-
burmali%20xhamia.jpg)
Nuk shqyrtohet kėrkesa e BFI-sė pėr Burmalinė
Kėshilli i komunės Qendėr nuk hapi debatin pėr iniciativėn e Bashkėsisė Fetare Islame qė nė qendėr tė Shkupit tė ndėrtohet xhamia Burmali. Pėr ēeljen e debatit kundėrshtuan kėshilltarėt e LSDM-sė me arsyetimin se kryetari i komunės Vlladimir Todoroviē, nuk u ka dorėzuar atyre iniciativėn e BFI-sė nė formė tė shkruar. Ata kėrkuan nga Todoroviēi tua dorėzojė materialet e shkruara brenda 7 ditėve.
Ne reagojmė pasi ju po e thyeni procedurėn pėr njė ēėshtje kaq serioze. Pse sot dhe tani, nėse ju para 15 ditėve nė media keni thėnė se keni marrė iniciativė pse ndėrkohė nuk e shkruat atė dhe ta vendosnit nė rend dite qė ta shqyrtonim sot, tha Bllagorodna Kėrstevska Mojsovska kėshilltare nga radhėt e LSDM sė.
Siē duket kryetari i komunės do qė nė derė tė vogėl tė kalojė njė punė shumė tė ndjeshme. Le tė pėrgjigjet konkretisht pse pikėrisht sot, u shpreh Hristo Gegovski kėshilltarė nga radhėt e LSDM - sė.
Kryetari i komunės qendėr Vlladimir Todoroviē me propozimin e tė cilit u tentua tė vendoset nė rend dite iniciativa e BFI-sė tha se kėshilltarėt nuk kanė nevojė pėr pritje pasi janė mjaft mirė tė informuar mbi ēėshtjen.
Nuk ka gjėra tė tjera me tė cilat do ti kisha njohur nga iniciativa qė nė komunė ekziston prej disa muajsh. Do tė thotė, asgjė nuk ėshtė e re dhe nuk shoh arsye se pse deri tani nuk keni ndėrtuar qėndrim se a meriton kjo iniciativė ta pranojmė apo jo, deklaroi Todoroviē.
Ndėrkohė, jashtė komunės Qendėr kanė vazhduar debatet pėr projektin Shkupi 2014. Nė debatin qė organizoi Partia pėr Ripėrtėritjen e Maqedonisė tė Liljana Popovskės u tha se projekti ėshtė i pėrshpejtuar ndėrsa kisha dhe porta e triumfit nuk duhet tė ndėrtohen.
Kisha dhe porta e triumfit janė gjėra ekstreme tė cilat do tė duhen tė lihen pėr njė periudhė mė tė largėt qė tė diskutohen dhe pranohen pasi mendoj se ato mė sė shumti janė kundėrshtuar, deklaroi Meri Pejovska arkitekte.
Esteti Denko Skallovski tha se sheshit i duhen objekte dhe simbole qė do tė reflektojnė shoqėrinė multi-etnike dhe multi-fetare nė vend.
Tė miratohet vendim pėr ndėrtimin e objekteve tė cilat do tė pėrmbajnė elemente qė ka shoqėria jonė; qė do tė thotė, tė reflektojė tė gjithė strukturėn multi-etnike, multi-kulturore dhe politike e deri nė elementet estetike qė ēdo qytetar si edhe pasardhėsit tanė tė mund tė identifikohen me simbolikėn kulturore, politike dhe nacionale nė shesh, shtoi Skallovski.
Projekti u kritikua edhe nga aspekti i mbingarkimit tė hapėsirės pėrreth lumit Vardar, e cila sipas debatuesve, nė rastin e vendosjes sė institucioneve tė tjera nuk do tė pėrballojė fluksin e qarkullimit tė qindra mijėra njerėzve siē parashikohet. /alsat-m/
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt