Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 32
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e mujoislam
    Anėtarėsuar
    22-01-2010
    Postime
    246

    Tema tė ndryshme

    Dashuria dhe fejesa
    Studiuesit e demografisė, sa herė qė pėrmndin botėn arabe dhe atė islame, e etiketojnė atė me termin “Bota e rinisė”. Ndėrkohė qė me termin “Bota e tė moshuarve” etiketohet perėndimi nė pėrgjithėsi. Nė perėndim, pėrqindja qė zėnė tė rinjtė ėshtė vetėm 40 %. Ndėrkohė qė rinia nė botėn arabe dhe atė islame zė mbi 60 % tė popullsisė. 11.11.2009
    Kliko kėtu pėr ta parė foton nė madhėsi origjinale Amėr Halid Falenderimet mė tė sinqerta i pėrkasin Zotit tė madhėruar, paqja dhe mėshira e Tij qofshin mbi profetit Muhamed a.s, shokėt dhe tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij. Duke trajtuar njė temė tė tillė, ne besojmė se do i shėrbejmė njė shtrese tė gjerė tė shoqėrisė sonė islame. Studiuesit e demografisė, sa herė qė pėrmndin botėn arabe dhe atė islame, e etiketojnė atė me termin “Bota e rinisė”. Ndėrkohė qė me termin “Bota e tė moshuarve” etiketohet perėndimi nė pėrgjithėsi. Nė perėndim, pėrqindja qė zėnė tė rinjtė ėshtė vetėm 40 %. Ndėrkohė qė rinia nė botėn arabe dhe atė islame zė mbi 60 % tė popullsisė. Kur flasim mbi moshėn e re, kemi si synim moshat nėn tridhjetė vjeē. Dhe tema mbi tė cilėn do tė diskutojmė, prek pikėrisht kėtė grupmoshė, nė veēanti ata qė janė nė prag tė martesės. Shumė tė rinj dhe tė reja, kanė nevojė tė njihen dhe informohen mbi ēėshtje tė tilla si vendimi pėr martesė, fejesa, martesa etj... Sa herė qė mė jepet rasti tė kontaktoj me tė rinj dhe tė reja, pyetjet mbi njė jetė bashkėshortore dhe familjare tė lumtur janė tė shumta. Para se njė ēift tė bashkohen nė njė strehė tė vetme, duke u martuar, islami ka caktuar disa faza dhe etapa, me qėllim qė kėtij ēifti t’i garantohet njė jetė sa mė normale dhe e lumtur. Gjatė fejesės, si djali dhe vajza informohen mbi njėri-tjetrin, u jepet rasti tė njihen mė mirė, shihen, bisedojnė dhe nė fund, merret vendimi pėr t’u martuar ose jo. Teoritė mbi tė cilat realizohet njė lidhje martesore. Nėse njė djalė, njihet me njė vajzė, takohet me tė dhe tė dy vendosin tė martohen, cilat janė ato kritere dhe standarte qė e bėjnė kėtė djalė t’a pranojė vajzėn pėr bashkėshorten e ardhshme dhe anasjelltas? Teoria e parė, ėshtė teoria e standarteve. Secili prej nesh, ėshtė rritur nė njė familje, ambjent dhe atmosferė tė caktuar, ku ai ka pėrftuar disa vlera, tradita, sjellje dhe edukatė tė caktuar. P.sh, nė kėtė ambjent ku ėshtė rritur, ai ka mėsuar se feja ėshtė diēka themeltare. Nė kėtė ambjent, ai ka mėsuar se morali dhe ndershmėria, ia shtojnė dinjitetin dhe personalitetin njeriut. Gjatė fazės sė njohjes mes djalit dhe vajzės, secili prej tyre pėrpiqet tė zbulojė vlerat, edukatėn dhe zakonet e palės tjetėr, dhe sa janė ato tė ngjashme dhe tė pėrshtatshme me tė tijat. Nėse ata ndajnė vlera, tradita dhe morale tė pėrbashkėta, tė dy e pranojnė njėri-tjetrin. Teoria e dytė, ėshtė teoria e ngjashmėrive. Kjo teori, ėshtė pėr ata tė rinj, qė janė tė moralshėm, tė ndershėm, tė suksesshėm, bujarė etj... por nga ana tjetėr janė nevrikė. Nėse kėta gjejnė njė vajzė tė moralshme, tė ndershme, tė suksesshme, bujare por dhe nevrike, njė vajzė e tillė bėhet tėrheqėse. Ndonjėherė, njė i ri qė ėshtė bujar, me tė gjetur njė vajzė me kėtė veti, e pranon atė. Herė tė tjera, njė djalė me natyrė tė qetė, me tė zbuluar njė vajzė me tė njėjtėn natyrė, e kėrkon dhe e pranon pėr bashkėshorte. Njė zemėrgjerė, kėrkon njė vajzė tė tillė. Njė koprac, kėrkon njė vajzė koprace. Njė fjalė e urtė arabe thotė:”Ēdo shpend, jeton mes llojit tė tij.” Thotė Zoti nė Kuran rreth kėtij fakti:”Gratė e ndershme janė pėr burra tė ndershėm dhe burrat e ndershėm janė pėr gra tė ndershme.” (Nur: 26) Nė kėtė teori, nuk bėjnė pėrjashtim dhe njerėzit e ligj. Thotė Zoti rreth kėtyre:”Gratė e pandershme janė pėr burrat e pandershėm dhe burrat e pandershėm janė pėr gratė e pandershme. “(Nur: 26) Teoria e tretė, ėshtė ajo e vetive plotėsuese. Kėtu bėjnė pjesė ata tė rinj, tė cilėt kėrkojnė tek pala tjetėr atė qė i mungon atij vetė. Kėta plotėsojnė veten, me anė tė palės tjetėr. Kėshtu, ka tė rinj qė janė tė shkurtėr, por qė bashkėshorten e duan tė gjatė. Mund tė jetė djalė i shėndoshė, por qė bashkėshorten e kėrkon tė jetė e dobėt. Mund tė jetė njė vajzė serioze dhe pa shumė fjalė, por qė kėrkon pėr bashkėshort njė djalė gazmor dhe shakaxhi. Teoria e katėrt, ėshtė ajo e analizės. Kjo teori, ėshtė kur njė vajzė ėshtė shumė e lidhur me babanė e saj dhe personalitetin e tij. Kur njė i ri, kėrkon dorėn e dhe tė dy ulen sė bashku qė tė prezanohen, vajza zbulon se personaliteti i kėtij djali, ėshtė i pėrafėrt me atė tė babait tė saj. Kėshtu, ajo jepet dhe lidhet me kėtė djalė, pėr shkak tė dashurisė dhe lidhjeve tė forta qė ajo ka me babanė e saj. Kjo mund tė ndodhė dhe me djalin, i cili zbulon se vajza tė cilės i ka kėrkuar dorėn, ka shumė tipare dhe veti tė pėrafėrta me nėnėn e tij, me tė cilėn ėshtė shumė i lidhur. Kėshtu, ai e don vajzėn, pėr shkak tė lidhjes dhe dashurisė qė ka pėr nėnėn. Teoria e pestė, ėshtė ajo e tė qėnit pranė njėri-tjetrit. Shpesh herė, njė djalė njihet me njė vajzė dhe mė vonė martohen, pėr shkak se ata banojnė pranė njėri-tjetrit, nė njė lagje, rrugė apo pallat. Ata mund tė jenė edhe kolegė nė punė, ose nė shkollė. Sot, me zhvillimet teknologjike, ka ndryshuar plotėsisht koncepti i tė qėnit afėr me dikė. Sot, e ke pranė dikė, e shikon dhe bisedon me tė, edhe pse distanca mes jush ėshtė me mijėra kilometra. Me anė tė internetit ėshtė bėrė e mundur qė personat qė jetojnė nė anėn tjetėr tė globit, t’i shohėsh dhe tė bisedosh me ta sikur i ke para vetes. Teoria e gjashtė, ėshtė ajo e joshjes dhe tėrheqjes fizike. Sipas statistikave, shumica e djemve dhe e vajzave nė mbarė botėn, lidhen, dashurohen, fejohen dhe martohen, nė bazė tė kėsaj teorie. Sot ėshtė bėrė zakon qė njė djalė tė fejohet ose martohet me njė vajzė, pėr shkak tė fizikut tė saj plot hire. Kjo ndodh edhe me vajzat, tė cilat fejohen dhe lidhen me djem, thjesht duke gjykuar hijeshinė e fizikut tė tyre. Njė teori dhe kriter i tillė, ka pėrfshirė tė gjithė botėn. Ashtu siē bota ėshtė e pėrfshirė nga globalizmi politik, kulturor, ekonomik etj... ėshtė e pėrfshirė dhe nga globalizmi fizik. Tė shumtė janė kanalet televizive, gazetat, librat dhe revistat tė cilėt i bėjnė reklamė trupit dhe fizikut tė pėrsosur. Tė rinjtė dhe tė rejat, kanė filluar t’i kushtojnė mė shumė rėndėsi trupit dhe fizikut tė tyre, seē i kushtojnė anės shpirtėrore, besimit, kulturės, arsimimit etj... Kjo ka ndodhur pėr shkak tė ndikimit tė fuqishėm tė kulturės perėndimore, e cila po importohet nga brezat e rinj. Grekėt e lashtė kishin njė perėndi qė e adhuronin, e cila ishte perėndia e bukurisė, Venusi. Ne si muslimanė, nu k ėshtė se e refuzojmė njė lidhje dhe martesė me bazė tėrheqjen dhe joshjen fizike. Madje ne e pėrkrahim, por ajo nuk duhet tė bėhet nė kurriz tė fesė, moraleve dhe vlerave njerėzore. Pasi pėrmendėm teoritė kryesore mbi tė cilat bazohen lidhjet, fejesat dhe martesat, pyetja qė lind ėshtė: Cila nga teoritė e mėsipėrme ėshtė mė e sakta dhe e duhura? Cilėn prej tyre duhet tė zgjedhė njė i ri dhe e re pėr tė zgjedhur shokun e jetės? Pėr asnjėrėn nga kėto teori, nuk mund tė themi se kjo ėshtė mė e mira apo mė e pavolitshmja. Pėr tė thėnė se cila ėshtė mė e mirė dhe e volitshme, duhet qė tė shtojmė disa kritere tė tjera, kritere tė cilat i pėrmend vetė i dėrguari i Zotit a.s. Nė dy hadithe, ai pėrmend dy teori, njėrėn pėr tė rinjtė dhe njėrėn pėr tė rejat. Pėrsa i pėrket kritereve qė duhet tė ekzistojnė tek njė vajzė, thotė Profeti a.s:”Njė grua merret pėr katėr gjėra: Bukurinė e saj, pasurinė, farefisin dhe pėrkushtimin e saj fetar. Kėrko atė tė pėrkushtuarėn fetarisht, t’u mbushshin duart me dhe!” Kurse pėrsa i pėrket kritereve qė duhet tė plotėsojė njė djalė, pėr tė qenė bashkėshort i njė vajze, thotė Profeti a.s:”Nėse dorėn e vajzės tuaj e kėrkon njė fetar dhe njeri i moralshėm, atėherė pranojeni kėtė lidhje. Nė tė kundėrt do tė ndodhė fitne nė tokė dhe degjenerim i madh.” Kėshtu, njė i ri mund t’a zgjedhė shoqen e jetės sipas cilitdo nga teoritė e mėsipėrme, nėse ka parasysh dhe respekton kriterin qė pėrmend i dėrguari i Zotit nė hadithin e mėsipėrm pėr djemtė: Njė grua merret pėr katėr gjėra: Bukurinė e saj, pasurinė, farefisin dhe pėrkushtimin e saj fetar. Kėrko atė tė pėrkushtuarėn fetarisht, t’u mbushshin duart me dhe!” Nė kėtė hadith, Profeti a.s nuk e ka neglizhuar dhe shpėrfillur joshjen dhe tėrheqjen fizike. Ai nuk e ka shpėrfillur as teorinė e analizės, tė qėnit pranė, vlerave dhe vetive plotėsuese dhe ngjashmėrive. Kėshtu, kurdo qė i pėrmbahemi kriterit tė caktuar nga Profeti Muhamed a.s, mund t’a zgjedhim shokun e jetės sipas shijeve dhe teorive tė mėsipėrme. Njė herė, ndodhesha nė Kairo pėr njė ligjėratė. Pasi pėrfundova ligjėratėn, mė erdhi njė vajzė dhe mė tha:”Jam nė njė hall tė madh. Unė jam tridhjetė e dy vjeēe dhe sa herė qė prindėrit e mi mė propozojnė njė djalė pėr t’u fejuar, madje ndėrmarrin dhe hapa konkretė, unė refuzoj. Unė jam shumė e lėkundur pėrsa i pėrket vendimit tė fejesės dhe martesės, pasi kam frikė se do tė dėshtoj. Ēfarė mė kėshillon tė bėj?” Unė i thashė:”Kur prindėrit e tu tė kanė propozuar njė djalė, pėrse nuk pranon tė paktėn qė tė njihesh dhe prezantohesh me tė?” Ajo u pėrgjigj:”Unė nuk kam asnjė problem mbi kėtė ēėshtje, por i frikėsohem dėshtimit qė mund tė pasojė mė vonė.” Unė i thashė:”Me qėllim qė si fejesa ashtu dhe martesa mė vonė tė mos dėshtojė, duhen respektuar disa rregulla dhe parime. Dhe fillova t’i flas mbi disa parime dhe pyetje, me tė cilat mund tė zbulohet personaliteti i personit qė ka kėrkuar dorėn e vajzės dhe anasjelltas. Me anė tė kėtyre pyetjeve, garantohet suksesi i fejesės dhe mė pas i martesės. Vajza mė tha:”Por unė kam njė problem tjetėr!” “Ēfarė problemi?” e pyeta unė. Ajo mė tha:”Nė fakt, unė nuk jam muslimane, por jam e krishterė. Dhe problemi mė i madh nė fenė tonė, ėshtė se po u martova, nuk mund tė divorcohem sido tė jenė kushtet dhe rrethanat. Unė duhet tė jetoj me atė burrė, sido qoftė dhe pėr gjithė jetėn.” Nga ana ime, unė fillova t’i ofroj disa zgjidhje, por ajo e refuzonte secilėn prej tyre. Nė fund i thashė:”Tani do tė propozoj zgjidhjen e vetme qė ka mbetur.” Ajo pyeti:”E ēfarė do mė propozosh?” Unė i thashė:”Tė propozoj tė konvertohesh nė muslimane.” Ajo pyeti:”Ēfarė?! E pėrse duhet t’a bėj kėtė?! Ēfarė do tė ndryshojė nėse bėhem muslimane?!” Unė i thashė:”Nė islam, nėse njihesh me njė djalė, fejohesh, martohesh, jeton me tė pėr disa vite dhe e shikon se e ke tė vėshtirė tė vazhdosh, ti si femėr ke tė drejtė tė kėrkosh divorcin.” Ajo pyeti e habitur:”Ēfarė duhet tė bėj qė tė jem muslimane?” Unė i thashė:”Ėshtė shumė e thjeshtė. Duhet tė dėshmosh qė nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut dhe se Muhamedi ėshtė i dėrguari i Tij.” dhe ajo e pranoi kėtė zgjidhje. Kriteret e njė bashkėshorteje tė denjė, tė pėrcaktuara nė hadithin e mėsipėrm tė Profetit a.s, janė me qėllim qė tė garantohet njė martesė e suksesshme dhe jetė famljare e lumtur. Nga programet e shumta televizive, konsulencat qė mė vijnė, trajnimet etj... kam zbuluar se martesat mė tė suksesshme janė ato qė janė realizuar duke zbatuar kritetret dhe porositė e profetit Muhamed a.s. Nėse njė i ri martohet me njė vajzė, vetėm se ajo ėshtė fetare, edhe pse ajo nuk ėshtė e bukur, e fisshme dhe nga njė familje e pasur, a mund tė jetė njė martesė e tillė suksesshme? Pėrgjigja ėshtė “Po” mund tė jetė martesė e suksesshme, nėse ky i ri ka aftėsitė dhe gatishmėrinė e duhur qė tė pėrshtatet me kėtė vajzė me tė cilėn ėshtė martuar vetėm pėr faktin qė ajo ėshtė fetare. Padyshim qė kjo ka tė bėjė me psikologjinė e kėtij tė riu, edukimin dhe durimin e tij. Edhe pse Profeti a.s i ka kushtuar mė shumė rėndėsi pėrkushtimit fetar tė pretendentes pėr martesė, ai nuk i ka shpėrfilluar dhe neglizhuar kriteret e tjera, si pasuria, bukuria dhe niveli shoqėror. “Njė grua merret pėr katėr gjėra: Bukurinė e saj, pasurinė, farefisin dhe pėrkushtimin e saj fetar. Kėrko atė tė pėrkushtuarėn fetarisht, t’u mbushshin duart me dhe!” Kėshtu, Profeti a.s ka pėrmendur katėr kritere tė rėndėsishėm, ku pėrkushtimi fetar duhet tė zėrė vendim mė tė madh. Nė vend qė secilin nga kėto katėr kritere t’a vlerėsojmė me 25 pikė, le t’a vlerėsojmė pėrkushtimin fetar me dyzet pikė, kurse tė tjerėt me pesėmbėdhjetė. Nėse ka tė rinj tė cilėt janė shumė tė dhėnė pas bukurisė, elegancės dhe hijeshisė fizike, le t’i shtojė pikėt e pamjes dhe bukurisė sė vajzės. Kėshtu, nėse i jep fesė dyzet pikė, le t’i japė kriterit tė hijeshisė tridhjetė pikė. Nėse njė i ri ėshtė i dhėnė pas pasurisė, le t’i shtojė pikėt e kėtij kriteri tek vajza me tė cilėn kėrkon tė martohet. Nėse dikush tjetėr ėshtė i dhėnė pas kriterit tė nivelit shoqėror dhe e kėrkon bashkėshorten e tij tė jetė nga njė familje e fisshme, le t’i shtojė pikėt e kėtij kriteri dhe tė zbresė pikėt e bukurisė dhe pasurisė. Ēdo i ri, le t’i vlerėsojė kriteret e pėrcaktuara nga Profeti a.s, sipas karakterit, prirjeve dhe pikės sė tij tė dobėt. Ēdo i ri ėshtė i lirė qė marrėdhėniet e tij shoqėrore dhe familjare, t’i ndėrtojė sipas prirjeve dhe parimeve tė tij, por duke respektuar fillimisht kriterin e pėrkushtimit fetar. Njė herė ndodhesha nė Aman, kryeqytetin e Jordanisė pėr njė ligjėratė. Pas ligjėratės, njė i ri mu afrua dhe mė tha:”Unė dhe gruaja ime kur u martuam nuk ishim tė pėrkushtuar nė fe, megjithatė ndiheshim tė lumtur dhe tė gėzuar. Pas pesė vitesh martesė, unė fillova tė pėrkushtohem nė fe dhe i kėrkova bashkėshortes qė tė falej dhe tė vishte hixhabin. Ajo filloi tė falej, por gjithėsesi nuk pranon tė veshė hixhabin. Unė nuk e di ēfarė tė veproj, mos duhet t’a divorcoj?!” Unė i thashė:”Nėse secili qė ndryshon fenė apo ideologjitė e tij, divorcohet nga bashkėshortja dhe braktis fėmijėt, do tė ndodhte katastrofė nė shoqėri.” Ashtu siē lėkundet pasuria dhe bukuria, ashtu lėkundet edhe besimi, i cili herė forcohet dhe herė tė tjera dobėsohet. Secilit prej nesh i ndodh qė tė ndjejė se besimin e ka shumė tė fortė disa kohė, ndėrkohė qė pas disa kohėsh ai e ndjen qė besimi i ėshtė dobėsuar. Pėr kėtė, Profeti a.s thotė:”Njė besimtar, nuk quhet i tillė nė ēastin kur kryen imoralitet...” Pra, nė momentin kur njė besimtar vepron njė gjynah tė rėndė, besimi i tij ėshtė nė nivelet mė tė ulėta, gjė e cila ia mundėsoi kėtė vepėr tė ligė. Me t’a pėrfunduar kėtė vepėr, ai pendohet, kėrkon falje dhe i lutet Zotit. Kur ti u martove me bashkėshorten tėnde, e zgjodhe sipas modelit tėnd dhe sipas teorisė sė ngjashmėrive. Tė dy ju nuk faleshit dhe besimin e kishit tė dobėt. Ty, Zoti tė nderoi me pėrkushtimin nė fe, gjė e cila i mungon bashkėshortes tėnde. Me qėllim qė edhe ajo tė pėrkushtohet dhe tė pėrfitojė nga udhėzimi i Zotit, kjo kėrkon kohė dhe pėrpjekje. Zemra nuk ėshtė njė kyē qė hapet dhe mbyllet me ēelės dhe sipas dėshirės. Zemrat e njerėzve janė mes dy gishtave tė Zotit dhe Ai i ndryshon sipas dėshirės.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mujoislam
    Anėtarėsuar
    22-01-2010
    Postime
    246
    Muslimanėt e rinj
    Ēdokush qė pėrqafon islamin, ka njė histori tė tijėn, e cila ia vlen tė tregohet. Kjo histori, pėrbėn ēelėsin e udhėzimit tė tij dhe ėshtė ajo qė e bėri kėtė person tė kalojė nga njė jetė nė njė tjetėr, nga njė vizion nė njė tjetėr. Ēdo njeri ka njė moment ndryshimi dhe shndėrrimi nė jetėn e tij. Njeriu ndryshon dhe kalon nga njė situatė nė njė tjetėr, nga njė fe nė njė tjetėr, nga njė sekt nė njė tjetėr dhe nga njė grupim nė njė tjetėr. Gjatė qėndrimit tonė nė Australi, jemi njohur dhe takuar me njė grup muslimanėsh tė rinj, tė cilėt na rrėfyen historitė e tyre. Australia ėshtė shtatėmbėdhjetė orė udhėtim me aeroplan nga Meka. Kur anglezėt arritėn nė Australi, kėrkuan ndihmėn e muslimanėve pėr t'a pėrshkuar. Pikėrisht ishin treqind e nėntėdhjetė e dy afganė. Duke qenė se rruga qė do tė pėrshkruanin anglezėt ishte plot shkretėtira dhe pyje tė pafund, ata kėrkuan ndihmėn e afganėve tė cilėt e njhnin mirė shkretėtirėn. Treqind vite mė parė, kur u zbulua kontinenti i Australisė filluan afganėt e parė tė emigrojnė dhe me ardhjen e tyre depėrtoi dhe feja islame. Kur u vendosėn nė Australi, afganėt filluan t'a pėrhapin islamin pa e kuptuar. Kur kapiteni anglez Kok, kėrkoi ndihmėn e afganėve, ata pranuan dhe erdhėn kėtu nė Australi. Me tė arritur, filluan tė thėrrasin ezanin dhe tė falen nė publik. Njerėzit qė i shihnin, i pyesnin se ēfarė bėjnė, ēfarė feje i pėrkasin etj... dhe natyrshėm punėtorėt afganė u pėrgjigjeshin me aq njohuri sa kishin. Shumė prej atyre qė pyesnin pranonin islamin. Sot, numri i muslimanėve nė Australi i kalon gjysėm milioni dhe ėshtė feja e dytė e kontinetit pėr nga numri. Muslimanėt e parė erdhėn nė Australi pėr tė depėrtuar nė ēdo skaj tė saj dhe pėr tė hapur rrugėt. Por bashkė me rrugėt, ata hapėn edhe rrugėn e depėrtimit tė islamit nė kėtė kontinent. Ishin afganėt ata qė hapėn rrugėn pėr formimin e njė brezi tė ri, i cili sot njihet me emrin brezi i muslimanėve tė rinj nė Australi. Gjatė qėndrimit tonė nė Australi, vizituam njė qytet ku numri i muslimanėve ishte shumė i madh. Ata kishin tregjet e tyre, shkollat dhe kopėshtet, ku edukonin fėmijėt dhe gjithēka tjetėr qė njė musliman ka nevojė. Nė kėtė qytet vizituam edhe njė shoqate muslimane, e cila atė ditė kishte organizuar njė ceremoni dhe gosti pėr muslimanėt e rinj. Kur vajtėm nė xhami, u prezantuam me disa muslimanė dhe ndėr ta edhe njė djalė i ri qė quhej Fuad. Kur e pyeta nga ishte, ai mė tha:"Jam nga vendi i parė mbi tė cilin lind dielli." I habitur e pyeta se kush ishte ky vend dhe mė tha se ėshtė nga Fixhi dhe se Fixhi ėshtė ishulli i parė nė botė, mbi tė cilin lind dielli fillimisht. Distanca mes Australisė dhe Fixhit ėshtė tre orė udhėtim me avion dhe nga disa qytete tė tjera ėshtė tetė orė. Numri i muslimanėve nė Fixhi arrin nė gjashtėqind mijė muslimanė, ose 8 % tė popullsisė. Gjatė qėndrimit tonė nė shoqatėn muslimane e cila organizonte njė ceremoni pėr muslimanėt e rinj, unė u njoha me disa nga kėta muslimanė tė rinj. Fillimisht fjalėn e mori njė nga muslimanėt e rinj, Hamzai. Ai mbante njė vath nė vesh, kishte flokė tė gjatė dhe filloi tė tregojė historinė e konvertimit nė islam. Gjatė fjalės qė mbajti, ai tha:"Mua mė pėlqen namazi, pasi mė bėn tė ndihem mė pranė Zotit tė madhėruar." Ai foli gjatė mbi islamin dhe pėrvojėn e tij dhe tha qė kishte tre vite qė e kishte pranuar islamin. Sipas tij, ishin pikėrisht kėto vite, vitet e vėrteta qė ai kishte jetuar nga jeta. Mė pas, fjalėn e mori njė i ri tjetėr qė quhej Lion. Ai ishte shumė i zgjuar dhe kėtė e kuptoje nga fjalėt dhe mendimet e thella. Nga fjalėt qė mė bėnė mė shumė pėrshtypje ishin:"Ka vetėm pak kohė qė e kam pranuar islamin dhe kėtė e kam bėrė nėpėrmjet leximit tė librave dhe internetit. Edhe pse kam qenė i rrethuar nga muslimanė, nuk kam pasur mundėsinė tė njihem me ta nga afėr. Kjo pėr shkak tė traditave tė ndryshme. Prandaj dua t'ju them:"O muslimanė! Ju duhet tė tregoheni mė tė hapur me ne, tė bashkėjetoni dhe tė lejoni t'ju njohim nga afėr." Historitė e atyre qė pranojnė islamin nė Australi janė tė shumta, saqė shpesh herė bėhen objekt edhe i mediave tė shkruara dhe atyre vizive. Sipas statistikave, islami ėshtė rritur nė kėtė kontinent me 243 %. Mė vonė, ne biseduam edhe me Muhamed Isa, i cili ka dy vite qė ka pranuar islamin. Ai zgjodhi kėtė emėr pasi pranoi islamin, nga dashuria dhe simpatia qė ndjen pėr profetin Muhamed a.s dhe pėr profetin Isa a.s. Si shumė australianė tė tjerė, edhe Muhamedi e pėlqen shumė sportin. Populli australian ėshtė shumė i dhėnė pas sportit dhe ēdo ditė nė mėngjes, sheh grupmosha tė ndryshme duke vrapuar nė bregdet. Kur vėllai Muhamed Isa na e rrėfeu historinė e islamit tė tij nė xhami, filloi tė qajė. Mė pas, ai na pyeti:"A e dini pėrse qaj? Qaj ngaqė ka dy vite qė jam konvertuar nė musliman dhe dua t'i ftoj tė tjerėt nė kėtė fe. Por, gjer tani nuk kam mundur pasi njohuritė e mia rreth fesė janė modeste." Dhe sėrish shpėrtheu nė tė qara, gjė e cila na bėri edhe neve tė qajmė. Pasi e pėrfundoi fjalėn e tij, ne iu afruam dhe i thamė qė pėr tė ftuar nė islam nuk ėshtė kusht tė mbrosh magjistraturė dhe doktoraturė nė studimet islame. Mjafton tė dish qoftė dhe njė hadith apo ajet tė vetėtm dhe kėto t'ua tregosh tė tjerėve. Kjo e qetėsoi vėllanė tonė Muhamed Isa. Mė pas, u takuam me vėlla Arifin, i cili rridhte nga njė familje e krishterė dhe shumė e pasur. Ai na tregoi:"Gjatė rinisė time, kisha shumė pyetje qė mė mundonin rreth krishterimit dhe kontradiktat ishin tė shumta. Pas ndodhive tė njėmbėdhjetė shtatorit 2001, iu ktheva studimit tė librave mbi islamin dhe njėkohėsisht kėrkoja edhe nė internet mbi kėtė fe. Gjatė studimeve tė shumta, zbulova se kjo fe u jep pėrgjigje shumė pyetjeve tė mia qė mė shqetėsonin. Atėherė ndjeva njė qetėsi shpirtėrore qė nuk e kisha ndjerė mė parė dhe kėshtu pranova tė bėhem musliman." Ai kishte njė vit e gjysėm qė ishte bėrė musliman dhe kishte shumė shokė dhe miq. Tė gjithė miqtė e tij na folėn mbi mėnyrėn si e kishin pranuar islami dhe si ndiheshin tani qė ishin muslimanė. Historitė e muslimanėve tė rinj janė tė shumta. Ndėrkohė tani do tė bisedojmė me njė motėr tė nderuar, e cila pasi pranoi islamin filloi tė ftojė tė tjerėt. Ajo ka katėr vite qė ka pranuar islamin. Xhasim El-mutava:"Motėr Faize! Duam tė dėgjojmė prej teje rreth atyre momenteve kur ti vendose tė pėrqafosh islamin. Ne duam t'a dėgjojmė prej teje si ndodhi dhe pėrse zgjodhe islamin." Faize:"Familja ime vuante nga probleme tė pėrdorimit tė drogės, kėshtu unė jam rritur nga gjyshja ime. Nė moshėn njėzet e tre vjeēe udhėtova pėr nė Kore, por u ktheva sėrish pasi mamaja ime u sėmur me kancer dhe ishte nė ditėt e fundit tė jetės. Ishin momente tė vėshtira pėr mua tė shoh nėnėn duke dhėnė shpirt. Ditėt e fundit ajo vuajti shumė dhe kur ndėrroi jetė fytyra e saj ishte shumė e shėmtuar. Nė ato ēaste fillova tė ndėrgjegjėsohem pėr ekzistencėn e parajsės dhe ferrit, shpėrblimit dhe ndėshkimit. Atėherė fillova tė kėrkoj Zotin." Xhasim El-mutava:"Po konvertimi nė islam, si ndodhi?' Faize:"Pasi vdiq nėna, u nisa sėrish pėr nė Korenė e jugut, ndėrkohė qė gjyshja ime kujdesej pėr vėllezėrit dhe motrat e mi. Nė Kore, unė punoja dhe u dėrgoja tė holla. Gjatė kėsaj kohe fillova tė kėrkoj informacion mbi fetė, atė kristiane, hebreje apo budiste. Isha shumė e dhėnė pas studimit tė feve, saqė njė herė mė pyeti njė i ri musliman se ēfarė besoja. Gjer atėherė askush nuk mė kishte pyetur mbi besimin tim. Unė iu pėrgjigja se besoj nė njė Zot tė vetėm, nė virgjėreshėn Mari dhe nė Jezusin. I thashė gjithashtu se nuk besoja se Jezusi ėshtė biri i Zotit. Ai mė tha:"Ti po flet sikur tė ishe njė muslimane." Gjer atėherė unė nuk mė kishte vajtur nė mendje tė studioj islamin dhe menjėherė vajta nė bibliotekė, bleva njė bibėl dhe njė kopje tė Kuranit. Me dy librat e shenjtė nė dorė, u ula mbi krevat dhe fillova t'a lus Zotin tė mė udhėzojė drejt librit qė pėrmban tė vėrtetėn absolute. Kėshtu fillava tė lexoj Kurani dhe biblėn njėkohėsisht. Menjėherė filloi tė mė bėjė pėrshtypje racionalizmi dhe arsyetimi i Kuranit. Atėherė fillova tė kontaktoj me disa gra muslimane, tė cilat mė folėn mbi islamin, mė treguan qė ndihen mirė dhe tė lumtura, edhe pse si ēdo njeri kanė probleme. Bisedat me kėto gra mė falnin njė qetėsi qė mė kishte munguar gjer atėherė. Kėshtu vendosa tė shkoj nė xhami dhe tė pranoj islamin." Xhasim El-mutava:"Kėshtu konvertimi nė islam erdhi si rrjedhojė e studimeve dhe kėrkimeve tė tua individuale. Tani duam tė na flasėsh diēka mbi ditėn qė vajte nė xhami dhe pėrqafove islamin dhe veshjen e hixhabit." Faize:"Nuk dija shumė gjėra mbi xhaminė, ēfarė duhet tė bėj, si tė hyj, si tė vishem etj... Kėshtu vendosa tė vishem si muslimanet qė kisha njohur gjer atėherė. Pėr kėtė vajta tek njė rrobaqepės dhe pasi i dorėzova njė basėm me ngjyrė tė zezė i kėrkova tė mė qepė njė pardesy dhe njė shami. Rrobaqepėsi u ēudit nga kėrkesa ime, pasi tė gjitha ishin tė zeza dhe qeshi me vete. Asokohe unė mendoja se njė muslimane duhet tė vishet patjetėr me tė zeza. Pasi mora pardesynė dhe shaminė, i vesha dhe u drejtova pėr nė xhami. Imami i xhamisė ishte njė korean i cili fliste vetėm gjuhėn e tij. Kėshtu erdhėn disa frekuentues tė xhamisė dhe mė ndihmuan tė komunikoj me tė. Mė pas dėshmova dėshminė se nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut dhe se Muhamedi a.s ėshtė robi dhe i dėrguari i Tij. Veē kėsaj, zgjodha njė emėr tjetėr, Faize, i cili ka tė njėjtin kuptim me emrin tim Viktori. Qė prej asaj dite, unė vishem me veshjen islame, gjė e cila mė dallon me tė tjerėt nga paraqitja dhe mė pas nga sjellje dhe mėnyra e komunikimit. Xhasim El-mutava:"Nė fund tė kėtij takimi, e lus Zotin qė t'ju japė sukses dhe t'ju bėjė tė qėndrueshėm nė fenė e Tij. Historia juaj na preku shumė, prandaj e lusim Zotin qė t'ju ndihmojė nė rrugėn e thirrjes islame." Faize:"Unė kam jetuar dy jetė gjer tani, atė tė gruas perėndimore dhe tė gruas muslimane. Pasi i kam provuar tė dyja, mund tė them qė pozita dhe statusi qė gėzon gruaja muslimane ėshtė shumė herė mė i admirueshėm dhe mė pozitiv se ai i gruas perėndimore. Unė dua t'ju drejtoj tė gjithė muslimanėve njė mesazh: Kapuni fort pas mėsimeve tė islamit, pasi ai ėshtė njė dhuratė e Zotit. Kurrė mos u frikėsoni dhe stresoni nga qėndrimi i perėndimit ndaj islamit. Mbrojeni islamin dhe mbrojeni hixhabin. Unė jam shumė e lumtur qė jam muslimane." Xhasim El-mutava:"Faleminderit pėr kėtė takim motėr Faize." Siē e patė dhe vetė, motėr Faize duke lexuar libra, nėpėrmjet internetit dhe duke bėrė krahasime mes Kuranit dhe biblės pranoi islamin. Pas intervistės, ajo mė tregoi dhe njė detaj tjetėr ditėn qė vajti nė xhami pėr tė pranuar islamin. Kur ajo i kishte treguar imamit tė xhamisė se kėrkonte tė pranojė islamin, imami e kishte pėrzėnė nga xhamia. Kjo, pasi kishte kujtuar se ajo tallej, ngaqė ishte veshur me pardesy dhe hixhab me ngjyrė tė zezė. Megjithė kėto vėshtirsėi, ajo e pranoi islamin. E veēanta nė historinė e islamit tė saj ėshtė se qė ditėn e parė qė donte tė bėhej muslimane, ajo veshi hixhabin. Ndėrkohė qė femrat muslimane nė shumė shtete islame refuzojnė dhe duhet shumė punė pėr t'i bindur tė pranojnė islamin. Kurse kjo motėr, edhe pse nuk ishte bėrė muslimane akoma veshi hixhabin dhe qė nga ajo ditė nuk e ka hequr kurrė. Ajo ka mbrojtur magjistraturėn dhe doktoraturėn pėr gazetari dhe tani po mbron magjistraturė tė dytė. Siē e patė edhe vetė, shumė nga tė rinjtė qė pranojnė islamin nė Australi por edhe nė vende tė tjera, e bėjnė kėtė me pėrpjekjet e tyre individuale. Ata lexojnė rreth islamit, e studiojnė atė, kėrkojnė nė internet informacione tė reja etj... derisa tė gjejnė tė vėrtetėn. Diēka e tillė ėshtė pozitive, por edhe negative. Ėshtė pozitive pasi tregon madhėshtinė e islamit. Ndėrkohė qė ėshtė negative pasi ėshtė tregues i neglizhencės tonė si muslimanė, pėr t'u ofruar atė qė kėrkojnė perėndimorėt, tė vėrtetėn. Thotė Profeti a.s:"Nėse Zoti tė bėn shkak qė dikush tė udhėzohet nė islam, kjo ėshtė mė e vlefshme se kjo botė me tė mirat e saj." Ēfarė mund t'u ofrojmė gjithė atyre qė kėrkojnė tė vėrtetėn? Ēfarė mund tė bėjmė qė t'i ndihmojmė derisa t'a gjejnė? Secili prej tyre pret qė ne t'i kushtojmė pak nga koha jonė qė tė njihet me islamin. Disa tė tjerė duan tė mėsojnė arabishten, por nuk kanė kush ua ofron kėtė shėrbim. Ne duhet tė bashkohemi, tė shtrėngojmė radhėt dhe tė bashkėpunojmė, me qėllim qė tė pėrhapim islamin dhe tė mirėn nė mbarė botėn. Secili prej nesh ndihet krenar pėr fenė islame, sidomos kur dėgjon dhe lexon se numri i atyre qė pranojnė islamin rritet ēdo ditė nė Perėndim dhe nė mbarė botėn. Nuk kalon orė e ēast nė globin tonė, qė nga dikush tė mos dėgjohet shehadeti pėr herė tė parė. Ėshtė pėr tė ardhur keq kur shkon nė perėndim dhe shikon xhami tė cila i pėrkasin xhemateve dhe grupacioneve tė ndryshme. Njė problem me tė cilin hasen muslimanėt e rinj, ėshtė se e kanė tė vėshtirė t'a pranojnė kėtė ndarje dhe nuk dinė si tė komunikojnė me kėta grupacione. Ndėrkohė qė kėto grupacione nga ana e tyre kėrkojnė tė tėrheqin sa mė shumė muslimanė tė rinj nė idetė dhe xhematin e tyre. Kėtė shqetėsim, ma transmetuan shumė muslimanė tė rinj nė Australi. Feja dhe xhamitė janė tė Zotit. Ato nuk i pėrkasin asnjė grupacioni dhe xhemati. Ne si muslimanė duhet tė reflektojmė pėr kėto akte, dhe fenė e Zotit t'a pėrhapim si tė tillė jo pėr interesa grupacionesh dhe xhematesh. Ne duhet tė bėhemi shkak qė tė tjerėt tė pranojnė islamin dhe jo tė dezertojnė. Njė nga motrat muslimane nė Australi, mė kėrkoi tė ulem tė bisedoj me njė grua e cila hezitonte tė pėrqafojė islamin. Ajo kishte njė sėrė pyetjesh rreth islamit dhe kėrkonte dikė qė t'i pėrgjigjej. Unė i thashė:"Nėse kėrkon qė ajo tė preket dhe tė bindet tė pranojė islamin, merr njė muslimane tė re nė islam dhe uluni tė treja bashkė tė diskutoni rreth islamit. Tė jesh e sigurtė se kjo do tė jetė mė e dobishme se tė ulem unė me tė. Nė fund, e lus Zotin qė t'a ndihmojė kėtė fe dhe tė na japė sukses qė t'a pėrcjellim nė mbarė botėn. Paqja e Zotit qoftė mbi ju!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mujoislam
    Anėtarėsuar
    22-01-2010
    Postime
    246
    Dialog me njė prift nė xhami
    Thotė Zoti i madhėruar nė Kuran:"Diskutoni me ithtarėt e Librit vetėm me mėnyrėn mė tė mirė”. (Ankebut, 46) 11.11.2009
    Kliko kėtu pėr ta parė foton nė madhėsi origjinale Prof: Xhasim el-Mutava Ėshtė tė biseduarit dhe dialogu konstruktiv ato qė e zbulojnė mentalitetin e dikujt, kulturėn e tij dhe besimin. Pėr kėtė, dialogu konsiderohet si karta e identitetit tė njeriut. Nė emisionin e kaluar, ne kishim tė ftuar njė prift dhe dialogu dhe biseda jonė u zhvillua brenda ambjenteve tė kishės. Kurse nė kėtė emision, do tė zhvillojmė pėrsėri njė bisedė me njė prift, por kėtė herė nė ambjentet e xhamisė. Me kėtė, ne sjellim nė kujtesė ditėt kur vetė i dėrguari i Zotit a.s, ftonte tė krishterėt brenda xhamisė dhe diskutonte dhe dialogonte me ta. Thotė i dėrguari i Zotit a.s:"Kushdo qė sillet padrejtėsisht me njė (ithtar tė librit) qė i ėshtė premtuar siguri, e nėnēmon, e obligon me gjėra qė nuk i pėrballon dot, ose i merr diēka pa pėlqimin e tij, unė do jem kundėrshtari i tij Ditėn e Kijametit." Pra, njė musliman do tė jetė kundėrshtar i Profetit a.s, pėr shkak se i ka hyrė nė hak njė tė krishteri. Thotė Profeti a.s nė njė hadith tjetėr:"Kush lėndon njė dhimij (banorė nga ithtarėt e librit qė jetojnė nė njė shtet musliman) mė ka lėnduar mua dhe kush mė ka lėnduar mua ka lėnduar vetė Zotin." Tė gjithė kėto tekste, ekzistojnė nė Sheriatin islam. Ato orientojnė dhe udhėzojnė muslimanėt mbi mėnyrėn si tė sillen me ithtarėt e librit. Kush lėndon njė banor tė krishter qė ėshtė nėnshtetas i shtetit musliman, sikur e ka lėnduar vetė Profetin a.s. Lėndimi kėtu mund tė jetė me fjalė fyese, sharje, diskriminim, tallje etj... Kushdo qė e lėndon njė person tė tillė, t'a dijė se ka lėnduar Profetin a.s dhe kush lėndon Profetin a.s sikur ka lėnduar Zotin. I ftuari i emisionit tė sotėm, do tė jetė sėrish ati Abraham Seruxh, tė cilit i urojmė mirėseardhjen nė mesin tonė. At Abraham Seruxh:"Para se tė flas mbi tolerancėn e muslimanėve me tė krishterėt, duke tė citoj njė libėr qė flet mbi kėtė fakt. Titulli i kėtij libri ėshtė "Toleranca mes lindjes dhe perėndimit". Hyrjen e librit e ka bėrė ati Selim Halil, ku ndėr tė tjera thotė:"Fjala tolerancė nuk ekziston fare ne fjalorin e arabishtes. Aty gjen vetėm vrasje, ekzekutime, kamzhikė etj..." Unė e ndjej tė rėndėsishme tė pohoj se fjalė tė tilla, edhe pse janė shkruar nė anglisht, janė tė padrejta dhe tė pavėrteta. Kushdo qė hap Fjalorin Arab tė Ibnu Menndhurit, do e gjejė menjėherė fjalėn tolerancė, si folje dhe emėr. Por le t'i kthehemi profetit Muhamed, i cili edhe pse ishte keqtrajtuar nga kurejshėt, me t'i shtėnė nė dorė ditėn qė mori Meken, u tha:"Ēfarė mendoni se do bėj me ju?" Ata iu pėrgjigjėn:"Ti je fisnik dhe bir i njė fisniku." Profeti Muhamed u tha:"Shkoni se jeni tė lirė." Edhe gjatė lėvizjeve tė tij, shpesh herė e gjejmė tė rrethuar nga tė krishterėt si Veraka ibnu Neufel, murgu Behira dhe njė tjetėr qė e kuroi kur ishte sėmurė nė vegjėli. Toleranca vėrehet edhe gjatė invazioneve islame. Tė krishterėt u uronin mirėseardhjen arabėve ēlirimtarė, si tė ishin vėllezėr. Historianėt pohojnė se muslimanėt ishin mė tolerantė me tė krishterėt se vetė bizantėt. Vetė termi dhimmij dhe dispozitat qė praktikoheshin pėr tė krishterėt nėn shtetin islam, ishin tregues i tolerancės sė muslimanėve." Prof. Xhasim El-mutava:"At i nderuar! Unė tė uroj mirėseardhjen nė kėtė xhami, e cila ėshtė njė nga shtėpitė e Zotit nė tokė." At Abraham Seruxh:"Unė ndihem i lumtur dhe i gėzuar qė gjendem mes jush, gjė e cila mė kujton thėnien e profetit Daud:"Jam gėzuar me ata qė mė ftuan nė shtėpinė e perėndisė, tė Zotit tonė. Ne po shkojmė drejt tokave tė tuaj o Orshelim." Prof. Xhasim El-mutava:"Unė dua tė dėgjoj mendimin tuaj mbi njė ndodhi nė kohėn e profetit Muhamed a.s, ku njė delegacion tė krishterėsh nga Nexhrani, erdhėn nė Medine. Ata donin tė dinin mė shumė rreth islamit, kėshtu kishin marrė rrugėn pėr t'u takuar dhe pėr t'u interesuar tek vetė Profeti a.s. Pasi e pyetėn Profetin a.s dhe ai u pėrgjigj, hyri koha e lutjeve tė tyre. Ata shprehėn dėshirėn tė falen nė xhami, gjė e cila shkaktoi pakėnaqėsi tek disa muslimanė. Por Profeti a.s u tha:"I lini tė falen, i lini tė falen kėtu nė xhami!" Atėherė, tė krishterėt u drejtuan nga lindja dhe filluan lutjet e tyre. Unė dua t'ju pyes: Si ėshtė e mundur qė ky delegacion nga tė krishterėt e Nexhranit, u falėn nė xhami?!" At Abraham Seruxh:"Nė emsionin e kaluar, ju pėrmendėt faktin se ne tė krishterėt duhet tė lutemi shtatė herė nė ditė. Lutja qė bėnė tė krishterėt e Nexhranit nė xhami, ishte ajo e perėndimit tė diellit pėr tė cilėn flet edhe psalmi i 140-tė. Ky psalm fillon me fjalėt:"I bekuar je ti o Zoti im. Ti je madhėshtor ...." Ne e pėrshkruajmė Zotin si sunduesin e gjithėsisė dhe ky psalm u bėn thirrje krijesave qė tė marrin pjesė nė madhėrimin e Zotit tė lartė. Ashtu siē kėndohet dhe lutja mė e vjetėr e cila i dedikohet Jezusit dhe qė fillon me fjalėt:"O dritė lavdiplotė..." Prof. Xhasim El-mutava:"Njė lutje e juaja, sa kohė u merr?" At Abraham Seruxh:"Murgjėrit, mund t'a kalojnė tė gjithė natėn duke u lutur sipas psalmeve. Kurse nė qytete, lutja e perėndimit mund tė zgjasė nga gjysmė ore deri nė treēerek ore. Psalmet qė lexohen janė ato tė Davidit tė cilat pėrbėjnė shtyllėn e lutjes. Veē tyre, ne lexojmė dhe kėndojmė kėngė tė ndryshme tė shenjtėve dhe tė perėndisė sė botrave." Prof. Xhasim El-mutava:"Nė njė transmetim, thuhet se tė krishterėt e Nexhranit kur filluan tė luteshin nė xhaminė e Profetit, u drejtuan nga lindja. Pėrse drejtoheni nga lindja?" At Abraham Seruxh:"Tė gjithė krijesat janė fėmijėt e Zotit dhe se mė i miri tek Zoti ėshtė mė i devotshmi. Pėrsa i pėrket drejtimit, ne vazhdojmė tė drejtohemi nga lindja. Kjo, pasi vetė Jezusi erdhi nga ana e lindjes, andej nga lind dielli. Ai ishte drita qė erdhi nga lindja. Ēdo lutje ne ia drejtojmė Jezusit, kurse ai ia drejton lutjet tona atit tė tij." Prof. Xhasim El-mutava:"Ne ju falenderojmė nga zemra at i nderuar pėr kėtė bisedė qė zhvilluam nė xhami dhe pėr informacionet e dhėna nė lidhje mbi tė krishterėt e Nexhranit." At Abraham Seruxh:"Edhe unė e falenderoj Zotin i cili na bashkoi me dritėn e Tij, pėr tė cilėn thotė:"Allahu ėshtė drita e qiejve dhe e tokės". Ne do vazhdojmė tė ndjekim rrugėn tonė tė pėrbashkėt pėr lartėsimin dhe madhėrimn e emrit tė Zotit tė botrave." Prof. Xhasim El-mutava:"Tė krishterėt qė erdhėn nė Medine nga Nexhrani, i kėrkuan Profetit a.s tė dėrgojė njė nga muslimanėt tek populli i tyre me qėllim qė t'ju mėsojė islamin. Profeti a.s zgjodhi Ebu Ubejde ibnu Xherrahun, Zoti qoftė i kėnaqur me tė. Ai u tha tė krishterėve:"Do u jap me vete tė besueshmin e kėtij umeti." Dhe e nisi bashkė me ta pėr nė Nexhra. Thotė Zoti i madhėruar nė Kuran: "(Megjithatė) ata nuk janė tė gjithė njėlloj. Disa nga ithtarėt e Librit janė nė tė drejtėn: nė orėt e natės lexojnė vargjet e Librit tė Allahut dhe falin namaz. Ata besojnė Allahun dhe Ditėn e Kiametit, e urdhėrojnė tė mirėn, e ndalojnė tė keqen dhe nxitojnė pėr tė bėrė punė tė mira. Kėta janė ndėr tė drejtėt." (Al Imran, 113-114) Thotė Profeti a.s:"Kush vret njė dhimmij, nuk do e ndjejė aromėn e xhenetit, edhe pse aroma e tij ndihet dyzet vite larg." Profeti Muhamed a.s na porosit neve dhe tė gjithė muslimanėt, qė tė mos cėnojmė tė drejtat e ithtarėve tė librit qė jetojnė nėn pushtetin musliman. Nuk i lejohet njė muslimani tė vrasė njė ithtar tė librit, pėrderisa ai ka hyrė nė tokat islame nė bazė tė njė marrėveshjeje. Pėrderisa ai ka hyrė me pėlqimin e autoriteteve dhe nėn mbrojtjen e tyre, ne duhet t'a respektojmė kėtė marrėveshje. Nė njė hadith tjetėr, Profeti a.s thotė:"Kush shan ose ofendon njė tė krishter, ose hebre, hyn nė zjarr." Muslimanit i ndalohet tė shajė njė tė krishter ose hebre, tė tallet me tė, t'a ofendojė ose t'i thotė diēka qė e lėndon. Nė kėtė hadith, garantohen tė drejtat e tė krishterėve dhe hebrenjve. Gjithėsesi, kėto hadithe dhe tekste vlejnė pėr ata qė respektojnė marrėveshjet dhe paqen. Prandaj, duhen dalluar personat qė sulmojnė tokat tona dhe personat qė kanė hyrė nė vendin tonė sipas marrėveshjeve me autoritetet pėrkatėse. Nė fund, paqja e Zotit qoftė mbi ju!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e mujoislam
    Anėtarėsuar
    22-01-2010
    Postime
    246
    Tė ftosh nė islam, ėshtė art.
    Tė ftosh nė islam, tė ftosh nė rrugėn e Zotit dhe nė rrugėn e drejtė ėshtė nder i madh. Ėshtė nder dhe krenari njėkohėsisht tė jesh ftues nė udhėn e Zotit. 11.11.2009
    Kliko kėtu pėr ta parė foton nė madhėsi origjinale Prof. Xhasim El-mutava Thotė Hasan El-basri:"Ftuesit janė krypa qe lezeton shijen e jetės mbi tokė." Ēdo musliman ėshtė njė ftues, gjė tė cilėn e konfirmon vetė Zoti nė Kuran ku thotė:" E kush flet mė bukur se ai qė i fton njerėzit drejt Allahut, bėn vepra tė mira dhe thotė: “Unė, me tė vėrtetė jam mysliman.” (Fussilet 33) Kur Profeti a.s e nisi Aliun nė njė betejė, i tha:"Nėse Zoti tė bėn shkak qė tė udhėzosh dikė nė islam, ėshtė mė mirė se devetė e kuqe." Devetė e kuqe nė kohėn e Profetit a.s dhe tė shokėve tė tij ishin diēka e rėndėsishme. Ato ishin tė mėdha, tė shtrenjta, tė fuqishme, tė hijshme. Devetė e kuqe pėr kohėt moderne janė pasuritė e paluejtshme, puset e naftės, pronat, pallatet, vilat, makinat etj... Kėshtu, nėse duam qė hadithin e mėsipėrm t'ia pėrshtasim kohės, themi: Nėse Zoti tė bėn shkak qė tė udhėzosh dikė nė islam, ėshtė mė mirė se njė pus nafte, apo gradaēelė. Qė tė jesh ftues nė rrugėn e Zotit, duhet t'i posedosh disa cilėsi dhe aftėsi. Fillimisht duhet tė kesh disa njohuri bazė dhe mėnyrėn si t'ua servirėsh ato tė tjerėve. Gjatė regjistrimit tė disa emisioneve, pranė nesh kaloi njė burrė qė shiste akullore. Kur unė e pyeta se ēfarė lloj akullorresh posedon, ai mė nxorri njė menu ku ishin shėnuar tė gjithė llojet e akulloreve bashkė me fotot e secilės. Ashtu siē e bėri tė lehtė shitjen e akulloreve ky person, po aq e lehtė ėshtė edhe servirja e fesė islame tek njerėzit. Ne kemi njė trashėgimi dhe thesar tė cilin duam t'jua servirim njerėzve tė tjerė tė cilėt nuk ia dinė vlerėn. Ashtu siē shitėsit janė kategori tė ndryshme, ku disa tė bindin menjėherė pėr t'a blerė mallin e tij, edhe ftuesit janė kategori tė ndryshme. Disa prej tyre tė bindin menjėherė, ndėrkohė qė tė tjerė kanė nevojė pėr kohė mė tė gjatė, sipas mundėsisė pėr tė krijuar lidhje dhe pėr tė dialoguar. Kur Profeti a.s me muslimanėt u penguan nga kurejshėt pėr tė kryer Umren, kurejshėt dėrguan disa negociatorė qė t'a bindin Profetin a.s tė kthehet. Njė ndėr negociatorėt qė dėrguan ishte dhe Halis ibnu Alkame. Kur e pa Profeti a.s duke u afruar, u tha muslimanėve:"I nxirrni kafshėt qė kemi caktuar pėr kurban!" Kėtė e bėnte pasi Halis ibnu Alkame e kishte shumė tė shenjtė Qaben dhe kurbanėt qė flijoheshin nė Qabe. Me kėtė formė komunikimi, Profeti a.s i dėrgonte njė mesazh shumė tė rėndėsishėm, qė muslimanėt e shenjtėrojnė Qabenė dhe kurbanet. Kur Halis u kthye tek kurejshėt, u tha:"Tė mjerėt ju! Si kėrkoni tė vrisni njė burrė qė ka sjellė kurbanė pėr t'i therrur nė Qabe?!" Kur Roxher Garodi pranoi islamin tha:"Kam lexuar tė gjithė fetė, filozofitė dhe ideologjitė e tjera dhe kam parė qė kanė mall shumė tė dobėt, por kishin misionarė tė aftė. Lexova dhe islamin dhe pashė qė ėshtė feja mė madhėshtore, por muslimanėt nuk kanė ftues tė aftė. Unė personalisht mendoj se umeti musliman vazhdon tė ketė shumė tė mira dhe bereqet. Thotė Profeti a.s:"Shembulli i umetit tim, ėshė si shembulli i shiut, bereqeti i tė cilit nuk dihet nėse ėshtė nė fillim apo fund." Dijetarėt, ftuesit dhe mėsuesit muslimanė sot janė tė shumtė dhe secili jep kontribut nė pėrhapjen e islamit. Nė njė hadith tjetėr Profeti a.s thotė:"Vetė Zoti, melekėt e Tij, banorėt e qiellit dhe tė tokės, edhe milingona nė folenė e saj, balena nė mes tė detit, luten pėr dikė qė u mėson njerėzve tė mirėn." Njė privilegj tė tillė e gėzojnė ata qė ftojnė nė rrugėn e Zotit dhe qė u mėsojnė njerėzve tė mirėn dhe virtytin. Njė njeri i tillė mund tė jetė dikush qė ka mbrojtur doktoraturėn, por mund tė jetė dhe njė fermer i thjeshtė. Njė privilegj tė tillė mund t'a gėzojė edhe njė njeri qė i tregon dikujt tjetėr vetėm njė hadith tė Profetit a.s apo njė ajet tė Kuranit. Ne sot shpenzojmė miliona pėr tė ndėrtuar dhe dekoruar shtėpitė tona. Pėrse tė mos shpenzojmė edhe pėr t'a ēuar pėrpara ftesėn islame. Pėrse tė mos shpikim metoda dhe mekanizma tė reja nė pėrhapjen e fesė? Unė njoh disa tė rinj tė cilėt pėrdorėn njė metodė shumė efikase pėr t'u mėsuar njerėzve islamin. Ata u shpėrndanė nė grupe dhe shkonin nė kafene ku u flisnin njerėzve rreth fesė. Abdurrahman Sumejt ndėrmori njė fushatė sensibilizimi pėr mbledhjen e donacioneve pėr Afrikėn. Donacionet nuk do tė ishin tė holla, por syze tė vjetra qė nuk pėrdoreshin, tė cilat do u dėrgoheshin njerėzve me probleme shikimi nė Afrikė. Si rezultat i metodave dhe mėnyrave tė reja nė ftesėn islame, vetėm nė Amerike kanė pranuar islamin njėqind e tridhjetė e pesė mijė vetė dhe kjo gjatė vitit 2005. Kurse nė Kuvajt, kanė pranuar islamin katėrmijė e treqind jomuslimanė tė cilėt ushtronin aktivitetin tek ne. Disa prej tyre tregojnė se shkak i konvertimit ishte martesa me muslimanė. Disa tė tjerė kanė kėrkuar informacion pranė shoqatave dhe komiteteve qė merren me tė huajt nė Kuvajt. Njė grua thotė:"Unė e ndjeva qė islami ėshtė rruga dhe feja e vėrtetė, prandaj vendosa tė konvertohem nė muslimane. Momentet kur dėshmova se nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut, janė momente qė unė kurrė nuk mund t'i harroj. " Njė tjetėr thotė:"Islami ėshtė fe e dijes dhe shkencės. Ai i urdhėron njerėzit tė bėjnė punė tė mira dhe i ndalon nga veprat e liga. Pas njė bindjeje tė plotė qė islami ėshtė feja e vėrtetė, vajta nė xhami dhe shqiptova shehadetin. Kjo ndodhi nė vitin 1999." Unė habitem me disa ftues tė cilėt kėrkojnė t'a pėrhapin fenė vetėm sipas mėnyrės qė ata dinė dhe zakonisht kjo mėnyrė ėshtė e dhunshme. Njė ftues, i ngjan mė sė shumti njė doktori. Pėrveē mjeteve tė kirurgjisė, doktori pėrdor edhe analizat e gjakut, kokntrollon tensionin e gjakut, rrahjet e zemrės etj... Kushdo qė kėrkon tė jetė ftues nė islam, kėtė mund t'a bėjė nėpėrmjet profesionit dhe fushės sė specializimit. Thirrja islame nuk ėshtė kompetencė vetėm e hoxhallarėve. Fėmija mund tė jetė ftues, gruaja, burri, i riu, politikani, pastruesi i rrugėve etj... Gjatė thirrjes nė islam, ne duhet tė kemi parasysh nivelin shoqėror tė personave tė synuar. Ne duhet t'i respektojmė dhe nderojmė sipas statusit qė kanė. Njė herė, vajti njė lypės tek Aisheja, gruaja e Profetit a.s dhe i kėrkoi diēka pėr tė ngrėnė. Aisheja i ofroi diēka dhe i kėrkoi tė largohej. Por kur erdhi dikush tjetėr, qė gėzonte njė status tė caktuar, ajo e uli dhe i ofroi ushqim. Ata qė e panė, i thanė:"O nėna e besimtarėve! Si ėshtė e mundur qė personit tė parė i dhe bukė dhe i kėrkove tė largohet, kurse tė dytin e ule dhe e ushqeve?!" Ajo ua ktheu:"I respektoni njerėzit sipas statusit qė kanė." Njė miku im, kishte komshi njė grua nga Amerika. Sa herė qė takohej me tė, ai i dhuronte njė libėr rreth islamit me dėshirėn e mirė qė njė ditė tė pėrqafonte islamin. Pas njė viti e gjysėm, miku im dėgjon nga e shoqja qė komshia e tyre amerikane ka pranuar islamin, gjė e cila e gėzoi shumė. Menjėherė, ai shkoi dhe e uroi pėr zgjedhjen qė kishte bėrė. Gjatė bisedės, amerikanja e pyeti:"A e din kush ėshtė shkak qė unė pranova islamin?" Miku im mendoi se do i thotė qė ishte pikėrisht ai, me gjithė ato libra qė i kishte dhuruar. Por ajo i tha:"Ėshtė jot shoqe." Kjo e la pa fjalė mikun tim. Si ishte e mundur qė bashkėshortja e tij, e paarsimuar dhe qė nuk din asnjė fjalė anglisht t'a kishte bindur tė pranojė islamin?! Nė fakt, e shoqja i kishte dhuruar njė ditė njė gjellė tė gatuar prej saj, komshies nga Amerika. Gjella i kishte pėlqyer dhe i kishte kėrkuar t'ia mėsojė edhe asajt. Kėshtu, mes tyre kishte lindur njė miqėsi e cila ishte kurorėzuar me konvertimin e saj nė islam. Kur njė i ri i kėrkoi Profetit a.s t'a lejojė tė ketė marrėdhėnie seksuale jashtėmartesore, Profeti a.s e bindi tė distancohet nga kjo vepėr, me disa fjali tė shkurtra. Tregon njė i ditur:"Njė ditė pashė njė burrė i cili pėrpiqej t'a fusė kalin nė stallė duke e shtyrė nga pas. Duke qenė se kali nuk hynte, vajtėn edhe katėr burra tė tjere t'a ndihmojnė por tė gjithė dėshtuan. Atėherė unė u kėrkova tė largohen nga kali, iu afrua dhe me gisht i prekte buzėt sikur dėshiron t'i japė diēka. Kali filloi tė joshej dhe e ndoqi personin derisa hynė bashkė nė stallė pa asnjė problem" Qė t'a detyrosh kalin tė shkelė aty ku dėshiron, duhet tė dish gjuhėn e tij. I tillė duhet tė jetė dhe ftuesi, ai duhet t'a njohė mirė mentalitetin e njerėzve tė cilėt i fton dhe tė pėrdorė me ta metodat mė bindėse. Sot thirrja islame ka depėrtuar pothuaj nė ēdo cep tė globit dhe numri i muslimanėve ėshtė gjithmonė nė rritje. Me pėrhapjen e mjeteve tė telekomunikacionit, interneti, satelitėt, celularėt etj... pėrgjigjesia jonė pėr pėrhapjen e fėsė shtohet edhe mė shumė. Nė fund, paqja e Zotit qoftė mbi ju!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e mujoislam
    Anėtarėsuar
    22-01-2010
    Postime
    246
    Kėrkoj tė mė konsideroni pasues tė Muhammedit”
    "E pranoj se e kam rėndė … Prandaj, ju lutem, shikoni nė mua si pasues tė Muhamedit (muhamedan), dhe ēdo gjė do tė jetė nė rregull.” 09.11.2009
    Kliko kėtu pėr ta parė foton nė madhėsi origjinale Leon Nikollajeviē Tolstoj (1828-1910), autori dhe mendimtari gjenial rus, i dha kontribut tė madh letėrsisė dhe historisė ruse. Mirėpo, pikėpamjet e tij filozofike, shqyrtimet nė tė cilat ai ka prezantuar idetė mbi Zotin, shpirtin, dijen, dashurinė dhe shumė pikėpamje tė tjera tė tij, mbetėn tė pakuptueshme pėr kohėn kur jetoi. Pėr kėtė arsye, qe mallkuar dhe anatemuar prej kishės, kurse miqtė dhe tė afėrmit e braktisėn. Nė vitin 1910, nė vitin e 81 tė jetės, Leon Tolstoj e lėshoi shtėpinė dhe vdiq nė rrugė, nė stacionin Astapovo. Pėrse fundi i jetės sė kėtij autori tė madh qe kaq i dėshpėrueshėm dhe i dhembshem dhe ku qe nisur Tolstoji, kur e braktisi shtėpinė. Disa letra tė tij i ndriēojnė kėto gjera. Kėshtu ai shkruan pėr kishėn: “Bota bėri ēka dėshiroi, i lejoi kishės ta shpjegojė rėndėsinė dhe synimin e jetės. Bota vendosi jetėn krejtėsisht tė kundėrt me mėsimet e Krishtit, kurse kisha studioi veprat e shkruara me tė cilat e la popullin tė jetojė nė kundėrshti me ligjin e Krishtit, tė jetojė sipas vullnetit tė tij. Rezultati ishte se bota filloi tė jetojė jetėn mė tė keqe se nė jetėn pagane, kurse kisha jo vetėm qė kėtė e arsyetonte, por edhe e miratonte duke folur se kjo ėshtė nė pajtim me mėsimin e Krishtit …”. Clear Glade, Mars, 1909. Rusja e cila ishte e martuar pėr njė musliman, E. Velikova, i shkroi Tolstojit, qė bijtė e saj dėshirojnė ta pranojnė islamin, dhe pyeti pėr kėshillė dhe a ėshtė kjo e mundur. Autori iu pėrgjigj: “Sa i pėrket preferimit tė muhamedanizmit ndaj ortodoksisė … mundem vetėm tė pajtohem nė mendimin me shpirtrat tė cilėt janė nė kėtė kalim. … duke i kuptuar idealet kristiane dhe doktrinėn kristiane nė mėnyrė tė drejtė, pėr mua nuk ka dyshim qė muhamedanizmi, sipas formave tė jashtme, pakrahasueshėm ėshtė mbi ortodoksinė. Dhe, nėse personi gjendet tė zgjedhė ndėrmjet kėtyre dy obcioneve: ta mbajė ortodoksinė apo ta pranojė muhamedanizmin, pėr ēdo person tė arsyeshėm nuk ka dyshim se do ta pranojė muhamedanizmin me pranimin e doktrines: Njė Zot dhe i Dėrguari i Tij, nė vend tė adhurimit tė ndėrlikuar dhe tė paqartė - trinitetit, shpagimit, sakramenteve, shenjtorėve dhe ikonave tė tyre dhe ritualet komplekse.” Clear Glade, mars, 15, 1909. Ta shqyrtojmė edhe njė letėr tė autorit tė madh, e cila edhe mė tepėr e sqaron pikėpamjen, kurse ėshtė rezultat i hulumtimit tė dhembshėm. “Do ta kisha kėnaqėsinė sikur ju tė ishit tė fesė dhe bindjes sė njėjtė sikur unė. Keni zbuluar diēka nė zemrėn time. Ēfarėdo suksesi nė jetė, pasuria, respektet dhe falėnderimet nuk mė janė siguruar. Miqtė e mi, madje edhe familja kanė kthyer kokėn nga unė. Disa – liberalėt dhe estetėt mė konsiderojnė pėr budalla ose me mendje tė dobėt sikur Gogolin; revolucionarėt dhe radikalėt konsiderojnė se jam mistik, orator, llafazan; njerėzit qeveritarė mė konsiderojnė tė rrezikshėm, ortodoksėt (pravosllavėt) me konsiderojnė djall. E pranoj se e kam rėndė … Prandaj, ju lutem, shikoni nė mua si pasues tė Muhamedit (muhamedan), dhe ēdo gjė do tė jetė nė rregull

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e mujoislam
    Anėtarėsuar
    22-01-2010
    Postime
    246
    Ebu Bekri i dhembshur
    Ai ishte miku mė i ngushtė i Profetit a.s, i besuari i tij dhe njė nga tė pėrgėzuarit me xhenet. 04.11.2009 Temėn e sotme e kemi titulluar “Ebu Bekri i dhembshur”. Ai ishte miku mė i ngushtė i Profetit a.s, i besuari i tij dhe njė nga tė pėrgėzuarit me xhenet. Ditėlindja e Ebu Bekrit. Ebu Bekri lindi tre vite pas ndodhisė sė elefantit tė Ebrehas. Kėshtu, kuptojmė qė ai ėshtė tre vite mė i vogėl se Profeti a.s. Marrėdhėniet e tij me Profetin a.s, qė nė vegjėli ishin tepėr tė ngushta. Qė nė vegjėli, ata tė dy luanin dhe shoqėroheshin bashkė. Ai ishte miku mė i mirė dhe mė i ngushtė i Profetit a.s. Kur Profetit a.s iu shpall zbulesa hyjnore pėr herė tė parė, ishte gruaja e tij Hadixheja ajo qė pranoi islamin e para nga gratė. Kurse nga burrat, ishte Ebu Bekri i pari qė pranoi islamin. Rreth kėtij fakti, Profeti a.s thotė:”Ēdo njeriu qė i kam folur mbi islamin, ka pasur mėdyshje, pėrveē Ebu Bekrit.” Ai ishte i vetmi qė nuk u lėkund aspak, por me tė dėgjuar ftesėn e Profetit a.s pėr tė pranuar islamin, tha:”Dėshmoj se nuk ka zot tjetėr, pėrveē Allahut dhe se Muhamedi ėshtė robi dhe i dėrguari i Tij.” Thirrja islame filloi tė ndjekė rrugėn e saj, fillimisht fshehurazi dhe natėn. Profeti a.s e vizitonte Ebu Bekrin natėn nė shtėpi, duke e ruajtur tė fshehtė fillimisht besimin dhe thirrjen e tyre. Ebu Bekri dhe projekti i ftesės hapurazi Ishte Ebu Bekri, ai qė propozoi pėr herė tė parė projektin e publikimit tė thirrjes islame. Por Profeti a.s e kundėrshtoi dhe vazhdoi me ftesėn fshehurazi dhe natėn. Ebu Bekri, njihet ndryshe dhe si “Ligjėruesi i parė nė islam”. Kjo, pasi Ebu Bekri ishte i pari qė doli para kurejshėve nė Qabe dhe filloi t’i ftojė nė islam, namaz dhe lexim tė Kuranit. Kur mekasit e dėgjuan pėrmbajtjen e ftesės sė tij, filluan t’a godasin ku tė mundin. Ai qė e godiste mė shumė ishte Utbe. Ai e shtriu pėrtokė dhe tė tjerėt vėrshuan duke e goditur dhe rrahur me sa fuqi kishin. Kur e lanė, Ebu Bekri i kishte humbur ndjenjat dhe e mbajtėn nė krahė pėr t’a dėrguar nė shtėpi. Fisi i Ebu Bekrit u alarmua dhe u betuan se nėse vdes, do tė hakmerreshin dhe do e vrisnin Utben. Kur Ebu Bekri u pėrmend nė shtėpi, e pyeti nėnėn:”Ku ėshtė i dėrguari i Zotit? Ēfarė i ka ndodhur atij?” Nėna iu pėrgjigj:”Nuk kam asnjė informacion rreth tij.” Ebu Bekri i tha:”Shko tek Ummu Xhemil dhe interesohu tek ajo se ēfarė i ka ndodhur tė dėrguarit tė Zotit.” Nėna e Ebu Bekrit doli dhe vajti tek shtėpia e Ummu Xhemil. Me tė hyrė brenda, ajo i kėrkoi informacion mbi Profetin a.s. Por Ummu Xhemil iu pėrgjigj:”Nuk di gjė as pėr Muhamedin dhe as pėr Ebu Bekrin, por nėse mė lejon, vij me ty tė shoh Ebu Bekrin.” “Mirė” i tha nėna e Ebu Bekrit dhe u nisėn tė dyja pėr nė shtėpi. Kur arritėn nė shtėpinė e Ebu Bekrit dhe hynė brenda, ajo e gjeti Ebu Bekrin tė shtrirė dhe gjithė plagė. Kur e pa nė atė gjendje, lėshoi njė ofshamė tė madhe dhe e prekur i tha:”Ata qė kanė bėrė diēka tė tillė janė njerė tė degjeneruar.” Ebu Bekri i tha:”Po me tė dėrguarin e Zotit a.s, ēfarė ka ndodhur?” Ummu Xhemil i tha:”Ėshtė nėna jote kėtu!” Ebu Bekri i tha:”Mos u shqetėso, nuk tė vjen e keqja nga nėna ime.” Thirrja islame asokohe organizohej nė mėnyrė tė fshehtė dhe askush nuk duhej tė dinte gjė mbi numrin dhe muslimanėt e rinj. Ummu Xhemil, si muslimane e re, u frikėsua nga prezenca e nėnės sė Ebu Bekrit, por ai e qetėsoi, duke i thėnė se nėna e tij ishte e besueshme. Edhe pse me besim tė kundėrt, Ebu Bekri kishte ndėrtuar marrėdhėnie tė mira me nėnėn e tij dhe i besonte pėr gjithēka pa frikė. Atėherė Ummu Xhemil i tha:”Ai ėshtė mirė dhe ndodhet nė shtėpinė e Erkam ibnul Erkam.” Ebu Bekri u tha:”Pėr Zotin, nuk do tė ha dhe nuk do tė pij gjė, derisa tė mė ēoni t’a shoh me sytė e mi.” Tregon nėna e tij:”Ne pritėm derisa u rralluan kalimtarėt dhe filloi tė errėsohej dhe e ēuam tek Muhamedi a.s. Me t’a parė Profetin a.s ai tha:”Faleminderit o Zot.” Profeti a.s shkoi dhe e pėrqafoi fort. Ebu Bekri pėr t’a qetėsuar Profetin a.s i tha:”Mos u hidhėro o i dėrguar i Zotit! Unė ndihem mirė, pėrveē fytyrės e cila mė dhemb pak. Kjo ėshtė nėna ime e cila mė ka shėrbyer siē i shėrben njė nėnė djalit tė saj dhe e lus Zotin qė t’a shpėtojė atė nga zjarri.” Asokohe, nėna e Ebu Bekrit nuk ishte muslimane. Profeti a.s e luti Zotin qė t’ia hapė zemrėn dhe tė pranojė islamin dhe Zoti ia pranoi lutjen. Miqėsia tek sendet Tė kesh miq dhe shokė me tė cilėt ndihesh mirė, i don dhe tė duan, mendon pėr ta ditėn dhe natėn, nė tė mirė dhe tė keqe, ėshtė njė mirėsi nga ana e Zotit. Por miqėsia nuk ėshtė diēka e kufizuar vetėm tek njerėzit, por pėrfshin dhe sendet. Kėtė e shohim tė mishėruar mė mirė me rastin kur Profeti a.s e ndėrroi trungun e palmės mbi tė cilin predikonte ditėn e xhuma. Ndėrkohė qė po e transportonin dhe e largonin nga xhamia, trungu i palmės filloi tė qajė mė ngashėrim. Kur e dėgjuan kėtė, tė gjithė tė pranishmit shpėrthyen nė tė qara. Trungu i palmės nuk pushoi nga e qara, derisa Profeti a.s zbriti nga minberi i ri dhe e pėrqafoi. Nėse dhe trungu i palmės kishte ndjenja dhe prekej me prezencėn e Profetit a.s, ē’mund tė themi pėr Ebu Bekrin qė e shoqėronte nė ēdo vend dhe ēast?! Ai ishte miku dhe shoku mė i dashur i Profetit a.s. Vetė Profeti a.s kishte thėnė pėr Ebu Bekrin:”Ebu Bekri ėshtė njeriu mė i besueshėm nė pasuri dhe miqėsi.” “Nėse do tė zgjidhja ndonjė nga umeti im si “mik tė ngushtė” pėrveē Zotit, do tė zgjidhja Ebu Bekrin. Atė unė e kam vėlla nė islam dhe mik.” “Tė gjitha dyert qė tė ēojnė nė xhami tė mbyllen, pėrveē derės sė Ebu Bekrit.” “Ebu Bekri ėshtė njeriu mė i dhembshur dhe i mėshirshėm pėr umetin tim.” Ebu Bekri do tė jetė personi i parė qė do tė hyjė nė xhenet. Me kėtė ogur tė mirė, e pėrgėzoi vetė Profeti a.s, i cili i tha:”Ti o Ebu Bekr, do tė jesh personi i parė qė do tė hyjė nė xhenet nga umeti im.” Dhe njė nder dhe favor tė tillė Ebu Bekri e meriton. Ishte vetė ai qė thoshte:”Miqėsia dhe dashuria qė kam pėr Profetin a.s, ėshtė shumė herė mė e madhe se ajo qė kam me tė afėrmit dhe farefisin.” Miqėsia dhe dashuria qė ndjente pėr Profetin a.s ishte e pasėr dhe larg ēdo interesi. Jo siē janė miqėsitė e sotme, tė cilat ndėrtohen nė bazė tė interesit reciprok. Miqėsia, shoqėria dhe vėllazėria e vėrtetė ėshtė vetėm ajo qė ndėrtohet nė bazė tė besimit dhe islamit. Besnikėria e Ebu Bekrit ndaj Profetit a.s. Pėr kėtė, le tė sjellim ndėrmend ditėn qė Profeti a.s nė shoqėrinė e Ebu Bekrit u nisėn pėr nė Medine, sidomos ditėt qė kaluan nė shpellėn Theur. Ata tė dy ndodheshin brenda nė shpellėn e errėt tė vetmuar dhe tė braktisur. Mekasit i kėrkonin kudo, madje ndodheshin pėrreth shpellės. Duke ndjerė prezencėn e tyre, Ebu Bekri i tha Profetit a.s:”O i dėrguar i Zotit! Nėse ndonjėri prej tyre do tė shihte poshtė kėmbėve tė tij, do tė na dallonte.” Kurse Profeti a.s e qetėsonte me fjalėt:”O Ebu Bekr! Ēfarė mendon pėr dy persona qė tė tretė kanė vetė Zotin?” Biografėt e jetėshkrimit tė Profetit a.s, tregojnė se Ebu Bekri hyri i pari nė shpellė dhe filloi tė kontrollojė vendin dhe tė sigurohet se brenda saj nuk ka gjarpėrinj dhe insekte tė rrezikshme. Pasi tij hyri dhe Profeti a.s i cili u shtri pėr tė marrė njė sy gjumė, me kokėn tė mbėshtetur mbi prehėrin e Ebu Bekrit. Ndėrkohė qė Profeti a.s po flinte, Ebu Bekri dallon njė akrep qė po afrohej drejt tij. Duke mos dashur t’a zgjojė Profetin a.s, ai nuk lėvizi fare, por vendosi gishtin sipėr akrepit dhe e kapi me dorė. A ka njerėz qė e bėjnė diēka tė tillė pėr hir tė miqėsisė? Ky ishte miku dhe njeriu mė i dashur i tė dėrguarit tė Zotit. E habitshme ėshtė, se sa herė tė lexojmė nė faqet e biografisė sė Profetit a.s, emrin e Ebu Bekrit e hasim sa herė qė tė pėrmendet emri i Profetit a.s. Aty gjejmė shprehje tė tilla:”Doli Profeti a.s dhe Ebu Bekri, hyri Profeti a.s dhe Ebu Bekri, udhėtoi Profeti a.s dhe Ebu Bekri...” Ata tė dy ndodheshin gjithmonė bashkė, tė pandarė. Nga kriteret e miqėsisė, ėshtė dhe ruajtja e sekreteve tė mikut. Nė rastin e Ebu Bekrit, ai ishte kasaforta mė e sigurtė e sekreteve tė Profetit a.s. Kur Profeti a.s u sėmur para se tė vdesė, ai urdhėroi qė Ebu Bekri t’i printe njerėzit nė namaz. Aisheja, e kundėrshtoi duke e justifikuar qėndrimin e saj me atė qė Ebu Bekri prekej shpejt dhe qante shumė gjatė namazit. Megjithatė, Profeti a.s insistoi qė Ebu Bekri tė jetė imami i muslimanėve nė xhami. Morali i kėsaj ndodhie ėshtė se ēdo miqėsi e ka njė ēmim, i cili si nė rastin e mėsipėrm, duhet tė pėrdoret pėr mirė. Miqėsia ėshtė njė thesar qė duhet mbrojtur me ēdo kusht. Fazat e miqėsisė Faza e parė ėshtė ajo e njohjes. Faza e dytė ėshtė ajo e pėlqimit Faza e tretė ėshtė ajo e simpatisė dhe e pranimit. Nė fillimet e njė miqėsie, secili prej nesh i kalon kėto tre faza. Nė fazėn e parė, me t’u njohur me dikė, sjelljet dhe veprat e tij tė duken tė reja dhe tė huaja. Gjatė kėsaj faze, ti mund t’i ndėrpresėsh lidhjet me tė, mund tė bashkėveprosh dhe mund t’a pranosh. Faza e dytė vjen pas tė parės dhe ėshtė mė e rėndėsishme se ajo. Ėshtė ajo fazė kur ti fillon t’a pranosh si shok dhe mikun tėnd. Edhe nėse ai ka disa vese dhe sjellje negative, ti fillon tė mėsohesh me to dhe e pranon ashtu siē ėshtė. Kjo shkallė miqėsie qėndron njė shkallė mė lart se e para dhe zakonisht vjen pas njė kohe jo tė shkurtėr njohjeje. Faza e tretė vjen kur marrėdhėniet dhe lidhjet fillojnė tė konsolidohen dhe forcohen. Nė kėtė fazė, pranohet nga miku dhe shoku ēdo e mirė apo e keqe. Edhe nėse ai gabon, unė e justifikoj, madje ndjej simpati pėr mikun. Ėshtė shumė e kollajtė qė tė lidhesh dhe tė krijosh marrėdhėnie tė forta dhe miqėsore me dikė, qoftė dhe brenda disa minutash, sidomos nėse je tip i shoqėrueshėm dhe i hapur me njerėzit. Ajo qė ėshtė e vėshtirė, ėshtė t’i ruash kėto marrėdhėnie dhe lidhje. Unė i pėrshkruaj marrėdhėniet dhe lidhjet e sotme si marrėdhėnie gėrshėre. Qė do tė thotė: Nėse nuk mė pėlqen njė sjellje e mikut tim, i ndėrpres menjėherė lidhjet me tė. Kjo ndodh nė marrėdhėniet tona me vėllezėrit, tė afėrmit, eprorėt etj... derisa tė fillojmė tė ndihemi tė vetmuar dhe tė braktisur. Shokėt dhe miqtė klasifikohen nė disa grupe: Nė grupin e parė hyjnė ata qė janė shumė tė afėrt me njėri-tjetrin, saqė e kanė tė vėshtirė tė ndahen dhe nuk e imagjinojnė jetėn pa shokun. Tė tillė janė tė paktė. Nė grupin e parė hyjnė ata qė herė pas here komunikojnė dhe i ruajnė lidhjet. Nė grupin e tretė hyjnė miqtė dhe shokėt e interesit. Ata nuk i bashkon gjė tjetėr pėrveē interesit. Nėse unė kam njė hall, njė shok i tillė nuk mė qėndron pranė dhe nuk mė ofron ndihmėn e duhur. Duke njohur tre llojet e mėsipėrme tė miqve, ėshtė e nevojshme qė shokėt tė njihen dhe t’i dallosh se cilit grup i pėrkasin. Kėtu, e shoh me vlerė dhe dobi qė tė bėjmė njė pyetje: Nė cilin grup, bėnte pjesė miqėsia e Ebu Bekrit me Profetin a.s? Sigurisht dhe padyshim qė nė grupin e parė. Prandaj, natėn qė Profeti a.s trokiti nė derėn e Ebu Bekrit dhe e njoftoi qė Zoti e kishte urdhėruar tė emigronte, Ebu Bekri u gėzua shumė. Kjo, pasi Profeti a.s e kishte zgjedhur atė si bashkėshoqėrues nė kėtė udhėtim. Me t’a dėgjuar Profetin a.s, Ebu Bekri nuk e mbajti dot veten dhe i shpėrthyen lotėt nga gėzimi. Frutet e miqėsisė sė vėrtetė Le tė rrėfejmė njė ndodhi tė vėrtetė, pėr tė treguar frutet e njė miqėsie pa interesa nė mes. Fėmijėt e arabėve, pėr tė mėsuar njė gjuhė tė huaj u duhet qė ose t’a studiojnė atė nė ndonjė institut gjuhe nė vendet e tyre, ose tė udhėtojnė jashtė dhe tė merren nėn kujdes nga familjet e atij shteti. Njė i ri nga vendet arabe, u morr nga njė familje e huaj, pėr t’u pėrkujdesur pėr tė, gjatė kohės qė do tė qėndronte pėr tė mėsuar gjuhėn e tyre. Mes tij dhe babait tė familjes, filloi tė lindė njė miqėsi e pastėr. Ai e merrte tė riun dhe sė bashku dilnin pėr shėtitje, gjatė tė cilave bisedonin mbi tema tė shumta. Babai e shihte shpesh herė tė riun duke u falur, agjėruar dhe lexuar Kuran. I habitur, ai e pyeti mbi librin qė lexonte shpesh dhe i riu iu pėrgjigj se ai ėshtė Kurani famėlartė. Ai e pyeti pėrse e lexonte, pėrse falej, pėrse agjėronte, pėrse pėrkulej teksa falej etj... dhe i riu i pėrgjigjej pa pėrtesė. Marrėdhėniet e tyre vazhduan tė forcohen, derisa njė ditė babai pranoi islamin. Ai u pasua nga nėna dhe mė vonė dhe nga e gjithė familja. Njė ditė, familja e re muslimane, vendosi tė organizojė njė drekė, me rastin e konvertimit tė tyre nė islam. Pasi u mblodhėn dhe u ulėn tė gjithė, u ngrit babai dhe duke iu drejtuar djalit tė ri arab, i tha: “Unė tė dua dhe tė vlerėsoj shumė, pasi je ti ai qė na ēoi drejt besimit nė Zot, na mėsoi namazin, leximin e Kuranit etj... Unė dua tė tė pėrqafoj dhe tė tė puth, pėr kėtė shėrbim tė paēmuar.” Pasi e puthi dhe e pėrqafoi i tha:”Por duhet t’a dish se aq sa tė dua aq dhe tė urrej.” Tė gjithė mbetėn tė shtangur nga kėto fjalė. Ēfarė ishin ato fjalė kontradiktore? Si ishte e mundur qė tani e urrente, ndėrkohė qė pak mė parė i tha se e don, madje e pėrqafoi dhe e puthi?! Djali e pyeti:”Po pėrse?” Babai iu pėrgjigj:”Kjo, sepse ti erdhe njė javė pasi mė vdiq babai. Nėse do tė kishe ardhur mė parė, shpresat qė edhe ai tė pranonte islamin dhe tė vdiste si musliman ishin mė tė mėdha.” Nga kjo ndodhi, duket qartė ndikimi qė ka miqėsia dhe mirėsjellja tek tė tjerėt, gjė e cila duhet shfrytėzuar pėr t’i ftuar tė tjerėt nė islam. Tė mirėsjellshėm dhe plot moral ishin dhe shokėt e Profetit a.s. Ata ishin paqedashės, tė moralshėm, ndihmonin tė varfėrit dhe i gjendeshin hallexhinjve. Nėse nuk do tė ishin tė tillė, islami nuk do tė pėrhapej dot nė vende si Malajzia, Indonezia, Filipinet etj... Kryeqyteti i Filipineve ėshtė Manila dhe origjina e kėsaj fjale ėshtė “fi emanil-lah”, qė do tė thotė “Nė besėn e Zotit”. Por me kalimin e kohės, ajo ka evoluar dhe sot njihet si Manila. Po ashtu ėshtė dhe kryeqyteti i Indisė Nju Delhi. Mė parė ai njihej vetėm si “Delhi”, fjalė e huazuar nga dijatari i njohur musliman Dehlevij, nga India. Me pushtimin e Indisė nga anglezėt, e quajtėn “Nju Delhi”. Loja e termave dhe emėrtimeve, ėshtė pjellė e perėndimit, i cili me kėtė synon transformimin e identitetit dhe kulturės.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e mujoislam
    Anėtarėsuar
    22-01-2010
    Postime
    246
    Uthman ibnu Affani [radijall-llahu anhu]
    Uthmani nuk ishte as i gjatė dhe as i shkurtėr. Nėse e shihje mes njerėzve tė gjatė, nuk dukej i shkurtėr dhe nėse e shihje mes njerėzve tė shkurtėr, nuk dukej i gjatė. Ai kishte flokė dhe mjekėr tė dendur. 04.11.2009
    Kliko kėtu pėr ta parė foton nė madhėsi origjinale Amėr Halid Emri i tij ishte Uthman ibnu Affani, ibnu Ebi As, ibnu Umejje, ibnu Abdushems, ibnu Abdul Menaf, ibnu Kusej. Me profetin Muhammed [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], ai takohet nė gjyshin e gjashtė. Babai i tij quhej Affan ibnul Asi dhe kishte vdekuar para se Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] t’i shpallej Kur’ani. Nėna e tij quhej Erva bintu Kurejz ibnu Rebia. Ajo jetoi gjatė, pranoi Islamin, emigroi nė Medine me muslimanėt dhe vdiq vetėm pas vdekjes sė Umerit [radijall-llahu anhu], gjatė udhėheqjes sė djalit tė saj, Uthmanit. Gjyshja nga nėna e Uthmanit, ishte Ummu Hakim el Bejda, e cila ishte vajza e Abdul Mutalibit dhe njėkohėsisht ishte halla e profetit Muhammed [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Uthmani nuk ishte as i gjatė dhe as i shkurtėr. Nėse e shihje mes njerėzve tė gjatė, nuk dukej i shkurtėr dhe nėse e shihje mes njerėzve tė shkurtėr, nuk dukej i gjatė. Ai kishte flokė dhe mjekėr tė dendur. Gojėn dhe fytyrėn e kishte shumė tė bukur. Ngaqė rridhte nga njė familje e pasur, ai kishte njė lėkurė tė butė me ngjyrė ezmere. Kėrcinjtė e kėmbėve i kishte tė mbushur me mish. Krahėt i kishte tė gjatė dhe tė mbushur me qime. Babai i tij ishte nga mė tė pasurit dhe gjithė kėtė pasuri, e trashėgoi Uthmani. Nė njė kohė, pasuritė e tij llogariteshin nė tridhjetė milionė derhemė. Ajo qė vlen tė komentohet kėtu ėshtė se shumė njerėz mendojnė se tė jesh fetar, ėshtė e kundėrt me tė qenurit i pasur dhe i kamur. Ne mė parė folėm mbi Ebu Bekrin dhe thamė se ai ishte nga shtresa e pasur. Po kėshtu edhe Uthman ibnu Affani. Abdurrahman ibnu Aufi kur vdiq la njė trashėgimi prej tetė milionė derhemėsh. Duke qenė se ishte i pasur, Uthman ibnu Affani i shėrbeu Islamit si askush tjetėr. Pasurinė e trashėguar nga babai, Uthmani e shfrytėzoi pėr tregėti. Njė karakteristikė e tij ishte se nuk ka gėnjyer dhe nuk ka mashtruar kurrė nė tregėti, as pasi u bė musliman, por as edhe mė parė. Para Islamit, Uthmani ishte njeriu mė i dashur mes Kurejshėve. Saqė kur nėnat uronin fėmijėt e tyre, u thoshin duke u lutur: ”Tė dashtė Zoti, ashtu siē duan Kurejshėt Uthmanin!” Tė rinjtė muslimanė duhet tė karakterizohen nga morale dhe edukatė e lartė, me qėllim qė tė jenė shembull dhe model i mirė pėr tė tjerėt. Ideja se njė i ri apo njė e re muslimane, duhet tė jenė seriozė, tė mos pėrzihen me njerėzit etj.… duhet harruar. Edhe pse akoma nuk e kishte pranuar Islamin, Uthmani kishte moralet e njė muslimani. Tė gjithė bashkėkohėsit e Uthmanit thonė se ai dallohej pėr dy cilėsi themelore: E para ka tė bėjė me moralin e tij, ndėrsa e dyta me fizikun. Pėrsa i pėrket moralit, cilėsia me tė cilėn dallohej, ėshtė turpi. Ai ishte shumė i turpshėm. Kurse cilėsia fizike, ėshtė se ishte shumė i hijshėm. Kėtė hijeshi, ai e ruante edhe pasi kishte kaluar tė shtatėdhjetat. Njė nga fėmijėt e muslimanėve tregon: ”Hyra nė Xhaminė e Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe gjeta njė tė moshuar qė kishte vendosur kėpucėt poshtė kokės dhe po flinte. Unė fillova ta shikoj me habi, ngaqė mė dukej shumė i hijshėm dhe thoja: ”Si ka mundėsi qė tė ketė tė moshuar kaq tė hijshėm?!” Nė atė ēast, i moshuar u zgjua dhe mė tha: ”Kush je ti?” Unė i thash se jam filani. Ai mė tha: ”Mė prit pak!” Fėmija rridhte nga njė familje e varfėr, kurse Uthmani, veē qė ishte Halifeja i muslimanėve, ishte edhe nga mė tė pasurit e Medines. Tregon fėmija: ”Mė pas ai hyri nė shtėpinė e tij dhe kur doli, nė dorė kishte njė xhybe pėr fėmijė. Ai ma veshi dhe mė futi nė xhep njė mijė derhemė. Me vrap shkova nė shtėpi dhe i tregova babait. Babai mė tha: ”Ma pėrshkruaj si ishte!” - “Ishte shumė i hijshėm.” - i thashė unė. - “Ai ėshtė Halifeja i muslimanėve, Uthman ibnu Affani.”- mė tha. Gratė e Uthmanit [radijall-llahu anhu] Ai u martua disa herė dhe shumė prej grave i vdiqėn. Gruaja e parė e Uthmanit ishte Rukaja, vajza e profetit Muhammed [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Me t’i vdekur Rukaja, Uthmani u martua me vajzėn tjetėr tė Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], Ummu Kulthumin. Rukaja dhe Ummu Kulthumi ishin tė fejuara mė parė me dy djemtė e Ebu Lehebit. Kjo, para se Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] t’i shpallej Kur’ani. Kur Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] filloi t’i shpallej Kur’ani, Ebu Lehebi u bė njė nga kundėrshtarėt e tij. Duke dashur ta lėndojnė sa mė shumė, Ebu Lehebi urdhėroi dy djemtė e tij qė t’i divorconin vajzat e Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Para se muslimanėt tė emigronin pėr nė Medine, Uthmani martohet me Rukajen dhe nga kjo martesė u lindi Abdull-llahu. Ai lindi dy vite para emigrimit pėr nė Medine. Rukaje vdiq ditėn qė muslimanėt fituan nė Bedr. Dy vite mė vonė i vdiq edhe djali Abdull-llahu, pėr shkak tė ēukitjes sė njė gjeli. Nga kjo ēukitje, shėndeti filloi t’i pėrkeqėsohej, derisa vdiq. Menjėherė pas vdekjes sė Rukajes, Uthmani u martua me vajzėn tjetėr tė Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], Ummu Kulthumin. Ajo vdiq nė vitin e nėntė tė hixhretit, njė vit para vdekjes sė Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Pas vdekjes sė Ummu Kulthumit, Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha Uthmanit: ”Pėr Zotin, nėse do tė kisha njė vajzė tjetėr, do ta martoja me ty, o Uthman.” Nė tė gjithė historinė, nuk do tė gjendet njeri qė ėshtė martuar me dy vajzat e njė profeti, pėrveē Uthmanit [radijall-llahu anhu]. Bashkėkohasit e tij tregojnė: ”Arabėt nuk kanė dėgjuar martesė mė tė lumtur sesa martesat e Uthmanit me dy vajzat e Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].” Uthmani nuk pati asnjė fėmijė me Ummu Kulthumin. Me vdekjen e Ummu Kulthumit, ai u martua me Sakita bintu Ridvan, Fatime bintu Velid, Ummul Benin bintu Ujejne ibnu Hisn dhe nė fund u martua me Naile bintu Ferafisa. Naileja ishte e krishtere dhe pranoi Islamin pak para se tė martohej me Uthmanin. Ajo ka fragmente madhėshtore gjatė jetės dhe ditėn qė vdiq Uthmani. Fėmijėt e Uthman ibnu Affanit [radijall-llahu anhu] Ai pati nėntė djem, prej tyre ishin edhe Abdull-llahu i Madh dhe Abdull-llahu i Vogėl. Ashtu si Umeri, edhe Uthmani quajti dy fėmijė me emrin Abdull-llah. Emrat e fėmijėve tė tjerė janė: Amr, Halid, Umer, Velid, Seid dhe Abdul Melik. Kėta ishin emrat e djemve, ndėrsa emrat e vajzave janė: Merjem, Ummu Seid, Aishe, Ummu Amr dhe Ummu Benin. Njė pėrshkrim i shkurtėr i Uthmanit [radijall-llahu anhu] Ai lindi gjashtė vite pas ndodhisė sė elefantit. Kėshtu, ishte gjashtė vite mė i vogėl se Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Kur Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] iu shpall Kur’ani pėr herė tė parė, Uthmani ishte tridhjetė e katėr vjeē. Kur vdiq Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], Uthmani ishte 57 vjeē dhe udhėheqjen e muslimanėve e mori nė moshėn shtatėdhjetė vjeēare. Ai qėndroi nė postin e Halifes sė muslimanėve pėr dymbėdhjetė vite, pa dymbėdhjetė ditė. Kur vdiq ishte tetėdhjetė e dy vjeē. Ai u vra me 18 Dhil Hixhe tė vitit 35 hixhri. Islami i Uthman ibnu Affanit [radijall-llahu anhu] Siē thamė edhe mė sipėr, ai merrej me tregėti dhe po tė flasim me standardet e sotme, ai do tė konsiderohej si njė nga biznesmenėt mė tė suksesshėm tė kohėve tona. Gjatė njė udhėtimi tregėtie, Uthmani shikon njė ėndėrr tė ēuditshme. Ai dėgjon njė zė qė i thoshte: ”O ju qė flini, zgjohuni! Zgjohuni se Muhammedi ėshtė shfaqur nė Meke.” Tregon vetė Uthmani: ”Nė atė ēast u zgjova duke pėrsėritur fjalėt: ”O ju qė flini, zgjohuni! Zgjohuni se Muhammedi ėshtė shfaqur nė Meke.” Unė jam nga Meka. Ēfarė ėshtė kjo ėndėrr? Ēfarė do tė thotė qė ėshtė shfaqur nė Meke?” Pastaj vazhdon dhe tregon: ”Unė kisha njė teze, tė cilėn vajta ta pyes.” Tezja e Uthmanit, nė kėtė kohė e kishte pranuar Islamin, por e mbante tė fshehur. Pasi Uthmani ia tregoi ėndrrėn, tezja e tij i tha: ”A e ke parė me tė vėrtetė kėtė ėndėrr?” - “Po, - iu pėrgjigj Uthmani, - ngaqė tė dua dhe e di zgjuarsinė tėnde, erdha tė tė pyes.” Atėherė tezja e tij i tha: ”Muhammedi djali i Abdull-llahut, ėshtė dėrguar nga ana e Zotit, me mėsime prej Zotit, pėr t’i orientuar njerėzit drejt Zotit.” Shohim se gruaja ka ndikim dhe rol tė madh, nė bindjen e shumė burrave pėr tė pranuar Islamin. Veē Uthmanit, ne pamė se pas Islamit tė Umer ibnul Hattabit [radijall-llahu anhu] qėndronte njė grua, motra e tij. Njė grua tjetėr qė ndikoi nė Islamin e burrit tė saj ishte edhe Ummu Sulejme. Atė e kėrkoi pėr grua njė nga banorėt e Medines, Ebu Talha. Duke qenė se Ebu Talha ishte idhujtar, Ummu Sulejme e pyeti njė ditė: ”O Ebu Talha, a e di se kėtė idhullin, qė adhuron ti, e ka prodhuar filan marangoz? Nėse e di, si ka mundėsi tė adhurosh diēka qė e ka prodhuar njė marangoz? O Ebu Talha, unė nuk mund tė martohem me ty, duke qenė idhujtar. Por nėse dėshiron, mund tė martohemi vetėm po pranove Islamin. Paja ime do tė jetė Islami yt.” Tregojnė bashkėkohėsit e tyre: ”Ne nuk dimė qė dikush tjetėr ka marrė pajė mė tė madhe se ajo qė mori Ummu Sulejme.” Ne e pėrmendim ndikimin dhe rolin e grave nė pėrhapjen e Islamit, me qėllim qė tė ndėrgjegjėsohemi mbi aftėsitė e tyre. Ato jo vetėm qė kishin rol, por shpeshherė ua kalonin edhe burrave tė tyre. Me tė dėgjuar fjalėt e tezes sė tij, Uthmani u nis dhe vajti tek miku i tij mė i ngushtė, Ebu Bekri. Me t’i treguar Ebu Bekrit pėr ato qė i kishin ndodhur, Ebu Bekri i tha: ”Tezja tė ka thėnė tė vėrtetėn! O Uthman! Pėr Zotin, shoh se je njeri i turpshėm dhe ky moral, nuk tė ēon veēse drejt Islamit. Unė tė kėshilloj tė shkosh dhe ta dėgjosh vetė tė Dėrguarin e Zotit dhe jam i sigurtė se do tė ndjekėsh tė vėrtetėn.” Ēėshtja e turpit ėshtė e tillė qė nėse gjendet tek njė burrė, grua, tė ri apo tė re, patjetėr qė do e udhėzojė drejt Islamit. Thotė Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: ”Turpi dhe besimi shkojnė gjithmonė bashkė, nėse hiqet njėri, do tė hiqet edhe tjetri.” Nėse dikujt i heq besimin, i ke hequr edhe turpin dhe anasjelltas. Njė njeri i turpshėm, nuk pėlqen dhe i vjen zor ta shohė veten aty ku cėnohet dinjiteti dhe morali i tij. Nė fakt, thelbi i besimit ėshtė ta ruajė njeriun nga gjithēka qė e nxjerr jashtė njerėzores dhe qė i cėnon dinjitetin e tij. Nė njė hadith tjetėr, Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: “Besimi ėshtė gjashtėdhjetė e ca pjesė, edhe turpi ėshtė njė nga kėto pjesė.” Po tė shohim nė mbi 60 pjesėt e besimit, Profeti ka pėrmendur vetėm turpin. Pjesėt e tjera nuk i ka pėrmendur. Kjo, pasi ndjenja e turpit ėshtė ajo qė tė drejton drejt pjesėve tė tjera tė besimit. Me t’u takuar me Profetin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], ai i tha: ”O Uthman, pėrgjigjju ftesės sė Zotit, pėr tė fituar xhennetin e Tij! Unė shoh se qenke njeri i mėnēur dhe unė jam i Dėrguari i Zotit pėr ty dhe pėr tė gjithė njerėzit e tjerė.” E veēantė ėshtė se Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] sillej me ēdo njeri, nė atė formė qė i pėrshtatej karakterit tė tij. Pėr shembull, kur i foli Umer ibnul Hattabit pėr Islamin, ai e kapi pėr rrobash, e shkundi dhe i tha: ”A nuk ka ardhur koha qė tė bėhesh musliman, o biri i Hattabit?” Kjo, pasi me Umerin nuk pinte ujė mėnyrė tjetėr. Kurse Uthmani ishte njeri i butė dhe i dashur. Pėr kėtė, Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] zgjodhi fjalė tė buta. Tregon Uthmani: ”Pėr Zotin, nuk e mbajta dot veten dhe nuk prita tė mendohem. Nė prani tė Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thashė: ”Dėshmoj se nuk ka zot tjetėr pėrveē All-llahut, dhe se Muhamemdi ėshtė robi dhe i dėrguari i Tij.” Me kėtė, Uthmani ishte personi i katėrt qė pranonte Islamin nė Meke. Vetė Uthmani tregon pėr kėtė dhe thotė: ”Ka qenė njė kohė kur unė isha 1/4 e muslimanėve. I Dėrguari i Zotit mė martoi me vajzėn e tij, Rukajen. Kur ajo ndėrroi jetė, ai mė martoi me vajzėn tjetėr, Ummu Kulthumin. Kur edhe ajo vdiq, Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] mė tha: ‘’Pėr Zotin, nėse do tė kisha njė vajzė tjetėr, do ta martoja me ty, o Uthman.” Nga kjo, njerėzit mė thėrrisnin “Dhu nurejni’’ (Me dy drita). Pėr Zotin, kurrė nuk kam rėnė nė imoralitet, nuk kam pirė alkool dhe nuk i kam adhuruar idhujt, as para dhe as pas Islamit. Kurrė nuk i kam prekur organet gjenitale, qė kur i kam dhėnė besėn tė Dėrguarit tė Zotit. Kurrė nuk kam dalė tė fal namazin e xhumasė, veēse i kam dhėnė lirinė njė skllavi para se tė dal nga shtėpia, veēse nėse nuk gjeja robėr qė t’u dhuroj lirinė. Megjithatė, kėtė e kompensoja tė xhumanė tjetėr dhe u falja lirinė dy skllevėrve njėherėsh. Kėshtu kam jetuar.” Kur dėgjuan Kurejshėt se Uthmani kishte pranuar Islamin, u ēmendėn nga inati. Ai kishte shumė ndikim tek Kurejshėt dhe tė gjithė e donin fort, saqė edhe gratė kur uronin fėmijėt u thoshin: ”Tė dashtė Zoti, ashtu siē duan Kurejshėt Uthmanin!” Edhe pse Uthmani gėzonte respekt mes banorėve tė Mekės, Kurejshėt nuk mund ta linin tė qetė tani qė kishte pranuar Islamin. Duke mos guxuar ta lėndojnė direkt, pėr t’ia arritur qėllimit, ata pėrdorėn xhaxhanė e tij. Xhaxhai i Uthmanit ishte Hasan ibn Asi. Me t’i thėnė qė Uthmani ka pranuar Islamin, xhaxhai i tij vajti nė shtėpi, e lidhi me zinxhirė dhe i tha: ”Pėr Zotin, do tė lė kėshtu dhe nuk do tė zgjidh, derisa tė kthehesh nė fenė e parė. Si ke braktisur fenė e tė parėve tanė pėr njė fe tė re?!” Uthmani ia ktheu: ”Pėr Zotin, nuk e braktis kėtė fe, edhe sikur tė mė lėsh gjithė jetėn tė lidhur me zinxhirė.” Duke parė vendosmėrinė e tij, xhaxhai e zgjidhi dhe e la tė lirė. Njeriu nė ēdo kohė pėrballet me probleme dhe sprova tė ndryshme. Nėse je fetar, do tė sprovohesh nė vendin e punės, nė familje, nė shoqėri etj... Kjo nuk do tė thotė qė njerėzit me tė cilėt ke probleme, e urrejnė fenė dhe janė kundėr saj. Nėse je vajzė dhe ke vendosur tė veshėsh hixhabin, mund tė pėrballesh me kundėrshtimet e prindėrve. Atyre mund t’ju duket se je akoma e vogėl dhe duan qė tė pėrfundosh shkollėn, tė gjesh njė punė dhe tė martohesh, pastaj mund ta veshėsh shaminė. Kudo qė tė ndodhesh dhe me kėdo qė tė kesh probleme pėr fenė dhe mendimet e tua, nėse vazhdon tė jesh kėmbėngulės nė atė qė beson, tė jesh i sigurtė se do e arrish atė qė kėrkon. Duke tė nxitur tė tregohesh kėmbėngulės dhe i vendosur nė ēėshtjen tėnde, mos e kupto sikur tė shtyjmė tė grindesh me njerėzit. Ti tregohu i vendosur, por, nė tė njėjtėn kohė, sillu me njerėzit me tė butė dhe me edukatė. “Elif, Lam, Mim. A menduan njerėzit tė thonė: “Ne kemi besuar’’, e tė mos vihen nė sprovė? Ne i sprovuam ata qė ishin para tyre, ashtu qė All-llahu gjithqysh do t’i dallojė ata qė e thanė tė vėrtetėn e do t’i dallojė edhe gėnjeshtarėt...” (El-Ankebut: 1-3) Secili prej nesh do tė hasė nė sprova dhe vėshtirėsi gjatė jetės, por ajo qė ėshtė e rėndėsishme ėshtė qė tė jemi tė vendosur nė ēėshtjen tonė. Kurejshėt duke parė qė plani me xhaxhanė e tij nuk pati sukses, menduan t’i bėjnė presion nė tregtinė e tij. Ata as nuk blinin nga Uthmani dhe as nuk i shisnin mallra atij. Sot ka shumė njerėz qė vazhdojnė tė lidhur dhe tė pėrkushtuar nė fe. Nė ēastin qė pėrkushtimi nė fe, u rrezikon tregtinė dhe pasurinė, ata lėkunden dhe hezitojnė. Kurse Uthmani e shtoi vendosmėrinė dhe pėrkushtimin nė fe, pas kėtyre presioneve. Duke parė qė torturat ndaj muslimanėve shtoheshin ēdo ditė, Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i urdhėroi tė emigronin pėr nė Abisini. Bashkė me muslimanėt qė emigruan, ishte edhe Uthmani dhe vajza e Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], Rukaja. Nė kėtė emigrim, Uthmani pėrveē gruas sė tij, mori edhe pasuritė me vete. Pas njė kohe, lajmet mbi muslimanėt qė emigruan nė Abisini u ndėrprenė. Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ishte i shqetėuar pėr muslimanėt dhe pėr vajzėn e tij. Pėr kėtė, ai dilte nė rrugėn qė lėviznin karvanet pėr nė Abisini, pėr tė pritur ndonjė lajm. Pas njė kohe, vjen njė grua, takohet me Profetin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe i thotė: ”O i Dėrguari i Zotit! Kam ardhur tė tė qetėsoj. E kam parė Uthmanin me vajzėn tuaj duke udhėtuar. Ajo kishte hipur nė njė gomar, ndėrsa Uthmani e tėrhiqte pėr litari.” Dhe vazhdoi t’i tregojė gjithēka qė kishte parė. Pasi u qetėsua, Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: ”Zoti qoftė me ta.” Mė pas ai tha: ”Uthman ibnu Affani ėshtė muhaxhiri (emigranti) i parė qė emigron me familjen e tij nė rrugė tė Zotit, pas profetit Lut [alejhis-selam].” Mė vonė Uthmani dhe Rukaja kthehen pėrsėri nė Meke, ku dy vite para emigrimit pėr nė Medine, u lind djali i tyre, Abdull-llahu. Kur Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i urdhėroi muslimanėt tė emigronin pėr nė Medine, Uthmani bashkė me familjen emigruan pėrsėri pėr nė Medine. Thėnie tė Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] pėr Uthmanin [radijall-llahu anhu] Tregon Ebu Musa el Esharij, njė nga shokėt e Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: ”E kėrkova Profetin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], por nuk e gjeta. Pasi pyeta ku mund ta gjeja, mė thanė se e kishin parė tė largohej nė filan drejtim. Atėherė u nisa nė atė drejtim, derisa arrita tek njė pus qė quhet “Pusi Eris”. Aty pashė se Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kishte marrė abdes me ujin e pusit, ishte ulur nė buzėt e tij, kishte ngritur pak rrobat dhe kishte shtrirė kėmbėt poshtė. Unė thashė me vete: ”Meqė Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] qenka vetėm, nuk po e shqetėsoj dhe do t’i bėj roje qė tė mos e shqetėsojė tjetėr kush.” Teksa qėndroja larg, vjen Ebu Bekri, tė cilit i thashė: ”O Ebu Bekr, prit sa t’i kėrkoj leje Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]!” Kėshtu, unė vajta tek Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e pėrshėndeta dhe i thashė: ”O i Dėrguari i Zotit! Ebu Bekri kėrkon tė tė takojė.” Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] buzėqeshi dhe mė tha: ”Lejoje tė vijė dhe pėrgėzoje me xhennet!” Unė shkova tek Ebu Bekri dhe i thashė: ”I Dėrguari i Zotit tė pret dhe tė pėrgėzon me xhennet.” Ebu Bekri vajti, u ul nė tė djathtėn e Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], shtriu kėmbėt poshtė pusit dhe ngriti pak rrobat. Pas pak vjen Umer ibnul Hattabi, tė cilit i thashė: ”O Umer, prit sa t’i kėrkoj leje Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]!” Kėshtu, unė vajta tek Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e pėrshėndeta dhe i thashė: ”O i Dėrguari i Zotit! Umeri kėrkon tė tė takojė.” Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] buzėqeshi dhe mė tha: ”Lejoje tė vijė dhe pėrgėzoje me xhennet!” Unė shkova tek Umeri dhe i thashė: ”I Dėrguari i Zotit tė pret dhe tė pėrgėzon me xhennet.” Dhe Umeri vajti tek Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], u ul nė tė majtėn e tij, ngriti pak rrobat dhe shtriu kėmbėt. Mė vonė erdhi Uthman ibnu Affani, tė cilit i thashė: ”O Uthman, prit sa t’i kėrkoj leje Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]!” Kėshtu, unė vajta tek Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e pėrshėndeta dhe i thashė: ”O i Dėrguari i Zotit! Uthman ibnu Affani kėrkon tė tė takojė.” Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] buzėqeshi dhe mė tha: ”Lejoje tė vijė dhe pėrgėzoje me xhennet, por do tė sprovohet!” Unė shkova tek Uthmani dhe i thashė: ”I Dėrguari i Zotit tė pret dhe tė pėrgėzon me xhennet, por do tė sprovohesh.” Uthmani mė pa nė fytyrė dhe mė tha: ”Do tė duroj, nė dashtė Zoti.” Pastaj hyri tek Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], por nuk gjeti vend pranė Profetit. Kėshtu, u ul nė krahun tjetėr tė pusit dhe shtriu kėmbėt.” Ne do tė pėrpiqemi tė rrėfejmė sa mė shumė fragmente dhe thėnie tė Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] mbi Uthmanin [radijall-llahu anhu]. Kėtė e bėjmė me qėllim qė kur tė flasim mbi problemet qė do shoqėrojnė qeverisjen e tij, tė mos e nėnvleftėsojmė dhe t’ia lėmė atij fajet. Njė ditė, teksa Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] qėndronte nė xhami u tha tė pranishmėve: ”Ebu Bekri do tė jetė nė xhennet. Umeri do tė jetė nė xhennet. Uthmani do tė jetė nė xhennet. Ali ibnu Ebi Talibi do tė jetė nė xhennet. Talha ibnu Ubejdull-llahu do tė jetė nė xhennet. Zubejr ibnu Avami do tė jetė nė xhennet. Abdurrahman ibn Aufi do tė jetė nė xhennet. Seid ibnu Zejdi do tė jetė nė xhennet. Sad ibnu Ebi Vekasi do tė jetė nė xhennet. Ebu Ubejde ibnu ibn Xherrahu do tė jetė nė xhennet.” Tregon gruaja e Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], Aisheja: ”Njė ditė, teksa Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ishte ulur, kishte vendosur kėmbėn e tij mbi kėmbėt e Uthmanit. Nė atė ēast, Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] fillon t’i shpallet Kur’an, ndėrsa Uthmani shkruante gjithēka qė i thoshte Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Unė fshija djersėt e Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha Uthmanit: ”Shkruaj, o Uthejm (pėrkėdheli).” Thotė Aisheja: ”Pėr Zotin! Njė pozitė tė tillė, nuk mund ta ketė tjetėr kush, veēse njė qė ėshtė i dashur dhe i shtrenjtė tek Zoti.” Njė ditė tjetėr, Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ishte shtrirė nė shtėpi dhe kishte ngritur rrobat dhe i ishin zbuluar gjunjėt. Nė atė ēast, vjen Ebu Bekri dhe kėrkon leje pėr tė hyrė. Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e lejon tė hyjė, por nuk lėvizi fare nga prania e Ebu Bekrit. Pas pak vjen Umeri dhe kėrkon leje pėr tė hyrė. Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e lejon tė hyjė, bisedon me tė, por nuk lėviz fare nga pozicioni qė kishte marrė. Pas pak vjen Uthman ibnu Affani dhe kėrkoi leje pėr tė hyrė. Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] u drejtua, mbuloi gjunjėt dhe e lejoi Uthmanin tė hyjė. Pasi biseduan, Uthmani doli dhe u largua. Tregon Aisheja: ”Pasi doli Uthmani i thashė Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: ”O i Dėrguari i Zotit! Hyri Ebu Bekri dhe ti nuk lėvize fare. Hyri Umeri, ti pėrsėri nuk lėvize. Kur hyri Uthmani, ti u drejtove dhe mbulove gjunjėt. Pėrse e bėre kėtė, o i Dėrguari i Zotit?” Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha: ”Uthmani ėshtė njeri i turpshėm. Nėse do mė gjente nė atė gjendje, atij do t’i vinte zor dhe nuk do arrinte tė fliste mbi problemin pėr tė cilin kishte ardhur.” Mė pas Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: ”Si tė mos kem turp nga njė person nga i cili kanė turp vetė melekėt?” Tregojnė shokėt e Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: ”Kur i Dėrguari i Zotit ishte i preokupuar pėr diēka, nė krahun e tij tė djathtė ulej Ebu Bekri. Nė krahun e majtė ulej Umeri dhe pėrballė ulej Uthman ibnu Affani.” Tregon Aisheja: ”Njė herė, Uthmani hyri tek Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], i cili mė tha mua: ”Largohu pak!” Pasi unė u largova, iu drejtua Uthmanit dhe i tha: ”Afrohu, o Uthman.” Uthmani u afrua, por Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha pėrsėri: ”Afrohu mė shumė!” Uthmani u afrua, u pėrkul dhe Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] filloi t’i flasė pėr njė kohė tė gjatė nė vesh. Mė pas, Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e ngriti kokėn dhe i tha: ”A e kuptove ēfarė tė thashė?” - “Po”, - i tha Uthmani.” - “Atėherė pėrkulu pėrsėri!” - dhe filloi pėrsėri t’i flasė nė vesh. Pas njė kohe, Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ngriti kokėn dhe i tha: ”A e kuptove ēfarė tė thashė?” - “Po”, - iu pėrgjigj pėrsėri Uthmani. - “Atėherė, pėrkulu pėrsėri!” - i tha Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] - dhe vazhdoi t’i flasė. Uthmani dėgjonte dhe dukej qė i ndryshonte fytyra. Pėr tė tretėn herė, Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ngriti kokėn dhe i tha Uthmanit: ”A e kuptove atė qė tė thashė?” - “Po, o i Dėrguari i Zoti, – u pėrgjigj Uthmani, – e dėgjuan veshėt e mi dhe e kuptoi zemra ime.” - “Atėherė, largohu!” - i tha Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].” Se ēfarė i tha Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] Uthmanit, askush nuk e mori vesh. Nė ditėt e fundit tė jetės sė tij, kur u rrethua nga kundėrshtarėt, Ali ibnu Ebi Talibi i tha: ”Na lejo tė tė mbrojmė dhe tė luftojmė!” Por ai i tha: ”Jo! Mė ka porositur i Dėrguari i Zotit dhe mė ka thėnė fjalė qė askush tjetėr nuk i di. Pėr kėtė, unė do tė duroj, derisa tė takohem me tė.” Ajo se ēfarė i kishte thėnė Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nuk dihet, por e veēanta qėndron nė atė qė ai i kujtonte ato fjalė dhe zbatoi porosinė e Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e mujoislam
    Anėtarėsuar
    22-01-2010
    Postime
    246
    SHAMIA ESHTE NDER , POR EDHE BUKURI
    Soditėsi hudhet nė mendime dhe realizon qėllimin e tij , deshifrimin e thėnies se All-llahu ėshtė i bukur dhe e donė bukurinė.Stilisti pėrshkruan ndjenjėn nė dizajnin e ri tė jetės qė hudhet nė njė qoshe tė fletės sė historisė.Poeti vrapon pas tė bukurės , pėr t`i ngjyrosur vargjet e tij me hir....E femra , ku mbeti femra? Dikur femra ishte njė mbretėresh nė mesin e mbretėrive dhe si e tillė luante rrolin e saj nė histori , edukimin e gjeneratave frymėmarrje pas frymėmarrje.Dikur jetoja i lirė se syri me lotonte pėr All-llahun tim , mė digjej zemra pėr Pejgamberin a.s. dhe Qaben e Bekuar. Endesha varrė cdo sfide tė homogjeneve qė pikturoheshin nė iterenarin tim.Krijoja njė imazh tė papėrshkruar me fjalė , cdo botė e tretur mė troket nė thellėsitė e qenies time.Deri nė atė moment kur fillova tė mendoj pėr Logjikėn Vetjake , atė harmoni mendimesh qė ia pash sherrin e 1000 moteve.Tani, tani jam i lirė dhe i robėruar, flas dhe heshtė, ndėgjoj dhe bėrtas, hudhem nė zjarrin e dynjas.E sa i mėshirshėm Krijuesi qė nuk mė lenė ta pėrjetoj zjarrin e xhehenemit, kėshtuqė problemet me vijnė njėra pas tjetrės nė botėn plot gėnjeshtėr.Gruaja e cila del nė rrugė dhe ndėgjohen taket e kėmbėve , nuk do ta ndėgjoj aromėn e xhenetit asnjėherė edhe pse aroma e xhenetit ndėgjohet nga njė largėsi shumė e madhe. Njė ditė nėna ime mė tha:"Ah, mor biri im, cka kanė kėto femrat e sodit kėshtu qė ende veshin percet dhe shamitė, ah sa gėzim ka qenė ai moment kur TITA na hjeki percet, sa gėzim i madh nė mesin e grave...."Por mirė moj nėnė kush ėshtė ai i cili urdhėroi tė vendohet shamija a Tita a Zoti?Nėna uli kokėn posht heshti dhe kuptoi gabimin... Nė njė fletore tė vjetėr tė profesorit tė biologjisė tė nderuarit Zijadin Rexhepit pash kėto fjalė:"Dikur femra ka qenė si margaritarė nė guacė, e ruajtur me xhelozi nė fund tė thellėsirave tė detit.Njeriu e ka paramenduar , pėr tė ka ėndėrruar , ka medituar.... Sot , jo qė ka nevojė tė notojmė thellė nė detė dhe tė kėrkojmė guacėn , ta paramendojmė dhe tė meditojmė pėr tė , por as qė ka nevojė ta hapim pasiqė ajo ka hedhur cdo gjė nga vetja , gjoja se nė emėr tė lirisė dhe emancipimit ,duke mos kuptuar se ėshtė bėrė mall pėr tregėti.".... All-llahu i dhashtė jetė ende kėtij profesori i cili kaq bukur ka pėrshkruar kėtė fenomen. Shamia motėr e dashur ėshtė nder , sepse tė mbron nga cdo gjė e keqe rrugės sė jetės por edhe Pėrjetėsisė.Islami u kujdes qė kėtė qenie ta ngris lartė mbi qeniet e tjera duke kėrkuar prej saj mbajtjen e shamisė dhe ruajtjen e pjesėve tė turpshme dhe nderit.Nderi ėshtė i lidhur ngusht me dinin , ndėrmjet tyre nuk ka urė kaluese e as lidhėse, ato janė nė njė pėrbėrje.Pa nder nuk ka jetė, shoqėri, harmonizim, gjenerata, shtet, organizim.E nė fakt ditėve qė po frymojmė gjithēka shkon nė kundėrshtim me nderin , me jetėn me nostalgjinė me jetėn.Tė mbushet mendja se je nė njė mes i quajtur bordel prostitutash, tėrė rruzulli ka marrė fizionomi tė kėtillė. Mos harro motėr e dashur se pėrmes shamisė t`i ruan vetveten direkt, por indirekt mė ruan edhe mua , ti je gjeneratori kryesor pėr zhvillimin e njerėzimit, por nė anėn tjetėr ti je shkaktari kryesor pėr shkatėrrimin e saj.Nė ty janė celėsat e gjitha thesareve tė botės, ti vendos.... Muhammedi a.s. ka thėnė nė njė hadith tė tij:"Nė turp qėndron bukuria..."Kjo ėshtė esenca e gjithė jetės sonė.Nuk na vlenė asgjė nis. kėtė parametėr nuk e rrespektojmė dhe cohemi kundėr saj. Shamia ėshtė bukuri pasiqė femrėn e zbukuron dhe i mundėson beqarit tė dashurohet nė ty, normal nėse edhe ti ke njė status tė kėtillė se pėrndryshe kalon nė gjėra jotėhishme. Institucionet e ndryshme nė ditėt tona ta cojnė mallin si shtėpi publike , bile ekzistojnė disa afera se disa goca kanė marrė fakultetin nė saje tė shėrbimeve seksuale dhėnė profesorėve tė ndryshėm. Sot profesorėt djemtė as qė i shikojnė ndėrsa femrat prej te thembra e deri nė krye duke medituar dhe duke soditur mendjen e tij si njė majmun pas bananes sė celur. Kur tentojnė qė gjėrat tė ndryshojnė dhe tė shkojnė ka e mira dhe prosportiteti, aty gjithēka ndalet , se ėshtė kundėr civilizimit dhe emancipimit. Jo o zotėrinjė jo., femra muslimane nuk ėshtė kundėr emancipimit dhe cilivizimit , nė fakt ajo ėshtė e civilizuar dhe si e tillė ndikon nė atė mes pėr tu pėrhapė ky civilizim.Neve na vjen turp ta shprehim identitetin tonė fetar dhe kur i shohim se po sulmohen motrat tona nga idiotėt e modernizuar ne heshtim dhe ulim kokėn.Kėndej shesim trimėri , dinė , dituri , bile edhe fetfa dijmė tė japim.Femra ka tė drejtė ta bėjė atė , nuk ka tė drejtė kėtė , ka tė drejtė aty tė shkoj , s`ka tė drejtė kėtu , po mirė , ku mbeti zėri i femrės?Athua gabim ka patur Aisha r.d. e cila ka transmetuar numrin mė tė madh tė haditheve?Apo ndoshta Omeri r.d. gaboi kur ndėgjoi fjalėn e asaj gruaje e cila mbronte tė drejtat e saja? Islami i dhuroi liri mendjes dhe si fe e tillė depėrtoi shumė shpejt nė rruzullin tokėsor. Islami nga nėncmimi nė privilegj e ngriti gjininė femėrore dhe si e tillė ajo arriti ta njoh veten.E ne qė pretendojmė se njohim Islamin sa ndėgjojmė fjalėn e femrės e cila ėshtė e privilegjuar nė shumė rastė pikėrisht nga Islami? Pėr nė fund njė mendimtar turk patė thėnė:"Rrespektoni femrat , pasiqė femrat janė nėna e njerėzimit... "

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e mujoislam
    Anėtarėsuar
    22-01-2010
    Postime
    246
    Krejt varet se ēfarė ėshtė e rėndėsishme pėr ty!
    Kishte qenė, njė herė, njė njeri me njė mik tė vetin dhe po shėtitnin rrugėve. Ishte kohė dreke, ndėrsa rrugėt ishin tė stėrmbushura me njerėz. Vozitės veturash po u binin sirenave, taksitė po vėrtiteshin pėrreth, dhe, nė pėrgjithėsi, zėrat e qytetit pothuaj tė shurdhonin. 15.10.2009
    Kliko kėtu pėr ta parė foton nė madhėsi origjinale

    Papritmas, njeriu i tha mikut tė vet: "Dėgjoj njė bulkth." [Nė bazė tė Fjalorit Elektronik Shpjegues, bulkthi paraqet kandėrr si karkalec i vogėl, me krahė tė errėt, qė rron zakonisht nė vrimat e dheut a tė mureve tė vjetra dhe qė natėn nxjerr njė zė si tė gjinkallės. (shėn. i pėrkthyesit)]

    Miku ia ktheu: "Ēfarė? Me siguri qenke ēmendur. S'ke mundėsi tė dėgjosh bulkth nė tėrė kėtė zhurmė!" "Jo, i sigurt jam!" – ia ktheu ky, – "dėgjova njė bulkth." "Marrėzi ėshtė kjo!" – tha tjetri.

    Njeriu dėgjoi edhe njė herė pėr njė moment me vėmendje, dhe pastaj eci pėrtej rrugės nė drejtim tė njė saksie prej ēimentoje nė tė cilėn rriteshin disa kaēuba. Ai shikoi nė ato kaēuba poshtė degėve tė saj, dhe me tė vėrtetė pa njė bulkth. Ndėrkaq, miku i tij ishte tėrėsisht i mahnitur. "Kjo ėshtė e pabesueshme, – i tha ai, – ti me siguri se ke veshė mbinjerėzorė!" "Jo!" – ia ktheu ky tjetri. "Veshėt e mi nuk janė ndryshe nga tutė. Krejt varet se ēfarė je kah dėgjon!” “Megjithatė nuk mundet, ore!”, – ia ktheu ai prapė. “Unė asnjėherė nuk do tė kisha mundur tė dėgjoj njė bulkth nė gjithė kėtė zhurmė!” “Po, e vėrtetė ėshtė!”, – iu kthye si pėrgjigje. “Varet se ēfarė ėshtė e rėndėsishme pėr ty. Ja, mė lėr tė tė tregoj (tė ta dėshmoj)!”.

    E futi dorėn nė xhep, nxori disa monedha dhe vjedhurazi i lėshoi nė trotuar. Mė pas, prapė, pėrkundėr gjithė asaj zhurme qė bėhej nė rrugė, e cila u gjėmonte nė veshė, vėrejtėn se ēdo njeri qė ishte nė largėsi sa njė rreze 5-6 metrash e lakoi kokėn pėr tė parė se a ishin tė tyre paratė qė tingėlluan nė atė trotuar apo jo.

    “A po e sheh se pėr ēfarė e kisha fjalėn?” – pyeti njeriu.

    “Krejt varet se ēfarė ėshtė e rėndėsishme pėr ty!”

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e mujoislam
    Anėtarėsuar
    22-01-2010
    Postime
    246
    Ide tė mėnēura rreth ftesės islame
    Pyetja mbi metodat mė efikase tė thirrjes islame nė perėndim, ėshtė njė ndėr pyetjet qė shqetėsojnė tė gjithė personat e angazhuar nė kėtė fushė. Vallė si t\'ua pėrcjell perėndimorėve islamin e pastėr dhe larg ideve fanatike, ekstremiste apo larg asaj tabloje tė ideuar nga mediat? Gjithėkush qė pėrqafon islamin dhe lexon literaturėn islame, befasohet me ato qė lexon dhe mrekullohet me parimet dhe moralet islame. 15.08.2009
    Kliko kėtu pėr ta parė foton nė madhėsi origjinale Thirrja nė vendet perėndimore. Pyetja mbi metodat mė efikase tė thirrjes islame nė perėndim, ėshtė njė ndėr pyetjet qė shqetėsojnė tė gjithė personat e angazhuar nė kėtė fushė. Vallė si t\'ua pėrcjell perėndimorėve islamin e pastėr dhe larg ideve fanatike, ekstremiste apo larg asaj tabloje tė ideuar nga mediat? Gjithėkush qė pėrqafon islamin dhe lexon literaturėn islame, befasohet me ato qė lexon dhe mrekullohet me parimet dhe moralet islame. Atėherė pyetja qė shtrohet ėshtė: Si t\'ua pėrcjellim tė tjerėve kėto parime dhe kėtė tė vėrtetė? Njė musliman i ri nga njė vend perėndimor tregon:"Ka njėmbėdhjetė vite qė komshiu im mė i afėrt ėshtė njė musliman. Megjithatė, unė me islamim jam prezantuar nėpėrmjet internetit dhe jo nėpėrmjet komshiut tim musliman." Vallė sa tė shumtė janė ata njerėz tė cilėt e kėrkojnė tė vėrtetėn dhe nuk gjejnė burimin e duhur pėr tė? Vallė sa tė shumtė janė ata muslimanė, tė cilėt e ndjejnė veten tė tillė, por qė nuk dinė asgjė rreth fesė sė tyre? Vizitėn e fundit qė bėra nė Australi, u njoha me njė sėrė familjesh musimane, tė cilėt kishin njė aktivitet tė admirueshėm nė fushėn e thirrjes islame. Ata pėrdornin metoda shumė efektive dhe tė tėrthorta nė pėrēimin e mesazhit islam, tek popullata vendase. Australianėt kishin njė pemė, tė cilėn e quanin "Pema e ēimēakizit". Nė fakt, ajo nuk kishte ndonjė gjė tė pėrbashkėt me ēimēakizin, pėrveē njė lėnde ngjitėse si ajo e ēimēakizit. Ajo ishte njė pemė e rallė nė llojin e vet dhe nuk gjendej asgjėkundi tjetėr pėrveēse nė Australi. Australianėt e donin shumė dhe krenoheshin me kėtė pemė. Siē ishte e rrallė kjo pemė nė Australi, ashtu ėshtė edhe islami pėr ne muslimanėt. Prandaj, Profeti a.s thotė:"Shembulli i juaj mes morisė sė popujve tė tjerė, ėshtė si shembulli i njė qimeje tė bardhė nė lėkurėn e njė demi tė zi." Kjo na bėn umet tė veēantė dhe ajo qė na dallon ėshtė pikėrisht islami dhe parimet e tij tė mreullueshėm. Rruga e thirrjes islame, kėrkon metoda efektive, tė pranueshme dhe tė reja. Kjo, me qėllim qė tė fitojmė zemrat dhe simpatinė e njerėzve. Nėse australianėt krenohen dhe mburrren me pemėn e tyre qė ėshtė e vetme nė llojin e saj, ne krenohemi dhe mburremi me islamin tonė qė edhe ai ėshtė i vetėm nė llojin e tij. Thirrja dhe ftesa islame nė perėndim, kėrkon metoda specifike tė cilat i pėrshtaten realitetit perėndimor. Qė tė kesh sukses nė thirrjen islame nė perėndim, patjetėr qė duhet tė njohėsh mirė ligjet dhe sistemin nė fuqi. Qė tė depėrtosh nė tė gjithė institucionet e njė shteti, patjetėr qė duhet tė posedosh ēelėsin dhe ēelėsi nė kėtė rast ėshtė njohja e ligjeve dhe sistemit qeverisės. Nė Australi, fėmijėt gėzonin shumė tė drejta dhe kushdo qė i nėpėrkėmb tė drejtat e fėmijėve do tė pėrballet me forcėn e ligjit dhe masa ndėshkimore tė rrepta. Nėse ndonjė organizatė qė merret me pėrkujdesjen e fėmijėve, i trajton keq ose qoftė dhe nuk i ushqen nė kohė, ajo do tė pėrballet me masa ndėshkimore nga shteti dhe institucionet pėrkatėse. Kėshtu, njohja e mirė e ligjeve dhe kodit civil, ėshtė pjesė e suksesit tė fushėn e thirrjes islame. Gjatė qėndrimit tonė nė Australi, u njohėm me njė familje muslimane, ku burri ishte me origjinė egjyptiane, ndėrkohė qė e shoqja ishte me origjinė nga Nju Zelanda. Ajo kishte pranuar islamin dhe tashmė quhej Faize. Ndėrkohė qė emri i saj para islamit ishte Viktori. Ky ēift, kishte tre vite qė ishin martuar dhe Zoti u kishte falur njė vajzė tė cilės i kishin vėnė emrin Rahma. Duke qenė se shteti i ndėshkonte familjet qė i trajtojnė keq fėmijėt, ky ēift kishin vendosur t\'a shfrytėzojnė pėr mirė njė fakt tė tillė. Nėse njė familje i keqtrajtonte fėmijėt e saj, shteti ua hiqte tė drejtėn e kujdestarisė dhe fėmijėt ua dorėzonte njė familjeje tjetėr tė cilėt kujdeseshin siē duhet pėr fėmijėt. Kėshtu, ky ēift kishin vendosur tė merrnin nė kujdestarinė e tyre fėmijė tė keqtrajtuar nga prindėrit. Tregon kryefamiljari:"Kjo ide na lindi nga njė ngjarje e dhimbshme nė Nju Zelandė. Njė nga vėllezėrit muslimanė, kishte katėr fėmijė dhe kushtet e tyre tė jetesės ishin tė rėnda. Duke qenė se shteti i kushton njė rėndėsi tė veēantė pėrkujdesit tė fėmijėve, ndėrhyri nė kėtė rast dhe vendosi qė kujdestarinė e kėtyre fėmijėve t\'ia dorėzojė njė familjeje tjetėr. Kjo do tė zgjaste pėr disa vite dhe mė e keqja ishte se fėmijėt do i dorėzoheshin njė familjeje jomuslimane. Padyshim qė kjo e preku jashtmase babain dhe nėnėn e fėmijėve. Atėherė, ne na lindi ideja e krijimit tė familjeve muslimane, tė cilat pėrkujdesen pėr fėmijė qė i pėrkasin kėsaj kategorie." Unė e pyeta vėlla Hamdiun:"Ēdo projekt e ka njė qėllim. Atėherė ēfarė fshihet pas pėrkujdesjes tuaj pėr fėmijė qė nuk janė tuajit?" Hamdi:"Nėse na jepet rasti tė marrim fėmijė muslimanė, tė cilėt padyshim do tė edukohen me edukatė islame, kjo ėshtė mė e mira. Por nėse kjo nuk ėshtė e mundur, ne pranojmė dhe fėmijė jomuslimanė. Nė njė rast tė tillė, ne nuk u flasim mbi islamin, por u mėsojmė normat dhe moralet islame tė pasqyruara nė jetėn tonė. Kėshtu, duke na parė si ushqehemi, si komunikojmė me komshinjtė dhe me njerėzit qė na rrethojnė, ata mėsojnė shumė nga islami. Kur tė rriten, padyshim qė do tė mendojnė rreth kėtyre sjelljeve dhe moraleve dhe do zbulojnė se ato janė tė fesė islame." Xhasim El-mutava:"Padyshim qė kjo ėshtė njė ide shumė e zgjuar, por ne jemi mėsuar tė shohim diēka konktrete pėrsa i pėrket thirrjes nė ftesėn islame." Hamdiu:"Ne si muslimanė, pėrballemi me njė fushatė mediatike shumė tė egėr kundėr islamit dhe vetė neve si muslimanė. Islami ėshtė fe madhėshtore dhe njėkohėsisht e fortifikuar. Ėshtė vetė Zoti i madhėruar ai qė ka dhėnė garanci se do e mbrojė. Thotė Zoti nė Kuran:"Ne e kemi shpallur Kuranin dhe ne do e mbrojmė atė." Ėshtė obligimi ynė qė t\'i ftojmė tė tjerėt nė islam kudo qė tė ndodhemi. Duke qenė se ndodhemi nė Australi, ne e kemi detyrė qė t\'i ftojmė njerėzit nė islam, edhe pse rezultatet mund tė jenė modeste. Ėshtė mirėsi dhe begati e Zotit qė shumė jomuslimanė, madje familje tė tėra kanė pėrqafuar islamin. Thotė Zoti i madhėruar nė Kuran:"Ajo ėshtė feja e shtrenjtė, por qė shumica e njerėzve nuk e dinė." Xhasim El-mutava:"Cilat janė konditat qė qeveria australiane ka pėrcaktuar, me qėllim qė tė fitoni statusin e njė familjeje tė pėrshtatshme pėr t\'u kujdesur pėr fėmijėt?" Faize:"Me qėllim qė tė fitojmė statusin e njė familjeje kujdestare, duhet tė plotėsojmė njė sėrė kriteresh dhe shpesh herė duhet tė presėsh njė vit pas aplikimit. Fillimisht duhet t\'i drejtohesh komisionit pėr mbrojtjen e fėmijėve. Pastaj duhet tė marrėsh pjesė nė ligjėratat qė mbahen pėr edukimin e fėmijėve, ku pjesėmarrja ėshtė shumė e madhe. Pas kėsaj, ti ke tė drejtė tė vazhdosh ose t\'a ndėrpesėsh kėrkesėn pėr kujdestari. Nėse vazhdon, vjen njė anėtar i komisionit pėr tė vėzhguar ecurinė e proēesit nė shtėpi. Gjatė kėsaj kohe tė duhet tė ndjekėsh njė sėrė proēedurash. Gjithashtu, duhet tė marrėsh pjesė dhe nė njė trajnim prej katėr ditėsh ku trajnohesh mbi format dhe metodat mė efektive pėrsa i pėrket kujdestarisė sė fėmijėve. Nė fund, vjen njė anėtar i komisionit nė shtėpi, ku kontrollon kushtet dhe mėnyrėn e jetesės dhe na pyet mbi arsyet qė na shtynė pėr tė marrė fėmijė nė kujdestari." Xhasim El-mutava:"Duke qenė se trajnime tė tilla qenkan tė detyrueshme pėr familjarėt qė do tė marrin fėmijė nė kujdestari, ēfarė keni pėrfituar ju personalisht nga kėto trajnime? Sa zgjasnin kėto trajnime dhe ēfarė metodash ndiqnin trajnuesit?" Hamdi:"Ata na mėsojnė gjithēka qė lidhet dhe ka tė bėjė me edukimin e fėmijėve. Shteti ku jetojmė i kushton shumė vėmendje edukimit tė fėmijėve. Ata tė mbikqyrin si e trajton fėmijėn, si komunikon me tė, a e respekton mendimin e tij, si i zgjidh hallet dhe problemet qė e shqetėsojnė, si ndėrhyn nė problemet qė ka me shokėt, nėse interesohesh ose jo pėr shėndetin e tij, pėr mbarėvajtjen e tij nė shkollė etj... Shkurtimisht, njė trajnim i tillė katėr ditor, ishte shumė dobiprurės pėr ne qė do tė merremi me fėmijėt." Kjo familje, ėshtė njė ndėr familjet muslimane mė tė suksesshme. Vėlla Hamdiu ka mbi katėrmbėdhjetė vite qė jeton nė Australi, larg vatanit dhe vendlindjes. Ai bashkė me bashkėshorten e tij, tashmė muslimane, vendosėn qė t\'i shėrbenin islamit duke u pėrkujdesur pėr fėmijėt e muslimanėve dhe jomuslimanėve. Kjo ishte njė ndėr idetė e menēura nė rrugėn e thirrjes islame. Kur isha pėr njė vizitė nė Hollandė, u njoha me njė person musliman. Nė Hollandė, nėse njė ēift i martuar kanė probleme, ndėrhyn gjykata duke caktuar njė trajnues dhe specialist i marrėdhėnieve dhe jetės bashkėshortore. Ky specialist i kėsaj fushe, i vėzhgon dhe i viziton ēiftin qė ka nėn kujdestari, dy herė nė jave, gjatė njė viti. Ai lidh shoqėri si me burrin ashtu dhe me grua, merr pjesė nė konfliktet e tyre, zėnkat dhe ēfarėdo lloj problemi tjetėr. Herė ai kėshillon bashkėshorten dhe herė tė tjera ndėrhyn dhe kėshillon burrin, sipas rastit. Kjo vazhdon pėr njė vit, derisa marrėdhėniet e tyre tė jenė konsoliduar. Nė fund tė vitit, ai shkruan njė raport tė cilin e dorėnzon nė gjykatė, ku jep dhe mendimin e tij nėse kjo lidhje duhet tė vazhdojė ose tė ndėrpritet. Personi me tė cilin u njoha nė Hollandė, kishte marrė liēensė nga institucionet kompetente nė Hollandė, qė tė jetė trajnues i ēifteve me probleme. Kėshtu, gjatė njė viti, ai qėnronte me ta, i kėshillonte dhe u fliste dhe mbi islamin. Shohim qė idetė dhe mėnyrat e pėrhapjes sė mesazhit islam tek perėndimorėt dhe tė tjerėt janė tė shumta. Mjafton qė njeriu tė ketė dėshirėn dhe pasionin e nevojshėm pėr kėtė. Ne nė vendet arabe dhe muslimane, pėrdorim rrugėt dhe metodat e drejtpėrdrejta pėr tė ftuar njerėzit nė islam. Ne pėrdorim hytbet, ligjėratat, kasetat dhe librat. Kurse nė vendet perėndimore thirrja nė islam ka nevojė pėr metoda mė efikase, art, aftėsi, maturi dhe urtėsi. Ne duhe tė kemi parasysh edhe ligjet dhe normat e vendit ku ndodhemi. Pėr Zotin, perėndimorėt kanė nevojė tė njohin islamin dhe t’a mbushin bolshllėkun qė ndjejnė me dashurinė pėr Zotin dhe fenė. Njoh njė tė ri nė Amerikė, i cili pranoi islamin qė nė moshė tė vogėl, qė katėrmbėdhjetė vjeē. Pėr tė ftuar njerėzit nė islam, ai shpiku njė metodė tė ēuditshme. Ai bleu njė bluzė, mbi tė cilėn shkroi:”Ask me about islam!” (Mė pyet mua rreth islamit!) dhe pasi e veshi, doli nė treg tė takohej me njerėzit. Njerėzit e ndalonin dhe i drejtonin pyetje tė ndryshme rreth islamit. Nėse e dinte pėrgjigjen, u pėrgjigjej nė ēast, nė tė kundėrt u merrte email-in dhe pasi tė kishte kėrkuar nė internet pėr pėrgjigjen, ia dėrgonte me email. Nė disa krahina tė Kinės, ėshtė e ndaluar hapja e medreseve. Njė i ri musliman, me qėllim qė tė hapė njė shkollė ku do tė ftonte kinezėt nė islam, kėrkoi leje pėr hapjen e njė instituti pėr mėsimin e gjuhės arabe, gjė e cila lejohej. Njė njeri qė do tė shkojė tė mėsojė gjuhėn arabe, patjetėr qė do tė dėgjojė mbi Kuranin dhe do tė lexojė ajetet e tij nė arabisht. Kėshtu, atij i krijohet mundėsia tė mėsojė edhe islamin. Kėshtu, nė udhėn e ftesės islame, ne duhet tė kemi parasysh thėnien e urtė:”Sipas vendit, bėhet kuvendi.” Thotė Zoti nė Kuran mbi vlerėn e ftesės nė islam:”E kush ėshtė mė fjalė ėmbėl, se ai qė fton nė rrugė tė Zotit, vepron punė tė mira dhe thotė unė jam nga muslimanėt!” ēdo shoqėri dhe ēdo komb, kėrkon njė ligjėrim tė caktuar, gjė tė cilėn duhet t’a ketė parasysh ftuesi nė islam. Ai duhet t’ju flasė me gjuhėn qė e kuptojnė dhe t’i pėrshtatet mentalitetit dhe traditave tė vendit. Zoti i madhėruar, i dėrgonte profetėt nga gjiri i popullit tė tyre dhe qė fliste tė njėjtėn gjuhė me ta. Njė motėr muslimane nė Australi, shpiku njė mėnyrė shumė tė zgjuar pėr tė ftuar gratė nė islam. Ajo caktoi njė ditė, tė cilėn e quajti “One day for call” (Njė ditė pėr tė ftuar). Ajo publikoi nė disa media tė shkruara dhe vizive mbi takimin qė do tė zhvillohej vetėm pėr gratė nė njė sallė tė njohur nė qytet. Gjatė takimit me gra, u shpėrndanė shumė libra dhe broshura, ashtu siē shpėrndaheshin ėmbėlsira dhe ushqime tė gatshme. Atė ditė u mbajtėn katėr ligjėrata, ku njėra nga gratė foli rreth Zotit, njė tjetėr rreth dijes nė islam, njė tjetėr mbi profetėt dhe e katėrta mbi shtyllat e islamit. Nga kjo pėrvojė, motra jonė nga Australia u njoh me njė murgeshė dhe tė dy ranė dakort qė tė zhvillojnė njė takim tė pėrbashkėt me gra, ku secila do u fliste mbi mėnyrėn se si janė njohur me Zotin dhe fenė. Ne duhet tė gjejmė metodat mė efikase tė thirrjes islame nė vendet perėndimore, duke respektuar ligjet. Ne duhet t’i shfrytėzojmė hapėsirat qė na krijohen nė perėndim, pėr t’u treguar rreth madhėshtisė sė islamit dhe drejtėsisė sė tij. E veēantė ėshtė se jam takuar me shumė perėndimorė qė kanė pranuar islamin dhe tė gjithė janė krenarė pėr fenė qė kanė zgjedhur.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •