Akneja

Akneja ėshtė njė ērregullim i lėkurės i tipit kronik, pra qė zgjat nė kohė. Ērregullimi nė fjalė shkaktohet nga njė proces infiamator qė prek gjėndrat dhjamore tė gjendura nė lėkurė. Me kalimin e kohės procesi i aknes pėrmirėsohet ngadalė, deri sa nė fund tė adoleshencės (mund tė) zhduket vetiu.

Pikėzat e aknes shkaktohen nga bllokimi i shakullit (folikulit) tė qimes prej substancės lyrore e prodhuar nga gjėndrat dhjamore – procesi nė fjalė ndodh kryesisht gjatė pubertetit. Tė dhėnat tregojnė se ky ndryshim nė sekretimin e lyrave nga gjėndrat e dhjamit tė lėkurės vjen si pasojė e rritjes sė nivelit hematik tė hormoneve androgjenikė (hormone seksualė mashkullorė).
Nė folikulin e qimeve, pėr shkak tė bllokimit tė rrugėdaljes, rriten dhe zhvillohen baktere duke shkaktuar infiamacion, pėr shkak tė sinjalizimit tė qelizave tė sistemit imunitar.

Meqė akneja ėshtė e bashkėlidhur me gjėndrat lyrore tė lėkurės, ėshtė e kuptueshme se procesi do tė jetė mė i dukshėm nė ato zona tė lėkurės ku edhe pėrqėndrimi i gjėndrave ėshtė mė i madh. Si nė fytyrė, nė qendėr tė kraharorit, nė pjesėn e sipėrme tė shpinės, nė shpatulla, pėrreth qafės etj.

Nuk ka asnjė kurė tė menjėhershme pėr aknen. Megjithatė larja tė paktėn dy herė nė ditė e pjesės sė prekur mund tė ndihmojė nė mbajtjen nėn kontroll tė procesit. Mund tė realizohet nė trajtim me farmakė si acidi retinoik, i cili zhbllokon poret dhe promovon shėrimin e lėkurės. Nėse trajtimi i mėsipėrm dėshton, atėhere kalohet nė njė trajtim tė tipit oral, me antibiotikė dhe hormone.

nga RINSTINKT BLOG http://rinstinkt.wordpress.com/2014/06/19/akneja/