Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 23
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Universiteti i Prishtinės mbush 40 vjet

    Sot shėnohet 40 vjetori i Universitetit tė Prishtinės

    Pikėrisht sot mė 15 shkurt 2010 Universiteti i Prishtinės(UP), shėnon 40-vjetorin e themelimit tė tij si universiteti i parė nė Kosovė. Kontributi i kėtij institucioni tė lartė arsimor nė edukimin e brezave tė rinj tė Kosovės dhe tė trojeve tė tjera shqiptare ka qenė dhe ėshtė tepėr i madh. Siē bėhet e ditur nga Universiteti i Prishtinės, sot pritet tė organizohen aktivitete tė ndryshme, ndėrsa studentėt qė sot i fillojnė ligjėratat e semestrit tė dytė e kanė mundėsinė tė dinė mė tepėr pėr historikun e kėtij institucioni tė rėndėsishėm shtetėror tė Kosovės.

    bota sot


    --------------


    ..

    Lavdi atyre shqiptareve te medhenj qe mundesuan krijimin e ketij Universiteti..

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Tė falemnderit Brari !

    Gjithė ajo qė na bėnė tė krenohemi si shqiptarė,kudo qė jemi, ėshtė edhe preukupim i yti....!

    Si ish student i kėtij Universiteti, i gjenaratave tė viteve tė para,i pėrshėndes gjithė ish studentėt dhe studentėt e sotshėm,bijtė dhe bijat tona,duke ju uruar jetė tė gjatė dhe shumė arritje nė pėrpjekjet titanike pėr mbajtjen gjallė,kultivimin dhe lavrimin e shpirtit tė kėtij vendi !
    Ata qė janė gjallė e kuptojnė shpirtin,ajrin dhe frymen e asaj kohe..

    Nė emėr tė qindra shokėve,qė nuk janė sot....shkollės sonė,Universitetit tonė,mėsuesve tanė
    U R I M E- pėrvjetorin e 40-tė !

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Kur degjova per her te pare se.. Universiteti i Prishtines ishte nje kolos i arsimimit me mbi 25 mije studente.. mu be zemra mal..

    Edhe nji here nderime per ata qe e krijuan.. por dhe per ata qe mesuan aty e i sherbyen Kosoves ne te gjitha fushat e ceshtjet..e hallet qe i ka pasur Kosova..

  4. #4
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anėtarėsuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Si student i ketij Universiteti , i shpreh falenderimet me te sinqerta gjithe atyre njerzve qe punuan dhe mundesuan hapjen e ketij Universiteti , qe nxorri gjenerata e gjenerata per te mbajtur gjalle shpresen per nje te ardhme me te mire.

    Urime UP rrofsh per jete te jeteve .

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Universiteti i Prishtinės drita qė zhduki njė errėsirė
    Fatbardhė Zeka
    UP-ja mbushi 40 vjet
    Prishtinė, 15 shkurt - Nė manifestimin madhor pėr dijen e brezave tė tėrė studentėsh, Universiteti i Prishtinės u cilėsua si fillimi i njė drite tė re dhe zhdukja e njė errėsire tė dijes. Kėshtu me 17 Fakultete dhe me 38 mijė e 291 nxėnės tė regjistruar pėr vitin akademik 2009/10, Universiteti i Prishtinės kėtė festoi 40 vjetorin e tij. Nė manifestimin e sė hėnės u pėrmenden vėshtirėsitė qė ka kaluar UP-ja, sukseset dhe planet pėr tė ardhmen. Derisa tė pranishėm ishin edhe pėrfaqėsues tė Qeveris tė cilėt premtuan mbėshtetje pėr kėtė institucion tė lartė arsimor.

    U krijua edhe strategjia

    Presidenti i Republikės sė Kosovės Fatmir Sejdiu, uroi shėnimin e 40 vjetorit tė themelimit tė Universitetit tė Prishtinės, ndėrsa tha se kremtja u pėrket pikėsėpari profesorėve dhe studentėve, mirėpo ajo po kaq fuqishėm pėrjetohet edhe nga qytetarėt e vendit tonė.

    “Themelimi i Universitetit tė Prishtinės ėshtė ngjarje historike. Njė hap kualitativ pėrpara nė progresin e mėtejshėm tė gjithanshėm tė shoqėrisė. Zhvillimi i fuqishėm i shkencės sjell ndryshime pėrkatėse nė koncepcionin dhe pozitėn e saj nė shoqėri. Nė vend tė shkencės si aktivitet i ndarė nga jeta, sot kemi depėrtimin e saj nė tė gjitha poret e jetės” tha presidenti Sejdiu.

    (Tekstin e plotė mund ta lexoni nė numrin e nesėrm tė gazetės, “Bota sot”)

  6. #6
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anėtarėsuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    mu duk e quditshme

    ne ceremonine hapese te festimeve ne universitet i pari u egzekutua hymni kombetar ...mu duk dicka e quditshme ...me qellim e bene nje gje te tille apo eshte e lejueshme...duke qene se eshte hymni i nje vendi tjeter nuk e di pse eshte lejuar...une u kenaqa qe vellezerit tane ne kosove nuk e kishin harruar hymnin tone madheshtore por edhe me qudi verejta qe ne ambjente nuk kishte asnje flamur...e mbi te gjitha flamurin kuq e zi....nuk e di si...

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Edhe une si ish student ne kete universitet uroj pervjetorin te gjithe atyre qe kontribuan ne krijimin e tij,te gjithe atyre qe e mbajten edhe ne koherat me te veshtira nen pushtimin serb dhe te gjithe atyre qe sot punojne me nder ne kete universitet dhe punojne qe ta bejne universitet te vlerave evropiane.

    Urime

  8. #8
    Muslim Maska e Argjendii
    Anėtarėsuar
    18-03-2009
    Vendndodhja
    Lugin
    Postime
    123
    nje Index i asaj kohe i Universitetit te Prishtines

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-10-2009
    Vendndodhja
    larg
    Postime
    1,011
    Prita qe disa "patriot kujdestar" qe na mbushin faqet e forumit me historina te Py di kijave
    qe te na shkruaj lidhur me ket tempull qe i dha drit dhe lirin shqiptarve ne kosove e ma gjer ne te gjitha trojet shqiptarve

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Nė krye tė kėrkesave pėr lirinė dhe prosperitetin e Kosovės

    Nga Fatmir Sejdiu

    Investime tė rėndėsishme nė ngritjen e institucioneve

    Sot ėshtė ditė e veēantė - e shėnojmė 40 vjetorin e themelimit tė Universitetit tė Prishtinės. Kremtja, megjithėse u pėrket pikėsėpari profesorėve dhe studentėve, ajo po kaq fuqishėm pėrjetohet edhe nga qytetarėt e vendit tonė.

    Fillimi i punės sė UP-sė ishte shtytės pėr krijimin e specialistėve tė profileve nga fusha e filologjisė, arteve, shkencave sociale, matematiko-natyrore, juridike, ekonomike, teknike, tė mjekėsisė, tė bujqėsisė etj. Institucioni akademik do t’i shėrbente zhvillimit socio-kulturor dhe ekonomik tė Kosovės dhe nė kėtė kontekst veēmas shqiptarėve si popullsi shumicė.

    Fati i zhvillimit tė vendit tonė ishte i lidhur me punėn dhe shtrirjen e Universitetit, sepse ai ndėrtoi strategjinė teorike dhe praktike pėr dije dhe liri. Dija i dha jetė lirisė dhe tė dyja bashkė u vunė nė shėrbim tė tė mirės pėr tė gjithė. Ajo krijoi bazėn pėr zhvillimin e shtetit dhe nė kėtė mėnyrė e forcoi perspektivėn tonė.

    Kėtė moto UP-ja e promovoi qė nga themelimi, dhe kjo mund tė kuptohet mė sė miri nga fjala e prof. dr. Dervish Rozhajės, rektorit tė parė, mbajtur mė 15 shkurt 1970 nė Prishtinė: “Themelimi i UP-sė ėshtė ngjarje historike. Njė hap kualitativ pėrpara nė progresin e mėtejshėm tė gjithanshėm tė shoqėrisė. Zhvillimi i fuqishėm i shkencės sjell ndryshime pėrkatėse nė koncepcionin dhe pozitėn e saj nė shoqėri. Nė vend tė shkencės si aktivitet i ndarė nga jeta, sot kemi depėrtimin e saj nė tė gjitha poret e jetės.”(pėrf. citati)

    E theksoj kėtė fragment ceremonial tė akademik Rozhajės, pėr tė vlerėsuar angazhimin e qindra profesorėve dhe punonjėsve tė Universitetit, pėrkushtimin pėr punėn kėrkimore–shkencore, thellimin dhe modernizimin e procesit tė mėsimdhėnies, si dhe daljen nė krye tė kėrkesave pėr lirinė dhe prosperitetin e Kosovės.

    Me kėtė rast kthejmė kujtesėn tonė pėr tė respektuar tė gjithė profesorėt dhe studentėt e Universitetit tė Prishtinės, tė cilėt punuan nė proceset e krijimit dhe tė realizimit tė aspiratės pėr liri dhe mėvetėsi nacionale, duke u nisur nga vitet ‘60, ‘80 dhe ’90.

    Po kėshtu, vlerėsojmė kontributin studimor tė mijėra studentėve qė u diplomuan nė fakultete dhe shkolla tė larta dhe si ekspertė eminentė, dijen e tyre e zbatuan jo vetėm nė Kosovė, por edhe nė Maqedoni, Luginė tė Preshevės, Rozhajė e Novi Pazar, Mal tė Zi dhe nė shumė vende tė botės. Nė kėto 40 vjet Universiteti i Prishtinės dha kontribut tė qenėsishėm nė fushėn e arsimit, tė shkencės dhe arteve, shtylla kėto, tė ngritjes sė identitetit modern tė shtetit tonė, Republikės sė Kosovės. Universiteti e ngriti vetėdijen pėr njeriun e arsimuar si njė faktor themelor tė krijimit tė njė shoqėrie tė lirė, humane dhe demokratike.

    Duke promovuar konceptin bashkėkohor tė reformimit dhe menaxhimit, universiteti u bė korrespondues me vlerat konkurruese nė tregun e dijes, jo vetėm nė shkallė nacionale, por edhe universale.

    Me pranimin e Deklaratės sė Bolonjės Universiteti i Prishtinės bėhet edhe formalisht pjesė e komunikimit midis universiteteve nė hapėsirėn evropiane tė arsimit tė lartė. Do tė jetė me interes tė ketė sa mė shumė projekte tė pėrbashkėta me partnerė akademikė jashtė vendit, nė mėnyrė qė tė ndėrtohet koncepti i Universitetit jo vetėm si konsumues dhe i financuar, por edhe si prodhues dhe financues.

    Dua tė them me kėtė rast, se ende nevojitet mė shumė dėshirė dhe veprim praktik pėr tė ndryshuar qasjen tradicionale tė punės nė Universitet. Ndėrlidhja e studimeve dhe hulumtimeve me kėrkesat e tregut tė punės dhe strategjinė e zhvillimit nacional dhe global, mbetet njė nga synimet kryesore pėr tė ardhmen.

    Pėr kėtė arsye, ligjvėnėsit dhe qeveritarėt, duke krijuar politika nxitėse tė zhvillimit tė arsimit tė lartė, ndihmojnė realisht tė ardhmen mė tė mirė tė qytetarėve dhe tė shtetit tonė. Nė Kosovė tashmė ndiqen politika liberale nė arsimin e lartė. Arsimi i lartė ėshtė e drejtė e realizuar nė gjuhėn shqipe, serbe, turke, boshnjake. Ne duam qė secili qytetar tė ketė mundėsinė pėr tė arritur maksimumin shkencor dhe profesional. Kėto politika duhet pėrparuar dhe stimuluar, mbasi ende jemi vendi me mesatare mė tė ulėt tė pėrfshirjes sė tė rinjve nė arsimimin e lartė. Tė rinjtė tanė duan arsimin dhe ne kėtė jemi tė obliguar t’ua mundėsojmė.

    Qė nga 1 tetori i kėtij viti nė Prizren do tė fillojė punėn edhe Universiteti i dytė publik nė Kosovė. Ndėrkohė, nė vitet e fundit ėshtė zhvilluar njė rrjet shumė i rėndėsishėm i institucioneve private tė arsimit tė lartė. Nė tė ardhmen priten investime tė rėndėsishme edhe nė ngritjen e institucioneve me profilizime tė reja.

    Besoj, tė gjitha kėto do tė ndikojnė nė rritjen e konkurrencės universitare dhe ofrimin e cilėsisė mė tė lart ani pse tregu i dijes nė Kosovė po bėhet gjithnjė e mė i hapur, dinamik dhe gjenerues. Nė tė, pozita e UP-sė, si universiteti i parė dhe me njė traditė kaq frytdhėnėse, duhet tė ruhet dhe forcohet me punė dhe ndryshim tė pėrhershėm, reformim thelbėsor, investime nė ngritjen e kuadrove tė reja, investime nė modernizimin e procesit kėrkimor-shkencor dhe tė kushteve mė tė mira pėr mėsim dhe banim tė studentėve.

    Jam shumė i bindur se kėtė do ta bėjė Universiteti i Prishtinės dhe nė kėtė projekt do tė ketė pėrkrahjen e merituar.

    E ndjej si privilegj qė vitin e parė tė studimeve e kam filluar nė Universitetin e Prishtinės.

    bota sot

    .

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •