Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 49
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    pėrjashtuar
    Postime
    1,008

    Ngritja E Vetėdijes

    Tė nderuar bashkėkombas



    Pas shumė hezitimeve, kėtu e kam fjalėn pėr reagimin e disave nga ne, vendosa tė postoj shkresa me temė: Njohuritė mė tė reja astrologjiko-parapsikologjike, metodat dhe pėrparimet pėr tė mirėn tuaj, veēanėrisht lidhje me temėn NGRITJA E VETĖDIJES.



    Ndoshta dikush do tė pyes se ēfarė lidhje ka kjo me religjionin? Unė i pėrgjigjem: Kjo nuk ka tė bėjė drejtėpėrsėdrejti me religjionin. Gjithashtu nuk ka tė bėjė drejtėpėrdrejtė me ndonjėrin nga religjionet (botėrore) nė veēanti.



    Temat qė do t’i postoj nė tė ardhmen kanė tė bėjnė me NGRITJEN E VETĖDIJES. Mė duhet gjithashtu tė potencoj se kėto tema iu janė drejtuar popullit gjermanofolės. Meqė kėtu bėhet fjalė pėr tė mirėn e njeriut, ma merr mendja se do tė ketė ndikim tė mirė edhe nė mesin e shqiptarėve.



    Jam i vetėdijshėm se do tė ketė edhe akuza nga mė tė ndryshmet nė adresė timen. Megjithatė unė tė tillėve u sugjeroj (nėse u pengon diēka nė kėto shkrime) tė mos e lexojnė fare apo ta injorojnė plotėsisht.



    Unė jam abonues e kėsaj fletushke mė tepėr se tre vite. Meqė, sipas mendimit tim, kam hasur nė shkrime jashtėzakonisht interesante kėtu, pata dėshirė qė kėto njohuri t’i ndaj edhe me tė interesuarit e tjerė.



    Ju uroj ēaste tė kėndshme gjat leximit, me shpresė se do tė keni rast tė[/b] vetėdijėsoheni.[/b]



    Sinqerisht!
    Norēa.li

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    pėrjashtuar
    Postime
    1,008
    Nr.51.

    Mesazh

    Tė nderuara lexuese
    Tė nderuar lexues

    Ekzistojnė njerėz, tė cilėt besojnė se gjithmonė duhet tė mirren me diēka, tė punojnė. Kėta punojnė gjithnjė “me tė gjithė motorėt” dhe i vret ndėrgjegja kur tė jenė nė situatė duke mos bėrė asgjė e pėr ta lėnė shpirtin tė lėkundet.

    Ngutia dhe stresi permanent ia zėnė frymėn ēdo zgjimi spiritual dhe e brejnė njeriun pak nga pak.

    Puna me plan e me zell ėshtė shumė e mirė por duhet tė ketė edhe pauza tė herėpashershme.

    Pėr tė qenė ironia edhe mė e madhe, mu gjat kohės kur kalohet kot, ndodh diē e mrekullueshme nė qetėsinė e mbrendshme dhe kthimin nė vetvete. E gjejmė rrugėn kah vetja, e gjejme rrugėn kah Uni i Lartė. Gjat shtendosjes totale dhe tė medituarit tonė papritmas mund ta dėgjojmė zėrin tonė tė mbrendshėm, shpirtin tonė qė flet me ne.

    Nė kėtė rast do t’ju lusė njė zė i butė dhe i dashur qė t’ia vėni veshin. Provoni tė dėgjoni se ēka don t’u thojė zėri juaj i mbrendshėm. Provoni, ju lutem, tė qetėsoheni dhe bėhuni i hapur ndaj vetvetes. Mė duhet tė pranoj se rruga pėr tė arritur deri te shpirti kėrkon stėrvitje e madje edhe nėnshtrim (pėrvuajtje) por, urtėsia e mbrendshme dhe udhėheqja, e cila don t’ju drejtojė e udhėheqė ia vlen ēdo mundi, pa marrė pasasysh se sa i madh ėshtė ai mund.

    Shkoni nė udhėtimin hulumtues nga mė tėrheqėsit nė jetėn tuaj dhe vizitojene Unin tuaj tė Lartė.

    Nė kėtė numėr tė fletushkės do t’ju hapi praktikime dhe metoda, tė cilat ua lehtėsojnė shumė mė tepėr kėtė hap. Gjejeni rrugėn e mrekullueshme kah Zoti dhe, gjejeni rrugėn madhėshtore ka vetvetja.

    Ecni sė bashku me mua nė njė ardhmėri jashtėzakonisht tė bukur, e cila qėndron para nesh dhe bashkangjituni! Meqė pėr njė gjė mund t’ju siguroj: Tė gjithė ne jemi zotėra tė fjetur! Vetėmse kėtė nuk e dini ju. Por kėtė e din unė.

    Zoti na udhėzoftė!
    Keni kujdes!

    Juaji: H.-J Schröder


    Do tė vazhdoj me temėn: (NGRITJA E VETEDIJES) Si t’i braktisni binarėt e vjetėr, me qėllim qė tė shkelni rrugėve tė reja.

  3. #3
    I nderuari Norēa.li
    Jam kėrkues shpirtnor dhe nxėnės i mistikėve, dhe e besoj se pa meditim nuk mund tė pėrndritet shpirti. Tė falėnderoj pėr shkrimet qė do sjellėsh.
    P.s. Ekziston tingulli kosmik qė vetem me meditim tė thellė mund tė dėgjohet. Nė sanskrit quhet A U M qė ėshtė edhe fjalė magjike qė dmth. A=I gjithėpranishem, U=I gjithėndritur, M=I gjithėpushtetshem.
    Nga ajo revistė tė sygjeroj qė tė sjellėsh shkrime pėr reinkarnimin, botėn shpirtnore, fenomenin *afėr vdekjes* etj.
    Ini, bėhuni, pėrhapni dhe jetoni dashuri!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    pėrjashtuar
    Postime
    1,008
    I nderuari Mistiku

    Me duhet ta pranoj se ia ke qelluar mjaft mire temave te ardhshme, te cilat do t'i postoj se shpejti (hap pas hapi) ketu ne forum.Keto kam vendosur t'i postoj sipas numrit rendor.

    Shpresoj se do te kete gjera mjaft interesante per ty e ndoshta edhe per te interesuarit tjere.

    Cdo te mire!
    klipp&klar

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    pėrjashtuar
    Postime
    1,008
    Si t’i braktisni binarėt e vjetėr, me qėllim qė tė shkelni rrugėve tė reja




    Mua mė fascinojnė ēdo herė, sa herė qė tė hasi nė njerėz, tė cilėt i kryejnė punėt e tyre tė pėrditshme plotėsisht tė sigurtė nė vetvete dhe me bindje tė plotė. Njerėzit e tillė kryejnė telefonata tė rėndėsishme me njė lehtėsi tė pabesueshme, mbajnė fjalime tė mrekullueshme para njė numri tė madh dėgjuesish, paraqiten para tė tjerėve nė mėnyrė jashtėzakonisht pozitive dhe janė nė gjendje ta kuptojnė shumė bukur se si duhet tėrhequr njerėzit kah vetja. Njerėzit e tillė janė tė lirė. Kėta janė tė liruar nga tė gjitha bllokadat e mundshme dhe barrierat penguese. Kėta mjeshtėr tė mbijetesės janė tė liruar nė tė gjithė qenien e tyre. Mirėpo, pėr fat tė keq, njerėz tė tillė mund tė hasėsh shumė rrallė.



