-
Më shumë se 700 të huaj pranojnë islamin në Algjeri në 5 vitet e fundit!
Ministri i çështjeve fetare dhe i vakëfit në Algjeri, Ebu Abdullah Gulamullah, bëri të ditur për media se 707 të huaj kanë pranuar islamin gjatë periudhës kohore 2004-2009.
Gulamullah para parlamentit algjerian sqaroi se numri më i madh prej tyre kishte ndodhur në vitin 2008 kur numri kishte arritur në 172, prej tyre 123 burra dhe 49 femra, kurse në tremujorin e parë të vitit 2009 kishte 53 te huaj qe pranuan islamin, 36 prej tyre burra dhe 17 femra.
Këta vinin nga shtete të ndryshme: Franca, Italia, Belgjika, Britania e Madhe, Polonia, Ukraina, Kina, Holanda, Kanada, Hungaria dhe Libani.
Ministri gjithashtu iu bëri thirrje vëllezërve dhe motrave të ri musliman që të pasurohen me kulturë islame duke lexuar libra islam, duke punuar në mesin e muslimanëve të Algjerisë apo edhe duke u martuar me ta.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt