Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 35 prej 35
  1. #31
    Perjashtuar Maska e Zëu_s
    Anëtarësuar
    02-05-2006
    Postime
    1,672
    KOSOVA: 2 vjet pas pavarësisë ...
    ... enderron te behet shtet ndonje here.

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Larg të mrekullueshmes


    Facebook më bëri të mundur ta gjeja një pjesë të shoqërisë nga gjimnazi pas gati tridhjetë vjetësh. Pasi kishin kuptuar se e kisha mbijetuar luftën dhe se Kosova sapo ishte pavarësuar, disa prej tyre më lusnin që t’ua përshkruaja vendin ku jetoja dhe jetën që e çoja në atdheun tim të vogël, shumë të vogël, krahasuar me shtetin e tyre. Me një çast, u mendova nëse duhej ta përvetësoja fjalorin e politikanëve tanë dhe t’i gënjeja deri në palcë -- se jeta ime në Kosovën e pasluftës dhe e paspavarësimit ishte e mrekullueshme dhe e papërsëritshme. Në fakt, do t’i gënjeja përgjysmë, sepse jeta ime ishte (dhe vazhdon të jetë) e papërsëritshme, por jo edhe e mrekullueshme. Sepse jeta në Kosovë po bëhet përditë e më e zymtë dhe me më pak perspektivë.

    Vendosa t‘ua rrëfeja të vërtetën ashtu si e ndiej unë për çdo të ditë të lume, e sidomos pasi kuptoj për një mori gjërash që ndodhin, pa e ditur nëse këto ndodhin rastësisht. Rrëfimi ishte përafërsisht ky: Sa herë që zgjohem në mëngjes, i shikoj lajmet e orës 7:15. Në to, nuk ka ditë që dikush nga qeveria nuk do të dalë të na tregojë se sa mirë i kemi punët dhe se “korrupsionin do ta luftojmë, ngase askush nuk është mbi ligjin”. Kur dal në punë, i shfletoj të gjitha gazetat dhe i shikoj titujt dhe aty-këtu ndonjë tekst e koment. Sipas gazetave proqeveritare, punët na shkojnë për mrekulli. Gazetat më përtokë, flasin për krimin dhe për shkeljen e ligjit në çdo cep. Flasin për mungesë drejtësie dhe për mungesë ndëshkimi. Flasin dhe presin që diçka të ndërmerret.

    Gjatë ditës më bie të takohem me njerëz të ndryshëm për të këmbyer dy-tri llafe për jetën. Njerëzit e ndryshëm janë edhe burime të ndryshme informatash që japin një perspektivë tjetër nga ajo që na vizatohet për çdo ditë në televizion, sidomos në atë publik, dhe në gazetat e themeluara me dekret partiak. Nëse takimi është me një të huaj, pyetja automatike që i shtrohet është nëse do të ndërmerret diçka kundër të korruptuarve të pushtetit. Varësisht nga pozicionimi i shtetit dhe simpatisë eventuale që mund ta kenë për një parti politike, përgjigjet do të sillen nga: “Nuk është gajle që vjedhin pakëz. Kjo është nën kontroll. Me rëndësi është stabiliteti në Kosovë” deri te “Nëse vetë nuk ndërmarrin veprime, do të duhet t’i ndërmarrim ne, nëpërmjet mekanizmave në dispozicion. Por ende nuk është koha më e përshtatshme për këtë”. Ose, në rastin më të keq, “Korrupsionin duhet ta luftoni vetë”.

    Nëse takimi është me një vendor të afërt me qeverinë, muhabeti do të jetë demagogjik. Kritikat që do t’i bëheshin qeverisë për menaxhimin e keq të situatës në përgjithësi, në dëm të popullsisë, do të pranohen nga bashkëbiseduesi, me qëllimin të mbledhjes të sa më shumë informatave dhe mendimeve të kritikuesit. Ashtu që të mund të kuptojë se çfarë mendon “armiku”, sepse të gjithë ata që nuk janë me qeverinë, janë armiq të saj.

    Nëse takimi është me një vendor nga shoqëria civile, muhabeti do t’ia nisë me një: “Kuku bre, por çfarë shteti është ky, ku po jetojmë. Po a bëhet more që krejt të merren me hajni?”. Vazhdohet me një sërë analizash dhe vlerësimesh eventuale se cila do të ishte zgjidhja më e mirë për një situatë të caktuar. Për analizë do të shërbente deklarata e tretë nga pjesa e parë e këtij rrëfimi: “Korrupsionin duhet ta luftoni vetë ju kosovarët” që do të shërbente për paraqitjen e disa tezave: 1) Nëse deklarata i drejtohet qeverisë, është e paqartë sesi segmenti i korruptuar mund ta luftojë vetveten; 2) Nëse deklarata i dedikohet policisë, atëherë është e paqartë sesi trupi, i cili e pëson vjedhjen më të turpshme të dhomës së dëshmive, apo organi mbikëqyrës i së cilës (MPB) bën aq shumë dallavere me një tender për targa regjistrimi, mund ta luftojnë korrupsionin; 3) Nëse deklarata i dedikohet shoqërisë civile, atëherë dilema është nëse po bëhet kërkimi i një revolucioni ashtu që masa popullore “spontanisht” ta rrëzojë pushtetin e korruptuar. 4) Ajo që është shumë e qartë në këtë deklaratë është se kjo nuk i dedikohet EULEX-it. Sipas saj, EULEX-i është dështim dhe se kosovarët nuk duhet të mbështeten në këtë mision.

    Kështu, për pasojë do të shkohej drejt analizës së vetë EULEX-it dhe paraqitjes së tij absolutisht burokratike dhe të paefektshme në Kosovë. EULEX-i udhëhiqet nga një gjeneral i pensionuar francez që as nuk është shumë i popullarizuar, e as nuk duket se gëzon ndonjë përkrahje të madhe në punën që e kryen. Mandati po i skadon dhe thuhet se do ta zëvendësojë një gjeneral tjetër, gjithashtu, francez. E nëse ky është mision civil, pse do të duhej ta udhëhiqte një ushtarak? Nëse është menduar në disiplinë, kjo nënkupton edhe arritjen e suksesit në punë, atëherë duket se nuk është arritur qëllimi. Nëse synimi ka qenë pikërisht që të mos bëhej gjë, e atëherë përzgjedhja duket se ka qenë dhe do të jetë e përkryer.

    Ky EULEX e ka një prokuror, i cili prej muajsh ka thënë se do t’i zërë peshqit e mëdhenj. Deri tash nuk e ka zënë asnjë sardele të vetme, me përjashtimin e dy “gilicave” që i mban në arrest shtëpiak, sepse aty do ta kenë jetën më të sigurt sesa në konservë. Është edhe një dhomë e dëshmive, e cila nuk është vjedhur, por është djegur. Kjo ka ndodhur ka gati një muaj, bash në mes të objektit të ushtrisë (KFOR), ani pse thonë se është aksident (instalimet) dhe se është mohuar të jetë shkaktuar ndonjë dëm (EULEX-i para tri jave). Disa javë më vonë del se megjithatë janë djegur disa prova, për të cilat thuhet se kanë “dublikate” dhe se ka mbetur gjysmë e shkrirë një kasafortë, të cilën nuk mund ta hapin dot. Sa për propozim, ndoshta nuk do të ishte keq t’i thërrisnin hajnat e dhomës së dëshmive të policisë – garant ata mund ta hapin kasën pa shumë telashe. Dhe po qe nevoja, do t’i “avullonin” edhe provat, për t’ua bashkuar atyre që tashmë i kanë marrë në dhomën e parë.

    Aksident apo jo, paksa e pabesueshme kjo puna e dëshmive. Po qe se do të vërtetohej se aksidenti nuk ka qenë i tillë, atëherë do të kuptonim se sa i thellë dhe i shpërndarë është rrjeti i krimit në Kosovë, të cilin duket se askush nuk do që të ndalet. Pavarësisht segmentit tjetër të analizës, përfaqësuesit më të lartë ndërkombëtar në Kosovë. Ky përfaqësues e ka një sistem pune shumë interesante – flet njëherë në katër a pesë javë, e thotë ndonjë fjali aty-këtu dhe herë e mban njërin e herë kapuçin tjetër. Ka disa javë që ka kërkuar, sy më sy, shkarkimin e një ministri për hajni dhe shpërlaje parash. Prejse ka dalë lajmi për kërkesën e tij, as nuk është parë e as nuk është dëgjuar në publik. Thuajse ka shkuar diku për konsultime. Siç duket që ka vepruar shumë shpesh duke iu shmangur ndërmarrjes së ndonjë veprimi më rigoroz që do t’i jepte këtij populli një perspektivë më ndryshe.

    Ndryshe nga ajo çfarë shohim e dëgjojmë çdo ditë: rrena, demagogji, shkelje ligji, hajni, pallavra, hi syve, arrogancë, neveri, injorancë, varfëri... atribute të cilat do të mund të ilustroheshin me fjalinë epokale që zëvendëskryeministri ia thotë EULEX-it: “Nëse keni prova për korrupsion, veproni”. Apo siç do ta parafrazonte një komentues në portal: “Na po jomshim e ju n’kofshit të zotë, nxinani”.

    S’ka dyshim, jetë e papërsëritshme dhe shumë larg së mrekullueshmes.


    Shkruan: Flaka Surroi

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    BE-ja mes Kosovës dhe Serbisë



    Duke dalë nga një restorant në qendër të Lubjanës të shtunën mbrëma, pas darkës me disa kolegë nga „viset shqiptare“ kamerieri na pyeti se nga vijmë dhe pse jemi në Lubjanë. I tregojmë se jemi nga Kosova, Maqedonia e Shqipëria dhe se kemi ardhur për të përcjellë samitin e Ballkanit. A do të mbahet ai samit apo jo? Ishte pyetja e tij në ditën kur tashmë ishte kryer takimi. Kur i treguam se samiti tashmë ishte zhvilluar kamerieri pati një shpjegim të thjeshtë: „Ah ne këto ditë kemi qenë të preokupuar me fluturimet me ski në Pllanicë“. Natyrisht se opinioni slloven ka pasur më shumë kureshtje për ngjarjen më të madhe sportive në këtë shtet në anën e Alpeve ku rrezon dielli sesa për takimin e parë të organizuar nga vetë vendet e ish-Jugosllavisë dhe Shqipëria e jo si pjesë e ndonjë konference të gjerë ndërkombëtare. Ka edhe arsye të tjera pse samiti në Bërdo nuk ishte prioritet i parë i opinionit publik në Slloveni, e besa as në Kroaci. Sllovenia është anëtare e NATO-s dhe BE-së. Kroacia është në NATO dhe së shpejti do të hyjë në BE. Të dyja këto vende, që ishin bashkorganizatore të takimit, e kanë standardin e jetesës shumë më të mirë sesa vendet e tjera të rajonit. Dhe këto dy vende do të jenë ato që do të ndihmojnë të tjerët në rajon më shumë sesa anasjelltas. E për mënyrën se si të ndihmojnë njëri-tjetrin, sipas parullës „secili ka nevojë për secilin“ që e përmendi kryeministri i Sllovenisë, Borut Pahor, diskutuan liderët e shtatë nga tetë shtetet e rajonit. Prandaj, ky fillim, ndonëse nuk ishte sukses i plotë, nuk ishte as dështim e lëre më ndonjë „debakël“ siç u munduan ta paraqesin në Serbi.
    Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq, nxitoj ta quajë si „dështim“ këtë takim dhe të tregojë se ai ka qenë „në një takim shumë të suksesshëm në Manila të Filipineve në Konferencën e vendeve të painkuadruara“. Por suksesi nuk matet vetëm me pjesëmarrjen apo jo të Serbisë ndonëse mospjesëmarrja e saj ishte dukshëm ngjarje rreth së cilës do të duhet në të ardhmen të reflektojë edhe Beogradi, por edhe Bashkimi Evropian, sidomos Spanja, e cila edhe e kishte inkurajuar Serbinë që të mos vinte në takim.
    Përderisa shumë liderë privatisht bënë të qartë se „disi kanë mirëkuptim ndoshta edhe për Tadiqin“ ndonëse nënvizuan se atij po i mungon guximi, pjesëmarrësit e takimit nuk fshehën zhgënjimin me përfaqësuesit e institucioneve të Bashkimit Evropian. Presidenti i Këshillit të BE-së, Herman van Rompuy, nuk erdhi fare dhe madje, sipas disa burimeve, kishte sugjeruar shtyrjen e takimit në mënyrë që të mendonte më shumë. Shefja e politikës së Jashtme, Catherine Ashton, ishte e para që kishte refuzuar thirrjen, Barroso asnjëherë as nuk kishte menduar ta shqyrtojë propozimin për të ardhur në takim. Për të mos e lënë me kaq edhe pjesëmarrësi i vetëm i institucioneve të BE-së, nëse nuk numërohet nikoqiri Borut Pahor si anëtar i Këshillit Evropian, komisari i Zgjerimi, Shtefan Fule, nuk qëndroi as një orë të plotë në takim dhe u largua, sipas disa burimeve me arsyetimin se „është i lodhur nga turneu disaditësh nëpër rajon“. Bashkimi Evropian me këtë sjellje lëshoi rastin që të dëshmojë se kur liderët e Ballkanit bashkëpunojnë atëherë e kanë mbështetjen edhe të BE-së, qoftë edhe simbolike.
    Samiti i shefave të qeverive të Ballkanit në Bërdo dëshmoi se Bashkimi Evropian nuk ka qëndrim as unik e as të qartë rreth statusit të Kosovës. BE-ja ka pranuar lojën e Beogradit për t’u futur në dilemën „ose Kosova ose Serbia“. Kësaj radhe Kosova pati mbështetje më të madhe të vendeve të rajonit sesa të BE-së. Tash në dy muajt e ardhshëm me këtë dilemë duhet të merret Bashkimi Evropian.
    Spanja duhet të udhëheqë përgatitjet për konferencën e nivelit të lartë mes BE-së dhe Ballkanit që në nivel të ministrave të jashtëm në fillim të qershorit duhet të mbahet në Sarajevë. Nëse Spanja në këtë rast vepron sipas qëndrimit të saj nacional e jo sipas vullnetit të shumicës në BE, pra të pranojë faktin se Kosova ekziston dhe nuk mund të injorohet, atëherë ka gjasa që në atë takim të mos marrë pjesë Kosova. Sllovenia nuk kishte lënë asnjë formulë pa provuar për të siguruar pjesëmarrjen e presidentit të Serbisë. Me emra të pjesëmarrësve, pa emra të tyre, pa emra të shteteve, pa flamuj, me tavolinë, pa tavolinë, vetëm me karriea. Madje i kishin ofruar presidentit të Serbisë, Boris Tadiq, që qartë të ketë një rëndësi më të madhe sesa të tjerët në takim, duke i ofruar të ulej në njërën anë pranë presidentit të BE-së dhe bashkorganizatorëve ndërsa në anën tjetër do të ishin të tjerët (kjo do të arsyetohej kinse me faktin se Tadiq është president e të tjerët kryeministra). Por kurrfarë ideje nuk ndihmoi.
    Tash BE-ja duhet të gjejë përgjigje në disa pyetje logjike: „A është Serbia më e rëndësishme sesa të gjitha shtetet e tjera?“, „A e ka mbështetur qëndrimin e Serbisë BE-ja duke e bojkotuar samitin në Bërdo?“ (Përshëndetja me shkrim nga ana e Van Rompuyit nuk amniston mospjesëmarrjen e tij) dhe „ a duhet 7 shtete të rajonit t’i përshtaten Serbisë apo duhet të ndodhë e kundërta“. Problemi qëndron në faktin se brenda BE-së deri tash 22 vende, të cilat e kanë njohur Kosovën është dashur t’i përshtaten 5 vendeve që nuk e kanë njohur e jo anasjelltas. Tash vendet që e kanë njohur Kosovën duhet të zgjohen pak nga gjumi, sepse në dy vitet e shkuara u panë limitet e asaj çfarë mund të bëhet në afrimin e Kosovës në BE dhe në punën e BE-së në Kosovë nëse nuk zgjidhet dilema se çka është Kosova për Bashkimin Evropian. Nëse ka pasur humbës apo fitues në samitin e Bërdos ndër humbësit duhet gjithsesi numëruar Bashkimin Evropian po ashtu.


    Shkruan: Augustin Palokaj

  4. #34
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    kosova ende nuk eshte e pavarur

  5. #35
    Kosoven pas dy viteve e shof me mjaft ngecje ne te gjitha fushat e jetes, per te prek gjitha problemet qe ka Kosova pas 2 vjet pavarsie duhet folur shume, un do te ndalesha te ngecja apo deshtimi i diplomacis kosovare ne fushen e nderkombtarizimit te shtetsise se Kosoves.Me njohjen e Kosoves shtet nga SHBA dhe fuqit e medha perendimore u vendosen themele te forta te shtetsis se Kosove, themele keto qe nuk do te rrenohen kurre, por per te qen shtet normal dhe i integruar ne organizmat nderkombetar, jashte te cilave nuk mund as te paramendohet ekzistimi, Kosova ka edhe shume pengesa per te kaluar, dhe ne radhe te pare duhet te shtohet dukshem numri i njohjeve te pavarsise se vendit tone..Disa nga pengesat jan te karakterit global, qe vijne nga vende te cilat akoma nuk e kane njohur Kosoven, per arsye qe kan te bejne me vet historin dhe rrethanat e brendshme ne te cilat gjenden keto vende.Problem tjeter eshte edhe roli i Serbise, shtet ky i cili po vazhdon politiken dhe strategjine shekullore armiqsore ndaj Kosoves , dhe nuk po len gur pa levizur per te penguar rrugen e Kosoves drejt zenies se vendit te vet ne familjen e shteteve te pavarura, te mbledhura ne OKB.Kjo nuk eshte diqka qe nuk eshte pritur nga Serbia , pasi eshte shteti nga i cili jemi pavaresuar, dhe parashikohet qe mes Kosoves dhe Serbise te vazhdoje nje lufte e ashper diplomatike, vende ketoqe ndahen mes veti nga kufinje te gjate tokesor dhe kufinje edhe me te gjate e me te veshtir psikologjik te mbamendjes historike, te prodhuar nga padrejtesite dhe dhuna deri ne permasa gjenocidale, qe Serbia beri mbi popullin e Kosoves.
    Raporti mes Kosoves dhe Serbise eshte 'lufte e paperfunduar' qe mbahet nen kontrroll vetem fale perkushtimit te Amerikes , dhe frikes se Serbise nga reagimi i vendeve qe sot udheheqin me rendin boteror.Diplomacia e deshtuar kosovare po mendon se bota duhet te punoje per ta, per mos punene e tyre mjafton vetem ti hedhin nje sy numrit te njohjeve te Kosoves pas dy vite e gjysme, pra kemi diplomaci te pa afte, ndersa per korrupsionin ne Kosove te mos flasim fare se lan nam keta udheheqsat tane...

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •