---------------------------
Atyre që janë pakëz më të moçëm,me siguri ju kujtohet koha e viteve pas 1981...
Në pozitën e tanishme të këtij farë Artemijës,si peshkop i Rashkës dhe Prizrenit, ishte ish Patriarku i më vonshëm i KOS -Pavli,që vdiq para pak kohe.
Ishte një prift anonim në kierarkinë e ndërlikuar të Kishës Orthodokse serbe në Kosovë.Bile,njohësit e rrethanave të at\hershme të Prizrenit,e kujtojnë si prift shumë kooperatv,anash thashethënave edhe për disa "virtyte" tjera të tij,si ruana zot...,përkushtimi i tij shumë i madh ndaj djelmnisë...!?
Kur Pavli i nderuar po përgatitej për pensionin e merituar,pas gjithë sakrificave që kishte bërë për kishen e grigjen e vet në Kosovë për 45 vjet,si reja për këfjellti vie haberi nga Beogradi-Pavli i urtë e i butë i Prizrenit-Patriark i KOS...!
Kishte ardhur koha e Millosheviqit...,në krye të KOS-it duhej të ishte një prift nga jerusalemi serbë..!
I sherbeu i gjori prift shumë padronit të tij me mesha TË SHEJTA për Bosnjë,Kroaci e më së shumti për "ushtarët e Sveti Savës" në Kosovë e metohi...ishin të falur të gjithë për mëkatet që kishin përjetuar...,gjatë luftës së "shejtë"..,helbete....!!
Edhe në ate kohë kishte reagime në qarqet e larta të priftërinjëve orthodoks serbë.Gjykohej jokempetenca e tij ,e më së shumti-ndërhyrja politike në autonominë e KOS-it.
I ngrati Pavle,e shtyri fatin e tij të mjerë, me shumë sakrifica,si patriark serbë edhe per nja dhjetë vjet pas rënies së Millosheviqit.Shpirti i tij e din...!
Kohë të reja,doke e zakone të reja,politika të reja....patriarkë e titullarë të ri....
Tadiçi,po fillon të qeverisë me Serbinë.....
Krijoni Kontakt