NANO: SHQIPTARET E BALLKANIT, TE BASHKEPUNOJNE PER BE
Gezim Ashimi
Pogradec- Kryeministri shqiptar Fatos Nano shfrytezoi serish te shtunen qytetin e Pogradecit per t'u takuar me kryetarin e Partise Demokratike te Shqiptareve te Maqedonise Arber Xhaferi, por kete here pati si bashkebisedues edhe liderin e partise Bashkimi Demokratik per Integrim Ali Ahmeti dhe perfaqesuesin e shoqerise civile ne Kosove Veton Surroi.
Takimi i parashikuar te zhvillohej rreth ores 11.00 ne nje nga rezidencat qeveritare, filloi gati tre ore me vone dhe u mbajt pa pranine e gazetareve. Pas gati dy ore takim e ndarje mendimesh me perfaqesuesit kryesore politike te shqiptareve ne Maqedoni, Nano doli i vetem para gazetareve me nje deklarate rreth takimit. "Jam ne detyren e te zotit te shtepise, si mikprites i disa prej liderave te rendesishem te shqiptareve ne rajon, dhe emrave te njohur per gjithe opinionin shqiptar e nderkombetar, Arber Xhaferri, Ali Ahmeti e Veton Surroi", tha Nano ne fillim te fjales se tij. Ai e cilesoi motivin e ketij takimi "nje ngjarje festive dhe te rendesishme me rastin e fillimit te negociatave per marveshjen e stabilizim-asocimit midis Shqiperise dhe Bashkimit
Europian". Pasi shprehu kenaqesine per zhvillimin e ketij takimi informal ne te cilin "u shkembyen informacione dhe mendime", Nano beri nje permbledhje te bisedimeve koke me koke. "Rikonfirmuam nje angazhim se bashku per shqiptaret e Ballkanit perendimor per te pershpejtuar procesin e afrimit dhe integrimit me Europen moderne, per rolin dhe inisiativat shqiptare ne kete proces ballkanik", tha Nano. Ai shtoi me tej se "me vjen mire qe ndajme me mysafiret te njejtat vleresime dhe angazhime qe ndaj me kryeministra te tjere te vendeve fqinje", vleresime qe sipas tij kane te bejne ne menyre te vecante me angazhimin politik dhe qeverises per bashkejetese. Kryeministri shqiptar u shpreh edhe per nje angazhim te
perbashket ne luften ndaj fenomeneve te tilla te demshme si trafiqet e krimi i organizuar. "Keto fenomene dhe kufijte relativisht te kercenuara midis vendeve te ballkanit nga rrjetet kriminale rajonale dhe nderkombetare, ushqejne sensibilitetin kritik te Bashkimit Europian, SHBA, NATO-s dhe institucioneve te tjera globale ndaj ballkanit e vendeve perberese te tij", tha Nano.
Vleresime per Ali Ahmetin
Kryeministri Nano, nje pjese te fundit te deklarates se tij ia kushtoi liderit te PBDI Ali Ahmeti, me te cilin zhvilloi te shtunen takimin e pare ne Pogradec. "Sot ne kemi midis nesh edhe faktorin me te ri qeverises te shqiptareve ne Ballkan, Ali Ahmetin, i cili duke ardhur nga nje eksperience atdhetare dhe patriotike, e per shkak te saj i votuar, eshte nje faktor bashkeqeverises me kryeministrin Cervenkovski ne Republiken fqinje te Maqedonise" u shpreh Nano. Sipas tij, Ahmeti po shfaq ne kete proces bashkeqeverises aftesi gjitheperfshirese te shqiptareve per te konkuaruar dhe per te kontribuar ne demokratizimin e shoqerive ne vendet respektive dhe forcimin e Institucioneve per bashkejetese. Nano u shpreh se te njejtat vleresime e angazhime qe diskutoi me perfaqesuesit politike e ate te shoqerise civile nga Maqedonia
i ka ndare me pare edhe me kryeministrin maqedonas kryeadministratorin Shtajner, me Xhigjic e Koshtunica, Rugoven e Bajram Rexhein gjate perfaqesimit te qeverise shqiptare ne Institucionet euroatlantike.
G.Ashimi
Rrofshin Shqiptaret e Bashkuar dhe Shqiperia e Bashkuar
Krijoni Kontakt