Lufta nė ishujt Falkland dhe sekreti i fitores sė britanikėve ndaj argjentinasve

Faktori X

Brian James

Rimarrja e ishujve Falkland nga njė forcė pushtuese argjentinase ishte kundėr ēdo lloj logjike ushtarake: doktrina ushtarake shpall se forca sulmuese duhet tė jetė mė e madhe nė numėr se sa forca pushtuese nė njė raport 3 me 1, ndėrkohė qė forca britanike prej 6000 vetėsh ishte sa gjysma e kundėrshtarėve qė po pushtonin; gjithashtu, vendndodhja ishte 8000 milje larg nga rifurnizimet dhe pėrforcimet, ndėrkohė qė Ishulli Ascension, 3200 milje larg nė mes tė Atlantikut, ishte toka miqėsore mė e afėrt. Pėr 26 vite, historianėt kanė kėrkuar njė shpjegim pėr kėtė fitore "tė pamundur". Shumica kanė gejtur njė pėrgjigje njė-fjalėshe: "gjendja morale". Rėndėsia e gjendjes morale nė kushte lufte ėshtė pranuar prej kohėsh, dhe po kaq e rėndėsishme ėshtė konsideruar mungesa e saj pėr humbjen nė luftėra. Megjithatė, shumė pak pėrpjekje janė bėrė pėr tė identifikuar komponentėt e saj - sikur tė ishte ndonjė agjenci e paprekshme, pėrtej ēdo lloj analize.

Nė kohėn e asaj lufte e qė atėherė, kam pyetur udhėheqės ushtarakė e ushtarė nga tė dy palėt se ēfarė besonin ata qė krijonte njė gjendje morale tė mirė mes trupave ndėrluftues. Rrjeti kompleks i faktorėve qė ata identifikuan formon njė listė tė gjatė: besimi nė drejtėsinė e kauzės; besimi nė armėt dhe pajisjet e tua, si dhe nė ato tė forcave mbėshtetėse; besimi nė aftėsitė taktike tė liderėve; besim nė kompetencėn strategjike tė komandės sė lartė si dhe nė qėllimet e luftės tė parashtruara nga politikanėt; besim nė aftėsitė luftuese dhe stėrvitjen, sidomos krahasuar me ato tė armikut.

Le tė bėjmė njė ekzaminim se cilėt prej kėtyre faktorėve ishin evidentė, tek secila palė, nė vitin 1982.

Nė kundėrshtim me pushtuesit argjentinas, tė cilėt ishin tė mbushur me njė ndjesi patriotike pėr t'i dhėnė fund njė poshtėrimi kombėtar, trupat britanike thjeshtė ndjenin se kishin njė hesap pėr tė lartė pėr marrjen e detashmentit tė Marinės nė Falkland. Siē thoshte komandanti i Task Forces, Admirali Woodward, "Pėr ne, kjo fushatė ushtarake ishte njė punė e kėrkuar nė emėr tė qeverisė. Pėr ata ishte diēka e pėrafėrt me luftėn e shenjtė".

Britanikėt e dinin qė nė fillim se nuk do tė kishin superioritet teknik. Nė ajėr, "Langoi i Deteve" nuk do tė mund t'ia hidhte mė tė shpejtėve argjentinas, "Mirazh", "kama" dhe "Fajkoi i qiejve", por forca ajrore argjentinase ishte gjithėsesi mė e shumtė se ajo britanike, nė njė raport njė me tre. Kur anijet e Task Forces u ndodhėn nėn sulme ajrore, raketat mbrojtėse tė tyre rezultuan se kishin vlerė tė kufizuar, shumė poshtė pritshmėrive. Ndonėse Marina Mbretėrore kishte superioritet numerik, gjuajtėsit argjentinas tė pajisur me raketa Exocet pėrbėnin njė rrezik kundėr tė cilit pak mbrojtje kishte.

Gjithashtu, forcat tokėsore britanike nuk kishin avantazh as nė pajisje. Kėmbėsoria argjentinase kishte automatikun FN qė mund tė lėshonte breshėri tė gjata, ndryshe nga SLR britanike. Mbėshtetja me artileri pėr britanikėt ofrohej prej armėve 105 mm, qė kishin rreze mė tė gjatė se ato argjentinase, por britanikėt kishin 24 armė kundėr 42 tė armikut. Forcat argjentinase kishin gjithashtu topa mė tė mėdhenj 155 mm, plus njė superioritet tė madh nė mitrolozė tė kalibrit tė madh dhe mortaja; dhe kėmbėsoria argjentinase ishte e pajisur me pajisje pėr tė parė natėn, shumė mė cilėsore se ato tė marinsave dhe paratrupave britanikė.

Pastaj vjen ēėshtja e besimit tek armėt mbėshtetėse. Nė krahun argjentinas, rivaliteti mes dy krahėve tė aviacionit komplikonte vendimet taktikė, sipas tė cilėve do tė sulmoheshin anijet britanike. Ushtria argjentinase kritikonte edhe pėr marinėn argjentinase pas fundosjes sė Belgranos nė 2 maj, ndėrkohė qė ushtarėt argjentinas ishin gjithashtu tė zemėruar ndaj njė force ajrore qė "lejonte tė bombardoheshin ēdo natė nga anijet luftarake tė Marinės Mbretėrore". Kėta rivalitet tė brendshėm u ngjitėn nė rangjet mė tė lartė: nė ishujt Falkland, as komandantėt e forcės detare e as asaj ajrore nuk u bindeshin urdhėrave tė Gjeneralit Menendez, pa referuar mė parė te komanda e tyre.

Por edhe besimi mes shėrbimeve britanikė ishte fragmentar. Shumė ushtarė flisnin pėr zemėrim ndaj paaftėsisė sė marinės pėr tė fundosur Transportierin Atlantik si dhe humbjen e helikopterėve Chinook. Pati gjithashtu kritika se, theksi i tepėrt qė marina i vinte sigurisė sė anijeve tė saj bėri atė qė, njė sasi e madhe municioni dhe predhash tė riktheheshin nė det nė vend qė tė shkarkoheshin nė tokė.

Tensioni i brendshėm arriti nivelet mė tė lartė. Brigadieri Tompson, komandant i forcave tokėsore shkruante, duke kritikuar dėshtimin e marinės pėr tė kuptuar rėndėsinė e fitimit tė superioritetit ajror pėrpara se tė niste zbarkimi. Rrėfimi i vetė Admiralit Woodward nuk e fsheh bindjen e tij se forcat tokėsore do tė vėrdalliseshin, pasi tė zbarkonin, dhe ai nisi tė shfryjė kur pa qė parashikimi i tij po konfirmohej. Thompson e bėn tė qartė se kėmbėngulja e komandės pėr mė shumė shpejtėsi nuk e ndihmonte aspak moralin e ushtrisė.

Tė dy komandantėt nuk kishin besim tek ata mbi krye. Pėrpara nisjes sė zbarkimit, Aqdmirali Woodward kish shprehur irritimin ndaj hezitimit tė Kabinetit pėr tė konfirmuar qėllimin pėr tė rimarrė ishujt: urdhėrat pėr tė ishin tė "qėndronte nė dispozicion e tė priste pėr t'i rimarrė". As ushtria dhe as marina britanike nuk kish ndier se rimarrja e ishujve ishte njė propozim i realizueshėm - ata ishin bindur se duhej tė qėndronin pranė bregut, nė njė lloj demonstrimi bllokade, ndėrkohė qė argjentinasit do tė "dėboheshin" nga trysnia politike qė do tė ushtronin Britania dhe SHBA. Sulmi i kushtueshėm tek Pata e Gjelbėr ishte njė demonstrim se sa larg nga vendimet nė majė ishin forcat tokėsore. Sulmi i urdhėrua pėr arsye se politikanėt dhe shtabi i gjeneralėve besonin qė publiku britanik ishte i paduruar pėr rezultate dhe dėshironin tė fitonin terren maksimal nė rast se OKB do tė urdhėronte njė armėpushim.

Teksa udhėtonte drejt jugut, Task Force kish marrė sinjale nga patrullat skautiste nė ishujt se trupat argjentinase ishin "ushtarakisht tė ngathėta, tė painteresuara pėr luftime dhe tė pėrgjumura, njė ushtri e mefshėt dhe apatike qė vuante nga kushtet e motit dhe indiferente ndaj oficerėve tė vet". Nė Argjentinė, nisėn tė dėgjohen ankesa se ushtarėve u mungonin ushqimet dhe strehimi. Shtypi britanik shkruajti gjerėsisht pėr kėta zėra, tė cilat mė pas u pėrcilleshin atyre nė anijet qė shkonin drejt ishujve. Mė pas, u bė detyrė e oficerėve qė tė mos lejonin trupat britanike tė binin nė vetėkėnaqėsi.

Nė tė kundėrt, trupave argjentinase u tregoheshin histori tė frikshme pėr kundėrshtarin. Tė burgosurit e parė argjentinas qė pa njė rojė "dukeshin si fėmijė tė trembur. Pėr tė ardhur keq. Frika nga Gurkhat ishte e pėrhapur mes kėmbėsorisė argjentinase, prandaj britanikėt vendosėn t'i vendosin ata nė pararojė.

Ndėrkohė qė ēdo rrėfim i ushtarėve britanikė pėr luftimet nė Falkland pėrmban edhe ankesa ndaj oficerėve, grindje tė tilla janė rituale nė jetėn nė shėrbim ushtarak, dhe shumica e kompanive dhe togave u udhėhoqėn me kurajė ekzemplare: shumica e oficerėve dhe ushtarėve morėn mė shumė se dy medalje pėr trimėri nė vijėn e frontit. Marrėdhėniet mes ushtarėve argjentinas dhe oficerėve ishin tmerruese. Angazhimi nė shtypjen e trazirave civile kishte dėmtuar reputacionin e oficerėve: kjo gjė iu bashkua metodave brutale pėr tė vendosur disiplinė. Dalja lakuriq nė mes tė shiut dhe dėborės ishte dėnimi kur ushtarėt qėndronin nė prapavijė, duke rrėmuar pėr ushqime. Ushtarėt mė kanė rrėfyer se oficerėt argjentinas i neglizhonin njerėzit e tyre gjatė pėrgatitjeve pėr betejė dhe mė pas mungonin: "Kur ata ia mbathnin, pėrse ne duhej tė qėndronim e tė luftonim?"

Gjendja e tė dy ushtrive nė prag tė luftimeve finale ishte e varfėr. Mungesa e gjumit pėr shkak tė tė ftohtit dhe barra e rėndė mbi shpinė - u duhej tė mbanin edhe predha mortaje - kishte lodhur pushtuesit. Shumica e britanikėve i kishin lagur kėmbėt tek zbrisnin nė breg nė San Carlos dhe nuk kishin patur asnjė shans pėr t'i tharė gjatė njėzetė e pesė ditėve tė luftės nė tokė. Plagėt dhe morthi ishin diēka e zakonshme.

Megjithatė, kur ushtritė mė nė fund u takuan, rezultati rrallė ishte nė dyshim. Tek Pata e Gjelbėr, beteja e parė e madhe, 450 paratrupa, tė cilėve u mungonte shumica e artilerisė, me mangėsi nė ushqime dhe pajisje gatimi dolėn nga pozicionet dhe vranė apo u kapėn robėr mė shumė se 1300 ushtarė argjentinas, ndėrkohė qė humbėn jetėn 20 prej tyre. Robėrit argjentinas pėrfshinin njė grup rezervash elitė, tė cilėt ishin sjellė, pasi ishte zbuluar plani britanik pėr tė sulmuar. Pastrimi i zonės malore nė Port Stanley solli njė fitore qė ishte po ashtu e qartė - 1800 ushtarė tė pararojės dhe 45 komando larguan nga pozicionet 1000 argjentinas tė mirėarmatosur. Ata vranė pesėdhjetė, kapėn 450 robėr dhe shpartalluan pjesėn tjetėr me njė egėrsi tė tillė saqė 5000 trupa tė tjerė luftuese argjentinase nuk mundėn tė hyjnė asnjėherė nė betejė dhe ishin mes 11300 ushtarėve qė u dorėzuan.

Kėshtu qė, nėse "gjendja morale" pėrcaktoi rezultatin e luftės nė ishujt Falkland, atėherė ajo frymė pushtuese nuk pėrfshinte as njė besim nė kauzėn pėr tė cilėn u luftua kjo luftė, as edhe besim nė politikanėt qė e provokuan atė, as edhe besim nė cilėsinė apo kohezionin e komandės sė lartė, as edhe besim absolut nė armatimin nė dispozicion dhe me siguri, aspak njė perceptim pėr superioritet nė numėr dhe pajisje. Kėshtu qė, ekspeditės britanike nė ishujt Falkland i mungonin tė gjithė kategoritė qė besohet se janė thelbėsore pėr njė moral qė sjell fitore nė luftė.

Ajo ēfarė mbetet ėshtė vetėbesimi i individėve nė luftim. Njė armė e tillė e fuqishme ngrihet, nga poshtė lartė, dorė mė dorė deri tek lidershipi, si dhe njė ndjesi e statusit tė njėsisė dhe sistemit regjimental tė krijuar nė shekuj. Siē thoshte Majori David Cooper, pjesėtar nė ato beteja, "Po, ėshtė njė lloj mrekullie ajo qė bėnė kėta ushtarė. Ata nuk luftuan nė kėtė mėnyrė pėr Britaninė, as pėr Thatcherin. Ata e bėnė pėr "familjen" e tyre tė ushtrisė - domethėnė pėr njėsinė e tyre, shokėt e tyre, pjesėn e tyre tė regjimentit".

Thėnė thjeshtė, armėt dominuese nė fitoren nė Atlantikun Jugor ishin helmetat - njė forcė mjaftueshėm e fuqishme pėr tė kapėrcuar tė gjithė llojet e mangėsive nė pajisje dhe organizim. Por kjo qe njė epikė qė ndodh vetėm njė herė...


Ishujt Flakland (Spanjisht: Islas Malvinas[1]) janė njė arkipelag nė Atlantikun Jugor, i cili gjindet 483 km nga brigjet e Argjentinės, 1,080 km nė perėndim tė Shag Rocks (Gjeorgji Jugore), dhe 940 km nė veri tė Territorit Antrantik Britanik. Ata pėrbėhen nga dy ishuj kryesor, Falklandi Lindor dhe Falklandi Perėndimor, sė bashku me 776 ishuj mė tė vegjėl

Britania kėrkon sovranitetin e ujrave nė Falkland



Ujrat pėrreth ishujve Falkland besohet se kanė naftė dhe gaz natyror
Britania ka depozituar pretendimin pėr sovranitet pėrpara Kombeve tė Bashkuara pėr mbi njė milion kilometra katrore hapsirė ujore pėrreth ishujve Falkland nė jug tė Atlantikut.
Argjentina pretendon se keto hapsira janė territor i vet.

Korrespondentėt thonė se kjo lėvizje e fundit krijon terrenin pėr njė beteje dipllomatike mes tė dyja vėndeve lidhur me shtratin detar.

Kjo hapsirė besohet se ėshtė e pasur me naftė dhe depozita tė gazit natyror.

Ministri i Jashtėm argjentinas Horge Taiana e hodhi poshtė prentendimin britanik duke e quajtur atė tė papranueshėm.