Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 27
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Jorgo Telo
    Anëtarësuar
    09-03-2008
    Postime
    558

    Nëpër kreshtat e humorit zagorit

    Te nderruar zagorite e zagorite, ju pershendes kudo qe te ndodheni:
    NE VENDLINDJE, NEPER sHQIPERI APO NEPER BOTE!
    Eshte nder per krahinen tone plot thesare shpirterore e natyrore qe sa te mundim t'ia njohim e t'ia sistemojme keto thesare, duke i qemtuar, duke i hedhur brenda kesaj tema me mundesite qe kjo permban.
    Si e shihni kete here tema eshte specifike dhe pretenduese per te grumbulluar sa me teper vizitore e anetare te frytshem ne gjetjet e postimet me vlera te vereteta shpirterore dhe etnoklulurore...
    Faleminderit per mirekuptimin!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Jorgo Telo
    Anëtarësuar
    09-03-2008
    Postime
    558

    Neper Kreshtat E Humorit Zagorit

    SENTENCA HUMORISTËSH POPULLORË:

    Ndër “Hazërxhevapët”dhe bejtexhinj apo qyfyrexhinj më të përmendur në krahinën e Zagorisë njihen:
    Basho Ndrekua (Andrea Vasili) në Konckë
    Jorgo Dilo (Xhoxhi) – në Topovë
    Josif Tako – në Nivan
    Tilikani (Çome Thanasi) në Sheper
    Andon Gjonia (Konckë)
    Kristo Gjika (Konckë)
    Qiro Andoni – në Hoshtevë
    Thimjo Koncka (Thimjo Thimjo) – në Konckë.
    Koço Dede – në Doshnicë
    Sokrat Toli – në Topovë
    Odise Ngjela – në Sheper
    Qiriako Papuli – në Sheper
    Kolo Telo (Zhej)
    Ndreko Dilo (Topovë)
    Vangjel Kondili – në Ndëran
    Zaho Koxhioni – në Nivan
    Thimjo Peçi – në Nivan
    Llukan Fociro – në Ndëran
    e të tjerë…
    Personat që lartpërmenda janë disa nga më tipikët që për zgjuarsinë, elokuencën e sentenca të improvizuara në çast ishin më të dëgjuarit, duke përfaqësuar kështu humorin e mençurinë popullore zagorite, pa kaluar te zgjuarsia e ineligjencies zagorite neper vite.
    Këta mund të jenë dhe bartës më të besueshëm të gjithçkaje që dëgjonin andej-këndej, por kur tregonin, i linin dëgjuesit gojëhapur, sepse ishin të zotët të fusnin në barcaletë edhe mjaft nga xhepi i tyre…

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Jorgo Telo
    Anëtarësuar
    09-03-2008
    Postime
    558

    Neper Kreshtat E Humorit Zagorit

    C -Është vendi të veçoj disa nga “qyfyret” më të spikatura që kanë për protagonist Basho Ndrekon:



    (Kur autori i këtij shkrimi ishte fëmijë, Andrea Vasili, apo Ndreko Deshja ishte në moshë pleqërie. Jam i prirë që ritregimin e sentencave, barcoletave t’i vendos në gojën e një të moshuari aktual, si bartës i thekur i asaj trashëgimie)
    “…Familja e bashos ishte ndër më të vobektat e Konckës. Me bujqësi e ngapak blegtori merreshin konciotët nëpër vite e kështu Ndreko Deshja mbahet mend si një burrë i përvuajtur që rrezatonte mençuri përherë e sidomos, kur ballafaqohej me bashkëbisedues të ndryshëm e të beftë.

    Ishin dy arsyet që bashkëfshatarët e përzgjodhën Basho Ndrekon kryeplak të fshatit: së pari, ata ia njihnin zgjuarsinë nga pëvoja shumëvjeçare me të… në zgjidhjen e mjaft çështjeve të komunitetit… Së dyti, duke qenë se ishte pa të ardhura, nga detyra si kryeplak diçka do fitonte që të mund të mbijetonte së toku me të shoqen e rënë nga shëndeti
    Gruan e kishte nga Sheperi, ndaj, me sheperiotët ai donte të përplasej në bisedë, se i quante mëndjemëdhenj e për këtë ka mbetur edhe sot e kësaj dita qyfyri i tij: “Hë, mo, se nga Sheperi edhe një mace të marrësh, do ta mbajë bishtin përpjetë..”
    Në këto përfundime arrinte, kur e cingërisnin sheperiotët nëpër ziafete: “Ndreko, bëre, ç’bëre, nga Sheperi e more nusen…”
    “Ik, mo, se dyfek të plasur më dhatë…e ç’mora! (E kish fjalën se e shoqja kish qenë njëherë e martuar…)
    Një mëngjes, pa gdhirë mirë, mori shkopin dhe u var te shtëpia e babo Stathit.
    - Si u gdhitë ju këtej nga vërria, se andej nga ne desh na mori era me gjithë gjitonët?
    - Mirë, mo Ndreko, bereqavresën të themi, po…ç’e mirë të solli mu këtu nëpër këtë qamet?Si e kaluat darkën?
    - E ç’darkë zeza, mo Stathi! Sa vuri Kinua çanakun me përshesh me vasule në vatër, u fto kandilja që kish ca pika vaji në fund e mbetëm në xëc. Në vend që ta fusja lugën në çanak e mbushja me hi e desh u përvëlova nga prushi.
    - Po pse, mo Ndreko, fare pa gaz ke mbetur?
    - Asnjë cërrë për be.
    - O Sofi, kur të vijë Kinua, hidhi ca vajguri në teneqe, se lanë nam këta!
    - E she?! Më rrofsh! Të kam mik të xgjuar, jo shaka. Ma kape muhabenë fët e fët…
    Basho Ndrekua ia solli muhabetin rrotull e rrotull Stathit, se si bashkëmoshatarë që ishin, i vinte zor t’i kërkonte vajguri drejpërdrejt.
    (Sipas rrëfimit të Aristotel Telos)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Jorgo Telo : 15-02-2010 më 17:20 Arsyeja: SISTEMIM

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Jorgo Telo
    Anëtarësuar
    09-03-2008
    Postime
    558

    Neper Kreshtat E Humorit Zagorit

    E thirrën njëherë basho Ndrekon në Postkomandë në qendër të Komunës, që asokohe ishte në Sheper.
    E kritikuan rëndë për ca shkelje që kish bërë në detyrën e kryeplakut.
    Kur u kthye, iu mblodhën shokët e fshatit përreth dhe e mbytën me të pyetura:
    - Përse të pyetën? Ku donin të qëllonin?
    Filloi bashua nga shpjegimet…Kryesisht u zgjat në kritikat e personelit të Postkomandës…
    - Po ti nuk u the gjë? – theksoi më i moshuari i fshatit.
    - Fola or si nuk fola. Thashë e thashë plot unë, por postkomandanti dinte një më shumë se unë…
    - Çfarë?
    - Më në fund, kur e pa që s’po më zinte dot në llaf, ai u tha xhandarëve: “Pa merreni këtë e rraseni brenda!” Më rruaçin llafet mua, mor paçi uratën!…
    uuu
    Kur shkonte bashua në arë, për të punuar me parmendë, e kish për zakon t’u fliste qeve:
    “Sto-le, sto-le!
    Këtë të folur e shpeshonte sidomos kur hiqeshin vijat e leve.
    (Sipas Aristotel Telos)

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Jorgo Telo
    Anëtarësuar
    09-03-2008
    Postime
    558

    Neper Kreshtat E Humorit Zagorit

    Shkoi njëherë bashua në dyqanin madhështor të vëllezërisë “Qiriako” dhe shikonte mallin me kureshtje.
    - Ç’mendim ke? – e pyetën të zotët.
    - Juve, mor jahu, vetëm nuk ua del dot as Perëndia e as njerëzia. Vetëm lufta që po afron mund t’ua prishë terezinë ku keni arritur…”


    Edhe kur ishte kryeplak, nuk e merrte dot veten ekonomikisht bashua. Si i pashkollë që ishte, nuk e dorëzonte veten përpara njerëzve që i vinin për kontroll nga prefektura.
    Një ditë e gjetën tek po pinte duhan të dredhur mbështetur te shkëmbi pranë shtëpisë. Ne e vinim re që bashua sa shuante një cingare, me të ndizte tjetrën e me letër gazette e bënte cingarë.
    - Mirë se na erdhët, o miq – iu drejtua të ardhurve kryeplaku. Pa hë, ç’do na thoni?
    Njëri nga ata nxori dy shkresa e ia tregoi, por…
    - Ç’thonë këto, unë i di me ko, po më thoni ç’u tha zoti prefekt me gojë! – u tha të deleguarve, që të mos u jepte të kuptonin se nuk dinte as të lexonte as të shkruante.
    - Të kërkon të paraqitesh nesër në prefekturë patjetër.
    Basho Ndrekua mbante në xhep me vete një vulë ku shkruhej: “Andrea Vasili” dhe sa herë që duhej firmosur diçka, nxirrte vulën, ndiste një qiri që e mbante dhe atë me vete dhe e vintej vulën mbi tymin e zi të qiririt. Pastaj ashtu siç e kish vulën me blozë e puthiste mbi letrën e shkruar nga tjetërkush dhe mbetej gjurma vulës që çke me të…Ja, kështu.
    (Sipas ritregimit tëj Aristotel Telos)

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Jorgo Telo
    Anëtarësuar
    09-03-2008
    Postime
    558

    Neper Kreshtat E Humorit Zagorit

    - U paraqit në Prefekturë të nesërmen? – pyes rrëfenjësin.
    - U paraqit, posiii; ndryshe i fluturonte vula.
    - Edhe?
    - Edhe, sa ngjiti shuk-shuk shkallët, duke mos ua varur rojeve, hapi derën e struk u gjend ballë për ballë me sekretarin e prefektit, i cili nuk e njihte dhe i tha:
    - Po ti ku vete kështu pa i rënë derës më parë?
    - Dale, more jahu, se nuk të njoh ty… unë nuk kam punë me derën por me këtë zotërinë që është ulur në kolltuk…
    - Lëre, se e njoh unë, - foli prefekti dhe u ngrit në këmbë në shenjë respekti për kryeplakun e një fshati zagorit.
    - Erdhe, zoti Ndreko? U lodhe? Si i kini punët andej?
    - Erdha, se më dërgove haber, zotrote, pa të ishte për mua…nuk më ka marrë malli të prish shollët që të shoh qytetin, se këtë çikë bukë që kam marrë me vete e haja dhe në majë të shpellës. Vetëm të ketë hambari, pa “sulltanin” me goxha oreks e kemi. Nejse, mor jahu, për të më bërë këtë pyetje më deshe?!
    - Na kanë ardhë fjalë se të deleguarit tanë i dokëndis me ca llafe që…
    - Ama për kaq më degdise mu këtu? Pa ndëgjomë dhe ti njëçikë, mor zoti prefekt! Meqë je më cimadhi në këtë alamet zyre, ja tek po ta them ashiqare, se po të jetë puna që të biesh mu këtu, sa herë të ankohen dynjaja, më rruat kryeplakllëku mua; ndaj urdhëro e merr çelësat e vulën e “adio!” këtej e tutje me mua!
    - Dale, bre, nuk të pushoi njeri nga puna.
    - Në mos më pushove tani, do më pushoç më pas, se unë nuk di të fersem ndryshme me të dërguarit e tu.. sipas kokës ua vë dhe festen…
    Prefekti nuk e zgjati më muhabenë me basho Ndrekon, por i vuri çelësat dhe vulën në xhep dhe e la të largohej.
    Kur u bë gati të ikte, bashua, si të ishte kujtuar për diç, u kthye nga prefekti dhe e pyeti:
    - Po këta para derës ç’i ke zotrote? Pse s’i bie derës më tha mua, para se të hyja…
    -Mirë e kanë këta; kështu është rregulli.
    - Ua, rregulli thotë! E kur unë kisha punë me zotrote e jo me derën, pse t’i bija asaj?
    - I kupton mirë këto gjëra ti, po s’të lënë shakatë që do të bësh… Më kanë thënë mua, më shumë e kalon kohën me shakara e thumba ti, mor zoti Ndreko!
    - E mirë, de mirë, ja po iki! Mos u trëmbni se nuk ua zëmë shtëpinë…
    (sipas ritregimit të Aristotel Telos)

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Jorgo Telo
    Anëtarësuar
    09-03-2008
    Postime
    558

    Neper Kreshtat E Humorit Zagorit

    E panë një mbrëmje Bashon që po fliste me vete i nevrikosur
    - Sikur të kanë kërcyer të ergjëndat sot, mo Ndreko,- iu drejtua Jorgo Duka.
    - E nga mos nevrikosesh, kur bëhet më i madh bishti se sqepari, Dukëëë!
    - Pse, mo, ç’të ka gjetur?
    - Epo kjo punë, mor jahu, kalojnë çilimokret e gjitonëve e më thonë: “Më ha *****!
    - Ua, po pse mo Ndreko, ua vë re dhe kalamanëve të sharat?! Të vegjël këta…
    - Po mirë, mo jahu, po kur na qenkan të vegjël, pse të mos thonë “Eja të të hamë munë, po duan që t’ua ha unë?
    - Ëhë, u lafosëm që u mballosëm, - reagoi Duka i pakënaqur nga përgjigja.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Jorgo Telo
    Anëtarësuar
    09-03-2008
    Postime
    558

    Neper Kreshtat E Humorit Zagorit

    Një ditë vjeshte Ndreko Deshja me disa konciotë të tjerë u nisën për në Tepelenë. Ndreko ishte në rolin e kryeplakut të fshatit.
    Në Odrie dolën një grup hajdutësh dhe i zhveshën të gjithë burrat që udhëtonin.
    Disa, nga turpi, nuk e vazhduan udhëtimin, por u kthyen për në fshat.
    Basho Ndrekua nuk u kthye, por qëndroi ashtu në mjediset ku ishte Kajmekami, derisa gjetën dhe i shpunë rrobat e grisura të tij.
    (Sipas ritregimit të Trifon Nikës)

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Jorgo Telo
    Anëtarësuar
    09-03-2008
    Postime
    558

    Neper Kreshtat E Humorit Zagorit

    Kur do ndaheshin dy vëllezër, disa dhanë mendimin që të ndërhynin për pajtim. Dëgjoi Basho Ndrekua dhe, si u afrua te grupi i burrave të tjerë, u tha:
    - More djema, u thye bishti i lopatës tani e nuk ngjitet më. Duhet bërë i ri…
    (Sipas ritregimit të Polikrin Durit)

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Jorgo Telo
    Anëtarësuar
    09-03-2008
    Postime
    558

    Neper Kreshtat E Humorit Zagorit


    Meqenëse Ndrekua me Kinon (të shoqen) ishin pleq, bashkëfshatarët një e dy e vinin i kërkonin gomarin për punë të ndryshme.
    Mirëpo kjo u bë rrugë dhe u duhej dhënë herë pas here përgjigje kërkuesve.
    Vetëkuptohet bashos i prishej qetësia dhe rehati apo i prisheshin mendimet që bluante…
    Një mëngjes si çdo mëngjes përsëri u dëgjuan zëra jashtë avllisë:
    - O nëne Kinooo! O babo Ndrekooo!
    Nuk iu durua Bashos dhe i dha porosi gruas: “Dëgjo këtu, mooj! E di ç’ke ti? E di ç’të bësh?
    - Folë, se po të nëgjoj!
    - Merre gomarin dhe lidhe pas një huri në mes të fshatit. Le ta marrë kush të dojë e kur të dojë. Në daçin le t’i japin për të ngrënë, në daçin le ta lënë të ngordhë. Ne sa për bela po e mbajmë…
    Kjo ishte zgjidhja e bashos. Panë ç’panë njerëzit disa ditë dhe nuk e kërkuan më nga zori…Jo se ishte kurnac, por donte t’u jipte një mësim të tjerëve që jo të gjitha punët e shtëpisë mbarohen me mall hua…
    (Dëgjuar nga goja e Sofokli Telos, tim eti)

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •