-
Mazhoranca miraton 20 shkurtin si Diten e Kujteses per Viktimat e Regjimit Komunist
Komisioni i Ligjeve miratoi me unanimitet votash propozimin e qeverise qe percakton daten 20 shkurt si Diten e Kujteses per Viktimat e Regjimit Komunist.
Kjo date eshte zgjedhur per shkak te simbolit qe ajo mbart me rrezimin ne vitin 91 te bustit te diktatorit Enver Hoxha ne sheshin Skenderbej.
Dita i ploteson kushtet per te perkujtuar krimet e regjimit te Enver Hoxhes dhe bashkepunetoreve te tij. Duhet nje perkujtim dinjitoz i krimeve dhe viktimave te komunizmit. Kjo dite do te sherbeje si nje vendosja e nje pike referimi jo vetem per te krijuar nje marredhenie te drekte me te shkuaren, por edhe me te ardhmen tone, u shpreh deputeti Gent Strazimiri.
Kete inisiative te qeverise, qe percakton edhe ngritjen e nje obelisku dhe te nje muzeu per krimet dhe viktimat e rregjimit komunist, e mbrojti deputeti Gent Strazimiri, i cili pak dite me pare hodhi idene e perkujtimit te krimeve te regjimit hoxhist me 29 nentor, dite ne te cilen e majta perkujton clirimin e vendit, por qe sipas zotit Strazimiri eshte dita e pare e pushtetit komunist qe vrau, ekzekutoi, denoi dhe internoi me gjyq dhe pa gjyq me mijera shqiptare.
Do ta kisha gjetur shume me me vend vendosjen e dates 29 nentor si dite te perkujtimit, jo si nje date qe ndan shqiptaret, por per ti bashkuar bashkuar ata, theksoi Strazimiri.
Nje ore pasi Komisioni i Ligjeve miratoi ne unanimet 20 shkurtin si Diten e Perkujtimit te Krimeve dhe Viktimave te Komunizmit, ish-te perndjekurit politike, te mbetur ende gjalle dhe pasardhesit e tyre protestuan perpara Gjykates Kushtetuese, e cila rrezoi pak kohe me pare si antikushtetues ligjin e lustracionit, duke kerkuar largimin e te gjithe gjykatesve dhe zyrtareve te cdo niveli qe kane denuar njerez per motive politike, hapjen e dosjeve, si dhe rishikimin e Ligjit te Lustracionit per miratimin perfundimtar te tij.
Ish-te perndjekurit politike thane se do te vazhdojne protestat deri ne plotesimin e kerkesave te tyre. (Top Channel)
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt