Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 35
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e alem_de
    Anëtarësuar
    02-10-2009
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    6,745

    pershendetje nga gjermania

    Citim Postuar më parë nga вlαck'swαn Lexo Postimin
    C`ka ke rezervuar per te shtunen,Alem ?
    Me festuar festen e pamvaresise Jehona me 200 baskatdhetare tjere.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Në gjermanisht fjala “Nestbeschmutzer” e përshkruan një njeri, zakonisht personalitet publik, i cili kritikon vendin e tij. Përkthyer fjalë për fjalë “Nestbeschmutzer” domethënë: njeri që përlyen folenë. Të tillë kanë qenë të gjithë shkrimtarët dhe publicistët e njohur të hapësirës gjermanishtfolëse. Autori zviceran Max Frisch pak para vdekjes ishte angazhuar për shpërbërjen e ushtrisë së Zvicrës, shkrimtari gjerman Günter Grass ka qenë kundërshtar i bashkimit të shpejtë të Gjermanisë, austriaku Thomas Bernhard ka goditur gjithçka që ka qenë e shenjtë ose është menduar se është e shenjtë në Austri. Sot këta shkrimtarë dhe shumë të tjerë në vendet e tyre respektohen me përulje, sepse kritika e tyre – ndonëse radikale – ka qenë në të mirën e vendit. Në Ballkan nuk ka shkrimtarë të tillë. Autorët më shumë pëlqejnë të jenë në shërbim të ideve nacionale, të shtetit, të kombit, të etnisë. Këtu as Kosova nuk paraqet ndonjë dallim. Shkrimtarët, shkencëtarët, akademikët, filozofët ose heshtin ose e shohin veten si zëdhënës të politikave shtetërore. Kjo vërehet sidomos në përvjetorë. Kori i duartrokitësve është i madh. Dominojnë mesazhet lavdëruese të politikanëve. Mbizotëron rrahagjokësia. Krenaria false.Por, për të ecur përpara Kosovës i duhen shumë “Nestbeschmutzer”, të tillë që nuk frikësohen dhe nuk ngurrojnë të kritikojnë pushtet e opozitë, kur e kanë keq, por edhe t’i lavdërojnë apo këshillojnë kur bëjnë ndonjë punë të hairit, ndonëse rastet e tilla janë të rralla. Në dyvjetorin e Pavarësisë kosovarët nuk kanë shumë arsye të jenë krenarë, edhe pse diçka të tillë mund t’ua sugjerojnë qeveritarët. Ja disa arsye dhe fakte nga zymtësia e përditshme kosovare:

    1. Kosovarët janë ndër kombet më të izoluara në botë.
    2. Shtetasit e Afganistanit mund të udhëtojnë në 22 vende pa vizë, kosovarët vetëm në 5.
    3. Papunësia në Kosovë sillet rreth 45 përqindëshit, një shifër që i tejkalon edhe disa vende të Afrikës.
    4. Sipas disa studimeve të organizatave ndërkombëtare, mbi gjysmë milioni kosovarë, kryesisht të rinj, do ta braktisnin Kosovën – sikur të mos ishte muri i lartë i Schengenit.
    5. Kosova është ndër vendet e vetme në Ballkan, ku ende nuk ka filluar lëshimi i pasaportave biometrike.
    6. Kosova është vendi i vetëm në rajon, që importon pothuaj të gjithë artikujt ushqimorë.
    7. Kosova është vendi i vetëm në rajon, ku çdo ndërmarrje e huaj para se të investojë duhet të blejë një gjenerator për rrymë.
    8. Kosova është vendi i vetëm në botë, që i paguan gati 6 milionë euro një firme marketingu për të rregulluar imazhin dhe kjo firmë e mbulon Kosovën me posterë të “evropianëve të rinj”. Kjo është një fushatë e panevojshme, sepse ekspertët e marketingut nuk duhet ta bindin popullin e Kosovës se shumica e banorëve janë të rinj. Kjo dihet edhe prej fëmijëve. Do të vijë një ditë, kur të gjithë do të kuptojnë se firma “Saatchi & Saatchi” i ka marrë 6 milionë euro dhe s’ka bërë asnjë punë të hairit për Kosovën.
    9. Kosova është ndër vendet e vetme në botë, ku ambasadori amerikan ankohet se pjesëtarët e krimit të organizuar dhe politikanët e korruptuar mund të mbajnë përfitimet e tyre ilegale, pa pasur frikë nga drejtësia – dhe kjo deklaratë as që regjistrohet nga opinioni. Në vende të tjera do të mblidhej parlamenti në seancë të veçantë.
    10. Kosova është ndër vendet e rralla në botë, ku gjyqtarët intervenojnë për t’i nxjerrë nga burgu apo për t’ua lehtësuar dënimet dilerëve të drogës.
    11. Kosova është ndër vendet e vetme të Evropës, ku televizioni publik është çerdhe e plaçkitjes dhe e shkeljes së normave themelore të publicistikës. Madje shkelësit qëndrojnë në poste, sepse janë dëshmuar si njerëz të dëgjueshëm – si ndaj qeverisë, ashtu dhe ndaj opozitës.
    12. Ndoshta vetëm në Kosovë mund të ndodhë që nga dhoma e dëshmive në Komandën e Policisë të vidhen gati 50 kilogramë drogë dhe askush të mos bëhet përgjegjës. Tmerri bëhet edhe më i madh, kur të gjithë flasin për drogën e vjedhur, por askush s’i përmend dëshmitë që janë vjedhur – dëshmi këto që ndoshta do të kishin ndihmuar në zbardhjen e disa krimeve të rënda në Kosovën e pasluftës.
    13. Kosova është shembull i keq, ku përfaqësues të shërbimeve të fshehta dhe ilegale favorizohen dhe bëhen drejtorë policie. Fati i qytetarëve tani është në duart e tyre, pra në duart e atyre që ndoshta do të duhej të ishin pjesë e hetimeve.
    14. Kosova është vend ku politikanët redaktojnë gazeta.
    15. Vetëm në Kosovë durohet një mision ndërkombëtar, pra EULEX-i, i cili nga bregu e shikon krimin dhe bën sehir.
    16. Një diplomat perëndimor nga një vend që ka bërë shumë për pavarësimin e Kosovës thotë: “Në Kosovë BE-ja paraqitet si trupë kaotike dhe rrezikon të humbë çdo kredibilitet”.
    17. Vetëm në Kosovë ndodh që pasuria publike të administrohet, tjetërsohet dhe plaçkitet pa asnjë konsekuencë për plaçkitësit.
    18. Vetëm në Kosovë ndodh që me poste të rëndësishme publike të shpërblehen njerëz që s’e dinë dallimin mes “statusit“ dhe “statutit“.
    19. Vetëm Kosovës (dhe Bosnjës) i është imponuar një flamur pa asnjë atribut identitar.
    20. Kjo listë do të mund të zgjatej pafund. Po ndalemi këtu.

    A është fajtore Serbia për të gjitha këto? Kurrsesi jo për të gjitha. Sikur Kosova të kishte një qeverisje serioze, sikur BE-ja të ishte unike – atëherë Serbia do të dorëzohej lehtë, duke pranuar realitetin. Në dyvjetorin e Pavarësisë kosovarët duhet të jenë krenarë për përpjekjet e tyre që kanë bërë për pavarësimin e vendit. Por, kosovarët nuk kanë arsye të jenë të kënaqur me Republikën dyvjeçare. Madje ka shumë shkaqe që çdo kosovar e bëjnë të ndihet i turpëruar kur e shikon Republikën.

    Ekziston rreziku që trendi negativ të vazhdojë:
    a) me improvizime qeveritare
    b) me imitim të shtetit dhe jofunksionim
    c) me joprofesionalizëm
    ç) me mungesë vizioni
    d) me lulëzim të shtuar të nepotizmit
    dh) me keqpërdorime
    e) me skandale financiare
    ë) me dështime diplomatike
    f) me manipulime elektorale
    g) me tenderë të manipuluar
    gj) me premtime boshe
    h) me sundim nga kafehanet ballkanike të tipit “Zanzibar”
    i) me dëgjueshmëri gjunjëzuese ndaj ndërkombëtarëve në mungesë të politikave shtetërore
    j) me defilime skandaloze me vetura qeveritare
    k) me luftimin e mediave të pavarura
    l) me stimulimin e mediave qeveritare
    ll) me komente të porositura
    m) me manipulime të mendimit publik
    n) me nxitje të mosbesimit mes rajoneve të Kosovës
    nj) me moslexim të raporteve të Bashkimit Evropian
    o) me moslexim të mesazheve të diplomatëve perëndimorë, sidomos të atyre që kritikojnë me qëllime të mira
    p) me privatizime jotransparente
    q) me injorim të kërkesave jetike të qytetarëve
    r) me ngatërrim të prioriteteve
    rr) me rrena
    s) me dembelizëm
    sh) me shitje të palejueshme të pasurisë kombëtare
    t) me kaos urbanistik
    th) me kaos arkitektonik
    u) me mos-heqje të bërllokut nga rrugët e Kosovës
    v) me ndotje të ambientit
    x) me shkatërrimin e maleve
    xh) me helmim të ujërave
    y) me mungesë të kontrollit të rreptë në trafik dhe me vazhdimin e aksidenteve vdekjeprurëse në komunikacion
    z) me zyrtarë të papërgjegjshëm
    zh) me zhvatje të buxhetit.

    Që kjo të mos ndodhë më tutje – duhet të trimërohen qytetarët. Të kërkojnë të drejtat e tyre, të protestojnë po qe nevoja, madje edhe të demonstrojnë, kur është e domosdoshme. Kur të shtohet presioni ndoshta edhe vetëdijesohen politikanët. Ndoshta. Në trevjetorin e pavarësisë kosovarët duhet të kenë arsye të jenë krenarë me Republikën e tyre.

    Nga Enver Robelli

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    ne cfare vendesh mund te udhetojne afganet pa vize?????
    ne malet tora bora
    ne shkretetrien humus
    ne brigjet e hamasit e ku tjeter
    JO SEKS PARA MARTESE

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    h) me sundim nga kafehanet ballkanike të tipit “Zanzibar”

    a) me improvizime qeveritare

    sh) me shitje të palejueshme të pasurisë kombëtare

    i) me dëgjueshmëri gjunjëzuese ndaj ndërkombëtarëve

    m) me manipulime të mendimit publik





    th) me kaos arkitektonik

    a*) me skandale financiare

    ç) me mungesë vizioni

    i*) me injorim të kërkesave jetike të qytetarëve

    a*=e)
    i*=q)
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    f) me manipulime elektorale

    a) me improvizime qeveritare

    t) me kaos urbanistik

    m) me manipulime të mendimit publik

    i) me dëgjueshmëri gjunjëzuese ndaj ndërkombëtarëve

    r) me ngatërrim të prioriteteve





    s) me dembelizëm

    e) me skandale financiare

    j) me defilime skandaloze me vetura qeveritare

    d) me lulëzim të shtuar të nepotizmit

    i*) me imitim të shtetit dhe jofunksionim

    u*) me komente të porositura


    i*=b)
    u*=ll)
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    K)papunësi

    O)varfëri ekstreme

    S)pa sigurim shëndetësor/pensional/social

    O)pa investime vendore/të huaja

    V)pa rezerva shtetërore

    A)pa qarkullim të lirë të banorëve
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Veriu i Kosovës i shërben Serbisë për shantazh




    Vendet kryesore të Bashkimit Evropian janë dëshpëruar me sjelljen kryesisht jokonstruktive të Serbisë sa i përket veriut të Kosovës. Kjo sjellje e Serbisë është keqësuar sidomos pasi BE-ja i ka hequr vizat për shtetasit e saj. Serbia ka rritur angazhimin e saj në veri të Kosovës, është munduar të rrisë ndikimin edhe në pjesë të tjera, ndërsa ka ndarë edhe mjete financiare për të financuar strukturat paralele në veri të Kosovës. Po ashtu ka emëruar edhe gjykatësit të cilët në territor të Kosovës do të zbatonin ligjet e Serbisë. Beogradi nuk ka dhënë as sinjale se do të mund të ketë një rol konstruktiv edhe ndaj pjesëmarrjes së Kosovës në nismat ndërkombëtare, ndërsa ka keqësuar raportet edhe me fqinjët për shkak të Kosovës. Por shtetet kryesore të BE-së dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se kanë arsye pse e kanë toleruar një sjellje të tillë të Serbisë deri tash. Si rezultat nxjerrin faktin se nuk ka pasur ndonjë shpërthim të dhunës
    ndëretnike.
    Me daljen e strategjisë për veriun e Kosovës gjërat kanë filluar të ndryshojnë dhe një nervozizëm është vërejtur, edhe nga Beogradi, edhe nga politikanët që zbatojnë politikën e Serbisë në Kosovë. Ata kanë frikë se mos vallë bashkësia ndërkombëtare vërtet dëshiron ta integrojë veriun e Kosovës në jetën politike dhe shoqërore të Kosovës. Duke pasur parasysh mungesën e vendosmërisë së bashkësisë ndërkombëtare deri tash, vështirë se mund të ketë ndonjë kthesë dramatike, së paku jo në një afat të shkurtër. Prandaj, edhe për kohë duhet pritur angazhimin maksimal të Serbisë për të bërë obstruksione ndaj çfarëdo përpjekjesh për të stabilizuar situatën në veri dhe sidomos për të zgjeruar pushtetin e autoriteteve të EULEX-it dhe të institucioneve të Kosovës në atë pjesë. Ashtu siç kemi thënë edhe pas shpalljes së pavarësisë ashtu mbetet dhe tash: Serbia e di saktësisht se deri ku do të jenë kufijtë e tolerancës së bashkësisë ndërkombëtare ndaj sjelljeve të saj në Kosovë. E Serbia gjithmonë do t’i testojë deri në kufi nervat e bashkësisë ndërkombëtare dhe të mos çajë kokën për thirrjet tashmë dhjetëvjeçare që të mos inkurajojë strukturat paralele në Kosovë.
    Pse për Serbinë angazhimi në kontrollin e kufijve të Kosovës ka pasur sukses. Pikësëpari i ka vënë nën kontroll të gjitha strukturat që veprojnë atje, qofshin shërbime zbulimi, shkolla, mjekë apo policë të MUP-it të Serbisë apo edhe struktura paralele të cilat tolerohen, edhe pse njerëzit kryesorë të BE-së kishin premtuar, duke përmendur emra dhe mbiemra, se do t’i arrestonin së shpejti. Së dyti, Serbia krijon katër probleme, pranon të ndihmojë në zgjidhjen e njërit prej tyre dhe bashkësia ndërkombëtare e lavdëron për këtë, në vend që ta qortojë.
    Kështu, sot bashkësia ndërkombëtare e ka sjellë veten në pozitë në të cilën thotë se nuk do të ndërmarrë asnjë hap në veri të Kosovës pa u konsultuar me Beogradin. Kjo nënkuptohet dhe kur thonë se duhet konsultuar me ”liderët e serbëve lokalë“ kur dihet se ata janë nën diktatin e Beogradit.
    Serbia ka të drejtë. Po të mos kishte kontroll ndaj veriut të Kosovës me të nuk do të diskutohej fare për Kosovën. Shumë diplomatë perëndimorë nuk do të dëshironin që në takime me zyrtarë të Serbisë të përmendet fare Kosova, por kjo është e pamundur kur Serbia kontrollon një pjesë të territorit të saj. Veriu i Kosovës është dhe do të mbetet një vegël e pazëvendësueshme për Serbinë në faktorizimin e saj politik dhe vështirë që do të heqë dorë nga kjo. Kjo do të zgjasë derisa Serbia të mos ndeshet me përgjigjen e fortë, diplomatike nga shtetet perëndimore apo në terren nga ana e EULEX-it dhe autoriteteve të Kosovës. Apo Serbia pret të shohë nëse mund të hyjë në negociata me Kosovën, nëse jo për të rihapur negociatat e statusit të Kosovës, atëherë për të siguruar një ”zgjidhje të pranueshme për të dyja palët ku asnjëra palë nuk do të jetë humbëse“.
    Për këto zgjidhje flasin presidenti i Serbisë, Tadiq, dhe ministrat e tij. E Kjo zgjidhje, siç i rrëshqiti njëherë nga goja vetë Tadiqit në një moment dobësie, është ndarja e Kosovës. Apo si variant rezervë mund të jetë ndonjë ”Ahtisaari plus“ për veriun apo krijimi i ndonjë lloj „Republika Srpska“ në veri të Kosovës, e cila në letër do të ishte pjesë e Kosovës por në praktikë kosovarët vështirë do të mund ta kalonin urën e Ibrit. A do t’i realizojë apo jo Serbia këto qëllime varet nga vendosmëria e faktorit ndërkombëtar për t’i parandaluar.
    Kosova ka dëshmuar se nuk ka asnjë strategji të veten dhe të gjitha shpresat për ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës i ka bartur te faktori ndërkombëtar.
    Nga kjo politikë e Serbisë dobi kanë vetëm politikanët në Serbi. Ata duke e mbajtur Kosovën në krye të debatit politik mbulojnë dështimet e tjera siç janë ekonomia dhe ngecja në rrugën e integrimeve evropiane. Anketat e fundit kanë dëshmuar se Serbia është shteti më i varfër në rajon sa i përket standardit të jetës (Kosova nuk është marrë parasysh). Në fushën e integrimeve në BE as që është marrë parasysh aplikimi i Serbisë dhe asaj tash afati për t’u bërë anëtare e BE-së i përmendet diku viti 2020, dhe kjo me kushtin që ta njohë Kosovën. Në këtë situatë politikanët e Serbisë nuk kanë çfarë të humbin por vetëm të fitojnë në popullaritet duke ”luftuar për mbrojtjen e Kosovës“. Disa politikanë në Evropë gabimisht mendojnë se është vetëm ministri i Jashtëm, Vuk Jeremiq, ai që ka ”retorikë të ashpër për Kosovën“, sepse presidenti Tadiq nuk dallon. Madje, sjellja e tyre duket e koordinuar mirë sikur në atë taktikën „një polic i mirë, një i keq!“ e të dy pjesë e së njëjtës strategji.
    Ata që pa dyshim do të pësojnë më së shumti nga kjo sjellje e Beogradit janë serbët e Kosovës. Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, krahas disa thënieve të tjera, do të kujtohet edhe për një thënie për serbët jashtë Serbisë.
    ”Sa herë që Beogradi është angazhuar kinse për të ndihmuar serbët jashtë Serbisë, ky angazhim ka shkuar gjithmonë në dëm të po atyre serbëve“. Ai si shembull kishte marrë serbët në Kroaci ku të drejtat e tyre dhe pozita u forcuan kur ata vendosen ta rregullonin jetën e tyre në vendin ku jetojnë, pra në Kroaci, pa kthyer kokën nga Beogradi. Sinjale të shumta janë parë në Kosovë në muajt e fundit se një pjesë e serbëve të Kosovës janë të interesuar për të rregulluar jetën e tyre në Kosovë. Por ata janë aq të dobët, aq të varfër, saqë nuk do ta kenë të lehtë të gjejnë guximin t’i thonë JO Beogradit. Është koha që bashkësia ndërkombëtare të jetë më e vendosur e jo të kufizohet në deklarata se ”situata në veri mbetet fragjile“.


    Augustin Palokaj

  8. #18
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anëtarësuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    Kosova i ka mbush 2vjet njësoj si fëmiju kur i mbush edhe mëson të ecë dmth duhet një kohë bajagi e gjatë të jet në nivel

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    A din dikush me tregu se jan te ardhurat per kok banori ne kosov?

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    gezuar pavarsin
    po me 2 vjet nuk behen mrekullira

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •