane
13:45/11.02.03 Presidenti Moisiu: Tragjedia ne Has eshte pasoje e varferise
--------------------------------------------------------------------------------
Shqiperi
10:15/11.02.03 Nano ne aeroplanmbajtesen amerikane Truman
-------------------
-----------------------------
Oj sharki e lehete si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
Krijoni Kontakt