Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    EDUKATOR SHPIRTĖRASH Maska e che guevara
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    tetove
    Postime
    101

    me duhen materiale per kulturen dhe civilizimin ne Voskopoje

    kerkoj nga cdo kushi qe ka materiale per kulturen dhe civilizimin ne voskopoje qe sipas munesive qe t`i postoje ne kete forum?
    . Jeto sikur do vdesesh neser. dhe meso sikur do jetosh gjithmone.
    _____________________________
    Ta edukosh njeriun eshte ta be

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464
    Nje konsull Italijan i kohes gjat nje udhepershkrimit te tij per Voskopojen shkruante:
    Voskopoja ne shek,XIV kishte rreth 22000 banor.Ishte e zhvilluar deri ne ate mas,saqe shume qytete te rajonit ja kishin lakmi.Ishte qender ne rajon e njohur per artizanate,kishte tregti aktive dhe te perparuar,ishte krenare me akademine e saj,per pikturat e saj,shtypshkronjen e saj etj....
    Kurse me pas nje konsull Franqez(Fransua Sharl Pukevill)per Voskopojen shkruante:
    Ne vjetin e Krishtit me 1769,1772 dhe 1789 sulltani mori nje fushate te eger kundrejt qytetit,duke e shkaterruar tersisht ate,me te gjitha,duke e djegur dhe bere shkrumb e hi...
    Banoret e saj Shqipetaret,vllehet,greke e te tjere u detyruan te braktisin qytetin,qe dikur nihej dhe ishte qender e qytetrimit pothuajse ne gjithe ballkanin e me gjere....Kur vizitova vendin pas gjithe kesaj tragjedije te shkaktuar nga osmanet,gjeta vetem afro 200 kasolle,ku ne to jetonin disa barinj te varfer,dhe asgje me shume.......(Fatin e Voskopojes e kane perjetuar edhe shume qutete atu ka ka shkelur osmanija)......

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Voskopoja qyteti me i afert i Vithkuqit vendit te Naum Veqilharxhit, lulezimin e arriti ne vitet 1720-1760 me ngritjen e shtypeshkronjes dhe hapjen e shkolles "Akademia e Re"Nevojat e jetes ekonomiko- shoqerore, benin te domosdoshem perdorimin e gjuhes shqipe ne Voskopoje jo vetem ne shkolle por dhe ne kisha per te lidhur popullin me afer me sherbimet fetare.Drejtor i "Akademise se re" ishte Protopape Theodhor Anastas Kavalioti (1710-1789).Ky ka qene dhe krijues i fjalorit greqisht-arumanisht-shqip ku gjenden rreth 1200 fjale shqip.Ai ishte nder te paret qe beri perpjekje te vazhueshme per ti dhene kishes libra fetare ne gjuhen shqipe dhe mbi te gjitha duke perkthyer "Dhjaten e Re".Ne voskopoje ka studiuar dhe Theodhor Haxhi Filipi,i cili ka hartuar nje alfabet origjinal te gjuhes shqipe.Daskal Koste Cepi eshte nxenes i" te Voskopojes "Akademise se re"dhe u be mesues shkolle ne Berat dhe autor i nje manuali didaktik prej 174 faqesh i cili permban midis te tjerash, transkiptimin e shkrimeve shqipe te Kostandin Beratit dhe nje fjalor shqip-greqisht.Por Voskopoja nuk mund te analizohet e vetmuar , pa krahinat perrthe, si Vithkuqi ku lindi Naum Veqilharxhie shume patriote te tjere,si Evstrat Vithkuqari,jani Evstrati,Apostol Perto e Pali Petro,etj.Nga te gjitha sa thame ne fillim te shekullit XIX po krijohej nje levizje e fuqishme kulturore arsimore me perfaqesuesit e saj ne Voskopoje,Elbasan,Janine, Berat,Vithkuq,Korce,Durres, Gjirokaster.Ne keto qendra disa klerike benin pune e dhaskaleve (mesuesve) duke dhene njohuri historike,pedagogjike neper hajatet e kishave, duke shkruar kodike e manuale te mbushura me perkthime ne gjuhen e bukur te shqipes.kjo periudhe e shte me e veshtira pasi zhvillohej nen nje presion i kishes greke dhe ii Patriarlanes dhe kryesisht administrates turke.

    Meqe je ketu ne forum, ke dhe nje shkrim te marre nga romani "Te jetosh ne ishull" i cili te jep nje tjeter pamje te Voskopojes dhe problemeve te saj ne ate kohe, te paraqitura ne menyre artistike nga Ben blushi.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •