kto skena jan fakte qe duhe ta din edhe vllezrit tan ne shqiperi suks h e jan greket
kto skena jan fakte qe duhe ta din edhe vllezrit tan ne shqiperi suks h e jan greket
Mercenar dhe vullnetar ka patur ne cdo luftra ndermjet shteteve qe jan aleate ose qe kan patur interes ekonomik. Greqia ka qen aleate sepse kishte interes ekonomik, plus qe jan te lidhur dhe nga ideja fetare qe gjithnje kan qen te bashkuar me shekuj.
Sot Greqia ka mar fund si shtet dhe nuk ma me interes per Serbine. Gjithashtu nuk mund te gjykohet i gjith shteti apo qeveria se disa vullnetare apo mercenare, luftuan diku. Mercenare dhe vullnetare ka patur dhe Sllovene ne Kroaci apo Kroate ne Bosnje. Keto jan gjera qe nuk devijoen dot. Me e rencishmja eshte qe Greqia sado pro Serbise ishte, nuk kishte burrni te dilte hapur e te dergonte ndihma Serbise ashtu sic bente Rusia!
Il Club Pił Titolato Al Mondo
Sot me 24 mars serbet e pjeses veriore te Mitrovices kane organizuar nje proteste kunder bombardimeve te Nato-s dhe njeherit kane protestuar kunder planit te Zyres civile Nderkombetare ne krye te se ciles eshte Piter Fejt,si dhe kunder planit te qeverise per integrimin e veriut te Kosoves ne strukturat shteterore kosovare.
Ne kete proteste kane marre pjese rreth 2000 protestues,duke brohoritur parolla kunder Nato-s,kunder Piter Fejth-it dhe kunder qeverise se Kosoves.
Ne kete proteste valviteshin flamujt serb dhe dukeshin edhe flamujt grek,si njera nder aleatet tradicional te serbeve ne ballkan.
Ate flamur Grek po e kuptoj, por kete Afrikan nuk e po e kuptoj...
Ndoshta pse Serbia merre pjese ne Afrike 2010!!!...Me te vertete jane te budallenje, sa s'ke ku te i cosh...
Gjithcka e politizojne...
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga RinorZ : 25-03-2010 mė 14:50
Shum teme e bukur dhe me vler, Bravo fattlumi
Tani kjo djiet qe keta te dy shteta bir k. shkojn bashke sepse i lidhe feja keta njerez te ndyre, keten teme ta shikojn disa idiota qe jan orthodox FANATIK, sepse zoti ka then mos beni keq te njeri tjetri por te puna grekut dhe serbit eshte ndryshe sepse edhe Zoti ishte grek qysh thojn dhe keta hahahhahha.
Shqipėri, o jetėgjatė, ty tė kemi mėmė e atė dhe pėr ty do tė luftojmė gjersa tė tė trashėgojmė.
Aleanca e Pashenjtė - Greqia dhe Serbia e Milosheviēit
Qeveria shqiptare duhet tė bėjė ēmos pėr penalizimin e shtetit grek para drejtėsisė ndėrkombėtare, pėr qėndrimin e vazhdueshėm pro-Millosheviēian tė Greqisė gjatė luftės sė pėrgjakshme nė Kosovė. Nė qoftė se me tė vėrtetė, Qeveria shqiptare gjakon nė krijimin e marrėdhėnieve solide me fqinjin tonė jugor, atėherė ajo duhet tė bėjė ēmos qė nė krye tė agjendės sė saj tė vė ēėshtjet e shumta tė lėna pezull me Greqinė. Pėrndryshe, politika e flashkėt shqiptare (pavarėsisht se a ėshtė e djathtė apo e majtė) po i jep hapėsirė tė bollshme Greqisė qė tė sajojė borxhe tė shumta qė i paskėshim asaj - duke nėnvizuar sidomos mos-respektimin e pakicės greke brenda Shqipėrisė.
Mirėpo, dosja kundėrshqiptare e Greqisė pėrfshin edhe njė pėrmasė tjetėr, jo aq shumė tė sipėrfaqėsuar nga mediat shqiptare - bashkėpunimi sistematik i Greqisė me Serbinė veēmas gjatė kohės sė luftės nė Kosovė (1999). Sipėrfaqėsimi i vetėm ėshtė bėrė kryesisht nga media perėndimore apo nė tė rrallė nga ndonjė personalitet i lartė ushtarak perėndimor (Wesley Clark), por asnjėherė nga shteti shqiptar. Fashitja e shpejtė e episodeve skandaloze tė Greqisė sė 99ės ėshtė bėrė edhe pėr shkak tė mefshtėsisė dhe paguximshmėrisė sė shtetit shqiptar, herė duke u pėrligjur pėr hatėr tė marrėdhėnieve miqėsore e herė duke u trembur nga njė reaksion i mundshėm i Greqisė. Gazetari i guximshėm grek Takis Mihas nė librin e tij Aleanca e pashenjtė detajizon angazhimin militaresk tė Greqisė nė mbėshtetje tė Serbisė gjatė agresionit nė Bosnjė-Hercegovinė:
E formuar nė mars tė vitit 1995, me kėrkesė tė gjeneralit Ratko Mlladiq, Garda e vullnetarėve grekė - shenjė dalluese tė saj kishte njė shqiponjė dykrenore nė njė sfond tė zi - shumė shpejt u shndėrrua nė njė njėsi tė rregullt luftimi. Nė shtator tė vitit 1995, katėr prej anėtarėve tė saj u dekoruan me medaljen e Shqiponjės sė Bardhė nga Radovan Karaxhiq. Njėqind grek gjithsejtė luftuan tok me serbėt dhe kampi i tyre kryesor gjendej nė Vlasenica, nė rrethinat e Tuzlės. Sipas zėdhėnėsit, Jorgos Muratidis, trupat ishin tėrėsisht tė integruara nė ushtrinė e serbėve tė Bosnjės dhe komandoheshin nga oficerė serbė (2002: 42).
Pėr mė tepėr, libri i Takis Mihas ėshtė i mbushur ding me episode nga mė tronditėset tė shtetit grek nė luftėn e Bosnjės dhe Kosovės. Sipas Mihasit dimensioni i bashkėpunimit midis Greqisė dhe Serbisė ėshtė i larmishėm dhe pėrfshin:
-organizimin e koncerteve dhe mitingjeve publike nė pėrkrahje tė Armatės serbe gjatė luftėrave nė Bosnjė dhe Kosovė;
- Klerikėt ortodoks grekė kanė udhėtuar rregullisht nė frontin e luftės nė Bosnjė duke bekuar paramilitarėt serb;
- Greqia ka bojkotuar dhe thyer bllokadėn ekonomike ndaj Serbisė duke e furnizuar jashtėligjshėm makinerinė serbe tė luftės me derivate tė naftės;
- Media greke ka luajtur njė rol tė madh pro regjimit tė Milosheviēit;
- Nė Greqi janė mbledhur mė shumė se 2 milion nėnshkrime nė formė peticioni tė pėrgjithshėm nė mbrojtje tė kriminelėve tė kėrkuar Vuk Karaxhiq dhe Ratko Mlladiq;
-Gjatė fushatės sė bombave tė NATO-s, zyrtarė ushtarak tė shtetit grek i kanė pėrcjellė nėn dorė informacione armatės serbe, aq sa shpeshherė caqe tė rėndėsishme tė ushtrisė gjenocidale serbe janė lėnė pa u bombarduar. Kėtė e ka pranuar botėrisht edhe ish kryekomandanti i NATO-s Wesley Clark nė njė diskutim televiziv mė 2005;
-Gazetarėt grek qė ishin tokė me ushtrinė serbe nė Kosovė janė solidarizuar botėrisht me ta.
nga: Salih Mehmeti
Sipėrfaqėsimi i miqėsisė Greqi - Serbi
ALEANCA E PASHENJTĖ
GREQIA DHE SERBIA E MILLOSHEVIĒIT
Shkruan: Salih Mehmeti - Prishtinė, 17. 04. 2010
Qeveria shqiptare duhet tė bėjė ēmos pėr penalizimin e shtetit grek para drejtėsisė ndėrkombėtare, pėr qėndrimin e vazhdueshėm pro-Millosheviēian tė Greqisė gjatė luftės sė pėrgjakshme nė Kosovė. Nė qoftė se me tė vėrtetė, Qeveria shqiptare gjakon nė krijimin e marėdhėnieve solide me fqinjin tonė jugor, atėherė ajo duhet tė bėjė ēmos qė nė krye tė agjendės sė saj tė vė ēėshtjet e shumta tė lėna pezull me Greqinė. Pėrndryshe, politika e flashkėt shqiptare (pavarėsisht se a ėshtė e djathtė apo e majtė) po i jep hapėsirė tė bollshme Greqisė qė tė sajojė “borxhe” tė shumta qė i paskėshim asaj - duke nėnvizuar sidomos “mos-respektimin” e pakicės greke brenda Shqipėrisė.
Mirėpo, dosja kundėrshqiptare e Greqisė pėrfshin edhe njė pėrmasė tjetėr, jo aq shumė tė sipėrfaqėsuar nga mediat shqiptare - bashkėpunimi sistematik i Greqisė me Serbinė veēmas gjatė kohės sė luftės nė Kosovė (1999). Sipėrfaqėsimi i vetėm ėshtė bėrė kryesisht nga media perėndimore apo nė tė rrallė nga ndonjė personalitet i lartė ushtarak perėndimor (Wesley Clark), por asnjėherė nga shteti shqiptar. Fashitja e shpejtė e episodeve skandaloze tė Greqisė sė 99’ės ėshtė bėrė sebep mefshtėsisė dhe paguximshmėrisė sė shtetit shqiptar, herė duke u pėrligjur pėr hatėr tė ‘marėdhėnieve miqėsore’ e herė duke u trembur nga njė reaksion i mundshėm i Greqisė. Gazetari i guximshėm grek Takis Mihas nė librin e tij ‘Aleanca e pashenjtė’ detajizon angazhimin militaresk tė Greqisė nė mbėshtetje tė Serbisė gjatė agresionit nė Bosnjė-Hercegovinė:
‘E formuar nė mars tė vitit 1995, me kėrkesė tė gjeneralit Ratko Mlladiq, ‘Garda e vullnetarėve grekė’ - shenjė dalluese tė saj kishte njė shqiponjė dykrenore nė njė sfond tė zi - shumė shpejt u shndėrrua nė njė njėsi tė rregullt luftimi. Nė shtator tė vitit 1995, katėr prej anėtarėve tė saj u dekoruan me medaljen e ‘Shqiponjės sė Bardhė’ nga Radovan Karaxhiq. Njėqind grekė gjithsejt luftuan tok me serbėt dhe kampi i tyre kryesor gjendej nė Vlasenica, nė rrethinat e Tuzlės. Sipas zėdhėnėsit, Jorgos Muratidis, trupat ishin tėrėsisht tė integruara nė ushtrinė e serbėve tė Bosnjės dhe komandoheshin nga oficerė serbė’ (2002: 42).
Pėr mė tepėr, libri i Takis Mihas ėshtė i mbushur ding me episode nga mė tronditėset tė shtetit grek nė luftėn e Bosnjės dhe Kosovės. Sipas Mihasit dimensioni i bashkėpunimit midis Greqisė dhe Serbisė ėshtė i larmishėm dhe pėrfshin:
- organizimin e koncerteve dhe mitingjeve publike nė pėrkrahje tė Armatės serbe gjatė luftėrave nė Bosnjė dhe Kosovė;
- Klerikėt ortodoks grekė kanė udhėtuar rregullisht nė frontin e luftės nė Bosnjė duke bekuar paramilitarėt serb;
- Greqia ka bojkotuar dhe thyer bllokadėn ekonomike ndaj Serbisė duke e furnizuar jashtėligjshėm makinerinė serbe tė luftės me derivate tė naftės;
- Media greke ka luajtur njė rol tė madh pro regjimit tė Millosheviēit;
- Nė Greqi janė mbledhur mė shumė se 2 milion nėnshkrime nė formė peticioni tė pėrgjithshėm nė mbrojtje tė kriminelėve tė kėrkuar Vuk Karaxhiq dhe Ratko Mlladiq;
- Gjatė fushatės sė bombave tė NATO-s, zyrtarė ushtarak tė shtetit grek i kanė pėrcjellė nėndore informacione Armatės serbe, aq sa shpeshherė caqe tė rėndėsishme tė ushtrisė gjenocidale serbe janė lėnė pa u bombarduar. Kėtė e ka pranuar botėrisht edhe ish kryekomandanti i NATO-s Wesley Clark nė njė diskutim televiziv me 2005;
- Gazetarėt grekė qė ishin sė toku me ushtrinė serbe nė Kosovė janė solidarizuar sė tepėrmi me ta.
KFOR’i grek jashtė nga Kosova
Sikur Qeveria e pėrdalė e Kosovės tė gjėllinte tamam si qeveri shtetėrore dhe jo si qeveri e patronatit ndėrkombėtar, do tė duhej tė kėrkonte me doemos largimin e menjėhershėm tė kontigjentit ushtarak grek nė kuadėr tė KFOR-it. Pėr aq kohė sa vazhdon disponimi kundėrshqiptar i Greqisė (e cila ende nuk e njeh pavarėsinė e Kosovės; nuk ka kėrkuar falje publike ndaj shqiptarėve pėr bashkėpunimin e saj me Serbinė, si dhe shfaq prirje ekspansioniste ndaj Shqipėrisė jugore) e bėjnė tė papranueshėm kontigjentin grek nė Kosovė. Komanda greke (nė kuadėr tė KFOR-it) asnjėherė nuk ka kėrkuar falje pėr qėndrimin pro-serb si dhe nuk ėshtė distancuar nga provokacionet shoviniste tė ushtrisė greke kundėr shqiptarėve. Nėse nuk ka distancim nė tė tilla raste, atėherė ka solidarizim ndaj tyre. Largimin e menjėhershėm tė trupave greke nga Kosova e bėnė edhe mė tė ngutshėm zbardhja e hollėsirave tė pavėrejtura tė takimit tė 26 shkurtit 2009 nė Beograd midis ministrave tė mbrojtjes tė Serbisė dhe Greqisė, gjegjėsisht Dragan Šutanovacit dhe Evangelos Meimarakit. Me atė rast, Šutanovac shprehu falenderimet e tij pėr participimin ushtarak grek nė KFOR, duke e quajtur atė si “shumė tė rendėsishėm” (B92: 2009). Pėr aq kohė sa dashuria “Ellinoservikķ Filķa” ose “srpsko-grčko prijateljstvo” gjėllin me mendėsi katėrcipėrisht kundėrshqiptare, atėherė nuk ka logjikė qė ta zgjasė mė shumė kjo rezignatė e turpshme e politikanėve shqiptar dhe parullat e pakuptimta tė “miqėsisė sė mirė” kundruall Greqisė dhe Serbisė. Studiuesi australian John Shea nė librin e tij ‘Macedonia and Greece: the struggle to define a new Balkan Nation’ e pėrshkruan dosjen antishqiptare tė Greqisė gjatė fillim viteve 90’ta si vijon:
‘Greqia e quan Shqipėrinė Jugore ‘Epiri i Veriut’, duke nėnkuptuar lidhje me provincėn e saj tė Epirit jugor. Derisa Shqipėria pranon qenėsinė e pakicės etnike greke, Greqia nuk pranon qenėsinė e pakicės shqiptare brenda kufinjėve tė saj. (…) Nė qytetin verior grek tė Konicės, njė radiostacion i mbėshtetur prej peshkopit lokal ortodoks transmetonte propagandė greke nė Shqipėrinė jugore. (1997: 339).
Politikanėt shqiptarė naivisht pėlqejnė tė shohin tek homologėt e tyre grek ‘miq tė denjė’ e ‘pėrkrahės’ nė integrimet euro-atlantike. Politika zyrtare greke ‘ndihmėn’ dhe ‘pėrkrahjen’ qė gjoja e jep nė tė mire tė hyrjes sė Shqipėrisė nė BE e kushtėzon me krijimin e njė entiteti autonom grek brenda Shqipėrisė duke i treguar botėrisht edhe muskujt ushtarak (rasti i ish-ministrit tė jastėm grek Karol Papoulias me 1994):
“Papoulias vazhdimisht kėrcėnonte Shqipėrinė qė tė mos i keqtrajtonte grekėt etnik. ‘Dua tė paralajmėroj sėrisht Shqipėrinė se Greqia ka mundėsinė qė t’i ndalojė kėto sulme barbare…kundėr pakicės greke’, tha ai. (…) Partnerėt europian tė Greqisė ishin zemėruar ngase Greqia lejonte tregtinė me Serbinė pavarėsisht sanksioneve tė Kombeve tė Bashkuara, duke u pėrpjekur qė ta ndalonte njohjen e Maqedonisė nga Bashkimi Europian. (…) Kėrcėnimi grek pėr bllokim ndihmash tė Bashkimit pėr Shqipėrinė derisa grekėt etnik nė Shqipėri tė ēliroheshin dhe t’u garantoheshin tė drejta pakicash, dukeshin pėrpjekje tė jashtėzakonshme pėr t’u pėrzier nė ēėshtjet e brendhshme tė njė shteti tė huaj’ (Shea: 1997).
Sajimi i pakicave
Qyqarllėku i politikės shqiptare nė tė tilla raste nė Greqi pėrjetohet si dorėzim dhe dobėsi e shqiptarėve, ndaj e nxit atė qė tė kalojė nė mėsymje tė plotė ndaj Shqipėrisė. Menjėherė, Greqia e cila sipėrfaqėsisht kėrkoi tė falur ndaj provokacionit racist tė marinsave tė saj, organizoi (pėrmes tentakulave tė saja politike) mitingje kundėrshqiptare nė Athinė nė emėr tė ‘Vorio-Epirit’. Sė kėndejmi sajimi i ‘pakicave greke’ nėpėr vendet fqinje tė Greqisė dhe fryerja e numrit tė tyre ėshtė njė dhelpėri tjetėr, me anėn e sė cilės rreket qė tė mos ndėrkombtarizohet ēėshtja e pakicave nė Greqi. Meqė ra fjala pėr kėtė problem, ėshtė shumė domethėnės pohimi i sinqertė i ish-kryeministrit grek Konstantin Micotaqis nė lidhje me palcėn e mosnjohjes sė emrit tė Maqedonisė:
‘‘Ajo ēka mė shqetėsonte… nuk ishte dhe aq emri i shtetit. Problemi pėr mua, qysh nga fillimi, kishte tė bėnte (me atė qė ne nuk duhej ta lejonim) krijimin e njė problemi tė dytė pakicash nė rajonin e Maqedonisė Perėndimore (nė Greqi). Synimi im kryesor ishte (tė bindja) Republikėn (e Maqedonisė) tė deklaronte se nė Greqi nuk kishte kurrfarė pakice sllavomaqedonase. Ky ishte edhe thelbi i dieferencave tona me Shkupin.’ (Mihas: 200)
Rrjedhimisht, pėr tė mos u folur pėr ēėshtje shqiptare nė Greqi ose sllavomaqedone (nė Maqedoni tė Egjeut), vllahe (Pind) apo turke (nė Thraki), Greqia ėshtė duke shpikur vit pėr vit nga njė ‘pakicė’ nė Shqipėri, Maqedoni e madje edhe nė Turqi. Rasti mė eklatant ėshtė sajimi i pakicės greke nė Maqedoni qė nė fakt ėshtė veēse pėrvetėsim arbitrar i bashkėsisė sė vllahėve etnik tė kėtij vendi.
Vlerėsimet greke rreth numrit tė kėsaj pakice vėrtiten midis 100,000 dhe 150,000
vetė Kėto shifra janė prodhuar duke i numėruar pėr grek shumicėn e Vllahėve tė
FYROM-it’ (Victor Roudometof: 2002: 79).
Edhe rritja mbinatyrore e ‘pakicės greke’ nė statistikat e shtetit grek ngjan tė jetė e pabesueshme sepse ngėrthen qindra mijėra shqiptarė e vllahė ortodoks. Tom J. Winninfrith, studiues britanik me origjinė vllahe nė lidhje me ēėshtjen nė fjalė thotė.
‘Nga hulumtimet e mia duket qė numri i grekfolėsve ėshtė ekzagjeruar sė tepėrmi. Komentuesit japin shifra nga mė tė ndryshmet qė shkojnė prej 40,000 deri nė 400,000…Shifrat e regjistrimit shqiptar numėrojnė 40,000 grek-folės me 1961 dhe 58, 00 nė 1981, rritje kjo nė pėrpjestim me rritjen e pėrgjithshme tė popullatės. Shifra prej 400,000 mund tė arrihet vetėm nė qoftėse i numėrojmė pėr grek jo vetėm vllahėt, por edhe gjithė shqiptarėt ortodoks…Vlerėsimet e mia duke pėrdorur kėtė kriter (gjuhėsor - shėn.imi. S.M) japin 40,000 grek dhe 15,000 vllahė nė zonat pėr tė cilat po flasim (zonat jugore - shėn.imi S.M). Poashtu hamendėsoj me fakte pak a shumė tė dorės sė parė se nė pjesėn tjetėr tė vendit janė 20,000 grek dhe 35,000 vllahė’.
Edhe James Knowles qysh me 1919 nė ‘The Nineteenth century and after XIX-XX a Monthly Review’ ka pikasur kėtė keqidentifikim:
‘Pretendimi (grek) nė Shqipėrinė jugore qėndron tėrėsisht nė hamendėsimin se shumica e popullatės ėshtė greke. Thuhet se grekėt numėrojnė 120,000 vetė kurse shqiptarėt 80,000. Por kush janė kėta ‘grek’? Sė paku pesė tė gjashtat e tyre, nė mos mė shumė janė shqiptarė tė krishterė tė ritit ortodoks, shqiptarė nė ndjenja dhe gjuhė, tė cilėt pėr shkak tė njohjes sė Patriarkut tė Konstandinopojės janė deklaruar tė jenė grek nė kuptim tė ‘ndėrgjegjes kombėtare’ (1919: 645).
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Bolivari : 19-04-2010 mė 06:09
Ne librin e gazetarit dhe hulumtuesit te guximshem grek Takis Michas lidhur me miqesine serbo-greke paraqiten fakte nga kjo miqesi pergjate lufterave ne Bosnje dhe Kosove.
Libri quhet: "Unholy Alliance: Greece and Serbia in the Nineties "
Ne foton me poshte shihet kur vullnetaret grek ngriten flamurin ne Srebrenice pas masakres se 8000 burrave,grave dhe femijeve boshnjak.Afer tyre edhe krimineli Karaxhiq i cili po gjykohet ne Hage pikerisht per gjenocidin e kryer.
Krijoni Kontakt