Shihni c'shkruhet ne Koha Jone. A ka njeri valle qe shqetesohet ne Shqiperi per keto probleme?
vlora
*************************************************
Geri Kokalari eshte me prejardhje shqiptare. Emri i tij eshte i lidhur ngushte me lobin shqiptar ne Amerike, duke qene nje nga zerat e forte te Shqiperise ne SHBA. Shquhet si nje ekonomist me aftesi. Ne intervisten e tij, ai shpreh shqetesimin e madh te ekspansionit ekonomik grek ne Shqiperi. Kete ai ia faturon direkt politikaneve shqiptare, duke permendur Anastas Angjelin si nje nga "perfaqesuesit". Ai shprehet se Nicolas Cage, i perfolur si ndermjetes per takimin e Korfuzit Nano-Meta, eshte nje armik i Shqiperise.
Si ju duket situata politike ne Shqiperi?
Jam shume i shqetesuar per ndikimin e forcave te jashtme, vecanerisht qe vijne nga jugu i Shqiperise, influencohen tek qeveria juaj ashtu edhe tek ekonomia shqiptare. Une e kuptoj realitetin qe per arsye te pozicionit strategjik ata jane te interesuar per ekonomine shqiptare. Por Shqiperia nuk mund te dominohet nga nje force e vetme.
Kete shqetesim tuajin e mbeshtesni ne ndonje fakt apo emer konkret?
Ne te gjithe ne Amerike kemi degjuar per zotin Angjeli, i cili eshte i perfshire me interesat greke.
Une di qe ne nje rast ai ka qene i ftuar i z.Nicolas Gage ne SHBA. Eshte po ky njeri qe vizitoi zonat jugore te Shqiperise ne raundin e fundit te zgjedhjeve dhe ishte i shoqeruar nga ambasadori amerikan. Sipas meje kjo ishte nje fyerje per shqiptaret sepse Nikolas Gage eshte armik i betuar i Shqiperise. Ai njeri drejton nje organizate te quajtuar "Panepirike". Ai e quan Shqiperine jugore si Epiri verior dhe per mua kjo eshte ceshtje e sovranitetit kombetar per Shqiperine. Si mund te leme nje njeri te tille te veproje? Si ka mundesi qe nje anetar i qeverise shqiptare te takoje kete njeri?
Ju po flisni per z. Anastas Angjeli ish-ministrin tone te financave apo jo?
Pikerisht per kete njeri. Ministri i financave Anastas Angjeli ishte i fuar i z.Gage ne konferencen vjetore Panepirike. Kjo eshte e vertetuar, mund te gjeni materiale edhe ne interenet, por une kam degjuar edhe per takime dhe kontakte te tjera mes tyre, por nuk mund t'i konfirmoj ato megjithese nuk habitem te jene reale.
Z.Angjeli edhe here te tjera eshte diskutuar per lidhje te tij me biznesin grek dhe lejimin e ekspansionit te kapitalit grek ne Shqiperi qe ne disa fusha eshte dominues. Cili eshte komenti juaj per kete?
Ne rast se eshte folur, pasi une nuk e di, mendoj qe eshte e gabuar. Pjese e problemit ne Shqiperi
eshte se anetaret e qeverise suaj nuk e kuptojne se ku perfundon misioni i tyre si anetar qeverie dhe ku fillon pjesa e biznesit. Dicka tjeter eshte te jesh anetar qeverie dhe tjeter te jesh biznesmen. Nuk ka asgje te keqe te merresh me biznes, por ne rast se do ta besh, perkushtoju vetem atij. Nuk duhet perdorur pushteti politik si minister per te demtuar interesat e shqiptareve, nuk mund te veprosh per interesa egoiste personale ne dem te shqiptareve. Dhe ai po ben pikerisht kete dhe kjo eshte absolutisht e gabuar.
Ne rast se keto situata monopolizuese jane te verteta a ka ndonje rrezik politik ne to?
Sigurisht qe ka rrezik politik. E ndiej si dicka shume llogjike qe Nano nga njera ane akuzoi shume
hapur Angjelin dhe Meten si persona te korruptuar dhe e kunderta ata akuzuan Nanon, tani ata po
perqafohen me njeri- tjeterin. Pse ndodh kjo? Ata mendojne se keto shfaqje dhe deklarata jane te nevojshme dhe po perpiqen te manipulojne qeverine shqiptare dhe ekonomine shqiptare. Ne rast se mendojne keshtu eshte vertet e gabuar.
Cili eshte mendimi juaj per ekonomine shqiptare ne pergjithesi?
Shume vjet qe kam ardhur ketu qe nga 1994-a, shoh progres. Per here te pare kam ardhur si anetar i nje misioni humanitar ndihme. Nga kjo organizate erdhen ne Shqiperi 10 milion dollare ndihme. Heren e pare qe erdha cdo gje ishte e trishtuar, Shqiperia ishte e pis-_ndertesat e shakterruara, njerezit e varfer, spitalet ishin pa drita, cdo gje ishte e deshperuar. Sa here qe vij shoh progres. Per here te fundit kam ardhur ne vitin 2000. Shoh rruge te ndertuara biznese private qe rriten dhe kompani shqiptare. Kjo eshte inkurajuese, por problem ngelet ajo qe e ushqen kete ngritje ekonomike. Dhe pjesa e padukshme e kesaj ekonomie nuk eshte e shendetshme.
Marre me shkurtime nga Top Chanel
© Koha Jone 2001 All Rights reserved
Krijoni Kontakt