-
Ish-të përndjekurit, protesta për hapjen e dosjeve dhe largimin e Fehmi Abdiut
Shoqatat e të përndjekurve politikë do të protestojnë sot para Gjykatës Kushtetuese për të denoncuar persekutorët e veshur me petkun e gjyqtarit. Përmes një deklarate për mediat, shoqatat e ish-të përndjekurve politikë do të protestojnë për largimin e gjyqtarit Fehmi Abdiu, i cili ka dhënë vendimin me varje në litar për poetin Havzi Nela dhe hapjen e dosjeve. Ish-të përndjekurit të bashkuar do të kërkojnë ndëshkimin moral të gjithë atyre hetuesve që kanë dhënë dënime të rënda në kohën e diktaturës. Lidhur me protestën e sotme, drejtori i Institutit të ish-të Përndjekurve Politikë, Simon Mirakaj, deklaroi se, "persekutorët e diktaturës nuk mund të japin vendime për drejtësinë. Shoqatat e të përndjekurve politikë do të protestojnë, që Gjykata Kushtetuese të spastrohet nga Fehmi Abditë. Protesta e nesërme nuk do të jetë e vetmja për ish-të përndjekurit politikë, pasi shoqatat kanë menduar të protestojë në mënyrë periodike përpara Gjykatës Kushtetuese deri sa fajtorët të marrin dënimin moral". Instituti i ish-të Përndjekurve Politikë i fton të gjithë të persekutuarit dhe vuajtësit e regjimit diktatorial të bashkohen në këtë protestë, për të pastruar organin më të lartë të sistemit të drejtësisë nga xhelatët e diktaturës. Kryetari i Shoqatës së ish-të burgosurve politikë të Shqipërisë, Tanush Kaso, tha se ish-të përndjekurit do të protestojnë sot, para Gjykatës Kushtetuese, për të kërkuar hapjen e dosjeve dhe largimin e Fehmi Abdiut dhe klasën e persekutorëve të djeshëm që janë kthyer në gjykatës të sotëm. "Shoqata e ish-të Burgosurve Politikë u bën thirrje të gjithë familjeve të ish-përdjekurve politikë që t`i bashkohen protestës. Ne kërkojmë të largohen të gjithë persekutorët e regjimit të kaluar, sepse kanë shkelur ligjet e vetë diktaturës. Duhet të hapen dosjet dhe për këtë do të protestojmë jo vetëm nesër, por dhe ditët në vazhdim. Persekutorët e djeshëm kanë shkelur ligjet e diktaturës prandaj duhet të largohen. Ata e kanë pasur me ligj që të mos dhunojnë të burgosurit, ndërkohë që ka ndodhur e kundërta", thuhet në deklaratën për shtyp. Thirrje për një protestë masive ditën e sotme ka bërë edhe kryetari i shoqatës "Musine Kokalari", Agim Musta, i cili deklaroi se, në rast se protesta do të bjerë në vesh të shurdhët, ato do vazhdojnë dhe në ditët në vijim. "I ftojmë të përdjekurit të protestojnë për kauzën e moralit të shëndoshë. Ne do protestojmë për largimin e Femi Abdiut, do të protestojmë për hapjen e dosjeve. Të përdjekurit do të kërkojnë heqjen e titujve të Enver Hoxhës. Të përdjekurit do të kërkojnë shpalljen e një dite kujtese", tha Musta. Protesta do të jetë masive dhe do të vazhdojë me ditë për t`i thënë Abdiut se, nuk mund të japë vendime për të drejtat e njeriut. RD
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt