Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Flet Presidenti

    Nga RD

    -----------

    Mjaft mė me prokurorė, qė i bėjnė fresk krimit

    Nga Alfred MOISIU

    Analizat e pėrgjithshme tė punės janė momente shumė tė rėndėsishme nė veprimtarinė e ēdo institucioni. Nėpėrmjet tyre shohim se ēfarė kemi bėrė, sa dhe si i kemi realizuar detyrat, sa dhe si i kemi shėrbyer vendit dhe vetes tonė. Nėpėrmjet analizės sė punės kemi mundėsinė pėr njė tablo tė qartė tė veprimtarisė qė lėmė pas dhe kemi mundėsinė tė pėrcaktojmė trasenė ku do ecim nė tė ardhmen.

    Besoj se tė gjithė e kemi tė qartė se koha dhe momenti qė po kalon Shqipėria ėshtė nga mė tė rėndėsishmit nė historinė e saj. Po kapėrcejmė periudhėn e vėshtirė dhe tė stėrgjatė tė tranzicionit dhe po pėrpiqemi t’i bashkohemi familjes evropiane.

    Fenomene tė tilla si krimi i organizuar, trafiqet e tė gjitha llojeve dhe korrupsioni galopant kanė qenė kohėt e fundit temat kryesore tė shtruara pėr zgjidhje nė institucionet brenda vendit, por sidomos nga organizmat ndėrkombėtarė qė kanė marrė pėrgjegjėsinė e monitorimit tonė nė rrugėn drejt anėtarėsimit nė BE.

    Si President i Republikėes jam i angazhuar tė pėrdor gjithė fuqinė time mendore, shpirtėrore dhe kushtetuese pėr t’i hapur rrugė dhe pėr tė shtyrė pėrpara kėtė proces integrimi, i cili natyrshėm ka njė nga bazat themelore vendosjen e drejtėsisė.

    Ju shpreh sė pari vendosmėrinė time pėr pėrkrahjen e Institucionit tė Prokurorisė dhe tė Prokurorit tė Pėrgjithshėm nė rrugėn e reformave tė domosdoshme legjislative dhe institucionale, nė burimet njerėzore, nė pėrsosjen e kushteve, tė mjeteve dhe metodave tė punės.

    Duke ju garantuar pėrkrahjen nė luftėn tuaj me krimin e tė gjitha llojeve dhe ngjyrave, dua tė tėrheq vėmendjen pėr rolin e pazėvendėsueshėm dhe tepėr tė rėndėsishėm tė prokurorisė pėr shėrimin e plagėve, qė krimi i ka shkaktuar shoqėrisė sonė.

    Ėshtė koha t’i pėrgjigjemi krimit me institucione tė konsoliduara, tė mbėshtetura mbi baza legjislative bashkėkohore. Ėshtė koha pėr profesionalizėm dhe pėrkushtim.

    Nė takimin tim tė parė me Prokurorin e Pėrgjithshėm i kam premtuar se do ta mbėshtesja me tė gjitha forcat e mia nė pėrpjekjet e tij pėr reformimin e institucionit, pėr pastrimin dhe shėndoshjen e tij, pėr ngritjen e tij nė nivelin e detyrave qė ka pėrpara.

    Marr pjesė sot nė kėtė analizė nė radhė tė parė, pėr tė deklaruar para jush tė njėjtin mesazh. Prokuroria shqiptare ka nevojė vetėm pėr njerėz tė pastėr, tė ndershėm dhe profesionistė.

    Tė paaftėt, tė korruptuarit, frikacakėt, duhet tė hiqen sa mė shpejt mėnjanė dhe tė na lėnė qė tė ecim pėrpara nė rrugėn tonė. Shqipėria nuk mund tė vazhdojė mė tė familjarizohet me krimin, ngado qė tė vijė ai, prokurorėt nuk mund tė vazhdojnė mė t’i bėjnė fresk atij.

    Pastėrtia, ndershmėria dhe profesionalizmi duhet tė jenė kriteri i vetėm pėr rekrutimin dhe karrierėn nė prokurori. Analiza vjetore e punės, shifrat e suksesit dhe tė mossuksesit mua mė ēojnė nė mėnyrė tė paevitueshme nė konkluzionin se ky kriter ende ka vend pėr t’u zhvilluar brenda radhėve.

    Rezultatet e punės qė sot po bėhen prezent, na tregojnė bindshėm se shkalla e lartė e krimit dhe korrupsionit nė vendin tonė ka faktor tė rėndėsishėm nxitės edhe mungesėn e ndėshkimit tė shpejtė, tė drejtė dhe tė efektshėm ligjor tė autorėve.

    Ju jeni zotėr tė zanatit dhe e dini mjaft mirė se rezultatet pozitive nė ndėshkimin e krimit dhe rritjen e efektit parandalues varen shumė nga shpejtėsia e procedimit penal. Zvarritja nė hetim dhe nė gjykim veēse vret suksesin e procedimit, veēse shpėton kriminelėt, i zgjat jetėn krimit. Tė gjithė e dinė kėtė, por jo tė gjithė brenda jush punojnė pėr ta eleminuar fenomenin.

    Unė dyshoj dhe mė vjen shumė keq ta them se nė prokurori ka edhe nga ata qė kėtė fenomen e pėrdorin si taktikė korrupsioni, si mjet pasurimi apo aleancash me krimin.

    Si profesionistė, ju e dini shumė mirė rėndėsinė qė ka fiksimi i provės apo dėshmisė pėr mbarėvajtjen e procedimit penal, ruajtja e tyre nga degjenerimi. Por ju jo rrallė keni parė se si kanė degjeneruar provat nė hetim dhe nė gjykim. Pėr fat tė keq, rrallė mund tė ketė ndodhur tė ngriheni dhe tė mbroni rezultatin e punės tuaj nga veprimi korruptues i palėve nė procedim apo gjyqtarėve tė pandershėm.

    Degjenerimi i provave ėshtė dėshtim i luftės kundėr krimit. Dėshtimi i luftės kundėr krimit duhet tė sjellė tėrmet nė prokurori, por jo tė na lėrė ta bėjmė gjumin e qetė. Prokuroria s’mund dhe s’duhet ta bėjė gjumin e qetė nė radhė tė parė e mbi tė gjitha, sepse ajo ėshtė ende nė njė borxh tepėr tė madh ndaj qytetarėve tė kėtij vendi. Asaj nuk i duhet tė jetė thjesht dhe vetėm e pėrkushtuar, e vendosur dhe aktive, por i duhet edhe tė bindė shqiptarėt se ėshtė me tė vėrtetė e tillė.

    Nė kėto vitet e fundit ka pasur denoncime tė mėdha dhe tė rėnda pėr vepra konkrete penale, pėr korrupsion flagrant dhe lidhje tė politikės me krimin. Shtypi i shkruar apo mendja elektronike nxjerr pėrditė probleme tė tilla, qė nuk mund tė kalojnė pa u vėnė re.

    Shqiptarėt i kanė ndjekur me vėmendje dhe shqetėsim kėto denoncime. Shqiptarėt kanė ndjekur me shpresė fillimin e hetimeve nga prokuroria pėr ēėshtjet e bujshme penale. Por ata janė ende nė pritje tė rezultateve. Po kalon kohė e gjatė dhe prokuroria nuk po lėviz ose lėviz shumė ngadalė.

    Mosveprimi, heshtja, apatia, nuk dėmton vetėm institucionin. Ato dėmtojnė nė radhė tė parė besimin e qytetarėve tek drejtėsia, besimin tek sistemi politik, njollosin pa tė drejtė ose nuk pastrojnė dot klasėn politike, pengojnė luftėn ndaj plagėve mė tė thella tė shoqėrisė. Pėrgjegjėsia ėshtė e madhe dhe e rėndėsishme. Prandaj, dilini pėr zot dhe justifikoni punėn tuaj!

    Takimi i sotėm ka qėllim qė tė bėjė analizėn e punės. Por, analiza e drejtuar vetėm brenda vetes nuk ėshtė asnjėherė e plotė, sepse asaj i mungon ndikimi i faktorėve tė jashtėm institucionalė. Nė kėtė drejtim mendoj se vėmendje tė veēantė meriton bashkėpunimi efektiv midis tė gjitha hallkave tė shtetit.

    Pėrvoja mė e re e institucionit tuaj nė bashkėpunimin me hallkat e policisė gjyqėsore na tregon se rruga drejt pėrsosjes ėshtė ende e gjatė. Ekzekutivi mesa duket nuk ėshtė ndėrgjegjėsuar pėr rėndėsinė e hallkave tė procedimit operativ nė ndjekjen e krimit, gjė qė do tė thotė se ekzekutivi nuk ėshtė ndėrgjegjėsuar pėr detyrėn e vet funksionale.

    Ashtu sikurse edhe pushteti gjyqėsor ende nuk mund tė quhet i pastruar nga korrupsioni, varėsia politike apo mungesa e pėrgjegjshmėrisė dhe profesionalizmit.

    Sidoqoftė, sė bashku me kėto konstatime kritike ndaj ekzekutivit dhe gjyqėsorit mendoj se pėrpjekja jonė duhet tė fokusohet nė radhė tė parė nė potencialin qė ka prokuroria pėr tė minimizuar defektet e hallkave tė tjera.

    Gjykoj se puna juaj normalisht pėrmblidhet nė tre faza tė rėndėsishme:

    - Hetimin e krimit

    - Ngritjen e akuzės dhe pėrfaqėsimin e ēėshtjeve nė gjykim

    - Arritjen e rezultatit duke vėnė pėrpara pėrgjegjėsisė autorėt e krimit

    Duke patur parasysh kėto, Prokuroria ka gjithmonė mundėsinė tė pėrmirėsojė hetimin dhe punėn hetimore tė policisė gjyqėsore, ta orientojė drejt atė, ta mbikqyrė me rigorozitet, ashtu sikurse ka mundėsinė t’i serviri gjykatės dosje hetimore tė kopsitura, tė bazuara tėrėsisht nė prova dhe nė ligj, dhe pa hapėsira pėr dyshim apo spekullim. Ajo ka gjithmonė mundėsinė tė kundėrshtojė vendimet e padrejta gjyqėsore, ashtu sikurse ka mundėsinė tė ndjekė me konsekuencė penalisht korrupsionin, edhe kur ky shfaqet brenda hallkave tė hetimit apo nė gjyqėsor.

    Sa e rėndėsishme ėshtė lufta kundėr krimit dhe vėnia para pėrgjegjėsisė e fajtorėve, po aq e rėndėsishme ėshtė edhe mbrojtja e lirive dhe tė Drejtave tė Njeriut gjatė gjithė procedimit penal apo gjatė kohės qė fajtorėt vuajnė dėnimin.

    Nuk kanė munguar shkeljet edhe nė kėtė drejtim, prandaj pėrveē punės tuaj edhe bashkėpunimi me Avokatin e Popullit duhet tė jetė real, duke krijuar tė gjitha lehtėsitė pėr marrjen e informacionit, shpjegimeve apo dosjeve si dhe duhen vlerėsuar rekomandimet qė Avokati i Popullit bėn nė zbatim tė detyrės sė tij kushtetuese.

    Megjithė tė metat, unė mund tė them se mjaft nga ju po vazhdojnė me kurajo tė pėrballen me krimin dhe rezultate ka patur e do tė ketė, nėse tė gjithė do tė pėrpiqemi pėr to.

    Nė mbyllje tė kėtyre konstatimeve, mė lejoni t’ju pėrgėzoj pėr sukseset e pamohueshme nė punėn tuaj dhe t’iu nxis me tė gjithė forcėn time pėr arritje tė niveleve tė larta, me punė tė pėrkushtuar, tė ndershme, kurajoze, larg ndikimeve politike.



    -----------



    *Fjala e Presidentit tė Republikės, zotit Alfred Moisiu, nė analizėn vjetore tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme, mė 7 Shkurt 2003


    -------------------------------------

    Dy fjale..


    Megjithse i vjeter ne moshe ..megjithse nuk e ka perkrahjen e bosave te Milardave e as simpatine e mafies sikurse e kish Mejdani..MOISIU yne punon e fjala tije ka peshe..

    Pune te mbare Presidentit!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    TIRANE (8 Shkurt)


    - Kryetari i PD-sė, Sali Berisha pėrshėndeti deklaratat e djeshme tė presidentit tė Republikės, Alfred Moisiu, gjatė analizės sė punės 6 mujore tė prokurorisė.
    Sipas Berishės, nė prokurori vazhdojnė tė militojnė ata qė kanė shpallur pafajėsinė pėr Zani Caushin dhe vrasės tė tjerė, prokurorė qė kanė akuzuar njerėz tė pafajshėm pėr krime kundėr njerėzimit, prokurorė politikė qė vranė pėr sė dyti Azem Hajdarin dhe tė tjerė qė funksionojnė si banda tė krimit tė organizuar.

    "Jam sot kėtu pėr tė shprehur vendosmėrisht mbėshtetjen pėr ēdo pėrpjekje tė prokurorisė nė zbatim tė ligjit dhe tė siguroj se do tė votojmė ēdo ligj qė do tė ndihmojė nė zbardhjen e ēėshtjeve tė hapura".
    I bėj thirrje Sollakut e Moisiut tė pastrojnė kėtė organ nga njerėz qė e bėnė prokurorinė protektor tė krimit dhe qė e bėnė Shqipėrinė delen e zezė tė krimit tė organizuar.
    Kreu demokrat tha se beson te presidenti pėr reformėn nė drejtėsi dhe se pret prej tij paraqitjen e platformės pėr reformė. Duke vijuar, Berisha pėrshėndeti qėndrimin e ambasadorit Liponen nė Vjenė, si qėndrim qė kontribuon pėr zgjidhjen e problemeve madhore dhe konfirmoi se i ka kėrkuar atij ndihmėn e ekspertėve tė OSBE-sė pėr miratimin e ligjit pėr pronat.
    Berisha ftoi kryeministrin Nano tė pranojė kėtė kontribut dhe theksoi se ēėshtja e pronės nuk ėshtė politike, por njė ēėshtje e atributeve ligjore.


    ro/ko (BalkanWeb)



    ...

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet nė Bllog
    22
    Zoti President, ka ikur koha e fjalimeve. Tani eshte koha e denimit me ligj te atyre qe kane vjedhur autoritetin e ligjit.

    Beni 5 prokurore te implikuar shembull duke i hedhur prangat dhe duke i futur ne burg, dhe qendroini cekan mbi koke prokurorit te pergjithshem derisa te marri masat e nevojshme.

    Keni per te pare pastaj qe te implikuarit do te largohen vete nga drejtesia. Shteti nuk ndertohet me fjale, por me ligj.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Tema tė Ngjashme

  1. Fatmir Sejdiu
    Nga YlliRiaN nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-05-2010, 18:47
  2. Moisiu: Nuk nėnshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  3. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  4. Ndėron jetė presidenti i Kosovės Dr. Ibrahim Rugova
    Nga Veshtrusja nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 220
    Postimi i Fundit: 02-02-2006, 21:32
  5. Papa Gjon Pali II, ndėrron jetė
    Nga Brari nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 152
    Postimi i Fundit: 24-05-2005, 07:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •