Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629

    Rusët i befason Amerika në Ballkan

    Nga Express më 15.02.2010 në ora 21:10
    Minsitri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, u shpreh i shqetësuar për shkak të “befasive në rritje që vijnë nga Washingtoni”. Lavrov po mendonte në planet amerikane për vendosjen e mburojës antiraketore në Rumani dhe Bullgari.

    Kryeministri bullgar, Boiko Borisov, ditë më parë njoftoi për negociatat “preliminare’ me SHBA rreth mundësisë që brenda territorit bullgar të vendosen disa elementë të sistemit aniraketor amerikan. Derisa po përgjigje në pyetjen se a do ta pranojë Bullgaria ofertën amerikane, Borisov u përgjigj se vendi i tij, si anëtar i NATO’s, e ka për obligim që të tregojë solidaritet.

    Pak më herët, më 4 shkurt, edhe presidenti rumun, Trayan Basesku, publikoi lajmin se Rumania është pajtuar që në territorin e saj të vendosen raketat ndërhyrëse (interceptor), të parapara në sistemin e ri antiraketor amerikan.

    Washingtoni ndërkohë ka konfirmuar planet e tij përvendosjen e raketave në Rumani, duke theksuar se ato paraqesin një mjet të domosdoshëm, për “shkak të rrezikut të mundshëm nga Irani”, dhe se ato assesi nuk janë të drejtuara kundër Rusisë.

    Por, Sergey Lavrov u tha gazetarëve në Moskë se Rusia ka marrë garanci të forta nga kryeministri bullgar, Borisov, se do të “pasojë një sqarim i detajuar”, andaj edhe nuk deshi të hynte më thellë në komentimin e qëndrimit bullgar.

    “Nuk mund të komentoj, sepse tek të dielën mbrëma e kemi marrë deklaratën e kryeministrit bullgar”, theksoi ai.

    Ndërkohë, ministri rus fare nuk i ka të qarta motivet e lëvizjeve të fundit të administratës së presidentit amerikan, Barack Obama, për planet aq të përshpejtuara për vendosjen e sistemit të mburojës antiraketore në Rumani dhe Bullgari.

    Sipas tij, nuk është e qartë shpejtësia për sjelljen e vendimeve për afrimin e sistemit antiraketor të NATO’s aq afër kufijve të Rusisë, pavarësisht deklaratave të përfaqësuesit të Administratës së presidentit Obama për realizimin e planit për modifikimin e sistemit të mbrojtjes antiraketore të NATO’s në Evropë.

    “Ne tashmë jemi interesuar tek partnerët tanë amerikanë, për të marrë vesh se si duhet ta kuptojmë gjithë këtë situatë, dhe se përse pas ‘befasisë rumune’ pasoi edhe ‘befasia bullgare’”, nënvizoi Lavrov. Përgjigjja ende nuk ka ardhur.

    Ministri i Jashtëm rus edhe njëherë përkujtoi se presidentët Medvedev dhe Obama ishin pajtuar që të punonin bashkërisht në analizimin rreziqeve dhe kërcënimeve që dalin nga përhapja e armatimit nuklear.

    “Kjo punë tashmë ka filluar, raundi i parë i konsultave ka përfunduar, e është planifikuar edhe një tjetër”, tha Lavrov.

    Lavrov sqaroi se palës ruse i është bërë me dije se e gjithë kjo nuk është asgjë tjetër përpos një realizim i planit të modifikuar të sistemit të mbrojtjes antiraketore në Evropë, të cilin e ka publikuar presidenti amerikan, Barack Obama, kur vendosi që të hiqte dorë nga vendosja e “rajonit të tretë apozicional” në Poloni dhe Çeki, dhe se plani ka të bëjë vetëm me raketat me rreze të shkurtër veprimi, andaj ai edhe nuk duhet të shikohet si rrezik ndaj forcave strategjike ruse.

    Sipas të gjitha gjasave, SHBA megjithatë nuk kanë hequr dorë nga vendosja e elementeve të sistemit të mbrojtjes kundër raketave balistike në Evropë, por këto plane vetëm i kanë shtyrë për vitin 2015. Derisa të mos shfaqen objekte të tilla në territoret e vendeve ballkanike, afër brigjeve të shteteve evropiane me gjasë do të patrullojnë anijet ushtarake amerikane, të armatosura me interceptorë raketash. (Nga agjencitë)

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    MOORE:"KOSOVA NDËRMJET SHANTAZHIT RUSË DHE ARROGANCËS EVROPIANE"

    Patrik MOORE, analist i Radios Evropa e Lirë

    RADIO EVROPA E LIRË
    Ministria e Jashtme e Rusisë thotë se ka qenë e përjashtuar nga bisedimet e Grupit të Kontaktit për Kosovën. Ajo pohon se kjo është dëshmi se janë në përgatitje e sipër skenarët për njohjen unilaterale të pavarësisë së Kosovës. Ndërkaq Sergei Lavrov ka thënë se zgjidhja e statusit të Kosovës pa miratimin e të dyja palëve mund të jetë e rrezikshme për Ballkanin dhe Evropën. Si i komentoni këto prononcime?

    PATRICK MOORE
    Sergei Lavrov dhe zëdhënësi i ministrisë së Jashtme Kaminin e dijnë shumë mirë se vendet e Quintit, me përjashtim të Rusisë, janë duke u përgatitur për opcionet tjera nëse Rusia vë veto në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Kjo nuk është diç e re. Lavrov po synon të frikësoj partnerët e jashtëm me qëllim të evitimit të skenarëve alternativë në rast të vetos ruse. Por, të gjithë e dijnë se këta skenarë janë diskutuar dhe do të vazhdojn të diskutohen. Logjikën e frikësimit të të tjerëve ai e ka mësuar në Akademitë e ish Bashkimit Sovjetik.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Një analistë amerikanë që njeh mirë situatën në Kosovë dhe Ballkan ka pohuar se Rusia është shumë më serioze në kundërshtimin e pakos së Ahtisarit sa sa që ka mundur të paramendohet. Çfarë qëndron pas këtij qëndrimi rus?

    PATRICK MOORE
    Nuk mendoj se atyre u intereson shumë Kosova. Atyre u është dhënë një rast i shkëlqyeshëm që përmes Kosovës të bëjnë kapital politikë pa u kushtuar asgjë. Shi për këtë retorika e tyre është e ashpër. Dhe çfarë duan ata? Duan të frikësojnë dhe përçajnë Perendimin. Ata dërgojnë mesazhe se janë fuqi botërore dhe dëshirojnë të shfrytëzojnë pavarësinë e Kosovës si precedent në ish republikat sovjetike. Ata janë duke shfrytëzuar këto avantazhe pa pasur nevojë të paguajnë çmimin për to, sepse Kosova nuk është afër teritorit të tyre dhe nuk është një çështje me ndikim në politikën dhe shoqërinë ruse.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Thatë se përmes Kosovës, Rusia dëshiron përçarje të Shteteve të Bashkuara me Bashkimin Evropian. A mendoni se evropianët do të jenë në gjendje të tejkalojnë këtë skenarë?

    PATRICK MOORE
    Nuk jam i sigurtë. Kam një përvojë shumë të keqe nga një konferencë e kësaj jave në Romë, ku debatuan ekspertë italianë dhe amerikanë, me prani të zyrtarëve shumë të lartë të Italisë. Mentaliteti i ekspertëve italianë më ka frikësuar, sepse ata kërkojnë më shumë kohë për bisedime, ndonëse ata nuk e shpjeguan se çfarë presin nga vazhdimi i bisedimeve. Njëri sdhkoi aq largë sa tha se kosovarët nuk kanë të drejtën e e vetvendosjes. Shumë prej tyre folën me mentalitetin e Bashkimit Evropian duke përmendur ligje e të ngjashme, por pa ofruar asnjë zgjidhje për Kosovën. Mjerisht ata nuk e thanë se edhe kosovarët janë evropianë me të gjitha të drejtat. Këta italianë thuase harruan se askush nuk i ka autorizuar të flasin në emër të kosovarëve. Rrjedhimisht sërish kam dilema me Bashkimin Evropian dhe kulturën e tyre politike. Zatën ish kryeminitrja e Britanisë së Madhe Margaret Thaçer kohë më parë kishte thënë se Bashkimi Evropian është një utopi e formësuar nga intelektualët dhe si të gjitha utopitë edhe ajo heret a vonë do të ndeshet me realitetin. Kjo kulturë politike dhe arrogante që e pashë në Romë vetëm gjenë pretekste për të mos bërë asgjë. Këtë e kemi parë edhe më heret në Kroaci, Bosnjë dhe në Kosovë në vitet e 90-ta. Në të gjitha këto raste Bashkimi Evropian ka qenë i paralizuar dhe rrjedhimisht kanë qenë Shtetet e Bashkuara që është dashur të marrin rolin prijës.

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Citim Postuar më parë nga Kosovelli Lexo Postimin
    MOORE:"KOSOVA NDËRMJET SHANTAZHIT RUSË DHE ARROGANCËS EVROPIANE"

    Patrik MOORE, analist i Radios Evropa e Lirë


    ...
    PATRICK MOORE
    Nuk jam i sigurtë. Kam një përvojë shumë të keqe nga një konferencë e kësaj jave në Romë, ku debatuan ekspertë italianë dhe amerikanë, me prani të zyrtarëve shumë të lartë të Italisë. Mentaliteti i ekspertëve italianë më ka frikësuar, sepse ata kërkojnë më shumë kohë për bisedime, ndonëse ata nuk e shpjeguan se çfarë presin nga vazhdimi i bisedimeve. Njëri sdhkoi aq largë sa tha se kosovarët nuk kanë të drejtën e e vetvendosjes. Shumë prej tyre folën me mentalitetin e Bashkimit Evropian duke përmendur ligje e të ngjashme, por pa ofruar asnjë zgjidhje për Kosovën. Mjerisht ata nuk e thanë se edhe kosovarët janë evropianë me të gjitha të drejtat. Këta italianë thuase harruan se askush nuk i ka autorizuar të flasin në emër të kosovarëve.
    ...
    Ku eshte qeveria e Kosoves?

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •