
Postuar mė parė nga
Zarushja
Autor: Olsi Jazexhi
E mėrkure 3 Gusht 2011 15:12 PM
Shkrimi Tolerancė fetare apo papėrgjegjshmėri?qė Piro Misha botoi nė gazetėn Shekulli nė 10.01.2003 dhe ribotoi nė librin Arratisja nga burgjet e historisė - Ē'do tė thotė tė jesh shqiptar nė 2008, ėshtė njė nga shkrimet mė tė rėndėsishme tė islamofobėve shqiptarė kundėr Islamit nė Shqipėri. Nė shkrimin nė fjalė, Pirua shfaqte shqetėsim nė lidhje me ri-islamizimin qė po i ndodhte Shqipėrisė nė fillim tė viteve 2000 apo mė saktė me rizbulimin e Islamit nga shqiptarėt. Pasi mė sulmonte mua dhe tregonte sesi nga faqet e mia nė internet hidhej baltė mbi Skenderbeun, P.Bogdanin e deri tek Fan Noli e Fishta, pėr t'i zevėndėsuar ato me figura tė tipit Haxhi Qamili, Pirua i apelonte pushtetareve socialistė qė ishin nė pushtet nė atė kohė, qė tė pėrpilonin politika pėr tė ndaluar islamizimin e vendit dhe tė vinin dorė mbi institucionet Islame tė Shqipėrisė. Sipas Piros, besimtarėt me shami dhe me mjekra po arabizonin Islamin e po prishnin imazhin e Shqipėrisė. Pėr tė ndaluar kėtė ai kėrkonte dhunė shtetėrore ndaj tyre. Shkrime si i Piros, tė cilėt hedhin mllef e inat kundėr islamizimit tė shqiptarėve janė pėrsėritur nė kėto 20 vitet e fundit nga shumė autorė fondamentalistė tė vendit tonė. Kėtu mund tė pėrmend deklaratėn e Ismail Kadaresė nė 1991 kur e shpalli Shqipėrinė tė krishterė, nga e cila duhej zhdukur feja e vonė islamike, e ardhur bashkė me otomanėt
; deklaratat e Alfred Moisiut nė Londėr nė 2005 kur deklaroi se Shqipėra nuk ėshtė vend me shumicė islame por se nė pikėpamjen vertikale diakronike tė gjithė shqiptarėt janė tė krishterė; e deri te shkrimet e librat e fondamentalistėve si Aurel Plasari, Ben Blushi, Arben Xhaferri etj tė cilėt kanė shprehur nė vazhdimėsi urrejtje kundėr identitetit islam tė njė pjese tė popullit shqiptar dhe kanė sulmuar me terma racistė turqit dhe arabėt.
Arsyeja kryesore qė i nxit islamofobėt qė tė sulmojnė Islamin dhe muslimanėt nė Shqipėri, lidhet me fenonemin global tė islamofobisė qė shihet sot nė Evropė dhe Amerikė, e qė lidhet me rishfaqjen e Islamit si fe dhe ideologji sfiduese ndaj kapitalizmit perėndimor pas rėnies sė komunizmit dhe me konfliktin izraelito-palestinez nė Lindjen e Mesme. Te ne nė Kosovė dhe nė Shqipėri, Islami, qė u shtyp dhe pothuajse u zhduk gjatė dekadave tė diktaturės komuniste, tani, pas rėnies sė komunizmit ka nisur tė rizbulohet sėrisht. Bijtė e muslimanėve qė Partia e Punės i emėroi Bashkim dhe Pėrparim nga Mehmet dhe Hysni, sot kanė nisur tė riemėrohen si Muhamed dhe Abdullah e ti mbulojnė gratė me ferexhe tė cilat mė parė i zhveshi komunizmi. Islami, apo tė jem mė i saktė, muslimanėt kanė nisur tė pėrhapen edhe nė Evropėn Perėndimore. Pas Luftės sė Dytė Botėrore drejt saj vėrshuan turma tė mėdha emigrantėsh qė vinin nga ish-kolonitė e Perėndimit nė botėn muslimane. Trendet muslimanizuese qė po i ndodhin sot Evropės nuk janė pjesė e ndonjė plani konspirativ tė muslimanėve pėr tė pushtuar botėn apo islamizuar Evropėn. Faktorėt qė po ndihmojnė nė hapjen e muslimanėve janė ekonomikė, socialė dhe politikė. Te ne nė Ballkan psh. ri-islamizimi ėshtė dhuratė e demokracisė dhe lirive qė fituam pas vitesh nėn diktaturė. Ndėrsa nė Evropėn Perėndimore, pėrhapja e muslimanėve dhe fesė sė tyre lidhet me disa faktorė ndėr tė cilėt mund tė pėrmendim globalizmin; plakjen dhe prishjen e familjes dhe nevojėn pėr krah pune; pushtimet neokolonialiste dhe shkatėrrimin e shteteve tė Azisė dhe Afrikės nga fuqitė e Perėndimit; vjedhja e pasurive natyrore qė kėto vende i bėjnė botės muslimane (fakt qė ēon nė varfėrimin e tyre); dhe sundimi i tyre nga diktatura laike tė cilat detyrojnė banorėt qė tė largohen dhe gjejnė strehim nė Perėndim.
Popullimi musliman qė po i ndodh sot Perėndimit ėshtė nė njėfarė mėnyre njė déją vu e asaj qė i ndodhi kontinentit tonė nė kohė tė Perandorisė Romake, kur pasi romakėt pushtuan Palestinėn dhe vranė e persekutuan hebrejtė dhe kristjanėt, i detyruan kėta qė tė shpėrngulen drejt Romės. Shembulli i rabinit Saul qė u arratis si klandestin drejt Romės, ku fallsifikoi emrin nga Saul pėr nė Paul dhe nga hebre u deklarua kristjan dhe mbi mėsimet e tija u themelua Krishtėrimi Roman, ėshtė shumė i ngjashėm me atė qė shumė muslimanė po bėjnė sot nė Perėndim. Ata largohen nga vendet e tyre tė shkatėrruara ekonomikisht dhe politikisht e vendosen nė Perėndim, ku ashtu si Shėn Pali biblik, kur Mustafai shkon nė Romė deklarohet Masimo. Dhe ashtu si Shėn Pjetri qė hapte lajmin e mirė (Ungjillin) dhe themeloi kisha, edhe muslimanėt pėrhapin leximet e shenjta (Kuranin) dhe ndėrtojnė xhami.
Por ashtu si nė kohėt e Romės, kur romakėt pėrbuznin sektin hebraik tė Isus Kristos - besimtarėt e tė cilit i emėruan me pėrbuzje kristjani - edhe sot, nė Perėndim ka njė mėri tė madhe me muslimanėt dhe vlerat morale qė ata sjellin me vete. Ardhja e muslimanėve ka nxitur ndjenja tė islamofobisė te njė numėr i madh intelektualėsh dhe politikanėsh perėndimorė, tė cilėt, tė hutuar nga dinamizmi fetar i Islamit po kėrkojnė ndihmė nga Krishtėrimi mesjetar pėr tė shpjeguar realitetet e reja. Duke nisur qė me Oriana Fallacin e vazhduar me Angela Merkelin, Sarkozin, Berluskonin dhe Kamerunin, shfaqja e muslimanėve nė rrugėt e Evropės po shkakton njė skizofreni intelektuale nė qarqet politike tė Perėndimit. Debatet qė perėndimorėt bėjnė sot dhe qė nxiten nga intelektualė fundamentalistė neokonė si Bat Yeor, Robert Spenser, Samuel Hantington etj i kanė bėrė shumė njerėz nė Perėndim qė tė pyesin se kush jemi ne. Kėto pyetje janė munduar ti shtrojnė edhe disa kaurė nė Shqipėri, si Piro Misha nė librin Arratisja nga burgjet e historisė - Ē'do tė thotė tė jesh shqiptar, Aurel Plasari nė Vija e Teodosit shfaqet nga do ia mbajnė shqiptarėt dhe Ismail Kadareja nė Identiteti Evropjan i Shqiptarėve. Por ndėrsa pyetjet e kaurėve tanė janė njė vrimė nė ujė, e nuk marrin dot mbėshtetje publike dhe historike, pasi shqiptarėt janė dėrrmueshėm muslimanė e pėr 500 vitet e fundit kanė qenė pararoja e Islamit nė Evropė dhe nuk e kuptojnė dot mentalitetin prej rajaje tė Mishės dhe Plasarit perėndimorėt e kanė mė tė vėshtirė tė gėlltisin ndryshimet e mėdha demokrafike dhe fetare qė po i ndodhin botės sė tyre. Deri nė fillim tė shekullit tė XX, Perėndimi ishte nė luftė me Perandorinė Osmane dhe me shqiptarėt e turqit qė mbronin gjysmėhėnėn nga kryqi nė Evropė.
Perėndimorėt janė nė dilemė tė madhe sot. Shkrues si Falaci dhe Hantingtoni pyesin nėse evropjanėt do tė vazhdojnė tė jenė akoma tė krishterė dhe tė bardhė nė dekadat qė vijnė apo mos muslimanėt dhe emigrantėt qė kanė ardhur nga Azia dhe Afrika do i ndryshojnė ngjyrėn dhe fenė kontinentit tė tyre dhe Evropa do tė bėhet njė Eurabi? Ata shohin pėrditė e mė shumė sesi muslimanėt janė prezent nė jetėn e tyre qė nga presidenti i Amerikės, Barak Hysein Obama, te i dashuri i princeshė Dajanės nė Britanti, te pastruesja Nafissatou Diallo (pėrdhunimi i tė cilės ēoi nė arrestimin e kandidatit pėr president tė Francės), e deri nė rrugėt e Parisit, Londrės dhe Brukselit ku hixhabi, ferexheja dhe doner qebapi i bėjnė karshillėk minifundit, bikinit dhe Mek Donaldsit. Nė njė studim tė bėrė sė fundit nė Britaninė e Madhe ishte gjetur qė emri mė i pėrdorur nė vend ishte Muhamed. Shtangia e perėndimorėve me atė qė po i ndodh kontinentit tė tyre detyroi Berluskonin qė nė qershor 2009 ta krahasoj Milanon me njė qytet afrikan, federata franceze e futbollit tė caktojė kuota pėr tė ndaluar muslimanėt dhe afrikanoveriorėt nga hyrja nė futbollin francez, zviceranėt tė ndalojnė shqiptarėt nga ndėrtimi i minareve dhe qeveritė perėndimore janė duke rrafinuar legjislacionet e tyre nė mėnyrė qė tė pamundėsojnė muslimanėt qė tė bėhen shtetas perėndimorė dhe fitojnė tė drejta tė barabarta me vendasit. Nga Brukseli e deri nė Paris, vigjilantėt laikė-katolikė janė lėshuar nė orgji sulmesh ndaj grave muslimane qė mbajnė burka dhe duan tė zbulojnė me dhunė atė qė nuk bėjnė dot me logjikė.
Muslimanizmi dhe afrikanizimi qė po i ndodh sot Perėndimit ėshtė njė fakt i cili pėrveē shkaktimit tė racizmit dhe islamofobisė, po ndihmon qė nėpėr kėto vende partitė fashiste tė ekstremit tė djathtė, si Fronti Nacional nė Francė, Lidhja e Veriut nė Itali, Lidhja Mbrojtėse Britanike, Partia e Lirisė e Geert Vildersit nė Hollandė e deri te Partia e Ēajit nė Amerikė, tė vijnė nė pushtet dhe bėhen forca tė rėndėsishme tė politikės perėndimore. Fakti qė i bashkon kėto forca radikale ėshtė urrejtja mesjetare kundėr Islamit, e cila nis qė me ardhjen e Muhamedit, si profet i fundit i Zotit nė tokė dhe sfida qė Kurani i bėn mesazhit tė deformuar tė Krishtėrimit Roman.
Sulmet terroriste qė ndodhėn nė datė 22 korrik 2010 nė Oslo dhe Utųya tė Norvegjisė nga terroristi kristjan Anders Behring Breivik shėnojnė njė pikė kulmore tė islamofobisė dhe racizmit me tė cilin Perėndimi po pėrballet qė pas Luftės sė Dytė Botėrore. Edhe pse me pėrmbysjen e fashizmit dhe nazizmit e shpėtimin e ēifutėve nga kampet e pėrqėndrimit, popujt e Evropės duket se pranuan qė mė nė fund do tė pranojnė si tė barabartė me ta edhe jo-tė-krishterėt, ajo qė po i ndodh Evropės sot, dhe pėr fat tė keq edhe Shqipėrisė ėshtė pėr tu alarmuar. Fondamentalistėt dhe nacionalistėt e krishterė thėrrasin pėr shkatėrrim tė multikulturalizmit dhe tolerancės ndaj jo tė krishterėve dhe njerėzve me ngjyrė. Ata duan ta kthejnė Evropėn nė mesjetė, si nė kohėn e kryqėzatave tė Papė Urbanit II dhe duan tė fshijnė arritjet e epokės sė iluminizmit dhe racionalizmit e cila e ndau evropjanin nga Kisha Katolike dhe e bėri atė modern dhe racional dhe tė hapur ndaj kulturave tė tjera.
Zėrat e islamofobisė qė lexohen nė Evropė kanė pėrfaqėsues tė tyre edhe nė Shqipėri. Disa nga islamofobėt tanė thėrrasin pėr vėllazėri me serbėt kundėr turqve dhe Islamit (Blushi, Kadare dhe Myftaraj), ankohen pse Sllobodan Millosheviēi nuk i vrau dy milion kosovarė (Anton Kqira) e tė tjerė kėrkojnė diskriminim tė muslimanėve, shkėputjen e tyre nga bota islamike, largimin nga Konferenca Islamike dhe ndalim tė asaj qė Misha quan arabizim tė Islamit (Misha, Kadare etj). Po ndėrsa sulmet e fondamentalistėve tanė kundėr Islamit bėhen nė emėr tė laicizmit, ēfarė ne shohim qė po ndodh nė Shqipėri, ėshtė qė priftėrinjė kuislingė katolik si Anton Harapi dhe Gjergj Fishta, tė cilėt ishin mbėshtetės tė nazi-fashizmit dhe Holokaustit, sot janė rehabilituar pėr bukuri nga pushtetarėt dhe intelektualėt tanė e kthyer nė heroj tė kombit. Skėnderbeu nga njė hero i stisur si kombėtar dhe i imponuar me dhunė ndaj shqiptarėve nė fillim tė shekullit tė XX, sot rrėfehet hero i Kishės Katolike nga drejtori i Bibliotekės Kombėtare tė Tiranės, Aurel Plasari. Nė anėn tjetėr figura tėrėsisht fetare si ajo e murgeshės indiano-maqedone, Nėnė Tereza, janė kthyer nė heroina tė kombit.
Sulmet qė islamofobėt shqiptarė bėjnė kundėr Islamit dhe pėrshkrimi prej tyre i identitetit tė shqiptarėve si kristjan, ėshtė pjesė e trendės sė frikshme qė fondamentalizmi i krishterė po demostron sot nė tė gjithė Perėndimin. Fondamentalistėt e urrejnė multikulturalizmin dhe tolerancėn, jetesėn e muslimanėve dhe ēifutėve pėrkrah tė krishterėve. Si Papė Urbani nė shekullin e 11 apo Pjetėr Bogdani mė vonė, ata i shohin muslimanėt dhe ēifutėt si njerėz tė djallit. Ideologjia e urrejtjes ndaj jo tė krishterėve dhe tė huajve, e cila nė shekullin e XX u pėrkrah nga nacionalizmat evropjanė, ēoi nė krimin e Holokaustit, ku miliona ēifutė u mbytėn nėpėr kampet e pėrqėndrimit nazist nė Evropė. Ideologjia e monokulturalizmit, e monofetarizmit kristjan, e arianizmit, e kombit tė bardhė iliro-pellazg dhe e kthimit nė fenė e tė parėve (siē bėn Kadareja nė sprovėn Identiteti evropian i shqiptarėve nė 2006) janė pak a shumė edhe mendimet qė nxitėn terroristin norvegjez Anders Behring Breivik tė organizoj krimet makabre qė ne pamė nė ditėt e fundit nė Norvegji. Kush ka patur rastin tė lexoj librin 2083 A European Declaration of Independence qė Breivik publikoi nė linjė pak pėrpara akteve terroriste, do tė bindet se terroristi norvegjez ėshtė i njė mendje me Ismail Kadarenė dhe shpurėn e tij, tė cilėt sulmojnė komunizmin dhe islamin si dy tė kėqia nga e cila shqiptarėt duhet tė shpėtojnė. Nė manifeston e tij, Breivik identifikon dy armiq tė mėdhenj tė Evropės: ngritjen e intelektualizmit marksist dhe multikulturalizmin (nė librin Mosmarrėveshja. Mbi raportet e Shqipėrisė me vetveten Kadareja i quan kėta mohues tė kombit) dhe kolonizimin islamik. Ashtu si Kadareja, Plasari etj edhe Breivik e klasifikon Skėnderbeun si hero evropian tė kryqėzatave dhe tė krishterėve shqiptarė. Tezat e Breivikut kundėr Islamit, shqiptarėve muslimanė tė Kosovės, Maqedonisė etj janė teza qė fondamentalistėt e krishterė shqiptarė kanė hedhur nė qarkullim prej vitesh.
Histeria e Piro Mishės nė shkrimin e vitit 2003 kundėr vajzave me shami dhe burrave me mjekėr nuk ndryshon shumė nga ai i Anders Behring Breivikut nė 2011. Nėse Pirua i apelonte Fatos Nanos qė tė vinte dorė mbi muslimanėt e Shqipėrisė, Breiviku e morri vetė ligjin nė dorė dhe bėri kėrdinė kundėr liberalėve norvegjezė nė publik. Po ndėrsa nė Norvegji, Anders Behring Breiviku mllefin qė ka kundėr multikulturalizmit e demostroi me akte terrori masiv, shkruesin e kėtij shkrimi e bren kureshtja tė dijė: po simendimtarėt e tij shqiptarė a janė tė njė mendje me tė, dmth qė Evropa ka hyrė nė njė epokė lufte e cila do tė mbarojė nė vitin 2083 kur tė jetė ēliruar njėherė e mirė nga marksistėt dhe islamistėt dhe tė jetė kontinent vetėm pėr kristjanėt e bardhė? A do tė ketė Evropa njė Spanjė tė dytė, ku arianėt, ilirėt kuq e zi, e fe-tė-parėt do tė luftojnė kundėr majtistėve dhe muslimanėve? Unė lus Piro Mishėn, Ismail Kadarenė, Arben Xhaferrin dhe Aurel Plasarin qė lexojnė kėtė shkrim qė tė na sqarojė se ku qėndrojnė. A do tė kenė edhe ata guxim qė tė terrorizojnė qytetarėt e tyre multikulturalistė - qė nuk janė tė krishterė - e refuzojnė publikisht Nėnė Terezėn, Skėnderbeun e Pjetėr Bogdanin dhe pėlqejnė sulltan Muratin, Esat Pashėn dhe Haxhi Qamilin - siē bėri Breiviku? A do tė na tolerojnė ne muslimanėt kėshtu siē jemi, me mjekra e me ferexhe, me modėn tonė alla-turka dhe qė sytė i mbajmė nga Stambolli dhe jo nga Roma, apo do tė ndjekin shembullin e Anders Behring Breivikut dhe ēlirojnė Evropėn nga ne, islamikėt dhe multikulturalistėt marksistė nė mėnyrė qė Shqipėrinė ta bėjnė pėrnime evropjane dhe katolike siē e definon Kadareja nė sprovėn Identiteti Evropjan i Shqiptarėve?
Krijoni Kontakt