Mirembrema anetar,
Jam ne vitin e fundit te shkolles se mesme te larte, dhe juve sikur mua mund te ju kete ndodhur qe te jeni te hutuar rreth zgjedhjes se te ardhmes, ku te vazhdoj te studioj, cfare lemie etj.
Keshtu, jo perfundimisht kam zgjedhur "Fakultetin e Inxhinjerisė Elektrike dhe Kompjuterike" ne UP (Universitetin e Prishtines), departamenti "Kompjuterikė", mirepo ende nuk kam informacionet e duhura, andaj jam ne dyshime.
Nese dikush nga forumi studion, ka studiuar apo ka informacione rreth ketij departamenti, te lutem t'i pergjigjet ca pyetjeve te mia:
- Cfare mesohet konkretisht aty? Lendet, provimet?
- Cfare konkretisht mund te punoj nese perfundoj studimet?
- Eshte e veshtire, dhe a e preferoni per ate per te tjeret?
- Dhe ne fund a jeni te kenaqur me profesoret, nxenesit dhe ne pergjithsi me Fakultetin?
Ju lutem sa me shume informacione, aq me shume do te me ndihmoni.
Pershendetje.
Krijoni Kontakt