Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e laura..
    Anëtarësuar
    03-02-2010
    Postime
    539

    Wink Sekretet për të pasur sukses në marrëdhëniet seksuale

    Sekretet për të pasur sukses në marrëdhëniet seksuale
    Elementet e sferës erotike ëndrrat, fantazitë, pasionet dhe tabutë


    Romantikë por praktikë. Besnikë, në letër.
    Një studim ekskluziv i "L'Espresso" ka zbuluar elemente të sferës erotike italiane. Mes tyre flitet për ëndrrat, fantazitë, pasionet dhe tabutë. Pse duket sikur disa njerëz bëjnë gjithçka që duan përmes romantizmit dhe intimitetit ndërsa të tjerët nuk mund të marrin edhe atë që duan? Të jesh seksualisht i suksesshëm nuk do të thotë të jesh i paraqitshëm, nuk ka rëndësi se sa vjeç je, apo sa sa fiton në muaj. Suksesi seksual e ka theksin tek sjellja dhe aftësitë shoqërore.
    Disa nga sekretet të cilat ndihmojnë të krijoni romantizmin dhe intimitetin janë: tregoni kujdes në takimin e parë sepse ka shumë rëndësi. Kini paraqitjen tuaj më të mirë dhe veproni siç duhet. Kjo nuk do të thotë që duhet të përpiqeni të arrini majat e së përkryerës por t’i tregoni partnerit se jeni gati dhe të aftë për të kaluar një kohë të këndshme.

    Jini i vëmendshëm
    Merrni disa minuta kohë për të thithur më shumë informacion për partnerin tuaj. Përpiquni të kuptoni formimin e karakterit të tij, është i turpshëm apo agresiv? I hapur apo i rezervuar? Më pas përpiquni t’i afroheni karakterit të tij.

    Bëni komplimente
    Gjeni diçka për personin që ju pëlqen. A ka apo jo flokë të bukur, apo sy të bukur? Një figurë të madhe apo duar të mrekullueshme? A janë ata fetar? Inteligjentë? Gazmorë? Të mësosh të vlerësosh cilësitë e parterit është çelësi i suksesit i cili ju mundëson krijimin e një lidhje romantike.

    Lëreni negativitetin mënjanë
    Puthja e vdekjes është kur risillni në mend gjëra të këqija. Intimiteti romantik nënkupton gëzim, kënaqësi, qetësi dhe një lidhje të fortë me personin që keni në krah. Mos flisni për lidhjet e kaluara apo shqetësimet e punës. Fokusohuni në kohët e bukura që do të kaloni me parterin dhe lini pas kohët e këqija që keni kaluar më parë me të tjerë.

    Flirtoni
    Një libër i tërë mund të shkruhet për efektin pozitiv që ka flirtimi tek një njeri. Flirtimi përfshin dhënien e komlpimenteve, të folurit rreth fantazive që keni kundrejt partnerit apo gjërave që do të donit të bënit me njeriun pas të cilit jeni i tërhequr. Mund edhe të bëni shaka, por nuk duhet të përdorni asnjëherë gjuhë fyese dhe terma të pisët.

    Kërkoni atë që dëshironi
    Të kërkosh nuk garanton se do të marrësh atë çfarë dëshiron, por sigurisht që shton numrin e shanseve. Tregojini apo thuajini të dashurit/ës suaj cilat janë gjërat që ju eksitojnë më tepër. Nëse parterit tuaj do t’i duhet pak kohë për t’u mësuar me idenë atëherë filloni t’i bëni gjërat njëra pas tjetrës derisa të jepni goditjen përfundimtare.

    Kontrolloni veten
    Ndryshimi mes intimitetit romantik të “papjekur” dhe atij të “maturuar” qëndron në faktin se të rriturit mësojnë të kontrollojnë impulset e tyre. Ekstimi seksual nuk është një justifikim për forcuar dikë të bëjë gjëra që e bëjnë të dihet në siklet. Kur partneri thotë “jo” për diçka, pranojeni këtë jo dhe filloni të “hidhini vështrimin” tek diçka tjetër. Sjellja abuzive dhe e ashpër nuk është asnjëherë e pëlqyer.

    Mos ngatërroni fantazinë me realitetin
    Keni njohur një person shumë të dëshiruar dhe në mendjen tuaj e dini se do të mund të kishit në lidhje romantike shumë të bukur së bashku. Do të jeni me fat nëse do ta arrini këtë gjë. Por mos shkatërroni gjithçka duke u përpjekur ta bëni realitet këtë fantazi dhe ta detyroni tjetrin të përmbushë këtë dëshirë tuajën.
    Përpara se të hidheni në veprim sigurohuni që edhe personi të cilin simpatizoni të ketë të njëjtat dëshira dhe fantazi si ju. Vendosni limite mes njëri tjetrit dhe qëndrojini besnik atyre. Komunikoni hapur rreth asaj çfarë pëlqeni dhe jo , cilat fjalë apo fantazi janë eksituese dhe cilat jo. Nëse partneri juan u bën të ditur çfarë dëshiron apo jo mos u përpiqni ta detyroni parterin të bëjë atë vetëm sepse u pëlqen juve. Nëse personi me të cilin po dilni nuk u shkon përshtat, mos e detyroni atë të bëjë asgjë, mund të gjeni gjithmonë dikë i cili përputhet me ju, dëshirat dhe fantazitë tuaja.

    Jini të sjellshëm
    Disa nga fjalët më seksi në të gjitha gjuhët e botës janë “të lutem”, “faleminderit”. Sado e rëndë te jetë situata, sjellja e mirë tregon se keni respekt për partnerin dhe se vlerësoni shoqërinë e tij. Energjia juaj pozitive do t’i bëjë ata të besojnë më shumë dhe të jenë më të hapur për të provuar gjëra më eksituese me ju.

    Kush komandon në shtrat
    Kur jeni në shtrat nuk ekzistojnë parapërgatitjet? Gjithçka fillon menjëherë drejt e në temë? Atëherë ai është një egoist. Tashmë të gjithë dinë që femrat i adhurojnë puthjet dhe përkëdheljet.
    Nëse ai nuk i praktikon, me siguri që shtiret sikur nuk e di që një femër nuk mund ta konsiderojë të tillë një akt seksual pa disa minuta pasionante me puthje, përqafime dhe fjalë të ndjera. Në këtë rast është e rëndësishme që të ndërhysh menjëherë, para se të jetë shumë vonë për të zgjidhur problemin. Nëse fjalët nuk pinë ujë, kalo direkt në veprim. Propozoi lojën e pasqyrës: Thuaji të bëjë si ti.
    Sikur të ishte një pasqyrë që reflekton imazhin tënd dhe fillo ta përkëdhelësh dhe ta puthësh në të njëjtën mënyrë që do të doje të bënte ai me ty.
    Ndryshuar për herë të fundit nga laura.. : 13-02-2010 më 20:15
    Me mire te rrosh nje dite
    dhe te vdesesh si nje LUAN, se sa i roberuar dhe te jetosh si nje dele

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e laura..
    Anëtarësuar
    03-02-2010
    Postime
    539
    Faktorët e ndryshëm në jetën e përditshme ndikues në jetën intime


    Joshja seksuale mund të ndizet nga çdo shenjë, e cila mund të konsiderohet erotike. Të parit, të dëgjuarit, të nuhaturit dhe të menduarit për diçka vërtet seksi mund të nxisin drejtpërdrejt joshjen seksuale. Këto stimulues mund të mësohen pjesërisht dhe ndryshojnë nga një kulturë në një kulturë tjetër, nga një preson tek një tjetër.
    Truri njihet si organi më i madh i seksit për shkak të rolit të tij të rëndësishëm në nxitjen seksuale. Dikush me pak vlerësim ndaj vetes mund të joshet vetëm nga shikimi i dy këmbëve të zhveshura. Një individ i cili mund të jetë abuzuar seksualisht në fëmijëri, mund të ketë probleme në kënaqësinë që merr nga akti seksual për shkak të lidhjeve të tij/saj mes seksit dhe abuzimit. Shtylla kurrizore mund të ketë gjithashtu një ndikim të madh në interpretimin e shenjave seksuale.
    Në fakt, nxitja seksuale dhe orgazma mund të ndodhin vetëm nga reflekset e shtyllës kurrizore. Kjo është vërtetuar në rastet e meshkujve të cilët kanë thyer shtyllën kurrizore pas një aksidenti.
    Këta meshkuj mund të kenë ereksione dhe orgazma në sajë të stimulimit të testikujve të penisit. Truri nuk është i përfshirë, përderisa sinjalet nuk mund të kalojnë nga truri deri tek shtylla kurrizore.

    Problemet
    Meshkujt me një problem të tillë në trupin e tyre nuk mund të ndjejnë ereksionin ose orgazmën, sepse kjo do të përfshinte transmetimin e sinjaleve nervore tek sinjalet e shtyllës kurrizore dhe më pas në tru.
    Gjithsesi ata mund të kenë fëmijë nëse mund të arrijnë ereksionin dhe të bëjnë derdhjen.
    Mendohet se mekanizmat reflektues mes femrave dhe meshkujve janë të ngjashëm sepse të dy provojnë përgjigje të njëjtë seksuale (shtim të sasisë së gjakut në organet gjenitalë dhe tkurrje të muskujve gjatë orgazmës). Gjithashtu organet gjenitalë të meshkujve dhe femrave mund të vijnë nga i njëjti ind embrional, kështu që "furnizuesit" nervorë janë të njëjtë.
    Mund të fillojë në zonën vaginale dhe të vazhdojë në të gjithë trupin dhe të ketë përjetime të forta seksuale të cilat shoqërohen me ofshama dhe bërtitje. Kur ju dhe partneri juaj filloni me një "lojë paraprijëse" shumë gjëra mund të përshkojnë trupin dhe mendjen tuaj, të cilat u përgatisin për të kryer aktin seksual.
    Prekja ose kontakti fizik në ose përreth organeve gjenitalë eksiton receptorët ndijorë të lëkurës. Ky eksitim "udhëton" në nervat ndijorë tek një qendër reflektimi në një pjesë më të ulët të shpinës kurrizore. Kjo qendër i dërgon mesazhe muskujve rreth mureve arteriorë të organeve gjenitalë, "duke u thënë" atyre të qetësohen.
    Ndërsa këto muskuj qetësohen, një sasi e madhe gjaku vendoset në arteriet e zonave genitale. Në ketë çast është e vështirë të lëvizet për shkak të ekstazës që përjetohet.
    Në të njëjtën kohë që ndodh e gjithë kjo, impulse ndijore "gjuajnë" shtyllën tuaj kurrizore në pjesë të veçanta të trurit, të quajtura lëvore ndijore dhe sistemi lambik.
    Pikërisht në këtë çast partnerët përjetojnë kënaqësinë dhe intensitetin e aktit seksual. Në orgazmat më të mira provohet ndjenja e çlirimit dhe evitimit të çdo limiti.
    Me mire te rrosh nje dite
    dhe te vdesesh si nje LUAN, se sa i roberuar dhe te jetosh si nje dele

  3. #3
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Keto per dashnoret apo per grat

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e laura..
    Anëtarësuar
    03-02-2010
    Postime
    539
    Citim Postuar më parë nga xhamia Lexo Postimin
    Keto per dashnoret apo per grat
    sigurisht per dashnoren/ret
    Me mire te rrosh nje dite
    dhe te vdesesh si nje LUAN, se sa i roberuar dhe te jetosh si nje dele

  5. #5
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Citim Postuar më parë nga laura.. Lexo Postimin
    sigurisht per dashnoren/ret
    Ahh mir pra

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,779
    Ndersa ne nje studim tjeter...i bere si gjithmon nga shkenctar Amerikan.......thuhet;
    Qe po te behet seks ne orarin e punes,shtyhet dhe puna...e ora kalon me shpejt..

    Sekret...qe eshte i provuar dhe nga shkencetaret.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •