Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 49
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    pėrjashtuar
    Postime
    1,008
    Parathėnie nė nr. 53, korrik 2001


    Tė nderuara lexuese
    Tė nderuar lexues



    Me siguri keni dėgjuar pėr thėnien e apostujve: “ Tė dhėnurit ėshtė mė e lumturueshme se sa tė marrurit”. Tani mbase do ta tundni kokėn duke i thėnė vetes se kjo nuk ėshtė arsye e mirė pėr t’u treguar dorėdhėnės. Eventualisht do tė mund tė mendonit se, po tė kishit pasur aq tė holla qė tė mund tė notonit nė to, atėherė edhe do ta kishit bėrė kėtė gjė, pra do tė kishit dhuruar diēka nga ato. Nėse keni mendim tė tillė, ja rasti im pėr t’ju kėndellur nga gjumi. Tek tė dhėnurit, nė tė vėrtetė, ekziston njė aspekt krejtėsisht tjetėr dhe shumė mė me rėndėsi, i cili aspekt nuk ėshtė i lidhur vetėmse me tė dhėnurit e tė hollave. Aspekti, pėr tė cilin e kam fjalėn, ėshtė pėr shumicėn absolute tė njerėzve diē krejt e panjohur: Tė dhėnurit ėshtė energji, e cila energji nuk i ndihmon vetėmse marrėsit porse i ndihmon veēanėrisht vet dhėnėsit. Ky ėshtė ligj i natyrshėm dhe vlen pėrgjithmonė, deshėt ju apo nuk deshėt ta besoni kėtė! Tė hollat, pėr shembull, janė energji e pastėrt. Ato duhet tė rrjedhin (qarkullojnė). Nėse jeni shumė i frikshėm (nė shpenzime), jeni egoist i madh, grumbulloni ēdo gjė vetėmse pėr vetveten tuaj dhe mezi e shtrini dorėn pėr tė dhėnė (shpenzuar), nė kėtė mėnyrė do ta ndalni hap pas hapi rrjedhjen (qarkullimin) e tyre deri sa tė arrini vendnumrim (stagnim) tė plotė. Kjo ėshtė si puna e rubinetit, i cili mbyllet pak nga pak me tė sjellur deri sa mos tė pikojė asnjė pikė uji nga ai. Njėsoj qėndron puna edhe me tė hollat, dashurinė, simpatinė... Ai qė tregon gjithnjė e mė pak simpati ndaj tė tjerėve, ndjenjat e veta i mbyll (pėrmban nė vete) pak nga pak, ky ky nuk do t’i mbyllė vetėmse tė vetat (simpatitė, ndjenjat) por edhe ato tė tjerėve. Ai qė nuk jep kurrė dhe gjithherė vetėmse kėrkon diēka nga tė tjerėt duke kursyer pėr vete, kėshtu i krijon vetes kanale tė bllokuara, tė cilat e vėshtirėsojnė derdhjen (qarkullimin) e pėrkundėrt tė drejtimit tė vet e mė nė fund duke e penguar krejtėsisht kėtė derdhje (qarkullim).





    Me qėllim pėr ta vėnė sėrish nė qarkullim derdhjen duhet tė jipni. Bėhuni dorėdhėnės. Paguani mirė tė tjerėt e tregohuni mirėnjohės. Nė kėtė mėnyrė do tė mahniteni vetė me ndodhitė e ndryshme qė do t’ju ndodhin befasisht. Nga asgjėja do t’ju paraqiten gjėra sikur tė kishin pikur nga qielli. Mendoni pra mirė pėr kėtė: Sa herė qė tė dėshironi diēka pėr vete, mė sė pari dhurojani kėtė dikujt tjetėr. E mos u merakosni fare. Ēdo gjė do t’ju kthehet, madje shumėfish mė shumė.


    Univerzi e din mirė, ē’bėn Ai!
    ............................................


    Juaji:
    H.-J. S.

    ************************************************** ***
    Sė shpejti do t'i kthehemi sėrish shkrimeve me tematike nga

    NGRITJA E VETĖDIJES

    me nėntemėn:


    Ja si mund t’i kryeni me supertempo punėt e ditės

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    pėrjashtuar
    Postime
    1,008
    NGRITJA E VETĖDIJES
    **********************



    Ja si mund t’i kryeni me supertempo punėt e ditės

    ---------------------------------------------------------------





    Sigurisht qė shpeshherė keni konstatuar se punėt tuaja tė ditės ,thėnė me plot kuptimin e fjalės, ju kanė hipur mbi kokė. Fėmijėt, bashkėshorti, profesioni, punėt shtėpiake – e i thuani vetes: “ Tė gjitha kėto nuk mund t’i kryej mė si duhet. Sikur ta kisha pasur njė mjet pėr kėtė, sikur ta kisha pasur njė mundėsi pėr tė punuar mė racionalisht e mė shpejtė nė vednin e punės, nė punėt e shtėpisė, kudo... ashtuqė nė mbrėmje tė mė mbtetet kohė e mjaftueshme tė ndėrmarr edhe diēka sė bashku me familjen, me miqtė apo tė merrem me ndonjė aktivitet tė lirė”. Por, ē’ti bėsh kur nuk ke kohė tė mjaftueshme? Koha kalon shpejt dhe, para se tė kujtohesh pėr kėtė, dita veēmė ka kaluar.





    Gėlltitėsi i nėnēmuar i kohės
    ---------------------------------------


    Kur dikush nuk e kryen punėn me kohė, sė pari mendohet se ky njeri ėshtė i ngadalshėm e shkatarraq (bėn punė shkel e shko). E vėrteta ėshtė se kėtu nuk ėshtė diēka nė rregull. Kurse nuk mund tė thuhet assesi se pėr kėtė ka faj tempoja e punės. Nė mbi 95% e tė gjitha rasteve fajin pėr kėtė e ka diēka krejt tjetėr.


    Nė vijim:


    Shpallja e luftės kundėr avazeve tė pėrditshmėrisė

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    pėrjashtuar
    Postime
    1,008
    Shpallja e luftės kundėr avazeve tė pėrditshmėrisė
    -------------------------------------------------------------------




    Me qėllim qė tė dilni nga melankolia duhet t’i pėrgadisni vetes pak mė shpesh diēka tė kėndshme. Pėrpiquni tė shkėputeni nga avazet e vjetra. Ja njė shembull i thjeshtė: Njė burrė mė qahej se e kishte vėshtirė pėr t’u ngritur nga krevati. Mezi mundej ta mposhtte veten pėr t’u ngritur nė mėngjes. Fajin pėr kėtė nuk e mbante mbetja e lodhjes qė ndjente por ajo kur i shkonte mendja se duhet bėrė po tė njėjtėn gjė si njė ditė mė parė. Ky mė pat thėnė: “ Ngritja, pastrimi i dhėmbėve, pastrimi i trupit, krehja e flokėve, ngrėnja e mėngjesit. Nuk mund t’i qėndroj mė gjithė kėsaj”. Kėshilla ime ndaj tij qe mjaft e thjeshtė por megjithatė edhe shumė e efektshme. Unė e kėshillova atė qė ta braktisė avazin e tij tė vjetėr (rutinėn) duke e filluar mėngjesin krejt ndryshe. Nė vend tė fillojė me punėt e toaletės, sė pari tė fillojė me ngrėnien e mėngjesit e tek pastaj me “formalitetet” tjera. Ky ndryshim aq i vogėl i rrjedhės sė ditės ndikoi qė ky njeri tė shkoqitet nga avazi i vjetėr duke e mposhtur plogėshtinė qė kishte pasur mė parė.



    ************************************************** ***
    Rekomandimi nr. 1:
    ...........................
    Ndryshojene mė shpesh rrjedhėn e ditės, gjegjėsisht “ritet” e njėjta e tė ripėrsėritura. Kur tė shkoni nė punė a treg, zgjidheni nndonjė rrugė tjetėr. Ndėrmirrni ndryshime tė vogla. Edhe ashtu ju nuk e hani ēdo ditė tė njėjtėn gjellė, porse e ndryshoni atė. Edhe kėtu vlen e njėjta.
    ************************************************** **


    Vazhdon:

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    pėrjashtuar
    Postime
    1,008
    vazhdim:


    Nėse qaheni nga disponimi i keq apo nga depresione tė lehtė, atėherė “problemi” juaj pėr kėtė qėndron nė atė se ju vetė nuk e ngazėlleni veten. Ju pra duhet ta shpėrbleni veten. Ashtu pra, duhet tė vetėshpėrbleheni, meqenėse jeni njeri shumė i ēmueshėm. Nėse nuk ju lavdėron askush tjetėr, nė kėtė mėnyrė dua ta dini se kėtė po e bėj unė pėr ju. Unė po ju lavdėroj, meqė jam krenar pėr ju. Krenohem me ju meqė e di se jeni ndėr tė paktėt njerėz, tė cilėt duan ta ndryshojnė jetėn e vet kah pozitivja. Kur tė mos rėnkoni e ofshani e kur tė ndėrmirrni diēka, pėr kėtė krenohem me ju.


    Megjithatė, me rėndėsi ėshtė qė edhe ju vetė ta shpėrbleni veten e nga kjo pason edhe rekomandimi im i dytė.

    ************************************************** **
    Rekomandimi nr. 2:
    Shpėrblejeni veten. Thuani vetes p.sh.: “Kur ta kem kryer kėtė apo atė punė do t’ia lejoj vetes njė darkė nė restoranin e afėrt”. Ja edhe njė truk tjetėr shumė i efektshėm: Shkruajene nė letėr ndonjė punė qė keni pėr ta kryer. P.sh. “Vendosja nė rregull e kuzhinės dhe dhomės sė ndejės”. Kėtė letėr pastaj e ngjesni nė shpėrblimin tuaj. Ky shpėrblim mund tė jetė ndonjė ēokollatė, pije e preferuar apo ndonjė ėmbėlsirė e preferuar nga ju. Sa herė qė ta hapni dollapin do tė keni mundėsinė pėr ta parė shpėrblimin qė ju pret. Posa ta keni kryer detyrėn qė ia keni caktuar vetes, e merrni letrėn dhe e shqyeni e mė nė fund e merrni shpėrblimin.

    ************************************************** *****





    Shkak tjetėr pėr atė se pėrse ju shkojnė punėt aq ngadalė mund tė jetė edhe ai se keni mundėr tė vini nė asofarė situate ku jetoni nė njė botė iluzive. Shumica e njerėzve nuk gjinden nė “kėtu dhe tash” por jetojnė gjat tėrė ditėn nė ėndėrra. Shkaktar i kėsaj ėshtė e kaluara, frustrimi dhe avazi i vjetėr (rutina) qė e pėrmendėm pak mė parė. Nė kėtė rast nuk do ta hetoni fare se jeni duke jetuar nė ėndėrra. E bėni punėn tuaj por jo me vetėdije, meqė, po ta kishit bėrė kėtė me vetėdije, atėherė do ta kishit bėrė punėn me ėndje dhe, nė kėtė rast, kjo nuk do tė kishte qenė punė dhe pėrmbushje obligimi por hobi. Kur puna bėhet me ėndje e si hobi kryhet edhe shumė shpejt, pa e hetuar fare. Kur punėn tuaj nuk do ta vėshtronit si diēka mė shumė se punė (e obligueshme) por atė e ndjeni si gėzim, atėherė ajo kryhet shumė mė shpejtė e shumė mė lehtė. Me qėllim qė t’ju shkojė ēdo gjė mė shpejtė e mė lehtė pėrdore ua kam pėrgatitur disa ushtrime, tė cilat ju kisha lutur qė t’i zbatoni gjat 8-10 ditėve tė ardhshme.





    Provoni t’i prekni tė gjitha sendet me vetėdije pėr 3-4 minuta. Me prekje mund tė filloni nė tryezė tė mėngjesit apo qysh nė banjo. I prekni pllakat e banjos, regjistroni ēdo gjė nė tė qė ėshtė jo e rrafshėt e imtėsira tjerė qė nuk janė me aq rėndėsi. Pastaj mund tė vazhdoni duke i prekur muret, tapetat, rubinetin...Duke e pėrgatitur tryezėn pėr ngrėnien e mėngjesit filloni tė prekni thikėn, pirunin, lugėn... nė mėnyrė mjaft intenzive. Provoni t’i prekni tė gjitha sendet me kujdes e pėrqendrim. Nėse p.sh. nė tryezė i keni 6-7 sende, prekeni ēdonjėrėn veē e veē dhe hulumtojeni sipėrfaqen e tyre si dhe pėrmbrenda, bėjene saktėsisht tė pranishme ēdo gjė qė shihni e ndjeni nė to.





    Ēdo send, vetėm pasi ta keni prekur e ndier pėr afro 3-4 minuta filloni ta pėrdorni. Kėshtu duhet tė veproni me shume sende, madje edhe me kėpucėt tuaja, para se t’i mbathni ato pasiqė keni vendosur tė dilni diku. Prekeni kėpucėn, pėriquni ta ndieni sipėrfaqen e lėmuar tė lėkurės, hulumtoni mos ka ndonjė prishje a tė qitur nė kėpucė, mendoni se ēfarė peshe mund tė ketė ajo, pėr formėn, ngjyrėn, t’i marrni erė. Tė nuhaturit, tė shikuarit, tė ndierit, kėto quhėn shkollim i tė pėrceptuarit.




    Bėjeni kėtė shkollim tė tė pėrceptuarit sa mė shpesh qė ėshtė e mundur. Kėtė gjė mund ta bėni me tė gjitha sendet e mundshme, madje edhe me njė mollė para se ta hani: Prekeni mollėn, vėshtojene ngjyrėn e saj, pamjen e saj, aromėn e saj me plot vetėdije. Pasi ta keni bėrė kėtė, atėherė kafshojene atė duke ia bėrė vetes me dije se ēfarė ėshtė shija e saj.



    Vazhdon:


    Sė shpejti do tė mund tė lexoni pėr ngjarjen e 11. shtatorit.
    ************************************************** **




    #

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    pėrjashtuar
    Postime
    1,008
    vazhdim:


    Apo i merrni dy gjėsende tė ndryshme duke i krahasuar ato pėrnga madhėsia, forma, linjat, ngjyra e kėshtu me radhė. Kėshtu mund tė veproni edhe duke dalur jashtė nė natyrė duke prekur gjethet e drunjve, trupat, degėt, gurėzit...


    Kini mendjen:
    -----------------
    Nėse ushtrimin e tė pėrceptuarit e keni bėrė mbi njė orė, nė kėtė mėnyrė do tė mund tė entuziazmoheni aq shumė ashtuqė nuk do tė dėshironi tė ndaleni. Megjithatė, do tė kishte qenė mirė qė mu nė kėtė ēast tė ndaleni, meqenėse ia keni arritur qėllimit tuaj. Ditėn e nesėrme e vazhdoni tė njėjtėn. Qėllimin tuaj pėr tė jetuar nė “kėtu dhe tash” do ta arrini sikur tė ishit duke lozur.



    Pėrderisa ta kani arritur shkallėn emocionale tė entuziazmit mund tė themi se keni arritur diē tė mrekullueshme. Bėjini kėto ushtrime tė pėrceptuarit pėrgjat 8-10 ditėve tė ardhshme. Atėherė do tė mund tė konstatoni shumė shpejt se tė kuptuarit tuaj negativ e tė njėanshėm nuk ka kurrfarė ndikimi tė keq nė ju.




    Nė kėtė mėnyrė do tė qėndroni sėrish me tė dyja kėmbėt nė tokė (tė realitetit), nė Kėtu dhe Tash. Nė kėtė mėnyrė do tė jeni mė energjik, mė i shpejtė, mė efektiv e mė dinamik. Do tė ndjeheni mė i vetėdijshėm, mė i vetėsigurtė, mė i fortė... Provojeni pra kėtė.




    Hulumtimet me dekada ngandonjėherė fshihen pas detajeve tė imta. Mbi hulumtimet e tilla ju nuk dini asgjė, por dini vetėm pėr rezultatet (me tė cilat po merret kjo temė). Ndaj gėzohunji kėsaj, ēdo gjė do bėhet mirė meqė unė jam me ju. Zoti na udhėzoftė!

    Fund

    Nė vazhdim:

    Shtojcė
    Ligjet kozmike pėr jetė tė lumtur
    *********************************

    Duhet tė flisni gjithmonė vetėmse mirė pėr tė tjerėt.

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    pėrjashtuar
    Postime
    1,008
    Shtojcė

    LIGJET KOZMIKE PĖR JETĖ TĖ LUMTUR
    ************************************



    Duhet tė flisni gjithmonė vetėmse mirė pėr tė tjerėt.
    ----------------------------------------------------------------------


    A e keni ditur se nėnvetėdija juaj njeh shumė pak dhe ėshtė nė gjendje tė zbatojė njė numėr shumė tė vogėl tė “urdhėrave themelor”? Nėnvetėdija juaj, p.sh. nuk ėshtė nė gjendje ta bėjė dallimin ndėrmjet realitetit dhe fantazisė. Nga kjo del se ajo nuk e njeh as dallimin ndėrmjet sė mbrendshmes (= trupin, gjegjėsisht mendjen tuaj) dhe tė jashtmes (= rrethit tuaj ku jetoni). Kėtė mund ta dallojė vetėmse vetėdija juaj. Nėnvetėdija nuk e zotėron nė mėnyrė tė ndarė tė kuptuarit me tė pėrjetuarit, gjė kjo e cila mund tė ketė pasoja fatale. Nėse ju flisni diēka mbi tė tjerėt, nė kėtė rast, nėnvetėdija juaj beson automatikisht se jeni duke folur diēka pėr vetveten. Ajo (nėnvetėdija) nuk mund ta njohė dallimin ndėrmjet tė sė jashtmes dhe tė mbrendshmes, nuk din asgjė pėr ekzistencėn e tjetrės.




    Si pasojė e kėsaj shihet jashtėzakonisht qartė: Nėnvetėdija juaj beson se po flisni diēka pėr vetveten. Pėrpiquni, ju lutem, qė kėtė ta marrni me mend e ta kuptoni! Nėse thuani se ai person ėshtė budallaq e i pabesė, nė kėtė rast, nėnvetėdija juaj beson se ju vetė jeni budallaq e i pabesė. Ajo pra, siē thamė edhe nė fillim, nuk mund tė dallojė se pėr cilin ėshtė fjala, pėr atė person apo pėr juve vetė. Kjo megjithatė nuk vlen vetėmse pėr fjalėn e thėnė por edhe pėr tė menduarit tuaj. Kur pa ndėrprerė mendoni keq e negativisht mbi ndonjė person, nėnvetėdija juaj e lidhė tė gjithė kėtė me juve vetė!





    Pėrpiquni ta kujtoni grindjen e fundit qė keni pasur me ndokė. Si e kishit ndier veten nė atė rast? Mund tė vė bast me ju se nuk ishit ndier mė mirė por, pėrkundrazi, ishit ndjerė edhe shumė mė keq. Kjo edhe nuk ėshtė kurrfarė mrekullie pas gjithė asaj qė faktikisht i keni thėnė vetvetes. Ēdo gjė, me ēka e keni akuzuar, fyer e sharė ndokė gjat ndonjė grindjeje, ka tė bėjė me ju dhe do t’ju kthehet e gjitha.. Ai qė e akuzon tjetrin se ėshtė mashtrues, nė kėtė rast ai nuk do tė ndjehet si viktimė e atij personi por si keqbėrės dhe mė vonė edhe do tė bėhet vetė keqbėrėsi.





    Natyrisht se nuk duhet tė harrojmė se, tė gjitha kėto qė i pėrmenda deri mė tani, vlejnė edhe pėr anėn tjetėr. Ēdo gjė miqėsore e tė sjellshme, tė cilėn ia thuani apo ia mendoni dikujt tjetėr, nėnvetėdija juaj e vė nė kontekst me juve vetė. Kur e lėvdoni ndokėnd, nėnvetėdija i thot vetvetes se me kėtė ka qenė fjala pėr ne. Nė kėtė mėnyrė mbretėron gaz e harmoni. Truri juaj shkund pėrmenjėherė hormone tė lumturisė (tė ashtuquajtur endorfina) dhe kėshtu do tė jeni mė tė hareshėm e mė tė gėzueshėm.


    Mė lejoni qė nė kontekst me kėtė ta citoj Biblėn:
    “Duaje tė afėrtin tėnd sikur vetveten”. Kjo pra ėshtė e vėrtetė! Prandaj merrni vendim qysh tani qė tė mos flisni kurrė mė keq pėr tė tjerėt e as tė mendoni. Mendoni e flisni mbi tė tjerėt vetėmse mirė. Nėse tani thuani se me personin XY nuk mund tė bėhet njė gjė e tillė, se ai ėshtė njeri i pistė, atėherė mos mendoni asgjė pėr kėtė person dhe pėrpiquni ta fshini nga memorja, meqė nuk vlen tė ēahet koka pėr njė njeri tė tillė. Megjithatė, do tė kishte qenė edhe mė mirė nėse ndaj kėtij personi silleni nė mėnyrė mė miqėsore, meqė kėshtu jo qė i ndihmoni vetes pėr tė pasur por edhe miqėsorja do tė rrjedhė nė ju – lexojeni lidhje me kėtė edhe njė herė parathėnien (nr. 53).


    vazhdon

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    pėrjashtuar
    Postime
    1,008
    vazhdim


    Shfrytėzojene kėtė ligj kozmik, tė cilin ua shpjegova sot, pėr tė mirėn tuaj dhe pėr lumturinė tuaj. Pėrpiquni t’u jipni tė tjerėve mė shumė komplimente, t’i lavdėroni mė shumė ata, tė jeni mė i sjellshėm ndaj tyre si edhe tė mendoni kėshtu pėr ta. Dėshirojini tė tjerėve shumė fat, shėndet dhe bekimin e Zotit. Tė gjitha kėto vetėdija juaj do t’ia referojė vetes suaj. Nė kėtė mėnyrė do t’i mbytni dy miza me njė tė rėnė. Nga njėra anė do t’ju shtohet reputacioni, meqenėse kėshtu do tė piqeni dalėngadalė nė njė personalitet tė vėrtetė dhe tė vetėdijshėm dhe, nga ana tjetėr, personi tjetėr do tė tregohet edhe mė miqėsor ndaj jush.





    Kėtė metodė pėr thėnien e fjalėve tė mira mund ta pėrdorni edhe ndaj personave qė nuk i njihni fare. Nėse p.sh. keni ndonjė takim me ndonjė person shumė tė rėndėsishėm, atėherė duhet te provoni pėr tė menduar p.sh. kėshtu: “ Kėshilluesi Filan Fisteku i bankės ėshtė nje njeri shumė i sjellshėm, i ndershėm dhe i gatshėm pėr ndihmė”. Do tė habitene edhe ju vetė se ēka do t’ju ndodhė gjat takimit tuaj me kėtė person, tė cilin e keni takuar pėr herėn e parė nė jetėn tuaj. Ju dhe pala tjetėr do tė takoheni me plot sjellje tė mira, rrespekt dhe gatishmėri pėr ndihmė ndaj njėri-tjetrit.

    Pėrmbledhje e shkurtėr:
    --------------------------
    * Nėnvetėdija juaj nuk mund ta bėjė dallimin ndėrmjet tė jashtmes dhe tė mbrendshmes.
    * Pa marrė parasysh se ē’thuani e ē’mendoni, nėnvetėdija juaj kėtė ia referon vetėmse vetes suaj.
    * Keni kujdes ndaj asaj qė e thuani dhe e mendoni. Nėse vajtoni edhe nė brendinė tuaj do tė ndjeni vajtim e mjerim. Nėse flisni e mendoni mirė ashtu edhe do tė ndjeheni pėrmbrenda.
    * Edhe kėtu vlen: “Do tė korrni atė ēka e keni mbjellur!”


    fund

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    pėrjashtuar
    Postime
    1,008
    Parathėnie/mesazh
    Nr. 54, gusht 2001


    Tė nderuara lexuese
    Tė nderuar lexues

    A bėni edhe ju pjesė ndėr ata njerėt, tė cilėt kohė pas kohe mendojnė nė vetvete qė dikujt t’i shkojė puna huq sa herė qė ata tė kishin ndėrmarrė diēka? Me kėtė nuk mendova nė atė qė t’i keni dėshiruar dikujt ndonjė tė keqe tė madhe, porse vetėmse nė atė qė dikush tė mos ketė sukses mė tė madh nė jetė se ju. Tė bėhem edhe mė i drejtpėrdrejtė: “ A jeni shpesh ziliqar ndaj dikujt tjetėr?”


    Duhet edhe tė pranojmė se nuk ėshtė fare punė e lehtė pėr t’ia pranuar ndonjė tjetri lumturinė. Kjo ndikon veēanėrisht keq kur kemi tė bėjmė me ndonjė person qė e njohim shumė bukur si: miqtė, komshitė apo edhe anėtarėt e familjes. Ėshtė me tė vėrtetė vėshtirė pėr ta pėrmbajtur veten nga zilia e dashakeqėsia kur p.sh. e shohim komshiun tonė me makinėn nga prodhimi mė i ri duke kaluar pėrskaj nesh apo kur ndonjė shok a shoqe jona ėshtė e popullarizuar dhe gjithmonė i/e rrethuar me plot admirues/e. Menjėherė mė pas ia shtrojmė pyetjen vetes” pėrse tė tjerėve u shkon puna aq mbarė e mua jo”?, kėshtuqė pėrmenjėherė na kaplon ndjenja e zilisė e pjesėrisht edhe ndjenja e zemėrimit.


    Mirėpo, mu kėtu qėndron edhe gabimi, meqenėse kur tė mendoni nė kėtė mėnyrė, gjithmonė do tė jeni tė shtypur kah teposhtėza dhe nuk do tė arrini kurr ta arrini tatėpjetėzėn. Nė maje mund tė arrihet vetėmse atėherė kur u dėshirohet fati i mirė edhe tė tjerėve. Nė kėtė rast unė do tė shkoj edhe pėr njė shkallė mė larg. Shpresoni pėr tjetrin ashtuqė ai tė mund t’i realizojė ėndėrrat e veta.


    Nėse i dėshironi dikujt fat e lumturi, automatikisht do t’i krijoni vetes njė impuls, njė aorė tė mbrendshme, e cila do tė shquhet pėr lumturi e sukses pėr ju. Nė kėtė mėnyrė do t’i krijonit vetes njė rreth, i cili do t’ju ndihmonte vetė juve pėr lumturi dhe pasuri. Prandaj, nėse do t’i gėzoheshit fatit tė tė tjerėve, nė kėtė mėnyrė do tė korrni ju vetė lumturi e sukses. Gėzojuni qysh nga tani lumturisė, fatit e suksesit tė tė tjerėve dhe kėshtu do tė hetoni se te ju vetė do tė shtohet suksesi, lumturia, fati...


    Dėshiroj qė tė filloni pėrmenjėherė me kėtė dhe ju dėshiroj thellė nga zemra ēdo tė mire, lumturi e fat tė madh si dhe sukses jashtėzakonisht tė madh!


    Juaji:
    H.-J. S


    Nė vazhdim:


    NGRITJA E VETĖDIJES

    KĖSHTU MUND TA ARRINI QETĖSINĖ HYJNORE

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    pėrjashtuar
    Postime
    1,008

    vazhdim

    NGRITJA E VETĖDIJES
    ******************



    KĖSHTU MUND TA ARRINI QETĖSINĖ HYJNORE



    Tash me siguri do tė pyeteni spontanisht: Ēka ėshtė nė tė vėrtetė qetėsia hyjnore? Prandaj ėshtė me rėndėsi ta dini se Zoti ėshtė qendra primare e fuqisė, madje nė tė gjitha univerzet kozmike si edhe nė tė gjitha hapėsirat kozmike. Qetėsia hyjnore ėshtė pra qetėsia mė e lartė (madhe) qė do tė mund ta arrinim ne. Kjo qetėsi nuk ka tė bėjė fare me qetėsinė qė e njohim ne, meqenėse kjo ėshtė shumė mė e madhe, mė e bukur, mė e mrekullueshme, mė intenzive dhe ėshtė e lidhur nė mėnyrė tė mrekullueshme duke e depėrtuar harmoninė e pakufizuar. Nė kėtė mėnyrė, qetėsia hyjnore ėshtė qetėsia nga mė tė lartat (mėdhatė) qė mund ta arrijmė nė jetėn e kėsaj toke (bote) dhe nuk mund tė krahasohet qetėsinė (gjakftohtėsinė) apo qėndrimin normal tė harmonizuar ndaj jetės.




    Natyrisht se qetėsia hyjnore nuk ka pamje por ėshtė njė gjendje, njė gjendje e mrekullueshme e pafund, e njėjtė me Samadhi (Nirwana), siē e quajnė indasit. Kėto janė momente lumturie qė pasojnė njėra pas tjetrės. Kur ta kemi arritur qetėsinė hyjnore, kjo qetėsi nuk na bėn vetėmse tė lirė deri nė pakufi por edhe tė lumtur deri nė pakufi. Nė kėtė rast nuk do tė kishte mė shqetėsime e probleme njerėzore nė tokė, nė jetėn tonė normale, nė tė cilėn gjindemi. Atėherė s’do tė ketė mė as varfėri as situata tė ndera. Nė vend tė kėtyre do tė kishte vetėmse begati e pasuri.




    Nėse neve vet e bartim nė vete qetėsinė normale e tė thjeshtė, atėherė edhe do ta kishim pasur shumė mė lehtė pėr ta gjetur hyrjen pėr te suksesi. Mirėpo, nė rast se nė veten tonė do tė kishim (bartnim) qetėsinė hyjnore, nė atė rast suksesi, ashtu tė themi, do tė na fluturonte vetvetiu nė ne pėrmes rezultatit, mundėsisė, talentit dhe punės sonė. Sa i pėrket lumturisė puna ėshtė pak mė ndryshe. Sa mė gjat qė ta keni nė vete qetėsinė hyjnore dhe, varėsisht sa jeni i parapėrgatitur pėr njė gjė tė tillė , mund tė zgjas njė deri nė tre muaj, pėrderisa tė jeni nė gjendje pėr ta tėrhequr kah vetja lumturinė. Pastaj, thėnė shkurt e shqip: „Do tė bėheni magnet i lumturisė“.




    Megjithatė, qetėsia hyjnore iu sjell edhe pėrparėsi tė shumta tė papagueshme. Kėshtu pra do tė jeni edhe mė dinamik nė shtim e sipėr (tė dinamikės), meqenėse jeni edhe mė tė lumtur. Do tė jeni shumė, shumė, shumė mė tė lumtur se deri mė tani. Do tė jeni shumė mė i qetė(suar).




    Kur njeriu ėshtė mė i qetė, mė harmonik dhe mė i lumtur, atėherė ai edhe mund tė arrij shumė mė shumė, meqenėse potenciali i tij mendor nuk e mbush (plotėson) vetėmse njė hapėsirė tė vetme por 100 (njėqind) hapėsira tė tilla. Nė kėtė mėnyrė do tė mund tė fitonit potencial jashtėzakonisht tė madh mendor.


    Nė vijim:

    ĒELĖSI

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    pėrjashtuar
    Postime
    1,008

    vazhdim

    ĒELĖSI
    --------------




    Para pak kohe mė kishte pyetur njė damė: „Zotėri X, ju keni me tė vėrtetė tė drejtė ma atė qė pohoni mbi qetėsinė hyjnore, por njeriu ka nevojė edhe pėr njė ēelės pėr tė mundur qė tė depėrtojė te ajo qetėsi. Si duket ai ēelės, i cili tė ēon te qetėsia hyjnore?“. Unė iu pėrgjigja asaj: „Ka mėnyra tė shumta pėr tė arritur deri te qetėsia hyjnore. Njėra nga kėto mėnyra ėshtė edhe tė medituarit e pėrditshėm – mjafton tė meditoni afėr gjysėm ore nė ditė. Mėnyra e dytė ėshtė lutja magjike, meqė lutja normale thuajse nuk shkon/dėgjohet fare (pėr kėtė pata folur... mė heret).




    Mėnyra e tretė ėshtė kur njeriu i lutet Zotit (pra parimit hyjnor) pėrmenjėherė lart mbi ne, shumė larg prej nesh me anė tė njė formule/thirrjeje pėr ndihmė. Kjo formulė/thirrje pėr ndihmė nuk guxon tė jetė formulė/thirrje urgjente pėr ndihmė, meqenėse ne nuk gjindemi nė situatė aq tė palakmuar qėta bėjmė thirrjen urgjente. Ne i lutemi Zotit pėr ndihmė pėr hir tė dashurisė sė Tij dhe ne e lusim Atė pėr tė na dhėnė mėshirėn e Tij, dhimbsurinė e Tij dhe mirėsinė e Tij.




    Mėnyra e katėrt ėshtė kur ne nuk lėshojmė nga goja, mendja dhe veprat tona „duha“ tė liga. Pra, duke mos folur mė asgjė tė ligė/keqe dhe negative por vetėmse duke folur pėr gjėra tė mira, tė bukura, fisnike, tė mrekullueshme etj. Edhe kur doni tė shani, megjithėse ndoshta edhe shani me tė drejtė pėr diēka, mos e bėni kėtė e mos pėrdorni kurrsesi fjalė sharėse e ofenduese, meqenėse kėto do t’ju kthehen juve (si bumerang) pas njė kohe.



    ĒARJA E RRUGĖS KAH QETĖSIA HYJNORE
    --------------------------------------------------------



    Kujdesuni pėr atė qė tė jeni plotėsisht tė papenguar dhe qėndroni nė rehati tė plotė. Nėse keni mundėsi, dhizeni njė qiri nga dylli i bletėve, qė qėndron (ėshtė si simbol) pėr hyjnoren dhe, pos kėsaj, ndėgjoni edhe muzikė tė hijshme (tė fisme) klasike. Dėgjoni muzikė nga mjeshtrit e vjetėr gjermanė apo europianė. Nė vendin e parė qėndron Wolfgang Amedeus Mozarti, nė vendin e dytė Bachu, Beethoveni, Franz Listi, Tchaikovsky, Schumann. Ndoshta do tė ēuditeni dhe me siguri do tė dėshironi ta dini se pėr ēfarė arsye po i pėrmendi kėta artistė jashtėzakonisht tė njohur e tė talentuar. ?!



    Fakt ėshtė se kėta mjeshtėr tė vjetėr kanė shkruar me intuitėn mė tė lartė nėn udhėheqjen, gjegjėsisht tė drejtuarit e drejtėpėrdrejtė tė paracaktimit hyjnor nga hapėsira (e ashtuquajtur) AKASHA, nga atje ku banon Zoti mė sė forti...Kėta mjeshtėr tė vjetėr kanė pasur hyrje/depėrtim tė drejtėpėrdrejtė te meloditė hyjnore dhe meloditė qė nuk vdesin kurrė (nuk e humbasin kurrė vlerėn e tyre) me ndihmėn e tė udhėhequrit/drejtuarit tė drejtpėrdrejtė hyjnor. Pra kėta mjeshtėr kanė pasur depėrtim te muzika sferike (qiellore) origjinale dhe e vėrtetė.




    Ndėr mjeshtrit mė tė talentuar nga tė gjithė kėta ka qenė Mozarti. Tė gjitha kėngėt/meloditė e Mozartit – pothujase tė gjithat - kanė ardhur drejtėpėrsedrejti nga sferat qiellore, pra tė gjithat janė muzikė sferike hyjnore. Muzikė kjo mė e fismja nga mė tė fismet.





    MUZIKA SI PĖRCJELLĖSE GJAT RRUGĖS...




    Ēfarė rėndėsie ka kjo muzikė sferike, nė tė cilėn Mozarti kishte pasur depėrtimin mė tė madh? Po ta dėgjojmė kėtė muzikė, nė kėtė mėnyrė mbi ne hapet njė rreze drite, megjithėse kėtė, nė rastet mė tė shumta, nuk mund ta shohim me syrin tonė fizik – kjo mund tė dėshmohet pėrmes tė ashtuquajturės fotografi aurike (aorike). Kjo rreze drite hapet pėrmes muzikės sferike hyjnore veēanėrisht duke e dėgjuar muzikėn e Mozartit. Ndėrkaq rrezja e tillė e dritės ėshtė njė rrymė shėruese.




    Rryma shėruese e shėron shpirtin tonė kur ta shfrytėzojmė gjatė tė dėgjuarit tė muzikės. Edhe mjeshtrit tjerė kanė pasur hyrje/depėrtim, por, pėr fat tė keq, vetėmse ndėrmjet 10 dhe mė sė shumti 60% e melodive tė tyre. Ndėrkaq Wolfgang Amedeus Mozarti ka pasur depėrtim tė drejtpėrdrejtė prej 95-98 % - sikur peri i drejtė prej toke nė qiell – te kjo muzikė sferike qielloro-hyjnore. Ndėrkaq, muzika e tillė sferike-hyjnore e shėron shpirtin, nėse doni ta bėni njė gjė tė tillė, nėse e pranoni njė gjė tė tillė...




    KĖSHTU MUND TA NGRISNI EDHE MĖ TEPĖR EFEKTIN...
    ----------------------------------------------------------------------



    Ju lutem qė tė mos pini duhan nė atė dhomė, nė tė cilin dėshironi ta tėrhiqni kah vetja rrezen e dritės hyjnore nėpėrmjet muzikės. Edhe pijet alkoholike janė tabu, meqenėse alkoholi e mjegullon vetėdijen dhe, nė kėtė mėnyrė, e pengon zhvillimin e mėtutjeshėm mendor, meqenėse me kėtė (gjat tė dėgjuarit...) arrihet nė njė hapėsirė tjetėr, nė tė cilėn njeriu nuk ka pothuajse aspak vetėdije... Pra, kurrfatė duhani a alkoholi.



    Nė njė dhomė/hapėsirė tė errėsuar, nė tė cilėn dėshironi tė dėgjoni muzikė, duhet t’i vendosni tre apo shtatė qirinj. Numri tre dhe numri shtatė janė numra shumė tė lartė (fortė), tė cilėt pėrforcojnė ēdo gjė. Pėrndryshe, nuk ka nevojė tė bėni asgjė tjetėr pos tė dėgjoni muzikė, thėnė edhe mė mirė, ta shijoni atė dhe ta lėni ta arrij efektin e vet. Kėshtu, sa mė shumė kohė qė tė kaloni duke dėgjuar aq mė shumė edhe do tė jeni nė gjendje pėr ta pėrceptuar njė qetėsi tė thellė tė mbrendshme.




    Kjo gjė vlen pra vetėmse gjatė tė dėgjuarit e muzikės sė mjeshtėrve tė vjetėr e nuk vlen nė asnjė mėnyrė pėr ndonjė zhanėr tjetėr tė muzikės, meqenėse ajo nuk mund tė jet kurrsesi nga sferat hyjnore. Nganjėherė, disa nga elementet (nė dukje tė parė) tė bukura muzikore njė mozaik i keq dhe nuk mund t’i pėrshtaten gjithmonė hyjnores! Nė kėtė kontekst mund t’ju informoj (tė thėrrisni nė telefon....)... Pėr tė komponuarit e kėtyre pjesėve muzikore tė pėrdorura aty, ėshtė fjala pėr ritme tė posaēme tė muzikės sferike enkas pėr qetėsim nervash, tė cilat e pėrcjellin dėgjuesin nė njė udhėtim tė mrekullueshėm nėpėr ėndėrra, nė pėrzgjedhjen e tė cilave mė ėshtė dashur afėr ēerek viti. Por, tė vazhdojmė tutje me temėn e filluar.





    Zhanri i muzikės Rock’n’roll e deri nė Techno ėshtė nga mė tė kėqiat qė ekzistojnė, ajo vjen drejtpėrsėdrejti nga kundėrpoli hyjnor. Pėr fat tė keq, rinia jonė ėshtė bėrė fli e kėsaj muzike (me gjasa tė pakta pėr tė dalur nga kjo, vėr. e aut. ), por ju nuk do tė duhej assesi tė dėgjoni muzikė tė tillė!





    PĖRFORCIMI
    --------------------




    Efektin e pėrmendur deri mė tani mund ta pėrforconi, gjat kohės kur jeni duke dėgjuar muzikė tė tillė (hyjnore) duke i thėnė Mantramet pėr meditim si nė vijim. Mantramin e mėposhtėm, pėrkundėr formulave tjera, duhet ta thuani/shqiptoni vetėmse njė herė:




    „Na udhėhiq o Zot prej natės nė dritė, prej tė pavėrtetės kah e vėrteta, prej vdekjes kah pavdekshmėria!“




    Menjėherė pas kėsaj i mbyllni sytė dhe meditoni, gjegjėsisht shtendosuni (ēlodhuni) gjat tė dėgjuarit tė kėtyre ritmeve muzikore afėr 30 minuta. Mos mendoni pėr asgjė tjetėr pos tė shijuarit dhe kėnaqėsisė tė sė dėgjuarit!




    Nėse veproni kėshtu sė paku dy-tre herė nė javė, kėshtu do tė mund ta arrini qetėsinė hyjnore. Do tė arrini shumė mė shumė se qetėsi, madje edhe gjendje tė ngjashme me lumturim.


    Fund
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Norēa.li : 28-02-2003 mė 20:06

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Pėrgjigje: 1385
    Postimi i Fundit: 07-10-2011, 09:52
  3. Rexhep Qosja: Identiteti kombėtar dhe vetėdija fetare
    Nga Davius nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-02-2006, 02:52
  4. Ngritja e vetėdijes: Reinkarnimi
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 07-03-2003, 23:58
  5. Ngritja e Vetedijes: Riinkarnimi
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-03-2003, 21:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •