Close
Faqja 9 prej 25 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 248
  1. #81
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-01-2011
    Vendndodhja
    ne dalak komuna e vushtrrise
    Postime
    16
    Per momentin koalicioni me i pershtatshem PDK-AAK e kam cek edhe ne postimet e ma hershme per me mujt me shku Kosova perpara drejt integrimit euro-antlantik,drejt liberalizimit te vizave.Kjo eshte argumentuar ne luften e UCK kuder shkaut por edhe tani ne shtetformimin eshtetit te Kosoves,rrugedalje tjeter nuk ka ose zgjedhje tjera jan shum afer

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Spekulimet: PDK-ja i ofron AAK-sė 7 ministri

    Partia Demokratike e Kosovės ka “hapur” zemrėn me kundėrshtarin mė tė madh politik nė vend. Burime tė afėrta me kryeministrin nė largim i kanė thėnė portalit Ekonomisti se Hashim Thaēi ėshtė i gatshėm tė bėjė kompromise tė mėdha vetėm qė nė ekzekutiv ta ketė Aleancėn pėr Ardhmėrinė e Kosovės tė Ramush Haradinajt. Madje, ky burim thotė se Thaēi i ka ofruar AAK-sė hapėsirė konkrete dhe mjaft tė gjerė nė kabinetin e ardhshėm, aq sa madje askush nė PDK nuk e ka pritur.

    “Kryeministri ėshtė treguar shumė fleksibil. Ai ka qenė i gatshėm tė ofrojė pėr AAK-nė nga 5 deri nė 7 poste ministrore, plus njė pozitė tė zėvendėskryeministrit”, tha ky burim.
    Megjithatė, edhe kjo ofertė ka qenė e papranueshme pėr AAK-nė, qė tash pėr tash po mban njė qėndrim, atė kundėr futjes nė qeveri nėn drejtimin e Hashim Thaēit. Se ēfarė qėndrimi mund tė ketė AAK-ja, pas vizitės qė janė duke i bėrė zyrtarė tė kėsaj partie liderit tė vet Ramush Haradinajt nė Sheveningen tė Hagės, pritet tė shihet. Pos, nuk ka dyshim se oferta e Thaēit ka tundur mendje tė shumta pėrbrenda AAK-sė, duke i bėrė qė tė mendojnė seriozisht pėr ofertėn e kryeministrit nė largim.

    KOHA Ditore
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  3. #83
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    “Shpiken” poste pėr t’i joshur partnerėt

    Partia Demokratike e Kosovės (PDK), me qėllim qė t’i joshė partitė tjera pėr tė hyrė nė koalicion, ka vendosur qė tė shtojė dukshėm numrin e posteve qeveritare, pa llogaritur kėtu koston e tyre financiare dhe duke i shpėrfillur rekomandimet ndėrkombėtare pėr zvogėlimin e numrit tė tė punėsuarve nė administratėn shtetėrore.

    Kryeministri nė dorėheqje pėrpos qė do ta rrisė numrin e ministrive nga 18 sa janė aktualisht nė 21, pra duke i shtuar edhe tre tė tjera, ai pritet qė t’i shtojė edhe njė ose edhe dy zėvendėskryeministra, varėsisht nga ajo se sa parti shqiptare do tė jenė nė qeverinė e ardhshme.

    “Nėse nė qeveri me PDK-nė do tė jetė vetėm njė parti shqiptare dhe minoritetet, atėherė kabineti qeveritar do t’i ketė tre zėvendėskryeministra. Mirėpo, nė rast se nė qeveri do tė pėrfshihen dy parti shqiptare dhe minoritetet, atėherė kabineti qeveritar do t’i ketė katėr zėvendėskryeministra”, ka thėnė njė burim i gazetės, i afėrt me procesin e krijimit tė qeverisė sė re.

    Pėr analistėt politikė dhe pėr ata ekonomikė si dhe pėr shumicėn e partive opozitare njė veprim i tillė i kryeministrit nė dorėheqje ėshtė bėrė kryekėput pėr t’i shpėrblyer njerėzit dhe partitė qė pritet tė jenė pjesė e kabinetit tė ardhshėm qeveritar.

    Ekspertėt e ekonomisė madje paralajmėrojnė probleme financiare pėr vendin, duke pasur parasysh se administrata shtetėrore ēdo ditė e mė shumė ėshtė duke u ngarkuar.

    Numri i ministrive pa portofol mund tė shkojė nė pesė

    Mirėpo, zėdhėnėsi i Qeverisė nė detyrė Memli Krasniqi, ka mohuar qė do tė ketė rritje tė dikastereve nė kabinetin e ardhshėm qeveritar. Sipas tij, ēėshtja e dikastereve qeveritare do tė pėrcaktohet me Ligjin pėr Qeverinė, qė nuk ėshtė miratuar ende.

    “Rritje tė dikastereve s’ka, nuk kemi ēka tė flasim pėr diēka qė nuk ka. Janė 18 dikastere, kėto do tė jenė edhe nė qeverinė e ardhshme”, ka thėnė Krasniqi.

    Ai thotė se, Ligji pėr Qeverinė ėshtė ai i cili sipas tij, do t’i parashohė nė mėnyrė mė konkrete, por jo pėr t’i pėrcaktuar cilat janė, e cilat nuk janė, sepse ato janė ēėshtje tė marrėveshjeve politike dhe tė programeve politike.

    “Dikasteret pa portofol nuk janė dikastere, janė ministra pa portofol, edhe ato janė tė parapara ligjin, i cili nuk ėshtė miratuar nė Kuvendin e Kosovės, derisa nuk miratohet ligji nuk besoj se do tė ketė ministra pa portofol. Projektligji e parasheh qė mund tė ketė deri nė pesė ministra pa portofol, ajo ėshtė ēėshtje qė krijohet me ligj, por tani pėr tani nuk ka njė ligj i cili e siguron njė ēėshtje tė tillė”, ka thėnė Krasniqi.

    Ndėrsa PDK-ja pretendon qė pėrmes shtimit tė numrin tė ministrive t’i “detyrojė” partitė tjera qė tė hyjnė nė koalicion me tė, si AAK dhe AKR, kėto dy fundit thonė se njė hap i tillė ėshtė nė kundėrshtim me konceptin e tyre politik. AAK-ja e Ramush Haradinajt thotė se pavarėsisht nėse i rrit apo jo dikasteret qeveritare PDK-ja, ata janė kėmbėngulės se nuk do tė hyjnė nė qeveri.

    Nga ana tjetėr, Aleanca e Behgjet Pacollit nuk e mohon mundėsinė qė tė hyjė nė koalicion, pavarėsisht se nė programin e saj politik parashihet zvogėlimi i ministrive nė 15, nga 18 sa janė aktualisht.

    Nėnkryetarja e Aleancės Kosova e Re, Mimoza Kusari-Lila, thotė se AKR-ja pretendon qė nė qeverinė e ardhshme tė ketė sė paku tri dikastere mė pak. Sipas saj, pėr tė pasur efikasitet ėshtė e obligueshme qė Ministria e Ekonomisė dhe Financave duhet tė ndahet nė njėrėn anė nė Ministri tė Financave dhe nė anėn tjetėr nė atė tė Ekonomisė, Tregtisė e Industrisė dhe Energjetikės.

    Ajo nuk ėshtė e sigurt nėse AKR-ja do tė bėjė koalicion me njė parti qė synon t’i rrisė dikasteret, por thekson se rritja e “vendeve tė lira” nė qeveri ka pėr qėllim “furnizimin” me pushtet pėr tė gjitha partitė e koalicionit qeverisės.

    “Qeveria si agjenci punėsimi”

    Anėtari i Kryesisė sė AAK-sė, Avni Arifi thotė se rritja e numrit tė ministrive bėhet me qėllimin e vetėm qė tė shpėrblehen njerėzit e caktuar dhe partitė tė cilat do tė hyjnė nė koalicion.

    “Ne si AAK nė programin tonė edhe pse nuk e kemi tė precizuar numrin e saktė tė ministrive qė duhet t’i ketė kabineti qeveritar, por e kemi paraparė qė tė zvogėlohet numri i ministrive”, tha ai. I pyetur se a ėshtė bėrė kjo rritje e numrit tė ministrive vetėm e vetėm qė tė joshet AAK-ja pėr tė hyrė nė qeveri, Arifi ka thėnė se partia e tij nė koalicion nuk ka hyrė pėr shkak tė konceptit politik, e jo pėr shkak tė numrit tė posteve.

    Anėtari i Kryesisė sė Lidhjes Demokratike tė Kosovės, Arben Gashi ka thėnė se partia e tij nė programin e saj elektoral ka paraparė zvogėlimin e numrit tė ministrive. “16 ministri qė aktualisht i ka Qeveria e Kosovės, janė shumė, e lėrė mė asaj t’i shtohen edhe tri tė tjera plus njė apo dy zėvendėskryeministra tė tjerė”, ka thėnė Gashi. Sipas tij, PDK-ja po e sheh qeverinė si njė agjenci punėsimi dhe si njė joshje e partive tė tjera qė tė hyjnė nė koalicion me tė.

    Ekspertėt paralajmėrojnė qeverinė

    Ekspertėt si dhe partitė opozitare vlerėsojnė se njė veprim i tillė vetėm sa do ta thellojė krizėn financiare tė Kosovės.

    Analisti politik Krenar Gashi thotė se numri i ministrive ne Qeverinė e Kosovės, edhe ashtu ka qenė shumė mė i madh sesa qė duhet t’i ketė njė vend i pėrmasave tė Kosovės, ndėrsa shtimi i ministrive tė reja sipas tij, ėshtė tendencė pėr t’i joshur partitė tjera pėr tė hyrė ne koalicion qeverisės. “Njė praktikė e kėtillė e dėmton shtetin pikė sė pari sa i pėrket numrit tė punonjėsve nė sektorin qeveritar, gjė pėr tė cilin jemi kritikuar vazhdimisht nga FMN-ja, por e dėmton gjithashtu edhe efikasitetin e qeverisjes nė pėrgjithėsi”, thotė Gashi.

    Musa Limani, ekspert i ekonomisė, thotė se shtimi i numrit tė ministrive do ta stėrngarkojė edhe mė shumė administratėn. “Edhe kėshtu administrata publike ėshtė e stėrngarkuar, e mbipunėsuar, ndoshta njė e treta ėshtė e tepėrt aty, ose edhe mė shumė, prandaj nėse edhe mė tutje e ngarkojmė administratėn, atėherė me tė vėrtetė mjetet buxhetore do tė ngarkohen shumė”, thotė ai, duke shtuar se nė kėtė vit Kosova do tė pėrballet me probleme financiare.

    Ndėrkaq, Avni Arifi i AAK-sė, thotė se, njė veprim i tillė pėrpos qė do ta ngarkojė buxhetin e vendit, do ta fragmentizojė edhe mė shumė buxhetin e ministrive, do tė rrisė numrin e shėrbyesve civilė si dhe do ta ulė edhe mė shumė efektivitetin e punės sė qeverisė.

    “Unė mendoj se secila parti qė pretendon tė ketė njė efikasitet mė tė lartė tė punės dhe dėshiron tė ketė njė buxhet mė stabil nuk synon ngritjen e dikastereve, nėse dikush e ka kėtė ide, atėherė definitivisht duhet tė shqyrtohet ajo shumė seriozisht”, thotė ndėrkaq, e dyta e AKR-sė, Mimoza Kuasri Lila.

    Buxheti ngarkohet mbi 10 milionė euro

    Sipas njė pėrllogaritje qė i ka bėrė “Zėri” buxhetit tė 17 ministrive (pėrjashtuar Ministrinė e Integrimeve, pėr shkak se ėshtė themeluar mė vonė), duke u bazuar nė tabelėn e buxhetit pėr vitin 2010, del se pėrgjatė njė viti kėto ministri vetėm nė paga dhe mėditje shpenzojnė mbi 100 milionė euro.

    Derisa mesatarja e njė ministri qė shpenzon pėr paga dhe mėditje brenda njė viti ėshtė rreth 6 milionė euro. E nėse kjo mesatare do tė llogaritej edhe pėr tri ministritė e reja qė do tė formohen, atėherė i bie qė buxheti i Kosovės do tė ngarkohet edhe me 18 milionė euro, pa llogaritur kėtu dy zėvendėskryeministrat e ardhshėm dhe stafin tyre.

    Prijmė me numrin e ministrive nė rajon dhe mė gjerė

    Kosova krahasuar edhe me vendet e rajonit prin sa i pėrket numrit tė ministrive. Derisa Shqipėria, e cila ka mbi 3.5 milionė banorė dhe ka vetėm 15 ministri, vendi ynė me 2 milionė banorė ka 6 ministri mė shumė.

    Qeveria e Kosovės do tė ketė mė shumė ministri edhe sesa vendet e rajonit, si Maqedonia, e cila ka 19 ministri, Mali i Zi 16. Kosova madje qėndron shumė mė lartė edhe sa i pėrket vendeve tė Bashkimit Evropian. Gjermania si shteti kryesor i BE-sė ka vetėm 14 dikastere.

    Zėri
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  4. #84
    Perjashtuar Maska e Loti-99
    Anėtarėsuar
    21-11-2009
    Postime
    216
    Ramushi i thotė po PDK-sė
    07-02-2011 11:25 CET

    Kryetari i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, Ramush Haradinaj, i ka thėnė po koalicionit me Partinė Demokratike tė Kosovės, pavarėsisht se sekretari i partisė sė AAK-se, Burim Ramadani i kishte mohuar kėto pretendime pas kthimit tė delegacionit tė AAK-sė qė i bėn vizitė Ramushit nė Hagė, raporton portali “Qendra”.

    Ramadani deklaroi se “mesazhi i kryetarit Haradinaj ėshtė tė hyhet nė koalicion me tė vetmin kusht, nėse kryetari I PDK-sė dhe kryeministri nė largim, Hashim Thaēi nuk do tė jetė kryeministėr i Kosovės”.

    Sipas kėtij portali, ky lajm ėshtė konfirmuar nga burime shumė tė afėrta me tre personalitetet qė kanė udhėtuar nė Hagė, Ahmet Isufi, Blerim Kuēi dhe Ali Berisha. Sipas tij, ata gjatė ditės sė premte kanė udhėtuar pėr nė Hagė dhe janė pritur nga Ambasadori i Kosovės nė Holandė ndėrsa tė shtunėn janė takuar me kryetarin e tyre, Haradinaj i cili i ka thėnė po koalicionit dhe nuk ka vendosur kusht qė Kryeministri nė largim Hashim Thaēi tė jetė apo jo kryeministėr.

    Pro koalicionit janė shprehur dhe tė gjitha degėt e Aleancės pėr Ardhshmėrinė e Kosovės, ndėrsa i vetmi modalitet qė ka mbetur tė diskutohet ėshtė nėse AAK do tė marrė presidentin dhe 4 ministri apo njė zv.kryeministėr dhe 6 ministri tė tjera.

  5. #85
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    AAK pėrfundimisht nuk hyn nė koalicion me Thaēin kryeministėr

    Qėndrimi pėrfundimtar i AAK-sė ėshtė pėr tė mos bėrė koalicion mė PDK-nė, kanė pėrsėritur sot zyrtarėt e AAK-sė, merr vesh KTV-ja. Burim Ramadani, sekretar i pėrgjithshėm i kėtij subjekti politik, ka thėnė se me Hashim Thaēin kryeministėr AAK-ja nuk bėn koalicion pėr bashkėqeverisje me PDK-nė. Por, edhe burime nga Partia Demokratike e Kosovės kanė thėnė se tashmė e kanė tė qartė vendimin e AAK-sė dhe se nuk e kanė ndėrmend tė dėgjojnė kėrkesat e kėtij subjekti, sepse i vetmi kandidat pėr kryeministėr pėr ta ėshtė dhe do tė mbetet Hashim Thaēi. E pavarėsisht se gjatė tėrė javės qė lamė pas ėshtė diskutuar mundėsia e hyrjes sė AAK-sė nė bashkėqeverisje me PDK-nė, kjo e fundit sot ka lėshuar njė komunikatė nėpėrmjet sė cilės thotė se PDK-ja deri tash nuk i ka bėrė ofertė zyrtare asnjė partie parlamentare dhe nuk ka zhvilluar asnjė takim formal pėr tė diskutuar krijimin e koalicionit.

    PDK-ja njofton po ashtu se duke respektuar tė gjitha procedurat demokratike, tė parapara me Kushtetutė dhe ligjet nė fuqi, si dhe pas certifikimit tė rezultateve zgjedhore, do tė procedojė menjėherė aktivitetet konkrete nė funksion tė krijimit tė Qeverisė sė re dhe institucioneve tė tjera tė Republikės sė Kosovės.
    Sipas tė gjitha gjasave, tash pas qėndrimit tė palėkundur tė AAK-sė, PDK-ja as qė do t’i bėjė ftesė kėsaj partie pėr tė biseduar rreth koalicionit.

    Koha.net merr vesh se nė kėto ēaste krerėt e AAK-sė po zhvillojnė njė takim, nė tė cilin do tė merret njė vendim i prerė pėr ose kundėr bashkėqeverisjes me PDK-nė nė pėrputhje me udhėzimet e marra nga kreu i Partisė, Ramush Haradinaj.

    KOHA Ditore
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  6. #86
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-11-2009
    Postime
    212
    ok de ne rregull 3edhe te aak jane shqiptare

  7. #87
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anėtarėsuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty mė gjen, nėn hijen tėnde qė mė le amanet!Nėse tė duket qė kam humb,mė kerko atje ku fryn uragani i kohės,atje do mė gjeshė,duke tė kėrkua Ty!
    Postime
    7,750
    Krejt pak paska kerkua AAK-ja,Kryeminister dhe president?Veq po frigohem mos po i bertet kush!
    Rėndesia e njė personi nuk vlerėsohet nga hapėsira qė zė, por nga boshlleku qė le kur nuk ėshtė mė.

  8. #88
    Perjashtuar Maska e Loti-99
    Anėtarėsuar
    21-11-2009
    Postime
    216

    [B]
    DY BURRA
    DY LUFTETAR
    DY PATRIOTA
    DY HEROI TE GJALL
    DY ĒLIRIMTAR
    DY QEVERITAR

    SKA ARMIK QE U DEL NE BALL
    [/

  9. #89
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anėtarėsuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty mė gjen, nėn hijen tėnde qė mė le amanet!Nėse tė duket qė kam humb,mė kerko atje ku fryn uragani i kohės,atje do mė gjeshė,duke tė kėrkua Ty!
    Postime
    7,750
    Na ishin njehere,po dicka ju hyri ne mes dhe i ndau!
    Rėndesia e njė personi nuk vlerėsohet nga hapėsira qė zė, por nga boshlleku qė le kur nuk ėshtė mė.

  10. #90
    studenti Maska e erioni121
    Anėtarėsuar
    07-02-2011
    Vendndodhja
    Nuk jetoj atje ku kisha dashur te jetoi
    Postime
    9
    keto deklarata jane per me e rrit pazarin se puna eshte e kryer

Faqja 9 prej 25 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •