Koalicioni Drenicė - Dukagjin?
Pa Ramushin, por me bekimin e tij, PDK dhe AAK, sė bashku me ndonjė parti ekzistuese apo tė re, ka shumė gjasa qė tė ngrenė birra dolli pėr koalicionin e Drenicės me Dukagjinin.
Derisa qeverisja e derisotme, LDK me PDK, ėshtė parė si e panatyrshme, duke marrė nė konsiderim ndasitė ndėrmjet krahut tė luftės dhe atij tė paqes, njė qeverisje PDK-AAK, shikuar nga ky prizėm, do tė duhej tė cilėsohej si e natyrshme, pavarėsisht dallimeve tė proklamuara nė programe apo qasjes ndaj demokracisė dhe qeverisjes.
Njė gllėnjkė birre qė po e pinte kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, nė Birrarinė e Pejės, si dhe njė deklaratė mes gafit e pėrmirėsimit, me tė cilėn ai po shprehte bindjen pėr pafajėsinė e kryetarit tė AAK-sė Ramush Haradinaj nga akuzat e Tribunalit tė Hagės, ishte imazhi mė i pėrēuar nga vizita e kryeministrit tė Kosovės nė Pejė.
Krahas kryeministrit dhe ministrit tė Integrimeve Evropiane, gjendej edhe njėri nga biznesmenėt mė tė mėdhenj tė Kosovės, Ekrem Lluka, kompanitė e tė cilit janė cilėsuar nga kryetari i AAK-sė si njė nga sponsorėt e kėsaj partie.
Pėrkundėr retorikės armiqėsore ndėrmjet PDK-sė dhe AAK-sė, Lluka megjithėse sponsor i fuqishėm i AAK-sė, ka punuar pa asnjė problem gjatė qeverisjes sė PDK-sė... bile viteve tė fundit ai vetėm ka shtuar kapitalin.
Lluka, tė enjten, organizoi edhe takimin e kryeministrit me biznesmenė tė tjerė pejanė- me mish qengji dhe mikpritje dukagjinase...
Para ca kohėsh Thaēi pati vizituar edhe kompaninė Elkos, pronė e Ramiz Kelmendit nga Peja, e cila nuk e ka fshehur asnjėherė qė ėshtė afėr AAK-sė. Madje, ky ka qenė edhe njėri nga argumentet kryesore negative qė kundėrkandidati dhe kryetari i tashėm ia pėrmendte gjatė garės pėr kryetar tė Odės Ekonomike tė Kosovės.
Pėrveē imazheve tė sipėrpėrmendura, nuk kemi asnjė fakt shtesė pėr tė elaboruar rolin qė mund ta ketė biznesi nė zbutjen e armiqėsive, e madje edhe nė krijimin e miqėsisė ndėrmjet dy partive tė dala nga Ushtria Ēlirimtare e Kosovės.
Me apo pa ndikimin e biznesit, megjithatė javėt e fundit raportet ndėrmjet AAK-sė dhe PDK-sė, jo qė janė zbutur, por nėse ky trend vazhdon, mund edhe tė pėrfundojnė me njė aleancė tė re qeverisėse.
Dorėheqja e presidentit Sejdiu pas shkeljes sė Kushtetutės, si dhe zgjedhjet e parakohshme qė pėrcjellin atė, kanė hapur mundėsinė pėr tė gjitha llojet e koalicioneve, pėrfshirė edhe atė ndėrmjet PDK-sė dhe AAK-sė.
Sinjali i parė politik pėr shtendosje tė marrėdhėnieve erdhi qysh nė ditėt e para tė krizės politike, kur kryeministri Thaēi takoi nėnkryetarin e parė tė AAK-sė, Blerim
Shalėn. Ajo u pėrcoll pastaj edhe me njė deklarim nė kėtė gazetė tė Xhavit Halitit, nga PDK-ja, se kjo parti nuk ka armiqėsi me AAK-nė, si dhe me njė intervistė tė Daut Haradinajt pėrplot lėvdata pėr rajonin e Drenicės dhe jo shumė kritike ndaj kryeministrit Thaēi.
Nė dhjetė vjetėt e pasluftės Kosova ka pasur koalicione shumė mė tė habitshme dhe mė tė panatyrshme se koalicioni i mundshėm PDK-AKK.
Madje, nėse partitė kryesore politike i shohim si rajonale, ky ėshtė i vetmi kombinim rajonal qė nuk e kemi pėrjetuar. Nė qeverinė e parė tė Bajram Rexhepit ishin tė pėrfaqėsuara tė gjitha rajonet: PDK (Drenica), LDK (Llapi), AAK ( Dukagjini), si dhe disa parti tė tjera pa rajon dhe pa votues, duke pėrfshirė kėtu edhe minoritetet.
Dy qeverisjet tjera kanė pėrjashtuar njėrin nga kėto tri rajone. Qeveria e dytė, ajo e Ramush Haradinajt dhe mė pas e Bajram Kosumit dhe Agim Ēekut, u ndėrtua nga kombinimi i Llapit me Dukagjinin, duke lėnė jashtė Drenicėn. E treta dhe e fundit ėshtė kjo ndėrmjet Drenicės dhe Llapit, ndėrsa Dukagjini mbeti jashtė, sė bashku me disa parti tė tjera qė nuk patėn bazė rajonale tė votuesve.
Derisa qeverisja e derisotme, LDK me PDK, ėshtė parė si e panatyrshme, duke marrė nė konsiderim ndasitė ndėrmjet krahut tė luftės dhe atij tė paqes, njė qeverisje PDK-AAK, shikuar nga ky prizėm, do tė duhej tė cilėsohej si e natyrshme, pavarėsisht dallimeve tė proklamuara nė programe apo qasjes ndaj demokracisė dhe qeverisjes.
Madje, PDK-ja nga ana e saj asnjėherė nuk e ka pėrjashtuar njė koalicion me AAK-nė, por ishte kryetari i AAK-sė, Ramush Haradinaj, ai qė pėrjashtonte njė koalicion tė tillė.
Megjithatė, nėse zgjedhjet e reja dhe rezultati qė prodhojnė ato e gjejnė AAK-nė pa kryetarin Haradinaj dhe pa rritje tė madhe nė vota dhe fuqi, ėshtė vėshtirė e besueshme se AAK-ja dhe udhėheqėsi i saj i tanishėm Blerim Shala do tė kenė energji pėr tė qėndruar jashtė pushtetit edhe katėr vjet tė tjerė.
Pa Ramushin, por me bekimin e tij, PDK dhe AAK, sė bashku me ndonjė parti ekzistuese apo tė re, ka shumė gjasa qė tė ngrenė birra dolli pėr koalicionin e Drenicės me Dukagjinin.
Nuk ėshtė aq e frikshme. Sa mund tė duket nė shikim tė parė...
Krijoni Kontakt