Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1

    Gëzuar Ditëlindjen, Feride Kurti – mbretëreshë e këngës matjane

    Dje, më 15 shkurt ishte Ditëlindja e këngëtares së madhe , mbretëreshës së këngës matjane, Feride Kurti.
    Feride Kurti i përket plejadës së këngëtarëve, të cilët me këngët e bukura të tyre, plot kuptim e jetë na bënin ta duanim jetën dhe të shpresonim për ditë më të mira. Unë për këngët e kësaj plejade them se ishin himne.

    Ajo me zërin e saj brilant bëri për vete dëgjues të të gjitha krahinave shqiptare, në jug e në veri. Feride Kurti mbetet një nga perlat e këngës popullore te Matit.
    Është vlerësuar në Gjirokastër qytetare nderi dhe gjithmonë nderohet në Festivalet e Gjirokastrës.

    Unë këtë herë nuk do të zgjatem shumë për këtë, sepse këtë postim e bëra pikërisht në Ditëlindjen e këngëtares së madhe vetëm sa për ta uruar, por, mos humbni shpresën, sepse besoj së shpejti do të keni edhe një intervistë të zhvilluar me këngëtaren.

    Në shenjë respekti për këngëtaren, unë përgatita për Youtube një këngë të kësaj këngëtareje me titull: ”A e mban mend, o e vogël-o”

    E pra:

    Zonja Feride të uroj nga zemra Ditëlindjen duke të dëshiruar në radhë të parë shëndet të mirë, lumturi e mirëqenie! Të paçim edhe 100 vjet të tjera.
    Gëzuar Ditëlindjen!

    P.S. Për ta dëgjuar këngën mjafton të klikon këtu:
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    E uroj edhe unë me rastin e datëlindjes!
    Edhe 100 dhe me shëndet të mirë!

  3. #3
    unë dje e mora në telefon zonjën Feride për t'i uruar Ditëlindjen. Ajo u gëzua shumë, njëherësh u befasua se nga e dija këtë. Unë i tregova se në postimin që kam bër për të është përgjigjur edhe një matjan. AJo nuk hezitoj, përshëndeti matjanin, si dhe gjithë dashamirësit e këngës së saj.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e valdetshala
    Anëtarësuar
    15-03-2008
    Vendndodhja
    Pejë-Republika e Kosovës
    Postime
    2,365
    Edhe pse nuk jam matjan i bashkangjitem Urimit me dëshirat me te sinqerta për te ardhmen!
    Me respekt,

    Valdet Shala

  5. #5
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anëtarësuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    10,781
    Urime ditelindjen Z Kurti ju deshiroj shendet dhe lumturi ne jete.
    Njeashtu faliminderoj ademgashin per postimin e kesaj kenge te bukur.
    - - Shumë shpesh ndodh rasti, kur dhembjen nuk mund ta ndash me askë!
    Agim Metbala"

  6. #6
    Citim Postuar më parë nga Sueda Lexo Postimin
    Urime ditelindjen Z Kurti ju deshiroj shendet dhe lumturi ne jete.
    Njeashtu faliminderoj ademgashin per postimin e kesaj kenge te bukur.
    Të faleminderit Sueda.
    Dhe jo vetëm këtë këngë. Këngëtarja e madhe Feride Kurti, kur pa dashurinë e paskajshme timen për këngën e saj, shprehu gatishmërinë të m'i jepte të gjitha këngët e saj. Kështu së shpejti do të postoj edhe nja 16 këngë të kësaj këngëtareje.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  7. #7
    Ta ndjekim në këto orë të vona të natës këngën "A e mban mend e vogël-" dhe zërin brilant të këngëtares matjene, Feride Kurti.

    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •