Sot në të gjitha xhamitë e Kosovës- Xhemati i Kosovës aksion për të ndihmuar zonat e përmbytura në Shqipëri
Sot në të gjitha xhamitë e Kosovës, pas namazit të xhumasë u grumbulluan mjete financiare për ndihmë zonave të përmbytura në Shqipërinë e Veriut. Aksioni i sotëm u bë me organizmin e Kryesisë së BIK.
Me qëllim të sensibilizimit të xhematit, imamët në ligjërimet e tyre për temë patën solidaritetin, e në këtë rast solidaritetin me vëllazëritë tanë në Veriun e Shqipërisë, të cilët po kalojnë në një situatë të vështirë si pasoj e përmbytjeve që kanë përfshirë Shkodrën dhe komunat përreth.
Në ditën në vazhdim do të behët e ditur shuma e grumbulluar sot nga xhematlinjtë e Kosovës për vëllazëritë e tyre nga Veriu i Shqipërisë.
Krijoni Kontakt