    Ndėrkaq, nga ana tjetėr, te masa e gjėrė e popullit kjo gjė duket krejtėsisht ndryshe. Masa e gjėrė nuk ėshtė as harmonike e as e liruar. Pa e hetuar fare njė gjė tė tillė, ajo lėviz nė njė shinė tė vetme. Ēdo gjė rrjedh sipas njė dhe tė vetmes skemė. Ēdo ditė ngritet jo me qejf pėr tė shkuar nė punė dhe ndjehet edhe mė keq kur tė kthehet nga puna. Pėrderisa tė lėvizni edhe ju nėpėr kėtė shinė, nė jetėn tuaj nuk mund tė ndryshojė asgjė esenciale. Kurse zgjidhja e kėtij problemi ėshtė shumė e thjeshtė: Nėse do tė bėnit sot mu tė njėjtėn gjė ēka e kishit bėrė ditėn e djeshme, atėherė, gjė e cila edhe ėshtė e logjikshme, do ta keni tė njėjtėn jetė, gjegjėsisht tė njėjtėn situatė jetėsore, sikur qė e kishit lėnė dje. Nėse sot do tė mbylleshit nė “guackėn e kėrmillit” pėrplot disponim tė keq dhe keqardhje ndaj vetvetes, atėherė ėshtė mė se e sigurtė se do tė pėrjetoni njė ditė me plot depresione. E nėse vazhdoni edhe tė nesėrmen nė tė njėjtėn mėnyrė, depresionet do tė shtohen edhe mė tepėr. Ndaj, shpėrtheni kah brigjet e reja. Ēlirohuni. Skllavėrimi juaj tashmė mbaroi. Ju pra po e lexoni kėtė revistė dhe, kėtė po e lexoni, me qėllim qė ta tėrhiqni lumturinė tuaj nė tė gjitha fushat e jetės. Ndaj shpėrtheni sė bashku me mua! Shpėrtheni nga avazi i deritashėm dhe shkoni rrugės sė lumturisė. Nėse jeni tė gatshėm pėr tė shkuar rrugėve tė reja, ndoshta edhe tė pazakonshme pėr ju, atėherė nė jetėn tuaj do tė mund tė ndryshojė befas ēdo gjė qė ėshtė e mundur. Mė lejoni t’ua tregoj njė shembull shumė tė thjeshtė. Njė djalė i ri shkonte nė punė pėr ēdo ditė rrugės sė njėjtė, pa e ndryshuar asnjė herė. Pėr shkak tė njė prapshtie tė vogėl e kishte ndrydhur kėmbėn dhe u detyrua tė marrė rrugė tjetėr, megjithėse ajo udhė nuk kishte qenė mė e shkurtė porse kishte pėrpjetėza mė tė vogla. Duke ecur kėshtu kėsaj udhe, atij i kishin rėnė befas nė sy dyqane tė reja, persona dhe ngjarje, tė cilat nuk i kishte parė kurrnjėherė mė parė. Ky shembull jashtėzakonisht i thjeshtė dėshmon se rutina e tepėrt ėshtė armiku mė i madh i suksesit.




    Vazhdon

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    pėrjashtuar
    Postime
    1,008
    Shpėrthejini vargonjtė tuaj


    Me qėllim qė tė liroheni duhet t’i shpėrtheni vargonjtė tė cilėt ju shtrėngojnė. Megjithėse duhet pranuar se kjo tingėllon nė mėnyrė mjaft brutale, natyrisht se kjo gjė ėshtė fare e parrezikshme. Do t’ua tregoj njė rrugė se si mund t’i plasni nė erė me tė vėrtetė tė gjitha gjėrat negative, gjegjėsisht binarėt e rrahura e kėto t’i zėvendėsoni me diēka krejt tė re. Kjo metodė ėshtė shumė e lehtė, kėshtuqė duhet tė bėni shumė pak stėrvitje dhe nė kėtė mėnyrė ta plasni hap pas hapi nė erė ēdo andrallė, tė cilėn do ta zėvendėsoni me diēka pozitive. Mirėpo, mė sė pari duhet t’i kushtoheni vetėmse njė problemi duke vazhduar me rradhė njė pas njė. Nėse doni tė plasni shumė probleme pėrmenjėherė, atėherė ekziston rreziku i shkapėrdarjes. Ja stėrvitja: Kėrkojeni njė vend komod. Ky vend mund tė jet ulėsja juaj mė e dashur, krevati, ndonjė ledinė etj. ku do tė keni komoditet.




    Mbyllini sytė dhe pėrpiquni ta paramendoni (pėrfytyroni) problemin tuaj. Pėrfytyrojeni kėtė problem mundėsisht nė mėnyrė sa mė tė gjallė e mė reale. Kėtė duhet ta shihni sa mė mirė qė ėshtė e mundur me syrin tuaj. Posa t’ju bėhet ai problemi (nė pėrfytyrim) gati si tė kishte qenė real, pėrfytyrojeni sikur tė ket eksploduar e tė jet copėtuar nė mijėra copa tė vogla. Por kėtė duhet ta bėni vetėmse atėherė kur problemi ju ka paraqitur (nė pėrfytyrim) si shumė real. Momentin e duhur pėr ta bėrė kėtė do ta pėrndjeni vetvetiu. Pra nė atė moment kur ta pėrndjeni atmosferėn e keqe qė iu ka ndodhur nė realitet, e cila ju kaplon gjat kėtij meditimi.




    Shkėmejeni tash problemin e shkatėrruar me diēka tė mrekullueshme.



    Me teknikėn e plasjes jeni nė gjendje t’i plasni tė gjitha problemet. Mund t’i plasni edhe mostrat destruktive tė sjelljeve tuaja. Ta marrim si shembull se ju filloni sė belbėzuari sa herė tė jeni tė detyruar tė flisni para njė grupi njerėzish. Nė kėtė rast pėrfytyrojeni nė kujtesėn tuaj se si jeni duke qėndruar para njė grupi njerėzish dhe filloni tė belbėzoni. Pėrpunojeni shpirtėrisht kėtė imazh pėr aq kohė deri sa tė pėrndjeni realisht ndjenjėn e keqe e cila ju kaplon nė jetėn normale gjat situatave tė tilla. Nė ēastin kur tė ndjeheni mė sė keqi plasnije me mend nė erė. Imazhi, i cili pak mė parė kishte qėndruar para jush plas dhe copėtohet nė mijėra pjesėza deri sa tė mbretėrojė zbrastėsirė e plotė. Kėtė zbrastėsirė, kėtė vakuum tė krijuar tash e zėvendėsoni me njė imazh tjetėr sipas dėshirės suaj. Pėrfytyrojene imazhin se si jeni duke folur para njė grupi njerėzish pėrplot hare e bindje. Ēdo njeri veē e veē duket sikur tė ishte i ngjitur pėr buzėt tuaja (sė dėgjuari) dhe ju admiron pa masė. Pikturojeni (me mendje) kėtė imazh (pikturė) sa mė tė gjallė qė ėshtė e mundur. Nė kėtė rast duhet t’ju kaplojė njė ndjenjė e bukur dhe e gėzueshme.




    Me kėtė teknikė mund tė “plasni” edhe gjėra tjera. P.sh. Frika nga humbja e vendit tė punės, rinovimi i shtėpisė, dhembja e kėmbės. Kjo “teknikė e plasjes” i ka dy favore me peshė tė madhe: Vėshtirėsive tuaja do t’ia dilni mbanė me lehtėsi tė madhe. Madje edhe atėherė kur iu paraqitet sėrish i njėjti problem, atėherė do tė qesheni, meqė tė njėjtin do ta plasni pėrsėri. Ndėrkaq, favori i dytė ėshtė se nėnvetėdija juaj do tė shkojė rrugėve krejt tė reja me qėllim tė pėrmbushjes sė dėshirave tuaja.






    Kėtė stėrvitje mund ta zbatoni nė ēdo kohė e sa herė tė keni dėshirė apo ta shihni si tė domosdoshme. Koha pėr njė stėrvitje tė tillė varet nga aftėsia juaj pėrfytyruese por, afro njėzet (20) minuta do tė mjaftonin pėr kėtė. Fund.





    Nė vazhdim do tė flasim pėr:

    Nė kėrkim tė Krijuesit
    (Kush (ēka) ėshtė Zoti)

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    pėrjashtuar
    Postime
    1,008
    NGRITJA E VETĖDIJES
    ******************




    Nė kėrkim tė Krijuesit
    ************************



    Gjithnjė e mė shpesh, veēanėrisht gjat situatave tė vėshtira konfliktuoze, te njerėzit paraqitet mėdyshja se a ekziston me tė vėrtetė Zoti. Ēka apo kush ėshtė Zoti, si mund tė dukej Ai, pėr ēfarė na ka krijuar neve janė ndėr pyetjet qė i shkojnė njeriut nėpėr kokė. Me kėrkesė tė njė numri shumė tė madh lexuesish do tė mundohem qė sot t'ua jap pėgjigjen pėr kėtė.



    Kush ėshtė Zoti?
    --------------------




    Ai nuk ėshtė as Ai e as Ajo, s'ėshtė pra as Perėndi e as Perėndeshė, porse ėshtė HYJNI (pa gjini ).Shprehjen "Zot" do tė duhej ta shprehnim si PARIM HYJNOR. Zoti ėshtė ēdokund: nė tė gjitha lulet, nė tė gjitha bimėt, kafshėt, njerėzit. Ai ėshtė edhe nė shkėmbij.




    " Zoti flen nė shkėmb, Zoti merr frymė nė bimė, Zoti ėndėrron nė kafshė dhe Zoti zgjohet (nga gjumi) nė njerėzit". Kėshtu thonė filozofėt indas.




    Para sė gjithash: Ēdo gjė qė jeton ėshtė jashtėzakonisht e shpirtėruar. Njerėzit kanė shpirt dhe mendje, pra kanė trup astral e mental, kafshėt e kanė vetėmse trupin astral (shpirtin), bimėt janė rrugėkalim prej mineralieve kah shtazėt, nuk kanė trup astral (shpirt) por janė tė shpirtėruara nė mėnyrė astrale, pra janė tė pėrfaqėsuara nė hapėsirėn astrale, tė ashtuquajturėn botė tjetėr. Edhe shkėmbinjtė janė tė shpirtėruar, veēanėrisht gurėt fisnik (e ēmueshėm) e kanė me tė vėrtetė shpirtin e vet. Mirėpo, pasi qė edhe gurėt janė tė shpirtėruar, atėherė ėshtė edhe shumė afėr mendėsh se, nė njė farė mėnyre janė tė shpirtėruara edhe tė gjitha sendet tjera si: tryeza, karriga, llampa, makina e tė gjitha mjetet pėr punė apo me ēka shėrbehemi ne. Pra, nė kėtė mėnyrė edhe mund tė themi se nuk ekziston asgjė (as send e as gjallesė) e tė mos jetė e depėrtuar nga Zoti. E gjitha ėshtė Zot, e gjitha ėshtė Atom!


    nė vazhdim...


    Si mund t'i drejtohemi (si ta quajmė) Atij?

  8. #8
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Ne Vedat hinduse, thuhet keshtu:

    "God is One, but numerous are his aspects..."

    shqip:

    "Zoti eshte Nje, por te numerte jane aspektet e tij..." (Rig Veda)

    Shume me pelqen, vazhdoni!

    P.S. Norca.li, po per ate Yin Yangun, do flasesh apo ma len mua?

  9. #9
    Vazhdo Norēa li!
    Sipas mistikut Baghvan Shri Raxhnish - Osho njeriu ka 8 trupėra.
    1. Trupi fizik
    2. Trupi eterik
    3. Trupi astrall
    4. trupi mental
    5. Hapėsira pėr trupin e pestė ėshtė jeta.
    6. Trupi i gjashtė ėshtė kosmik
    7. trupi i shtatė ėshtė Jo - Krijesė.
    8. pas trupit tė shtatė asgjė nuk mund tė thuhet, sepse trupi i shtatė ėshtė i fundit. Pas tij ėshtė *patrupshmėria*.
    Prana ėshtė energjia kosmike, dhe njohuria jonė pėr tė ėshtė nė trupin fizik. Ajo ekspozohet sė pari si frymė, pastaj paraqitet si frymė nė forma tė tjera, - magnetizem, mendime, jetė, krijimtari, Krijesė.
    Atėherė bėhėsh i paster.
    Atėherė nuk je i ndarė,
    atėherė nuk ka mė skajshmėri,
    atėherė je Unitet. Mistiku Osho
    Ka edhe spjegime pėr secilin trup, por nuk po shkoj mė gjatė.

    P. s. Ekziston emri i Zotit dhe tingulli kosmik nė sanskrit i quajtur AUM
    A = i gjithėpranishėm U = I gjithėditur M = I gjithėpushtetshem.
    Ata qė janė tė pėrndritur mund ta dėgjojn gjatė meditimit tė thellė.
    Ini, bėhuni, pėrhapni dhe jetoni dashuri!

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    pėrjashtuar
    Postime
    1,008
    Postuar mė parė nga AsgjėSikurDielli
    Ne Vedat hinduse, thuhet keshtu:

    "God is One, but numerous are his aspects..."

    shqip:

    "Zoti eshte Nje, por te numerte jane aspektet e tij..." (Rig Veda)

    Shume me pelqen, vazhdoni!

    P.S. Norca.li, po per ate Yin Yangun, do flasesh apo ma len mua?
    -----------------------------
    AsgjeSikur...
    Sic e kam cekur ne fillim, postimet qe do te behen nuk do te kene te bejne drejtepersedrejti me religjionin apo me ndonje religjion te caktuar si p.sh. hinduizmi.Ketu pra behet me shume fjale per te arriturat (ne njohuri) me te reja nga fusha e parapsikologjise, astrologjise, ezoterise... Gjithashtu me duhet te them se e gjithe kjo u drejtohet gjermanofolesve, jo nga une por nga autori i fletushkes. Se cfare njeriu dhe kush eshte ky autor, kete gjithashtu do ta shpjegoje pak nga pak vete autori. Meqe qellimi, se paku motoja, e tij eshte pėr tė mirėn e njeriut... mua ma ka marre mendja se mund te kene dobi edhe shqipfolesit. Pra, une vetemse e citoj kete autor (natyrisht se me duhet ta shqiperoj aq sa di une), kurse ne shenjester e kam vetemse temen qe ka te beje me ngritjen e vetedijes, keshtuqe shume tema tjera, per shkaqe te ndryshme nuk mund t'i postoj.

    Per pyetjen qe ke bere lidhje me Yin Yangun, me siguri ke menduar per avetin tim: Une kete e kam zgjedhur per arsye se mendoj qe ky me pershtatet mua me se miri nga mijera "avete" tjere qe mund t'i zgjedhesh ne kete forum, me perjashtim te mundesise per te postuar individualisht dicka tjeter, foto e te ngjashme.
    Yin Yangu ka domethenien e harmonise ndermjet mendjes dhe shpirtit, te keqes e te mires, negatives e pozitives...Kurse pikat e vogla (pika e bardhe ne te zeze dhe pika e zeze ne te bardhe) mund te shpjegohen afersisht keshtu: Cdo e mire permban dic te keqe dhe anasjelltas. Pergjithesisht dth: Harmoni ndermjet poleve te kunderta. Keto perdoren ne artet luftarake (karate...) dhe ne te gjitha fushat tjera. Gjithashtu edhe ne fushen e Feng Shui-it. Sa i perket kesaj te fundit (Feng Shui) nuk besoj se do te shkruaj gjeresisht ketu, megjithese i posedoj disa libra per kete fushe.

    Ne pergjithesi: Te ta them te drejten, lidhje me traditat dhe filozofite kineze jam i kujdesshem te flas publikisht para opinionit shqiptar per shkakun se shumica urrejne te kaluaren e afert se bashku me komunizmin (dhe lidhjet shqiptaro-kineze), megjithese keto tema nuk kane fare te bejne me politiken kineze as te djeshme e as te sotme....

    Lexim te kendshem...

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Pėrgjigje: 1385
    Postimi i Fundit: 07-10-2011, 09:52
  3. Rexhep Qosja: Identiteti kombėtar dhe vetėdija fetare
    Nga Davius nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-02-2006, 02:52
  4. Ngritja e vetėdijes: Reinkarnimi
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 07-03-2003, 23:58
  5. Ngritja e Vetedijes: Riinkarnimi
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-03-2003, 21:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •