-
i/e regjistruar
Ėndėrr e habitshme e Pejgamberit tonė [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]
Pashė njė person nga Ummeti im, tė cilit iu pakėsua peshorja e punėve tė mira... 30.11.2009
Kliko kėtu pėr ta parė foton nė madhėsi origjinale Thotė Ibnul Kajjimi, Allahu e mėshiroftė: “Ky ėshtė hadith madhėshtor, me pozitė tė lartė; duhet ēdo musliman ta mėsojė pėrmendėsh. Do ta pėrmendim komplet pėr shkak tė pėrfitimit qė nxjerrim nga ky hadith dhe nevojėn e krijesave pėr tė... Ky ėshtė hadithi i Seid Ibėn Musej-jibit, nga AbduRrahman Ibėn Semure Ibėn Xhundub, i cili thotė: “Doli njė ditė prej ditėve i Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, e ne ishim nė “Suf-fe” nė Medine. U ngrit nė kėmbė e tha: “Me te vėrtetė unė mbrėmė pashė njė ėndėrr tė habitshme. Pashė njė person nga Ummeti (populli) im, tė cilit iu prezantua Meleku (Engjėlli) i Vdekjes pėr t’ia marrė shpirtin... Por i erdhi (nė ndihmė) atij Mirėsjellja e tij ndaj prindėrve, dhe e largoi Melekun e Vdekjes prej tij. Pashė njė person nga Ummeti im qė ishte pėrfshirė nga dėnimi i Varrit... E i vjen (nė ndihmė) atij Abdesi qė ai kishte marrė, dhe e shpėton atė nga ai dėnim. Pashė njė person nga Ummeti im, tė cilin e frikėsonin shejtanėt... E i vjen (nė ndihmė) atij Pėrmendja e Allahut dhe ia largon shejtanėt prej tij. Pashė njė person nga Ummeti im, tė cilin e frikėsonin Melekėt e Dėnimit... E i vjen (nė ndihmė) atij Namazi i tij dhe e shpėton nga duart e tyre. Pashė njė person nga Ummeti im, tė cilin etja e kishte pėrvėluar. Sa herė qė pėrpiqej t’i afrohet ndonjė pellgu me ujė, largohej prej tij dhe pengohej...! E i vjen (nė ndihmė) atij Agjėrimi i Ramazanit qė ai kishte bėrė dhe e gostit me ujė, sa qė ai e shuan etjen qė e kishte kapluar. Pashė njė person nga Ummeti im dhe pashė pejgamberėt tė ulur nėpėr grupe (mexhlise)... Sa bėnte ky njeri t’i afrohej ndonjė mexhlisi prej kėtyre mexhliseve, largohej prej tyre dhe pengohej...! E i vjen (nė ndihmė) atij Gusuli i marrė nga xhunubllėku, e marrin pėr dore dhe e ulin pranė meje, mexhlisit tim. Pashė njė person nga Ummeti im, pėrpara tij kishte errėsirė, prapa tij ishte errėsirė, nga e djathta e tij ishte errėsirė, nga e majta e tij ishte errėsirė, sipėr tij errėsirė, poshtė tij errėsirė. E ai rrinte i shastisur (nuk dinte nga tė lėvizte), nga tė ikte... E i vjen (nė ndihmė) atij Haxhillėku e Umreja qė ai kishte kryer dhe e nxjerrin atė prej errėsirės nė dritė. Pashė njė person nga Ummeti im, i cili me duart e veta ruhej nga flakėt e zjarrta tė prushit... E i vjen (nė ndihmė) atij Sadakaja (lėmosha) e dhėnė, bėhet pengesė midis tij e zjarrit dhe bėhet mbulesė mbi kokėn e tij. Pashė njė person nga Ummeti im, i cili u fliste besimtarėve, por ata nuk i flisnin atij... E i vjen (nė ndihmė) atij Lidhja farefisnore, e u thotė besimtarėve: “O besimtarė! Ky njeri ishte qė e ka lidhur farefisin e tij me vizita tė ngrohta.”E i flasin atij besimtarėt dhe e takojnė atė, e edhe ai i takon ata. Pashė njė person nga Ummeti im qė e frikėsonin Zebanijet (melekėt e zjarrit)... E i vjen (nė ndihmė) atij Urdhėrimi pėr mirė dhe ndalimi nga e keqja qė ai kishte bėrė nė dynja (nė kėtė botė) dhe e vendosin te Melekėt e mėshirės. Pashė njė person nga Ummeti im, tė gjunjėzuar... Midis tij e Zotit kishte pengesė... E i vjen (nė ndihmė) atij Morali i mirė dhe e merr pėr dore, dhe e fut ne audiencėn e Allahut! Pashė njė person nga Ummeti im, tė cilit Libri i zbret nga e majta e tij... E i vjen (nė ndihmė) atij Frikėsimi i tij nga Allahu dhe e merr Librin dhe vendos nga ana e djathtė e tij. Pashė njė person nga Ummeti im, tė cilit iu pakėsua peshorja e punėve tė mira... E i vijnė (nė ndihmė) atij fėmijėt (pasardhėsit e tij) qė ai i kishte edukuar mirė (siē duhet) dhe ia rėndojnė peshoren e tij. Pashė njė person nga Ummeti im, i cili qėndronte nė kėmbė buzė zjarrit tė Xhehenemit... E i vjen (nė ndihmė) atij pėrjetimi i frikės sė Allahut (dridhjet e zemrės sė tij) dhe e shpėtojnė atė nga ajo gjendje dhe ai vazhdon rrugėn pėr nė Xhenet. Pashė njė person nga Ummeti im tė hidhet nė Zjarr... E i vjen (nė ndihmė) atij Loti qė ai kishte derdhur nga frika prej Allahut dhe e shpėton atė nga Zjarri. Pashė njė person nga Ummeti im qė ishte nė kėmbė tė Urės sė Siratit... Dridhej si gjethet e palmės nga stuhia e fortė... E i vjen (nė ndihmė) atij Mendimi i mirė qė ai ka pasur pėr Allahun dhe ia qetėson dridhjet, e ai vazhdon nė qetėsi rrugėn pėr nė Xhenet. Pashė njė person nga Ummeti im qė zvarritej mbi Urėn e Siratit. Nganjėherė ecte nė kėmbė, nganjėherė binte; nganjėherė ecte kėmba-dorazi, e nganjėherė kacavirrej... E i vijnė (nė ndihmė) atij Salavatet (pėrshėndetjet dhe lutjet) qė ai ka bėrė mbi mua dhe e ēojnė nė kėmbė tė drejtuar dhe e shpėtojnė atė. Pashė njė person nga Ummeti im qė arrin deri tek portat e Xhenetit... E dyert e tij i mbyllen, pa e lėnė atė tė futet nė Xhenet...! E i vjen (nė ndihmė) atij Dėshmia “La ilahe il-lAll-llah” (Nuk ka zot qė adhurohet me tė drejtė, pėrveē Allahut), dhe ia hapė dyert dhe ai futet ne Xhenet.” Shejhu i Islamit, Ibėn Tejmijeh, Allahu e mėshiroftė, e madhėshtonte shumė kėtė hadith, dhe nė vlerėsimin e tij pėr tė ka thėnė:“Argumentet e vėrtetėsisė janė tė dukshme pėr kėtė hadith.”, pra e ka konsideruar tė saktė.
-
-
i/e regjistruar
Shtatė tipare tė rinisė shumė tė suksesshme muslimane
"Ne po tė rrėfejmė saktė ēėshtjen e tyre. Ata ishin disa djelmosha, kishin besuar Zotin e tyre, e Ne atyre edhe mė shumė ua shtuam bindjen. Edhe i forcuam zemrat e tyre (i bėmė tė qėndrueshėm) saqė, kur u ngritėn, thanė: “Zoti ynė ėshtė Zot i qiejve e i tokės, nuk adhurojmė ndonjė zot, pos Tij, sepse atėherė do tė thoshim diēka shumė mizore!" (Kur'an, 18: 13-14). 13.11.2009
Kliko kėtu pėr ta parė foton nė madhėsi origjinale Thjesht, nuk mund t'i ikėsh kėsaj. Diskutimet rreth shprehive tua mund t'i dėgjosh nė ēdo anė: e ėma edhe i ati vazhdimisht tė thonė qė t'i ndėrpresėsh zakonet tuat tė kėqija; mėsuesit tė thonė qė tė kultivosh shprehi tė mira; shokėt tė nxisin qė t'i pėrvetėsosh shprehitė e tyre tė mira; e edhe televizori e mediat, nė anėn tjetėr, janė duke ndikuar nė ty qė tė zbulosh shprehi tė reja dhe tė ashtuquajtura "cool".
"Asnjėherė nuk do tė kesh sukses," thotė njė refren i pėrhershėm, "gjersa tė mos i shembėsh shprehitė e kėqija, dhe tė kultivosh tė tjera tė mira!" Nė fund tė fundit, e tėra (e tėrė ēėshtja) tė pėrket ty. Pra, ti je ai qė vendos se ēfarė shprehish do tė kesh! E, a e ke futur hiē ndėr mend kėtė gjė, vallė?
Nėse je gjallė e je duke marrė frymė, duhet vazhdimisht tė jesh i angazhuar nė pėrpjekje tė brendshme pėr tė kultivuar shprehi e zakone qė tė afrojnė mė shumė te Allahu, Mė i Larti. Suksesi nė kėtė botė ėshtė drejtpėrdrejt i lidhur me fuqinė e lidhjes sate me Allahun e Madhėruar. Pra, sa mė larg qė njeriu ėshtė nga Allahu dhe nga mėsimet e Pejgamberit, alejhi selam, aq mė pak i suksesshėm do tė jetė nė kėtė botė, dhe me siguri se edhe nė botėn e pėrtejme. Andaj, a nuk ėshtė koha qė ne tė mendojmė rreth mėsimeve islame, qė tė dallojmė shprehitė e nevojshme tė rinisė shumė tė suksesshme muslimane?
Mė poshtė keni sė paku shtatė shprehi tė domosdoshme pėr njė rini shumė tė suksesshme muslimane, tė nxjerra nga Kur'ani Famėlartė dhe nga mėsimet e Pejgamberit, alejhi selam.
Ji i ēiltėr!
Tė qenėt i ēiltėr nuk ėshtė gjithmonė punė e lehtė, veēanėrisht kur bėjmė gabim. Ne sillemi e pėshtillemi se a tė zbulojmė apo jo atė qė vėrtet ka ndodhur. Si rrjedhojė, djersitemi, frikohemi, ndjehemi tė nevrikosur e tė paqetė. Shpesh frikohemi qė, nėse e zbulojmė tė vėrtetėn nė lidhje me atė qė e kemi bėrė apo thėnė, do tė kemi probleme me prindėrit a me miqtė tanė. Ndėrkaq, ajo qė ne e harrojmė ėshtė se, pa marrė parasysh se a e shfaqim ne tė vėrtetėn apo jo, Allahu i Lartėsuar e di detalisht se ēfarė ka ndodhur nė tė vėrtetė, madje edhe ato gjėra tė cilat nuk janė manifestuar a qė nuk kanė qenė tė para as nga njerėzit qė kanė qenė pėrreth nesh. Pavarėsisht nga ajo se sa e vėshtirė mund tė duket tregimi i sė vėrtetės, qė tė gjithė ne e dime se ēfarė ndjenje lehtėsie pėrjetojmė kur e themi atė tė vėrtetė, edhe pse pasoja e tregimit tė sė vėrtetės mund tė jetė ndėshkim. Pėr sa i pėrket tregimit tė sė vėrtetės dhe tė ardhmen e tė ēiltėrit, konkretisht se nė tė vėrtetė a ėshtė ai humbės apo fitimtar, Allahu i Lartėsuar nė Kur'anin Famėlartė na thotė: "Kjo ėshtė dita qė tė drejtėve u bėn dobi drejtėsia e tyre. Ata kanė xhennete nė tė cilėt rrjedhin lumenj, janė pėr jetė tė pasosur nė to. Allahu ėshtė i kėnaqur me ta dhe ata janė tė kėnaqur prej Tij. Ky ėshtė shpėtim i madh!" (Kur'an, 5: 119).
Shumė mė tepėr arrihet duke qenė i ēiltėr, krahasuar me ikjen nga ndėshkimi a pėrgjegjėsia si rezultat i jo tė qenėt i ēiltėr. Nė fakt, jo tė qenėt i ēiltėr na shpie nė tatėpjetėza tė rrėshqitshme, tė cilat na japin garancė se, nėse themi njė gėnjeshtėr, atėherė doemos duhet tė themi edhe shumė tė tjera. Pra, tė qenėt i ēiltėr pėr muslimanin nuk ėshtė gjė opcionale, po obligim, meqė synimi ynė me tė qenėt tė ēiltėr ėshtė Xhenneti. Abdullahu (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se i Dashuri i Allahut tė Lartėsuar – Pejgamberi, alejhi selam, ka thėnė: "Ēiltėrsia shpie nė devotshmėri, e devotshmėria shpie nė Xhennet! E njeriu vazhdon sė foluri tė vėrtetėn, derisa bėhet njeri i ēiltėr. Ndėrkaq, gėnjeshtra shpie nė ligėsi, e ligėsitė shpiejnė nė Xhehennem. E njeriu vazhdon sė foluri gėnjeshtra, derisa te Allahu etiketohet si rrenacak!" (Sahihu i Buhariut, Libri #73, Hadithi #116). Si rrjedhojė, suksesi final arrihet kur njeriu e jeton tėrė jetėn e vet – vitet rinore, vitet e pjekurisė dhe vitet e pleqėrisė – gjithmonė duke qenė i ēiltėr!
Ji i besueshėm!
Nė kė mbėshtetesh, vallė? Nė Allahun sigurisht, apo jo?! Me tė vėrtetė Ai ėshtė Mė i Besueshmi! Mirėpo, ndėr njerėz, kujt i mbėshtetesh? Kujt i besoni qė tė tė ndihmojė kur rastisni nė situata tė padėshirueshme? Vallė, a mbėshteten njerėzit nė ty? A konsiderohesh i besueshėm? Tė pėrparosh nė jetė e tė arrish synimet pėrfundimtare qė i ke kėrkohet qė njerėzit tė tė konsiderojnė tė besueshėm dhe njeri tek i cili mund tė mbėshteten! E tė qenėt i besueshėm nuk duhet tė jetė aktivitet i diktuar [nga njerėzit e tjerė apo nga rrethanat (shėn. i pėrkthyesit], por duhet tė jetė njė shprehi qė e ke tė zakonshme, tė pėrditshme, ashtu qė njerėzit tė mund tė mbėshteten nė ty nė tė gjitha rastet, qofshin ato tė mėdha apo tė vogla, tė pėrshtatshme apo tė papėrshtatshme, tė lehta apo pak mė tė rėnda etj.
Nėse e marrim parasysh shprehjen “ta ruaj shpinėn”, e cila, nė kuptimin mė tekstual, nėnkupton se, meqė njerėzit nuk mund tė shohin ēfarė ka mbrapa tyre, kanė nevojė qė tė mbėshteten te miqtė e tyre pėr ta mbuluar atė kėnd, nė rast se ngjan ndonjė kėrcėnim prej nga pas. Vetėm imagjino njė situatė sikur njė mikeshė jotja do tė ngjitej nė njė pemė dhe t'ia mėsyente njė dege pėr tė marrė njė balonė, e cila tė jetė rrasur aty. Ajo tė pyet pastaj nėse "jeni duke ia ruajtur shpinėn". Nė kėtė rast, pra ajo ėshtė duke u mbėshtetur fare nė tė qė tė mbahet nė ty, nė rast se thyhet dega. E kėtu nuk ka vend pėr tė bėrė hajgare a pėr tė humbur vėmendjen: mikesha jote ėshtė duke tė besuar dhe nė pyetje ėshtė jeta e saj.
Nėse themi se Allahu ėshtė Mė i Besueshmi, ne faktikisht pajtohemi me tė vėrtetėn se Allahu i Lartėsuar asnjėherė nuk do tė na kishte poshtėruar, e as qė do tė na kishte lėnė tė vetėm. Ai, lartėsuar qoftė pėrherė, nė Kur'anin Famėmadh thotė: "Nuk ka dhunė nė fe. Ėshtė sqaruar e vėrteta nga e kota. E kush nuk i beson tė pavėrtetat, e i beson Allahut, ai ėshtė kapur pėr lidhjen mė tė fortė, e cila nuk ka kėputje. Allahu ėshtė Dėgjues i dijshėm!" (Kur'an, 2: 256).
Me tė vėrtetė, qė tė gjithė tė Dėrguarit e Allahut tė Lartėsuar qenė njerėz tė besueshėm dhe se Allahu dėshmoi besueshmėrinė e atyre (tė dėrguarve [shėn. i pėrkthyesit]) pėr tė cilėt paraqitej dyshim nga ana e popullit pėrkatės. Pėr shembull, Hudi, alejhi selam, duke i bėrė thirrje popullit tė vet, deklaroi: "(Jam i dėrguar) Qė t'jua komunikoj shpalljet e Zotit tim dhe unė jam kėshillues i besueshėm pėr ju!" (Kur'an, 7: 68). Si rrjedhojė, ēdo ditė praktiko shprehinė e tė qenėt i besueshėm. Prano (ndonjė) pėrgjegjėsi e pastaj pėrmbushe atė! Dhe kur tė tjerėt tė tė besojnė (diēka), mos i tradhto!
Mund tė lexosh nga biografia e mrekullueshme e Pejgamberit, alejhi selam, nė lidhje me atė se si njerėzit ia besonin gjėrat e tyre tė ēmuara, duke e ditur me plot bindje se, kur tė kthehen pėr t'i marrė, do t'i gjejnė tė sigurta dhe tė padėmtuara. Zakonet e tij personale dhe biznesore ishin tė lavdėrueshme nė atė masė saqė ai njihej nė tėrė bashkėsinė e tij pėr atė (pėr shprehinė e tė qenėt i besueshėm [shėn. i pėrkthyesit]), madje edhe para se t'i vinte Shpallja e tė bėhet i Dėrguar i Zotit, nė kohėn kur, pra njė i tillė duhet doemos tė jetė i sinqertė e i besueshėm.
Ji i vetėpėrmbajtur dhe kije nė mendje Zotin!
Mund tė thuhet se sfida mė e vėshtirė pėrderisa njė njeri hapėron drejt adoleshencės ėshtė ndrydhja e vetes pėr tė mos rėnė viktimė e qejfeve tė veta – veēanėrisht ndaj dėshirave tė ulėta. Suksesi ynė nė jetė nė masė tė madhe varet nga ajo se sa ne jemi tė aftė qė ta ndrydhim veten, tė jemi tė moderuar nė atė ēka ėshtė e lejuar, si dhe se sa jemi tė aftė pėr ta distancuar veten nga ajo qė ėshtė e ndaluar.
Vallė, pse vetėpėrmbajtja ėshtė aq kritike? Pėr vetė shkakun se qėllimi i shejtanit tė mallkuar ėshtė qė tė tė bėjė rob tė qejfeve tua nė atė shkallė sa tė hash deri atėherė kur tė bėheni/ndjeheni parehatshėm; nė atė shkallė sa tė pish aq shumė pije, pa e shikuar paraprakisht se a janė ato nga kafeina, sheqeri apo nga aromatizues artificialė; nė atė se pėrmallohesh mė shumė pėr gjumė sesa pėr namaz; dhe nė atė se ke dėshirė tė llahtarshme pėr t'i plotėsuar nevojat sesksuale. E tė zhvillosh vetėpėrmbajtjen si shprehi tė detyron qė ajo (vetėpėrmbajtja, pra) tė tė bėhet natyra jote e dytė – gjė qė mund tė arrihet pothuaj pa menduar (aq shumė), pa aq shumė pėrpjekje. Allahu i Lartėsuar na sjell ndėr mend: "Mirėpo kėtė nuk mund ta arrijė kush, pos atyre qė janė tė durueshėm, dhe nuk mund ta arrijė kush, pos atyre qė kanė virtyt tė lartė!" (Kur'an, 41: 35).
Duke u orvatur pėr t'u bėrė rini shumė e suksesshme muslimane, e kjo do tė nėnkuptonte njė rini qė meriton fatin mė tė mirė, ėshtė domosdoshmėri qė tė kultivosh vetėpėrmbajtjen.
Ji tėrėsor!
Shiko pėrreth dhomės sate. Sa punė tė papėrfunduara ke, vallė? Kur i kryen detyrat apo mėsimet qė i ke pėr nė shtėpi, a mund tė ndodhė qė tė nxitosh pėrgjatė gjithė detyrės, ashtu qė ta pėrfundosh sa mė shpejt, apo do ta kaloje atė kohė sa mė mirė, do t'i rikontrolloje detyrat dhe, ē'ėshtė mė e rėndėsishmja, a do tė ishe tėrėsor?
Shumė shpesh mėsimdhėnėsit e notojnė njė raport (njė detyrė tė kryer [shėn. i pėrkthyesit]) nė bazė tė asaj se sa mirė ėshtė punuar dhe nė ē'masė studenti nė fjalė i ėshtė pėrmbajtur temės sė dhėnė nga ai (mėsimdhėnėsi). Tė qenėt tėrėsor nuk ėshtė shprehi qė mund tė fitohet brenda njė nate. E e kundėrta nga ajo ėshtė tė jesh i pakompletuar, tė jesh i pėshtjellėt dhe tė bėsh punėt me ngut, pa marrė nė konsideratė saktėsinė dhe/ose cilėsinė. Sido qė tė jetė, Mė i Pėrkryeri ėshtė Allahu i Lartėsuar, i Cili i pėrsosi krijesat e Veta, i Cili e pėrsosi fenė e Vet, dhe i Cili e udhėzoi tė Dėrguarin e Vet qė tė jetė mė i pėrkryeri ndėr njerėz, pėr sa i pėrket sjelljes dhe karakterit.
Nė Muvata-n (Muwatta) e imam Malikut mund tė lexojmė: "Mė ka transmetuar Jahja nga Maliku se e ka dėgjuar Pejgamberin, alejhi selam, tė ketė thėnė: "Jam dėrguar qė ta perfeksionoj karakterin e mirė [vlerat morale (shėn. i pėrkthyesit)]!" (Libri #71, Hadithi #47.1.8)
Tė qenėt tėrėsor buron nga dėshira e zjarrtė pėr tė qenė aq i pėrkryer sa ėshtė e mundur nė suaza tė natyrės njerėzore. Kėrkimi qė nė moshė tė re tė pėrkryeshmėrisė nė veprimet dhe fjalimet tua tė ndihmon qė tė krijosh e tė kultivosh njė sy tė mprehtė, jo vetėm nė tė qenėt i pėrpiktė nė jetėn personale, por edhe pėr jetėn e ēdonjėrit prej atyre qė ėshtė rreth teje. Tė qenėt tėrėsor, pėr shembull, nė namaz tė mėson qė tė jesh i durueshėm e tė kesh mendjen nė fjalėt qė i thua dhe nė pozitat e ndryshme qė ngėrthehen brenda nė namaz.
Ji i pėrqendruar!
Gjatė kohės kur je nė namaz tė kalojnė njė mijė ide nėpėr kokė. A ėshtė kėshtu? A je ti ky? Sinqerisht mė thuaj?! Ēfarė bėn me ato ide? A i pėrpunon? Po vallė kur tė jesh nė klasė? A tė bredh mendja andej e kėndej; a ėndėrron me sy tė hapur; a je i aftė tė pėrqendrohesh nė ligjėratėn qė jepet; a do tė japėsh ndonjė justifikim tė ēfarėdoshėm pėr ta braktisur atė qė je duke e bėrė?
Zhvillimi i shprehisė sė tė qenėt i pėrqendruar tė jep garancė se je i zgjuar, vigjilent dhe tėrėsisht i motivuar pėr tė vazhduar sė punuari dhe pėr ta kompletuar detyrėn qė tė ėshtė dhėnė, ēfarėdo qoftė tė ketė qenė ajo. Tė qenėt i dhėnė pas videolojave qė nė fėmijėri dhe ndėrrimi konstant i skenave e programeve nė televizor flet pėr mosaftėsinė tėnde pėr t’u koncetruar/pėrqendruar. Ndėr mėnyrat mė tė mira pėr tė zhvilluar pėrqendrimin ėshtė praktimi i faljes sė namazit me koncetrim tė thellė, nė atė masė saqė pothuaj tė mos jesh nė dijeni se ēfarė ėshtė duke ndodhur rreth teje. Allahu i Madhėrueshėm nė Kur’anin Famėlartė na tregon se besimtarė janė: “...ata tė cilėt janė tė pėrulur dhe tė kujdesshėm gjatė faljes sė namazit!” (Kur'an, 23: 2).
Pėrulėsia qė ėshtė pėrmendur kėtu rezulton nga njė pėrqendrim i tėrėsishėm pėr vetė faktin se nė mendje qėndron dijenia se jemi nė prezencė tė Allahut tė PLotfuqishėm, duke qėndruar pėrpara Tij, lartėsuar qoftė pėrherė. Pra, jepe maksimumin pėr tė zhvilluar pėrqendrimin – pavarėsisht se a je nė namaz, nė punė akademike, nė atletikė apo nė ndonjė segment ēfarėdo tjetėr.
Ji i pėrpiktė!
Ndėrprit sė thėni tėrė kohėn se je vonuar pėr shkak tė "Kohės standarde muslimane (Muslim Standard Time – MST)" ose pėr shkak tė "kohės standarde" tė vendit (shtetit) ku jeton. Gjėja e fundit qė mund t'ia atribuojmė Islamit ėshtė koncepti se mėsimet e tij disi na bėjnė tė vonohemi, na bėjnė tė jemi mė tė ngadalshėm e mė tė avashtė, si dhe gjithēka tjetėr pos tė qenėt tė pėrpiktė. Ēfarė gjendje e mjerė e punėve ėshtė, me tė vėrtetė, qė ne ia atribuojmė dobėsitė tona fesė ose kombėsisė sonė!
Individėt shumė tė suksesshėm, qofshin ata muslimanė ose jo, e kuptojnė dhe e ēmojnė vlerėn e jo vetėm kohės sė tyre, por edhe kohėn e atyre me tė cilėt bashkėpunojnė. T'i mbash njerėzit duke tė pritur me orė tė tėra, nė fund tė fundit, nuk ėshtė diēka me tė cilėn duhet krenuar, e as diēka qė ka vend nė mendimin e atij personi qė mėton te jetė i suksesshėm.
Njė nga shtyllat bazė tė Islamit ėshtė namazi, e kurse Allahu i Lartėsuar dhe Pejgamberi, alejhi selam, na kanė dhėnė pėrkujtime tė qarta se ne duhet tė kryejmė faljen nė kohė tė caktuar.
Kur Abdullahu (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!) pyeti se cili ishte veprimi mė i dashur te Allahut i Lartėsuar, Pejgamberi, alejhi selam, i tha: "Ta bėsh faljen e namazit nė kohėn e vet tė caktuar!" (Sahihu i Buhariut, Libri #10, Hadithi #505)
Nėse vėrtet dita jote ėshtė pėr t'u konsideruar e suksesshme, atėherė ti duhet t'i kesh falur tė gjitha namazet obligative nė kohėt e tyre tė caktuara, si dhe tė kesh falur edhe sa mė shumė namaze vullnetare. Nėse dita jote planifikohet rreth kohėve tė faljes (sė namazit), ti (jo vetėm qė) nuk do tė falesh saktėsisht nė kohėn kur duhet tė falesh, por, nga ana tjetėr, do tė jetė bėrė vonė pėr tė gjitha punėt e tjera. Tė qenėt i pėrpiktė ėshtė shprehi qė, kur pėrsoset, tė tjerėve ua demonstron vlerėn e madhe qė Islami ia jep kohės - jo vetėm tonės (kohė), por edhe tė atyre me tė cilėt bashkėpunojmė.
Ji konzistent!
Pėrkundėr tė gjitha shprehive qė u pėrmendėn deri mė tash, mbase shprehia qė me siguri se tė ndihmon qė tė bėhesh musliman i ri shumė i suksesshėm ėshtė tė qenėt konzistent, i qėndrueshėm, i paluhatshėm (nė parime e qėndrime). Nuk mund njė ditė tė jesh i sinqertė, ndėrsa tjetrėn rrenacak, ashtu sikurse nuk mund tė jesh i besueshėm nė njė rast, kurse totalisht i atillė qė mos tė mund tė tė besohet njė ēėshtje nė njė rast tjetėr, si dhe ashtu sikur pėr tė gjitha shprehitė e tjera. Muslimani fare e ka tė qartė se mė lehtė ėshtė tė bėsh diēka vetėm njė herė ose vetėm kur duam ta bėjmė, porse mė vėshtirė ėshtė tė bėsh diēka rregullisht dhe nė mėnyrė konzistente.
Nėna e besimtarėve - Ajsheja (Allahu qoftė i kėnaqur prej saj!) na rrėfen se "gjėja mė e dashur pėr tė Dėrguarin e Allahut ishte ajo qė bėhej vazhdimisht dhe rregullisht" (Sahihu i Buhariut, Libri #76, Hadithi #469).
Veprimet e rregullta e konzistente tregojnė se njė person e ka shoshitur nė mendje kėtė ēėshtje, e ka pasur me plot mend atė punė, e ka planifikuar tė njėjtėn, pra e ka bėrė.
Ne tė nxisim qė tė jesh sa mė konzistent qė ėshtė e mundur, veēanėrisht nė ato sfera tė jetės nė tė cilat tė nevojitet pėrmirėsim konstant, siē ėshtė namazi, agjėrimi, sjellja, shprehitė e tė mėsuarit/studiuarit etj. Mos thuaj se do tė faleshe tėrė natėn, do tė bėje agjėrim vullnetar pėr ēdo ditė tė ēdo muaji ose se do tė mėsoje tėrė natėn pėr ēdo natė, meqė punėt me atė intensitet nuk mund tė kryhen nga njeriu, kur flasim pėr njė periudhė tė gjatė kohore. Megjithkėtė, thuaj se me siguri qė do tė lexosh njė pjesė nga Kur'ani Famėlartė pėr ēdo ditė ose se do t'u ndihmosh prindėrve tu ēdo ditė pėr, tė paktėn, njė punė tė pėrditshme shtėpiake ose se do tė tentosh qė, tė paktėn, tė mėsosh njė mėsim tė ri pėr ēdo javė, ashtu qė tė jesh nė hap me planin e tė mėsuarit tėnd personal.
Pėrfundim
Sė fundmi, muslimanėt aspirojnė t'i zhvillojnė tė gjitha kėto shprehi, meqė, me tė bėrė kėshtu, ne afrohemi mė afėr Allahut tė Lartėsuar. Nėse ke pėr qėllim tė jesh pjesė e rinisė shumė tė suksesshme muslimane, atėherė detyrohesh qė ta reflektosh atė nė jetėn tėnde dhe tė shohėsh se sa prej kėtyre shprehive janė pjesė e vetes sate dhe se sa tė tjera ke nevojė t'i zhvillosh mė tepėr apo fare t'i pėrbirėsosh.
Do tė pėrfundojmė me njė pėrkujtim se zhvillimi i kėtyre shprehive do tė tė ndihmojė tė jetosh njė jetė si ajo e Pejgamberit, alejhi selam. Mesazhi dhe jeta e tij janė pėrmbledhur fare mirė nė njė transmetim tė Abdullah ibėn Abbasit (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!): "Ebu Sufjani mė ka thėnė se kur Herakliu i ka thėnė atij: "Kur tė pyeta se ēfarė ju urdhėron Muhammedi, ti mė the se ju ka urdhėruar ta kryeni faljen e namazit, tė flisni tė vėrtetėn, tė jeni tė ndershėm, tė mbani fjalėn dhe tė ēoni nė vend besėn." Mė pas, Herakliu shtoi: "Me tė vėrtetė kėto janė cilėsi tė njė profeti!" (Sahihu i Buhariut, Libri #48, Hadithi #846)
Pra, pėrpiqu t'i kultivosh kėto shtatė shprehi tė shtjelluara mė sipėr dhe shumė tė tjera nga mėsimet islame, ashtu qė tė jesh ndėr tė rinjtė muslimanė shumė tė suksesshėm.
-
-
i/e regjistruar
Zgjedhja e shokėve
Padyshim se shoqėria ėshtė rrugė e cila shpie nga e keqja dhe nga e mira pėr kėtė Allahu nė Kur’an porosit dhe thotė: O ju qė besuat, mos i zini pėr miq tė ngushtė tė tjerėt jashtė mesit tuaj, ata nuk pushojnė sė vepruari nė dėm tuajin, u dėshirojnė ēka u mundon juve. 13.11.2009
Kliko kėtu pėr ta parė foton nė madhėsi origjinale
A thua po tė mos ishte shoqėria ?
A thua a do mund tė jetonim pa tė?
Urrejta kundėr jush duket nga gojėt e tyre, por ajo qė fshehin nė gjoksat tyre ėshtė edhe mė e madhe. Ne pra, ua kemi sqaruar faktet nėse ju i kuptoni.Besimtarėt tė mos i miqėsojnė mosbesimtarėt, e t'i lėnė manash besimtarėt. E kush bėn atė, ai nga feja e All-llahut nuk ka asgjė, pėrveē nėse ėshtė pėr qėllim ruajtja prej tė keqes sė tyre. All-llahu ua tėrheq vėrejtjen me dėnim prej Tij, pse vetėm tek All-llahu ėshtė e ardhmja. (Ali Imran): 118,28.
Sigurisht se shoqėria mė e mirė ėshtė ajo fetare e cila tė mbron nga devijimi dhe jo ajo e devijuar nga besimi ec ila tė shpie drejt humbjes .
Pėr kėtė Allahu xh.sh thotė :
O ju qė besuat, mos i zini miq jobesimtarėt e t'i lini manash besimtarėt! A doni t'i sillni All-llahut argument tė qartė kundėr vetės! (Nisa): 144
O ju qė besuat! Mos zini miq as jehuditė, e as tė krishterėt. Ata janė miq tė njėri-tjetrit. E kush prej jush i miqėson ata, ai ėshtė prej tyre. Vėrtet All-llahu nuk vė nė rrugė tė drejtė popullin zullumqar.
Mik (i afėrt) juaji ėshtė vetėm All-llahu, ėshtė i dėrguari i Tij dhe ata qė besuan e qė falin namazin dhe japin zeqatin duke bėrė rukuė (duke qenė respektues).
E kush ka pėr mik All-llahun, tė dėrguarin e Tij dhe ata qė besuan, s'ka dyshim se ana (pala-krahu) e All-llahut ėshtė ngadhėnjyese.
O ju qė besuat! Mos i merrni pėr miq ata tė cilėve u ėshtė dhėnė libri para jush edhe as jobesimtarėt qė me fenė tuaj tallen dhe luajnė. Kini dro All-llahun po qe se jeni besimtarė.
Edhe thirrjen (ezanin) tuaj pėr namaz ata e marrin pėr tallje e lojė. Me kėtė vėrtetojnė se janė popull qė nuk kupton. (Maide): 51,55-58
Sigurisht se besimtarėt dallojnė nga jobesimtarėt dhe ata ndalojnė nga e keqja .
Sigurisht se nė njė vend tė huaj nuk e keni shoqėrinė e atdheut prej nga shkuat por atje mund ta gjeni shoqėrinė e duhur por lrgohuni se mund tė kapeni pėr shoqėrin e devijuar.
Allahu xh.sh. nė Kur’an thotė:
O ju qė besuat, nėse keni dalė (prej vendlindjes) pėr hir tė luftės pėr rrugėn Time, duke kėrkuar kėnaqėsinė Time ndaj jush, mos e zini mik armikun Tim dhe armikun tuaj, duke shprehur ndaj tyre dashuri, kur dihet se ata mohuan tė vėrtetėn qė u erdhi juve. Ata e dėbojnė tė dėrguarin dhe ju, sepse i besoni All-llahut, Zotit tuaj, e ju fshehurazi u ofroni miqėsi, po Unė mė sė miri e di atė qė e keni fshehur dhe atė qė e keni publikuar. Ai qė punon ashtu nga pala juaj, ai e ka humbur rrugėn e drejtė.
Pritet qė All-llahu tė verė miqėsi ndėrmjet jush dhe atyre qė kishit armiqėsi, All-llahu ėshtė i fuqishėm, All-llahu falė mėkatet, ėshtė mėshirues.
All-llahu nuk ju ndalon tė bėni mirė dhe tė mbani drejtėsi me ata qė nuk ju luftuan pėr shkak tė fesė, e as nuk ju dėbuan prej shtėpive tuaja; All-llahu i do ata qė mbajnė drejtėsinė.
All-llahu ua ndalon t'u afroheni vetėm atyre qė ju luftuan pėr shkak tė fesė, qė ju nxorėn prej shtėpive tuaja dhe qė ndihmuan dėbimin tuaj; ju ndalon tė miqėsoheni me ta. Kush miqėsohet me ta, tė tillėt janė dėmtues tė vetvetes. (Mumtehinet): 1,7-9.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt